VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

(Video) Nuk ka asnjë reagim nga Akademitë shqiptare ndaj fyerjeve që Beogradi bën ndaj shkrimtarit e historianit të shquar Jusuf Buxhovi për veprën “Dardania – antika, mesjeta”.

By | September 23, 2020
blank
4 Comments

Komentet

blank

Balliu: Prishja e banesave te ‘5 Maji’ në shkelje të ligjit nga një bandë që është në krye të Shqipërisë

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka folur për prishjet e banesave te ‘5 Maji’ nga ana e Bashkisë Tiranë, duke rikujtuar prishjet e banesave te Astiri.

Balliu tha se ky proces është një sistem që bashkia dhe banda që është në krye të vendit, e ka ndjekur te banesat e Astirit, apo te Bregu i Lumit dhe që do e ndjeki edhe në Laprakë.

Balliu: Patjetër që prishjet e sotme më kujtuan prishjet e banesave te Unaza e Re dhe te Bregu i Lumit. Sepse kjo që ndodhi këtu nuk është se ishte një rastësi por kjo është një sistem. Kjo ka ndodhur te ‘Unaza’ te ‘Bregu i Lumit’, ka ndodhur sot te ‘5 Maji’, do ndodhi nesër te zona e ‘Laprakës’, pra kjo është një sistem. Këto janë pasoja të probleme që ka shoqëria shqiptare dhe shteti shqiptar sot. Dhe ato pamje që janë transmetuar sot janë pasoja. Do të harrohen edhe këto si u harruan lotët te ‘Astiri’. Kjo situatë është një sistem i ngritur nga një bandë që është në krye të Shqipërisë dhe ka asgjësuar hirarkinë institucionale të shteti, ka asgjesuar sistemin e drejtësisë dhe ka asgjësuar ligjin. Me ligjin aktual ato shtëpi janë në proces legalizimi dhe nuk mund të prishen, ato u shemben gjithsesi, funksionon ligji? Po ta shkelni ju ligjin ju fusin në burg, po ta shkelin këta nuk ndodh asgjë.

blank

VIDEO- 78-vjeçarja pre e dhunës së policisë e IKMT, shteti nxjerr në rrugë të madhe nënë Lizën

Liza Marku, e moshuar dhe e pamundur u tërhoq zvarrë nga forcat e policisë mëngjesin sotëm, pasi refuzonte të dilte nga banesa e saj. Dhuna policore nuk e kurseu aspak 78 vjeçare e cila prej më shumë se 20 vitesh jetonte në zonën e 5 majit!

Nga SYRI TV

78 vjeçarja Liza Marku është një prej kryefamiljareve që ra pre e dhunës policore tek zona e 5 Majit e sot ajo duhet të kaloj natën në qiell të hapur. Ajo jetonte në një banesë 3 katëshe së bashku me 13 anëtarë të tjerë të familjes së saj, por sot ajo u shemb pasi bashkia e Tiranës kishte planifikuar në atë zonë një projekt të dyshimtë për të ndërtuar banesa për të pastrehët e mbetur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Liza së bashku me familjen e saj bënë rezistencë për të mbrojtur godinën që kishin ndërtuar me gjak e djersë, por pa rezultat. Ajo u tërhoq zvarrë nga efektivët e policisë së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, e më pas fadromat e shkatërruan banesën e saj në një kohë rekord.

Nënë Liza u kthye sërish në shtëpinë e saj, ku gjithçka kishte mbetur ishin rrënojat dhe disa enë kuzhine e sende të tjera, ndërsa në dorë mban qesen e ilaçeve të cilën arriti ta shpëtojë. Me zërin që i dridhej, Nënë Liza tregon se shteti e ka vrarë dhe për këtë kërkon drejtësi.

Në shtëpinë e Lizës ka edhe një fëmijë 3 vjeç, ndërsa ajo tregon se nuk ka ku të strehohet tashmë, pasi nuk i është garantuar asgjë.

Edhe djali i Lizës, Ded Marku, tregon situatën e trishtë në të cilën ndodhen, tashmë pa shtëpi. Nga ana tjetër ai ka treguar edhe fyerjen që kreu i IKMT Mariglen Qato i ka bërë familjes së tij.

Liza Marku ishte gjithmonë e para në protestat 3 mujore, ajo priste aty, me sytë nga rruga, duke pritur gjëmën.

blank

Dhuna te ‘5 Maji’, Goci: Qeveria më keq se tërmeti, mafia e oligarkët kanë marrë peng gjithçka

Pedagogu i Komunikimit Ervin Goci në një intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi prishjen e shtëpive te ‘5 Maji’ në Tiranë.

Goci theksoi se qeveria e Ramës është bërë më keq se tërmeti, duke shtuar se mafia e oligarkët kanë marrë peng gjithçka.

“Sot të jetosh në Tiranë është mallkim, mafia dhe oligarkët kanë marrë peng gjithçka. Po shfrytëzohet një kauzë për të bërë këtë ndërhyrje. Qeveria është më keq se tërmeti. Banorët janë bërë pjesë e një mallkimi, që është shumë më keq se tërmeti. Banorët janë të sakrifikuarit e këtu luhen interesat e miliardave. Kjo është situatë dhune në situatë kriminale. Policia e Shtetit është në shërbim të kriminelëve, sepse nuk zbaton qoftë edhe një normë.

Rama thotë se rindërtimi është proces humanitar e si qenka humnaitar, duke arrestuar e dhënë hu njerëzve. Nuk e di çfarë bën presidenti, Avokati i Popullit. Ata që quajnë veten përfaqësues të popullit, të bëhen barrierë e të mos e lënë policinë të vëprojë në këtë formë, se kemi shtet që na sulmon në çdo krah”, deklaroi Goci.

blank

VIDEO- “P*derast, rri urtë aty!”, efektivi ofendon rëndë qytetarin e shoqëruar në furgonin e policisë

Me tensione është shoqëruar sot shembja e disa banesave në lagjen ‘5 Maji’ në kryeqytet. Në një video të siguruar nga ‘News24’ shihet se si një banor i kësaj zone futet në furgonin e policisë, dhe shoqërohet për në komisariat.

Por gjatë debatit me efektivët, një prej këtyre të fundit e ka humbur durimin, ndërsa ofendon rëndë banorin, duke i thënë; ‘pederast’.

Qytetari: Mos gjuaj, ku je këtu?
Polici: Rrini urtë aty, nuk po të gjuan njeri, pederast. (I kërkon kolegut të tij) Lëri aty derisa të qetësohen, kur të qetësohet e çojmë tek vendi.
Qytetari: Kujtoni jeni dikushi
Një efektiv tjetër: Do rrini rehat aty, o burrë i dheut. Po lëre o vëlla tani
Ndërkohë, në sfond dëgjohet vajza e një prej qytetarëve që përpiqet të komunikojë me të atin dhe thotë: “O babi! Qetësohu o babi”.

 

blank

PAMJE TE RENDA- 11 policë dhunojnë të riun që ishte prangosur në çatinë e shtëpisë për të mos e shembur

Pas zonës së ‘5 Majit në kryeqytet, IKMT e “blinduar” me forca të shumta policie ka filluar shembjen e banesave edhe në Njësinë 4 në Tiranë.

Një djalë i ri ishte prangosur në ballkonin e shtëpisë duke bërë rezistencë që shtëpia e tij mos prishej.

Por të paktën 11 policë e kanë tërhequr në mënyrë brutale të riun dhe më pas i hedhin prangat.

I riu i shoqëruar barbarisht quhet Ledion Mziu. Në lot, mamaja e djalit thotë se nga banesa nuk kanë hequr asnjë orendi pasi nuk kanë gjetur ende shtëpi tjetër.

blank

Shqipëri, vazhdon emigracioni i pakontrolluar i të rinjve

Pëllumb Sulo

Në Shqipëri, emigracioni i të rinjve vazhdon të jetë një nga problemet më shqetësuese për shoqërinë shqiptare. Niveli i lartë i papunësisë dhe varfërisë, kriminaliteti si dhe problemet në sistemin arsimor, shoqëruar këto edhe me tensionet politike, po shtyjnë shumë të rinj të emigrojnë në mënyrë të pakontrolluar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Emigracioni i pakontrolluar i të rinjve drejt vendeve perendimore prej vitesh vazhdon të jetë një nga shqetësimet e shoqërisë shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Shtetëror të Statistikave, INSTAT, nga viti 2016 deri në fund të vitit 2020 nga Shqipëria kanë emigruar rreth 179 mijë persona, me një mesatare vjetore prej 35 mijë e 800 persona, pjesa më e madhe të rinj. Por, përfaqësues të shoqërisë civile pohojnë se numri i personave që kanë emigruar është shumë më i lartë se shifrat zyrtare.

E reja Sara Zenelaj nga Kukësi ka mbaruar studimet universitare në degën komunikim dhe marketim dixhital, megjithatë ajo nuk ka arritur të punësohet, as në sektorin shtetëror dhe as atë privat, çka e ka shtyrë të mendojë për të emigruar në një nga vendet e BE.

“Mendoj largimin jashtë vendit duke ditur se në Shqipëri nuk ka shumë mundësi punësimi . Problemet ekonomike dihen në të gjithë vendin tonë. Dua një të ardhme më të mirë për veten time dhe, pse jo, edhe një zhvillim më të mirë në karierë”.

Për drejtuesin e Qendrës për Progres Rinor, Rifat Demalija, një pjesë e madhe e të rinjve të intervistuar pohojnë se dëshirojnë të emigrojnë për një të ardhme më të mirë.

“Nga të gjithë ata, që kemi intervistuar dhe pyetur, më shumë se 85% e tyre dëshirojnë të largohen nga vendi për arsye të ndryshme si, zhgënjim nga politika, zhvillimet e gjata gjatë tranzicionit, politika, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve duke mos mbajtur premtimet e tyre”.

Marjan Lukani drejton Qendrën Rinore “Arka” në qytetin e Shkodrës. Ai thotë se shumë të rinj janë afruar pranë kësaj qendre për të mësuar gjuhën gjermane dhe atë italiane me qëllim emigrimin. Ajo që i shtyn të rinjtë të emigrojnë, thotë ai, është situata konfliktuale e klasës politike, që ka ndikuar në humbjen e shpresës për të ardhmen, tek të rinjtë.

“Sot kemi një konflikt më të madh jo vetëm midis dy palëve, por edhe brenda opozitës në vetvete, ku opozita është shpresa për kombin. Sepse, ne gjithmonë jemi të pakënaqur me atë që n’a qeveris. Ndoshta j’a dime vlerat më vonë, kur ajo qeverisje kalon. Ajo që n’a çon përpara është opozita. Dhe, për fat të keq, populli shqiptar nuk shikon shpresë tek opozita”.

Mes zonave me emigracion të lartë në Shqipëri, sipas Rifat Demalisë, është zona verilindore ku përfshihet Qarku i Kukësit me tre bashkitë e tij; Kukësin, Hasin dhe Tropojën. Në këtë zonë të largët malore vështirësitë në zonat rurale janë shumë më të mëdha se në pjesën tjetër të vendit.

“Një shkak dhe arsye e fortë për familjarët, të rinjtë dhe të rejat, që jetojnë në zonat rurale, dëshirojnë të largohen nga vendi për shkak se infrastruktura është e mjerueshme. Është alarmante të shikosh situatën në shkolla, pa ngrohje, pa kushte higjeno-sanitare, me rrugë të paasfaltuara dhe shumica e fshatrave nuk kanë edhe ujësjellës”.

Përgjegjësi për ritmet e larta të emigrimit të të rinjve ka edhe sistemi arsimor, i cili, sipas drejtuesit të Qendrës Rinore “Arka”, Marjan Lukani, nuk po arrin të përshtatet me nevojat e reja të tregut të punës.

“Emigracionin mund t’a shikojmë edhe si një anë pozitive. Nëqoftëse të rinjtë shkojnë në një vend të BE, ose larg BE, por më të zhvilluar se Shqipëria, ata mund të punojnë për të sjellë të ardhura për në Shqipëri. Por, fatkeqësisht ne po i çojmë të rinjtë tanë të papërgatitur për atë treg pune ku ata shkojnë. Sepse ne nuk po i përgatisim për tregun tonë të punës dhe jo më për tregun ku ata shkojnë. Dhe, kështuqë ata hasin probleme për integrimin dhe punësimin e tyre”.

Emigracioni i dekadës së katërt ka në qendër të tij popullsinë më aktive dhe më prodhuese për tregun dhe ekonominë shqiptare, pasi pjesa më e madhe e personave që kanë emigruar janë të moshës 18 deri në 40 vjeç. Kështu, në Shqipëri po vërehet fenomeni i tkurrjes dhe plakjes së popullsisë, shoqëruar me zvoglimin e forcës se punës.

 

 

blank

(Video) Agim Nesho: Ia ka përmendur 50 herë emrin Erdoganit, sikur po vinte Mesia – Rama sillet si vasal, Shqipëria s’mund të shkojë mbrapa

Diplomati Agim Nesho, në një intervistë në emisionin Ora 19:00 të moderatores Juli Krisafi në Syri Tv ka komentuar vizitën e Erdoganit në Shqipëri.

Po sjellim disa thekse nga Intervista.

Nesho theksoi se Rama sillet si vasal ndaj Erdoganit, duke shtuar se Shqipëria nuk mund të shkojë mbrapa, por e ardhmja e vendit tonë është në Perëndim.

“Sjella servile dhe vasale e qeverisë së Tiranës.

Ishte një vizitë e mirë orkestruar.

Ia ka përmendur 50 herë emrin Erdoganit, sikur po vinte Mesia. Sot Edi Rama fitoi mbrojtjen e Erdoganit. Vizita e Erdoganit ishte e mirëorkestruar. Shqipëria nuk mund të shkojë mbrapa, por duhet të shkojë përpara. Erdogan kërkon fuqizimin e tij. Nuk kemi pasur asnjë rast tjetër që një kryeministër a president, që të shkojë deri në këtë nivel raportesh me një kryeministër a president turk. Liderët shqiptarë gjithmonë kanë respektuar Turqinë, por nuk kanë shkuar deri në vasalitet të plotë”.

“Turqia është dhe duhet të mbetet mik i shqiptarëve, por Shqipëria është vend që i takon Perëndimit, sepse i tillë është vullneti i popullit shqiptar. Rama e ka personalizuar pushtetin, ai mund të quhet sundimtar dhe në raport me Turqinë e ka pozicionuar vendin si vasal. Erdogan në mes të parlamentit të Shqipërisë ka theksuar luftën që duhet të bëjë vendi ynë ndaj organizatës FETO, ka vënë në raste edhe në afate, duke ndërhyrë në çështje të brendshme”, deklaroi Nesho.

 

 

blank

Mekeid Selmani i ngriti nga varret Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, Migjenin, Ernest Koliqin….

Sot në takimin e organizuar nga demokratët e Shkodrës në Pallatin e Sportit, Mekeid Selmani është vetëm 19 vjeçar, student i gazetarisë, bir i Shkodër Loces që ngriti peshë gjithë Shqipërinë, dëgjojeni ju lutem se do të merrni plot forca dhe entuziasëm !

 

blank

VIDEOLAJM- Protesta masive, shihni ‘lumin’ e njerëzve më 8 janar

Pas protestës masive të 8 janarit, mediat prestigjioze ndërkombëtare raportuan se mijëra njerëz ishin mbledhur përpara selisë së Partisë Demokratike.

Megjithatë, në mënyrë qesharake, mediat e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës nisën të flasin për qindra të pranishëm në protestë.

Madje përpjekja për të treguar se Berisha nuk ka mbështetës, u reflektua edhe në intervistën e zyrtarit amerikan të DASH, Gabriel Escobar. Ky i fundit u detyrua të pranojë se Berisha ka përkrahje masive.

Por mbi të gjitha janë pamjet që flasin. Kjo video tregon se sa masive ishte pjesëmarrja më 8 janar:

blank

Arrestimet në protestë- Vokshi: Janë bërë me lista të përgatitura. Gjata: Në PD kishte njerëz të armatosur

Deputetja Albana Vokshi dhe juristi Çlirim Gjata kanë komentuar për mediat arrestimet në protestën e 8 janarit 2022.

Vokshi theksoi se arrestimet janë të paligjshme dhe se janë bërë me lista të përgatitura.

Ndërsa, Gjata nga ana tjetër ka vlerësuar se brenda selisë të PD-së ka pasur njerëz të armatosur dhe se policia nuk është marrë me ta, për shkak të paktit që ekziston mes Ramës dhe Bashës për të mos i prekur.

Albana Vokshi: Arrestimet e kryera janë të paligjshme. Arrestimet janë bërë me lista të përgatitura nga selia blu, për të çuar deri në fund skenarin e bashkëpunimit Rama-Basha, për të mbajtur karrigen Lulzim Basha.

Në seli ka pasur njerëz të kërkuar nga policia dhe kriminelë, selia e PD u kthye në seli mercenarësh me pagesë. Të 18 arrestimet janë bërë me urdhër të Ramës dhe Bashës, por më 8 janar u tregua se opozita është e vendosur ndaj regjimit.

Çlirim Gjata: Policia nuk ka bërë asgjë për informacionet e sakta që ka pasur, në PD kishte njerëz të armatosur, që ishin gati të përdorin armë kundër demokratëve. Të 18 të arrestuarit dolën se nuk kishte prova për ndalim, vetë prokurori ka thënë se këtë e ka ndaluar policia, por se nuk ka asnjë provë për këtë. Ata as që kanë qenë në selinë e PD-së. Policia nuk ka bërë asgjë për grupin paramilitar që ka qenë në selinë e PD-së e asnjë nga ata nuk është ndaluar nga policia, sepse ka pasur bashkëpunim mes Bashës dhe policisë për këtë gjë.

blank

VIDEO- Belind Këlliçi: Po vuajmë pasojat e paktit të 17 majit

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, i ftuar në “A Show” u shpreh se sot Partia Demokratike po vuan pasojat e paktit të 17 majit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Këlliëi theksoi se edhe sot nuk ka transparencë për atë takim nga Lulzim Basha, i cili sipas tij është kthyer në një ushtar të Edi Ramës.

 

blank

(Video) Elvi Fundo tek A Show: Mediat blejnë heshtjen! Si mediat shqiptare paguhen nga kompanite e koncesionit korruptiv te inceneratoreve

Tek A Show me Adrian Krasta, gazetari Elvi Fundo  zberthyeu si mediat shqiptare paguhen nga kompanite e koncesionit korruptiv te inceneratoreve.

voal.ch

 

 

 

blank

blank


blank
blank
Send this to a friend