Krijimi i korit të zërave të bardhë, ishte një dëshirë e hershme e drejtoreshës aktuale të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, znj. Abigeila Voshtina, e mbështetur natyrisht edhe nga ne, që prej disa vitesh japim kontributin tonë për edukimin përmes artit.
Nga shtatori i vitit 2022, kjo dëshirë e përbashkët u bë realitet dhe fëmijët po fillojnë të japin më të mirën e tyre, duke realizuar njëra pas tjetrës performanca gjithmonë e më të suksesshme!
E tillë ishte edhe paraqitja si të ftuar të veçantë, në koncertin recital të mentores së tyre, sopranos Sonila Baboçi, ku me vitalitetin dhe pasionin fëminor, e perfshinë të gjithë publikun, i cili u dhuroi duartrokitje të forta!
Shumë urime për punën e madhe që bën me ta Sonila në veçanti, si dhe Dritan Lumshi e Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor!
Suksese të tjera!🙏🙏🙏👏👏👏
**Quhen zëra të bardhë, zërat e fëmijëve që nuk kanë arritur moshën kur u ndryshon zëri, zakonisht kjo moshë varian nga 6 deri në 16 vjeç

