Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e konsideroi procesin zgjedhor si “votime” dhe jo zgjedhje. Ai tha se zgjedhjet u ndikuan nga krimi i organizuar dhe nuk kanë përmbushur asnjë standard për t’u konsideruar të lira.
“Nëse flasim për këto votime shkërdhatë, pa folur për Troplinët, Suel Çelën dhe Bajrat, atëherë nuk themi të vërtetën”, deklaroi analisti.
Bushati tha se zgjedhjet u certifikuan nga SPAK, me atë të task forcës që u ndërtua, ndërkohë që e quajti këtë institucion “bandë”.
Ndërkohë gjatë bisedës ai pati një debat të ashpër me shkrimtarin Preç Zogaj që ishte aty siç duket të mbronte këtë masakër elektorale. Bushati tha se shqiptarët, një mut kanë votuar dhe ty, i tha ai Zogajt, të të vijë turp që i mbron.
Debati:
Bushati: Akuzohen nga opozita që kanë vjedhë zgjedhjet. Dhe këta njerëz të njëjtët…
Zogaj: Në burg…
Bushati: Po, por pasi vodhën zgjedhjet. Se edhe Çyrbja shkoi në burg por pasi shkoi si njeriu i bandave në listën e PS dhe deputet i PS. Në qoftë se dy banditë në Elbasan të caktojnë atë gocën që të vendosë gjithë lejet e ndërtimit të Shqipërisë…
Zogaj: Këtë të bandave mbaje për vete, mund ta fusësh në xhep ti. Nuk kam ndejtë kurrë më banda, kurrë në jetën time.
Bushati: Aq me keq që po i mbron sot. Në qoftë se i mbron sot aq me keq.
Zogaj: Po mbroj votuesit që kanë ushtruar të drejtën e votës
Bushati: Kanë ushtruar një mut Preç, se nuk i kanë lënë. Nuk i kanë lënë votuesit. Sepse intelektualisht duhet të të vijë ty turp kur shef raste të tëra që njerëzve ju jepen lekë dhe ju merret vota dhe nuk ndërhyn SPAK, nuk ndërhyn policia, gjykata. Atëherë ky quhet mashtrim intelektualisht në rastin me të mirë.
Zogaj: Të dëgjoj unë fiksin si puna jote…
Bushati : Këto janë fakte….
Zogaj : Banda, banda….ti po ofendon
Bushati: Këtu ka pallavër….