VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Vetëvendosje” nis aktivitetin në Tiranë, mes 600 të ftuarve edhe Majko

By | May 22, 2019

Komentet

“Agim Kajmaku duhet të dorëhiqet”, Gjata: Rama po tenton të fitojë kohë për kryebashkiakun e Vorës

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Çlirim Gjata ka kërkuar sot që kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku duhet të japë dorëheqjen për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit.

Nga selia blu, Gjata ka deklaruar se njësojë si Valdrin Pjetri në Shkodër, edhe Agim Kajmaku, i cili në Greqi sipas PD njihet me emrin Jorgo Toto, duhet të largohet nga kjo detyrë.

“Valdrin Pjetri, kandidati trafikant i Edi Ramës dhe Tom Doshit në Shkodër, nuk është një rast i izoluar. Një pjesë e mirë e kandidatëve të Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës kriminale ose për lidhjet e tyre aktuale me krimin.

Çfarë i lidh bashkë të gjithë këta individë që e morën me pushtetin me dhunë, është Edi Rama, i cili mbron dhe promovon këdo që i shërben pushtetit të tij kriminal.

Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se edhe Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë!

Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij dhe i Belinda Ballukut për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, madje ai e ka bekuar fshehjen e precedentit penal të Agim Kajmakut. Por Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke fallsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.

Pyetja drejtuar Edi Ramës, Belinda Ballukut, Agim Kajmakut dhe Arta Markut është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: A është dënuar, dëbuar, arrestuar dhe shpallur në kërkim ndonjëherë në Greqi për vepra penale të rënda dhe a e ka fshehur këtë fakt në vetedeklarimin e dekriminalizimit?

Agim Kajmaku iu shmang kësaj pyetje në tekst-përbetimin e ardhur të gatshëm nga zyra e Edi Ramës me sugjerimin e bashkëpunëtores së tij, Belinda Balluku. Por këta të tre, kanë detyrimin t’u thonë shqiptarëve të vërtetën:

A është arrestuar ndonjëherë në Greqi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto? A ka çështje të hapur penale përfaqësuesi i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në Greqi?

Pse Edi Rama dhe Belinda Balluku vendosën veton duke shpërfillur PS të Vorës, kur socialistët protestuan para 30 Qershorit për kryebashkiakun me probleme të Ramës dhe Ballukut?”, thekson Gjata.

 DEKLARATË PD, ÇLIRIM GJATA

Valdrin Pjetri, kandidati trafikant i Edi Ramës dhe Tom Doshit në Shkodër, nuk është një rast i izoluar. Një pjesë e mirë e kandidatëve të Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës kriminale ose për lidhjet e tyre aktuale me krimin.

Çfarë i lidh bashkë të gjithë këta individë që e morën me pushtetin me dhunë, është Edi Rama, i cili mbron dhe promovon këdo që i shërben pushtetit të tij kriminal.

Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se edhe Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë!

Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij dhe i Belinda Ballukut për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, madje ai e kabekuar fshehjen e precedentit penal të Agim Kajmakut. Por Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke fallsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.

Pyetja drejtuar Edi Ramës, Belinda Ballukut, Agim Kajmakut dhe Arta Markut është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: A është dënuar, dëbuar, arrestuar dhe shpallur në kërkim ndonjëherë në Greqi për vepra penale të rënda dhe a e ka fshehur këtë fakt në vetedeklarimin e dekriminalizimit?

Agim Kajmaku iu shmang kësaj pyetje në tekst-përbetimin e ardhur të gatshëm nga zyra e Edi Ramës me sugjerimin e bashkëpunëtores së tij, Belinda Balluku. Por këta të tre, kanë detyrimin t’u thonë shqiptarëve të vërtetën:

A është arrestuar ndonjëherë në Greqi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto? A ka çështje të hapur penale përfaqësuesi i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në Greqi?

Pse Edi Rama dhe Belinda Balluku vendosën veton duke shpërfillur PS të Vorës, kur socialistët protestuan para 30 Qershorit për kryebashkiakun me probleme të Ramës dhe Ballukut?

Strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur Agim Kajmakun me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë.

Ajo është një strategji e dëshuar, që do të ketë vetëm një përfundim: Edi Rama do të largohet me turp si kryeministri i cili ka vetëm një ofertë për qytetarët: krimin dhe hajdutërinë.

Mish derri nga Qipro e Kanadaja, mish viçi nga Brazili, AKU bllokon mbi 387 tonë në portin e Durrësit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar ne portin e Durresit 387.1 tone produkte ushqimore të pasigurta qe po hynin ne territorin shqiptar.

 

Prej tyre, 234.5 tone mish janë kthyer në vendin e origjinës dhe 152.6 tone të tjera janë në proces për kthim.

Mes sasive te mishit te konstatuar problematik eshte “Mish Derri” me origjinë nga Kanadaja, e Qipro dhe “Mish Viçi” me origjinë nga Brazili.

Sipas AKU gjate kontrollit jane “konkluduar se disa ngarkesa me produkte importi janë të pasigurta për konsum njerëzor dhe si rrjedhojë kanë vendosur për kthimin e tyre në vendin e origjinës”.

NJOFTIMI I PLOTE I AKU

Kontrollet e kryera nga inspektoret e ushqimit të AKU Durrës në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës gjatë ditëve të fundit kanë konkluduar se disa ngarkesa me produkte importi janë të pasigurta për konsum njerëzor dhe si rrjedhojë kanë vendosur për kthimin e tyre në vendin e origjinës. Më konkretisht:

  • Tre ngarkesa me sasi totale 74.946 ton “Mish Derri” me origjinë nga Kanadaja, importuar nga subjekti “FRIGO ALB shpk”, rezultuan se nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore dhe kishin mangësi në besueshmërinë e dokumentacionit shoqërues (kryesisht të certifikatës veterinare si dokumenti kryesor i sigurisë së produktit si dhe certifikatat e analizave raportonin prezencë Ractopaminë, një produkt mjekësor veterinar i paregjistruar dhe i ndaluar për përdorim në Shqipëri dhe në BE)
  • Dy ngarkesa me sasi totale 52.257 ton “Mish Viçi” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “Apetit shpk”, në rregjim tranzit në territorin e Shqipërisë me destinacion final Kosovën, rezultuan me mangësi dhe mospërputhje thelbësore në dokumentacionin shoqërues të mallit (çertifikata e origjinës dhe ajo veterinare mbanin të dhëna të ndryshme nga dokumenti i transportit dhe fatura komerciale) çka e bën mallin ushqimor të importuar pa identitet të konfirmuar dhe të pasigurt për konsum.

Më herët, analizat e kryera për disa nga ngarkesat me produkte ushqimore mish të importuar rezultuan me ngarkesë mikrobiologjike (analizat laboratorike raportuan prezencën e Salmonella spp) dhe si rrjedhojë, produkti ushqimor i importuar me këto ngarkesa është i pasigurt dhe i papërshtatshëm për konsum njerëzor. Për ketë arsye dhe referuar bazës ligjore dhe rregullatore në fuqi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi kthimin e këtyre ngarkesave në vendin e origjinës, më konkretisht:

  • Katër ngarkesa me sasi totale 107.240 ton “Mish derri” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “ZICO sh.a.” është finalizuar praktika dhe ngarkesat janë kthyer në vendin e origjinës.
  • Gjashtë ngarkesa (152.631 ton në total) janë në proces përmbyllje praktike për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësim, më konkretisht:
    • 51.984 ton “Mish Derri” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “AMG shpk”,
    • 27 ton “Fileto Pule” nga Brazili, importuar nga subjekti “KING MIT”,
    • 25.999 ton “Mish Derri” nga Brazili, importuar nga subjekti “FRIGO ALB shpk”,
    • 22.648 ton “Mish Viçi” nga Brazili, importuar nga subjekti “DEKON FRIGO shpk”.
    • 25 ton “Mish Derri” me origjinë nga Qipro, importuar nga subjekti “EHW shpk”,

dhe me finalizimin e praktikës për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësim, rezultati do të njoftohet në rrjetin Europian të shkëmbimit të informacionit mbi rreziqet që lidhen me ushqimin (RASFF).

Raporti i BE: Lumenjtë shqiptarë më të ndoturit në Europë (tabelat)

Raportet e monitorimit të Bashkimit Europian gjetën nivele të larta të ndotjes në lumenjtë shqiptare me fosfate dhe kimikate.

 

Analiza që u publikua nga Eurostat së fundi në kuadër të monitorimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm vërejti se lumenjtë shqiptare paraqiten me ndotjen më të madhe në Europë.

Lumenjtë tanë sipas matjeve u gjeten me nivelin me të lartë të biokimikatëve. Në një litër ujë u ishin gati 7 miligram biokimikate, niveli më i lartë në Europë dhe me një diferencë të madhe nga Rumania, vendi tjetër me nivelin më të lartë me 3,5 miligram për një litër ujë.

Vlerat e larta të biokimikateve janë zakonisht shenja të ndotjes që e ndikojnë negativisht cilësinë e ujit. Lumenjtë më të pastër i kanë biokimikatet më pak se 1 miligram për litër.  Lumenjtë e ndotur në nivel mesatar tregojnë vlera që variojnë nga 2 deri në 8 mg / L.

Gjithashtu, Shqipëria paraqitet edhe me nivelin më të lartë fosfateve në lumenj. Matjet treguan se niveli i tyre ishte 6.9 miligram për litër në vitin 2015 me një rritje të konsiderueshme në raport me vitin 2013 ku niveli i tyre ishte në 5.5 miligram për litër.

Sipas grafikut më poshtë, niveli i fosfatit në lumenjtë shqiptarë është gati sa dyfishi i mesatares në lumenjtë europiane.

Përqendrimet e larta të fosfatit dëmtojnë cilësinë e ujit, duke nxitur rritjen e makrofiteve dhe algave.

Lumenjtë shqiptarë i kanë ujërat e ndotura për shkak se në to rrjedhin lirshëm të gjitha llojet e mbetjeve, duke përfshire edhe ato industrial.

Gjithashtu përdorimi i kimikateve dhe fosfateve në bujqësi është larg çdo kontrolli, teksa ende janë disa pika të zeza rreziku nga mbetjet e rrezikshme industrial të para viteve 1990 që ende rrezikojnë cilësinë e ujerave në lumenjtë shqiptare. Monitor

Prençi denoncon me emra: Kriminelët mblodhën vota për Ramën

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Shkodër.

Prençi ka denoncuar me emra, persona që sipas tij, kanë mbledhur vota për PS në Shkodër dhe që më herët kanë qenë të arrestuar nga Policia e Shtetit dhe kanë kryer krime të rënda penale.

Deklarata e Ahmet Prençit:

E ndjej për detyrë ne emer te atyre punonjesve te policise qe i veshtrojne te pafuqishem nga rruga ku i keni hedhur, dhe te atyre qe i mbani ne detyre e qe po aq te pafuqishem nuk mund te reagojne… të bëj një sqarim: Personi që sot mbledh vota ne Velipojë  e kudo për qeverinë, në kohën e qeverisjes së PD ka qenë i arrestuar nga Policia e Shtetit. Personat që grumbulluan vota në Shkoder e rrethina në 2013-ën e në vazhdim për qeverinë, gjithashtu kanë qenë të arrestuar e dënuar për vepra të rënda penale. Nëse duhet rifreskuar kujtesa i rendisim që nga Behar Bajri, Safet Bajri, Ilir Bajri, Enver Bajri, Pëllumb Gjoka etj… Keni të dhënat zyrtare, mund t’i shfrytezoje kush ka akses.

Të gjithë kanë qenë të arrestuar ne kohen e PD. Po reagoj këtu se e ndjej si detyrim si ish  Drejtor Policie në atë kohë në Shkodër! Nuk mbaj mend kush ishte Minister i Brendshem ; Sokol Olldashi, Bujar Nishani apo Lulzim Basha por une isha drejtues policie dhe PD ishte në pushtet. Edhe sot Policia i njeh, i di kush jane, njesoj si dje! Dallimi i vetem mes dy koheve eshte: ne ate kohe nuk ecnin krah per krah me zv.kryeministrat per te shpjeguar…integrimin!!

Luajti vetëm një rol! Ndërron jetë “Coli” te filmi “Debatik”

Kinematografia shqiptare ka humbur sot një tjetër emër të njohur. Bëhet fjalë për aktorin Shpëtim Zani, i cili u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak. Aktori Zani njihet nga artdashësit me emrin “Coli” tek filmi “Debatik”.

Ai luajti vetëm një rol në jetën e tij, ndërsa roli tek filmi i mësipërm e përjetësoi në mendjen e shikuesve. Lajmin e ndjerë e kanë shpërndarë miqtë në rrjetet sociale.

Aktori luajti me artistët e spikatur të filmit shqiptar si Sulejman Pitarka, Roland Trebicka dhe me shumë aktorë të tjerë të mëdhenj.  Shpëtim Zani spikati në rolin e tij, si një jetim i varfër, e cili arriti të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth, ndërsa vritet në një moment tensioni.

Zëri i Amerikës: PD kërkon verifikimin e kryebashkiakut të Vorës

 

Në Shqipëri, Partia Demokratike, ju drejtua sot zyrtarisht Prokurorisë duke kërkuar që të nisë verifikimet lidhur me kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi, ka dyshime të arsyeshme se zoti Kajmaku mund të jetë subjekt i të ashtuquajturit ligj për dekriminalizimin, pasi mund të ketë qenë I dënuar dhe më pas i dëbuar nga Greqia. Kryebashkiaku Kajmaku hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se asnjëherë nuk ka qenë i dënuar apo dëbuar nga asnjë shtet i Bashkimit europian

Pasi prej kohësh e kishte përmendur emrin e tij mes kryebashkiakëve të rinj socialist me një të kaluar, sipas saj, kriminale, Partia Demokratike ju drejtua sot zyrtarisht Prokurorisë së përgjithshme për nisjen e verifikimeve ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Në një letër të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, theksohet se kërkesa vjen në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se zoti Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion public, pasi sipas PD-së “ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.” shkruhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Një fakt që nuk rezulton në formularin e plotësuar nga kryebashkiaku i Vorës, i cili megjithatë ka pranuar më herët se ka ndryshuar emrin në Jorgo Toto, duke shpjeguar se këtë e ka bërë në mesin e viteve ’90 për të përfituar vizë udhëtimi në shtetin grek.

Sipas shkresës së Partisë Demokratike “në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se nga periudha 2004 – 2016 ai nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”, theksohet në letrën e zoti Bardhi. Viti 2004 është deklaruar nga vetë kryebashkiaku si momenti kur ai vendosi që të rikthehet në Shqipëri me familjen e tij.

Pas kërkesës së PD-së, nuk vonoi reagimi i zotit Kajmaku, i cili u shpreh për mediat se “me përgjegjësi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia. Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE, për llogari të biznesit tim familjar”. Ai shton më tutje se gjithshka sipas tij është një shpifje për qëllime politike, duke paralajmëruar se “autorët dhe akuzuesit publik që shpifin ndaj personit tim do të vihen përballë drejtësisë dhe detyrimit të gjetjes së provave të pretenduara. Të paqenën nuk mund ta pretendosh si të ndodhur”, shprehet kryebashkiaku i Vorës.

Mbetet të shihet nëse Partia Demokratike është nisur vetëm nga disa akuza publike, apo si në rastin e ish kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri, zotëron ndonjë dokument zyrtar ku mbështet denoncimin e saj. Edhe zoti Pjetri fillimisht mohoi akuzat e ngritura nga PD-ja, se kishte qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Italia. Por pas publikimit të dokumentave të autoriteteve gjyqësore italianenga ana e Partisë Demokratike, u detyrua të japë dorëheqjen javën e shkuar.

Ish-kreu i OMONIA-s: Resorti i Mihalit ndërtuar mbi një kishë, dikur nipi Kokëdhima ishte i fuqishëm

Ish kreu i OMONIA, Leonidha Papa ka reaguar në lidhje me prishjen e resortit pa leje të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo duke nxjerrë detaje të reja mbi ndërtimin e objektit. Sipas pretendimeve të Leonidha Papa resorti i Mihal Kokëdhimës është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe. Më pas Papa shkruan se nipi i Kokëdhimës, duke iu referuar lidhjeve të gjakut që Mihal Kokëdhima kishte me ish-deputetin Socialist, Koço Kokëdhima, dikur ishte i fuqishëm dhe në këtë mënyrë ndërtoi resortin e tij mbi rrënojat e kishës.

Ndër të tjera ish kreu i OMONIA-s hedh akuza ndaj qeverisë duke thënë i cilësuar si arrogantë dhe hipokritë.

“Sulmi i Mihal Kokëdhima ndaj turistëve spanjoll (thyer xhamin e makinës së tyre) për refuzimin e pagimit të peshkut që ata porosisën është bërë virale në të gjithë botën. Qeveria veproi menjëherë për të rikthyer imazhin e Shqipërisë “mikpritëse”, duke prishur restorantin. Nuk kam ndërmend të mbroj nipin e Kokdhima dikur të fuqishëm që ndërtoi këtë restorant pranë rrënojave të një kishe, por them që disa “shokë” e kuptojnë edhe arrogancën dhe hipokrizinë e pushtetarëve tanë që duhet të largoheshin dje.” shkruan Leonidha Papa.

Resorti i Mihal Kokëdhima u shemb ditën e djeshme nga IKMT pasi ishte pa leje, si dhe shfrytëzonte bregun e detit duke vendosur shezlongë dhe kishte kthyer ndërtesën në hotel duke zhvatur pushuesit.

Dosja 184, hetimi në Dibër me vulën e Arta Markut,ç’ndodhi në 1 muaj

Në mesin e korrikut, Prokuroria e Krimeve të Rënda përcolli pa zhurmë drejt Dibrës njërën prej dosjeve të bujshme të manipulimit të dyshuar të votave, e njohur gjerësisht si dosja 184. Sipas drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, shkak është bërë shpallja e moskompetencës nga prokurori i çështjes, Klodian Braho.

“Argumenti i prokurorit në shpalljen e moskompetencës është se nuk ka grup të strukturuar kriminal, por krime të dyshuara në fushën zgjedhore, të cilat nuk janë në kompetencën e hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda,” tha Prela në një bisedë telefonike.

BIRN mësoi se transferimi i dosjes voluminoze drejt Dibrës nuk shkoi fjollë. Prokuroria e Dibrës refuzoi fillimisht hetimin e çështjes dhe pasi shpalli konflikt kompetence, e ktheu atë pas në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pingpongu mes dy institucioneve u mbyll me ndërhyrjen e prokurores së Përgjithshme, Arta Marku, e cila vendosi që pavarësisht pretendimeve, çështja duhet të hetohej nga Prokuroria e Dibrës.

Ndërhyrjen e kryeprokurores Marku për zgjidhjen e konfliktit të kompetencës mes dy prokurorive e konfirmuan për BIRN si drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ashtu edhe këshilltarja e Prokurorit të Përgjithshëm, Matilda Terpollari.

“Në këto rrethana, Prokurori i Përgjithshëm vendosi në bazë të ligjit që hetimi i mëtejshëm i çështjes të kryhej nga Prokuroria e Rrethit Dibër,” tha Terpollari për BIRN.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të shpallë moskompetencën thuajse tre vjet pas regjistrimit të procedimit me nr. 184/2016 me objekt manipulimin e dyshuar të votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore të 11 shtatorit 2016 në bashkinë e Dibrës.

Së bashku me dosjen tjetër me nr.339, dosja e Dibrës u bë shkak për bojkotin e zgjedhjeve lokale nga opozita dhe një nga krizat më të thella politike që po kalon vendi.

Përgjatë tre viteve, dosja ndërroi disa duar prokurorësh dhe Krimet e Rënda u përballën me kritika publike për zvarritje hetimesh për shkak ‘të zyrtarëve të lartë të shtetit të kapur në përgjime’. Transferimi i çështjes në prokurorinë periferike të Dibrës i zbeh edhe më tej shpresat për drejtësi, ndërkohë që fati i hetimeve mbetet gjithashtu i paqartë.

Prokuroria e Dibrës ka mbetur aktualisht me tre prokurorë për shkak të vetingut dhe transferimeve. Drejtuesja e Prokurorisë, Esmeralda Keshi Cami ka deklaruar tashmë konfliktin e interesit për shkak të lidhjeve familjare me njërin prej të akuzuarve kryesorë të çështjes, Arben Keshin.

Edhe prokurorët e tjerë mësohet se kanë bërë rezistencë për shkak të njohjeve me personat e akuzuar, por pas vendimit të kryeprokurores Marku, çështja pritet të ndahet mes zv.drejtuesit të prokurorisë, Rifat Kojku ose prokurores Belina Zeneli.

BIRN pyeti drejtuesen e Prokurorisë së Dibrës, Esmeralda Keshi Cami për arsyet e konfliktit të kompetencës por nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Partia Demokratike, e cila e ka kallëzuar çështjen tre vjet më parë, deklaroi të mërkurën përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi se prokuroria po e varroste hetimin e manipulimit të votave në Dibër.

“Heqja dorë nga hetimi prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda është skenari që i siguron paprekshmëri Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Ulsi Manjës, Arben Keshit, Dionis Imerajt, Valbona Sakos dhe të gjithë bandës së partisë në pushtet, të kapur në flagrancë me përgjime të ligjshme të vetë prokurorisë,” tha Bardhi për mediat.

“Heqja dorë nga hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është provë sesi hajdutët e zgjedhjeve nuk ndëshkohen, por mbrohen nga prokuroria e kontrolluar tërësisht nga Edi Rama,” shtoi ai.

Përgjimet e Dibrës

Një seri përgjimesh nga e ashtuquajtura Dosja e Dibrës u publikuan në qershor nga tabloidi gjerman BILD, duke ekspozuar një nivel të ri të asaj që është denoncuar si abuzim masiv me pushtetin, presion i paligjshëm mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore, duke përfshirë kësaj here, edhe nivelet më të larta të qeverisë dhe Partisë Socialiste.

Përgjimet tregojnë angazhimin e zyrtarëve të ndryshëm të policisë së shtetit me synimin e pengimit të mbështetësve të Partisë Demokratike në opozitë për të udhëtuar nga Kamza për në Dibër për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 shtatorit 2016.

Përgjimet tregojnë gjithashtu se si ish-ministri Damian Gjiknuri thotë se ka dërguar në Dibër në dispozicion të një ish-drejtuesi policie në atë kohë të quajtur Arben Keshi, ata që Gjiknuri i quan “çuna problematikë”, për t’u përdorur në rast nevoje.

Përgjimet e publikuara përmbanin edhe një bisedë të kryeministrit Edi Rama me Arben Keshin, funksionar i PS dhe më vonë drejtues i Policisë. Në bisedën e përgjuar, Rama e pyeste Keshin nëse e kishte arritur objektivin, ndërsa Arben Keshi i përgjigjej se “ishin në pritshmëri të mëdha”.

Përgjimet e publikuara e identifikonin Arben Keshin si personazhin qendror të zgjedhjeve në Dibër, i cili fliste në telefon për raste të blerjes së votave si dhe instruktonte drejtuesit lokalë të arsimit që t’u bënin presion mësuesve që të votonin Partinë Socialiste ose në të kundërt do të pushoheshin nga puna.

“E konfirmoj këtë bisedë dhe do ta bëja prapë”, deklaroi Rama pas publikimit të përgjimeve.

Pak më vonë, në statuse në shqip dhe anglisht në Tëitter, kryeministri deklaroi se kishte kontraktuar një avokat në Gjermani për të hedhur në gjyq gazetarin që publikoi përgjimet, Peter Tiede./BIRN

Gjysma e rrugëve të Shqipërisë janë si në “Mesjetë”

Më i dëmtuar paraqitet, aksi Elbasan -Skurraj –Peshkopi me gjatësi 117 kilometra.

Të gjitha segmentet e kësaj rruge që lidh disa qytete të veriut është në gjendje shumë të keqe.

Në tënjëjtën gjendje është edhe aksi tjetër Elbasan-Cërrik-Gramsh me gjatësi 41 kilometër që është tërësisht në gjendje të mjerueshme, raporton “Monitor”.

E dëmtuar në gati 95 për qind të shtrirjes së saj është edhe rruga Pusi i Mezinit -Sarande me gjatësi 121 kilometër, pjesë e aksit kombëtar. Në të njëjtën gjendje është edhe rruga e vjetër Shkodër –Kukës me gjatësi 138 kilometra e cila është thuajse totalisht e dëmtuar.

Në gjendje të mirë paraqitet rruga Tiranë – Shkodër -Hani iHotit, rruga Lushnje -Berat, Durrës –Fier, Elbasan Tiranë, Tiranë-Kukës.

Vitin e kaluar, Autoriteti rrugor shqiptar inventarizoi rrjetin kombëtar të rrugëve në vend dhe gjithashtu inspektoi cilësinë e tyre nën një projekt të Bankës Botërorë që ka mbështetur me një hua mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar në vend nëpërmjet tre kontratave që menaxhohen nga privatët.

Rrjeti rrugor i Shqipërisë, përfshirë rrugët interurbane kryesore, rrugët interurbane dytësore dhe ato urbane përbëhet prej rreth 18.600 km, nga të cilat rreth 1500 kilometër janë akse kombëtar.

Mihal Kokëdhima shtrohet me urgjencë në spital sapo mësoi se i shembën restorantin

Pas shembjes së biznesit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Burimet thonë për lapsi.al se ai është shtruar me urgjencë në spitalin e Vlorës pasi ka marrë vesh lajmin e ndërhyrjes së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Ndërtimit në restorantin ‘Panorama’.

Gjendjen e rëndëuar të Kokëdhimës e konfirmon edhe një i afërm i tij, i cili foli sot paradite për mediat. I afërmi ndër të tjera ka deklaruar se Mihal Kokëdhima i kishte bërë dokumentet dhe e kishte dërguar objektin për legalizim.

Për më shumë se 15 vite Mihal Kokëdhima operonte pa leje në atë zonë. Ishin rreth 2 mijë metra katror tokë ku ishte bërë ndërtimi pa leje; restorant dhe dhoma hoteli.

Po kështu i afërmi i Koco Kokëdhimës shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme edhe plazhin aty pranë.

Kjo histori u bë e njohur për publikun pasi Mihal Kokëdhima terrorizoi një grup turistësh spanjollë.

Dosja 184 – Prokuroria e Krimeve të Rënda heq dorë nga hetimi, ja çfarë ndodh tani

Prokuroria për Krime të Rënda shpall moskompetence per hetimin e dosjes 184, apo cilesuar ndryshe si ajo e vjedhjes se votave ne Diber.

 

“Panorama” meson se pas ketij vendimi te organit te hetimit te Krimeve te Renda kjo dosje i kalon për hetim Prokurorisë së Dibrës, e cila do te vijoje me procesin hetimor.

Fillimisht pritet të caktohet Prokurori që do të marre ne dore dosjen shume te perfolur hetimore e per te cilen opozita dhe kreu i dmeokrateve Basha ka numeruar fakte dhe te dhena te implikimit direkt te deputeteve te PS, e ministrave ne aferen e vjedhjes dhe blejes se votave.

Kujtojme se dosja 184 është regjistruar për veprat ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’. Ndërkohë vepra tjetër për të cilën po hetohet Dosja 184 është ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’.

Gazeta gjermane ‘Bild”, publikoi pak kohe me pare 16 përgjime të reja, në lidhje me skandalin e  blerjes së votave në Shqipëri.

Përgjimet e publikuara janë pjesë e dosjes 184 të prokurorisë, për blerjen e votave në zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër.

Sipas “Bild”, përgjimet tregojnë se ka pasur një plan sistematik nga Partia Socialiste e kryeministrit Rama, për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017.

Në përgjimet e publikuara del emri i kryeministrit Edi Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri, ish-deputeti Pjerin Ndreu, ish-deputeti Artan Gaçi, drejtor në ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, shefi i komisariatit numër pesë në Kamëz, Sali Skura si dhe drejtori i zyrës arsimore të Dibrës, Drini Gjeçi.

FOTOT – Presidenti Meta dekoron ambasadoren greke, i pranishëm edhe Janullatos. Ja motivacioni

Në një ceremoni të veçantë zhvilluar në mjediset e Institucionit të kreut të shtetit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi Ambasadoren e Republikës Helenike, Eleni Sourani, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

 

Presidenca ben me dije se dekorimi eshte bere në prani të shumë ambasadorëve dhe përfaqësuesve të turpit diplomatik të akredituar në Tiranë, të ish-ministrave të Jashtëm dhe diplomatëve shqiptarë dhe personaliteteve të ndryshme të fushës.

Presidenti i Republikës i dorëzoi Ambasadores Sourani titullin e lartë me motivacionin:

“Në vlerësim të veprimtarisë së spikatur diplomatike dhe kontributit të çmuar për avancimin e gjithanshëm dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helenike, në pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy popujve tanë fqinj, si dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë”.

Në fjalën e rastit, Presidenti i Republikës u shpreh ndër të tjera se: “Shqiptarët dhe grekët jetojnë historikisht krah për krah njëri-tjetrit si fqinj ndaj na duhet të jetojmë dhe të punojmë së bashku për paqen, prosperitetin, stabilitetin në vendet tona dhe në mbarë rajonin, si dhe për të ardhmen e përbashkët në Europën e Bashkuar”!