Shërbimet e inteligjencës ruse kishin raporte se Ukraina po përgatiste një sulm amfib në Dnieper. I cili tani është i pamundur për shkak të përmbytjes nga hedhja në erë e digës.
Duke hedhur në erë digën, Rusia vazhdon strategjinë e saj të ‘tokës së djegur’, e cila konsiston në asgjesimin e çdo aseti që mund të jetë i dobishëm për armikun.
Në rast se do të duhej të tërhiqej drejt Krimesë, Moska do të lëshonte një rajon të Khersonit në një situatë kritike.
Por me këtë lëvizje, Putini po imiton Jozef Stalinin, një figurë e rëndësishme politike në Bashkimin Sovjetik.
Për të frenuar ushtrinë naziste në Luftën e Dytë Botërore, Stalini urdhëroi agjentët e NKVD (pararendësit e KGB-së) të shkatërronin digën e Dneprostroit në gusht 1941.
Trupat gjermane po kërcënonin qytetin e Zaporizhias dhe Ushtria e Kuqe ishte në tërheqje. Shkatërrimi i digës, që ndodhet vetëm 170 kilometra në veri të digës aktuale, shkaktoi një katastrofë të madhe humanitare dhe mjedisore.
“Ne hodhëm në erë digën e Dnieperit për të mos lejuar që ky ‘fëmijë’ i parë i planit pesëvjeçar sovjetik të binte në duart e banditëve të Hitlerit. U morën të gjitha masat për të mos lejuar gjermanët të përdornin digën dhe makineritë e saj”, tha në atë kohë zëdhënësi i qeverisë sovjetike Solomon Lozovski.dita