VOAL

VOAL

(Video) Avdulla Hoti si bishti i Vuçiçit

September 5, 2020
blank

Komentet

blank

Po si nuk ke turp moj Rudinë, sa para ke marrë nga ministria? – Nga Ylli Dylgjeri

Rudina Xhunga: “Media po përzë shqiptarët nga vendi i vet, është axhendë e qëllimshme!”

Uaaaa !

Edhe kete e the moj Rudina?

Po Ti nuk ke turp. Kush e zotëron sot median ne tërësi Pushteti apo Opozita?

Media e miraton buxhetin?

Media i financon këtu PPP-te, Koncesionet, rrugët, portet, aeroporte, tunelet, gradacielat?

Media e thellon borxhin publik apo Qeveria?

Media stimulon drogën?

Për ke Media e ke fjalën?

Po raportet e Freedom House, i lexon Ti?

Po nivelin ku është media e blere nga pushteti i di Ti?

Po pagesat, rrogat, honorarët nga pronaret e Inceneratoreve i ke lexuar ti “Pashako”? Po erën e ndyre te gazetareve qe qelben nga porosite klienteliste te Fugave & Co i ke pare Ti?

Apo Qeveria i kthen qytetaret, e Media i degdis?

Po si mundet te jesh kaq militante?

Kaq partiake?

Kaq patronazhiste?

Kaq e pa vertete?

Kaq servile ?

Çfarë axhende te qëllimshme kam Une qe shkruaj ne…FB?

Te largoj fëmijët e mi nga Tirana, nga Shqipëria?

Po ku te punonin moj Rudine? I kisha ekselente ne shkolle Unë fëmijët, e sot pas mbylljes se dyerve te regjimit Rama i hapi dyert bota per punësim se:

Nuk i përkrahu kerkush ketu!

Nuk i mirëpriti kerkush ne kushtet kur babai shkruan e godet korrupsionin qeveritar, ministrat, bandat, abuzimet ne çdo tender te financave publike? Une shkruaj se me dhemb shpirti moj Rudine. Shkruaj edhe i pa paguar nga kerkush. Shkruaj se me hoqën nga puna Shefat e Tu per 4 vargje bejteje ne FB. Nuk jam si ty Unë, apo si shoket e tu qe e kane te gjithe familjen te punesuar ne shtet, qe mbahen me projekte nga Ministrite, nga oligarkite, nga Kryeministri.

Pse si thua publikut se sa milion leke ke marre ne Ministrine e Turizmit me projektet e Tua?

I ke bere sipas Projektit dokumentaret e Tu?

I ke minutat?

Do te behet audit edhe me letrat tua Rudine.

Prit se koha vrapon.

Koha po vjen…

blank

Mediat amerikane: “Arrestimi i Trumpit do të ishte një show”

blank

Dy vjet qeverisje të Albin Kurtit: Cilat premtime përmbushi?

Banim të përballueshëm për 4.000 familje, pesëfishim të numrit të inspektorëve të punës, pagë minimale prej 250 eurosh, shtesa për fëmijë, veting në drejtësi, padi për gjenocid ndaj Serbisë, shërbim ushtarak të obligueshëm, ndërtim të 160 çerdheve, ndërtim të stadiumit e pishinës olimpike, intervenim ambicioz në politika fiskale, funksionalizim të Aeroportit të Gjakovës e vaksinim të së paku 60 për qind të qytetarëve kundër sëmundjes COVID 19 – janë 12 nga 42 premtimet e kryeministrit Albin Kurtit, të cilat i ka analizuar Radio Evropa e Lirë.

Në gjysmën e mandatit qeverisës, REL-i ju sjell nivelin e zbatimit të këtyre premtimeve, të cilat partia e Kurtit, Vetëvendosje, i ka përmbledhur në programin 50-faqësh të zotimeve, mbi të cilin ka kërkuar besimin e qytetarëve të Kosovës në vitin 2021. Ky dokument askund nuk e përmend dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Por sa nga premtimet e bëra janë realizuar plotësisht, sa janë në proces, e sa nga to nuk kanë nisur ende të realizohen?

Për të gjitha premtimet, rreth tri javë më parë, Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje te Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe te Ministria e Mbrojtjes, por vetëm këto tri të fundit kanë kthyer përgjigje.

Përgjigje në pyetjet e dërguara nuk kanë kthyer as Kuvendi i Kosovës, Prokuroria Speciale, Këshilli Gjyqësor dhe Inspektorati i Punës.

Qeveria nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti ka marrë detyrën më 23 mars të vitit 2021.

Shëndetësi

Nga gjashtë premtimet e Vetëvendosjes në shëndetësi, të cilat i ka analizuar REL-i, dy nga to janë realizuar pjesërisht, ndërsa katër të tjerat nuk kanë nisur ende të zbatohen.

1. Vaksinimi i së paku 60% të popullatës kundër COVID-19

Image

Ministria e Shëndetësisë nuk i ka kthyer përgjigje REL-it për përqindjen e të vaksinuarve në nivel vendi.

Të dhënat për numrin e të vaksinuarve që publikoheshin nga kjo ministri dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nuk publikohen më që nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar.

2. Aplikimi për anëtarësim në OBSH

Deri tani Kosova nuk ka aplikuar për anëtarësim në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Image

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si ministri përgjegjëse për aplikim në nisma rajonale dhe organizata ndërkombëtare, nuk i ka kthyer përgjigje REL-it për këtë çështje. Përgjigje nuk ka kthyer as Ministria e Shëndetësisë.

Sipas një publikimi të vitit 2020 të Institutit të Prishtinës për Studime Politike, me titull “ Anëtarësimi i Kosovës në OBSH ”, Zyra e OBSH-së u hap në Prishtinë në vitin 1998 si pjesë e Zyrës Rajonale për Evropë. Në vitin 2017, ajo ndërroi statusin dhe u vu nën degën e Zyrës Shtetërore serbe të OBSH-së.

Pavarësisht faktit që Kosova nuk është pjesë e OBSH-së, Zyra në Kosovë merr pjesë në konferencat rajonale dhe ndërkombëtare të organizatës, si dhe bashkëpunon me Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

3. Funksionalizimi i sigurimeve shëndetësore publike

Ligji për sigurime shëndetësore deri tani nuk është funksionalizuar. MSH-ja e as Zyra e Kryeministrit nuk i kanë kthyer përgjigje REL-it se kur do të nisë zbatimin e këtij ligji.

Prill 2014 Miratimi i Ligjit për sigurimin shëndetësor

Gusht 2016 Ndarja e 17 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës, të cilat më pas ishin tërhequr për t’u orientuar në një destinacion tjetër

Janar 2017 Ishte paraparë që të niste mbledhja e premiumeve

Korrik 2017 Mbledhja e premiumeve u shty për gjashtë muaj

Mars 2023 Ende nuk ka nisur zbatimi i këtij ligji

4. Çdo vit buxhetit për shëndetësi do t’i shtohen 40 milionë euro

Image

5. Do të rrisim numrin e qendrave dhe shërbimeve të shëndetit mendor

Image

Brenda dy vjetësh, në Kosovë është hapur vetëm një Qendër e Shëndetit Mendor (QSHM). Sipas Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), kjo qendër është hapur para dy muajsh në Deçan.

SHSKUK-ja i ka thënë REL-it se në Kosovë janë shtatë zona ose rrethe ku organizohet shërbimi profesional i shëndetit mendor. Për rajonin e Prishtinës janë dy QSHM (Prishtinë dhe Podujevë), gjithashtu dy janë për rajonin e Mitrovicës (Mitrovicë dhe Skenderaj) dhe dy për rajonin e Pejës (Pejë dhe Deçan). Një është për rajonin e Gjilanit, Prizrenit, Gjakovës dhe Ferizajt.

6. Do të rrisim numrin e qendrave për autizëm dhe sindromën Down

Gjatë kërkimit në internet për këtë temë, REL-i nuk ka gjetur se është shtuar numri i qendrave për autizëm dhe sindromën Down, në dy vjetët e fundit, me fonde qeveritare.

Ministria e Shëndetësisë e as Qeveria nuk kanë kthyer përgjigje për këtë temë.

Drejtësi

Nga gjashtë premtimet e Vetëvendosjes në drejtësi, të cilat i ka analizuar REL-i, një nga to nuk ka nisur ende zbatimim, një është realizuar plotësisht, ndërsa katër të tjerat janë në proces.

7. Procesi i vetingut do të nisë nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial

Vetingu nuk është finalizuar ende si proces. Ai synohet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Tetor 2021 Qeveria e Kosovës miraton koncept-dokumentin për vetingun në drejtësi 

Qershor 2022 Komisioni i Venecias publikon opinionin për koncept-dokumentin e Qeverisë së Kosovës për vetingun në drejtësi 

Shtator 2022 Dosja e vetingut në drejtësi i dorëzohet kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Shkurt 2023 Komisioni ad-hoc i Kuvendit të Kosovës voton ndryshimet kushtetuese

Mars 2023 Kryetari i Kuvendit ia dërgon Gjykatës Kushtetuese amendamentet për mendim

Mars 2023 Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ministria e Drejtësisë i ka thënë REL-it se ka rezultate konkrete në këtë drejtim, “duke finalizuar amendamentet kushtetuese për vetingun e niveleve të larta në sistemin e drejtësisë, dhe gjithashtu një draft të parë të Projektligjit, i cili rrjedh po nga amendamentet e tilla”.

Dosja e dokumenteve të vetingut përfshin draftin e amendamenteve kushtetuese për vetingun, projektligjin, koncept-dokumentin dhe dokumentin shpjegues lidhur me vetingun, të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, ka deklaruar ministrja Albulena Haxhiu.

Vetingu është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

8. Gjykata Administrative dhe ajo e Punës

Këto dy gjykata ende nuk janë krijuar. Ministria e Drejtësisë i ka thënë REL-it se janë duke punuar në koncept-dokumentin për Gjykatën Administrative dhe të Punës.

“Sipas planit të punimeve, puna në këtë koncept-dokument parashihet të përfundojë në qershor të këtij viti, kur edhe do të përcaktohen opsionet për realizimin e qëllimit të koncept-dokumentit, mënyra e realizimit, si dhe, varësisht këtyre, koha e mundshme e realizimit të tij”, thuhet në përgjigjen e MD-së.

9. Padi për gjenocid ndaj Serbisë

“Prioritet i Qeverisë do të jetë përgatitja e padisë ndaj krimit të gjenocidit të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, kishte premtuar kryeministri Kurti. Ky premtim ende nuk është realizuar.

Qeveria e Kosovës nuk i ka kthyer përgjigje REL-it se kur do ta dorëzojë në GJND padinë për gjenocid.

Kryeministri Kurti kishte deklaruar në shtator të vitit 2021 se kjo padi ishte duke u përgatitur.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13.500 persona.

10. Shtimi i kapaciteteve në Departamentin Special të Gjykatës Themelore dhe të Apelit

Premtimi i partisë në pushtet se do të shtohen kapacitetet njerëzore dhe profesionale në Departamentin Special në kuadër të Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit në Prishtinë, nuk është realizuar.

Për dy vjet, asnjë gjyqtar nuk i është shtuar Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo gjykatë i ka thënë REL-it se Departamenti Special – i cili ka nisur punën në korrik të vitit 2019 – ka pasur 6 gjyqtarë, e pas një viti i janë shtuar edhe 6 gjyqtarë tjerë, “ndërsa tani operon vetëm me 10 gjyqtarë – numër që është më i vogël se kërkesat apo numri i trajtimit të lëndëve”.

“Sa i përket pyetjes suaj në raport me kapacitetet e këtij departamenti, Departamenti Special me kapacitetet ekzistuese po përpiqet të bëjë më të mirën e mundshme, mirëpo ka nevojë për ngritjen e kapaciteteve, si humane, e po ashtu edhe profesionale”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Ky departament, për nga kompetenca e trajtimit të rasteve, është homolog i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

11. Do të bëhen plotësime në Ligjin për Ndihmë Juridike Falas

Premtimi se ky ligj do të plotësohet, me qëllim që të drejtën për përfaqësim pranë gjykatave ta kenë edhe viktimat e dhunës në familje apo dhunës në baza gjinore, si dhe dhunës seksuale, por edhe në rastet civile të divorceve, amësisë, apo çështjet e trashëgimisë dhe ndarjes së pasurisë së përbashkët, është realizuar.

Ligji është ndryshuar dhe ka hyrë në fuqi më 24 shkurt, 2022.

12. Do të fuqizohet Departamenti për krime lufte

Veç fuqizimit të Departamentit për krime lufte brenda Prokurorisë Speciale, pra mbështetjes me prokurorë të rinj dhe bashkëpunëtorë profesionalë, Vetëvendosje ka premtuar se do të angazhohej edhe për rishikimin e kurrikulës së trajnimeve brenda Akademisë së Drejtësisë, si dhe për shtimin e trajnimeve të veçanta e të specializuara brenda kësaj akademie për hetimin dhe trajtimin e rasteve të krimeve të luftës.

Gjatë kërkimit në internet për këtë temë, REL-i nuk ka gjetur të dhëna të sakta për shtimin e këtyre kapaciteteve, ndërsa Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje për këtë temë.

Por, MD-ja i ka thënë REL-it se me qëllim të shtimit të kapaciteteve për hetimin e krimeve të luftës, në vitin 2021 ka ndarë buxhetin e nevojshëm për rekrutimin e katër prokurorëve, gjashtë bashkëpunëtorëve dhe dy përkthyesve në Departamentin e krimeve të luftës.

Ekonomi dhe mirëqenie sociale

Nga 11 premtimet e Vetëvendosjes në ekonomi dhe mirëqenie sociake, të cilat i ka analizuar REL-i, tetë nga to nuk kanë nisur të përmbushen, dy nga to janë realizuar plotësisht, një është në proces.

13. Shtesa për fëmijë: 10 dhe 20 euro në muaj

Vetëvendosje ka premtuar se të gjithë fëmijët nën moshën 2-vjeçare do të përfitojnë shtesa mujore në vlerë prej 20 eurosh, kurse për fëmijët nën moshën 16 vjeçare, shuma që përfitojnë do të jetë 10 euro në muaj. Ky premtim është realizuar.

Në gusht të vitit 2021 është marrë vendim për ndarjen e shtesave prej 20 eurosh për fëmijët nga 0 deri në 24 muaj. Ndërsa, shtesat prej 10 eurosh janë zbatuar gradualisht.

Vendimi i Qeverisë i qershorit 2022 thotë se “duke filluar nga data 1 janar 2023, të gjithë fëmijët nën moshën 16-vjeçare mund të marrin shtesa”.

14. Pushimi i lehonisë dhe ai prindëror në total do të jenë 12 muaj

Image

Vetëvendosje ka premtuar se pjesëmarrës në pagesë do të jetë edhe shteti dhe se këtë mundësi do ta kenë të dy prindërit. Ky premtim nuk është realizuar.

Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve nuk i ka kthyer përgjigje REL-it në pyetjen se a ka nisur punën për plotësim-ndryshimin e Ligjit të punës.

Me ligjin aktual, babai i fëmijës ka të drejtë vetëm në dy ditë pushim me pagesë pas lindjes së fëmijës dhe dy javë pushim të papaguar.

Pushimi i lehonisë zgjat 12 muaj; 6 muajt e parë i paguan punëdhënësi në kompensim prej 70 për qind të pagës bazë; 3 muajt vijues i paguan Qeveria e Kosovës, në bazë të pagës mesatare në Kosovë – aktualisht 250 euro – ndërsa 3 muajt e fundit janë pa pagesë.

15. Nënat e papuna do të marrin pagë minimale prej 250 eurosh për 6 muajt e pushimit të lehonisë

Ky premtim ka nisur të realizohet në shtator të vitit 2021, por me pagesë prej 170 eurosh në muaj.

Qeveria ka marrë vendim që lehonat e papuna në 12 muajt e fundit, të përfitojnë mbështetje financiare prej 170 eurosh për 6 muaj, ndërsa të punësuarat do të përfitojnë mbështetje financiare prej 170 eurosh për 3 muaj, krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë.

16. Skema e punësimit të garantuar për moshat 16-18 vjeç

Vetëvendosje ka premtuar që me këtë skemë, të rinjtë e moshave 16-18 vjeç do të kenë mundësinë e përfitimit të pagës dhe vendit të punës, të garantuar nga shteti deri në një vit të plotë.

Ky premtim nuk është realizuar. Ministria e Financave dhe Punës nuk i ka kthyer përgjigje REL-it se kur pritet të nisë zbatimi i këtij premtimi.

Platforma “superpuna” që u vu në funksion më 6 shkurt 2023 nga Qeveria e Kosovës, u dedikohet personave të papunë të moshës 18 deri në 25 vjeç.

Në kuadër të saj, shteti subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muaj, në vlerë prej 264 eurosh.

17. Gjatë mandatit të parë të qeverisjes do të mundësojmë banim të përballueshëm për 4.000 familje

Deri në gjysmën e mandatit, ky premtim nuk është realizuar, dhe ende nuk ka një datë të saktë për nisjen e përmbushjes së tij. Qeveria e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje për këtë çështje.

Gjatë fushatës zgjedhore më 2021 është thënë se për këtë projekt do të shpenzohen 88 milionë euro për një mandat. Por, tani shuma është rritur.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Kuvend, në shkurt të këtij viti, duke cituar një studim të fizibilietit.

“Do të bëjmë të pamundurën që projekti të realizohet sa më shpejt që është e mundur”.

18. Do t’i ndërtojmë edhe 5 shtëpi të tjera për të moshuarit

Gjatë kërkimit në internet për këtë temë, REL-i nuk ka gjetur se është shtuar numri i shtëpive për të moshuar.

Ministria Punës e as Qeveria nuk kanë treguar se sa qendra pritet të ndërtohen në dy vjetët e mbetur.

Aktualisht në Kosovë janë katër shtëpi për të moshuar, që udhëhiqen nga shteti.

19. Do ta krijojmë Bankën Zhvillimore

Kjo bankë ende nuk është themeluar. Qeveria nuk i ka kthyer përgjigje REL-it nëse është ndërmarrë ndonjë hap në këtë drejtim, e as nëse ka afat për themelimin e saj.

20. Do ta krijojmë Fondin Sovran dhe do ta shuajmë AKP-në

Projektligji për Fondin Sovran aktualisht është në konsultim publik, deri në prill. Pas konsultimeve procedohet për miratim në Qeveri dhe më pas në Kuvendin e Kosovës. Agjencia Kosovare e Privatizimit është funksionale.

Projektligji e definon Fondin Sovran si in­s­ti­tu­ci­on investues dhe zhvi­lli­mor të Kosovës. Kapitali themeltar i tij, siç thuhet në projektligj, është 20 mi­li­onë euro dhe mbu­lohet nga Qeveria e Ko­so­vës.

Disa nga ndërmarrjet publike, të cilat janë identifikuar se mund t’i barten Fondit Sovran, janë:

Korporata Energjetike e Kosovës
Telekomi i Kosovës
Posta e Kosovës
Kombinati metalurgjik Trepça
Trainkos-i
Infrakos-i

Në këtë pasuri, me të cilën do të menaxhojë Fondi Sovran, hyjnë ndërmarrjet publike të shtetit, ndërmarrjet shoqërore dhe asetet, të cilat aktualisht menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Pas themelimit të këtij fondi, sipas Vetëvendosjes, AKP-ja do të shuhet.

21. Krijimi i “Grantit të katërt” për komunat për investime kapitale

“Përmes këtij granti, në katër vjetët e ardhshëm, komunave do t’u alokohen mbi 600 milionë euro, dhe komunat do të vendosin vetë për alokimin e këtyre shumave për projekte të ndryshme kapitale”, ishte një tjetër premtim i Kurtit. Ky premtim nuk është realizuar ende, ndërsa Ministria e Financave nuk i ka kthyer përgjigje REL-it se kur pritet të krijohet ky grant.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i tha REL-it se, pavarësisht se në takimin e shtatorit me kryetarët e komunave, Kurti ka premtuar se do ta funksionalizojë këtë grant, ai është tërhequr nga Ligji për financat lokale dhe i njëjti nuk figuron në agjendën legjislative 2023.

22. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve të punës

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë nëse në vitin 2023 është shtuar numri i inspektorëve. Në vitin 2021 dhe 2022, sipas Ligjit për buxhetin, numri i të punësuarve ka qenë i njëjtë në Inspektoratin e Punës – nga 90 për secilin vit. Inspektorati e as Ministria e Punës nuk i janë përgjigjur REL-it për këtë temë.

Inspektorati i Punës në vitin 2021 ka pasur 90 të punësuar, nga ta 38 inspektorë. Njësoj ka qenë edhe në vitin pasues. Por, në buxhetin për vitin 2023, numri i të punësuarve figuron 190 – pa specifikuar kategorinë.

Ky inspektorat është institucioni primar që përkujdeset për të drejtat e punëtorëve në vend.

23.  Të gatshëm të ofrojmë një intervenim ambicioz fiskal

“Për qeverinë tonë, kthimi i jetës ekonomike në normalitet, është natyrshëm kryeprioriteti i angazhimit në ditët, muajt dhe vitin e parë të qeverisjes. Jo vetëm kthim në normalitet, por edhe përgatitje të të gjithë neve për një mënyrë të re të të bërit biznes. Dhe, për këtë jemi të gatshëm të ofrojmë një intervenim ambicioz fiskal”, ka premtuar partia e Kurtit. Por, këto intervenime ende nuk kanë ndodhur. Qeveria e as Ministria e Financave nuk i kanë kthyer përgjigje REL-it për këtë çështje.

Nga Oda Ekonomike e Kosovës i kanë thënë REL-it se nuk ka pasur asnjë intervenim fiskal deri më sot.

Sipas kësaj ode, “biznesi nuk ndodhet në ditët më të mira” dhe “ka nevojë për mbështetje, sidomos me lehtësira në politika fiskale”.

Pagë minimale prej 250 eurosh

“Pagën minimale planifikojmë ta rrisim në 250 euro, për angazhimin prej 40 orësh në muaj”, ishte premtimi tjetër i partisë në pushtet. Ky premtim është në proces të realizimit.

Projektligji që do t’i hapte rrugë rritjes së pagës minimale në Kosovë, ka mbetur aty ku ka qenë në dhjetor: i miratuar në lexim të parë. Për të hyrë në fuqi, ai duhet të kalojë edhe leximin e dytë dhe të tretë në Kuvendin e Kosovës dhe të nënshkruhet nga presidentja e vendit.

Arsim

Nga shtatë premtimet e Vetëvendosjes në arsim, shkencë dhe teknologji, të cilat i ka analizuar REL-i, tri nga to nuk kanë nisur ende të realizohen, dy janë realizuar plotësisht, ndërsa dy janë në proces.

24. Do ta themelojmë një tekno-park, një fakultet për teknologji informative dhe hapësira për start-ups

“Përveç kësaj, e kemi konceptuar një paketë, që na siguron se talenti, dija dhe puna e rinisë do të optimalizohen, duke e vendosur shtetin tonë në hartën botërore të inovacionit dhe teknologjisë. Për përforcimin e kësaj politike do ta themelojmë e jetësojmë një tekno-park, një fakultet për teknologji informative dhe hapësira për start-ups”, ka premtuar Vetëvendosje para dy vjetësh.

Gjatë kërkimit në internet për këtë temë, REL-i nuk ka gjetur se ky premtim është realizuar, ndërsa Ministria e Arsimit nuk ka kthyer përgjigje për këtë temë.

25. Do t’i shtojmë 160 çerdhe në të gjithë vendin

“Do të kujdesemi që për fëmijët të krijojmë vende të mjaftueshme në çerdhe duke i shtuar edhe 160 çerdhe në të gjithë vendin”, ka premtuar Vetëvendosje.

Ministria e Arsimit nuk i ka kthyer përgjigje REL-it se sa çerdhe janë ndërtuar për dy vjet, sa janë në proces e sa pritet të ndërtohen gjatë këtij viti.

Gjatë kërkimit në internet, Radio Evropa e Lirë ka gjetur se, në dy vjetët e fundit, një çerdhe është inaguruar në muajin shkurt në Gjilan.

Gjithashtu, në maj të vitit 2022, është hapur tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve tjera në Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Viti, Deçan, Gjakovë.

Më 21 mars është hapur tenderi për ndërtimin edhe të tri çerdheve në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Shtime.

26. Shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën

Image

Gjatë kërkimit në internet për këtë temë, REL-i nuk ka gjetur se nxënësit e ciklit të ulët në gjithë Kosovën marrin shujta falas. MASHTI nuk ka kthyer përgjigje për këtë temë, ndërsa disa drejtorë të drejtorive të arsimit nëpër komuna i kanë thënë REL-it se nuk ka nisur zbatimi i këtij premtimi.

27. Do ta rianëtarësojmë Kosovën në ENQA dhe EQAR

“Angazhimi ynë do të orientohet në rianëtarësimin e Kosovës në ENQA dhe EQAR”, ishte një tjetër premtim i Vetëvendosjes.

Kosova është rianëtarësuar në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) si anëtare pa të drejta të plota, vitin e kaluar.

Ndërsa, rianëtarësimi në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) nuk ka ndodhur ende.

Kosova u përjashtua nga EQAR në vitin 2018, ndërsa nga ENQA në vitin 2019.

28. Hiqen tarifat për pagesën e semestrit

“Në institucionet publike do të hiqen tarifat për pagesën e semestrit”, ka premtuar Vetëvendosje.

Ky premtim është realizuar. Nga 1 tetori 2021, me vendim të Qeverisë së Kosovës, është hequr komplet pagesa për nivelin “bachelor” dhe “master” në Univeristetin e Prishtinës.

29. Rreth 1.000 bursa studentore për vajzat

“Buxhetimi i bursave studentore do të avancohet. Por, ne planifikojmë që të fuqizojmë e mbështesim vajzat, andaj zotohemi të sigurojmë 1.000 bursa studentore – me prioritet ato që zgjedhin të studiojnë shkencat teknike e natyrore, brenda e jashtë vendit”, ka premtuar Vetëvendosje.

Ky premtim është realizuar.

Në vitin 2021, MASHTI ka ndarë 1.000 bursa për studentet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM). Njësoj ka vepruar edhe më 2022.

30. Fondi i hulumtimeve në univeristete

“Universitetet do t’i fuqizojmë drejt kërkimit shkencor me Fondin e Hulumtimeve që e themelojmë për herë të parë, dedikuar kërkuesve, ligjëruesve, profesorëve e specialistëve mjekësorë”, ka premtuar partia e Kurtit.

Gjatë kërkimit në internet për këtë temë, REL-i nuk ka gjetur se MASHTI ka themeluar këtë fond, ndërsa ministria nuk ka kthyer përgjigje se kur planifikon ta themelojë atë.

Bujqësi

Image

Nga tri premtimet e Vetëvendosjes në bujqësi, të cilat i ka analizuar REL-i, asnjëra nga to nuk ka nisur ende të realizohet. Ministria e Bujqësisë nuk i është përgjigjur interesimit të REL-it për këtë temë.

31. Do të punojmë për anëtarësimin e Kosovës në Fondin Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë

Gjatë kërkimit në internet për këtë temë, REL-i nuk ka gjetur se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në këtë fond. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si ministri përgjegjëse për aplikim në nisma rajonale dhe organizata ndërkombëtare, nuk i ka kthyer përgjigje REL-it për këtë çështje. Përgjigje nuk ka kthyer as Ministria e Bujqësisë.

32. Do ta financojmë bujqësinë për çdo vit deri në 100 milionë euro

Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë në asnjërin nga dy vjetët paraprakë nuk ka qenë 100 milionë euro. Referuar Ligjit për buxhet, ai është rritur një herë për rreth 10 milionë euro, e më pas për mbi 15 milionë. Aktualisht, buxheti i kësaj ministrie është rreth 87 milionë euro.

Buxheti 2021 – 61.255.497 euro

Buxheti 2022 – 71.097.910 euro

Buxheti 2023 – 86.710.224 euro

33. Çmim dysheme për kulturat kryesore bujqësore e blegtorale

“Në mënyrë që të sigurojmë një treg vendor që nuk përbuz mundin e fermerëve, do të sigurohemi që të ketë çmim dysheme për kulturat kryesore bujqësore e blegtorale. Kësisoj, shteti garanton blerjen në njërën anë dhe mbush rezervat shtetërore në anën tjetër”, thuhet në premtimin e partisë në pushtet.

Por, Qeveria e as Ministria e Bujqësisë nuk i kanë kthyer përgjigje REL-it për vendosjen e këtij çmimi, e as blerjen e këtyre produkteve nga shteti.

Rend dhe siguri publike

Nga katër premtimet e Vetëvendosjes në mbrojtje dhe siguri publike, të cilat i ka analizuar REL-i, asnjëra nga to nuk ka nisur të realizohet.

34. Do ta përgatisim planin për shërbimin ushtarak

Image

Në premtimin e Vetëvendosjes thuhet se ky plan do të jetë i kombinuar në 3+3 muaj për të rinjtë “duke u kujdesur për shtimin e kapaciteteve trajnuese dhe edukuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës”. Ky premtim ende nuk është jetësuar.

Në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet: “Aktualisht, jemi në vlerësim të kostos financiare për komponentën rezervë të FSK-së, ku përfshihet dhe shërbimi vullnetar e specialistik, që pritet të përfundohet gjatë muajit qershor”.

FSK-ja është në proces të transformimit në ushtri të plotë që nga viti 2018. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet. Pritet që FSK-ja, gjatë transformimit, të dyfishojë numrin e forcave të saj dhe të bëhet një ushtri profesionale prej 5.000 trupash.

35. Sigurimi jetësor dhe shëndetësor për zyrtarët policorë

Image

“Njëjtë sikurse Policia e Kosovës që na jep neve siguri, edhe ne duhet t’u japim zyrtarëve policorë sigurimin jetësor e shëndetësor, si një e drejtë e garantuar për punën e tyre të rëndësishme, por edhe nën rrezik”, ka qenë premtimi i Vetëvendosjes, i cili ende nuk është realizuar.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës ende nuk kanë sigurim shëndetësor. Që nga viti 2001, në kryerje të detyrës kanë vdekur 23 zyrtarë policorë, ndërsa rreth 500 të tjerë kanë pësuar lëndime – disa prej të cilëve kanë mbetur të paaftë për të ushtruar sërish detyrën e policit.

Policia e Kosovës numëron një staf prej afër 10 mijë personash.

36. Do të përgatitemi për ta bërë Kosovën anëtare të Kartës së Adriatikut

Gjatë kërkimit në internet për këtë temë, REL-i nuk ka gjetur se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në këtë kartë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si ministri përgjegjëse për aplikim në nisma rajonale dhe organizata ndërkombëtare, nuk i ka kthyer përgjigje REL-it për këtë çështje. Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes i ka thënë REL-it se, në aspektin ushtarak, Kosova është “në rrugën e duhur, e për këtë jemi në koordinim të vazhdueshëm me këshilltarët e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s”.

37. Funksionalizimi i Aeroportit të Gjakovës

Premtimi ishte që ky aeroport do të funksionalizohet me dy shërbime bazë: kargo [bartje e mallrave] dhe udhëtime me kosto të ulët. Përveçse nuk është realizuar, ky premtim nuk përmendet as në programin katërvjeçar të Qeverisë, e cila nuk ka kthyer përgjigje për këtë çështje.

1998/99 Aeroporti i Gjakovës është rindërtuar nga misioni i  NATO-s në Kosovë , KFOR, përkatësisht nga paqeruajtësit italianë

1999 – 2013 Aeroporti është përdorur për mbështetjen e aktiviteteve ushtarake të KFOR-it

Dhjetor 2013 Aeroporti me të gjitha mjetet për operim transferohet tek autoritetet e Kosovës

2019 Këtë aeroport, Qeveria ia jep në shërbim Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës

2023 Hapësirat e Aeroportit të Gjakovës përdoren për nevojat e FSK-së

Image

Hapja e një aeroporti të dytë civil në Kosovë mund të jetë vështirë e realizueshme për shkak të kontratës mes autoriteteve të Kosovës dhe konsorciumit “Limak & Aeroport de Lyon”.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, në vitin 2010, i është dhënë në shfrytëzim këtij konsorciumi të huaj për një periudhë 20-vjeçare. Në kontratë sigurohet se ai nuk do t’i nënshtrohet konkurrencës së drejtpërdrejtë me hapjen e një aeroporti tjetër komercial në Kosovë.

Nëse një aeroport i tillë hapet, Qeveria e Kosovës obligohet ta sigurojë konsorciumin në fjalë se nuk do të ketë humbje nga një kompani ndërkombëtare, që potencialisht do të operonte në Kosovë.

Kulturë dhe sport

Nga pesë premtimet e Vetëvendosjes në kulturë dhe sport, të cilat i ka analizuar REL-i, katër nga to janë realizuar pjesërisht, ndërsa një nuk kanë nisur ende të zbatohet.

38. Do ta themelojmë Teatrin e Operës dhe Baletit

“Do ta themelojmë Teatrin e Operës dhe Baletit si institucion të vetëqëndrueshëm, si dhe do të fillojmë ta ideojmë Teatrin e ri Kombëtar. Kosova, për herë të parë, do të ketë ndërtesë të dinjitetshme për operë dhe balet”, ka qenë premtimi i Vetëvendosjes, i cili është në proces të realizimit.

Image

Teatri i Operës dhe Baletit është në fazën e dytë të konkursit ndërkombëtar për projektim, i tha REL-it Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Lokacioni për ndërtimin e këtij objekti është ndarë vitin e kaluar dhe është hapësira pranë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ministria tha se teatri është duke iu nënshtruar renovimit të tërësishëm dhe se tash është në fazën e zhvillimit të projektit ideor dhe zbatues.

39. Hapja e kinemave të reja

“Shikueshmëria e filmit do të rritet dhe nxitet përmes formimit të kinemave të reja në komunat e Kosovës, me një program të veçantë për investime në infrastrukturë, dhe me mbështetje për programacionin filmik”, ka qenë premtimi i Vetëvendosjes.

Gjatë kërkimit në internet për këtë temë, REL-i nuk ka gjetur se është shtuar numri i kinemave. Në këtë pyetje, Ministria e Kulturës nuk ka pasur përgjigje konkrete.

40. Do t’i këndellim muzetë

Image

“Ndër projektet konkrete që do të trajtohen me prioritet, janë: Muzeu i Historisë së Natyrës, Muzeu i Burgut të Prishtinës, Muzeu Arkeologjik dhe zhvillimi i projekteve të tjera muzeale kombëtare dhe komunale”, ka qenë premtimi tjetër.

Ministria e Kulturës tha se gjatë viteve 2021-2022 janë zhvilluar projekte të ndërhyrjeve në nëntë muze të Kosovës. Ndërsa, gjatë këtij viti, përmenden katër projekte që janë në zhvillim.

41. Do të themelohet Fondi për ndërhyrje emergjente

Image

“Si hap i parë themelohet Fondi për ndërhyrje emergjente për të shpëtuar mbi 100 asete të listës ‘trashëgimia në rrezik’. Krahas ‘ndihmës së parë’, do të fuqizohet inspektorati për të siguruar mbikëqyrje efektive dhe parandalim të aktiviteteve që cenojnë asetet e trashëgimisë”, thuhej në premtimin e Vetëvendosjes.

Ministria e Kulturës tha se gjatë vitit 2021 janë realizuar ndërhyrje në 65 asete të trashëgimisë kulturore në gjithë Kosovën, ndërsa gjatë këtij viti priten ndërhyrje në 50 asete të tjera nga kjo listë.

Kjo ministri nuk tregoi nëse është shtuar numri i inspektorëve, por tha se puna është dinamizuar.

42. Do ta ndërtojmë stadiumin dhe pishinën olimpike

“Përveç buxhetit për investime të mëdha nacionale – ndërtimin e stadiumit, pishinës olimpike dhe qendrës multifunksionale – ne do të sigurojmë hapësira të nevojshme për stërvitje dhe zhvillim të sportit rekreacional/shëndetësor”, ka qenë premtimi i Vetëvendosjes.

Ministria e Kulturës nuk i është përgjigjur direkt pyetjes së REL-it se kur pritet ndërtimi i tyre.

“Stadiumet e futbollit, të kategorizuara dhe të standardizuara me standarde të UEFA-s, janë planifikuar në planin 5-vjeçar për investim në infrastrukturën e futbollit në Kosovë, i cili parasheh konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në mbështetje të lojërave ndërkombëtare e kombëtare, klubeve e rinisë së talentuar të Kosovës. Me këtë plan kanë filluar të rinovohen, përfundohen dhe ndërtohen stadiumet dhe terrenet sportive që zhvillojnë paralelisht infrastrukturën në të gjitha nivelet”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Image

Misioni i Radios Evropa e Lirë është plasimi i informatave dhe ideve që promovojnë vlerat dhe institucionet demokratike. Radio Evropa e Lirë financohet nga fondi i Kongresit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Media Globale./ Shkroi Erjonë Popova, Radio Evropa e Lirë © 2023 RFE/RL, Inc.

blank

VOA: Shqipëri, autoritetet marrin në administrim dy godina të kompleksit “Prestigj”

Forcat e Rendit në kompleksin “Prestigj”

VOA

Në Shqipëri, Shërbimi social shtetëror u paraqit sot në mjediset e “Prestigj Resort”, për të marrë në administrim dy godina hoteliere të këtij kompleksi, të cilat rezultojnë të jenë konfiskuar me një vendim të Këshillit kombëtar të territorit. Kompleksi turistik është në pronësi të grupit Hysenbelliu, i cili zotëron gjithashtu dhe disa media të rëndësishme në vend. Përfaqësuesit ligjorë të kompanisë deklaruan se çështja është në proces gjyqësor, dhe për pasojë marrja në administrim e dy godinave është sipas tyre e paligjshme. Vendimi i sotëm pason ndërhyrje të mëparshme në këtë kompleks, ku më dhjetor u shemb godina qendrore disa katëshe. Sipas Hysenbelliu Group, qeveria kërkon të ndikojë në linjën editorial të mediave që kompania ka në kontroll.

Edhe pse një ditë pushimi zyrtar, përfaqësuesit e Shërbimit social shtetëror, të shoqëruar dhe nga forca policie shkuan sot në kompleksin turistik Prestigj Resort në Golem me në duar një vendim të qeverisë “i cili i kalon në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Shëndetësisë, për Shërbimin social shtetëror të godinave nr. 1 dhe nr. 3”, njoftoi përfaqësuesja e ministrisë së Shëndetësisë.

Vendimi pason një akt konfiskimi të dy godinave nga ana e Këshillit Kombëtar të territorit, si pjesë e masave kundër ndërtimeve pa leje apo në shkelje të tyre. Për përfaqësuesit e Hysenbelliu Group, veprimet e sot konsiderohen të paligjshme. “Nuk e di kush ja kaluar minisrisë së Shëndetësisë, apo Ministrisë së Financave, posedimin e sendit. Ne nuk e kemi humbur ndonjëherë. Që do të thotë se procedura e konfiskimit është kontestuar në gjykatë, dhe është duke vijuar procesi gjyqësor. Si rrjedhim, nëse ju pretendoni se jeni pronarë, se ne vlerësojmë se nuk jeni, sipas ligjit për pronat e paluajtshme të shtetit, normalisht ato trajtohen në barazi me pronat private, që do të thotë se duhet t’i drejtoheni gjykatës, sipas Kodit civil, dhe të paraqisni pretendimet tuaja. Veprimi juaj, duke kërkuar sot që të lirohet godina dhe të na nxirrni jashtë, vlerësohet nga ne, si i paligjshëm, i parregullt dhe si pasojë nuk e zbatojmë”, deklaroi avokati i kompanisë, Erion Kanxheri

Ato pretenduan gjithashtu se nuk kishin marrë asnjë njoftim paraprak, ndonëse se përfaqësuesja e Shërbimit social pretendoi të kundërtën duke kërkuar mbështetjen e policisë për të hyrë në mjediset e kopleksit dhe marrjen në administrim të dy godinave, të cilat u gjetën të mbyllura. Për të hyrë brenda u gjetën më pas mënyra të tjera nga ana e policisë. Sipas avokatit të kompanisë edhe përfshirja e policisë është e paligjshme pasi ajo mund të ndërhyjë në mjedise private vetëm me urdhër gjykate apo prokurorie, ose në zbatim të vendimeve përmbarimore.

Në Shtator të vitit të kaluar Inspektoriati i Mbrojtjes së territorit, ndërhyri duke prishur pishinat e jashtme të kompleksit turistik, ndërsa në muajin dhjetor hodhi në erë godinën qendrore disa katëshe. Rasti u përfshi dhe raportin vjetor të Departametit amerikan të shtetit për të Drejtat e Njeriut të publikuar dy ditë më parë.

Sipas “Hysebelliu Group” veprimet e qeverisë synojnë të diktojnë linjën editorial të mediave që kompania zotëron; televizione, gazeta e portale informative. Vetë televizionit NEWS 24, i është njoftuar një gjobë prej afro 200 mijë dollarësh nga ana e tatimeve, të cilën drejtuesit e televizionit, e kanë konsideruar të padrejtë. Po ashtu dhe biznese të tjera të grupit Hysenbelliu, janë përballur kohët e fundit me gjoba disa miliona eurosh.

blank

Reagon Presidenti i “Hysenbelliu Group”: Rama i nisi sulmet për shkak të vijës editoriale, kërkoi të shisja News 24

Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu ka reaguar ashpër sot pas mësymjes që ka nisur prej mëngjesit për konfiskimin e “Prestige Resort”.

Në një intervistë për News 24, Hysenbelliu shprehet se sulmet e kryeministrit ndaj tij vijnë për shkak se nuk pranoi të shiste televizionin dhe as të ndryshonte linjën editoriale.

Cili është komenti juaj? Si ndiheni teksa shikoni këtë kordon policor para godinave të Prestige Resort?

 

Irfan Hysenbelliu” Unë ndihem shumë i qetë se nga një njeri i sëmurë çfarë nuk pret. Kryeministrit i janë botuar kartelat psiqike të tij. Nuk shqetësohem për këtë. Raportet e kryeministrit me mua thonë se kanë qenë shumë të mirë. Qëkur ishte në Bashki dhe më pas kemi pasur debate, për shkak se ai tjetër gjë ka në shpirt dhe tjetër gjë pasqyron. Kohë më parë bashkë me shefin e IKMT-së, çonte vazhdimisht policinë. i shkruaja sms dhe i thosha “po u çoj ujë dhe bukë, ti vazhdo mbaji aty”. Rama është një aktor shumë i zoti, tjetër gjë pasqyron dhe ndryshe vepron. Kur ishim në Beograd rastësisht bashkë, të nesërmen çoi policinë te Prestige. Kur isha në SHBA sa më pa që dola në media, i vuri tritolin. Këto ditë kam qenë me familjen në Athinë, ai ishte aty në të njëjtin hotel. Aty shkëmbeheshim, atij i rrotulloheshin sytë saqë u largua.

 

Pse e shqetëson kaq shumë atë njeri? Nuk kam qenë nga ata botues që t’i bëja presione njerëzve të rëndësishëm. Rama më thoshte bëji presion një ministri të jashtëm. Më çoi sms “bëji transparencën deri në fund ministrit të jashtëm dhe pastaj fshije këtë sms”. Si mund tia bëja unë këtë ministrit të jashtëm kur ai bënte detyrën, gëzonte respekt në punën e tij. Rama e nisi këtë se nuk isha pjesë e vijës së tij editoriale. Jam munduar të mbaj ekuilibra, pasi jam biznesmen dhe kam mbi 2 mijë të punësuar. Ne para zgjedhjeve kemi pasur shumë debate. Në një sms i kam thënë “unë me median nuk jam në ekstrem me ty, por brenda shpirtit jam kundër teje pasi nuk dua të jesh një Erdogan i dytë”.

blank

 

Të shkosh te Prestige pas raportit të DASH, kur ai sfidon shtetin më të madh, ai e ka përbuzur flamurin e SHBA-ve dhe do të doja ti riktheheshit atyre pamjeve. Si mund të shkojë në ditë pushimi te Prestige pa asnjë njoftim? Kush është ky njeri që e kthen pronën si të dojë? Në atë biznes është paguar çdo taksë, punonjësit e merrnin të gjithë rrogën në bankë. Pse nuk e bëri kohë më parë prishjen? Vinte grupi parlamentar dhe ministrat e tij bënin seminare. Diçka e ka shqetësuar Ramën. Më vjen shumë keq që të rinjtë po emigrojnë sot me gomone. Nuk e di si ka surrat të dalë e të flasë në krah të kryeministrit anglez, kur ata njerëz kanë marrë gomonen. Ky duhet të kishte ikur me kohë. Sot njerëzit janë shumë të frikësuar.

blank

 

Kam pasur një takim edhe me Gramoz Ruçin dhe i kam thënë “kemi jetuar në të dyja sistemet, si ka mundësi kjo heshtja jote?”. Më tha: nuk kam më fuqi. i thashë “pse hesht, PS ka pasur shumë debate brenda”. Edhe Berisha kur ishte në kohën e tij dhe kishte dorë të hekurt, kishte debate, fliste Pashko, Ruli, Ceka, Imami, Olldashi. Rama është rrezik për vendin. Ai e nisi me sulmin ndaj mediave. Le të dalë një gazetar dhe të thotë nuk e marr rrogën 100% në bankë. Ai donte që unë ta shisja News 24 siç u shit ABC. Kam pasur një administrator që ishte më parë deputet i PS. Ditën që iku ai, AMA çoi një letër që do të mbyllte sinjalin. Ku të shkojmë në Gjykatë? Motra e zv.kryeministres ka në kontroll gjyqësorin. Çdo gjyqtar është i frikësuar. Si ka mundësi që kur shkëmbeheshim në hotel, a kanë një edukatë, bashkëshortja e tij që shkëmbehej me bashkëshorten time dhe fëmijët janë rritur bashkë? Për mua ka ardhur koha që këtij njeriu t’i tregojnë vendin.

blank

 

Unë edhe nëse e humbas biznesin nuk shqetësohem. Këtë dëm Rama do ta paguajë në Gjykatën Ndërkombëtare. Ambasadat dhe diplomatët e huaj duhet të zgjohen. Nuk mundet një kryeministër që ta kthejë vendin në pronë private. Ky është standardi më i keq në historinë e Shqipërisë. Një mikut tim politikan i kam shkruar “14 maji duhet të tregojë sa u duan shqiptarët, në të kundërt duhet të hapin krahun”. Shqiptarët duhet të zgjohen, mediat e mia nuk do të rreshtin së mbështeturi. Si mund të rrijë kryeministri, kur ministri i Brendshëm u fut në burg? Ju mendoni se drogën e bënte vetë Tahiri dhe kryeministri nuk e dinte? Si ka mundësi që zv.kryeministrin e tij kërkon ta fusë në burg? Nuk e fut dot në burg se po e futi, do të bëhet i penduar zv.kryeministri dhe Rama do të futet vetë në burg. Pse Rama përdor 2 standarde? Te unë vë tritolin, të tjerët i bën me parablerje?bw

blank

Analiza e BIRN: Oqeani i parave të drogës po pengon rritjen e pagave

Ndërsa kryeministri Edi Rama i bën thirrje biznesit që të rrisë pagat, ai bën mirë të mos harrojë se oqeani i parave të drogës në ekonominë e vendit është faktori që po gërryen aftësinë e vendit për të prodhuar mallra dhe shërbime për eksport.

Nga Gjergj Erebara, BIRN

Në vitin 2016, një fabrikë veshjesh apo këpucësh në Shqipëri, e cila shet për eksport, i bënte llogaritë me kursin e këmbimit 1 euro = 140 lekë. Në mënyrë tipike, nëse një fabrikë prodhon këpucë, fitimi i saj bruto është rreth 2 euro për palë. Këto 2 euro, apo 280 lekë, shërbenin për të paguar rrogën e punonjësve, qiranë, sigurimet shoqërore, taksa të tjera apo fitimet e pronarit, që të gjitha këto shpenzime në lekë.

Gjashtë vjet më vonë, 1 euro kushton 113 lekë, 24% më lirë se sa atëherë. Në mënyrë që fabrika e veshjeve apo këpucëve të paguajë të njëjtat rroga si atëherë, asaj i duhet të rrisë të ardhurat nga shitja e punës së vet me 24%. Kjo, vetëm për të mbuluar humbjet nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit. Por nëse fabrika do të duhet të rrisë pagat, atëherë ose eficienca e saj në punë duhet të rritet më shumë se sa 24%, ose çmimi i shitjes duhet të rritet me norma të jashtëzakonshme.

Gjatë kësaj periudhe kostot e tjera të të bërit biznes janë rritur. Taksat që qeveria kërkon nga të punësuarit, dhe që në mënyrë të rrejshme i parashtron si “pagë minimale”, janë rritur. Kostot e transportit dhe të karburantit janë rritur si pasojë e taksave të qeverisë “Rama”. Dhe kostoja e jetesës së punonjësve, fjala vjen, fatura e tyre e energjisë elektrike apo e ujit, është rritur, gjë që kërkon të ardhura më të larta për të jetuar.

Por problemi më i madh nga të gjitha duket se është kursi i këmbimit.

Leku filloi të forcohej rreth vitit 2016, kohë që përkon ne valën e parë të kultivimit masiv të marijuanës, ndërsa nga viti 2018, Banka e Shqipërisë u detyrua të ndërhyjë në treg për të blerë euro me qëllim që të shmangë forcimin e mëtejshëm. Që nga ajo kohë, vendi është goditur nga një tërmet, është goditur nga pandemia e COVID-19 si dhe nga kriza e çmimeve të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë, tre tronditje këto të cilat normalisht do të kishin shkaktuar shqetësim serioz për stabilitetin makroekonomik të vendit.

Me pak fjalë, kur vendi u godit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, logjika ta do që shpenzimet e qeverisë në ndihmë të të goditurve do të sillte importe të larta dhe presion nënçmues kundrejt lekut në kursin e këmbimit valutor. E po kështu, ndërsa COVID-19 detyroi shqiptarët të zhysnin dorën thellë në kursimet e veta për të paguar kujdes mjekësor, ajo që logjikisht pritet është që leku të nënçmohet. Por as këto dhe as kriza e çmimeve të vitit 2022, me shpenzimin e qindramilionë eurove për import të energjisë elektrike apo për karburant, jo vetëm që nuk i dëmtuan shanset e lekut për sukses, por leku as nuk denjoi të bezdiset nga këto kriza. Në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa tanket ruse po sulmonin Ukrainën, euro kushtonte 122 lekë. Deficiti tregtar i vendit arriti gjatë vitit 2022 në mbi 4.1 miliardë euro, me një rritje prej 280 milionë eurosh në krahasim me vitin 2021. E megjithatë, leku fitoi 8% të tjera dhe sot euro kushton 112 lekë.

Forcimi i lekut është një faktor madhor që po gërryen aftësinë e vendit për të prodhuar mallra dhe për të eksportuar mallra apo shërbime. Industria fason është shembulli më i dukshëm sepse është një ekonomi e varfër, ku luhatjet në kursin e këmbimit ndjehen më shumë. Por çdo gjë tjetër ecën në këtë drejtim. Qumështi pluhur i importit konkurron me çmim më të ulët qumështin e fermerit të vogël, pushimet që një shqiptar mund të kalojë në Greqi kushtojnë krahasimisht më lirë se sa më parë. Pushimet që një kosovar kalon në Shqipëri kushtojnë krahasimisht më shtrenjtë. Në çastin që kosovarëve u liberalizohen vizat, siç shpresohet të ndodhë së shpejti, i ashtuquajturi turizmi patriotik fillon të konkurrohet nga turizmi ekonomik. Distanca Prishtinë-Selanik është fare pak më e madhe se sa distanca Prishtinë-Durrës.

Natyrisht që forcimi i kursit të këmbimit është vetëm një nga problemet ekonomike të vendit. Korrupsioni është problemi tjetër madhor, i cili e bën të pamundur që vendi të ketë infrastrukturën e nevojshme bazë për zhvillim. Numri i qyteteve që kanë ujë të pijshëm dhe furnizim të rregullt numërohet me gishtat e njërës dorë. Rrugët prishen menjëherë sapo u hidhet një dorë asfalt elektoral. Vendi harxhon qindramilionë euro për rrugë që nuk përfundojnë kurrë. Në fund të fundit, rritja ekonomike është asgjë më shumë se sa një përmirësim gradual. Një rrugë e re sjell kursim në kosto, karburant, pjesë këmbimi, kohë. Por në rast se paratë e rrugës vidhen, atëherë nuk ka rritje ekonomike e nuk ka se si të ketë rritje pagash.

Sa i përket kursit të këmbimit, logjika ekonomike sugjeron se e kundërta duhej të kishte ndodhur. Një vend i varfër mban një tolerancë më të lartë ndaj inflacionit se sa një vend i pasur. P.sh., objektivi i Bankës Qendrore Evropiane për normën e inflacionit në Eurozonë është “pranë por poshtë 2%” në vit. Objektivi i Bankës së Shqipërisë është 3% në vit me luhatshmëri nga 2 deri në 4%. Këto janë themele të vendosura me supozimin që, përgjatë tre dekadave të ardhshme, ekonomia e Shqipërisë do të rritet për t’u afruar me mesataren e Bashkimit Evropian. Do të thotë që ekonomia shqiptare do të rritet me ritëm më të shpejtë rritjeje se sa ekonomia e BE-së dhe ritmi më i shpejtë i rritjes nënkupton nevojën për shkallë më të lartë inflacioni. Dhe kjo nënkupton një nënçmim gradual të lekut kundrejt euros, por jo forcim të tij.

Kjo gjë nuk ka ndodhur, së paku që nga viti 2016 e më pas, për shkakun e dukshëm se paratë e drogës janë sheshit dhe ato po forcojnë lekun dhe po vrasin prodhimin vendës. Është një fenomen i vjetër ky i njohur nëpër botë. Quhet sëmundja holandeze. Normalisht që pagat nuk mund të rriten për sa kohë prodhimi i veshjeve dhe këpucëve konkurrohet në mënyrë indirekte nga suksesi i trafikantëve shqiptarë të drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Normalisht që punëtorët, duke mos pasur mundësi që të sigurojnë të ardhura normale me punë në Shqipëri, do të shkojnë të sigurojnë këto të ardhura në emigrim, kryesisht në punë të vështirë dhe të ndershme, e me raste, me krim dhe drogë.

Zgjidhja për këtë problem nuk konsiston te negociatat për të rritur rrogat me punëdhënës që llogarisin se sa mall shesin e sa të ardhura kanë. Zgjidhja fillon me sekuestrimin e parave të krimit.

blank

Elvi Fundo i tregon me emra: Gazetarët dhe mediat që kanë marrë para nga inceneratorët

Gazetari Elvi Fundo i tregon me emra gazetarët dhe mediat që kanë marrë pagesa nga inceneratorët. 

Fundo tha në A Show me Adi Krastën në Syri Tv se pagesat për mediat kanë vazhduar edhe pasi afera u denoncua.

“Inceneratori i Elbasanit nuk punon, është një kazan me naftë. Kërkon 2 mln dollarë në vit që të punojë. Nuk ka punuar kurrë, është në remont thonë, gënjeshtër. Nuk shkonin këta (mediat) për ta parë punon apo jo. Apo siç ndodhi gënjeshtra me inceneratorin e Fierit kur shkoi komisioni hetimor, kishin ndezur një transporter dhe thoshin po punon, ndërkohë që lekët këtej nëpër media kërcisnin. Nga Top Channel i pari, Caro Bollino i dyti. Carlo reagoi publikisht dhe tha kemi marrë pagesat dhe kemi bërë reklamat. Njësoj si të marrësh para nga mafia dhe i bën reklamë për plehrat. Para ka marrë Irfan Hysenbelliu, Fax News, Baton Haxhiu e të tjerë me radhë, lista është shumë e gjatë. Pagesat kanë vazhduar edhe pasi ne i kemi denoncuar”, tha ai.

Gazetari Elvi Fundo u shpreh se Top Channel ka marrë pagesa nga inceneratori i Tiranës në gusht dhe shtator nga 53 mijë euro. 

“A Show” me Adi Krastën në Syri Tv, Fundo denoncoi me fakte të reja pronarët e inceneratorët të cilët sipas tij vazhdojnë pagesat për gazetarët dhe mediat.

Madje, Fundo tha se disponon informacione për një kontratë pranë noteres Edlira Galanxhi për marrjen me qira të Top Neës nga pronarët e inceneratorëve.

Gjithashtu, Fundo tha se ka informacione edhe për transaksione apo kompani off shore të Top Channel.

“Top Channel ka marrë pagesa në gusht dhe shtator nga 53 mijë euro nga inceneratori i Tiranës. E kemi publikuar këtë te CNA. Nuk e dija se nuk e besoja. Bëmë një verifikimi nëpërmjet rrjetit ku morëm dokumentet e para u ribë një verifikim dhe kanë vazhduar kanë marrë. 

Ka një informacion që pranë noteres Edlira Galanxhi ndodhet një kontratë e marrjes me qira apo në përdorim të një prej Tv kryesore me titra që ka lidhje me Top Channel. Së treti, ka informacione për transaksione apo kompani off shore të Top Channel.

Së katërti, këto janë materiale të cilat jo vetëm na kanë faktuar, por na kanë treguar se SPAK, struktura hetimore e cila po zbardh ditë pas dite çështjen e inceneratorëve është sulmuar në mënyrë brutale pikërisht nga këto media. Media që merrnin para nga inceneratorët sulmonin prokurorët e SPAK si Klodian Braho dhe Ened Nakuçi të cilët janë sulmuar me edicione ekskluzive rreht 1 orë e 30 minuta me sulme dhe gënjeshtra e shpifje, ndërsa në anën tjetër kërcisnim paratë e inceneratorëve.

E gjitha është një skenar i bërë nga truri i inceneratorëve Mirel Mërtiri. Vazhdon të paguajë media dhe gazetarë në Shqipëri, gazetarë të cilët dalin edhe para SPAK me dokumente, apo gazetarë që drejtojnë Top News dhe portale të tjera periferike të cilët shkojnë dhe flasin kundër Arben Ahmetajt. Vazhdojnë të blejnë media.

Po bëjnë media në Zimbabve, Dream Africa News, Tv që po ndërtohet në Zimbabve, një nga teknikët më të mirë që ka Shqipëria, A.K, i ka hipur avionit dhe ka shkuar në Zimbabve për të bërë Dream Africa News. 

 

Mediat po heshtin sepse është ai kodi mafioz i medias, ne heshtin sepse nuk sulmojmë njëri-tjetrin. Këtu nuk ka asnjë personale. Sot është denoncuar një dokument i frikshëm nga Belind Këlliçi, ne kemi 20 mln euro cash në Itali”, tha Fundo.

Gazetari Elvi Fundo deklaron se SPAK ka sekuestruar nga Drejtoria e Tatimeve të gjithë data bazën e pagesave të kompanive të inceneratorëve. 

A Show me Adi Krastën në Syri Tv, Fundo tha se inceneratorët kanë paguar media dhe gazetarë, edhe pasi skandali u denoncua publikisht.

Sipas tij, pronarët e inceneratorëve kanë paguar edhe nën dorë përfaqësues të medias për të bërë padi dhe mbrojtur djegësat.

“Ju bëj me dije se SPAK ka marrë nga Tatimet zyrtarisht të gjithë data bazën e pagesave të kompanive të inceneratorëve. Po flas për pagesat e bëra në të bardhë. Se nuk janë publikuar për paratë me #anta. Unë kam informacione, i janë dhënë 10 mijë euro dikujt për të dërguar një padi, i janë dhënë 20 mijë euro dikujt për të nxjerrë dy fatura, 10 mijë euro dikujt tjetër, por kjo është pjesë e thashethemeve. Ne po themi për ato që ne të dy nxorëm me letra dhe publikuam me dokumente e fatura. Pasi Top Channel nuk ka marrë 25 mijë euro në muaj, por ka marrë në ortakëri disa milionë euro, sicc ishte rasti i Lori Caffe”, tha ai.

blank

Braho për kryebashkiakët socialistë në SPAK: Rama ka përgjegjësi. Duhet të japë dorëheqjen!

Ish-deputeti i PS Spartak Braho i ftuar në studion e emisionit “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço, ka folur mes të tjerash në lidhje me raportin e djeshëm të publikuar nga DASH në lidhje me problematikat me të cilat është përballur vendi në vitin 2022.

Braho ka folur në lidhje me përmendjen e presionit ndaj medias së lirë dhe shembjen e Prestige Resort, duke e quajtur haptazi hakmarrje nga ana e qeverisë për mediat kritike.

 

Ai u shpreh se shembja e resortit ishte në kundërshtim me procedurat ligjore, ndërsa u shpreh se do jenë taksat e qytetarëve ato që do paguajnë dëmshpërblimin në lidhje me një akt të tillë joligjor.

 

Braho foli edhe në lidhje me zyrtarët e Partisë Socialiste, qofshin ato kryebashkiakë apo ministra të thirrur nga SPAK apo të dënuar.

 

Ai u shpreh se përgjegjësia e kryeministrit Edi Rama shkon deri në dorëheqjen e tij nga posti.

 

Pjesë e bisedës në studio:

 

Braho: DASH bën vërejtje për rysninë ndaj medias dhe kjo është e padiskutueshme. Mazhoranca nuk a reaguar fare, pra DASH nuk ka klientë në analizat e monitorimet e kësaj marrëdhënieje.
Do të thotë që DASH jo më kot e ka shpallur Berishën non grata.

Qeveria të reagojë e të kërkojë falje ndaj këtij treguesi të rëndësishëm të demokracisë që është liria e medias.

Ndërhyrja me fadroma e tritol ndaj Prestige Resort, për mua gabimi është se nuk iu la kohë ankesave e vlerësimeve që duhet të bënte gjykata. Nuk e di pozicionin ligjor, por prishja në atë kohë, në kulmin e sezonit turistik ishte e gabuar.

Shembja është bërë në kundërshtim me procedurat ligjore që bëhen në këto raste. pse u nxitua? Ka të drejtë të mendojë grupi se bëhet për hakmarrje se pse jeni pozicionuar si një media me kritika ndaj qeverisë. Është hakmarrje e hapur.
Shembja nuk duhet të ndodhte në atë moment. Gjykatat ende nuk janë çliruar.

Sipas raportit të DASH kemi një gjyqësor që nuk është i pavarur, përveç SPAK që thuhet se ka përpjekje për rritje. Reflektohet kjo edhe në marrëdhëniet me mediat?

Braho: Ankesa mund të japë të drejtë grupit mediatik dhe gjyqtari që nuk mori parasysh kërkesën duhet shkarkuar.

Nëse çështja shkon në Strasburg, kush do i paguajë dëmet? Taksat e qytetarëve?

Braho: Ligji kështu parashikon, që paguhen nga taksat e qytetarëve. Nuk paguan Rama apo kushdo qoftë por paguan shteti. Rëndësi ka që Strasburgu ta vlerësojë pozitivisht shkeljen dhe organet janë të detyruar të shpërblejnë grupin mediatik e të nisë nga fillimi rivendosja e objektit pas marrjes së lejes së ndërtimit.

Heshtjen e qeverisë si e lexoni?

Braho: Indiferencë e stisur dhe e pështirë, por tregon edhe një kokfortësi kapricoze që “shteti jam unë”. Raporti i DASH është i padiskutueshëm. Nuk ka klientë DASH. Me mënyrë të pavarur dhe mjetet e tij, konkluzionet e DASH janë të padiskutueshme.

Lefter Alla, Fatos Tushe, Artur Bushi, janë disa zyrtarë që kanë kaluar pragun e SPAK.

Braho: Është edhe Vangjush Dako. të tërë në një rresht janë. Ajo që bën përshtypje është se thuhet për këta titullarët edhe të PS edhe Rama që kanë përgjegjësi personale. këta kanë përgjegjësi penale jo morale, këta që i merr SPAK për zverku dhe i mban atje ose i thërret në hetim, akuzohen penalisht. Ndërsa përgjegjësinë morale e kanë strukturat që i emërojnë. Si ka mundësi u bënë tërë këta ministra në burg, do hyjnë edhe të tjerë, tërë këta kryetarë bashkie.

Rama ka përgjegjësi morale që shkon deri në dorëheqje. Ty po të bien çereku i qeverisë brenda e s’mbake përgjegjësi, kërkon nga të tjerët si Ahmetaj të mbajë përgjegjësi. Është skuadra jote.bw

blank

DW: SHBA po përgatitet për një shpërthim politik

Një grup i vogël i mbështetësve të ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump kanë protestuar me flamuj dhe parulla përpara gjykatës në Manhatan. Numri i ekipeve me kamera televizive dhe i gazetarëve ishte shumë më i madh se grupi i protestuesve.

Barrikadat e ngritura përpara ndërtesës ishin një sinjal i qartë se aktakuza kundër Trumpit është e pashmangshme, thotë Harry Litman, ish-ndihmës i Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së në televizionin MSNBC – pavarësisht përpjekjeve të mëdha të avokatëve të Trumpit që ta bindin prokurorin e Nju Jorkut, Alvin Bragg, që kjo të mos ndodhë.

Aktakuza po vjen!

Do të ishte kjo aktakuza e parë në historinë e SHBA-së kundër një ish-presidenti. Jo për shkak të një hapi të gabuar, por për shkak të një tentative për fshehjen e fakteve. Thuhet se kur Trump ishte ende një yll i spektakleve reality, ai kishte pasur një lidhje me një aktore nga skena e pornografisë në vitin 2006. Kështu pretendon gruaja me emrin skenik Stormy Daniels. Trump i ka mohuar këto të dhëna si të pavërteta. Thuhet po ashtu se kur Trump kandidoi për president dhjetë vjet më vonë, ai i kishte paguar Stormy Daniels 130.000 dollarë për të heshtur lidhur me këtë aferë. Këto para janë dorëzuar nga avokati i tij i atëhershëm, që tani është një ndër kritikët e Trumpit, Michael Cohen. Ai ka dëshmuar ndërkohë para dymbëdhjetë gjykatësve të gjykatës së Nju Jorkut: “Gjithçka që kam thënë deri tani është e saktë dhe këtë e vërtetojnë edhe të tjerët. Këtë e vërtetojnë edhe dokumentet ekzistuese”.

 

Thirrja për protesta

 

Ish-presidenti Trump pret arrestimin e tij të shpejtë, me shpjegimin se kundërshtarët duan të pamundësojnë kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Por tani duhet të dëshmohet se si ka ndodhur ngjarja, si është bërë pagesa.

Pagesa e parave për të heshtur është antiligjore në SHBA. Por vepra penale e pandehur është se shuma nuk është deklaruar në bilancet e Trumpit, thotë ish-prokurori, Matthew Galluzzo.

 

“Aspekti më i rëndësishëm për hetuesit është pse shuma është deklaruar gabimisht – jo si para për të heshtur, por si një shpenzim tjetër për organizatën e Trumpit. E kjo mund të jetë një shkelje e vogël ligjore, por edhe ndonjë vepër penale.” Mund të trajtohet edhe si vepër për të cilën Trump do të mund të shkonte në burg për disa vjet, thonë ekspertët juridikë në gazetën “New York Times”. Burimet thonë se aktakuza do të bazohet në faktin, se Trump përdori paratë si një donacion të paligjshëm për fushatën. Nëse ka vepruar kështu, kjo do të thotë se ka shkelur ligjet për financimin e fushatës.
Trump ka ftuar mbështetësit e tij që të protestojnë, por në protestën e parë kanë marrë pjesë pak vetë. Ndërsa avokatët e Trumpit thonë, se do të ishte tërësisht e pazakonshme që një ish-president të akuzohet për vepra të tilla. Vetë Trumpi ka vazhduar sulmet ndaj prokurorit Alvin Bragg duke e quajtur: “Tirani i përkushtuar që politizoi sistemin e drejtësisë”. Bragg është një “aktivist” i krahut të majtë që “kaherë ka vënë në shënjestër Trumpin”. Parta gjykatës një republikan i ri paralajmëroi se sot atje mund të ketë kaos./DW

blank

Asociacioni, hapi i parë i zbatimit të Marrëveshjes për normalizim

Mbishkrimi në një mur në Prishtinë “Tension për Asociacion”. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Bekim Bislimi

Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë e vë Kosovën para detyrimeve ndërkombëtare, thotë profesori i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, Arsim Bajrami.

Rrjedhimisht, thotë ai, Kosova duhet të nisë “menjëherë” formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky asociacion nuk përmendet në mënyrë specifike në Marrëveshje, por Neni 10 i saj kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Për Asociacionin është rënë dakord në vitin 2013, por Qeveria e Kosovës nuk e ka zbatuar kurrë, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Neni 7 i Marrëveshjes drejt normalizimit, ndërkaq, thotë se Kosova dhe Serbi duhet të “sigurojnë një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Kjo marrëveshje, e mbështetur nga Bashkimi Evropian, është bërë publike më 27 shkurt, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë pranuar Aneksin e zbatimit të saj gjatë një takimi në Ohër, më 18 mars.

Shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell, i cili ka ndërmjetësuar takimin, ka thënë se Kosova është pajtuar “që t’i nisë menjëherë negociatat me BE-në” për të siguruar “një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Kurti, i pyetur nga gazetarët nëse do të lejojë formimin e Asociacionit, ka thënë se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

Por, sipas profesorit Bajrami, “formimi i Asociacionit paraqet detyrim ndërkombëtar për Kosovën”.

“Siç e ka thënë edhe Borrell disa herë, [Kosova] duhet të fillojë menjëherë me procesin e themelimit të Asociacionit, përmes ekipit menaxhues. Mendoj se ky nuk është problem i madh, sepse e ka një siguresë mbrojtëse – siç është aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Ky detyrim duhet të përmbushet pa shtyrje dhe menjëherë nga Republika e Kosovës”, thotë Bajrami për Radion Evropa e Lirë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vitin 2015, ka konstatuar se disa parime të Marrëvshjes për Asociacionin nuk janë në frymën e Kushtetutës, por ka thënë se nëse ato përshtaten, Asociacioni mund të formohet.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se hapin e parë në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes për normalizim, duhet ta bëjë Kosova.

Në këtë kontekst, shtoi ai, prioriteti kryesor është nisja e procesit për formimin e Asociacionit.

“Në bazë të asaj që ka thënë zoti Borrell, por edhe në bazë të asaj që po shohim në terren, është Kosova ajo që – sa më shpejt që është e mundshme, pra menjëherë – duhet të fillojë me aranzhimet për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili pastaj do të jetë subjekt i negocimit në Bruksel, ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian”, thotë Miftaraj.

Kurti: Topi është në anën e Serbisë

Kryeministri Kurti tha të martën se për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes, që parasheh që të sigurohet “një nivel të përshtatshëm i vetmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”, ai do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian dhe me partnerët amerikanë.

“Do të duhej që në atë formulimin për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, t’i adresojmë çështjet që na paskan ngelur pa u përmbushur dhe për neve – siç e kam thënë edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës – bëhet fjalë për një formulim, i cili i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, sipas Këshillit të Evropës”, tha Kurti para gazetarëve.

Ai nuk iu përgjigj direkt pyetjes së gazetarëve se kur do të nisë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nuk do të duhej që topi të jetë te Kosova dhe kërkoj kontributin e të gjithëve. Topi është në anën e Serbisë. Pse nuk po nënshkruan ajo? Pra, në vend se të diskutojmë pse nuk po nënshkruan Serbia… ‘kur do ta themelosh Asociacionin’”, tha Kurti, duke shtuar se “të gjitha pyetjet tash janë në Beograd”.

Në një postim në Twitter më vonë, Kurti tha se Vuçiq e ka refuzuar një ofertë të tij për “vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës, në një asociacion” që do ta hartonte dhe propozonte vetë Kurti.

Vuçiq tha më 19 mars se Kurti, në takimin në Ohër, ka folur për “tri shtylla” mbi të cilat duhet të bazohet Asociacioni, por Serbia nuk mund ta pranojë atë, sepse për Asociacionin është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka përmendur muajin e kaluar tri kushte të Kosovës për formim të Asociacionit: të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës, të jetë në përputhje me qëndrimet e BE-së dhe të mos ketë fuqi ekzekutive.

“Kujdes” nga ndërlidhja e Asociacionit dhe nenit 7

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha të martën në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Neni 7 nuk përfshin zotime të reja për Kosovën.

“Neni 7 flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar. Kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin për themelimin e një lloj Asociacioni të komunave me shumicë serbe”, tha Lajçak.

Profesori Bajrami thotë se Qeveria e Kosovës, megjithatë, duhet të ketë kujdes për sa i përket zbatimit të nenit 7 të Marrëveshjes për normalizim, ku flitet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të lejojë “interpretim të zgjeruar të këtij neni”, sepse “mund ta sfidojë seriozisht karakterin unitar të shtetit, si dhe kompetencat dhe juridiksionin e organeve republikane në tërë territorin e Kosovës”.

Asociacioni, sipas tij, ka karakter territorial, sepse ushtron kompetencat brenda territoreve të komunave që do të jenë pjesë e saj. Por, shton ai, te neni 7 i Marrëveshjes nuk flitet për aspektin territorial, por për vetëmenaxhim në nivel komuniteti.

“Duhet pasur kujdes” kur ndërlidhet ky nen me Asociacionin, thotë Bajrami.

“Për mendimin tim, kjo pika 7 instalon në mënyrë joformale një nivel autonomie për serbët. Por, bashkësia ndërkombëtare i ka ikur përmendjes së termit ‘autonomi’ apo ‘Republika Serbe’, për shkak të rrezikut që përmendja e çfarëdo autonomie apo entiteti serb në Kosovë, do të kishte efektin domino edhe në vendet tjera të Ballkanit”.

“Në këtë fazë, nëse do të përmendeshin në mënyrë të prerë këto shprehje, do të rridhte obligimi implicit që të dyja vendet t’i ndryshojnë kushtetutat. Pra, Kosova nuk do të mund të realizonte asnjë model të një autonomie territoriale pa e ndryshuar Kushtetutën e vet, sepse kjo prek drejtpërdrejt në karakterin unitar të shtetit”, thotë Bajrami.

Çfarë thotë Neni 7?

Të dyja palët janë të përkushtuara në arritjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës.

Miftaraj thotë se çështjen e nenit 7 të Marrëveshjes për normalizim, ku flitet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, si dhe Marrëveshjen për Asociacionin i sheh si të ndara, por që gjatë zbatimit ato do të ndërlidhen.

Sipas tij, Marrëveshja hap mundësinë që komunave me shumicë serbe, bazuar në Kushtetutën e Kosovës, t’u jepen kompetenca shtesë në fushat specifike që lidhen me arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik, por jo edhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Dhënia e më shumë kompetencave në nivel lokal të komunave me shumicë serbe, mund të jetë si përfitim për Kosovën që Asociacioni të ketë një karakter më shumë koordinues, pa kompetenca ekzekutive, i cili pastaj mund të ketë më shumë rol këshillëdhënës sesa ndonjë rol, i cili mund ta nënkuptojë një formë të vetëqeverisjes së serbëve lokalë”, thotë Miftaraj.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka paralajmëruar një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë së shpejti, për të filluar, siç ka thënë, punën për zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes.

Ai ka shtuar se kurdo që ka nevojë për takim të nivelit të lartë, ai do të mbahet me presidentin dhe kryeministrin. Sipas tij, ata kanë treguar se janë të gatshëm të takohen dhe të diskutojnë për gjërat në të ardhmen.

blank

Cilat do të ishin akuzat e mundshme ndaj ish-presidentit Trump?

VOA/Masood Farivar

Akuzat e mundshme penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Nju Jork kanë të bëjnë me një pagesë për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels në ditët e fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016, në këmbim të heshtjes së saj.

Pagesa u bë nga ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen, si pjesë e një skeme për të parandaluar publikimin e lajmeve të dëmshme politikisht rreth marrëdhënieve jashtëmartesore të manjatit të pasurive të patundshme.

Zoti Cohen pranoi fajësinë në lidhje me këtë rast në vitin 2018, por prokurorët federalë nuk e paditën zotin Trump, duke ia lënë prokurorit të qarkut të Nju Jorkut që ta ndiqte çështjen në bazë të ligjeve të shtetit.

Në gjyqin ndaj zotit Cohen në vitin 2018, prokurorët federalë detajuan hollësitë se si ai, nën urdhrat e zotit Trump, u përpoq të parandalonte bërjen publike të pretendimeve ndaj kandidatit Trump për këtë marrëdhënie.

Përveç zotit Cohen, një rol kyç në këtë përpjekje luajti David Pecker, kreu i kompanisë American Media Inc. (AMI), që në atë kohë publikonte tabloidin National Enquirer.

Zoti Pecker, një mik i vjetër i zotit Trump, kishte ofruar “të ndihmonte me menaxhimin e artikujve të mundshëm negativë rreth marrëdhënieve (të zotit Trump) me gra” duke identifikuar histori që mund të bliheshin për të mos u botuar.

Në gusht të vitit 2016, AMI ra dakord t’i paguante ish modeles së revistës Playboy Karen McDougal 150,000 dollarë për të drejtat e historisë së saj rreth një lidhjeje të dyshuar me zotin Trump në periudhën 2006 – 2007.

Dy muaj më pas, një përfaqësues i zonjës Daniels, informoi AMI-n se aktorja pornografike do të fliste publikisht për një marrëdhënie seksuale me zotin Trump dhe ishte e gatshme ta shiste historinë e saj.

Zoti Pecker nuk arriti dot një marrëveshje me zonjën Daniels dhe e vuri agjentin e saj në kontakt me avokatin Cohen, i cili negocioi një marrëveshje prej 130,000 dollarësh për të “blerë heshtjen (e saj)”, thanë prokurorët në gusht të vitit 2018.’

Një pagesë në këmbim të heshtjes nuk është krim. Por prokurorët federalë thanë se zoti Cohen ndërmjetësoi pagesat për zonjën Daniels dhe zonjën McDougal, në një përpjekje për të ndikuar në fushatën presidenciale.

Për më tepër, thanë prokurorët, ajo që duhej të ishte raportuar si shpenzim fushate elektorale, u regjistrua si shpenzim ligjor, një shkelje e ligjeve federale për financimin e fushatave. Organizata Trump më vonë e rimbursoi zotin Cohen në bazë të një “marrëveshjeje për shërbimet e tij” ligjore.

Në fakt, sipas prokurorëve federalë, “nuk ekzistonte një marrëveshje e tillë dhe faturat mujore të paraqitura nga zoti Cohen nuk ishin për ndonjë shërbim ligjor, që ai kishte ofruar në vitin 2017.”

Në gusht 2018, zoti Cohen pranoi fajësinë për tetë akuza penale federale, përfshirë shkelje të ligjit të financimit të fushatave në lidhje me pagesën prej 130,000 dollarësh për zonjën Daniels.

Para se të pranonte fajësinë, zoti Cohen pranoi nën betim se pagesat i kishte bërë në këmbim të heshtjes së saj “në koordinim dhe nën drejtimin” e ish-presidentit.

Zoti Trump ka pranuar se zotit Cohen iu rimbursuan 130,000 dollarët e paguara për zonjën Daniels për të ndaluar “akuzat e saj të rreme dhe shantazhuese”.

Por ai ka mohuar se pagesa ishte “kontribut për fushatën”.

“Nuk ka pasur shkelje tek ajo që kemi bërë”, i tha ai agjencisë Reuters në vitin 2018.

Zoti Cohen kreu dënimin me rreth tre vjet burg përpara se të lirohej në vitin 2021.

Prokurorët federalë nuk e akuzuan ish-presidentin Trump dhe çështja kundër tij u ndërpre në vitin 2019.

Edhe ish-prokurori i qarkut të Manhatanit, Cyrus Vance, nuk ngriti akuza ndaj zotit Trump.

Por prokurori aktual i Manhatanit, Alvin Bragg, i zgjedhur në nëntor 2021, ka rihapur hetimin për të përcaktuar nëse zoti Trump ka shkelur ndonjë ligj shtetëror në lidhje me pagesat në këmbim të heshtjes.

Ende nuk dihet se cilat do të jenë akuzat ndaj ish-presidentit nëse ato ngrihen, por ekspertët ligjorë thonë se ka të ngjarë që ato të përqendrohen tek falsifikimi i dokumenteve financiare të kompanisë së zotit Trump.

Sipas kësaj teorie, zoti Trump dyshohet se nën justifikimin e një shpenzimi ligjore, fshehu pagesat për heshtjen e zonjës Daniels, duke shkelur ligjet federale për zgjedhjet, thonë ekspertët ligjorë.

Sipas ligjit të Nju Jorkut, falsifikimi i të dhënave të biznesit konsiderohet zakonisht si një kundravajtje. Për ta ngritur akuzën në nivelin e një vepre penale, prokurorët duhet të vërtetojnë se veprimi i mashtrimit është kryer me qëllim të kryerjes, ndihmës, ose fshehjes së një krimi tjetër.

“Ky krim tjetër duket se është shkelja ligjeve federale për financimin e fushatave, gjë për të cilën Departamenti i Drejtësisë më parë nuk pranoi të ngrinte akuza,” shprehet Jonathan Turley, një profesor i së drejtës në Universitetin George Washington, në gazetën “The Hill”.

Zoti Trump ka thënë se “nuk ka bërë absolutisht asgjë të gabuar” dhe e ka quajtur hetimin e Prokurorit të Qarkut të Nju Jorkut një “gjueti shtrigash” të udhëhequr nga një prokuror “racist”. Prokurori Bragg është afrikano-amerikan.

Ky nuk është i vetmi rast penal që i kanoset ish-presidentit.

Në shtetin tjetër, atë të Xhorxhias, prokurorët po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së akuzave penale në lidhje me përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale 2020 në këtë shtet, ku ai humbi me një diferencë të ngushtë ndaj presidentit aktual Joe Biden.

Ndërkohë, prokurori i posaçëm, i emëruar nga Departamenti i Drejtësisë Jack Smith, po heton rolin e zotit Trump në përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve, si dhe trajtimin nga ana e tij të dokumenteve të klasifikuara, pasi la detyrën.

Nëse ndaj tij do të ngrihej ndonjë akuzë penale, zoti Trump do të bëhej ish-presidenti i parë në histori që akuzohet penalisht.

blank

KOSOVA DHE FAZA E TRANZICIONIT- Nga Skënder MULLIQI

Vitët e tranzicionit në Kosovë , nuk sollën prosperitet dhe jetë të mirë për qytetarët, ashtu siq është pritur .Pseudoelitat politike e shfrytëzuan këtë fazë për tu pasuruar . Nuk u krijuan kushtet për vlera shoqërore e politike , por u krijuan kushtet për kategorinë e njerëzve të politikës dhe të biznesit . Institucionet e pa ndikuara në kushtet e funksionimit normal do të ishin mburoja karshi politikave dhe politikanëve hileqarë . Nuk patem aq sa duhet shtet ligjor dhe as ndarje të pushtetit në mënyrë meritore .Nuk u krijuan mekanizmat kompetentive për funksionim të ekonomise së tregut, që një shtet e bën të zhvilluar .Tretmani i shtetit si “gjah” që ju bë pas luftës nga partitë shtetformuese , krijuan jo stabilitet politik e jo stabilitët ekonomik .

U akumuluan shumë probleme duke e pamundësuar edhe funksionimin e mirë të sistemeve . Institucionet e tilla inerte dhe ekonomia informale bënë që mos të kemi investime dhe as investitor të jashtëm. Ju mbyllën rrugët edhe inovacioneve të reja teknologjike . Nuk u zhvillua asnjë degë e ekonomisë dhe as industria e rëndë si duhet. Mbeti jashtë edhe turizimi si predispozitë e mirë e Kosovës.Të arriturat mbetën shumë të vogla . Si pasojë e gjithë këtyre erdh varfërimi , numri enorm i atyre të cilët po kërkojnë punë , pastaj si pasojë e punës së keqe të pushteteve ishte rritja jashtë çdo normaleje e krimit të organizuar dhe të korrupcionit .Duke kaluar koha edhe rritej mos besueshmëria në organët e shtetit. Premitime patem gjatë këtyre viteve nga ata që e morën pushtetin sa të duash, e realizime pak.

Pa funksionimin e shtetit ligjor , si garantues i sigurisë , nuk mund të flasim për zhvillim të ekonomisë, që mundëson një ambient, ku secili individ ti maksimalizon potencialet e veta ripodhuese . Paralelisht më instrumentalizimët e ndryshme politike, më institucione të dobëta , pamë së po rrënohen edhe sistemi i arsimit dhe shëndetësisë. Kemi pasur një qrregullim të arsimit, i cili sistematikisht është dobësuar .Nuk kë gjë më tragjike për një komb dhe shtet së kur arsimi dhe shëndetësia komercializohen duke u shëndrruar në biznes. Kan ardhë deri të diplomat secili që I ka pasur mundësitë materjale , pavarësisht nga dija. Shumë e kan humbur kuptimin univerzitetet dhe më këtë edhe fakultetet.Me këtë gjë dija shumë është relativizuar, që ka ndikuar që shteti të jetë I dobët . Na erdhën shumë në shprehje përshtatshmëritë ideo -politikie si në komunizëm . Është brengosëse së si edhe ndryshimet post jugosllave në hapësirat ballkanike nuk sollën ndryshimet të logjikës nga sistemi socialist.

Nuk sollën ndryshime përmbajtësore , të cilat do të kishin fuqizuar pushtetet e dobëta të pas luftës .Pushteti i ri duhet ti rritë shpresat për një të ardhme më të ndritur . Shtyerja e qytetarëve qëllimisht në apstenim ,ishte gjëja më e keqe për Kosovën .Ky tip i politikanëve nuk i solli këtij populli as për afëër rezultatet e pritura. U mendua më shumë për ndërrim mandatësh pushtetare , duke e qitur krejt në margjina funksionimin e shtetit. Keqpërdorimi i shtetit ishte tëpër i madh, duke iu dhën kah të kundërte edhe historike interesave të shqiptarëve.Të shpresojmë së forcat e reja politike do të kenë, përcepcione tjera politike karshi shtetndërtimit dhe mirëqenjës së përgjthshme . Ekzistojnë kapacitetet që gjërat të kthehën na kahun e tyre pozitiv . Qarku shumë vjeqar i tranzicionit duhet të përmbyllet më shumë punë në zvoglimin e krimit dhe të korrupcionit, të cilat që shumë kohë e gërryen Kosovën nga mbrenda. Vëtem duke bërë hapa konkret zhvillimor , edhe mund të bëhemi pjesë e strukturës të BE-së dhe NATO-s.Mund ti tregojmë botës edhe pse vend i vogël , së kemi mundësi të bëhemi shëmbul, i një shteti modern. Nuk ka vend më për pseudo elita në pushtet, të cilat na servuan modele të pushteteve autoritare, si përsonalizim i politikës të te fortit. Nuk dhanë alternativa të politikave profesionale , të shoqërive civile dhe të organizmave kualitativ shoqëroro- politike , si korrigjime të çdo pushteti demokratik .Dihet së funkcionimi i shtetit dhe proceseve demokratike është i pa mundur pa veprimtarinë e opozitarizmit , kur dihet së opozita është element konstituiv i shoqërisë, ndarjës të pushetit , kritikës publike ,medieve dhe shoqërive civile…


Send this to a friend