VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

VIDEO – Lubonja: Prokurori nxori aktakuzën, sepse Thaçi edhe me takimin në Uashington mund ta pengonte drejtësinë

By | June 29, 2020
blank

Komentet

blank

Nuk kuptohet, pse ne, idiotët vullnetarë, duhet të paguajmë taksat – Nga Enida Bozheku

Nuk kuptohet, pse ne, idiotët vullnetarë, duhet te paguajme taksat 13% mbi te ardhurat ne vit, sigurime shoqerore 90 mije ne muaj per cdo punesim, bashkine 135 mije ne vit – rritur nga pandemia (keto me minimalet), kur me taksat tona, mbahen: kurtizanet e politikanëve; paguhen borxhet publike per kapriçot e politikaneve; paguhen tenderat miliona euroshe per xhepat e politikaneve dhe shokeve te tyre biznesmena riciklues; paguhet lluksi i politikaneve (makina, hotele, darka e eskorta) dhe, nderkohe:
– pensionet, si del per buke e ilaçe;
– rrogat mizerabel, aq sa rinia po zhduket nga syte kembet;
– sherbimet si ne uganda, tangerlliku si ne Versaje;
Nisur nga keto pse duhet ne te vazhdojme te paguajme taksat, kur taksat tona ushqejne pangopesine e mostrave?! Nese ne, mbare popull, do te refuzonim ti paguanim taksat – siç bejne shume biznese te medha – e te perdornim pasurite e vjedhura nga ata, do kishte kontestime vallë?! Spaku, Soreca, Yuri, çmendim keni per kete problemin “taksa”?! Ne jemi popull i pasur ne parim, i zhvatur deri ne qindarken e fundit ne praktik!
blank

Ndalohet dhe ndëshkohet mohimi i gjenocidit në Bosnje

Valentin Inzko, përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë. Fotografi nga arkivi.

RFE/RL

Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko, duke i përdorur kompetencat e Bonit, vendosi ndryshime në Kodin Penal të këtij shteti, me të cilat ndalohet dhe dënohet mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve të luftës.

Kompetencat e Bonit i japin atij të drejtë për të shtyrë përpara vendime, për të cilat, akterët e tjerë politikë nuk shfaqin vullnet për një gjë të tillë. Inzko e mori këtë vendim, disa ditë para përfundimit të mandatit të tij në Bosnje.

“Së pari, theksoj se pajtimi nuk mund të ndodhë pa njohjen e krimeve dhe pa përgjegjësi. Gjuha e urrejtjes, madhërimi i kriminelëve të luftës dhe revizionizmi, pra mohimi i hapur i gjenocidit dhe krimeve të luftës, parandalojnë shoqëritë nga përballja me të kaluarën e tyre kolektive, përfaqësojnë poshtërim të përsëritur të viktimave dhe të dashurve të tyre, dhe në të njëjtën kohë, zgjasin padrejtësinë dhe rrezikojnë marrëdhëniet paqësore shoqërore”, tha Inzko përmes një letre, ku ka arsyetuar vendimin e tij.

Përfaqësuesi i lartë deklaroi se mohimi i gjenocidit dhe mohimi i krimeve të tjera të luftës janë veçanërisht të rrezikshme në një vend si Bosnja, e cila në të kaluarën e saj të afërt, ka përjetuar fushata të tmerrshme të spastrimit etnik dhe krimeve masive të kryera gjatë një konflikti brutal dhe të përgjakshëm.

“Njëzet e pesë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së paqes të Dejtonit, Bosnja është ende një shoqëri e copëtuar që po lufton ende me trashëgiminë e së kaluarës. Gjuha e urrejtjes, madhërimi i kriminelëve të luftës dhe revizionizmi, pra mohimi i hapur i gjenocidit dhe krimeve të luftës, janë dukuri të shpeshta në ligjërimin politik, pavarësisht vendimeve të institucioneve gjyqësore ndërkombëtare “, deklaroi ndër të tjera Inzko.

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, tha të premten, pas vendimit të Inzkos, se Republika Sërpska “duhet të fillojë procesin e shpërbërjes”.

Çka parasheh vendimi?

Ky vendim parashikon burgim nga tre muaj deri në tre vjet, për të gjithë ata persona që publikisht nxisin dhunë ose urrejtje ndaj një grupi personash ose ndaj një anëtari të një grupi racor, fetar apo që ka kombësi e origjinë tjetër etnike.

Ndërkaq, dënim deri në gjashtë muaj deri në pesë vjet, do t’iu shqiptohet të gjithë personave që publikisht mohojnë, minimizojnë apo përpiqen të justifikojnë një krim të gjenocidit, krimet kundër njerëzimit apo krimet e luftës, thuhet në vendim.

“Nëse vepra është kryer në atë mënyrë që do të mund të prishë rendin publik ose është kërcënuese, abuzive dhe ofenduese, kryesi do të dënohet me burgim në një afat jo më pak se tre vjet”, thuhet më tej në vendim.

Vendimi, sipas Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR), përcakton që kushdo që jep mirënjohje, çmim ose ndonjë privilegj të ngjashëm për një person të dënuar për gjenocid apo për ndonjë krim lufte, ky akt do të dënohet të paktën me tri vjet burgim.

Kjo vlen edhe nëse emërtohet një objekt publik siç është rruga, sheshi, parku, ura, institucioni,komuna ose qyteti, vendbanimi, me një emër të një personi të dënuar për gjenocid, një krim kundër njerëzimit ose krim lufte ose në ndonjë mënyrë tjetër madhëron një person të dënuar me gjykim të formës së prerë për këto vepra penale.

Ky ligj do të hyjë në fuqi tetë ditë pas botimit në faqen zyrtare të internetit të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë ose një ditë pas botimit në “Gazetën Zyrtare të Bosnjë dhe Hercegovinës”, cilado që ndodh më shpejt. Ndërkaq, vendimi i Inzkos hyn menjëherë në fuqi.

Dodik: Republika Sërpska duhet të fillojë procesin e shpërbërjes

Pas njoftimit të vendimit të Përfaqësuesit të Lartë, Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, në një konferencë për media të premten tha se Valentin Inzko nuk ka të drejtë të imponojë një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit, duke shtuar se ky vendim është “i pabazuar”.

“Republika Sërpska e hedh poshtë këtë vendim. Në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid. Serbët nuk guxojnë ta pranojnë këtë vendim, kjo është një gozhdë e ngulur në arkivolin e Bosnje e Hercegovinës. Pas kësaj, Bosnje e Hercegovina nuk mund të funksionojë. Do të thërrasim një seancë të Asamblesë së Republika Sërpskës javën e ardhshme”, tha Dodik.

“Republika Sërpska duhet të fillojë procesin e shpërbërjes, nuk ka dialog në Bosnje e Hercegovinë”, shtoi ai.

Xhaferoviq: Inzko përmbushi detyrimin ndaj viktimave

Anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviq në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë tha se përfaqësuesi i lartë, me këtë vendim, përmbushi detyrimin e tij ndaj viktimave.

“Sipas ndërgjegjes së tij, por edhe sipas Marrëveshjes së paqes të Dejtonit, sepse mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve është një mekanizëm që minon seriozisht besimin midis kombeve dhe rrezikon paqen,” tha Xhaferoviq.

Ai shtoi se vendimi i përfaqësuesit të lartë bëri një hap të fortë përpara në drejtim të civilizimit.

Izetbegoviq: Vendimi, në favor të familjeve të viktimave të gjenocidit

Presidenti i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq deklaroi se vendimi i përfaqësuesit të lartë është një vendim civilizues, në favor të familjeve të viktimave të gjenocidit.

“Me këtë vendim, përfaqësuesi i lartë ndihmoi qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, forcoi autoritetin e pasardhësit të tij dhe e përfundoi me dinjitet mandatin e tij në Bosnje”, tha Izetbegoviq.

Komshiq mirëpret vendimin për dënimin e mohimit të gjenocidit

Ndërkaq, anëtari kroat i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq përshëndeti vendimin e Përfaqësuesit të Lartë për të ndryshuar Kodin Penal, që ndalon dhe dënon mohimin e gjenocidit.

“Ky vendim bazohet në një seri vendimesh të gjykatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), do të thotë Tribunalit Penal për ish-Jugosllavi, i cili, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, vërtetoi ekzistencën e krimit të gjenocidit në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe gjenocidit në Srebrenicë, ” tha Komshiq, në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Familjarët e viktimave: Vendim i duhur, por i vonuar

Presidentja e Shoqatës “Nënat e Srebrenicës”, Fadila Efendiq i tha agjencisë Fena se do të dëshironte të ndante lumturinë e saj me dikë pas këtij vendimi.

“Inzko bëri atë që premtoi, megjithëse duhej ta kishte bërë më parë, por nuk është kurrë vonë. Vendimi është i mirë, nëse respektohet”, tha ajo.

Presidentja e Shoqatës së “Gratë e Srebrenicës”, Hajra Qatiq, që 26 vjet është në kërkim të eshtrave të djalit të saj, Nino. Ajo thotë se vendimi i përfaqësuesit të lartë është shumë i rëndësishëm për të dhe shpreson që do të respektohet.

“Ai duhet ta kishte bërë këtë shumë kohë më parë, por nuk është kurrë vonë. Unë jam e kënaqur që ai mori një vendim të tillë për të ndaluar mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës”, tha ajo.

Ambasada e SHBA-së: Vendimi i Inzkos, i rëndësishëm për stabilitetin e Bosnjës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje e Hercegovinë tha se mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve të luftës janë të papranueshme dhe minojnë besimin e ndërsjellë, që është i nevojshëm për përparimin e këtij shteti drejt Bashkimit Evropian.

“Akti i përfaqësuesit të lartë në largim tregon se sa rëndësi i kushton kësaj çështjeje, e cila është e rëndësishme për stabilitetin në Bosnje e Hercegovinë dhe thekson domosdoshmërinë e vazhdueshme që të gjithë në Bosnje të kontribuojnë në pajtimin. Ligji mbi ndryshimet në Kodin Penal të Bosnje e Hercegovinës është pika fillestare për biseda dhe hapa më konkretë të cilat duhen të ndërmerren nga akterët lokalë në lidhje me zbatimin praktik të tij”, “tha Ambasada amerikane në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Ambasada amerikane tha se gjenocidi në Srebrenicë nuk është një temë për diskutim, por një fakt historik.

“Njësojë po aq e rëndësishme është të theksohet se këto krime të tmerrshme nuk janë reflektim ose dënim i një kombi të tërë. Madhërimi i kriminelëve të luftës në të dyja palët ose mosrespektimi i vuajtjeve të ndonjë komuniteti në Bosnje e Hercegovinë, degradon kujtesën e viktimave dhe minon pajtimin. Është koha të ktheheni, me të vërtetë, në një të ardhme që do të bazohet në paqe dhe besim të ndërsjellë”, shtoi Ambasada amerikane.

Në Bosnje e Hercegovinë këtë vit u shënua 26-vjetori i masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi në vitin 2007 se këto vrasje kanë përbërë gjenocid.

Deri më tani, 47 persona u dënuan me më shumë se 700 vjet burgim për masakrën në Srebrenicë.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, u dënua me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq.

Roli i përfaqësuesit të lartë në Bosnje

Ndryshe, diplomat austriak, Valentin Inzko në muajin maj dha dorëheqje nga posti i përfaqësuesit të lartë në Bosnje, post që e ka mbajtur që nga viti 2009.

Nga 1 gushti, atë do ta zëvendësojë gjermani, Christian Schmidt.

Posti i përfaqësuesit të lartë, me statusin e misionit diplomatik në Bosnje dhe Hercegovinë, është formuar në pajtim me kornizën e Marrëveshjes së paqes në Bosnje dhe Hercegovinë, që njihet si Marrëveshja e Dejtonit, që është arritur më 21 nëntor, 1995, në bazën ushtarake në Dejton të Shteteve të Bashkuar. E njëjta u nënshkrua më 14 dhjetor, 1995 në Paris të Francës.

Përfaqësuesi i lartë në Bosnje dhe Hercegovinë ka autoritetin për “interpretimin final” të Marrëveshjes për zbatimin e aspekteve civile të Marrëveshjes së Dejtonit.

Nga 2009, kur Inzko u bë kreu i Zyrës së përfaqësuesit të lartë (OHR), deri në 2014, ai mori gjithsej 76 vendime, duke përdorur kompetencat e Bonit.

Kompetencat e Bonit i lejojnë Zyrës së përfaqësuesit të lartë të shkarkojë zyrtarët që e shkelin Marrëveshjen e Dejtonit ose ligjet në Bosnje si dhe mund të vendosë ndalesa të caktuara ndaj tyre.

Këto kompetenca u miratuan nga Këshilli i Zbatimit të Paqes (PIC) në Bosnje e Hercegovinë, gjatë një takimi në Bon të Gjermanisë, në dhjetor të vitit 1997.

blank

Heronjtë e defaktorizimit dhe të varfërimit të shqiptarëve! – Nga Kim Mehmeti

Mediat e Tiranës bëjnë me dije se Shqipëria ka humbur në gjykatën e Arbitrazhit nga shtatë kompani dhe se duhet të paguajë një borxh i cili kap vlerën e mbi 445 milionë eurosh. Sikur këto para t’u ishin ndarë shqiptarëve, çdonjëri nga ata do fitonte nga mbi njëqind euro, aq sa tani do duhet të paguajë për teket e Kryeministrit, i cili vetveten e ndjen si epiqendër të shqiptarisë, e vendin e vet si periferi të pavlerë me të cilën mund të bësh ç’të duash.

Ndërkohë, thuajse të gjithë ish-burrështetasit e Kosovës, i hidhërohen Kryeministrit aktual të vendit si të ishin zyrtarë të Beogradit, edhe atë vetëm pse ai tregohet aq kokëfortë ndaj Serbisë dhe asaj ia rikujton krimet e deritanishme që i ka bërë mbi shqiptarët. Dhe ata i hidhërohen sepse ai i përballë me turpin e tyre të deridjeshëm, kur paaftësinë e vet ata e mbulonin me kapotën Properëndimore dhe lëshimet ndaj Serbisë. Dhe kur verbëria zhvatëse nuk i lejonte të shohin se, nëpërmjet dialogut me Kosovën, Serbia vetëm  blenë kohë për t’u armatosur e për t’u bërë gati që ta realizojë ‘Botën Serbe’, siç ndryshe tani emërohet projekti i ‘Serbisë së madhe, e drejtë së cilës çon edhe ‘mini shengeni ballkanik’ aq i përkrahur nga Piktori.

Siç duket vetëm shqiptarëve të Maqedonisë u ndodhin të papritura të ‘këndshme’: shtohet numri i sllavo-maqedonasve që u rikthehen rrënjëve dhe të cilët, për t’u punësuar nëpër institucionet  shtetërore, deklarohen si shqiptarë. Me çka ‘rritet’ përqindja e shqiptarëve të punësuar neper institucionet e shtetit sipas ‘konceptit’ politik të kryetarit to BDI-së: më mire të punësohet një shqiptarë i përkohshëm i partisë maqedonase në pushtet se sa një shqiptarë i vërtetë që nuk e ka librezën e partisë së tij.

Por sidoqoftë edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë e Shkup, flitet për anëtarësimin tonë në BE. Dhe  Brukselin e kemi shpallur kryeqendër tonë njësoj si dikur Beogradin, Moskën e Pekinin, e me çka edhe njëherë tregojmë se kemi jetuar dhe jetojmë në kohë për të cilat nuk kemi qenë, e nuk jemi të përgatitur.

Po pra, shumë nga burrështetasit tan ngjajnë në heronj të defaktorizimit dhe varfërimit tonë. E ndërkohë ata flasin për të ardhëm tonë më të mirë dhe për luftën kundër krimit e hajdutërisë. Me çka ta rikujtojnë të vërtetën se çdonjëri flet për atë që i mungon: i burgosuri për lirinë, prostituta për virgjërinë, e burrështetasit e ‘Shqipërive’ tona për ndershmërinë!

blank

Mirëbesimi i palëkundur midis Ankarasë dhe Beogradit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Beograd, tetor, 2019.

Iva Martinoviq

“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen e njohjeve”, ka deklaruar, më 22 korrik, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Vuçiqi në këtë mënyrë i është përgjigjur paralajmërimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka thënë se do të punojë për njohjet e reja të Kosovës.

“E respektoj mjaft presidentin turk Erdogan dhe dëshirojmë marrëdhëniet më të mira me Turqinë, por ne e kemi vendin dhe interesat tona dhe ne do të sillemi në harmoni me to”, ka thënë Vuçiq gjatë një vizite në Kragujevc, qytet në Serbi.

Një ditë më herët, presidenti i Serbisë është thirrur në Marrëveshjen e Uashingtonit, të cilën, në shtator të vitit 2020, e ka nënshkruar me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti, nën përkujdesjen e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

“Beogradi dhe Prishtina kanë obligim që të përmbahen nga fushata e tërheqjes dhe lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vuçiq, më 21 korrik, si dhe ka shtuar që lidhur me paralajmërimin e Erdoganit, do “të përpiqet që të bisedojë” me kolegun turk.

“Kjo nuk është turke”, ka thënë Vuçiq gjatë vizitës në manastirin Manasija, në lindje të Serbisë.

Çfarë ka thënë Erdogan?

Siç ka transmetuar, më 19 korrik, agjencia Reuters, Erdogani ka deklaruar që “shpreson të ketë mundësinë të flas me presidentin e SHBA-së, Joe Biden në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, lidhur me njohjen ndërkombëtare të Kosovës, në mënyrë që të punojmë së bashku që edhe më shumë shtete të njohin Kosovën”.

“Ne përpiqemi që sa më shumë vende në botë të njohin Kosovën”, ka thënë presidenti turk në prag të vizitës së tij në pjesën turke të Qipros.

Sipas listës së publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, janë 117 vende që e njohin pavarësinë.

A do t’i luhatë, një paralajmërim i tillë, marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Turqisë, të cilat, gjatë viteve të fundit janë intensifikuar në planin politik dhe ekonomik?

Një gjë të tillë nuk e beson analisti politik Firat Hamdi nga organizata think-tank Feniks Politik.

“Vuçiqi do të thotë se diçka e tillë do të jetë e keqe, ndërkaq Erdogan do të thotë që do ta mbështesë pavarësinë e Kosovës, por kjo nuk do ta ndryshojë situatën e bashkëpunimit të tyre në terren. Turqia gjithmonë e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe nuk jam i sigurt se kjo është diçka e madhe”, ka vlerësuar Hamdi për Radion Evropa e Lirë.

Turqia e ka njohur Kosovën më 18 shkurt të vitit 2008, vetëm një ditë pasi që Prishtina e shpalli pavarësinë e vendit.

Hamdiu thekson që Erdogani dhe Vuçiqi janë “liderë pragmatikë”, të cilët fokusohen në pikat e bashkëpunimit.

“Ata e dinë se në cilat çështje mund të bashkëpunojnë dhe në cilat jo. Ata i injorojnë temat, në të cilat nuk mund të punojnë së bashku. Kosova është një prej atyre temave”, tha Hamdi, duke vlerësuar që Vuçiqi dhe Erdogani janë partnerë të mirë, të cilët janë orientuar, para së gjithash, në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar të dy vendeve.

“Ata gjithashtu kanë vendosur që të mos fokusohen në problemet historike, në nacionalizmat turk dhe serbë, në mbështetjen (e Turqisë) për boshnjakët ose për mbështetjen serbe ndaj Republikës Serbe (entitet i Bosnjë e Hercegovinës)”, ka thënë Hamdi.

Pse Erdogani foli tash për Kosovën?

Drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare Fondi BFPE për shoqëri të përgjegjshme, Marko Savkoviq, vlerëson që çështja e pranimit të Kosovës sërish do të jetë në rend të ditës në vjeshtë.

“Prandaj, secili vend ka arsyet e veta të brendshme për shkak të së cilave e njeh ose nuk e njeh Kosovën”, theksoi Savkoviq, duke potencuar vendin, në të cilin Erdogan dërgoi porosinë lidhur me Kosovën.

“Ai e tha këtë në Qipro dhe ai këtu e vendos Kosovën dhe Qipron Veriore në të njëjtin rrafsh, si shtete, gjegjësisht si entitete që luftojnë për njohje të shtetësisë. Do të shohim nëse kjo ka qenë vetëm për përdorim të brendshëm, për të inkurajuar turqit që jetojnë në Qipron Veriore dhe që mbështesin Erdoganin apo ka disa implikime më të gjera”, tha Savkoviq.

Erdogani, gjatë vizitës së tij dyditore në Qipro, ka deklaruar se rruga e vetme drejt paqes së qëndrueshme në atë ishull të Mesdheut Lindor, të ndarë etnikisht, është pranimi i zgjidhjes me dy shtete, si dhe ka paralajmëruar prani më të madhe të Turqisë në pjesën veriore të Qipros. Kjo deklaratë, siç kanë raportuar mediat botërore, e ka pakësuar shpresën për bashkimin e ishullit të ndarë.

Gjatë kohës së vizitës së Erdoganit në Qipron Veriore, autoritetet e turqve qipriotë kanë paralajmëruar hapjen e sërishme të pjesës së braktisur të qytetit Varosh për zhvendosje të mundshme, duke nxitur kështu kundërshtimin e Perëndimit, por edhe një qortim të ashpër nga grekët qipriotë, të cilët thonë se bëhet fjalë për rrëmbim të organizuar të tokës, ka transmetuar agjencia Reuters.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka quajtur këtë paralajmërim si “provokues” dhe “të papranueshëm”, ndërkaq që brengosjen e ka shprehur edhe shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Përmirësimi” i marrëdhënieve me Perëndimin

Si një prej arsyeve të paralajmërimit të fushatës për njohjen e Kosovës nga Erdogan, analisti politik Firat Hamdi e thekson edhe tentimin e tij “për të kuruar marrëdhëniet e luhatura me Perëndimin”.

Bashkimi Evropian është ndërmjetësues në dialogun e Kosovës me Serbinë, në të cilin, si qëllim të fundit e pret arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë të Kosovës dhe Serbisë.

Viteve të fundit, për sa i përket çështjes së Kosovës, Erdogan ka qenë “i qetë”, vlerëson Hamdi.

“Kjo ka ndodhur për shkak të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Ankarasë, por Erdogan, gjithashtu, ka dashur që t’i intensifikojë marrëdhëniet e tij me Moskën. Turqia ka blerë nga Rusia sistemin raketor S-400”, përkujton Hamdi.

Për shkak të këtij veprimi, Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj Ankarasë, ndërkaq që Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland ka deklaruar më 21 korrik se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është i vendosur që të mos i heq ato sanksione.

Nuland ka thënë se Biden mund të vendosë sanksione të tjera në rast se Turqia vazhdon të blejë armatim nga Rusia.

Kontesti rreth blerjes së sistemit mbrojtës rus S-400, kritikat e Shtëpisë së Bardhë për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut në Turqi, si dhe situata në Siri, janë vetëm disa nga pikat e kontestit ndërmjet Uashingtonit dhe Ankarasë.

Çfarë ka thënë Erdogan për Kosovën?

Në prag të vizitës në Beograd, në tetor të vitit 2019, presidenti i Turqisë, Erdogan, ka deklaruar për gazetën Politika se arritja e marrëveshjes lidhur me çështjen e Kosovës, e cila i kënaqë të gjitha palët e interesuara, është me rëndësi vitale për stabilitetin afatgjatë në Ballkan, në kuadër të së cilit, siç ka thënë ai, hyn edhe Turqia.

“Prandaj, mbështesim vazhdimin e procesit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe arritjen e marrëveshjes së qëndrueshme gjithëpërfshirëse, të bazuar në vullnetin e lirë dhe konsensusin e të dyja palëve”, ka thënë Erdogan për gazetën Politika.

Gjatë vizitës në Prizren, në tetor të vitit 2013, Erdogan, atëherë si kryeministër, në një tubim prej disa mijëra qytetarëve të Kosovës, kishte thënë që Kosova është vendi i tij i dytë.

“Të dashur vëllezër dhe miq, kemi historinë e përbashkët të kulturës dhe qytetërimit. Mos harroni, Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi. Ne jemi aq të afërt, kështu që edhe autori i himnit turk, Mehmet Akif Ersoj, është nga Kosova, nga Peja”, ka thënë Erdogan në tubim, ku ishin të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

blank

Erdogan gjatë vizitës në Prizren në tetor të vitit 2013.

Në atë kohë, Qeveria e Serbisë kishte thënë që komentet e Erdoganit paraqisnin “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë”.

U tha gjithashtu se deklaratat e tilla “dëmtojnë marrëdhëniet e Beogradit me Ankaranë dhe i pengojnë përpjekjet që Serbia i ka investuar për normalizimin e situatës në rajon, veçanërisht në Kosovë”.

Aleksandar Vuçiq, atëherë si zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Serbisë, pati porositur që Kosova nuk është Turqi dhe pati kërkuar që Erdogan të kërkojë falje urgjentisht.

Si janë marrëdhëniet e sotme me Serbinë?

Erdogan ka qenë në Serbi dy herë, më 2017 dhe më 2019, ndërkaq që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qëndruar për vizitë në Turqi, në shtator të vitit 2020.

“Do ta ruajmë miqësinë”, kishte porositur Erdogan në vitin 2017, në Novi Pazar, qytet në jugperëndim të Serbisë, në rajonin e Sanxhakut.

Presidenti turk kishte theksuar që ai rajon, i banuar me popullatë shumicë boshnjake, është një nga urat më të rëndësishme që lidhin Serbinë dhe Turqinë dhe se ajo lidhje e fortë më së miri është reflektuar edhe në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve.

Ndaj konstatimeve të gazetarëve se Turqia e ka njohur Kosovën, presidenti i Serbisë, gjatë vizitës së Erdoganit, në vitin 2019, deklaroi se Ankaraja është udhëhequr me interesat e veta.

“Të mos i shesim mend Turqisë sepse nga kjo nuk ka kurrfarë dobie. Interesat tonë lidhur me atë çështje, janë ende të ndryshme. E falënderoj Erdoganin që pranoi që zgjidhja që do të arrijmë me shqiptarët, të jetë e pranueshme edhe për Turqinë”, kishte deklaruar atëbotë Vuçiqi.

Erdogani tha se Vuçiqi e dha përgjigjen më të përshtatshme.

Presidenti i Serbisë shumë herë i ka cilësuar marrëdhëniet e Serbisë me Turqinë, si “shumë të mira”.

“Duke iu falënderuar angazhimit të Erdoganit, është vendosur një mirëbesim i madh ndërmjet Serbisë dhe Turqisë dhe duke iu falënderuar atij, jemi duke ndërtuar marrëdhëniet më të mira, në historinë bashkëkohore, ndërmjet Serbisë dhe Turqisë. Kjo bëhet për interesat e të dy popujve dhe dy vendeve”, kishte thënë Vuçiq gjatë vizitës së Erdoganit, në vitin 2019.

“Turqia e vështron këtë hapësirë dhe ka fuqinë e saj të butë, të cilën e realizon pa ndonjë konfrontim. Ajo për të cilën ata kanë pasur sukses këtu, në njëfarë mënyre, është shumë më tepër nga ajo që Rusia pati sukses”, vlerësoi Marko Savkoviq.

Në dhjetor të vitit 2017, Serbia ia dorëzoi Turqisë, kurdin Cevtet Ayaz, pavarësisht rekomandimit të Komitetit të Kombeve të Bashkuara kundër torturës, që Serbia të përmbahet nga ekstradimi, sepse ekzistonte rreziku që ai mund t’u nënshtrohej torturave ne vendin e tij amë.

Shtetasi turk, kurdi Cevtet Ayaz, u dënua në Turqi me 15 vjet burg, për shkak të shkeljes së rendit kushtetues.

Ministrja e atëhershme e Drejtësisë e Serbisë, Nela Koburoviq, e kishte arsyetuar vendimin e Serbisë duke thënë që rekomandimi i Komitetit të OKB-së, kishte arritur pasi që ishte marrë vendimi për ekstradim.

Fokusi në ekonomi

Që nga ardhja në pushtet e Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiqit, Turqia i ka rritur investimet në Serbi, si dhe praninë e kompanive të saj.

Në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë thuhet që në këtë vend bëjnë biznes mbi 899 kompani turke, të cilat punësojnë rreth 10.000 njerëz.

Shkëmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve, në vitin 2020, arriti në 1.19 miliard euro, ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë.

Serbia dhe Turqia kanë nënshkruar 76 marrëveshje bilaterale, ndër të cilat janë: Marrëveshja për tregti të lirë e vitit 2009, Marrëveshja për bashkëpunim ekonomik, e po atij viti, Marrëveshje ndërmjet qeverive për bashkëpunim në fushën e projekteve infrastrukturore, Deklarata e përbashkët politike për vendosjen e Këshillit të lartë për bashkëpunim, në vitin 2017.

Gjatë vizitës së Erdoganit në Serbi, në vitin 2019, është nënshkruar Marrëveshja për mirëkuptim mbi patrullat e përbashkëta policore, e cila rregullon patrullat e përbashkëta të policisë serbe dhe turke.

Presidentët e Serbisë dhe Turqisë dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës – Zhelko Komshiq, Milorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq – po atë vit kanë qenë të pranishëm në hapjen e punimeve për ndërtimin e një pjese të autostradës Beograd – Sarajevë. Erdogan dhe Vuçiq ishin nikoqirë të Samitit trelateral të Serbisë, Turqisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, në të cilin ishin të pranishëm të tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.

Konsorciumi amerikano-turk merr pjesë në ndërtimin e një pjese të autostradës në Serbi.

Në prill të vitit 2018, Erdogan bëhet qytetar nderi i Novi Pazarit, qytet ky më i madhi në rajonin e Sanxhakut, në Serbinë Jugperëndimore. Në këtë qytet, i cili është i banuar me shumicë boshnjake, Turqia financon rinovimet dhe ndërtimin e infrastrukturës.

Erdogan, gjithashtu, është presidenti i parë i Turqisë që ka vizituar Sanxhakun.

Në prill të këtij viti është hapur edhe konsullata turke në Novi Pazar.

Përgatiti: Bekim Bislimi
blank

Përgjimet e operacionit “Shpirti”/Gazetari shqiptar paguhej për denoncimin e grupeve rivale në media

Hetimet e SPAK dhe Anti-Mafias janë zgjeruar në Shqipëri në kuadër të operacioni ‘Shpirti’.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se i dyshuar si pjesë e grupit është edhe një gazetar shqiptar, që lobonte për llogari të aktivitetit kriminal të të arrestuarve.

Gazetari dyshohet se ka marrë disa mijëra euro nga grupet kriminale për të denoncuar në media parcelat me kanabis të kundërshtarëve të tyre.

Gjithçka është zbuluar nga ‘i penduari’ i drejtësisë, i cili ka folur dhe ka rrëfyer.

Nga përgjimet e SPAK e Anti-Mafias rezulton se mes pjesëtarëve te grupit kriminal flitet për pagesa të konsiderueshme në euro që do paguhej në emisione dhe për gazetarët.

 

blank

Koha që vendburimet e naftës t’i “vjelë” shteti shqiptar – Prof. dr. ILIA FILI

Profesor- Doktor i NAFTES ngre ALARMIN: ALBPETROL me tejkalim objektivash? Eshtë koha që vendburimet t’i “vjelë” shteti shqiptar, ja çfarë duhet të bëhet


Para disa ditëve, si specialist në fushën e naftës dhe të gazit, më tërhoqi vëmëndjen një njoftim, në një portal, që evidentonte tejkalimin e objektivit të prodhimit të naftës nga kompania Shqiptare Albpetrol.

Shifrat e raportuara janë relativisht  të vogla, por ishte pozitiv fakti që pas shumë kohe po raportohej jo vetë realizim objektivash, por dhe tejkalim i tyre, që i përkthyer në gjuhen ekonomike do të thotë rritje e të ardhurave financiare si për vet kompaninë por dhe për detyrimet ndaj shtetit.

Më erdhi mire, që ky njoftim vinte mbas emërimit, por jo të plotë, në drejtim të Albpetrolit të një grupi specialistësh, me eksperiencën e nevojshme në sektorin e naftës, ndryshe me si ishte vepruar më parë kur stafi drejtues në qëndër dhe në bazë nuk i përgjigjej me formimin e tyre kërkesës për një drejtim tekniko profesional të kompanisë, por që i shërbente me mjaftë zell shefave që i kishin emëruar.

Albpetroli aktualisht ushtron aktivitetin e tij prodhues në disa fusha naftëmbajtëse, të cilat ju rikthyen në gjendje tejet të amortizuara, nga shfrytëzimi jo normal nga ai i kompanive konçensionare.

Rritja e prodhimit të naftës nga këto fusha, është pozitive dhe kështu duhet vazhduar. Duke shmangur ngjyrat politike, si specialist i fushës të naftës, dua të paraqes disa nga objektivat që duhet të realizoj Albpetroli për të kapur shifra reale të prodhimit të naftës nga vëndburimet e disponushme.

Por cilat duhet të jenë objektivat reale të Albpetrolit?  Mendoj se vetë kënaqësia mund të sjelli stanjacion, kur mundësitë janë reale që nga këto fusha të mund të merret një prodhim jo vetëm i stabilizuar, por dhe vazhdimisht në rritje.

Pikërisht si specialist i fushës të naftës, i nxitur nga njoftimi i më sipërmë, me dëshirën e mirë për rritjen e prodhimit nga fushat  ekzistuese naftë mbajtëse, mendova të parashtroj disa drejtime të mundëshme teknike e shkencore.

Koleg të mi, që kanë punuar në sektorin e naftës, i kanë shprehur në portale të ndryshme apo në publikime në gazeta, për rrugën që duhet ndjekë sektori hidrokarbur Shqiptar e veçanërishtë kompania shtetërore Albpetrol.

Së pari, mbështes vazhdimin e aktivitetit prodhues të naftë nxjerjes nga vet kompania Albpetrol, si një lëndë e parë strategjike ekonomike mjaftë e nevojshme dhe shumë fitim prurëse.

Ridhënia me konçension e këtyre vëndburimeve të mos vazhdojë.  AdministrImi i tyre nga Albpetroli,   do të sjelli përfitim ekonomik më të lartë, duke zgjidhur dhe shumë probleme sociale, të cilat aktualisht janë mjaftë të mprefta në dy qytetet naftëtare të Kuçovës dhe Patosit.

Vazhdimi i aktivitetit si kompani shtetërore, si shumë të vënde të tjera, e shoh si nevojë dhe domosdoshmëri nacionale e strategjike.  Albpetroli në programin e tij duhet të parashikoj investime si afat mesem por dhe afat gjatë, investime këto mjaft të nevojshme për rikthimin e këtyre fushave naftë mbajtëse në kushte normale pune, e me një infrastrukturë të ristrukuruar e të kompletuar si sipërfaqësore dhe të thellësisë.

Në këtë stad të gjendjes të Albpetrolit,  investimi duhet të sigurohet si nëpërmjet të ardhurave  aktuale “modeste” të  kompanisë, por kryesisht nëpërmjet kredive  bankare të cilat do të shlyhen nga rritja e stabilizimi i prodhimit të naftës nga fushat disponuese, eksperiencë kjo që tashmë ekziston në vëndin tonë.

Ky investim nuk mund të realizohet pa një staf të pregatitur si në aspektin teknik por dhe ekonomik në kupol dhe në bazë.

Së dyti, investimi në fushat naftë mbajtëse duhet të jetë i argumentuar dhe i mbështetur në studime e analiza teknike e shkencore të plota.

Personeli inxhinjerik është dhe duhet të jetë mjeku diagnostikus dhe shërues i fushave naftëmbajtëse.

Çdo fushë naftëmbajtëse ka problematikat e saja specifike, të cilat duhet ti specifikoj ky personel duke dhënë dhe recetat përkatëse.

Studimi i fushave duhet të jetë i vazhdueshëm dhe koherent duke i marrë si në tërësinë e tyre, në parcela  e deri në puse të veçantë. Kjo kërkon një staf të pregatitur teknik e shkencorë e të përgjegjshëm  si dhe angazhimin e mundshëm të forcave shkencore disponuese në vënd kudo ku ata ndodhen. Ky angazhim do të evidentojë dhe dokumentojë me përgjegjësi fenomenet dhe problematikat që shfaqin sektor e puse të veçantë. Analizimi i tyre me përgjegjësi do të sjelli pa dyshim dhe zgjidhjen e drejt dhe operative me objektiv ruajtjen dhe rritjen e fondit të puseve aktiv.

Në fushat naftë mbajtëse ekziston një numur i konsiderushëm pusesh jo aktiv, historia e punës të së cilëve është një objekt i veçantë studimi për rikthimin e tyre ne jetën aktive prodhuese.

Studimi dhe analiza shkencore e fenomeneve që pasqyrohet në jetën e çdo pusi dhe shtrirja në gjithë hapësirën e fushës naftë mbajtëse është dhe do jetë objektivi primar i punës  të çdo specialisti në sektorin ku punon apo në kupolën e Albpetrolit.

Stafi drejtues ka për detyrë dhe duhet të kordinojë dhe orientojë drejt gjithë punën shkencore, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet njerëzore brënda dhe jashtë kompanisë, të gatshëm dhe të aftë,  si dhe duhet të realizojë një bashkëpunim shumë të ngusht me Universitetin si në realizimin e studimeve të përbashkëta teknike e shkencore,  por dhe në kualifikimin dhe pregatitjen e personelit të ri inxhinjerik, i cili lë shumë për të dëshiruar.

Kam patur mundësinë të shikoja bashkëpunimin e frutshëm, si më sipër trajtova të Institutit Francez të Naftës (IFP) me Universitetin Pierr e Marri Kyrri në Paris, eksperiencë kjo mjaftë me vlera dhe për ne.

Fushat tona naftë mbajtëse, e veçanërisht ato në karbonate, kanë problem kryesor inondimet nga ujrat fundor mjaft aktiv, përball një fluidi nafte asfalto bituminoze, që aktualisht  ka dhe një faktor gazor të ulët, në raport me fazën fillestare të zbulimit dhe vënies në punë të tyre.

Gjate fazave të ndryshme të përpunimit janë aplikuar regjime të ndryshme teknologjike në puse, ne varësi të kushteve konkrete të krijuara gjatë shfrytëzimit të vendburimit. Fillimisht puset janë vënë në shfrytëzim me fontanë, duke marrë sasira të konsiderueshme nafte, me debit mbi debitin kritik të lejuar.

Me rënien e energjise së shtresës dhe uljen e konsiderueshme të debiteve është kaluar gradualisht ne shfrytezimin me pompe thellësie. Kalimi nga puset me fontane, në puse me regjim teknologjik me pompë thellesie është reflektuar direkt në ndryshimin e depresionit të shfrytëzimit të puseve, duke e ulur atë.

Depresioni i lartë i shfrytëzimit të puseve në fazat fillestare të shfrytëzimit të vendburimit ka ndikuar negativisht në parametrat e përpunimit të vendburimit. Eksperienca jonë  e shfrytezimit të vendburimeve karbonatike flet per nevojën e kategorizimit të puseve ne vendburim sipas vendndodhjes së pusit, katit naftëmbajtës, debiteve, koha e përmbytjes etj. Prandaj, në varësi të këtyre kushteve, duhej pershtatur edhe regjimi teknologjik i shfrytëzimit të puseve.

Në disa raste, në puset me % të lartë uji, është zbatuar regjimi ciklik i shfrytëzimit, me pompë thellësie. Fakti i aktivizimit të disa puseve pas një periudhe qetesie dëshmon për një mundësi tjetër shfrytëzimi, në kushtet e puseve të përmbytur, sepse numuri i këtyre puseve rritet vazhdimit me kalimin e kohës.

Kalimi i vendburimit në faza të ndryshme shfrytëzimi ka nxjerr si domosdoshmeri ripërcaktimin herë pas here të regjimit teknologjik te puseve. Analiza e drejt dhe studimi i  plotë i fluideve që vjen nga pusi, si në sasi dhe cilësi, do të na ndihmoj të përcaktojmë drejt parametrat e shfrytëzimit të parcelave  e çdo pusi në veçanti. Përcaktimi i drejt i raporteve të fluideve duke marrë në konsideratë dhe cilësinë e naftave, me siguri do të sjelli dhe ritjen e prodhimit dhe uljen e marjes të ujrave nga këto vëndburime.

Naftat tona asfalto rëshinore, me viskozitete të larta nuk pranojnë marje me tempe të larta të fluideve, sic dhe janë rekomanduar dhe aplikuar në vëndburimet tona karbonatike nga disa specialistë e kryesisht të huaj. Tempet e larta të marjes sjellin rritjen e ndjeshme të ardhjes të ujrave fundor dhe uljen e pa dëshiruar të prodhimit të naftës. Nuk po  përmënd këtu dhe problemet si të trajtimit të fluideve, shpenzimeve të pa nevojshme të transportit por dhe të ri injektimit të këtyre ujrave në shtresë për të shmangur problemet mjedisore.

Eksperienca tashmë e vëndburimit të naftës në Visokë, ku nga një vëndburim gati i përmbytur, e ku ishte konsoliduar mendimi se vëndburimi ishte në ditët e fundit të jetës të tij, u rikthye në një punë normale dhe ku sasia e ujrave që trajtohet tani është shumë më e vogël.

Problemi tjetër që duhet analizuar dhe studjuar në kompleks është dhe përcaktimi drejt i tipit të rezervuarit  kjo në raport me pozicionin struktural.

Rezervuaret karbonate njihen si rezervuar shumë të vështirë për të karakterizuar vetitë kolektore të tyre. Vështirësia qëndron në faktin e pranisë se dy lloj porozitetesh: poroziteti i matriksit dhe poroziteti i çarjeve.

Për të kuptuar dhe interpretuar më mirë vetitë e shkëmbinjeve karbonate është e domosdoshme të njihet lidhja midis porozitetit të çarjeve dhe porozitetit të matriksit, e cila gjithmone ka qenë një sfidë e vështirë për gjeoshkencetarët.

Me i rendesishem, për të siguruar komunikim, është poroziteti i çarjeve. Në vlerësimin e aftësive magazinuese, dhe filtruese të shkëmbit karbonat, duhen marrë parasysh vlerat e të dy llojeve të porozitetit, të përmendura më sipër. Pranohet nga të gjithë studjuesit dhe është reale  se në vëndburimet karbonatike rolin kryesor në grumbulimin dhe lëvizjen e fluideve e luan sistemi i çarshmërisë, përcaktimi i drejt i të cilit ka një rëndësi të madhe por dhe që është një problem i vështirë.

Studimi i tij kërkon dhe prezencën e specialistëve të kualifikuar në këtë fushë, ku duhen analizuar gjithë treguesit e përfituar që nga etapa e shpimit e deri në ditët e sotme të shfrytëzimit.

Ky studim ka vlera jo vetëm për të përcaktuar parametrat e punës të çdo pusi por dhe për të gjykuar se cfarë ndodh në hapësirën midis puseve. Prezenca e dominimit të sistemit të çarshmërisë vertikale sjell dhe inondimin e shpejt të puseve por dhe varosjen e sasirave të konsiderushme të naftës në hapësirën midis puseve vertikal ekzistues, e vërtetuar kjo tani në vëndburimin e Visokës.

Gjithë informacioni i marrë gjatë shpimit, përvehtesimit, dhe shfrytëzimit të puseve në vendburimet karbonatike vërteton ndryshimin e vetive petrofizike të shkëmbit karbonate, jo vetëm nga një pus në tjetrin, por në disa raste, edhe në dy puse dublor te njëri- tjetrit. Këto ndryshime janë të pranishme kudo, në çdo pjesë të struktures si ne shtrirje, edhe në vertikalitet. Kjo e bën shumë të vështirë aplikimin e një regjimi shfrytëzimi ne puse të ndryshëm, të vendosur në pjesë të ndryshme të strukturës.

Ndryshimi i vetive kolektore nga një pus në tjetrin bën që të merren rezultate të ndryshme ne prodhimin e naftës, në ardhjen e ujit, dhe përmbytjen e puseve, në mos stabilizimin e regjimit të puseve, si edhe në shterpësinë e tyre.

Studimi i kujdesshëm i parametrave të fluideve si dhe evidentimi i sa më real i parametrave të rezervuarit  për parcela dhe puse të veçantë, do të na ndihmoj të përcaktojmë dhe dy drejtime themelore të veprimit në këto fusha naftëmbajtëse:

– aplikimi i metodave për frenimin e ujrave fundor dhe rritjen e prodhimit të naftës i aplikuar gjërësishtë sot në vëndburimet e naftës në botë me injektimin e polimereve të përshtatshëm me tipet e fluideve tona.

– mundësinë e shpimit të puseve të rinj vertikal apo dhe të orjentuar për shfrytëzimin e naftave në hapësirën midis puseve ekzistues, eksperiencë kjo mjaftë pozitive dhe e aplikuar me sukses në vëndin tonë, krahas asaj botërore.

Shpimi i puseve të orjentuar është i rëndësishëm, por që kërkon dhe kujdesin maksimal në përcaktimin e trajektores se tyre, për të shmangur prekjen e sektorëve të inonduar, probleme këto të ndeshura në aplikimin e tyre në vëndburimin e Visokës. Intensifikimi dhe rritja e prodhimit të naftës nga vëndburimet ekzistuese kërkon dhe një rivlerësim të potencialit ekzistues të rezervave të naftës në kushtet aktuale duke ballafaquar rezervat e vlerësuara në fazën e vënies në shfrytëzim me rezervat e nxjera. Natyrisht në kushtet e një avancimi të “dhëmbëzuar” të kontaktit naftë ujë dhe krijimit të konuseve vertikal të ujrave fundor e vështirsojnë shumë vlerësimin e rezervave aktuale ekzistuese.  Shpërndarja e puseve aktiv në vëndburime si në pjesën kulmore apo dhe ato periferike tregon kjart se tashme kemi një kontakt naftë ujë mjaftë të shregullt

Duke ju referuar shëmbullit të vëndburimit të Visokës, ku autori ka studjuar me shumë vëmëndje, rezulton se rezervat e llogaritura në fazën e zbulimit të vëndburimit janë konsumuar, ndërkohë që fusha vazhdon aktivitetin normal të punës. Ky është problem për gjithë vëndburimet tona e që aktualisht administohen nga Albpetroli e që kërkon vëmëndjen dhe  studime të  veçanta. Vëndburimet ranore të naftës shtrojnë problematika të tjera. Kështu vëndburimi i naftës në Patos, si vëndburim i vjetër ruan një numur të lartë pusesh jo aktiv.

Rishikimi dhe vlerësimi i çdo pusi është imediat jo vëm për të rivlerësuar objektin të cilin ai ka shfrytëzuar por dhe mundësinë e evidentimit të objekteve të tjerë naftë mbajtës.

Eksperienca e pusit 518, i cili mbas rivlerësimit dhe ndërhyrjes për eleminimin e problemeve teknike që ai kish, tregoi potencialin naftëdhënës të tij në vlera shumë të larta e me vetë ardhje, duke prezantuar dhe ekzistencën e kapeles gazore, që nuk njihesh deri në atë kohë për pjesën jugore të suitës Driza.

Fakti që shpimi i tyre është realizuar para 70 viteve, kur mungonin matjet e plota gjeofizike në puse, mbështetur tashmë në eksperiencën e fituar, kërkon rivlerësim të çdo pusi dhe të gjithë vëndburimit në tërësi. Një studim kompleks i gjithë fushës është një domozdoshmëri për riaktivizimin e tij.

Publikimin e mendimeve të mija që parashtova më sipër ma nxiti dhe një ftesë që më erdhi para do kohësh nga Albpetroli, për të marë pjesë në një konferencë teknike e shkencore, që u organizua nga Albpetroli dhe kompania konçensionare që ka marrë vëndburimin e Delvinës dhe që organizohej në vëndburim.

Të themë të drejtën ftesa më befasoi se ishim mësuar që në diskutime të tilla të asistonin vetëm specialistë të vet spektri politik që drejton Albpetrolin. Në këtë konferencë u prezantuan ide dhe projekte me mjaftë vlerë për këtë vëndburim nga të dy palët dhe nga pjesëmarsit e ftuar. U realizua  një debat teknik dhe shkencor, që me siguri do të ndihmoj sado pak kompaninë konçensionare por që do i krijoj  premisa mjaftë të mira dhe vet Albpetrolit për monitorimin e aktivitetit të kompanisë konçensionare.  Realizimi i konferencave shkencore për çdo vëndburim nafte e gazi pa dyshim ka vlera të veçanta, por veçanërisht për vëndburimet që disponon Albpetroli ka shumë vlera. Në këto konferenca do të diskutohen debatohen dhe do hidhen mendime të ndryshme teknike e shkencore që mund të marrin vlerë reale në aplikimin e tyre.

Tërheqja e mendimeve nga gama e gjërë e specialistëve të naftës, kudo ku ata janë sot, merrë vlera të veçanta për një shfrytëzim racional të vëndburimeve dhe rritjen e prodhimit të naftës e gazit, objektivi të cilit është sot para Albpetrolit.

Albpetroli, aktualish krahas sa trajtova më sipër,  është dhe para dhe një detyre sa të rëndësishme po dhe aq me përgjegjësi, si ajo e monitorimit të aktivitetit tekniko ekonomiko financiar të kompanive konçensionare, që ushtrojnë aktivitet në disa fusha naftë mbajtëse, për të cilën mendoj dhe sugjeroj një rishikim të zbatimit të termave të Marveshjes Hidrokarbure dhe të programeve ekonomiko financiare  të miratuara.

Zbatimi me konseguencë i programeve të miratuara dhe detyrimeve ndaj shtetit dhe Albpetrolit është detyrë e rëndësishme dhe imediate.

Kjo është detyrë primare e departamentit të Marveshjes Hidrokarbure dhe e stafit drejtues të Albpetrolit dhe AKBN, detyrë kjo që nuk mund të realizohet pa një staf të kompletuar të fushave teknike, ekonomike e juridike.

Eshtë domozdoshmëri dhe me mjaftë përgjegjshmëri përzgjedhja dhe vlerësimi i këtij stafi, për të realizuar objektivat që ka parashtruar shteti dhe Albpetroli kur ka dhënë me konçensione këto vëndburime.

Personalisht kam mendimin se këto kompani kanë detyrime të mëdha ndaj shtetit dhe për të cilat mund dhe duhet ndalur në një analizë mjaftë të detajuar, pasi kemi të bëjmë me një pasuri kombëtare e cila duhet të ketë peshën e saj të rëndësishme në buxhetin e shtetit dhe të mos ngelet thjesht në vjeljen e rentës minerale.

Ing.  ILIA FILI

Prof. Doktor i shkencave të naftë

blank

Danas: SHBA-ja e tronditur nga Vuçiqi, e impresionuar nga Kurti

Gazeta serbe, “Danas” ka shkruar sot se Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden do t’i bëjë presion presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq më shumë sesa kryeministrit të Kosovës në mënyrë që të arrihet një zgjidhje kompromisi mes palëve, transmeton Gazeta Express.

Duke cituar një përfaqësues jozyrtar të qarqeve diplomatike nga Washingtoni, gazeta serbe, e cila është nga të paktat media opozitare në Serbi, shkruan se në SHBA “janë impresionuar nga demokracia e Kurtit”.

“Në Washington, ata janë të impresionuar nga demokracia e Kurtit”, dhe nga ana tjetër, “janë tronditur nga autoritarizmi i Vuçiq”, citohet të ketë thënë ky zyrtar.

Siç shkruan ky medium, presidenti i Serbisë kritikohet nga shteti amerikan, ndër të tjera, për “mungesën e sensit për dialog me kundërshtarët politikë, kontrollin e tepruar mbi media”, si dhe “deklaratat ndezëse të bëra shpesh nga ai dhe disa të bashkëpunëtorëve të tij për fqinjët e Serbisë në Ballkanin Perëndimor”.

Sa i përket Kurtit, pretendohet se ai “gëzon mbështetjen e Amerikës në shumicën e segmenteve politike”, megjithëse konsiderohet “bashkëbisedues më i pakëndshëm” sesa paraardhësi i tij, Avdullah Hoti. Në këtë kontekst, theksohet se “Kurti dëshiron atë që përfaqëson administrata e Biden – që Kosova ta marrë njohjen nga Serbia”.

Burimi i Danas citohet të ketë thënë se SHBA-ja pret që Kurti t’i zbatojë reformat e premtuara, “veçanërisht ato që lidhen me sundimin e ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit”, dhe “të llogarisë seriozisht te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka lidhje jashtëzakonisht të mira politike në qarqet afër Bidenit”.

Departamenti amerikan i Shtetit ende jo zyrtarisht pretendon se Matthew Palmer nuk do të qëndrojë në pozicionin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit, që do të thoshte se ai do të lirohet nga detyrat e tij si Përfaqësues Special për Ballkani Perëndimor, shkruan Danas.

Po ashtu thuhet se Karen Donfried, e cila do të emërohet Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë do ta zgjedhë një ekip të ri, duke përfshirë një përfaqësues të veçantë për Ballkanin Perëndimor.

blank

Ekskluzivisht për voal.ch Sopranoja me famë botërore Inva Mula mikpritësja e Festivalit MIK 2021 që mbahet Korçë nga sot 22-25 Korrik

Një udhëtim promovues i Shqipërisë përmes muzikës.

Sopranoja me famë botërore Inva Mula mikpritësja dhe organizatorja e Festivalit MIK 2021 që mbahet Korçë nga sot 22-25 Korrik.

Ky aktivitet i bukur  që tashmë mban firmën dhe kujdesin e profilit të saj të lartë.

————

Freskia e muzikës së bukur është gjithmonë një ide e mirë për të sjellë njerëzit së bashku në verë, veçanërisht në Shqipërinë Juglindore, ndoshta zona më e freskët për momentin.

Festivali MIK ka edicionin e tij të katërt këtë vit dhe do të mbahet në rajonin e Korçës për katër netë, nga 22 korriku deri më 25 korrik 2021.

Inva Mula, sopranoja me famë botërore dhe grupi i saj i artistëve të zgjedhur, do të udhëtojë jo vetëm në Korçë, por edhe në rrethinat.

Ekskluzivisht për voal.ch sopranoja me famë botërore me plot emocion tregon se Edicioni i katërt i MIK do të jetë i mbushur me plot art dhe befasi të bukura artistike.

Inva Mula tregon se çdo natë ka dy koncerte të mëdha dhe se sipari i sivjetëm i MIK hapet me koncertin që do të jepet në Teatrin Zako Çajupi me një trio nga Deutsche Opera, me muzikën gjermane dhe me këtë rast, që koinçidoi, ne do të bëjmë një homazh për humbjet e jetës që ka patur Gjermania këtyre ditëve prej katastrofës ujore, ndërsa në darkë në Pazarin e Korçës do të ketë shfaqje nga një grup kuban i jashtëzakonshëm.

“Në ditën e dytë do të ketë shfaqje me grupin Pax Dei junior që drejtohet nga Mjeshtrja Zana Turku. Koncerti do të mbahet në oborrin e Kishës në Rehovë, pra jashtë qytetit të Korçës, duke ndjekur gjurmët e trashëgimisë kulturore  edhe në rrethin e Korçës për të promovuar turizmin e kësaj krahine kaq të pasur me histori dhe vlera, ndërsa në mbremje do të ketë koncert përpara Katedrales ortodokse nga një ansambli grek simfonik Ribetiko, që do të interpretojë muzikë greke të viteve ’50.

E shtuna do të fillojë me një recital në piano të Ardita Bufaj që do të mbahet tek Hani i Pazarit, duke u shfaqur në ekran fragmente nga kinematografia shqiptare, kjo në homazh të filmit shqip, si një rifreskim i memories, që i dedikohet brezit të ri, më së shumti janë fragmente filmash për fëmijë, shumë të bukura të shoqëruara me pjesë të autorëve të mirënjohur shqiptar si Peçi, Haig Zaharian, Aleksandër Lalo, Robert Radoja etj. Ndërsa mbrëmja i dedikohet grupit Grupit Joni Peçi & Friends tek Pazari i Vjetër, gjithë eleganca, stili dhe kostumografia e Joni Peçit që vjen për herë të parë. Këtu kemi ftuar dy këngëtarë, Alban Ramosaj që fitoi Këngën Magjike edhe këngëtaren Anxhela Peristeri që na përfaqësoi sivjet në Eurovizion.” “Në këtë mbrëmje do të këndoj edhe unë, thotën sopranoja e famshme, “por do të jetë suprizë për t’ dhënë vend të parë të ftuarve”.

Pra voal.ch e boton së pari këtë lajm, pasi pjesmarrja në koncert e Inva Mulës nuk është e njohur në program. “Ndërsa dita e fundit e MIK, i kushtohet shpirtit, vendeve të bukura të kultit, si trashëgimi kulturore. Edhe sivjet ia kemi kushtuar Prespës në një koncert që do të ketë të ftuar gjithë trupin diplomatik. Në ishullin i Maligradit do të japë koncert a acapella grupi Zana me pesë artiste nga Kosova, po ashtu do të ketë shëtitje buzë liqeni, vizitë në shteëpinë e shkrimtarit Sterjo Spasse, ndërsa koncerti i mbylljes do të performohet nga violinisti Olen Cesarisi  me muzikë të zgjedhur nga bota”, shprehet Inva Mula ekskulzivisht për voal.ch

Ndërsa në konferencën për shtyp artistja e shquar Inva Mula, vuri në dukje se ky edicion i MIK është shumë i rëndësishëm, pasi vjen pas pandemisë dhe si dritë shprese.

 

blank

 

 

blank

 

blank

 

 

 

blank

Në betejë për monumentet e shkatërruara

Një xhami në Gjakovë. Fotografi ilustruese.

Bekim Bislimi

Më 2 maj të vitit 1999, derisa në Kosovë po vazhdonte fushata e sulmeve ajrore të NATO-s mbi caqet serbe, forcat serbe ia kishin mësyrë xhamisë së vjetër rreth 200 vjet, e cila gjendej në afërsi të urës mbi lumin Ibër, që lidhë anën veriore dhe jugore të qytetit të Mitrovicës. Nga vendasit ajo quhej Xhamia e Ibrit. Forcat serbe e dogjën këtë xhami deri në themel. Lokacioni i saktë i xhamisë ishte në bregun e lumit Ibër, në anën veriore të qytetit të Mitrovicës, e cila tashmë është e banuar me shumicë serbe.

Kështu rrëfen për Radion Evropa e Lirë Rexhep Lushta, kryeimam i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, i cili thotë se që atëherë, pavarësisht angazhimit dhe përpjekjeve të Bashkësisë Islame të Kosovës për ta rindërtuar atë xhami, kjo nuk ndodhi kurrë.

Lushta: Gjurmët e rrënimit të Xhamisë së Ibrit, të mbuluara me ekskavatorë

Lushta thotë që Xhamia e Ibrit, përpos rolit të saj si faltore për besimtarët myslimanë, ishte ndër objektet më të vjetra të Mitrovicës dhe paraqiste vlerë të trashëgimisë, fetare dhe kulturore.

“Nëpër disa shënime (xhamia) daton prej vitit 1778, ndonëse në disa tjera thuhet se ajo është prej fillimit të shekullit 19-të, do të thotë, më 1802. Por, xhamia, fillimisht është djegur më 2 maj të vitit 1999. Duke pasur parasysh pozicionin, në të cilin ka qenë xhamia – ka qenë nën nivelin e urës diku rreth katër deri pesë metra – dyshohet se pasi që është djegur xhamia, aty është punuar me ekskavatorë dhe është sjell dheu prej vendeve tjera, në mënyrë që t’i zhduket çdo gjurmë objektit të xhamisë”, tha Lushta.

Ai shtoi se në Kosovë, Xhamia e Ibrit është vetëm një nga rreth 218 monumenteve fetare islame, përfshirë këtu xhamitë, hamamet, teqetë, si dhe objekte të administratës së Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilat janë djegur ose shkatërruar nga forcat serbe, gjatë luftës së vitit 1998 dhe 1999.

Lushta pret që objektet fetare, të rëndësisë së trashëgimisë kulturore dhe fetare, të cilat janë shkatërruar në vitet 1998 dhe 1999, të përfshihen në listën e inventarit shtetëror të monumenteve të shkatërruara gjatë luftës në Kosovë.

Arapi-Krasniqi: Grumbullimi i të dhënave, detyrë e komisionit

Qeveria e Kosovës, më 14 korrik, ka marrë vendim për themelimin e Komisionit shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë luftës më 1998 dhe 1999. Po atë ditë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, e ka vlerësua themelimin e këtij komisioni si moment të rëndësishëm “pasi zyrtarisht nisim procesin për të kërkuar llogari dhe dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin e qëllimshëm të qindra monumenteve të Kosovës”.

Këshilltarja e lartë e ministrit, Çeku, Nora Arapi-Krasniqi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpjegon rolin dhe mandatin e këtij komisioni.

“Komisioni shtetëror e ka për detyrë kryesore grumbullimin e të gjitha të dhënave, dokumentimin dhe vlerësimin e ndërtesave të trashëgimisë kulturore dhe historike, të cilat janë dëmtuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky komision, gjithashtu do të marrë parasysh të gjitha dokumentimet që janë bërë deri më tani. Në kuadër të mandatit të këtij komisioni, të gjitha dokumentet e shkatërruara do të evidentohen, si ato kulturore, por edhe ato fetare”, tha Arapi-Krasniqi.

Shoshi: Komisioni të bëjë kriteret

Sali Shoshi, drejtor i organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufij, duke komentuar themelimin dhe rolin e komisionit, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky komision duhet të vendosë kritere për të përcaktuar se çka konsiderohet monument që duhet të futet në listë.

Sipas tij, para luftës së fundit në Kosovë, nuk ka ekzistuar një regjistër i monumenteve të trashëgimisë kulturore i cili ka përfshirë shumicën e objekte që për shqiptarët kanë paraqitur trashëgiminë kulturore. Siç thotë ai, një regjistër që ka ekzistuar asokohe, ka qenë i përpiluar nga institucionet e atëhershme të Serbisë.

“Por, ai regjistër nuk ka përfaqësuar ose ka përfaqësuar shumë pak prej trashëgimisë kulturore shqiptare. Pra, nëse e sheh regjistrin prej 425 monumenteve, sa kanë qenë në atë kohë, shumë pak kanë qenë shqiptare. Kështu që, komisioni duhet të bëjë kritere, që të vendosë se çka quajmë aset të trashëgimisë kulturore të asaj kohe, me çfarë kriteresh definohen ato dhe pastaj, në bazë të atyre kritereve të vendoset edhe që të mblidhen informatat”, tha Shoshi.

Ai shtoi se megjithatë, në mesin e 425 monumenteve të trashëgimisë kulturore të Kosovës, të cilat para luftës figuronin në listën e përpiluar nga institucionet e Serbisë, kanë qenë edhe Çarshia e Pejës dhe Çarshia e Gjakovës. Të dy këto çarshi, që sipas tij, kanë qenë jo vetëm monumente kulturore dhe historike, por edhe tërësi urbane me lokale biznesi dhe shtëpi ku njerëzit kanë jetuar dhe punuar ndër shekuj, janë djegur dhe rrënuar në tërësi nga forcat serbe.

Ku do të parashtrohet kërkesa për dëmshpërblim?

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës kanë theksuar që pas procesit të dokumentimit dhe përpilimit te inventarit shtetëror me të gjitha monumentet e shkatërruara gjatë luftës, komisioni ka për detyrë që të bëjë një vlerësim të dëmit dhe rëndësisë historike-kulturore, shkencore e shoqërore të vlerave të dëmtuara të trashëgimisë kulturore. Dokumentimi dhe vlerësimi do të paraqiten në trajtë të raportit, pranë institucioneve të Kosovës.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kishte theksuar që në bazë të këtij dokumenti “dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare, do të përpilohet edhe kërkesa për dëmshpërblim”.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur këshilltaren e ministrit Çeku, Nora Arapi-Krasniqi, se ku do të parashtrohet kërkesa për dëmshpërblim, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi apo në ndonjë gjykatë ndërkombëtare kompetente?

“Kjo do të përcaktohet, besoj, në takimin e parë konstituiv të Komisionit, i cili ka për detyrë edhe të përcaktojë metodologjinë dhe planin dinamik të punës. Por, besojmë që e gjithë puna e këtij komisioni do të bazohet në parimet dhe kartat ndërkombëtare që e rregullojë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe kompensimin në rast të dëmtimit të qëllimshëm”, theksoi Arapi-Krasniqi.

Përgjigje ndaj akuzave të autoriteteve serbe

Në anën tjetër, Ministria e Ministria e Kulturës e Serbisë e ka quajtur këtë angazhim të institucioneve të Kosovës si “punë koti dhe përpjekje për mashtrim të publikut ndërkombëtar”. Po ashtu, sipas autoriteteve serbe, institucionet e Kosovës “nuk janë angazhuar për restaurimin e kishave dhe manastireve ortodokse të dëmtuara” gjatë trazirave të marsit të vitit 2004.

Por, Arapi-Krasniqi hodhi poshtë akuzat e palës serbe, duke theksuar që puna për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës, do të bazohet mbi fakte.

“Dëmtimi i trashëgimisë kulturore, ku janë përfshirë qindra xhami, kulla tradicionale dhe qendra historike është evidentuar fillimisht dhe është trajtuar edhe në tri raste gjatë Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi, ku dëmtimi ndaj aseteve të trashëgimisë kulturore të Kosovës është klasifikuar si krim kundër njerëzimit. Deri më tani Serbia nuk ka pranuar përgjegjësinë për krimet e bëra”, tha Arapi-Krasniqi.

Lidhur me përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës, për restaurimin e objekteve fetare ortodokse të dëmtuara gjatë marsit të vitit 2004, Arapi-Krasniqi theksoi se që nga viti 2005, rreth 6.9 milionë euro janë paguar nga buxheti i Republikës së Kosovës, si dhe rreth 2.9 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian për restaurimin dhe rehabilitimin e rreth 50 lokaliteteve ortodokse të dëmtuara.

Ajo shtoi se Policia e Kosovës ka njësi speciale për ruajtjen e sigurisë së kishave ortodokse, ku pjesëtarë të kësaj njësie janë edhe serbë të Kosovës.

Në bazë të raportimeve të NATO-s, incidenti serioz në afërsi të një kishe ortodokse në Kosovë, është raportuar për herë të fundit në vitin 2007.

Sipas saj, institucionet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë i gëzojnë të gjitha garancitë kushtetuese, ligjore dhe institucionale, të cilat mundësojnë respektimin e të drejtave të tyre. Në këtë kontekst, NATO po ashtu, ka përmendur edhe Ligjin për zonat e veçanta të mbrojtura, si dhe këshillin zbatues dhe mbikëqyrës.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka konfirmuar se Komisionit shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë luftës, do të përbëhet nga profesionistë të fushës së trashëgimisë kulturore nga institucionet e Kosovës, profesionistë të kësaj fushe nga shoqëria civile, përfaqësues të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ligjërues të fushës përkatëse nga universitetet vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe nga Universiteti i Harvardit dhe Universiteti i Kembrixhit, si dhe përfaqësues të institucioneve më të larta të vendet.

blank

Profesori Serwer: Kosova të largohet nga një marrëveshje e keqe me Serbinë, të përmirësojë raportet me Kinën

Për herë të dytë këtë të hënë u takuan në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Dy liderit në takimin e parë nuk kanë rënë rënë dakord për pikat e diskutuara vetëm për faktin se do të takohen sërish.

Për frymën krejtësisht të re të premtuar në negociatat e saponisura, profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, e arsyeton kryeministrin kosovar duke thënë se ai duhet të nënvizojë qasjen e tij ndryshe meqë vitet e kaluara të dialogut nuk kanë qenë produktive.

Ai në një intervistë për portalin Klankosova.tv ka thënë se Kosova s’duhet të ngutet për të vënë nënshkrimin mbi një marrëveshje me Serbinë që s’i bën mirë vetë asaj.

Analisti amerikan mendon që bisedimet në Bruksel nuk do të japin rezultatin e synuar edhe për një kohë goxha të mirë, prandaj Kosova duhet të shfrytëzojë këtë hendek kohor për të forcuar mbështetjen e saj ndërkombëtare. Dhe në këtë drejtim e inkurajon Kosovën që të jetë më ambicioze për të thyer barrierat me shtetet e fuqishme që s’e njohin Kosovën si shtet.

“Presidenti Vuçiç sheh pak perspektivë me anëtarësimin në BE në një periudhë të afërt dhe si pasojë është kthyer më shumë drejt Moskës dhe Pekinit sesa drejt Brukselit. Ai e ka bërë jashtëzakonisht të qartë se nuk është i përgatitur për një lëvizje të madhe  përpara zgjedhjeve presidenciale serbe të vitit të ardhshëm. Kosova në këto rrethana duhet të bëjë çfarë të mundet  që të përdorë kohën për të forcuar pozicionin e saj në negociata. Lëvizjet e fundit e shteteve mosnjohëse si Greqia dhe Spanja drejt përmirësimit të marrëdhënieve të tyre me Kosovën është pikëirsht ajo që i nevojitet Kosovës. Unë do të doja që Prishtina të përmirësonte marrëdhëniet me Pekinin, i cili është më shumë i interesuar për tregti në Ballkan sesa për politikë”, ka thënë ai.

Duke forcuar pozitën te ndërkombëtarët, Serwer thotë se Kosova duhet të jetë e gatshme të largohet nga një marrëveshje e keqe me Serbinë dhe në vend të saj të nënshkruajë një më të mirë.

Për më tepër, profesori amerikan nxit Kosovën që të kërkojë reciprocitet me Serbinë për secilën çështje.

“Kosova duhet të insistojë për barazi dhe reciprocitet. Nëse vendoset diçka për serbët në Kosovë, një e tillë ekuivalente duhet të jetë në dispozicion edhe për shqiptarët brenda Serbisë. Dhomat e Specializuara e kanë shkelur këtë parim. Unë do të doja që juridiksioni i tyre të jetë i shtrirë edhe në Serbi, ku u vranë vëllezërit shqiptaro-amerikanë Bytyqi pas luftës”.

Serwer ka komentuar edhe katër propozimet e Kurtit me të cilat shkoi përballë Vuçiçit në takimin e parë, për të cilat thotë se kryesisht është i të njëjtës mendje me Kurtin.

“Padyshim që jam dakord me Albinin për reciprocitetin në përgjithësi, megjithëse mund të kem disa mospajtime me mënyrën se si zbatohet në praktikë. Unë gjithashtu pajtohem që personat e zhdukur të të gjitha etnive duhet të identifikohen dhe eshtrat e tyre të kthehen. Po ashtu edhe për CEFTA/SEFTA pajtohem. Mini-Shengeni më duket një ndërmarrje e përcaktuar keq, në të cilën Kosova s’është qartësisht e barabartë. Më pëlqen gjithashtu ideja e një marrëveshje joagresive, por për të cilën Serbia do të hezitojë sepse ajo nënkutpton sovranitetin e Kosovës dhe Beogradi do të dëshironte që të nënshkruajë edhe NATO gjithashtu”.

Kritik u shpreh për pozicionin e Bashkimin Europian karshi Kosovës, për të cilën tha se do të ishte i aftë të ofronte ide të zgjidhjes së problemeve mes Kosovës dhe Serbisë vetëm nëse do të njihte  sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe t’ia liberalizonte vizat.

Derisa për Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë se do të jenë sërish të ftuara kur të nevojitet përfundimi i mosmarrëveshjes.

“SHBA-ja duhet ta mbështesë BE-në, por ajo gjithashtu do të thirret që ta “zgjidhë” Kosovën. Unë mendoj se Brukseli dhe Washingtoni duhet të formojnë një entitet si Zyra Civile Ndërkombëtare për të monitoruar zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog si dhe për të përmendur dhe turpëruar ata që nuk arrijnë t’i zbatojnë ato”.

Sa i përket rolit të Qeverisë së Kosovës për serbët që jetojnë në Kosovë, eksperti për çështjet e Ballkanit ka thënë se duhet të bëjë gjithçka që mundet për të përmirësuar marrëdhëniet me serbët dhe komunitetet e tjera brenda Kosovës, duke përfshirë identifikimin dhe kthimin e eshtrave të perosnave të zhdukur, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth pronës së manastirit të Deçanit dhe mbrojtjen e të gjitha komunitetet nga dhuna ndëretnike.

blank

Jeff Bezos u dhuron nga 100 milionë dollarë analistit të CNN dhe shefit të kuzhinës

Themeluesi i Amazon dhe njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, tha të martën se kishte në plan t’u dhuronte nga 100 milionë dollarë analistit të CNN, Van Jones, dhe shefit të kuzhinës, José Andrés.

Bezos tha se Jones dhe Andres ishin të lirë të bënin çfarë të donin me paratë. “Mund t’i japin të gjitha në bamirësi”, tha Bezos në një konferencë për mediat pas udhëtimit të tij në hapësirë. “Ose mund ta ndajnë pasurinë. Është punë e tyre”.

Miliarderi shtoi se këto para ishin pjesë e një nisme filantropike të cilën ai donte ta quante “Çmimi për Guxim dhe Civilizim”, me të cilin kërkon të nderojë ata që kanë treguar guxim dhe janë përpjekur të bashkojnë njerëzit, në një botë të përçarë.

Pasi pranoi çmimin, Jones, tha se “ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet”. “Ju besuat te mua dhe e vlerësoj shumë këtë”, i tha Jones Bezos-it. Më pas, analisti, i cili më parë ka punuar edhe si këshilltar i presidentit amerikan Barack Obama, tha se këto para do t’ia jepte të tjerëve që kanë të njëjtat ideale.

Andrés, i cili është përpjekur për vite me radhë të ndihmojë të varfrit në botë, tha se çmimi në vetvete nuk mund të ushqejë globin, por shtoi: “Është nisja e një kapitulli të ri për ne”.

Nisma filantropike vjen në një moment kur Bezos, dhe miliarderi tjetër Richard Branson, u kritikuan për shpenzimin e miliarda dollarëve për projektin e tyre mbi turizmin hapësinor.

blank

Në Napoli vendoset një pllakë përkujtimore në nderim të Donika Kastriotit Nga Alba Kepi

Qytetit i Napolit nderon me një pllakë përkujtimore, Donika Kastriotit, bashkëshorten e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe.

Lajmin është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Napolit, Luigi De Magistris, i cili ka deklaruar se “Pllaka me emrin e mbretëreshës shqiptare Andronika Arianiti Komneni  (Donika Kastrioti) do të vendoset në rrugën Santa Chiara të Napolit.”

Donika Kastrioti, pas vdekjes së Gjergj Kastriot ka banuar prej vitit 169 e për disa kohë në ndërtesën e familjes fisnike Alessandro, pikërisht në rrugën Santa Chiara.

Donika Kastrioti jetoi nën mbrojtjen e Mbretërisë së Napolit e u bë një pikë referimi për mikpritjen e mjaft familjeve shqiptare, arbëreshët e sotëm, të cilët për shkak të pushtimit turk emigruan nga trojet shqiptare drejt brigjeve të Italisë.

Shumë prej tyre u vendosën në rajonin e Kalabrisë e mjaft të tjerë në rajone e territore të tjera.

Në tokën italiane shqiptarët gjetën mbrojtje e mundësi për t’u integruar e jetuar, duke ruajtur prej shekujsh deri sot, gjuhën e tiparet etnike.

Donika Kastrioti jetoj në Napoli deri pas luftës që përfshiu Italinë në vitet 1494-1498, duke u transferuar më 1501 në Valencia të Spanjës ku jetoj deri sa vdiq më vitin 1506.

Donika Kastrioti apo Andronika Arianiti Komneni ishte e bija e princit Gjergj Arianiti, pjesëmarrës në Lidhjen e Lezhës, mbajtur më 2 mars 1444.

Vendosja e pllakës përkujtimore në qytetin e Napolit forcon marrëdhënien e miqësisë mes këtij qytetit, banorëve të tij e popullit shqiptarë./oranews.tv

 

blank


Send this to a friend