VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

VIDEO- Berisha: Basha duhej të dorëhiqej, theu çdo rregull dhe ligj me këtë vendim

By | September 9, 2021
blank

Komentet

blank

Kosova i ofron SHBA-së mundësinë e krijimit të një baze të përhershme ushtarake

RFE/RL

Kosova i ka ofruar mundësinë Shteteve të Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.

Ky propozim, në emër të Qeverisë së Kosovës, është dhënë nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, i cili në Pentagon zhvilloi takim me nënsekretarin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl.


Sipas një njoftimi për media, ministri Mehaj ka thënë se krijimi i një baze të tillë do t’i kontribuonte “shumë paqes dhe stabilitetit rajonal në Ballkan”.

Kampi Bondsteel në Ferizaj është kampi më i madh ushtarak që SHBA-ja ka në Kosovë.

Ndërkaq, nënsekretari Kahl, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ka rikonfirmuar përkrahjen e SHBA-së për Kosovën drejt integrimeve euroatlantike, “duke theksuar se vizioni i presidentit amerikan, Joe Biden për integrimin e Ballkanit Perëndimor, në BE, mbetet në agjendën prioritare”.

Po ashtu, Mehaj dhe Kahl kanë biseduar edhe për punën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, teksa nënsekretari Kahl ka premtuar se përkrahja e shtetit të tij për FSK-në do të jetë e vazhdueshme.

Të dy e kanë vlerësuar lart partneritetin në misionin e parë paqeruajtës të FSK-së në Kuvajt dhe pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjen e forcave të NATO-s “Defender- Europe’21”.

Kosova, në bashkëpunim me forcat amerikane, dërgoi në mars në Kuvajt një kontingjent të FSK-së, që është misioni i parë jashtë vendit i kësaj force.

blank

Qytetarët një orë mes shiut e të ftohtit kundër rritjes së çmimeve, paralajmërojnë sërish protestë në Tiranë

Ka përfunduar protesta përballë kryeministrisë. Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarët u bënë bashkë për të kërkuar uljen e produkteve të shportës, naftës dhe gazit.

Adriatik Lapaj, një nga personat që ka bërë thirrje në rrjete sociale për protestën, tha se një sukses të parë e kanë, pasi kryeministri lajmëroi se nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla.

Ai shtoi më tej, se do të jenë në sheshe deri sa të dëgjohen kërkesat e tyre.

“Kryeministri reflektoi për energjinë elektrike, por kjo nuk mjafton. Sot jemi dhe për çmimin e bukës, ushqimit të shportës, karburanteve, por edhe për të ngritur zërin për meritokraci, për drejtësi sociale dhe për të kërkuar që në këtë vend të marrë fund tranzicioni i stërzgjatur ku ndahen në dy kampe shqiptarët. Çdo qytetar që e ndjen se duhet të protestojë, le ta bëj atë. Misioni që duhet të kemi është që qytetarët të reagojnë për veten e tyre.

Nuk themi dot se sa sukses do të ketë kjo, por një sukses të parë e kemi, energjia elektrike nuk do të rritet për familjarët dhe bizneset. Se sa sukses do të ketë, nuk e di, por në dorë kam përpjekjen time të sinqertë. Qytetarët marrin këtë mësim të madh dhe politika t’i vendosë gishtin kokës”, tha Lapaj.

Në mesin e protestuesve ishte dhe aktori i humorit Florian Binaj. Ai i bëri thirrje të gjithëve që të bashkohen në shesh, sepse kauza që ata po mbrojnë është e të gjithëve.

“Eja protesto. I bëj thirrje artistëve, eja protestoni për qytetarët sepse s’iu biejnë ndjekësit në Instagram. Të gjithë e duam Shqipërinë si Evropa, po vetëm naftën kemi si Evropa. Hajde të mblidhemi të bëjmë këtë vend dhe të mos ecim të gjithë me atë shprehjen ‘shyqyr na dhjeu zogu të na ecë mbarë’”, tha Binaj.

Aktivisti, Ervin Goci, tha se duhet të dalin çdo ditë në shesh e të protestojnë, derisa problematika të zgjidhet.

“Ne kuptojmë që duhet të ketë një ditë dhe datë, por protesta do të vazhdojë, me intensitet, do të vazhdojë çdo ditë sepse protesta është i vetmi mjet që ne kemi, të cilin na kanë lënë dhe ne mund të themi fjalën tonë. Po të shohësh me kujdes, dritaret e kryeministrisë janë të mbyllura dhe kjo tregon që s’duan të na dëgjojnë. Problemi është që kriza nuk është prodhuar në Milano, në Londër, por është këtu brenda. Le ta marrim sikur do të kemi energji. Kryeministri e tha këtë, por problemi është që biznesi, një pjesë e popullsisë do e paguajë më shpejt. Nuk është e vërtetë që do të rritet për ata dhe s’do të rritet për Ne.

Ne po bëjmë luftë sepse kjo është krizë. Ne kërkojmë transparencë, ku janë kompanitë publike sot? Kompanitë publike kanë tre vite pa shpallur bilancet. Pse ata kanë harxhuar javët e fundit 500 mln lekë për larje xhamash për makinat. Duhet transparencë, masa emergjente. Këtu nuk jemi leksion dhe s’jemi për hyrje dhe dalje, por duhet të protestojmë sepse situata është rëndë. Nëse nuk ndërgjegjësohemi do e mbajmë mbi kurriz këtë për vite”, tha Goci.

Një tjetër protestues, tha se shqiptarët janë bërë bashkë për të drejtat e tyre dhe do të protestojnë
derisa të normalizohet situata e çmimeve.

“Janë dhe kushtet atmosferike që kanë ndikuar, por plur është dhe herët. Shpresoj që të bashkohen. Një ndër pikat që mendojmë që u reflektua është çmimi i energjisë elektrike. Ne protestojmë për ushqimet e shportës që janë rritur të gjitha.

Për nivelin e çmimit të karburanteve. Këto janë pikat kryesore që ndikojnë në jetën e çdo shqiptari. Ja kur jemi sot në orën 17:00 dhe këto do të vijojnë deri në atë pikë, kur do të plotësohen pikat tona”, tha protestuesi.

Një tjetër i pranishëm në shesh, listoi tre kërkesat e tyre. Ai tha se e para ka të bëjë me uljen e çmimit të ushqimeve, energjisë dhe naftën e gazin natyror. Ai kërkoi nga qeveria që të hiqet TVSH-ja 20% për produktet e shportës, pasi është më e larta në rajon dhe dëmton xhepin e shqiptarëve.

“Ne kishim tre kërkesa. Një kishte të bënte me ushqimet, energjinë, naftën dhe gazin. Kryeministri reflektoi për pikën e dytë, por nuk ka thënë asgjë për ushqimet tjera që janë rritur, buka, qumështi dhe veza. Maqedonia e ka 5% taksën për ushqimet, Kosova 10% dhe vetëm ne e kemi 20%. Duhet të reflektojnë në këtë drejtim”, përfundoi protestuesi.

blank

(Video) Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane takohet me Senatorin Bob Menendez

Senatori Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin e SHBA-ve, është njeriu të cilit i raporton edhe Sekretari i Shtetit Blinken!
Ai flet për kauzën tonë me sinqeritet dhe dashamirësi, dhe direkt si rezultat i punës së Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane! Kosovën nga “zajednica” e “ndarja” mund ta shpëtojë veç Amerika! E Amerikën me Kosovën e ka mishëru dhe e ndërlidhë më shumë e më fort se gjithëkush tjetër vec Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane nën udhëheqjen e Joe DioGuardit e Shirley Cloyes. Kur liderë kongresionalë si Menendez besojnë dhe përkrahin kauzën tonë, ne fitojmë! Kështu fituam luftën kur kishim Senatorët McCain e Biden që përkrahnin intervenimin ushtarak amerikan në Kosovë; kështu fituam pavarësinë kur kishim Kongresistët Lantos e Hyde që nuk ndaleshin duke i bërë presion Shtëpisë së Bardhë deri sa Presidenti Bush tha “mjaft është mjaft, Kosova do jetë e pavarur!” Ka edhe shumë burra e gra në Capitol Hill që kanë qenë e janë gardianë të kauzës sonë të drejtë–krejt kjo fjalë Ligës Qytetare, DioGuardit, dhe mërgatës sonë në SHBA që përkrahën lobin tonë tash e mbi tri dekada rresht! Faton Bislimi
Më poshtë po ju sjellim mesazhin e Presidentit të LQSHA Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështjet e Ballkanit

Të nderuar miq e përkrahës,

Më 26 shtator, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbajti një takim të rendësishëm në Mahwah, New Jersey, me Senatorin Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit. Pjesëmarrësit e shumtë në këtë takim ishin të impresionuar me substancën e prezentimit mbi cështjet më me rendësi për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, dhe Camëri. Senatori Menendez ishte i po të njejtit mendim me udhëheqësit dhe përkrahësit e Ligës Qytetare në lidhje me atë se cka është me interes për SHBA-të dhe Evropën në konfliktin e pazgjidhur në mes të Serbisë dhe Kosovës, ndërhyrjen e Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, dhe përplasjen në mes regjimeve demokratike dhe atyre autoritariane në botë.

Ju lutemi, klikoni këtu për të pare një video të shkurtër nga kjo ngjarje në të cilën janë përfshirë fjalët hyrëse të Kryetarit të LQSHA-së Joe DioGuardi dhe këshilltarës për Cështje të Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi, si dhe fjala kryesore e Senatorit Menendez. Më vonë gjatë javës, do t’ju përcjellim edhe një video tjetër që mbulon pjesën e diskutimti të hapur me pyetje e përgjigje nga ky takim.

Kjo ngjarje jashtëzakonisht e suksesshme me Senatorin Menendez ishte vetëmse vazhdimësi e punës që Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e ka bërë për mbi tridhjetë vitet e shkuara për të ndikuar tek Senati dhe Kongresi Amerikan, respektivisht tek Komitetet për Punë të Jashtme, për të sjellë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në Evropën juglindore. Refuzimi i vazhdueshëm i Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës e bënë imperative vazhdimin e punës së Ligës Qytetare me liderët kongresionalë. Andaj, ju lutem vazhdoni të përkrahni Ligën Qytetare dhe kërkoni nga miqët e familjarët tuaj ta bëjnë një gjë të tillë duke u bërë anëtarë të Ligës përmes linkun të dhënë më poshtë.

Gjithe te mirat,

blank                                   blank
Shirley Cloyes DioGuardi                        Joe DioGuardi
Këshilltare për Çështjet e Ballkanit          Presidenti

 

blank

Protestë para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të energjisë dhe produkteve të shportës

Qindra qytetarë kanë dalë pasditen e sotme në protestë, kundër rritjes së çmimit të energjisë, por edhe rritjes së çmimit të produkteve të tjera në vend, duke nisur nga buka.

Qytetarët kanë organizuar pasditen e sotme një protestë të thirrur në rrjetet sociale, pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi krizën e re dhe rritjen e çmimit të energjisë. Me pankarta në duar qytetarët kundërshtojnë këtë duke kërkuar uljen e çmimeve të produkteve të shportës përfshirë edhe atë të ilaçeve.

“Edhe buka edhe uji edhe të gjitha. Jam i sëmurë dhe ilaçet jo që nuk na i japin por duhet të paguajmë, pa asnjë rimbursim. I kanë shtrenjtuar çmimet e ilaçeve. I kanë ngritur çmimet në maksimum”, thotë një qytetar.

“Është rrit buka. Ku janë pensionet? Sa do i rrisi qeveria çmimet? Ministri nuk e kishte problem fare që ishin rrit. Ishte shumë i lumtur. Lumturia vjen me lekët e drogës. Për çfarë u lumturove? Për rritjen e çmimeve? Poshte diktatura. Bandidë nuk janë shqiptarët që kapen me drogë por qeveritarët që i përdorin për punët e tyre”- tha një e moshuar.

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj i është bashkuar protestës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përballë Kryeministrisë, ku qytetarët kundërshtojnë paralajmërimin e qeverisë për rritje të çmimit të energjisë dhe të karburantit.

Ai theksoi se në këtë bulevard duhet të ishin më shumë qytetarë.

“Jemi të gjithë këtu për atë pabarazi. Kur është qeveria këtu? Jemi për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mundësi që të rrisin fëmijët. Bravo të gjithëve që jeni këtu. Dhe më shumë duhet të jemi. Nuk hamë të gjithë te Nusreti”, tha Binaj, ndërkohë që në dorë mbante një pankartë me mbishkrimin ‘Nusr-Edi jetesa’, shoqëruar me një fotomontazh ku shihej kryeministri Rama, të cilin e himiton shpesh herë në rolet e tij.

Gazetari Enton Abilekaj, në një intervistë në Syri Tv, live nga protesta përpara Kryeministrisë, foli për faktin se qeveria ka vendosur të rrisë çmimet së fundmi.

Abilekaj thekson se nuk ka krizë të mirfilltë, duke shtuar se qeveria kujdeset vetëm për oligarkët e vet.

“Energjia prodhohet këtu e pak eksportohet. Ne nuk kemi krizë të mirfilltë. Për mos të lejuar që të ndodhë kjo gjë, duhet të protestojmë. Qeveria ndihmon bizneset e mëdha.  Shqiptarët janë duke u grabitur dhe vjedhja është në kurriz të qytetarëve.

Sot ka pasur një trafik kafshëror e trafiku është krijuar nga Erjon Veliaj dhe miqtë e Edi Ramës. Nuk ka rëndësi se kush e ka organizuar protestën, edhe PD ta organizonte, fundja është demonstratë e qytetarëve”, deklaroi Abilekaj.

Protestës qytetare përpara Kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve i është bashkuar dhe eksperti i ekonomisë, Pano Soko. 

Ai u shpreh se qeveria e do popullin të varfër për ta kontrolluar, ndërsa shtoi se rritja e çmimeve po bëhet për të mbuluar vjedhjet.

“Çmimet i rrisin për të mbuluar vjedhjet e tyre. Duan të rrisin çmimin e energjisë sepse humbjet janë katastrofike dhe ku do t’i gjejnë lekët, duke na i marrë ne. Këta e vrasin mendjen për rritjen e ccmimeve për ushqimet, për vajin, ata s’e dinë fare, sepse ata nuk shkojnë në dyqan? Ky s’ka shkuar kurrë në dyqan që të ketë parë çmimet, asnjëherë, sepse ka qenë ministër, ka qenë kjryetar bashkie, është kryeministër. Këta i duan njerëzit të varfër që të t’i kontrollojnë, sepse po u bëtë të pasur, nuk ju kontrollojnë dot. prandaj duhet të bëhemi bashkë“, u shpreh Soko.

blank

VIDEO- Avioni sportiv në Kelmend, kryeplaku Vata: Në zonë nuk kultivohen bimë medicinale

Rikthehen avionët e kanabist në veri të vendit. Avioni i dyshimtë e pa shenja identifikuese u ul në orën 9 të mëngjesit dhe në tentativë për t’u ringritur pas 30 minutave u përplas me pishat. Piloti dhe një tjetër person i parë nga banorët e zonës kanë braktisur avionin. Zona e Kelmendit ku u rrëzua avioni ka qenë në fokus të policisë si hapësirë ku kultivohet kanabis

Nga Syri TV

Një avion i vogël bëri ulje të detyruar në zonën e Vërmoshit në Shkodër. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Avioni sportiv, dyshohet se ka pasur dy persona në bord, pilotin dhe pasagjerin. Të dy shtetasit ende nuk janë identifikuar, pasi siç raportuan burime nga banorë të zonës, menjëherë sapo avioni është ulur, një mjet fouristradë është afruar dhe ka marrë dy personat të cilët ndodheshin në avion.

Avioni nuk kishte shenja dalluese, madje gjurmët e tij nuk janë kapur as nga radari. Banorë të zonës raportuan se për herë të parë, avioni ishte parë të fluturonte në zonë rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm.

Dyshimet janë se avioni mund të përdorej nga bandat e trafikut të drogës. Por ky version nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga policia. Megjithatë brenda avionit u gjetën bimë, të cilat gjithashtu ende nuk janë identifikuar nëse janë narkotike apo medicinale.

Në një lidhje telefonike për Syri Telelvizion, Kryeplaku i fshatit Kelmend, Prek Vata deklaroi se nuk kishte dijeni nëse bëhej fjalë për trafik droge. Sipas tij, as versioni i transportit të bimëve medicinale nuk ka shumë bazë, pasi në zonë nuk ka kultivues të tyre.

Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Malsisë së Madhe, Tonin Marinaj u shpreh se piloti dhe pasagjeri u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. Edhe Marinaj nuk dha detaje nëse rënia e avionit lidhej me trafikun e drogës.

Ulja e këtij avioni në zonën e Kelmendit, rikthen dhe njëherë në kujtesë ngjarjet e disa viteve më parë, ku avioni sportiv u përdorën nga bandat e trafikut të drogës për transportin e kanabisit.

blank

Global Initiative Network: ‘Mafia shqiptare kontrollon shtetin’

Raporti i fundit i Global Initiative Network mbi indeksin e krimit dhe korrupsionit, godet rëndë Shqipërinë.

Raporti thekson se grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar në një masë të tillë, sa korruptojnë lehtësisht drejtuesit më të lartë të policisë dhe gjyqësorit.

Grupet kriminale shqiptare kanë qasje pragmatiste, duke shfrytëzuar çdo mundësi për përfitim. Ata janë shumë të dhunshëm, por bashkëpunojnë mirë me zyrtarët e korruptuar të policisë dhe gjyqësorit, si dhe me aktorë të huaj, veçanërisht me mafian siçiliane, si dhe me grupet kriminale turke.

Më tej, raporti i Global Initiative Network, thekson faktin se grupet kriminale në Shqipëri, kanë ndikim në politikë duke blerë vota dhe orientuar zgjedhjet, ndërsa politika dhe policia u ofron mbrojtje , madje dhe poste në administratën publike.

Grupet shqiptare bashkëpunojnë me aktorët politikë në vend dhe janë në gjendje të ndikojnë në zgjedhje duke orientuar votat në një drejtim ose në një tjetër. Aktorët e përfshirë në shtet shfaqen shumë në peizazhin kriminal të vendit. Raportohet se anëtarët e grupeve kriminale janë emëruar në pozicione piolitike në nivele të ndryshme brenda apartit shtetëror. Rrjetet kriminale janë ngulitur shumë në strukturat e nivelit lokal dhe rajonal, bashkëpunojnë me policinë dhe kanë mbrojtje politike.

Raporti tregon gjithashtu se grupet kriminale shqiptare kanë arritur të dominojnë tregun ndërkombëtar të drogave të forta, duke konkurruar tashmë me grupet kriminale europiane.

Shqipëria është një vend kyç tranzit për heroinën si dhe kokainën e trafikuar nga Amerika Latine. Grupet kriminale shqiptare gjithashtu luajnë rol qëndror në tregjet e heroinës dhe kokainës në Evropë. Grupet e stilit mafioz kanë krijuar shoqata me kartelet e Amerikës së Jugut dhe Ndrangheta, duke i lejuar ata të importojnë sasi të mëdha të kokainës me cilësi të lartë dhe me çmime konkurruese.

Raporti tregon gjithashtu se shteti është kapur nga krimi, ku organizatat kriminale jo vetëm që nuk luftohen nga institucionet, por përfitojnë tendera publik.

Kapja e shtetit ka zvogëluar aftësinë e shtetit për të luftuar krimin e organizuar. Në përgjithësi, Shqipëria ka një kuadër ligjor mjaft të fuqishëm për të adresuar krimin e organizuar. Megjithatë, zbatimi i këtij kuadri ligjor shpesh dështon.

Gjithashtu, raporti prek edhe disa tema të tjera, siç është pastrimi i parave të pista të krimit në sektor të ndryshëm të ekonomisë, si dhe kthimi i Shqipërisë në vend tranzit për emigrantët klandestinë, të cilët kërkojnë të shkojnë në vendet e bashkimit europian.

blank

Nis largimi i barrikadave në Jarinjë dhe Bërnjak

Krenare Cubolli, Arton Konushevci, Shkëlqim Hysenaj

Të shtunën, më 2 tetor, ka nisur zhbllokimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, në afërsi të këtyre dy pikave kufitare janë parë pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ekipet e Radios Evropa e Lirë në të dyja këto pika, kanë raportuar se serbët lokalë, të cilët kanë bllokuar rrugën tash e sa ditë, kanë ndezur kamionët e tyre dhe pritet të largohen nga këto hapësira.

Deri në orën 08:00, njëra korsi e rrugës në Jarinjë është liruar nga protestuesit. Ata kanë nisur t’i mbledhin gjësendet e tyre dhe pritet të largohen bashkë me kamionët.

Edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është gati për t’u larguar.

Këto dy pika kufitare janë bllokuar nga serbët lokalë prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.

Sipas vendimit, makinat me regjistrim të Serbisë, duhet të heqin këto targa në hyrje të Kosovës, dhe të marrin targa të përkohshme gjatë lëvizjes në Kosovë.

Këtë masë, Serbia e zbaton për makinat me regjistrim të Republikës së Kosovës tash e sa vjet.

KFOR-i në Jarinjë dhe Bërnjak 

KFOR-i në Jarinjë dhe Bërnjak

  • Arben Hoti
  • Ibrahim Berisha

Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë parë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. Më 2 tetor pritet të zhbllokohen këto dy pika kufitare, të cilat kanë qenë të mbushura me kamionë dhe mjete tjera, si shenjë pakënqësie e serbëve lokalë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për masë reciprocitetit në targat e makinave. Përmes një marrëveshjeje të arritur më 30 shtator mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian është paraprë zhbllokimi I pikave kufitare dhe një zgjidhje e përkohshme për targat.

Por, delegacionet e këtyre dy shteteve, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut.

Sipas marrëveshjes:

  • Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.
  • Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.
  • Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

blank

Infografikë

Pikat kufitare ku takohen Kosova dhe Serbia

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë shprehur të kënaqur me atë që kanë arritur delegacionet e tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të enjten, 30 shtator se tani fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet, ndërkaq presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë po atë ditë se për shtetin e tij “është e rëndësishme” që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu.

Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 1 tetor se Kosova është e gatshme të zbatojë marrëveshjen për targat.

“Kosova ka qenë e gatshme qysh moti. Kosova ka rreth 300 mijë stikersa (v.j. letra ngjitëse), kur po them 300 mijë stikersa po mendoj 300 mijë pako, për arsye se një pako i ka katër stikers, kaq sa nevojiten për secilën veturë për të mbuluar shenjat e shtetësisë dhe simbolet. Dhe këto mjaftojnë për të mbuluar qarkullimin gjashtëmujor ndërkufitar. Edhe marrëveshja e përkohshme ka një afat prej gjashtë muajsh, kështu që pala jonë është komplet e përgatitur”, ka thënë ai.

SHBA e BE mirëpritën marrëveshjen për shtensionim të situatës

I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas J.Giacobbe ka thënë të enjten se arritja e kësaj marrëveshjeje dëshmon se riangazhimi në dialog sjell përfitime për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë.

“Lajm i mirë nga Brukseli – një shembull sesi riangazhimi në dialog mund të ketë përfitime reale dhe të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët. Faleminderit i dërguari Lajçak për ndërmjetësimin dhe partnerëve në Kosovë dhe Serbi për vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për të negociuar”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter, më 30 shtator.

Ndërsa zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, i cili njëherësh është i dërguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Kosova ka pasur të drejtë të vendosë reciprocitetin, por Uashingtoni është befasuar me mënyrën e zbatimit të këtij vendimi.

“Kosova ka të drejtë në reciprocitet dhe kjo ka qenë e ditur. Por u zumë shumë në befasi me mënyrën e zbatimit. Por këtë e prisnim që të ndodhë në një moment. Jemi të lumtur që siguruam uljen e tensioneve”, ka thënë ai duke shtuar se duhet gjetur zgjidhje afatgjate për çështjen e targave.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell tha se pas kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia duhet t’i rikthehen dialogut për normalizimin e raporteve.

“Kosova dhe Serbia tani duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Borrell.

Zëdhënësja e NATO-s, ka thënë Oana Lungescu se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, “do të luajë rol themelor, për të siguruar zbatimin efektiv” të marrëveshjes.

Disa punonjës në institucionet e Serbisë, të cilat funksionojnë në Kosovë, kanë konfirmuar ditë më parë për Radion Evropa e Lirë se ata janë “të detyruar” që me radhë të marrin pjesë në bllokimin e pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Ata kanë deklaruar se autoritetet lokale po u kërkojnë ta bëjnë këtë gjë, por kanë kërkuar që identiteti i tyre të mos zbulohet.

Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, kryetarët e komunave janë nga Lista Serbe, partia kryesore e formuar me mbështetjen e Beogradit zyrtar më 2013.

Nga subjektet politike serbe, kjo parti është e vetmja e përfaqësuar në institucionet qendrore të Kosovës.

blank

‘Kam qarë për ty’- Mbyllet Foltorja e Shkodrës, shihni këto foto befasuese nga takimi

Mes entuziazmit të jashtëzakonshëm është mbyllur edhe Foltorja e Shkodrës.

Takimi nisi dhe u mbyll me një prani masive të njerëzve, që e ndoqën forumin jo vetëm në sallë, por edhe jashtë nga ekranet. Edhe pas mbarimit të takimit, qytetarët e shumtë nuk e lëshuan ish kryeministrin Sali Berisha që të largohej.

Një prej qytetarëve të pranishëm e ngriti sallën peshë pasi deklaroi se ka qarë kur ish-kryeministrin e përjashtuan nga PD.

“Unë vritem për ty,” tha qytetari i prekur, ndërsa salla e priti me brohoritje.

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

“Kur kam marrë vesh atë natë që të ka thënë nuk je në PD, kam qa si me qen fëmijë. Jam një ndër ata demokratë që akoma kam flamurin e PD. Prandaj mblidh Kuvendin Kombëtar. Dhe ta provojë Lulzim Basha nëse rri në selinë e Partisë Demokratike. Një ndër ata po ta bëj me be në fëmijë, do të vritem unë për ty. Se po ta them me shpirt. Më ka ardhur tre herë mikrobusi në shpi dhe kam bërë 30 ditë burg për këtë maskarenj. Për tradhtarin Lulzim Basha. Na thonin por nuk e besuam që është tradhtar. Thonim që e keni inat. Jam edhe ai personi që ke nxjerrë tek statusi Rama ik. Edhe bërtas përditë poshtë Edi Rama edhe me e dit që me vrasin. Jam demokrat dhe nuk jam shit e nuk jam ble kurrë. Vijnë njerëzit e bëjnë si me qen 100 kg.”  tha qytetari. 

blank

Berisha në Shkodër: Për Ramën veriu i Shqipërisë nuk ekziston

Teksa prisnin mbërritjen e ish-kryeministrit Sali Berisha pranë kinema ‘Milenium’, qytetarët shkodranë dhe mbështetës demokratë shprehen se mbështesin lëvizjen e liderit historik të PD. 

Për gazetarin e Syri Tv, Ermal Rizani, një qytetar shkodran u shpreh se Lulzim Basha është i larguar tashmë nga drejtimi i PD, ndërsa bëri thirrje që demokratët të bashkohen për të larguar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij i ka sjellë mjaft dëme vendit.

“Nuk është problem të heqësh Lulzim Bashën, se ai i hequr është dhe i mbaruar, por duhet hequr krimineli, hajduti dhe mashtruesi Edi Rama. E kuptoni kush na drejton sot, një palaço, një i pafytyrë që di vetëm të vjedhë. S’i ka bërë asnjhë të mirë këtij vendi në 8 vite. Basha është i mbaruar“, u shpreh ai.

Sali Berisha u prit me entuziazëm nga qytetarë dhe mbështetës në Bushat, po njësoj siç është pritur edhe në katër foltoret e para. Berisha nisi në 16 shtator në Tiranë ‘Foltoren’ me demokratët, pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, dhe vijoi më pas në Fier, Vlorë, Durrës dhe sot në bastionin e demokratëve, në kryeqendrën e veriut, Shkodër.

Ish-kryeministri Sali Berisha në “Foltoren” e mbajtur në Shkodër, deklaroi se për Ramën, veriu i Shqipërisë nuk ekziston.

Berisha thekson se Rama 18-fishoi tenderat sekretë dhe po ashtu arrestoi njerëz, vetëm pse nuk paguajnë dot energjinë elektrike.

“Rama i dha përparësi hegjemonisë serbe në Ballkan. Rama 18-fishoi tenderat sekrete. Rama nis mandatin e tretë se opozita kaloi nga dështimi në dështim. Nëse sot ai nis mandatin e tretë, përgjegjësitë bien mbi PD-në. PD nuk qe e zonja, nuk fitoi në asnjë nismë përpos se në dekriminalizim. Dua t’ju them që hiqni dorë nga marrëveshjet pa marrë mendimin e forumeve të PD.

Për Ramën, veriu i Shqipërisë nuk ekziston, se ka kryer arrestime njësoj si në vitet 1945-1946, për dritat, që në të gjithë botën janë çështje civile. Nuk mundesh që qytetarin ta lësh pa mundësi që të paguajë dot dritat dhe pastaj ta arrestosh pse nuk paguan për rrymën, kjo është absurde”, u shpreh Berisha.

Lideri historik i PD, Sali Berisha, deklaroi nga Shkodra se çdo marrëveshje e PD me PS duhet të kalojë përmes Këshillit Kombëtar.

“Opozita nuk fitoi në asnjë nismë përveç procesit të dekriminalizimit.

Po marrim një moment: keni dëgjuar që po bëjnë ndryshime kushtetuese. Po më thoni mua ju, nga cila marrëveshje me Edi Ramën ka fituar PD-ja?

Asnjërën prej tyre, të gjitha i ka fituar Edi Rama.

Ndaj unë dua t’u them hiqni dorë nga marrëveshjet pa miratim paraprak nga Këshilli Kombëtar i PD.

Partia ka forumet. Nga marrëveshja në marrëveshje kemi shkuar nga disfata në disfatë,” tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal në Foltoren e Shkodrës edhe te manipulimi i votave më 25 prill. Berisha tha se PD i humbi zgjedhjet, por nuk arriti të dokumentojë dhe ta ngrejë këtë problem te ndërkombëtarët.

“Kryetari harroi votën tuaj, harroi votën e qytetarëve dhe filloi të merrej me karrigen e tij. Më vend që të merrej me votën e qytetarëve, merrej me votën e tij.

Edi Rama na mori votën, pengu i tij na tradhtoi. Kapitulloi. Nuk mbrojti votën.

Në 2001-shin na ndodhi një gjë e tillë. Ne nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në klub Fatos Klosin duke shpërndarë një qese. Dhe unë i çoj fjalë që fotot do të dalin.

Ne ndërmorrëm me të drejtë një veprim ndërkombëtar në të gjitha institucionet. Arritëm që Parlamenti Europian të shprehet se parlamenti i Shqipërisë nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar. Arritëm që të vendosim Fatos Nanon nën sanksione.

Çfarë arritëm këtë herë? Zero. Asnjë ndryshim raporti.

Tani del e thotë se po krijoj një komision hetimor. Për çfarë? Ti duhet të shkoje në OSBE, në Këshillin e Europës, në Parlamentin Europian. Tani që ke filluar negociatat me të, po i bën furqe. Ky problem është fund e krye tradhti ndaj shqiptarëve,” tha Berisha.

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë kundër komisionit hetimor të propozuar nga opozita për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, të cilat ajo i quan një masakër elektorale.

Sipas Berisha, opozita duhet t’i denonconte parregullsitë e zgjedhjeve në institucionet dhe kancelaritë ndërkombëtare, ndërsa propozimin për komision parlamentar e konsideroi si lëvizje për të gënjyer njerëzit.

“Ish-kryetari i PD-së doli dhe foli për masakrën zgjedhore, personalisht ua them Edi Rama abuzoi me votën më shumë se 30 vite, por ua them prapë me bindjen më të thellë, zgjedhjet nuk i fitoi PD. Në darkën e 25 prillit, dolën sondazhe, çfarë tregonin, vetëm 19% e atyre që kishin votuar PD-në, kishin votuar Bashën. Ishim pa udhëheqje.
Të nesërmen më erdhi njeriu i tij më i afërt, më tha çfarë thua me këtë. I tregova videon në të cilën dilte se vetëm 19% e votuesve kanë votuar për kryetarin e partisë. I kisha thënë në mënyrë të përsëritur, mos e bazoni fushatën tek kryetari. Natyrisht ia thanë atij, që ai na tha se ky ishte shkaku dhe ai ishte shkaku. Pas kësaj zotëria deklaroi masakrën zgjedhore. E thirra i them shiko, është detyra më jetike që ne t’ua faktojmë komuniteti ndërkombëtar”.

“Tani del dhe thotë po krijoj komision hetimor. Po çfarë komisioni, për të gënjyer njerëzit? Për çfarë duhet? Ti duhet të shkojë në OSBE, BE, kancelari të thoje si i mori zgjedhjet. Tani që ke nisur negociatat me të po i bën furça atij. Ndaj ky fenomen është fund e krye tradhti ndaj jush dhe ndaj shqiptarëve. Në mbrojtje të peng-kryetarit është vërsulur propaganda e qeverisë. Përpiqen të paraqesin variante, por e vërteta është se pengu është i pashpresë”, deklaroi Berisha.

Gjatë foltores me demokratët e Shkodrës, ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar një episod të largët nga zgjedhjet e vitit 2001. Berisha thotë se 20 vite më parë një demokrat e kapi ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi duke i dorëzuar një qese të madhe një vëzhguesi, dhe i tha që po të hapte gojën në zgjedhje do t’i dilnin të gjitha fotot. Sipas Berishës, duke ndërmarrë veprime ndërkombëtare u arrit që të shprehej Parlamenti Evropian kundër qeverisë së Fatos Nanos.

“Në 2001 na ndodhi një gjë e tillë, nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në një klub Fatos Klosin duke dorëzuar një qese të madhe, një vëzhguesi, po edhe unë i çoj fjalë, i them, ose ti je agjent i Klosit ose i korruptuari i Klosit, po e çele gojën për këto zgjedhje ta dish mirë që të gjitha fotot do të dalin. Në fakt po. Dhe ndërmorëm me të drejtë një veprim ndërkombëtar me dokumenta. Çfarë arritëm? Arritëm që Parlamenti Europian të shprehej se Parlamenti i Shqipërisë nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar. U vunë sanksione ndaj Fatos Nanos”, tha Berisha.

Nga Foltorja e Shkodrës, Sali Berisha iu përgjigj interesimit të shumë qytetarëve se përse ai e solli Lulzim Bashën në krye të PD. Berisha e mohoi këtë gjë.

“Nuk e kam sjellë unë. Unë dhashë dorëheqjen. Humba zgjedhjet, i thashë vetes sime, shqiptarët zgjodhën një kontratë tjetër, jo kontratën që paraqita unë. Tani hape rrugën të vijnë të tjerë. Unë e mbylla kapitullin tim.

Atë verë, pas 26 qershorit janë paraqitur vetëm dy vetë për të kandiduar, Lulzim Basha dhe i ndjeri Sokol Olldashi. Nuk i kam kërkuar në mënyrë absolute që të kandidojë askujt. Ai fitoi garën për faktin se ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kishte këtë avantazh,” tha Berisha.

“Përgjegjësia ime qëndron në mbështetjen publike që i kam dhënë atij. Nuk e mohoj këtë. Në zyrën time, Lulzim Bashës i kam thënë çdo gjë që keni pasur ju, mosaprovimet tuaja. Pa hezitim. I kam kërkuar dorëheqje në vitin 2017, më tha nuk e jap,” tha Berisha.

Sipas tij, PD duhet t’i rikthehet profilit të saj si parti konservatore.

“Ka një filozofi kjo parti. Dhe kjo parti ka dinjitetin njerëzor, dinjitetin kombëtar. Kjo parti u gjend në një moment të paimagjinueshëm. Kur u kërkua që një anëtar i saj të mos hyjë në parlament. Kryetar mori vendim pa pyetur asnjë forum. Faktikisht kryetari shkelmoi sovranitetin e partisë. Sovraniteti është që të shprehësh lirshëm mendimet tua dhe t’i çosh në votim ato. Askush nuk mund të të diktojë ty. Një parti që nuk është sovrane nuk fiton kurrë zgjedhjet. Dinjiteti njerëzor është dinjitet. Por nëse na nëpërkëmb në këtë mënyrë, faktikisht ke shpallur armiqësi, sepse njerëzit e lirë nuk e durojnë këtë kurrë”.

“Nga lufta largohet veç ai largohet”, deklaroi lideri historik demokrat Sali Berisha nga Shkodra, ku u prit me brohoritje.

“Vendosa të kthehem, të vazhdoj me fuqi të shumëfishuar mbrojtjen e interesit publik, mbrojtjen e interesit kombëtar. Ky ishte një motiv po kaq i madh, po kaq i rëndësishëm për të bërë gjithçka bashkë me ju, për të ngritur në këmbë PD-në, për ta çuar atë drejt fitores,” tha Berisha.

“Ju garantoj se do të bëjmë gjithçka së bashku. Së pari, që ju të zgjidhni njerëzit që u besoni më shumë. Do bëjmë gjithçka që vota juaj të dalë në dritën e diellit. Të mos lozë kush me votën tuaj.

Kur Lulzim Basha kandidoi për kryetar bashkie, doli problemi i votave të hedhura gabim në kutitë e tjera. Por ato në çdo kod ndërkombëtar ato janë pranuar si vota të vlefshme. Më erdhën një përfaqësi e lartë e më thanë të ndërpresim numërimin. U thashë se kur shqiptarët të mos mund të numërojnë votën e tyre, nuk ka më pavarësi. Të paktën sa të jem unë këtu, u thashë. Do numërojnë votat me pesë kamera. Dhe të dalë kush të thotë se njëra është e pavlefshme. Votat u numëruan dhe nuk më shkoi mendja që të luaja me votën e lirë.

Prandaj do kthej votën e lirë. Do hapemi me emigracionin dhe diasporën. Do strukturohemi me shtyllat tona pa asnjë diskutim. Në piedestal të përndjekurit, pronarët dhe të gjitha vlerat tjera të shoqërisë. Do ngrihemi në këmbë dhe do ecim të sigurt të fitores.

Lumenjtë e gënjeshtrave të Edi Ramës do i shkrijmë si brymën para diellit. Do të ngjallim shpresë në çdo zemër dhe vatër shqiptare. Por kjo kërkon nga të gjithë që t’i themi vetes çdo ditë: të ndryshojë, të ndryshojë, të ndryshojë.

Fillimi ynë i ri është rruga drejt fitores,” tha Berisha.

 

blank

SUZANA GËRVALLA – NJË JETË E TËRË E JETUAR SË BASHKU (video)

Sot, së bashku me nxënësit e shkollës “Jusuf Gërvalla” do ta kujtojmë në Dubovik Jusufin në 76-vjetorin e tij të lindjes.
I falënderoj shumë të gjithë miqtë dhe familjarët, të cilët me dekada na qëndruan pranë, në ditë të mira dhe të rënda. I falënderoj të gjithë ata që përgjatë këtyre viteve nuk reshtën asnjë herë së ndari me ne kujtimet e tyre për Jusufin, duke na e mbushur zbrazëtinë e shkaktuar nga mungesa e tij.

blank

Berisha nga Foltorja e Durrësit: E paralajmëroj Ramën: mos luaj me fatet e pluralizmit në Shqipëri, se do të presë fati i paraardhësve të tu

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi në Foltoren e Durrësit, se kërkon ndjesë për shkak se nuk ishte i vëmendshëm ndaj zhvillimeve në PD.

“Në këto zhvillime dramatike për shqiptarët, pjesën e pamohueshme e ka opozita, e cila në këto vite nuk arriti të organizojë aksione dhe veprime, por dështoi pothuajse në çdo nismë të ndërmarrë nga viti 2013 gjer më sot.

Përgjegjësia absolute i përket atij që ishte në timonin e PD-së, por në këtë dështim, Sali Berisha ka pjesën e tij të pamohueshme, ndaj unë jam këtu për t’u kërkuar ndjesë dhe për të shpjeguar se ku ishte gabimi im, cilat ishin gabimet e mia në këtë ecuri.

Jam përpjekur me gjithë forcën time që të kontribuoj me këshilla, sikundër jeni dëshmitarë se kam qëndruar nga mëngjesi deri në darkë, çdo ditë kundër rekordeve të zeza të qeverisë aktuale të Edi Ramës, kam mbrojtur interesat e demokratëve dhe të shqiptarëve, kam mbrojtur interesin kombëtar.

Gabimi im qëndron se në rast se unë me të vërtetë u tregova jashtëzakonisht i vëmendshëm në çështjet që rendita më sipër, u tregova i heshtur ndaj zhvillimeve në PD. Ndaj shkelmimit të normave, të parimeve të kësaj partie. Unë vërtet publikisht ngrita zërin kur në një listë të bërë pas mesnate, u ekzekutuan politikisht si në pusi njerëzit që kishin 20 vite kontribute në PD. Unë i kërkova Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të vitit 2017, pasi humbje të atillë nuk kishim njohur as në vitin 1997, por nuk nisa procesin e duhur që ai të merrte të gjithë përgjegjësitë për atë humbje të tmerrshme. Unë nuk mund të futesha pa asnjë projekt dhe kjo më pengonte mua. Por vjen një moment kur gabimet dhe mangësitë nuk të pengojnë më që të ngriheshin në lartësinë e kërkesave dhe pritshmërive dhe të luftoj për një parti më të bashkuar, më të hapur dhe më të fortë, që ecën e sigurt drejt fitores,” tha Berisha.

Lideri historik demokrat, Sali Berisha tha se Foltorja nuk ka për qëllim të mbrojë dinjitetin e tij, por ka një tjetër qëllim më madhor.

“Ju e dini që unë e kam mbrojtur dinjitetin tim, por Foltorja ka një qëllim madhor: që kurrë të mos mendojë kush se do e marrë peng këtë parti, t’ju marrë peng ju. Të vendosë në emrin tuaj, duke shkelmuar mbi ju.

Kjo betejë nuk ka asgjë mes meje dhe peng-kryetarit, ju jap fjalën e nderit.

Kjo ka të bëjë se peng-kryetari duke më fyer mua, ju dhe çdo demokrat, del një ditë jo si biri i Enverit, por si i biri i Idi Aminit, që pa pyetur askënd shkelmon mbi ju.

Por ai është peng dhe pengu nuk është kurrë vetja e tij. Ai u thotë ju atë që i diktojnë padronët e tij.

Kjo Foltore nuk është kundër miqve dhe partnerëve tanë, por synon që ne të vendosim së bashku që kjo parti të marrë vendime si një parti sovrane. Sovraniteti i saj qëndron që ju të shprehni mendimet tuaja. Sovraniteti qëndron në respektimin e forumeve që kemi zgjedhur,” tha Berisha.

Nga Foltorja e Durrësit, ish-kryeministri Sali Berisha rezervoi një paralajmërim edhe për kryeministrin aktual, Edi Rama.

“Unë e paralajmëroj Edi Ramën: mos luaj me fatet e pluralizmit në Shqipëri se do të presë fati i paraardhësve të tu.

Rregullat janë rregulla. Kape peng një njeri dhe kujton se do të shkelmosh mbi 620 mijë shqiptarë, që votuan ndryshe nga ti, kundër teje, pa llogaritur dhjetëra-mijëra të tjerë që u bleve votën.

Në greminë po shkon. Pasi të merremi me pengun, do merremi me padronin e pengut dhe përgjegjësia për të do jetë më e madhe se e kujtdo tjetër,” tha Berisha.

Sipas tij, demokratët janë në një mision për të ndryshuar qeverisjen, por gjithçka duhet ta nisin nga vetja.

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, bëri thirrje nga Durrësi që të nisë mbledhja e firmave për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.

“U ftoj ju, të dashur miq, të angazhohemi në një dialog mes të gjithëve demokratëve.

Ne do e bëjmë këtë Kuvend, në radhë të parë për të sanksionuar norma dhe standarde për rolin tuaj. Duhet të jeni ju që do zgjidhni me votën tuaj kandidatët për kryetarë bashkie, këshilltarët tuaj, deputetët tuaj, sepse këtë e kërkon maturia e demokracisë në këto 30 vite. Kjo është praktika më e suksesshme në vendet më të zhvilluara të botës.

Kuvendi do sanksionojë se kur një kryetar nuk mund të grabisë pushtetin e forumeve, dhe në momentin e parë që e bën atë, ai automatikisht nuk është më kryetar.

Do mbledhim Kuvendin edhe për t’u afruar shqiptarëve alternativën që ata e kanë jetike. Deri më sot ata kanë vetëm një alternativë: largimin në rrugët e botës. Jo, ne do ofrojmë alternativën tonë.

E duam Kuvendin që të bashkohemi me të gjithë demokratët që rezistuan në kohërat më të vështira, me të gjithë demokratët që kanë transformuar Shqipërinë si kurrë ndonjëherë, me të gjithë demokratët që këto tetë vite, derdhën lumenj djerse por u shkelmuan sepse pengu kishte probleme të tjera dhe jo interesat tuaja dhe jo kombëtare. Me të gjithë të rinjtë, intelektualët, grupet e tjera shoqërore, që e duan Shqipërinë një vend të besueshëm dhe shpresëdhënës.

Ndaj ftoj delegatët e Kuvendit që të firmosin për të respektuar veten e tyre, për një mision të ri të forcës që i përkasin. Të mbledhin Kuvendin, të miratojmë platformat dhe ta bëjmë PD-në një forcë politike sovrane dhe të besueshme, e cila ecën e sigurt drejt zgjedhjeve të ardhshme,” tha Berisha.

Lideri historik demokrat Sali Berisha iu përgjigj pyetjes së një të riu në Durrës, për çështjen e portit të Durrësit.

Ai tha se thuhet se kjo është aferë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Por Berisha shtoi se porti i Durrësit do mbetet port i Perëndimit.

“Në historinë tonë kombëtare, Durrësi ka qenë spiranca perëndimore e popullit shqiptar. Këtu kombi ka pasur ganxhën e vet drejt Perëndimit. Porti i Durrësit vetëm i tillë do mbetet.

Ne jemi vend anëtar i NATO-s. Portet dhe aeroportet e vendeve anëtare të NATO-s janë objekte strategjike, me të cilat çdo vend është i detyruar të marrë pëlqimin nga aleanca, kështu që mund t’u them se ndonëse do kenë dhimbje të madhe, si kreu i Meduzës dhe pengu i tij, që i kanë aferat e përbashkëta këtu, por porti do të mbetet port i Perëndimit.

Nuk duhet të luajmë kurrë me identitetin tonë,” tha Berisha.

“Europa ka vendosur nismën e Berlinit, që ruan vokacionin tonë perëndimor. Ai i jep fund hegjemonisë serbe në rajon. Kurse ky me një fantazim sllavi të verbër, i jep heegjmoni serbëve në rajon.

Dje agjencia Reuters ka shkruar se po diskutohet që të hiqet perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Po pse? Sepse europianët nuk duan të importojnë konflikte brenda hapësirës së tyre,” vijoi ish-kryeministri.

Lideri historik demokrat, Sali Berisha u pyet në Foltoren e Durrësit se përse është sulmuar nga multimiliarderi George Soros.

Berisha tha se bëhet fjalë vetëm për qëndrime parimore. Sipas tij, Soros kontrollon të gjitha OJF-të në vend, të cilat janë vendosur nën kontrollin e qeverisë.

Berisha tha se ka qenë kundër Sorosit sepse ai ka bërë gjithçka që reforma në drejtësi të vendoset nën pushtetin e Edi Ramës. Për këtë ai solli shembullin e vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë në favor të Saimir Tahirit.

“Në të njëjtën kohë kur atje ekzekutohej polici nga narkobanditi, këndej jo vetëm nuk dënohej Saimir Habili, por prishej procesi dhe dërgohej sërish në gjykatën e partisë. Me këtë reformë nuk kam qenë dakord unë. Unë jam me parimin që kushdo, i majtë apo i djathtë, duhet të gëzojë një proces të drejtë,” tha Berisha.

Sipas tij, çështja tjetër e përplasjes me Soros lidhet me ndarjen e Kosovës.

“Çështja madhore e imja me Soros është se ai futi në axhendë shpërbërjen e Kosovës. Unë nuk pajtohesha kurrë me këtë. Kam kundërshtuar Mini-Shengenin dhe Ballkanin e Hapur, pasi hegjemonia serbe nuk sjell stabilitet. Ata mbeten problemi kryesor i paqes në rajon,” tha Berisha.

Gjatë Foltores së Durrësit, doli në pah edhe detaje të rënda nga katandisja e anëtarësisë së PD-së.

Fillimisht Berisha komentoi skandalin e fshirjes nga listat e anëtarësisë të të moshuarve.

“Një pensionist më takoi në zyrë dhe më tha: hapni ca zyra që të regjistrohemi, se na kanë përjashtuar. Të vijmë të regjistrohemi, ta dinë që jemi edhe ne,” tha Berisha.

Më pas, nga salla, ku duhet thënë se kishte shumë të rinj, një prej tyre tha se çfarë mund të bëhet për meritokracinë në parti, pasi ky është kthyer në problem.

“PD nuk mund të jetë parti e të ardhmes, nëse nuk shndërron në shtyllë kryesore të saj meritokracinë. Ekzistojnë potenciale të jashtëzakonshme për këtë gjë. Kjo nënkupton tërheqjen e një elite të mirë të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

Po ju jap një shembull këtu. Në vitin 1991, isha vëzhgues në zgjedhjet në Bullgari. Një parti mbretërore, fitoi 3 përqind të votave. Kjo parti, pas 5-6 vitesh u bë partia kryesore e Bullgarisë. Ajo arriti të integrojë vendin në NATO dhe BE. Një nga shkaqet kryesore ishte ekipi që zgjodhi. Një ekip ekspertësh me kualifikimet më të larta.

Ua dhashë këtë shembull, që hapja jonë ndaj vlerave të shqiptarëve, kudo që ndodhen, është jetike për të kapur kohën e humbur dhe përshpejtuar zhvillimin e vendit,” tha Berisha.

Sipas tij, pa u reformuar PD-ja, ajo do të vazhdojë të jetë shtojca e qeverisë.

Foltorja e Durrësit u mbyll me entuziazëm, ashtu siç kishte nisur. Mijëra njerëz e kanë pritur dhe kanë dëgjuar Berishën.

Këtë herë Berisha u bëri thirrje delegatëve të Kuvendit Kombëtar që të mbledhin firmat për thirrjen e këtij kongresi.

Sipas tij, qëllimi i Foltores nuk është dinjiteti i tij, por sovraniteti dhe forcimi i partisë, e cila është marrë peng.

Të pranishmit ishin sërish të interesuar për të mësuar nëse Sali Berisha do marrë drejtimin e partisë.

Ajo që ra në sy ishte se aktivistja Evi Kokalari, e cila ishte sërish në podium, tha se PD e ka kryetarin e saj. “Ai është Sali Berisha,” tha ajo, duke bërë që salla të shpërthejë në brohorima.

Kujtojmë se mediat sociale, por edhe të tjerat, kanë spekuluar se Kokalari mund të bëhet kryetare e PD.

blank

VIDEO – Vrasja e oficerit të policisë Saimir Hoxha

Makina e policisë “Land Rover” ndalon e para, menjëherë një efektiv zbret në tokë dhe i bën shenjë për të ndaluar makinës ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama dhe dy shokët e tij. Pluhur që ngrihet nga plumbat, njerëz që vrapojnë dhe një person që bie në tokë. Këto janë momentet e ngjarjes që tronditi mbarë vendin ditën e djeshme kur u ekzekutua 45-vjeçari Saimir Hoxha, oficer i krimeve në Policinë e Lezhës dhe pak orë pas ngjarjes vrasësi i tij qëlloi veten me plumb në kokë, për të ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Në videon e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për News24 dhe BalkanWeb zbardhet dinamika e plotë të vrasjes së nënkomisarit të policisë Saimir Hoxha në Ishull Lezhë.

Grupi i kontrollit përbehej nga tre punonjës policie dhe kryesohej nga shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë Leonard Palushi dhe specialisti i zonës Petrit Doda.

Punonjësit e Policisë kanë qenë me veshje civile dhe njëri prej tyre ishte me jelek fosforeshent me mbishkrimin Policia. Grupi i kontrollit ka konstatuar një miniparcelë me bimë narkotike, ku janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies, 62 bimë narkotike, ku disa nga këto bimë janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale, me qëllim kryerjen e ekspertimeve të nevojshme.

Gjatë kthimit, në një distancë rreth 500 metra nga miniparcela ku u asgjësuan bimët narkotike, grupi i kontrollit është shkëmbyer me automjetin tip “Volkswagen” me targa AA984TL, në vendin e quajtur Vain, Ishull Lezhë. Ky automjet, pasi është shkëmbyer me automjetin që lëviznin punonjësit e policisë, pas disa minutash është kthyer dhe ka lëvizur në drejtim të qytetit të Lezhës, mbrapa automjetit të punonjësve të Policisë.

Grupi i kontrollit ka vendosur që ta ndalojë automjetin dhe të ushtrojë kontroll, në vendin e quajtur “Postblloku i Zonës së Mbrojtur Kune Vain”. Pasi iu është dhënë shenjë ndalimi, me qëllim verifikimin e tyre, automjeti është ndaluar dhe punonjësit e Policisë, pasi janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit, u kanë kërkuar personave që ndodheshin në automjet dokumentet e identifikimit dhe kanë ushtruar kontroll fizik tek shtetasit Armando Marku dhe Kristjan Sherri, të cilët kanë paraqitur dokumentet e identifikimit dhe i janë bindur kontrollit fizik të Policisë. Në momentin që nënkomisar Saimir Hoxha i ka kërkuar dokumentin e identifikimit, shtetasit që ndodhej në sedilen e pasme të automjet, ai është shprehur se “Unë nuk jam për tu kontrolluar…”, dhe ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë tip TT dhe e ka qëlluar me dy plumba oficerin e Policisë, duke e plagosur rëndë atë. Gjatë transportit për në spital, oficeri i Policisë ka gjetur vdekjen. A

utori i vrasjes së oficerit të Policisë ka mundur të kalojë në vendin e shoferit dhe është larguar me automjetin me të cilin udhëtonin këta persona. Oficerët e grupit të kontrollit kanë reaguar me armët e shërbimit kundër automjetit në largim, me qëllim neutralizimin e tij.
Nga ndjekja që i është bërë automjetit, autori tashmë i identifikuar si Aldi Rama, ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, duke iu fshehur ndjekjes së mëtejshme të forcave të Policisë.

Menjëherë, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të Komisariatit të Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë marrë masa për kufizimin e zonës dhe ngritjen e pikave të kontrollit.

Në ndihmë të tyre janë dërguar me urgjencë forcat special Renea, Reparti i FNSH Shkodër dhe Reparti i FNSH Tiranë. Në drejtimin e këtyre forcave kanë qenë drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.
Pas disa orë ndjekjeje të autorit, duke përdorur dronë, qentë e kërkimit, si dhe helikopterin, është bërë i mundur lokalizmi i vendit ku fshihej autori i dyshuar i ngjarjes dhe konkretisht në afërsi të argjinaturës në Lagunën e Vainit.

Forcat special Renea dhe FNSH kanë bërë rrethimin në një perimetër të gjerë të vendit, ku fshihej autori i dyshuar i ngjarjes dhe i kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për rreth 45 minuta që autori të vetëdorëzohej. Shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes për vetëdorëzim, por është vetëplagosur në kokë me armën tip TT, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ai u transportua në Spitalin e Lezhës dhe më pas në Spitalin e Traumës ku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend