EKSKLUZIVE ‘A SHOW’ – Ruhet me truproja, gazetari Trocchia: Kërcënimet pas librit për mafien shqiptare. Pse hesht Rama për takimin në Aruba?
Në një intervistë direkte me emisionin ‘A Show’ me gazetarin Adi Krasta, gazetari i njohur investigativ italian i ‘Domani’, Nello Trocchia, ka rrëfyer detaje mbi kërcënimet që çuan në vendosjen e tij nën mbrojtje të rreptë (eskortë) nga autoritetet italiane.
Gazetari konfirmoi gjithashtu se mesazhe shqetësuese i kanë ardhur edhe nga nipi i një narkotrafikanti italian, i lidhur ngushtë me grupet kriminale shqiptare që operojnë në kryeqytetin italian.
Një nga pikat më të nxehta të bisedës ishte informacioni i Drejtorisë Hetimore Antimafia (DIA) italiane për një takim të ndodhur në ishullin Aruba në vitin 2019, midis një karteli kriminal dhe përfaqësuesve të qeverisë shqiptare.
Trocchia sqaroi se përpara se të publikonte këtë lajm në librin e tij, kishte tentuar disa herë të merrte një version zyrtar nga kryeministri shqiptar, por kishte hasur në heshtje totale.
INTERVISTA E PLOTË
Adi Krasta: Në linjë të drejtpërdrejtë me kolegun tonë, gazetarin investigues, Nelo Trokja, i cili duhet të jetë në lidhje me mua dhe ja ku është. Nelo është një kënaqësi që je me ne.
Nello Troçhia: Shumë faleminderit. Faleminderit dhe për ftesën.
Krasta: Pra, nuk është vetëm ndjeshmëria jonë gazetareske, por për ty, i dashur Nelo, kemi edhe një ndjenjë miqësie dhe, si të themi, edhe kuriozitet njerëzor. Pyetja ime e parë ka të bëjë me situatën e re që është krijuar, ku ndodhesh. Më thuaj nëse është e mundur, a mund të na tregosh çfarë ka ndryshuar, që agjencitë e rendit në Itali kanë vendosur të të shoqërojnë me eskortë.
Trochia: Absolutisht po, kështu është. Mirëmbrëma juve dhe të gjithë teleshikuesve. Që nga mëngjesi i së shtunës më është komunikuar ky vendim për të rritur nivelin tim të mbrojtjes. Unë prej më shumë se dy vitesh kisha tashmë një formë vëzhgimi pranë shtëpisë sime, periodike, me një frekuencë orare të ndryshme, por që nga mëngjesi i së shtunës kam eskortë.
Pra, mbrojtja ime është forcuar, në kuptimin që unë lëviz ekskluzivisht me makinën e shërbimit i shoqëruar nga agjentët e institucioneve, të cilët i falënderoj për këtë vendim, ashtu siç i kam falënderuar gjatë këtyre viteve për vendimet e marra në lidhje me sigurinë time.
Këto ndryshime, natyrisht, lidhen me vlerësime që janë bërë nga Komiteti për rendin dhe sigurinë publike, ku marrin pjesë të gjitha forcat hetimore të kryeqytetit, prefekti i kryeqytetit, dhe për atë që mund të them unë, është se kur më është treguar, ma kanë thënë 20 ditë më parë në gazetën time, por kam bërë edhe unë një denoncim, një informim të Karabinierëve, pra për faktin se kam marrë kërcënime nga mjedise kriminale të lidhura me grupe kriminale me të cilat jam marrë gjatë këtyre viteve dhe me të cilat do të merrem edhe në të ardhmen.
Pastaj ka edhe prova të tjera, në vëmendje të hetuesve, për hetime për të cilat unë nuk kam dijeni, natyrisht. Por në fund janë marrë të gjitha elementet dhe është vendosur të më jepet eskortë.
Krasta: Më kujtohet gazetari i Rai 2, nëse nuk gaboj Sigfrido Ranuçi, i cili ka bërë këtë shërbim mbi Shqipërinë, ishte sinqerisht i shqetësuar për mundësinë që mafia shqiptare, një mafie që vepron me degë dhe rregulla ndoshta të ndryshme, por edhe të ngjashme me ato të mafies italiane, megjithatë në një farë mënyre vihet në diskutim kjo tipologji e ndryshme, më agresive e mafies shqiptare, një mafie reale në një kuptim. Nuk e di nëse mund të supozojmë, të hamendësojmë në këtë rast, mundësinë që pas librit të rëndësishëm, në të cilin ti flisje për mafien shqiptare, disa kërcënime vijnë sinqerisht nga këto grupe shqiptare në Itali dhe jo vetëm. A mund ta konfirmojmë këtë lidhje apo nuk ka, në këtë rast, një lidhje të dukshme?
Trochia: Shiko, unë i përmbahem fakteve. Faktet thonë se disa muaj më parë, dhe besoj se edhe kjo është një vlerësim, sepse është një vendim i rezervuar që i komunikohet më pas personit, në rastin tim mua. Besoj se kanë vlerësuar edhe një letër anonime që ka mbërritur muajt e kaluar në Prokurorinë Antimafia të Romës, në të cilën flitej qartë për librin tim ‘Invincibili’ mbi mafien shqiptare dhe për një lloj nervozizmi të disa grupeve kriminale në Itali që i referohen kriminalitetit shqiptar në Shqipëri.
Kjo ka ndodhur. Çfarë ka ndodhur tjetër? Që mes kërcënimeve të qarta dhe mesazheve shqetësuese që më kanë ardhur, të hapura, ka një që ka ardhur nga nipi i një narkotrafikanti që për vite me radhë ka qenë i lidhur me kriminalitetin shqiptar, me atë lloj mafieje të Romës që është e lidhur me kriminalitetin shqiptar dhe me këta trafikantë italianë.
Dhe është e qartë që subjektet që më kanë dërguar mesazhe shqetësuese dhe kërcënuese i referohen grupeve kriminale shqiptare. Kjo është e sigurt. Vendimi përfundimtar, megjithatë, siç thashë më parë, merret nga autoritetet në një mbledhje që ka karakter të rezervuar, pra sekret, kështu që ndoshta lidhet edhe me shumë mjedise të tjera kriminale, por ka edhe rastin tim dhe nuk duhet neglizhuar fakti që aktualisht Roma, kryeqyteti i Italisë ku unë jetoj, është një qytet i përshkuar nga grupe kriminale ku ato shqiptare kanë një rol të rëndësishëm, dhe unë me këto merrem prej kohësh.
Krasta: Në vendet me demokraci hibride, siç është Shqipëria në këtë moment, disa lajme të rëndësishme shoqërohen në një farë mënyre edhe me mosbesim, me thashetheme vulgare, me hipoteza që më pas bëhen, si të thuash, komplekse pothuajse për të dobësuar forcën e versionit, të rrëfimit, të versionit real të faktit. Ti e di shumë mirë që përshkrimi yt që ke bërë për takimin në Aruba është shoqëruar në Shqipëri nga një narrativë qeveritare, nga histori që përpiqen të dobësojnë analizën e gazetarisë, të gazetarit investigativ, në këtë rast analizën tënde. Si mund të jemi didaktikë me këtë publik të telenovelave turke, në një farë kuptimi? A mund të themi, të konfirmojmë që gjëja është; një, e rëndësishme; dy, e rrezikshme; tre, tregon një Shqipëri të vështirë, agresive, mjaft kërcënuese në një farë kuptimi, me lidhje të forta, me pika të forta me botën e krimit ndërkombëtar, në këtë kuptim. Nelo, si mund të jemi ne, ti në këtë rast, bindës për të mbrojtur këtë dëshirë të madhe që ka njerëzit për të krijuar dy histori paralele, ku e vërteta shpesh bashkëjeton me versionin e rremë?
Trochia: Le të nisim nga një fakt, një fakt që është i pakontestueshëm. Në Itali ka një prokuror ndër ata me mw shumw pwrvojw dhe më kompetentët që quhet Nicola Gratteri, i cili prej vitesh lufton ‘Ndranghetën, mafien më të fuqishme të Italisë dhe që tani ndan tregun e drogës me grupet kriminale shqiptare.
Nicola Gratteri, unë e kam intervistuar në librin tim dhe i bëj një pyetje. Ky është një fakt. E pyes; në të kaluarën e afërt, kundërshtarë të qeverisë Rama, gazetarë, vëzhgues, e kanë quajtur Shqipërinë një narkoshtet, një model narkoshteti, natyrisht ndryshe nga ato që kemi njohur në vitet e kaluara. Sipas meje është një ekzagjerim. Nicola Gratteri, prokuror i Napolit, një nga figurat simbol të luftës kundër mafies në vendin tonë, është përgjigjur jo, nuk është ekzagjerim, përkundrazi.
Dhe ky është një fakt që nuk mund të kundërshtohet duke delegjitimuar, siç ndodh shpesh, edhe në ambientin italian dhe jo vetëm shqiptar, punën gazetareske. Ky është një fakt. Një fakt tjetër i pakontestueshëm është se në një informatë të Drejtorisë Hetimore Antimafia italiane, shkruhej se kishte ndodhur një takim mes një karteli kriminal në Aruba në vitin 2019 dhe disa përfaqësuesve të papërcaktuar, të paspecifikuar të qeverisë Rama.
Unë, para se të shkruaja një fjali, një element të tillë, që është një informatë policore e Drejtorisë Hetimore Antimafia, që është forca më e rëndësishme hetimore në vendin tonë, kam realizuar një hetim, për një takim mes një karteli kriminal në Aruba në 2019.
Unë, para se të shkruaj, përmes zëdhënësve, përmes numrit të tij personal, i jam drejtuar Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, kryeministrit, atij që drejton Shqipërinë, liderit, për ta pyetur nëse mund të konfirmonte praninë në vitin 2019 të subjekteve të lidhura me qeverinë shqiptare, sepse gazetaria ime është një gazetari që kur ka një akt zyrtar si ai që sapo përmenda, pra një informatë e Drejtorisë Hetimore Antimafia, bën gjithmonë një punë verifikimi, prove, pune gazetareske.
Në këtë rast, duke iu referuar qeverisë Rama, kryeministrit Rama, unë telefonoj kryeministrin Rama. Nëse ai vendos të mos përgjigjet, nuk është problem i imi, është problem i atij që ka vendosur të mos përgjigjet. Fakti që ai nuk ka dashur të përgjigjet në asnjë mënyrë, në asnjë nga mënyrat që unë i kam propozuar, nuk është problem i imi, është problem i atij që ka vendosur të mos përgjigjet.
Unë kam një fakt, unë raportoj informacionin e Drejtorisë Hetimore Antimafia, e raportoj fjalë për fjalë, e raportoj në librin tim. Dhe në të njëjtën kohë telefonoj ekzekutivin shqiptar, kërkoj të konfirmojë, të eksplorojë, të monitorojë nëse ka qenë kjo prani, sepse mund të ishte prania e një zëvendësministri, e një personi që ndoshta në mirëbesim po bënte një takim pune.
Mund të kishte shkuar në mirëbesim. Unë, për të kuptuar më shumë, bëj këto pyetje, sepse gazetarët duan të kuptojnë para së gjithash. Por nuk është se unë i censuroj lajmet. Unë kam dhënë një lajm, kam bërë gjithçka për të marrë edhe përgjigjen, versionin e qeverisë, por kjo përgjigje nuk më ka ardhur. Dhe unë lajmin e kam publikuar.
Krasta: Po të bëj një pyetje të fundit dhe pastaj të lë të lirë. Më kujtohet Saviano. Ai donte, e donte dhe e urrente faktin që prej shumë kohësh shoqërohet me një eskortë policore në jetën e tij të përditshme, një eskortë profesionale, pra e agjentëve për të mbrojtur jetën e tij. Por në këtë kuptim, dua të të pyes, ti sigurisht do të vazhdosh të bësh profesionin tënd, të punosh në profesionin tënd, pavarësisht rrethanave të reja që janë krijuar. Pyetja e parë. Pastaj, i shoqëruar nga një pikëpamje profesionale, dhe në fund, sipas teje, bazuar në analizën hetimore, informacionet që ke marrë deri tani, njohuritë e tua personale e kështu me radhë, a do të vijë apo mund të vijë një moment që e ashtuquajtura mafie shqiptare të marrë një formë edhe më kërcënuese, e lidhur me shtetin shqiptar të momentit dhe të rrisë pak forcën kundër ligjit, etj. Si e sheh ti këtë raport tëndin në të ardhmen me këtë problem të madh dhe të rëndësishëm mes dy vendeve tona mike?
Trochia: Le të nisim nga një fakt, sepse duhet të jemi të qartë. Unë i kam quajtur narkotrafikantët shqiptarë ‘të pathyeshëm’, jo vetëm sepse doja të jepja një titull libri, por sepse eksponenti më i rëndësishëm i kolonës romane, që quhet Arben Zogu, ndërsa ne po flasim, është i lirë. Është i lirë dhe është një nga eksponentët më të rëndësishëm të këtij bote kriminale. Subjekte të tjerë që unë i citoj në libër janë të lirë.
Po presim nga Dubai ekstradimin e Dorian Piku, ekstradimin e Altin Sinomatit, që në këtë moment janë ende atje dhe të subjekteve të tjera, ashtu si kolona romane e Zogut ka shumë subjekte të tjera të lira, janë të lirë në Romë, të lirë për të vepruar. Po flasim për një kolonë, për një nga kolonat për të cilat unë flas.
Dëshira për pushtet, për para, aftësia korruptive për të kontaminuar sektorë publikë, administrativë të kriminalitetit shqiptar, kjo aftësi është e jashtëzakonshme. Nuk ka prioritete të tjera për një qeveri, nuk ka prioritete të tjera përveç luftës së ashpër kundër mafies shqiptare, dhe këtë e kam kuptuar duke intervistuar një ish-magjistrat, Mandoi, i cili kritikon qeverinë shqiptare dhe thotë se ligji për konfiskimin nuk është i përshtatshëm për të luftuar nivelin e kriminalitetit që ka arritur në Shqipëri krimi.
Dhe siç më ka treguar një bashkëpunëtor drejtësie, që dikur ishte vrasës, ku nuk arrin pushka, ku nuk arrin kallashnikovi, arrijnë paratë. Aftësia e mafies shqiptare është të korruptojë si element qendror, sepse ka sasi të mëdha parash që vijnë nga narkotrafiku. Nuk ka prioritete të tjera, janë lojtarë ndërkombëtarë.
Nuk ka prioritet tjetër për një qeveri përveç luftës kundër mafies shqiptare dhe kundër nivelit shumë të lartë të korrupsionit që natyrisht i heq qytetarëve, i heq komunitetit dhe ia jep disa subjekteve të lidhura me krimin. Kjo është përgjigjja për pyetjen e dytë. Për të parën, unë do të vazhdoj të bëj profesionin tim.
Sigurisht, është e qartë që gjithçka bëhet më e komplikuar, është e pashmangshme, edhe vetëm në organizimin e jetës së përditshme. Unë gjithmonë kam thënë se ne jemi zgjedhjet që bëjmë, nuk jemi pasojat tona, por jemi zgjedhjet tona. Edhe pse ndonjëherë pasojat janë ndërhyrëse në jetën tonë të përditshme.
Unë do të vazhdoj të bëj gazetarin, kam nisur nga Campania, që është një tokë e madhe, dhe tani punoj për gjigantë që për mua janë simbole, si Giancarlo Siani. Ditët e fundit ishte përvjetori i 48-të i vrasjes së këtij gazetari intelektual nga mafia siciliane.
Unë mendoj se ne kemi detyrimin, ne që bëjmë këtë profesion, ta bëjmë sa më mirë të jetë e mundur dhe kur kemi lajmet, t’i japim, t’i rrëfejmë edhe hijet, kontradiktat, dhe të denoncojmë sistemet kriminale dhe të pushtetit.
Krasta: Nelo, të falënderoj shumë, të jam shumë mirënjohës që fole me mua. Faleminderit shumë këtë mbrëmje, faleminderit shumë.
Trochia: Faleminderit, dhe një përshëndetje e ngrohtë për të gjithë ju dhe një përqafim për Shqipërinë, një tokë që e dua shumë.


**** “MINISHENGENI” – NJE SHPETIM I SERBISE NGA TAKSA REZULTATDHENESE 100% E DARDANISE ****
Zoti Rama leri sulmet prej narkomani e te nje semuri mendor, dhe shpifjet alla-Beograd kunder Heroit dhe Komandantit te Frontit te Luftes se Kosoves, Z. Haradinaj.
Do ta hedhesh edhe ne gjygj Z. Haradinaj, qe te behesh gazi i botes dhe te te marrin tere mediat Serbe me dashuri per ate qe do besh.
Rusia do te te doje edhe me shume pervec te tjerave.
“Mbrojtja me e mire nuk eshte Sulmi”, ne rastin tend.
Te besh nje hap te tille, per te futur percarje midis Shqiperise dhe Dardanise (Kosoves) – me siguri Serbia do te te akordoje medaljen Serbe “Per Merita te Vecanta” – sepse kete sherbim percares qe po ben ti as Serbia e as Rusia nuk ja kane dale dot deri me tani ta arrijne vete me forcat e tyre.
Ti ne fakt duhet ti kerkosh falje publike Zotit Haradinaj per ato presione te ulta dhe me spond qe i ke bere gjate gjithe kohes dhe ne sy te perfaqesuesve te tjere nderkombetare (per ta ulur ate ne sy te te tjereve) lidhur me taksen plotesisht legjitime dhe funksionale 100% ndaj mallrave dumping te Serbise – duke u hequr si me i mencur se qeveritaret Dardane (Kosovare).
Dhe jo te hidhesh ne “sulm” duke i bere “derrllik (bullizem)” Zotit Haradinaj, me kercenim se do ta hedhesh ne gjygj.
Por, si duket, nuk e ke njohur si duhet Shqiptarin, trimin, te mencurin dhe burrin e Kosoves Zotin Haradinaj.
Ai ka kaluar gjygje edhe me te tmerrshme (si ai i Hages disa here), dhe me akuza e shpifje edhe me te sterholluara te Beogradit dhe miqve te tij, po gjithmone ka dale fitimtar.
Se edhe po te besh marrezine ta hedhesh ne gjygj, qe mendon se do dalesh i fituar (me siguri mediat Serbe do pushtojne sallen e gjygjit per te te dhene kurajo), do ta shohim si do te perfundosh nga ai gjygj, si Humbes i mjere.
Dhe ne histori, kur te flitet per Komandantin dhe Heroin Legjendar Zotin Haradinaj, kur te permendet heroika e tij ne mbrojtje te popullit Shqiptar neper procese ligjore e gjygjesore ne bote, do te permenden:
1. gjygjet e Hages (te nxitura nga Beogradi dhe ndihmesit e miqte tij),
2. gjygji i famekeqit, gabelit Rama ne Dardani, ku mediat Serbe dhe Serbia moren nje frymemarrje te re kunder interesave Shqiptare ne Ilirikum (Ballkan) e me gjere.
Dhe shihet qarte, se doreheqja fisnike e Z. Haradinaj, nuk te ka ardhur per mire, se e shikon si karshillek per veten qe je ngulur ne ate zyre tek kryeministria ne Tirane (qe e ke kthyer ne gazin e botes dhe te qeveritarve te huaj qe i fton atje – duket si dhome kopshti per femije me ca pulla neper mure) dhe nuk e njeh konceptin e doreheqjes as nga larg, pale ta mendosh, me gjithe brockullat e gjemat qe i ke bere deri tani Shqiperise.
Zoti Haradinaj tha te verteten para publikut Shqiptar, dhe nxorri hapur skemat e Vucic-it, tuajat dhe te Thaci-t.
Ju zoteri, thoni se i dolet krah Z. Macron, per gjoja nje propozim qe vika “nje here ne jete”: dmth ate qe tha Macron-i qe Kosova te pezulloje taksen 100% per 4 muaj, Serbia te pezulloje fushaten anti-Shqiptare per zhberjen e njohjeve nderkombetare, dhe Macron-i do te bente “cudine” ne bisedime per keto 4-muaj.
Por Zoteri Rama, qe atehere (ne Berlin) i kishe bere hesapet pa hanxhine, dhe nuk flisje nga logjika, por fliste droga, parate e Serbise, coroditja mendore e koketrashesia tek ty.
Zoti Haradinaj, qe ta dish, ka formim arsimor Anglo-Sakson (me Master nga Universiteti Amerikan ne Kosove), dhe i nuhat gjerat qe prej se largu, se ka menyren e te menduarit Perendimor Shqiptar me formim Anglo-Sakson.
Nje nga aftesite qe merr nje person i arsimuar ne sistemin universitar Anglo-Sakson, eshte se ai person performon po aq mire (mos edhe me mire) NEN PRESION/TRYSNI te cfaredollojshem, sa edhe kur eshte ne kushte normale (pra jo nen nje trysni/presion).
Dhe Zoti Haradinaj e konfirmoi kete aftesi ne Berlin dhe ne situata te tjera.
Ai Macron-i qe ti i besoje aq shume ne Berlin, me propozimin e tij gjoja “neutral” per te ri-filluar bisedimet me Serbine, ishte per Zotin Haradinaj njefare “mashtruesi” politik i rradhes per Kosoven.
Dhe te kundershtosh me argumente e integritet edhe miqte e tu nderkombetare kur eshte nevoja, nuk eshte gabim Zoti Rama, por eshte mbrojtje me dinjitet i interesave kombetare.
Miqte te duan dhe te respektojne edhe me shume kur vepron keshtu, sesa kur i thua “urdhero si urdhero” cdo here.
Shembull per kete eshte Izraeli, qe e kundershton SHBA-ne edhe ne OKB e forume te tjera nderkombetare, per shume ceshtje kur vjen puna per interesat e veta ne Lindjen e Mesme.
E bile shume here SHBA e “keshillon” apo e “kundershton” publikisht ne OKB e forume te tjera Izraelin per ceshtje te ndryshme ne Lindjen e Mesme.
Por ne fund te dites Izraeli e SHBA mbeten miqte me te mire, e Izraeli merr rreth $3 billion ne vit ndihma ushtarake e ekonomike nga SHBA. E SHBA e di qe e ka Izraelin partnerin me te besueshem ne Lindjen e mesme.
Pse e pengonte Serbine taksa 100% per te rifilluar bisedimet me Dardanine?!
Jo se pengonte aspak, perkundrazi duhet te ishte nxitje qe te ndalonte veprimet e metejshme anti-Shqiptare, te dilte nga kompleksi i madheshtise I shekullit te 17-te, se Serbia eshte mbi Kosoven e mund ti imponoje cfare te doje, mjafton te gjeje ca tipa si Macron-n apo Rama, dhe Shqiptaret perkulen e bien menjehere nen peshen e presionit.
Dhe erdhi koha dhe ti e provove shijen e Macron-it shume shpejt, dhe ngele i hutuar, e mendja jote nuk mund ta bluante ate qe po ndodhte.
Ti papritur e shikove dhe e ndjeve veten si jashte kohe, e prapa kohe, si dikush qe e ka humbur fare kontaktin me kohen reale.
Te erdhi si bombe qe Macron-i ishte kryesori qe kundershtoi fillimin e negociatave te Komunitetit Europian me Shqiperine.
Te erdhi cudi dhe si bombe ty, se ti i bere nje nder te madh Macron-it duke i dale krah ne Berlin, pra duke ulur Z. Haradinaj perpara tij e Merkel-it, pra duke i bere presion Z. Haradinaj te pezullonte taksen 100% kundra Serbise.
Po ashtu te erdhi si rrufe ne qiell te hapur ty Z. Rama, qe Macron-i ishte kryesori qe kundershtoi hapjen e negociatave me Shqiperine.
Se ti me mendjeshkurtesine tende, mendoje qe meqe di ca Frengjisht, ke pire edhe kafe disa here me Macron-in, ke ngrene e disa darka e dreka me te, keni shkembyer edhe shaka ne menyre spontane, “mendon” se e njeh edhe personalisht, i ke shkuar ne takime me poture citjane brekushe shallvare e atlete te bardha per tu dukur “modern” e jo ne “korniza kostumesh zyrtare” , i ke dhuruar edhe disa piktura tuajat, te ka ftuar edhe ne pallatin presidencial Elize, te ka “dhene” edhe nje steme “Kalores Legjionar Nderi” qe ti e ve ne kostum cdo here, e ai te ka thene e premtuar se nese Shqiperia ben kete e ate, Franca do te jete pro hapjes se negociatave.
Por me ne fund e pe si ta la dopio gjashten me lezet ne dore, dhe te la me gisht ne goje.
Epo mire, kete kishte paramenduar edhe Zoti Haradinaj, kur nuk ra ne “gracken” Macron te bere nga Serbia e Rusia ne Berlin.
Ai ishte me largpames se ty Zoti Rama.
Edhe opinioni publik Shqiptar, ne me te shumten e tij, mendon po keshtu, se ai propozim i Macron-it edhe po te pranohej, nuk do te prodhonte asgje ne fund te dites.
Por Serbia do te fitonte pezullimin e takses dhe vershimin rishtas te mallrave dumping ne Kosove.
Pastaj Haga (nga ana tjeter dhe qetesisht, papritmas e nen rrogoz) do ti dergonte ne mes rruges se bisedimeve 4-mujore nje thirrje Zotit Haradinaj per tu paraqitur atje serish (gje qe ne fakt ja beri).
Dhe keshtu me ikjen me doreheqje te Haradinajt (qe ai ne fakt e beri, por tani ne kushte krejt te tjera – jo ne gracke), sistemi politik ne Kosove do te shkonte ne amulli dhe zgjedhje te reja, dhe pezullimi i takses do te behej permanent, dhe Serbia fitonte ne finish.
Dardania perseri me gisht ne goje do mbetej. E Macron-i do te lante duart si Pilati, “se e thirri Haga Haradinajn”, “nuk kam faj une, u perpoqa per te miren e te dy paleve”.
Po ku ti kap mendja jote neo-komuniste dhe e droguar keto kombinime te politikes analitike Zoti Rama.
Ti as qe e njeh c’eshte politika analitike.
Ashtu sic nuk prodhoi asgje, dhe shtrengimi me kunderpeshe (“blackmail”) qe ju be Dardanise, me demarkacionin me Malin e Zi, ku Franca dhe Komisioni Europian i “premtoi solemnisht e boterisht” Dardanise qe nese ben demarkacionin me Malin e Zi, ne do tu japim liberalizimin e vizave.
Demarkacioni u be, dhe liberalizimi i vizave nuk be, me justifikime pothuaj diletante nga Komisioni Europian e Franca.
Po edhe ketu shkelqen largpamesia e Zotit Haradinaj.
Ai ka futur nje klauzole ne marreveshjen e demarkacionit me Malin E Zi, qe lejon hapjen e ri-konsiderimin e kesaj ceshtje ne nje kohe te mevonshme, pasi te jete studiuar nje raport voluminoz qe i eshte bashkangjitur kesaj marreveshje demarkacioni, mbi te drejten e kufirit ne Cakorre per Dardanine.
Pra te drejten per ti kthyer Dardanise ato mijera hektare te humbura me demarkacionin e tanishem me Malin e Zi.
Prandaj Z. Rama, jep doreheqjen dhe vere veten ne dispozicion te drejtesise ne Shqiperi, se sikur vjen edhe era korrupsion zoteria jote.
Mos mendo Z. Rama, se ti duke u shitur tek fqinjet anti-Shqiptare si Serbia me ca “mini-shengene” qe mbajne ere te qelbur qe nga larg dhe qe i sherbejne vetem Serbise per ta nxjerre ate nga izolimi nderkombetar, e per te zhvleftesuar taksen legjitime 100% te Dardanise (e per te demtuar Dardanine ne arenen nderkombetare), ti do te mbash pushtetin qe e ke marre me “votat” e krimit te organizuar e Mafias neo-komuniste, e do ti shpetosh ndjekjes ligjore nga SPAK-u, per korrupsion, krim te organizuar, dhe per drejtim te nje organizate kriminale te strukturuar.
Shkruar nga:
Mendimtaret e Rinj te Tivarit, Tiranes, Janines, Shkupit e Prishtines – Tirane, Dhjetor 2019 ==========================================================================