Misioni i vezhguesve te Keshillit te Europes ka publikuar raportin per zgjedhjet ne te cilin nder te tjera evidentohet perdorimi I burimeve shteterore ne funksion te fushates se Partise Socialiste, intimidimi I votuesve, shit-blerjen e votes e nje sere shkeljesh te tjera.
Zgjedhjet u shënuan nga përdorimi i gjerë i burimeve publike dhe i fuqisë institucionale nga partia në pushtet, ndërkohë që raportime të shumta për presion ndaj punonjësve publikë dhe votuesve të tjerë, si dhe raste të frikësimit, përbëjnë shqetësim. Zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis shumë të polarizuar dhe konkurrentët nuk përfituan nga një fushë loje e barabartë. Megjithatë, kandidatët ishin përgjithësisht të lirë të bëjnë fushatë, edhe pse disa raportuan për intimidim. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë të pozitës në pushtet. Gjithashtu kemi marrë akuza se vijat ndarëse mes partise ne pushtet dhe shtetit janë të paqarta, dhe informacione të besueshme se partia në pushtet po ushtron presion mbi nëpunësit civilë që varen nga vendet e punës në shtet, nganjëherë drejtpërdrejt dhe nganjëherë më në mënyrë të fshehtë. Gjithashtu dëgjuam se blerja e votave, e cila ishte e pranishme ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, mbetet endemike në zonat rurale dhe më pak të zhvilluara, duke përfshirë edhe metodat indirekte si stimujt në para kesh dhe kreditë me interes 0%.
Ne raportin e veshguesve, ngrihet shqetesimi per ndikimim e korrupsonti ne zgjedhje e po ashtu per traditen sipas te ciles fituesi merr te gjitha.
Ndërsa njohim rëndësinë e luftës kundër korrupsionit, theksuam nevojën për të shmangur perceptimin e favorizimit të një partie politike mbi tjetrën, pasi kjo mund të dobësojë besimin e publikut në luftën kundër korrupsionit dhe në procesin zgjedhor”. Na u informua për kulturën sipas te ciles ne Shqiperi “fituesi merr gjithçka” në konkurrencën politike ku synimi nuk është të nxitet bashkëpunimi i ardhshëm, por të minimizohet ndikimi i kundërshtarëve, duke rezultuar në mundësi të kufizuara për dialog konstruktiv”. Përqendrimi i pronësisë së mediave, që cenonte pluralizmin e burimeve të lajmeve, bashkë me vetë-censurën tek gazetarët dhe mbizotërimin e dy partive më të mëdha në mbulimin mediatik, kufizoi mundësinë e votuesve për të bërë një zgjedhje të informuar. Dita e zgjedhjeve kishte mungesë të ndjekjes së procedurave dhe shumë incidente intimidimi dhe shpërblimesh për votuesit, si dhe disa mangësi procedurale dhe në transparencë gjatë numërimit.
Ky raport do te shqyrtohet te henen ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes ne Strasburg.sn
Komentet