Vështrim Koketimi i elitive politike të Ballkanit më politikën ruso -serbe dhe NATO?! Nga Skënder MULLIQI

Të shtunën e 21 qershorit në Bllacë të Suharekës me
moton ‘Me Plis në UNESCO’ u mbajt manifestimi
tradicinal mbarëkombëtarë, i 12-ti më radhë, ‘DITA E
PLISIT’.
Nderime Kullës legjendare të Ramë Bllacës
Manifestimi filloj tek Kulla e Ramë Bllaces me një foto të përbashkët të plisbardhëve të ardhur nga të gjitha trevat etnike.
Më pasë nga ballkoni i Kullës së Ramë Bllacës, rapsodi
Nazmi Hajdari ua kushtoj një këngë malsie të gjithë
plisbardhëve të ardhur në këtë manifestim.
Manifestimin e hapi organizatori Ismet Krasniqi-Lala, i cili fillimisht i përshendeti të gjithë të pranishmit, i
falenderoj për pjesëmarrjen dhe ju uroj ‘Ditën e Plisit’,
për të vazhduar më fjalët: “Kjo kullë e Ramë Bllacës
asnjëherë nuk ka pasur më shumë plisbardhë sesa sot,
andaj lutem që të ketë gjithmonë plisbardhë në këto
troje arbërore.
Më pas fjala ju dha profesorit Jahja Lluka i cili e mbajti një fjalë të shkurtër rasti, ku i përshendeti të gjithë të
pranishmit. Fillimisht e përshendeti familjen e Ramë
Bllacës për qëndresën herorike. E përshendeti
organizatorin Ismet Krasniqi dhe Intelektualët e Klinës
për punën vlerëmadhe me mbajtjen e 12 edicioneve të
‘Ditës së Plisit’, më qëllim të afirmimit të vlerave tona
kombëtare dhe të dërgimit të Plisit në UNESCO.
“Kjo punë nuk është e Ismetit, por është e shtetit, por
fatkeqësisht shteti e ka harruar veprimtarinë atdhetare
të Ramë Bllacës dhe kullës së tij”, theksoi Jahja Lluka.
Dëshminë e harresës institucionale ndaj veprës atdhetare të Ramë Bllacës e tregon Kulla e tij, e mbetur në gjendje të mjerueshme në mëshirën e kohës pa asnjë përkujdesje shtetërore!
Pas tij, me një fjalë të shkurtër përshendetëse prezantoj nipi i Ramë Bllacës, Afrimi: “Mirë se keni ardhur o ju plisat e bardhë në kullën e qëndresës së Ramë Bllacës dhe popullit shqiptar. Sot po shënohet ‘Dita e Plisit’ e një simboli të përjetshëm të identitetit dhe qëndresës shiptare. Në këtë vend të shenjt, ku Ramë Bllaca u bë zë dhe mburojë kundër shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, sot Plisi po shkëlqen si dëshmi e krenarisë sonë kombëtare, që nuk u nënshtrua as në kohërat më të renda dhe as në vështirësit më të mëdha”.
Organizatori ‘Dita e Plisit’ për Kullën e Ramë Bllacës e
ndau një mirënjohje, të cilën Jahja Lluka i ndau nipit të tij, Afrimit.
Pjesa e parë e manifestimit tek kulla legjendare u
përmbyllë me një këngë për Ramë Bllacën nga Naim
Kransiqi dhe Sali Bytyqi si dhe me një valle tupana.
Më pas u bënë nderime tek lapidari i Ramë Bllacës në
qëndër të fshatit.
Atmosferë e zjarrtë festive të ‘Kulla e Qëndresës’
Pjesa qendrore e manifestimit ‘Dita e Plisit’ tek Kulla e
Qëndresës filloj me intonimin e himnit kombëtar. Më pas organizatori Ismet Krasniqi i pëshendeti të gjithë
plisbardhët e pranishëm duke ju uruar Ditën e Plisit dhe i falenderoj nikoqirët për mikëpritjen e ngrohtë
vëllazërore.
Me fjalë rasti prezantuan: Destan Zekolli e Muhamet
Bajraktari të cilët në emër të 5 mijë banorëve të fshatit i përshendeten të gjithë plisbardhët, pastaj kryetari i
Therandës, Bali Muharremaj në emër të komunës ju uroj mirëseardhjen të pranishmëve në këtë aktivitet.
Programi artistik fillojë me valle të larmishme, të
përgatitura nga nxënësit e shkollës “ Ramë Bllaca”të
fshatit Bllacë nën koreografinë e Ardita Lumit.
Sadik Maxharraj Baca dhe Naim Rugova ekzekutuan për mrekulli vallen e Rugovës. Pas valltarëve dhe Grupit të Tupanave nga Peja, me një monolog prezentoj Shaban Lajçi i ardhur nga Amerika, i cili përformoj në mënyrë të shkëlqyer dhe artistike. Por, ky nuk ishte i vetmi i ardhur nga Amerika, ishte edhe Bahri Ramadani nga Kosova Lindore i ardhur enkas për këtë manifestim.
Poashtu prezent ishte edhe Shaban Fangu i sapo
riatdhesuari pas 55 viteve nga Australia, i cili ka ardhur
për të jetuar në Kosovë.
Me kumtesa u paraqiten, Prof. Prend Buzhala, penë e
artë e krijimtarisë letrare, kushtuar Ditës së Plisit.
Pastaj me nga një fjalë rasti prezantuan krijuesit letrar
Jahja Lluka dhe Naxhije Doçi. Ndërsa Bedri Tahiri
recensent bëri një vlersim për librin “Dita e
Plisit”edicioni XI, vëllimi XI.
Pas përfundimit të pjesës artistike radha i erdhi shtrimit të Sofres Dardane në Kullën e Qëndresës, të përgatitur me ushqime të shijshme tradicionale nga nënat dhe motrat bllaciane.
Gjatë drekës nuk munguan as pikat muzikore dhe në
përfundim të këtij manifestimi në Kullën e Qëndresës,
organizatori i ndau edhe disa mirënjohje për ata që kanë kontribuar në promovimin e vlerave kombëtare, si: Mark Berisha (pleqnarë), i cili sot e kishte edhe 88 vjetorin e lindjes, Rrahman Lajçi, Hasan Shaban Iballi, Shaban Fangu, Desatn Zekollit për Kullën e Qëndresës, Naim Krasniqi, Halil Krasniqi, Rasim Beqa, Shaban Lajçi, dhe Sali Bytyqi.
Lënja në harresë të plotë nga shteti e Kullës së Ramë
Bllacës nga të gjitha qeveritë e deritanishme është
papërgjegjësi e lartë shtetërore. Këtë e dëshmon gjendja mjeruese e kësaj shtëpie të qëndresës popullore në këto troje.
Falenderim për Lena Graphic me pronar Hajdar Fejzullahu pë shtypjen e bexhave e panove si dhe për ndihmë në botimin e librit “Dita e Plisit”.
Poashtu, duhet përshendetur edhe kontributin e Klina Info dhe Studio 4K Diaspora nga Zvicëra për mbulimin e kësaj ngjarje krejtësisht në baza vullnetare.
Do të mbetej i mangët ky shkrim pa i permendur anëtarët e Grupit të Tupanave: Sherif Zabelaj, Driton Bujupi, Petrit Gashi dhe Fatjon Bujupi.
Krejt në fund, duhet përshendetur organizatorët e këtij
manifestimi tradicional-Intelektualët e Klinës në krye me artistin e madh, Prof. Ismet Krasniqi-Lala, i cili, edhe pse në moshë të shtyer, me vullnetin e madh dhe
përkushtimin ndaj vlerave kombëtare, është kthyer në
sinonim dashurie për vendin dhe kombin për gjeneratat e reja.
Lales i dëshirojmë ta ketë shëndetin dhe për shumë
dekada t’na bashkoj në ‘Ditën e Plisit’ si dhe t’na dhuroj
kënaqësi shpirtërore me vlerat e tij artistike.
P.S: Këshilli Organizativ Qendror ‘Dita e Plisit’ ishte në këtë përbërje: Ismet Krasniqi nismtar i manifestimit, Prend Buzhala, Idriz Berisha, Gjon Gjergjaj, Alban Gashi e Fazli Ferati. Kurse Këshilli Lokal në këtë përbërje: Destan Zekolli, Muhamet Bajraktari, Afrim Bllaca dhe Murtez Zekolli.
Ndërsa koordinator mes dy Këshillave Organizative ishin Nuhi Bytyqi dhe Bajram H. Bytyqi.
Fotografitë u realizuan nga Alban Gashi.
Florim Zeqa, 22 Qershor 2025
Kjo është një qasje jo vetëm e gabuar në aspektin kushtetues dhe politik, por edhe thellësisht e rrezikshme për të ardhmen e shtetit të së drejtës. Prandaj është më shumë se e nevojshme të thuhet qartë: Qeveria në detyrë nuk është dhe nuk mund të jetë pronare e Republikës së Kosovës. Qeveritë janë të përkohshme, shteti është i përhershëm. Qeveritë ndryshojnë, por populli mbetet burimi i vetëm i sovranitetit.
Neni 2 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës është i qartë dhe pa ekuivok: “Sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pandashëm, i patjetërsueshëm dhe i përket popullit.” Ky parim nuk është thjesht një deklaratë formale, por themeli mbi të cilin është ngritur shteti ynë.
Qeveria është vetëm një nga instrumentet përmes së cilës ushtrohet ky sovranitet, dhe jo zotëruese e tij. Ajo është një shërbyese e përkohshme e interesit publik, jo një strukturë pronësie politike mbi fatin e shtetit dhe të qytetarëve. Kur një qeveri në detyrë fillon të sillet si pronare e vendit – duke anashkaluar vullnetin popullor, duke bllokuar proceset demokratike, duke vepruar me arrogancë dhe mungesë transparence – ajo i kalon kufijtë kushtetues të mandatit të saj.
Kosova nuk u bë shtet për t’u sunduar nga qeveri të përkohshme që uzurpojnë vullnetin qytetar. Ajo është produkt i një rruge të gjatë historike, e mbushur me sakrificë, qëndresë dhe përkushtim të brezave të tërë – nga Lidhja e Prizrenit, në Lëvizjen Kombëtare, nga demonstratat e vitit 1981, tek lufta e UÇK-së dhe shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Pronarë të këtij shteti janë bijtë dhe bijat e Dardanisë, ata që u flijuan për liri dhe ata që çdo ditë ndërtojnë jetën mbi themelet e kësaj Republike. Ky është një borxh që asnjë qeveri nuk mund ta mohojë, dhe as ta përvetësojë.
Asnjë mandat politik, asnjë shumicë e përkohshme, nuk mund të justifikojë trajtimin e Republikës si pronë private të një subjekti apo grupi politik. Shteti nuk është çmim për fituesin, por përgjegjësi për të gjithë. Prandaj, kushdo që merr përsipër qeverisjen duhet të veprojë me maturi, përulësi dhe respekt ndaj popullit që ia ka besuar atë detyrë.
Kur një qeveri, veçanërisht një në detyrë, fillon të sillet si pronare e institucioneve, ajo kalon në një fazë të rrezikshme të asaj që mund ta quajmë “uzurpim i heshtur” i shtetit. Vendimmarrja e njëanshme, mohimi i debatit parlamentar, pengimi i proceseve zgjedhore, kontrolli mbi mediat publike apo presioni ndaj institucioneve të pavarura janë të gjitha shenja të një qeverie që ka humbur kontaktin me kufijtë e saj kushtetues.
Në një republikë, legjitimiteti nuk është i përjetshëm. Ai duhet të ripërtërihet përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të shpeshta. Refuzimi për t’u kthyer te populli është refuzim i vetë parimit të sovranitetit popullor. Nëse një qeveri në detyrë sillet sikur është në pushtet të pakufizuar, atëherë nuk kemi të bëjmë me qeverisje demokratike, por me një formë të maskuar të autoritarizmit.
Në këtë moment delikat të jetës politike të Kosovës, është detyrë qytetare, intelektuale dhe kombëtare të ngrihemi në mbrojtje të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe sovranitetit qytetar. Asnjë qeveri, pavarësisht përkatësisë politike apo retorikës që përdor, nuk është mbi Kushtetutën dhe mbi popullin.
Qytetarët janë themeli i Republikës së Kosovës. Ata janë garancia e vetme që ky shtet do të mbijetojë si demokratik, i drejtë dhe për të gjithë.
Prandaj, çdo përpjekje për ta përvetësuar Republikën si pronë politike duhet të kundërshtohet me forcën e fjalës, të ligjit dhe të vullnetit të popullit.
Parlamenti i Iranit ka miratuar mbylljen e ngushticës së Hormuzit. Por, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit duhet të marrë vendimin përfundimtar nëse do ta mbyllë Ngushticën. Por çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?
Ngushtica e Hormuzit – kjo ngushticë detare është itinerari më i rëndësishëm i anijeve për transportin e naftës. Hormuzi midis Omanit dhe Iranit lidh Gjirin Persik dhe shtetet eksportuese të naftës Bahrein, Kuvajt, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Oqeanin Indian.
Anijet çisternë mbërrijnë këtu nga shumë vende të botës. Shumica transportojnë naftën bruto nga rajoni i Gjirit Persik për në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Pika më e rëndësishme e këtij itinerari është ajo ndërmjet Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, brezi më i ngushtë me një gjerësi prej 55 kilometrash, dhe korsia e lundrimit për anijet e mëdha është vetëm 3,7 kilometra.
Ngushtica e Hormuzit ka rol kyç për sigurimin e interesave strategjike të Iranit në rajon. Edhe në të shkuarën në kontekstin e sanskioneve ndërkombëtare ndaj Iranit, Teherani vazhdimisht ka kërcënuar me mbylljen e ngushticës Hormuz. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në konfliktin aktual. Dauood Nazirizadeh, ekspert në fushën e ekonomisë nga Teherani, thekson se: „Në rast se ngushtica e Hormuzit përfshihet në këtë luftë, është një rrezik i madh për të gjithë ekonominë botërore. Qeveria e Iranit e konsideron këtë rrugë detare si çelësin kryesor për sigurimin e interesave strategjike në rajon në jug të Iranit dhe të Gjirit Persik. Nëse ndodh diçka në këtë drejtim, ky do të ishte kërcënim i madh për ekonominë botërore në tërësi.”
Përmes rrugës së Hormuzit transportohet një e pesta e konsumit botëror të naftës Hormuzi zë vendin e dytë ndër itineraret më të rëndësishme në botë për transportin e naftës si rruga Malacca dhe Kanali i Suezit. Një humbje nga bllokimi i kësaj rruge detare si pasojë e konfliktit aktual do të ishte e vështirë të kompensohej. Pasoja do të ishin rritja e çmimit të naftës e benzinës, që gjithsesi ditët e fundit janë shtrenjtuar.
Po ashtu mund të krijoheshin ngushtica në zinxhirin e furnizimeve për shumë produkte nga nafta. Prishja e këtij zinxhiri mund t’i krijojë vështirësi ekonomisë në shumë vende të botës./ DW
Raporti përfundimtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE), i publikuar më 19 qershor 2025, vë në pah probleme serioze që cenojnë integritetin dhe barazinë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Abuzimet me burimet publike, presioni mbi votuesit dhe dështimi i institucioneve shtetërore për të garantuar standarde demokratike, janë shqetësimi më serioz sipas raportit.
Në vijim gjeni të detajuar 10 problemet më serioze të zgjedhjeve sipas këtij Raporti ndërkombëtar:
1. Përdorimi i burimeve shtetërore në favor të PS
Partia në pushtet përfitoi në mënyrë të jashtëligjshme nga faljet e gjobave, aktivitetet e rëndësishme zyrtare para zgjedhjeve, dhe përdorimi i infrastrukturës publike për fushatë, duke dëmtuar ndjeshëm konkurrencën politike dhe garën e barabartë mes subjekteve zgjedhore.
2. Blerja e votës dhe presioni mbi votuesit
Format e zakonshme të blerjes së votës (para, kredi pa interes etj.) dhe presion ndaj punonjësve të administratës (telefonata, inspektim, kërcënime) gjatë gjithë fushatës, demaskojnë një mungesë thelbësore të lirisë së votës në Shqipëri.
3. Parregullsi serioze gjatë ditës së votimit dhe numërimit të votave.
Në 11 maj u evidentuan shkelje procedurale të shumta: cenim i fshehtësisë së votës, prani e paautorizuar individësh në qendra votimi, ndërhyrje nga përfaqësues partiakë, si dhe mungesë transparence në numërim, shkelje sdandardesh të cilat sipas Raportit, çuan në një proces të dobët institucional.
4. Dështimi i SPAK, Prokurorisë dhe Policisë për të parandaluar krimet zgjedhore
Mekanizmi institucional i krijuar për bashkëpunim modis SPAK, Prokurorisë dhe Policisë, nuk reagoi në kohë ndaj blerjes së votës, presionit dhe ndërhyrjeve kriminale, duke dështuar në mbrojtjen dhe vijimin e ndershëm të zgjedhjeve.
5. Ndikimi i krimit të organizuar dhe rrjeteve klienteliste
Raporti evidenton investigime për ndërhyrje të organizatave kriminale dhe rrjetesh patronazhistësh, të lidhura me strukturat lokale të Pushtetit, që kanë krijuar skema sistematike të manipulimit të votës në komunitete banorësh të shumtë.
6. Manipulimi i informacionit dhe censura në media dhe rrjetet sociale
Pronësia e medieve është përqendruar te aktorët politikë, ndërsa rrjetet sociale funksionojnë pa rregullim. Ndalimi i TikTok perceptohet si instrument për heshtjen e opozitës, duke e bërë fushatën një “fushë informacioni” të njëanshme.
7. Mungesa e garancive për zgjedhje të ndershme sipas standardeve europiane
Në mungesë të një mjedisi politik të barabartë, ku kandidatë alternativë dhe të pavarur përjashtohen, zgjedhjet zhvillohen në një atmosferë ekstreme ku “fituesi i merr gjithçka”, pa hapësirë të vërtetë për debat politik, pluralizëm dhe dialog demokratik.
8. Problemet me votën e diasporës
Megjithëse pjesëmarrja e diasporës përbën një risi pozitive që ndodh për herë të parë, problemet logjistike dhe ligjore (vonesa postare, afate të ngushta, numërim manual) kanë kufizuar pjesëmarrjen e votuesve, duke kompromentuar efektivitetin e procesit të përfshirjes së votuesve nga jashtë vendit.
9. Politizimi i administratës zgjedhore në nivelet e ulëta
Emërimet e anëtarëve të komisioneve vendore nga partitë, dobësuan trajnimin dhe organizimin, duke shkaktuar vakum operativ dhe probleme gjatë ditës së votimit.
10. Problemet në raportimin dhe financimin e fushatave
Transparenca financiare është e dobët: shpenzimet nuk monitorohen mjaftueshëm, mungojnë sanksionet për shkelësit, dhe strukturat përkatëse nuk kontrollojnë me efikasitet burimet financiare. Kjo i lejon partitë me financa të paqarta të dominojnë fushatën, duke cenuar konkurrencën.
Përfundim
Raporti për zgjedhjet i Këshillit të Evropës e bën copë procesin zgjedhor. Tej gjuhës diplomatike, raporti nën rreshta evidenton se nuk ishte PS por ishte qeveria Shqiptare që garoi me partitë e tjera në zgjedhje!
Sipas raportit, në zgjedhjet e 11 majit pati dështim të institucioneve Shqiptare për të garantuar integritetin e zgjedhjeve. Kultura politike e përçarjes dhe mungesa e një fushë të barabartë për gjithë konkurrentët, dëmtuan rëndë besueshmërinë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të 11 majit.
Në përfundim, Raporti nënvizon se Shqipëria duhet të vijojë me reforma thelbësore, në përputhje me standardet europiane, në mënyrë që zgjedhjet të jenë vërtet të lira, të drejta, dhe gjithëpërfshirëse.
*Përfaqësues i Ligjor i Partisë Demokratike në KQZ
SHBA-të kanë goditur tre lokacione kryesore bërthamore në Iran, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Truth Social. Lokacionet janë Fordow, Isfahan dhe Natanz, të cilat ndodhen në zemër të ambicieve bërthamore të Iranit.
Ja çfarë dimë për tre objektet:
Natanz: Kompleksi bërthamor, rreth 250 kilometra (150 milje) në jug të kryeqytetit Teheran, konsiderohet objekti më i madh i pasurimit të uraniumit në Iran.
Analistët thonë se përdoret për të zhvilluar dhe montuar centrifuga për pasurimin e uraniumit, një teknologji kyçe që e shndërron uraniumin në karburant bërthamor.
Natanz ka gjashtë ndërtesa mbi tokë dhe tre struktura nëntokësore, dy prej të cilave mund të mbajnë 50,000 centrifuga, sipas Iniciativës jofitimprurëse të Kërcënimit Bërthamor (NTI).
Irani kishte pasuruar uranium deri në 60% pastërti në Uzinën e tij Pilot të Pasurimit të Karburantit mbi tokë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Uraniumi i gradës së armëve pasurohet deri në 90%.
Fordow: Shumë gjëra janë ende të panjohura për madhësinë dhe natyrën e plotë të këtij objekti, i vendosur afër qytetit të shenjtë të Qom dhe i varrosur thellë në një grup malesh. Një pjesë e mirë e asaj që dimë vjen nga një thesar dokumentesh iraniane të vjedhura vite më parë nga inteligjenca izraelite.
Sallat kryesore janë rreth 80 deri në 90 metra (rreth 262 deri në 295 këmbë) nën tokë. Zyrtarët izraelitë dhe raportet e pavarura kanë thënë më parë se SHBA-ja është i vetmi vend me llojin e bombës së nevojshme për të goditur një thellësi kaq të madhe.
Raportet e fundit të IAEA-s sugjeruan se Irani kishte rritur prodhimin e uraniumit të pasuruar në një nivel prej 60% në Fordow. Sipas ekspertëve dhe IAEA-s, objekti tani përmban 2,700 centrifuga.
Isfahani: Isfahani në Iranin qendror dhe është shtëpia e kompleksit më të madh të kërkimit bërthamor të vendit.
Objekti u ndërtua me mbështetjen e Kinës dhe u hap në vitin 1984, sipas NTI-së. Sipas NTI-së, 3,000 shkencëtarë janë të punësuar në Isfahan dhe vendi “dyshohet të jetë qendra” e programit bërthamor të Iranit.
Ai “operon tre reaktorë të vegjël kërkimorë të furnizuar nga kinezët”, si dhe një “objekt konvertimi, një impiant prodhimi karburanti, një impiant veshjeje me zirkon dhe objekte e laboratorë të tjerë”, thotë NTI. bw
Rrjeti propagandistik rus ‘Pravda’, i njohur për shpërndarjen e dezinformatave në mbi 80 shtete në gjuhë të ndryshme, tash e një vit është aktiv edhe për audiencën shqipfolëse.
Ka të bëjë me një rrjet që përdor automatizimin për të krijuar me shpejtësi qindra artikuj – shpesh të bazuar në përmbajtje nga mediat ruse, të cilat janë të ndaluara nga Bashkimi Evropian.
Ueb-faqja e parë e Pravdës në serbisht – Pravda-rs.com – u regjistrua më 20 mars, 2024. Disa ditë më vonë – dhe brenda pak sekondash – u regjistruan tri domene të tjera të Pravdës: në gjuhën boshnjake, maqedonase dhe shqipe.
Sipas raportit “Rrjeti propagandistik rus Pravda dhe Ballkani”, të publikuar të mërkurën nga portali Hibrid.info, i cili monitoron dezinformatat për Kosovën në media, ky rrjet ka shpërndarë narrativë propagandistikë rusë për audiencën shqipfolëse përmes faqeve të ndryshme në internet, të maskuara si portale informative.
Sipas raportit, portali i këtij rrjeti në gjuhën shqipe albania.news-pravda.com, i cili nisi punën në mars të vitit 2024, gjatë periudhës 28 mars 2024 – 28 prill 2025, ka publikuar 2.699 artikuj, të cilët janë ripublikime nga burime të afërta me Kremlinin, si kanalet në Telegram të Ambasadës ruse në Tiranë, si edhe media shtetërore ruse si: RT, Sputnik, Tass.ru, Ria.ru, etj.
Dominojnë tema dhe narrativë që janë kritikë ndaj NATO-s, BE-së, SHBA-së dhe politikave perëndimore, e veçanërisht narrativë lidhur me Ballkanin e Kosovën, ku Kosova mohohet si shtet apo përshkruhet si “krahinë e Serbisë”.
Ndër lajmet e fundit në këtë portal ishte ai për vizitën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Budapest, ku thuhet se “autoritetet hungareze, të udhëhequra nga Viktor Orban, mirëpresin shqiptarët që kanë pushtuar një pjesë të territorit të Serbisë.”
“Përveç narrativit që nuk e njeh Kosovën si shtet dhe e krahason me Krimenë, edhe zhvillimet që ndodhin në Kosovë në lidhje me komunitetin serb, cilësohen si terrorizëm institucional ndaj tij”, thotë për Radion Evropa e Lirë Festim Rizanaj, hulumtues në Hibrid.info.
Festim Rizanaj
Rizanaj thotë se, së fundi, kishte lajme në këto “faqe informuese” të Pravdës në dy shtete afrikane për njohjet e pavarësisë së Kosovës.
Kosova mori njohjen nga Kenia dhe Sudani në mars dhe në prill të këtij viti.
“Në faqet Eritrea News Pravda dhe Burkina Faso News Pravda u publikuan lajmet për njohjen e Kosovës nga Kenia – kështu për të vënë dyshime dhe për ta bërë të diskutueshme këtë çështje”, thotë Rizanaj për dy shtetet afrikane – Eritrenë dhe Burkina Fason – që ende s’e kanë njohur Kosovën.
Megjithatë, analiza e Hibridit tregon se rrjeti “Pravda” nuk ka arritur të ketë ndikim real tek audienca shqipfolëse, për shkak të përkthimeve automatike dhe të dobëta dhe mungesës totale në rrjetet sociale, mes tjerash.
Sipas Hibridit, “qëllimi kryesor i rrjetit Pravda është të ndikojë në mënyrë indirekte duke ngarkuar hapësirën digjitale shqipfolëse me narrativë rusë, përmes përsëritjes së vazhdueshme të përmbajtjeve, me synim që të ndikojnë edhe në modelet e inteligjencës artificiale, si chatbot-ët”.
“Në mënyrë indirekte, Rusia përmes Pravdës në shqip synon të ngarkojë hapësirën digjitale me narrativët e saj dhe të krijojë bindjen që ato të besohen”, thotë Rizanaj.
Si funksionon ky rrjet në botë?
Në shkurt të vitit 2024, një mekanizëm i Qeverisë franceze që monitoron ndërhyrjet e huaja digjitale, publikoi raportin për rrjetin propagandistik prorus, i quajtur “Portal Kombat”. Ai identifikoi rreth 193 faqe interneti që synonin të përhapnin informacione nga burimet proruse, si dhe nga organet dhe institucionet ruse të lajmeve.
Çfarë është në të vërtetë “Portal Kombat”?
Institucioni francez VIGINUM ka zbuluar një rrjet portalesh me të njëjtën strukturë, i cili ekziston që nga viti 2013 në Rusi dhe Ukrainë, dhe që nga mesi i vitit të kaluar është zgjeruar edhe në Evropë. Bëhet fjalë për një rrjet portalesh me emrin “Pravda”.
Faqet e këtij rrjeti duken identike – ndryshon vetëm gjuha në të cilën publikohet përmbajtja. Portali i parë u krijua për audiencën gjermane, por fushata u përhap shpejt, duke targetuar qytetarët e Francës, Polonisë, Austrisë dhe një sërë shtetesh të tjera evropiane.
VIGINUM e ka quajtur këtë operacion “Portal Kombat”, për shkak të natyrës së tij automatike dhe agresive në përhapjen e përmbajtjes mediale.
Në Ballkan, ky rrjet shënjestroi, përpos audiencës shqipfolëse, edhe audiencat në Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.
Hulumtimi i Radios Evropa e Lirë hodhi dritë mbi këtë operacion global, duke treguar se si “artikujt” gjeneroheshin në mënyrë automatike dhe lëshoheshin në valë, për të përfunduar pastaj në ueb-faqet në gjuhët lokale, të cilat maskoheshin si burime legjitime lajmesh.
Versionet ballkanike të ueb-faqeve të “Portal Kombat”-it ishin jashtëzakonisht të ngjashme, edhe pse në gjuhë të ndryshme.
Të gjitha ueb-faqet e lajmeve të rreme, që kishin në shënjestër rajonin që monitoroi Radio Evropa e Lirë, kishin të njëjtën strukturë e madje edhe emër: Pravda.
Ueb-faqja e parë e Pravdës në serbisht – Pravda-rs.com – u regjistrua më 20 mars, 2024. Disa ditë më vonë – dhe brenda pak sekondash – u regjistruan tri domene të tjera të Pravdës: në gjuhën boshnjake, maqedonase dhe shqipe.
Shumica e përmbajtjes që shfaqet në katër ueb-faqet, duket se është marrë nga kanalet në Telegram pro Kremlinit.
Procesi i automatizimit është aq efikas, saqë koha ndërmjet postimit në një kanal në Telegram dhe shfaqjes në uebfaqet e Pravdës, varion nga tre deri në 12 minuta.
VIGINUM zbuloi në raportin e tij të fundit se ueb-faqet në rrjetin e “Portal Kombat”-it që ai hulumtoi, nuk tërheqin lexueshmëri të madhe në përgjithësi.
Ndryshe, Radio Evropa e Lirë raportoi në shkurt të këtij viti se si mediat ruse, po ashtu, shpërndanë përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë, disa prej të cilave kanë pasur një narrativ manipulimi kundër komunitetit serb.
Këtë e ka theksuar edhe raporti i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.
“Prishtina llogariti gabimisht – as koktejet molotov nuk do t’i trembin serbët”, “Çfarë u sjellin zgjedhjet serbëve në Kosovë dhe Metohi: Nga Adem Jashari dhe Hashim Thaçi te Kurti e mbrapa”… ishin vetëm disa nga dhjetëra titujt në mediat shtetërore ruse të mbështetura nga Kremlini, RT Ballkan dhe Sputnik Serbia, të cilët janë publikuar gjatë fushatës parazgjedhore në Kosovë, nga 11 janari deri më 9 shkurt.
Theksi vihet kryesisht te Lista Serbe si “mbrojtëse” e interesave serbe në Kosovë, ndërsa autoritetet kosovare dhe kryeministri aktual, Albin Kurti, lidhen me “persekutimin” e serbëve apo “sulmet” ndaj tyre – ndonëse pa asnjë provë që do t’i mbështeste pretendimet e tilla.
Ka pasur edhe lajme në të cilat Sputnik Serbia dhe RT Ballkan kanë pasqyruar ekskluzivisht fushatën e Listës Serbe, si dhe kanë transmetuar deklarata të zyrtarëve të kësaj partie, duke thënë se vetëm Lista Serbe sjell unitet për serbët në Kosovë, se ajo lufton për mbijetesën e serbëve në kushte të pamundura e të ngjashme.
Në asnjë tekst në RT Ballkan apo Sputnik Serbia, lidhur me zgjedhjet në Kosovë, lexuesi nuk ka mundur të mësonte se, përveç Listës Serbe, në garën për deputetë në Kuvendin e Kosovës kanë marrë pjesë edhe pesë subjekte të tjera politike nga komuniteti serb: Partia Demokracia Serbe, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Lëvizja Popullore Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Iniciativa Qytetare Drejtësia Popullore.
Tituj lajmesh në Sputnik Serbia dhe RT Ballkan që pasqyrojnë ekskluzivisht fushatën e Listës Serbe në Kosovë.
RT dhe Sputnik janë nën sanksione në Kosovë, në përputhje me politikën e sanksioneve të Bashkimit Evropian, që u ndërmor pasi Rusia filloi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.
Ivana Stradner, bashkëpunëtore në Fondacionin joqeveritar për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington, thotë se dëgjon shpesh deklarata se RT dhe Sputnik nuk kanë ndikim në Ballkan, sepse nuk lexohen dhe nuk kanë mjaftueshëm “pëlqime” dhe ndërveprime në rrjetet sociale.
Por, kjo tezë, sipas saj, “bie në ujë”, sepse tekstet e tyre i transmetojnë mediat lokale, blogerët dhe influencuesit përmes rrjeteve të tyre sociale.
“RT dhe Sputnik janë armë të Moskës, përmes të cilave ajo kontrollon ose imponon narrativë. Strategët ushtarakë rusë e thonë hapur se kushdo që ka epërsi informacioni, do ta fitojë luftën. Dhe Perëndimi tashmë është në një luftë informacioni me Moskën, por edhe me Iranin dhe me Kinën”, thotë Stradner.
Organizata Reporterët pa Kufij, në raportin e vitit të kaluar me titull “Nga Rusia në Serbi: Si RT-ja përhap propagandën e Kremlinit në Ballkan, pavarësisht sanksioneve të BE-së”, theksoi se përmbajtja e RT Ballkanit citohet në mediat në Serbi, përfshirë edhe në transmetuesin publik – Radio Televizionin e Serbisë.
Flaka Zogu – Producente për multimedia e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

Në fakt, po aq sa ka filozofi në art, sipas Hegelit, po aq ka art në filozofi. E sidomos atëherë kur përmes artit të shkruar ose pamor, shprehet ose manifestohet një diçka e madhe, esenciale ose substaniciale, ku secili prej nesh e gjen dhe ndjen veten ose vetvetën e tij objektive dhe subjektive aty.Në këtë kontekst, duhet cekur ose lakuar emrin e komentatatore dhe kollmunistes intelektuale, intelegjente, viskoze, eskluzive dhe ekzotike, znj. Kimete Berisha, kollumnat e te cilës t´rukujtojnë patjetër esetë, idetë dhe teoritë e njohura elitare, shkencore( filozofike) dhe sociopsikologjike të H. Gadamerit si “Dialogu dhe Poezia” etj…E sidomos komentët, interpretimet dhe intonimet e shkëlqyera dhe par-exelente të znj. Bersha, e cila parsegjithash sikur deshiron të sjellë rregull, qetësi dhe qartësi në shpirtin, mendimet, veprimet dhe reagimet tona objektive dhe subjektive…Kjo për faktin se njerëzit udhëhiqen ose stimulohen shpesh ose vazhdimisht nga instinktet, emocionet apo pasionet e çastit ose momentit. Duke u hedhur shpesh ose vazhdimisht në mendime, reagime dhe vendime iracionale dhe negative mbi bazën e asgjësë për asgjë.Dhe, kjo sipas Siegmund Freudit, të ngjason në ngarendjen e tufës së harlisur të mushkave ose gomarëve pas një grupi kuajsh me të egër me sy të lidhur (mbyllur).Gjakova dhe gjakovarët janë “yrrnekë” ose “model kulture” për shumicën e shqiptararëve të Kosovës.E sidomos duke mos menduar së pa ndihmen e dikujt, nuk jemi të plotë ose të kompletuar. Mbase, pa ndihmën, përvojën dhe këshillat e të tjerëve për t’i ndryshuar ose determinuar gjërat në një version tjetër me të mirë, duke i përballuar dhe duruar edhe “stuhitë” e pashmangshme që i sjellin këto ndryshime.Në anë tjetër ndërkaq, nuk duhet t’iu rezistojmë përpjekjeve të dikujt tjetër për të na përmirësuar ose korigjuar.Të gjithë neve na pëlqejnë gjërat e bukura, të famshme, të dashura, të çmuara dhe me vlera të larta,.Nuk janë fare pa rëndësi primare ato gjëra se çfarë lloji shtëpie apo pallati keni, çfarë fame, kariere, pozite, funksioni ose profesioni keni, çfarë talenti, arti ose skulpturash keni përreth vetës, çfarë edukate, kulture ose arsimimi keni, çfarë femre ose gruaje keni pranë vetës etj.Pse i pëlqejmë gjërat e bukura dhe të famshme?, shtrohet pyetja.Sepse, bukuria, fama, kariera, pasuria, edukata dhe kultura, mund të na i zbusin dhe edukojnë mendjet, zemrat dhe shpirtërat tonë, thoshte dikur Platoni.Athina ishte e lirë për të gjithë, edhe për opinionbërësit dhe opinionshitësit më të këqinjë…Nocione të çmendura, në dukje të ëmbla, por të rrezikshme, reaksionare dhe anakronike se ide dhe teori që thithën entuziazmmin e masës dhe çuan dikur Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike, si dhe në luftëra të gabuara, si për shembull në sulmin fatal ose katastrofal ndaj Spartës etj.Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stuhisë së zërave të hutuar dhe vetmuar, është një gjë shumë e keqe, e rrezikshme dhe ndjellakeqe, mendonte Platoni.Kështu që ai kërkonte kufizimin e aktiviteteve të oratorëve publikë dhe predikruesve të rrezikshëm dogmatik, demagog dhe hipokrit.Ai gjithashtu besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte kurrikulën.Gjëja kryesore që ne duhet t’i mësojmë dhe ushtrojmë, nuk janë vetëm matematika, retorika ose oratoria patetike, apo drejtshkrimi ose bukurshkrimi, por si të jemi të mirë, normal dhe racional. Ne kemi nevojë për të mësuar për kurajon, guximin, vetëkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, edukatën, kulturën, pavarësinë, qetësinë dhe lumturinë.Njeriun që vazhdon të frymojë, dhe frymëzojë.Para se t’i ndryshoni të tjerët, duhet ndryshuar ose përmirësuar egon, antiegon, superegon, libidon ose vetvetën tuaj objektive dhe subjektive, thoshte filozofi i madh grek.Ndërkaq, Aristoteli i cili ka shkruar kushtetutat e 158 vendeve, midis të cilave edhe ato të Epidamnit (Epidariumit), Apolonisë dhe molosëve, por që kanë humbur, përveç asaj të Athinës që ka mbijetuar deri sot, si autor i veprës “Mbi historinë e kafshëve” dhe “Mbi mrekullitë e dëgjuara”, mbi “njeriun si kafshë politike”(zoon politicon), “Etikën e Nikomahut” etj., pos tjerash na mëson idenë e materies jashtë ndërgjegjes dhe logjikës së njeriut dhe e merrte atë se si mund të ndërtohen dhe ndryshohen gjërat.Dhe, kjo sipas Aristotelit bëhet e mundur vetëm me anë të logjikës dhe intelektit të njohur njerëzor i cili është burimi dhe fillimi i çdo gjëje që lëvizë, duke u transformuar në formë evolutive dhe empirike…Qëllimi i gjithçkaje ose çdo gjëje që ekziston.U mor vesh se aftësia dhe madhështia jonë si krijesa njerëzore ose qenie intelegjente, nuk mbështetët në ribërjen e tokës ose planetës sonë sipas mitit të njohur të epokës nukleare ose atomike, por në ringjalljen ose ribërjen e jetës, shpirtit, intelektit dhe vetvetës sonë sipas mësimëve ose predikimëve të njohura të Platonit, Aristotelit etj.
Aristoteli, pos tjerash njihet edhe si arkitekti ose instruktori i parë i bashkëpunimit, konvergjencës ose komunikimit të njohur në mes kulturës greke ose europerëndimore me kulturat dhe civilizimët lindore ose orijentale të Babilonisë, Egjiptit, Asirisë, Mesopotamisë, Medisë (Persisë) etj.Sipas tij, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut.Intelektit ose intelegjencës se njeriut, etimologjinën ose origjinën e vet e ka nga latinishtja “volere” që donë të thotë aftësi ose afinitet i rrallë ( i veçantë) intelektual, profesional dhe intelegjent për t’i njohur, studiuar, analizuar, kuptuar dhe pranuar gjërat, faktët dhe realitetet e reja.U mor vesh se në këtë kontekst i kemi edhe suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, drejtshkrimore ose kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj.,ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomacia, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe të tjera.Ndaj,sipas Friedrich Nietzches: “Nuk është dyshimi, por është siguria e plotë në mediokritetin, paditurinë, naivitetin ose budallallëkun tënd ajo që të çmend, dhe të bën qesharak ose tragjikomik para të tjerëve.Kjo mbase, është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ndonjëherë në kulturën, informimin, politikën dhe diplomacinë e Kosovës.Nuk është aspak e lehtë të jetosh dikund në mes krimit, denimit, manipulimit, shantazhit, komplotit, kërrcnimit dhe fasadës.Nëse unë apo, dikush tjetër i “çmendur” a i “krisur” e bëjmë një shkrim ose koment të vogël, duke të thënë se Admirali i shquar anglez, Welingrtoon, nuk ka qenë kurrë mininistër i jaashtëm francez, ti bile mos u çmend (trano) krejt he “burri i dheut”!Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze, skllavopronare, feudaliiste, imperiale ose kolonialiste, e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit.Por kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për t´u kontrabanduar dhe transformuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetrore, nacionale, kulturore, politike etj.Kjo për faktin se gjykimi i shëndoshë dhe racional siç u tha me herët, janë “bërë shoshë” ose dhe pluhur e hi në Kosovën e paslutës dhe tranzicionit të atjeshëm. E sidomos atëherë kur merren vendime, gjykime ose aksione të rënda ose drakonike mbi bazën e asgjësë për asgjë!Ky zatën është kërrcnimi ose rreziku kryesor për Kosovën dhe shqiptarët.Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eksperimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.Me fjalë tjera, kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për reforma, ndryshime ose transormime të thella esenciale ose substanciale, si duket asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive dhe imperativiste-përrballë atyre shkatërruesve ose varrëmihësve të ndryshëm, rixhid, xhind, hipokrit, reaksionar, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të njeriut, kombit, shtetit, pushtetit, informacionit etj.Kosovës nuk i kanë munguar asnjëherë figurat ose personalitetët e larta shtetrore, nacionale, parlamentare, politike ose ushtaraje (luftarake) me qëndrime të forta epike, mitike ose kalorsiake: Sigurisht se jo.Por, Kosovës i kanë munguar gjithëmonë intelektualët e lartë kulturor, informativ, politik dhe diplomatik që i shquajnë, artikulojnë, celebrojnë dhe ndërkombtarizojnë vlerat e jo antivlerat.Kjo ka ndodhë (ndodhur), sepase akteret ose protagonistët e njohur të elitës së lartë shkencore, kulturore, intelektuale ose politike të Kosovës, ka kohë që e kanë braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk janë më aty si dikur, ose kanë emigruar në qeveri, parlament ose partitë politike.Ndërkaq, edhe më i çuditshëm është fakti se një pjesë e popullit ose opinionit kosovar, akoma iu besojnë rrenave (gënjeshtrave), shpifjeve, spekulimëve dhe maipulimëve të përditshme “senzacionale” ose “bombastike”.Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo edhe të shtrembëruar edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka inkursione ose reperkursione të shumëta eksterne ose eksplikative, duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.Duket se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këtë fenomen diskursiv.“Miqtë e mi, qeni nuk e ha qenin; luanët e egër nuk i shpallin kurrë luftë njëri-tjetrit’, as gjarpëri nuk e sulmon gjarprin; ka paqë mes bishave ose kafshëve të egra. Vetëm “kafshët e larta” njerëzore, politike ose ushtarake, nuk gjejnë dot paqë dhe qetësi me njëri tjetrin.” (Erasimo Roterdamski)Kafshët janë në zotërim të pavetëdijshëm të vetvetës, shpirti i tyre në zotërim të trupit e jo të mendjes (logjikës), koshiencës ose intelektit. Prandaj, nuk kanë të drejtë të zotërojnë ose komandojnë me jetën ose trupin e tyre, sepse nuk i duan dhe s’i njohin ato.”( George Wilhelm Friedrich Hegel)I ndruar njeri, prano ndryshimin, evolucionin dhe përmirësimin!ASH
Pamje satelitore që shfaq qendrën bërthamore në Fordov, Iran, më 24 janar 2025.
Izraeli ka sulmuar disa qendra bërthamore nëpër Iran që nga 13 qershori.
Uzina për pasurimin e uraniumit në Natanz dhe disa objekte të tjera të lidhura me programin iranian të pasurimit të uraniumit, në Isfahan, Arak, Kermanshah dhe Tabriz, ishin në mesin e të goditurave nga sulmet izraelite.
Ndonëse është ende e paqartë se sa seriozisht janë dëmtuar qendrat e sulmuara bërthamore, dihet se Irani ka më shumë objekte bërthamore në mbarë vendin.
Që nga 13 qershori, Izraeli ka goditur jo vetëm qendrat bërthamore, por edhe ato raketore dhe objektiva të tjerë nëpër Iran.
Konflikti aktual ndërmjet Izraelit dhe Iranit mund të zhysë në recesion të gjithë ekonominë botërore, në rast se Irani vë në jetë kërcënimet e mëhershme për bllokimin e ngushticës së Hormuzit.
Ngushtica e Hormuzit – kjo ngushticë detare është itinerari më i rëndësishëm i anijeve për transportin e naftës. Hormuzi midis Omanit dhe Iranit lidh Gjirin Persik dhe shtetet eksportuese të naftës Bahrein, Kuvajt, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Oqeanin Indian.
Anijet çisternë mbërrijnë këtu nga shumë vende të botës. Shumica transportojnë naftën bruto nga rajoni i Gjirit Persik për në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Pika më e rëndësishme e këtij itinerari është ajo ndërmjet Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, brezi më i ngushtë me një gjerësi prej 55 kilometrash, dhe korsia e lundrimit për anijet e mëdha është vetëm 3,7 kilometra.
Ngushtica e Hormuzit kyç për sigurimin e interesave strategjike të Iranit në rajon.
Edhe në të shkuarën në kontekstin e sanskioneve ndërkombëtare ndaj Iranit, Teherani vazhdimisht ka kërcënuar me mbylljen e ngushticës Hormuz. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në konfliktin aktual. Dawood Nazirizadeh, ekspert në fushën e ekonomisë nga Teherani, thekson se: „Në rast se ngushtica e Hormuzit përfshihet në këtë luftë, është një rrezik i madh për të gjithë ekonominë botërore. Qeveria e Iranit e konsideron këtë rrugë detare si çelësin kryesor për sigurimin e interesave strategjike në rajon në jug të Iranit dhe të Gjirit Persik. Nëse ndodh diçka në këtë drejtim, ky do të ishte kërcënim i madh për ekonominë botërore në tërësi.”
Përmes rrugës së Hormuzit transportohet një e pesta e konsumit botëror të naftës
Hormuzi zë vendin e dytë ndër itineraret më të rëndëishme në botë për transportin e naftës si rruga Malacca dhe Kanali i Suezit.
Një humbje nga bllokimi i kësaj rruge detare si pasojë e konfliktit aktual do të ishte e vështirë të kompensohej. Pasoja do të ishin rritja e çmimit të naftës e benzinës, që gjithësesi ditët e fundit janë shtrenjtuar.
Po ashtu mund të krijoheshin ngushtica në zinxhirin e furnizimeve për shumë produkte nga nafta. Prishja e këtij zinxhiri mund t’i krijojë vështirësi ekonomisë në shumë vende të botës./DW
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet