VOAL

VOAL

VIDEO- Mbesa e Qazim Mulletit kundër Braçes: Të reagojë PS

December 3, 2021
blank

Komentet

blank

Alba Kepi: Në rrezik jo vetëm Shqipëria por edhe diaspora -Akil Kraja: Të afërm të tre Ministrave të Rendit hetuar e dënuar nga drejtësia italiane

KAFE SHQETO/ Pse Rama rikthehu amnistinë pa kushte

Gazetarja Alba Kepi dhe eksperti i ekonomisë Akil Kraja folën sot tek Kafe Shqeto mbi Ligjin per amnisitinë fiskale. Dy ditë më parë në një video nga Londra, ishte Damian Gjiknuri, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, që ftonte “çunat e Londrës”, (etiketim që policia vendore iu ka dhënë grupeve shqiptare të krimit të organizuar), të investonin milionat e amnistuara, çka sipas Akil Krajës, duket diçka e paimagjinueshme ndërsa sipas Alba Kepit është një para që duhet hetuar. Le t’i dëgjojmë:

 

 

blank

Kurti: Rama-Vuçiç destabilizojnë Ballkanin! Jam i hapur ndaj BE-së e SHBA-së, mbështes ‘Procesin e Berlinit’

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv deklaroi edhe njëherë se nuk e dëshiron nismën ‘Ballkani i Hapur’ që mbështetet nga Edi Rama dhe Presidenti serb Vuçiç. Kurti theksoi se Serbia kërkon të destabilizojë Ballkanin.

“Nuk besoj që PS është Partia e Punës, mirëpo sa i përket disa iniciativave rajonale ne nuk pajtohemi. Unë besoj se Serbia do të destabilizojë Ballkanin, që nuk është neutrale, por ka marrë anën e Kremlinit. Nuk mund të jesh neutral mes zjarrfikësit dhe zjarrit. Ata i kanë 14 aviona MIG29. 8 i kanë marrë nga Bjellorusia dhe 6 nga Rusia dhe këtu nuk ka dilema.“-tha Kurti.

Më tej kryeministri i Kosovës tha se nisma e Ramës dhe Vuçiçit me ‘Ballkanin e Hapur’ do të dështojë sepse Ballkani nuk mund të hapet ndaj askujt tjetër, pasi është e hapur prej vitesh vetëm ndaj BE-së, SHBA-së dhe NATO-s.

“Nuk e di plotësisht nëse plani është ta zëmë, ky Ballkani i Hapur si ide. Unë nuk mendoj se do të ketë sukses. Edhe mendoj se është i gabueshëm. Ballkani i Hapur nënkupton një synim që nuk na qenka i hapur, por duhet ta hapim, por ndaj kujt? Ne jemi të hapur ndaj BE-së dhe SHBA-së, dhe NATO-s. Por të hapet Ballkani ashtu siç është hapur Serbia për Federatën Ruse dhe Kinën, unë mendoj se është gabim.”-deklaroi Kurti.

Ndër të tjera lidhur me këtë çështje, Kurti u shpreh se çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën, nuk është e mirë as për Shqipërinë.

“Çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën nuk është e mirë as për Shqipërinë , ç’ka nuk është e mirë për Shqipërinë nuk është e mirë as për Kosovën.

Ne jemi dy shtete por jemi një komb dhe duhet të rrisim bashkëpunimin dhe ndjeshmërinë për njëri-tjetrin. Në ‘Procesin e Berlinit’ udhëheq Gjermania, në ‘Ballkanin e Hapur’ udhëheq Serbia, unë besoj se procesi i Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit Scholts është rruga e duhur drejt integrimit europian. 

Nuk është shpejt por nuk ka rrugë më të mirë dhe mos harroni që Serbia dëshiron që faktorët perëndimorë të mos jenë në një vijë. Serbia dëshiron që as Gjermania të mos pajtohet me Francën dhe as Brukseli më Uashingtonin. Ndërkohë që interesi i shqiptarëve është raporti i mirë trans-atlantik, ne kemi interes sinkronizimin e dyfishtë, sinkronizimin Paris-Berlin dhe Bruksel-Uashington.

Serbia njësoj si Kremlini dëshiron që faktorët perëndimorë të jenë të përçarë. Është gabim që ne shqiptarët provojmë si Serbia të luajmë me dallimet mes faktorëve perëndimorë. Jo! Neve na intereson ajo çfarë është e përbashkët ndërmjet Berlinit-Brukseli-Parisit-Uashingtonit dhe Londrës.

E përbashkëta e tyre është perëndimi demokratik dhe ky është interesi i shqiptarëve në dallim nga Beogradi dhe Moska që dëshirojnë të luajnë në dallimet mes tyre për t’i rritur ato dhe për të rënë edhe Nato-ja edhe Bashkimi Europian.“-tha Kurti.

Kurti: E njoh Serbinë më mirë se Rama! S’i besoj Beogradit, nxit luftë në çdo moment

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv deklaroi se Serbinë e njeh shumë më mirë se Rama që shfaqet shpeshherë afër Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Albin Kurti tha se nuk i beson Beogradit pasi edhe kur flet për diçka që duket paqedashëse, gjithçka që bën nga ana tjetër është luftënxitëse.

“Unë besoj që Serbinë e njoh shumë ma mirë sesa kryeministri i Shqipërisë dhe Serbia i ka 48 baza ofensive rrotull kufirit me Kosovën.

Unë nuk i besoj Beograadit edhe kur flet diçka që duket paqëdashëse ndërkohë që gjithçka që bën është luftënxitës.

Të them të drejtën nuk besoj që partia socialiste është parita e punës mirëpo përsa i përket ta zëmë disa iniciativave rajonale ne nuk pajtohemi.“-tha Kurti.

‘Të paguximshëm’/ Kurti i përgjigjet Ali Ahmetit: Nuk guxoj të jap tokën e Kosovës! Do e mbroj kombin deri në fund

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur kreut të BDI Ali Ahmeti i cili një javë më parë tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se politika në Kosovë po tregohet e paguximshme për tu bashkuar me ‘Ballkanin e Hapur.

Kurti tha i prerë se nuk ka guxim që të japë tokën e Kosovës dhe nuk i nënshtrohet presioneve. Ai theksoi se atë që i përket kombit do ta mbrojë deri në fund.

“Unë nuk kam guxim që të jap tokë të Kosovës, edhe mendoj që është shumë mirë që është kështu. Ka pasur ashtu liderësh edhe në histori edhe në aktualitet ka dhe të gjallë dhe të vdekur që kanë qenë të gatshëm që ta japin tokë shqiptare. Unë atë guxim nuk e kam.

Edhe jo vetëm që nuk e kam atë guxim por nuk e kam as atë imagjinatë. Se lëre më… dëshirë apo kalkulim. 

Unë jam këtu që të mbroj, jo të humbas. Mund të jap diçka timen private personale nëse ke nevojë, mirëpo diçka që i takon kombit, diçka që i takon shtetit, unë s’jap.

E këto negociata, këto marrëveshje që po thuhen, kërkojnë liderë ‘kompromisaxhi’ që ju nënshtrohen trysnive dhe ‘kalërojnë’ në pushtet në kurriz të shtetit. 

Ai 50.3 përqind i vitit të kaluar është pikërisht për kështu siç jam dhe nuk janë këto llafet e kafenesë. Unë besoj se në politikë dhe në gjeo-politike. 

Është kthyer historia si asnjëherë më parë që nga rënia e murit të Berlinit dhe unë besoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm për mësimet që duhet të nxjerrim nga historia.”-u shpreh Kurti.

Kurti: Të liberalizohen vizat për Kosovën! I kemi përmbushur të gjitha kriteret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv deklaroi se Kosova i ka plotësuar 95 kriteret për t’iu liberalizuar vizat, por pse kjo nuk ka ndodhur deri më tani, Kurti nuk ka një shpjegim.

Kreu i qeverisë së Kosovës deklaroi se në korrik bëhen 4 vite që nga koha kur Komisioni Europian për herë të dytë ka thënë se duhen libralizuar vizat për Kosovën.

Sipas tij, kjo mund të ketë lidhje me imazhin e Kosovës në të kaluarën sa i përket korrupsionit dhe krimit, por sërish Kurti tha se kanë bërë përparim vitet e fundit duke u përmirësuar.

Unë nuk kam marrë asnjë shpjegim… pse deri më sot nuk janë liberalizuar vizat kur dihet se deri më sot i kemi plotësuar 95 kritere më shumë se dyfishin e kritereve që kishin Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe tani në korrik bëhen 4 vjet që komisioni Europian për herë të dytë ka thënë që duhet të liberalizohen vizat e Kosovës. Por nuk ka arsye, kur s’ka arsye nuk ka shpjegim. 

Unë më shumë mendoj se ka të bëjë me një imazh të kaluar të Kosovës që nuk ka qenë i mirë, me raportet e progresit për korrupsionin dhe krimin, por tash jemi përmirësuar shumë. Por në të njëjtën kohë ka edhe elementë irracionale të shteteve të veçanta në BE që tremben për bindjen time pa arsye.“-tha Kurti.

 

blank

(Video) Le të na tregojë burri i ministres Olta Xhaçka se si emigrant ku i bëri këtë para të madhe sa të ndërtojë hotel me 5 yje!

Olta Xhaçka ka dalë së fundmi në foltoren e parlamentit dhe ka folur për burrin e saj biznesmen, i cili po gllabëron bregdetin e jugut. Ajo është shprehur se bashkëshorti i saj, ka qenë emigrant në Itali (Mesaduke emigrantët në Itali bënkan para me thas) dhe tani po bën një hotel luksoz me 5 yje në jug.

“U bë shumë kohë, që një deputet këtu ka ngritur një çështje për familjen time. Kolegut do i jap një përgjigje shumë të shkurtër. Vij këtu pa asnjë kompleks. Nuk kam shkelur asnjë ligj, as unë, as bashkëshorti im, as qeveria, as kryeministri im. Këtë e dinë të gjithë. Është turp të jesh në këtë parlament dhe të mos kuptosh ligjet.

Që unë nuk jam në konflikt interesi këtë nuk e them vetëm unë, por e thotë ligji. Bashkëshorti im ka zgjedhur të merret me biznes vetë, jo se pse u bëra unë ministre. E ka nisur biznesin si emigrant në Itali, njësoj si deputeti që sot flet. Sot po bën një hotel luksoz me 5 yje në jug.”

Artan Gaçi bashkëshorti i Olta Xhaçkës ishte deputet, pastaj iu hodh biznesit të ndërtimit. Po kush është emigrant e di se paraja fitohet me gjak e me mundime.

Le të na e tregojë burri i i ministres ku i ka bërë paratë për hotel me 5 yje!!!

blank

Video- Çështja çame futet në parlamentin e Shqipërisë, rrëfimi i Nexhat Mërgjyshit: Si nisi genocidi i ushtarëve të Zervës

Java çame ka startuar sot me një Parlament të hapur për komunitetin çam dhe për të sjellë rrëfime për gjenocidin mbi shqiptarët e Çamërisë.

Java çame do të sjellë disa aktivitete në ditët në vijim, teksa sot për herë të parë Parlamenti i është kushtuar tërësisht kësaj çështjeje.

blank27 qershori është ditë e njohur nga parlamenti i Shqipërisë si dita e gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, teksa për këtë çështjes ka dhe një rezolutë. Parlamenti i “Është rasti që njerëzit të shohin dhe kujtojnë përmasat, por sigurisht dhe shumë rrëfenja nga dëshmitarë okularë. E nisim javën çame pikërisht këtu sot”, tha sot kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Aktivisti Nexhat Mërgjyshi rrëfeu sot se si nisi genocidi grek ndaj popullsisë çame 78 vjet më parë.

blank“27 qershor 1944 në malin Korilla po zbrisnin zarvistët. Ora 7 e mëngjesit. Kishte dalë për ti pritur mitropoliti i Paramithisë. Metropoliti i thirri disa krerë çamë për tu thënë që Zerva nuk do merrej me çamët, por do luftonin okupatorin. Hëngrën drekë këta të Zervës, pastaj më vonë disa gra të veshura me të zeza thirrën “hakmarrje, hakmarrje”. Kërciti dhe një pushkë dhe hynë nëpër shtëpia zervistët mblodhën burrat dhe filluan ti vrisnin në rrugë. Mitropoliti i futi në kurth. Në shkollë u bë masakra më e madhe. Kështu nisi masakra. Nuk duhet të heshtim. Asnjëherë të mos heshtim. Sa gishtat e dorës kemi mbetur, por nuk duhet të heshtim”.

blankGjenocidi grek kundër Çamërisë ose dëbimi i shqiptarëve nga Greqia ishte shpërngulja e detyruar e mijëra shqiptarëve çamë nga Çamëria, pjesë e rajonit bregdetar të Epirit, pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, në duart e elementëve të rezistencës greke; Lidhja Kombëtare Republikane Greke (EDES) (1944) dhe luftëtarët veteranë të rezistencës EDES (1945). bw

 

blank

Rrëfimi ekskluziv i mbesës së Bajram Kelmendit për natën e vrasjes së avokatit dhe dy djemve të tij

KOHA.net
Për herë të parë në televizion, Elena Kelmendi, vajza e Kastriot Kelmendit ka treguar për natën kur forcat serbe ia vranë babanë, xhaxhanë dhe gjyshin avokatin Bajram Kelmendi, kur ajo ishte vetëm 6 vjeçe.Ajo ka kujtuar në Rubikon të KTV-së se si forcat serbe hyn në shtëpi dhe i keqtrajtuan para syve të dy fëmijëve, bashkëshortes së Kastriotit, Vjollcës dhe gjyshes së Elenës, Nekibe Kelmendit.

“I thanë se këto janë fjalët e fundit dhe ai u afrua te na dhe tha ‘po tutna’”, kujton Kelmendi fjalët e fundit të xhaxhait të saj, Kushtrimit.

Ajo ka kujtuar në Rubikon të KTV-së se si forcat serbe hyn në shtëpi dhe i keqtrajtuan para syve të dy fëmijëve, bashkëshortes së Kastriotit, Vjollcës dhe gjyshes së Elenës, Nekibe Kelmendit.

“I thanë se këto janë fjalët e fundit dhe ai u afrua te na dhe tha ‘po tutna’”, kujton Kelmendi fjalët e fundit të xhaxhait të saj, Kushtrimit.

 

blank

Reagon Gërvalla, publikon fjalimin ku mbron UÇK-në në Këshillin e Sigurimit

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, ka folur pas kritikave të fundit që mori kur nuk përmendi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në një status të saj për përvjetorin e çlirimit të Kosovës.


Gërvalla ka shpërndarë një segment të fjalimit të saj në Këshill të Sigurimit të OKB-së për misionin e UNMIK-ut, ku përballë ministrit të jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, dhe përfaqësues ruse, kishte thënë se UÇK ia kujton popullin trim të Ukrainës që po mbron popullin e vet.

Statusit të saj ajo ia ka shtuar edhe disa fjalë.

“Kontributi im në një debat të përsëritur dhe tendencioz.  E vërteta gjithmonë e mund gënjeshtrën, sado e zëshme të jetë kjo e fundit”, shkroi ajo.

Kujtojmë se mospërmendja e UÇK-së në statusin e saj për përvjetorin e çlirimit rriti pakënaqësi tek spektri i gjerë politik i cili kërkoi edhe dorëheqjen e saj. /Gazeta Express/

blank

Video e javës: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti & ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, gëzohen kur Kosova shënoi ndaj Irlandës së Veriut🇽🇰

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, gëzohen kur Kosova shënoi ndaj Irlandës së Veriut🇽🇰

 

 

blank

Flutura Açka: Ky shtet paguan për toyboys, sugargirls& zanate prostituive për të huajt e shumtë që vinë e ikin nëpër ambasada…..

Shpërthen Flutura Açka: U prekët nga vajza që tradhtoi burrin në Librazhd ju. Po juve iu vjen era sekss mu këtu, i keni kurvat në shtet

Kanë kryer shumë krime kundër kësaj vajze – ky shtet që paguan për toy boys për sugar girls, ky shtet që paguan për zanate të tjera prostituive për t’ju afruar të huajve të shumtë që vinë e ikin nëpër ambasada…..

 

blank

Oerd Bylykbashi: Shkelja e Kushtetutës ka filluar sa u depozitua emri

Deklaron votën kundër presidentit/

Oerd Bylykbashi: Papajtueshmëria ka filluar sa u depozitua.

Ajo papajtueshmëri që vlen për deputetin është edhe për presidentin.

Momenti kur keni dorëzuar kandidadaturën keni shkelur kushtetutën.

Kishit 7 ditë kohë, por në momentin e zgjdhjes ka pasur papajtueshmëri kushtetuese, prandaj do votojmë kundër.

 

 

blank

(Video) Deklarata antishqiptare e Felajt tek Open e nxori pa gjethe fiku sulltanin e saj

Në mënyrën më të papërgjegjëshme, nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e PS Ermonela Felaj tek Open, bëri deklaratën bombë duke e nxjerrë pa gjethe fiku sulltanin e saj. Në Shqipëri shteti ka rënë. Kryeministri mbron interesat e Serbisë, opozita merret me veten e saj, elita është e fokusuar tek protogonizmi, çmimet, dekoratat, lluksi, ndërsa Shqipërinë e ka marrë lumi.

 

 

 

blank

VIDEO- I jepet lamtumira ish-Presidenti Bujar Nishani

I mbështjellë me flamurin kombëtar, i mbajtur nga trupa ceremoniale e gardës e veshur me të kuqe, arkëmorti i ish-Presidentit të Republikës Bujar Nishani ka dalë nga institucioni i Presidentit me nderimet e fundit të ceremonisë shtetërore. Një minutë heshtje me kokat ulur për të nderuar kujtimin e tij nga të gjithë të pranishmit. Më pas kortezhi ka vijuar më këmbë përgjatë bulevardit dhe arkëmorti është mbuluar me lule të bardha.

Ceremonia shtetërore nisi në orën 10:00 dhe në 12:00 arkëmorti la Presidencën për t’iu drejtuar varrezave të Sharrës, ku do të prehet trupi i ish-Kreut të Shtetit. Deri tek ura e Lanës kortezhi ka lëvizur më këmbë. Presidenti Nishani la pas bashkëshorten Odetën, djalin Ersin dhe vajzën Fjonën, të cilët së bashku me babain e ish-kreut të Shtetit kanë pritur sot ngushëllime nga qindra njerëz, personalitete, drejtues, ministra, deputetë, ambasadorë dhe miq të familjes.

Presidenti i Republikës Ilir Meta i shoqëruar nga vajza e tij Bora Meta, ka kryer homazhe i pari pranë arkëmortit të ish-Kreut të Shtetit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta më 28 maj. Më pas Meta ka lënë një shënim në librin e mesazheve.

Qeveria e Shqipërisë vendosi që 2 qershori të jetë ditë zie kombëtare, në nderim të tij. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

 

Presidenti Meta i shoqëruar nga vajza e tij, Bora Meta ka zhvilluar i pari homazhe në ora 10:00.

 

Në orën 10:30 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të lamtumirës në nderim të ish-Presidentit Nishani.

Z. Berisha ishte i shoqëruar nga zonja e tij, Liri Berisha, Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, anëtarët e Kryesisë së PD dhe deputetë të Grupit Parlamentar të PD.

 

Në ceremoninë që po mbahet në Presidencë ka zhvilluar homazhe dhe ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Presidencë dhe ka kryer homazhe për ish-Presidentin Bujar Nishani. Në ceremoni ka marrë pjesë dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Po kështu dhe kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla.

Po kështu në homazhe kanë marrë pjesë dhe personalitete të shumta, ministra, deputetë, bashkëpunëtorë dhe miq. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela gjithashtu ka kryer nderime për ish-Kreun e Shtetit. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe sekretari i përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari kanë kryer gjithashtu homazhe.

Dje Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes).

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.
Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”, ishte motivacioni i dekorimit.

Bujar Nishani, i cili shërbeu si president i Republikës së Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri më 24 korrik të vitit 2017, vdiq në moshën 56-vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

Nishani ka mbajtur edhe poste tjera të rëndësishme në Qeverinë e Shqipërisë, si ministër i Brendshëm dhe ministër i Drejtësisë.

Pak ditë më parë ai u dërgua në Gjermani për t’u kuruar nga një sëmundje e mushkërive, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë.

I lindur në qytetin port të Durrësit, Nishani u diplomua në Akademinë Ushtarake dhe më pas u diplomua për Drejtësi. Fillimisht, ligjëroi në Akademinë Ushtarake dhe më pas shërbeu në poste të larta në Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë.

Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2005.

Ndërkaq gjatë vizitës së fundit në Kosovë më 2017, teksa përmbyllte mandatin e presidentit, Bujar Nishanit iu nda mirënjohja “Urdhri i Lirisë”, për kontributin për “popullin shqiptar, angazhimin për njohjen e Kosovës, si dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme”.

blank

Video- Ilir Meta mban fjalën e lamtumirës në nder të ish-presidentit Bujar Nishani

Ilir Meta ka mbajtur fjalën e lamtumirës në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili do të prehet sot në banesën e fundit. Mes të tjerash Meta tha se Nishanit i peshonte fjala dhe njihej për maturi e vetëpërmbajtje.

Në mbyllje të fjalës, Meta tha se në ditën e lamtumirës, “ne e falënderojmë Presidentin Nishani për modelin që solli”

“Faleminderit të gjithëve për praninë tuaj sot për të nderuar dhe dhënë lamtumirën e fundit.

Fundit i papritur dhe i parakohshëm lë plot pengje për mundësitë e humbura për ato që nuk u thanë e nuk u bënë dot, ndaj dhimbjen e humbjes së njerëzve të shtrenjtë e bën më të madhe, por na ngushëllon fakti që Nishani pati një jetë plot maja realizimesh, i rrethuar nga dashuria e familjes së prindërve dhe më pas i familjes që krijoi me Odetën.

Këto ditë ka pasur vlerësime mëse të merituara, në Shqipëri dhe përtej. Presidenti Nishani punoi me devocin, për projektet strategjike, të integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë.

Presidentit Nishani i peshonte fjala. I njohur për maturi e vetëpërmbajtje, ai çmoi përulësi në komunikimin njerëzor, tipare që i mbetën të pandryshuar gjithë jetën. Si Kryetar i Shtetit, ai punoi me përkushtim të rrallë në mbrojtje të Kushtetutës. Ai punoi për të forcuar frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në vend. Ju përkushtua kombit tonë. Besoi deri në fund tek e mira demokratike dhe interesi kombëtar.

Bujar Nishani ushqente një dashuri të veçantë për Kosovën dhe e mbështeti fort. Presidenti Nishani pati një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjithë faktorin shqiptar në rajon. Ai e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Sot, në ditën e lamtumirës ne e falënderojmë Presidentin Nishani për modelin që solli”, u shpreh Meta. bw


Send this to a friend