Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe dosjen e SPAK ndaj saj, duke e cilësuar këtë proces si një moment kyç që dëshmon pjekurinë dhe pavarësinë e institucionit të posaçëm të drejtësisë.
Sipas Hoxhës, SPAK ka arritur një nivel pjekurie nën drejtimin e Altin Dumanit, duke vërtetuar se është një institucion që nuk kapet dhe nuk ndikohet politikisht. Ai theksoi se mbështetja e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian ndaj SPAK vijon të jetë e fortë, ndërsa peshorja, sipas tij, ka anuar qartësisht nga drejtësia.
Gazetari vuri në dukje se pas hetimeve ndaj Belinda Ballukut është shfaqur një front i hapur politik kundër SPAK. “Fillimisht ky front përfaqësohej nga Berisha, ndërsa tani Rama ka dalë hapur kundër tij”, u shpreh Hoxha, duke shtuar se marrja e Ballukut si e pandehur ka qenë momenti që e ka nxitur këtë përplasje.
Duke folur për figurën e zv/kryeministres, Hoxha e cilësoi Ballukun si një personazh me një rritje të jashtëzakonshme politike dhe ekonomike. Ai theksoi se hetimi ndaj saj ka shkuar deri në limite, duke nisur nga gushti i vitit 2024 me kallëzimin e parë, për t’u regjistruar si hetim në shtator të po atij viti dhe për të vijuar për rreth një vit.
Sipas Hoxhës, një nga elementët kyç të hetimit ka qenë çështja e telefonave Blackberry të sekuestruar, për të cilët partnerët ndërkombëtarë kanë deklaruar se mund të zbërthehen dhe të nxjerrin në dritë prova të rëndësishme, përfshirë edhe gjurmimin e parave. Ai shtoi se, pasi kjo ndihmë u bë fakt i kryer, prokurorët kanë vijuar punën pa u ndalur.
Në analizën e tij politike, Hoxha deklaroi se kryeministri Edi Rama mund të ndodhet në një moment vendimtar për të negociuar, por sipas tij, e vetmja gjë që mund të negociohet është fati personal. “Ky pushtet, si i korruptuar, ka rënë”, u shpreh ai, duke theksuar se raste të tilla kërkojnë edhe zgjidhje politike.
Në përfundim, Hoxha theksoi se ndërsa SPAK godet “trupin e infektuar” nga jashtë, përmasat e dosjes Balluku janë të mëdha, duke kujtuar se institucioni u ka përcjellë deputetëve rreth 16 mijë faqe materiale nga kjo dosje.
“Do të dëgjojmë lemerira!”/ Çfarë paralajmëron gazetari? Familjarët e saj kanë bërë transaksione, 14 supermarkete…
Sipas Hoxhës, ndarja e Unazës së Tiranës në disa lote është bërë, sipas tij, për qoka dhe interesa korruptive. Ai e krahasoi rastin e Ballukut me atë të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke u shprehur se, në këtë krahasim, Veliaj “duket lule”. Gazetari deklaroi se, sipas tij, kudo që hetohet në lidhje me Ballukun janë gjetur ose do të gjenden elementë korrupsioni.
Hoxha bëri të ditur gjithashtu se, sipas informacionit që ai disponon, paralelisht me hetimin penal ka avancuar edhe hetimi pasuror. Ai theksoi se, që nga rasti i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, praktika e ndjekur është që me nisjen e një hetimi penal të fillojë automatikisht edhe verifikimi i pasurisë.
“Do të dalin lemerira nga dosja Balluku”, u shpreh Hoxha, duke pretenduar se nuk përjashtohet mundësia e pasurive shumë të mëdha, përfshirë prona të shumta dhe transaksione me shifra të konsiderueshme. Ai përmendi gjithashtu aktivitetet tregtare të familjarëve të saj, duke folur për biznese të shumta që, sipas tij, janë shitur më pas përmes transaksioneve të tjera financiare.
Në vijim, gazetari deklaroi se në dosjen ndaj Ballukut pritet të dalin në pah edhe elementë të ngjashëm me çështjen e AKSHI-t, përfshirë, sipas tij, edhe lidhje me krimin e organizuar.
“Familjarë të saj kanë patur rreth 14 supermarkete, pastaj i kanë shitur, transaksione të tjera, etj etj. Te ajo dosje do dalë si te dosja e AKSHI-t edhe lidhja me krimin e organizuar”, tha ai.
“Kjo qeveri dhe Rama vetë, ka rënë!”, gazetari Poli Hoxha: Kryeministri po del në dosje. Për çështjen ‘Balluku’ ka bashkëpunëtorë. Po nisin të ‘cicërojnë’ se…
Gazetari Poli Hoxha në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 se kryeministri Edi Rama del në dosjen e Ballukut, ndërsa ende nuk dihet nëse është i implikuar ligjërisht. Ai tha se kjo qeveri, bashkë me Ramën ka rënë.
Mes të tjerash ai tha se ka nisur të ketë bashkëpunëtorë për këtë çështje, në mënyrë që të shpëtojnë kokën e vetë.
“Procesi i daljes së dosjes nis kur shkon në gjykatë. Ndaj nga periudha që Balluku është marrë nën hetim, vetëm 16 mijë faqe i kanë deputetët. Janë qindra mijëra faqe. Vetëm hetimi pasuror është…përgjime mund të jenë me mijëra faqe. Kryeministri është përfshirë, se ka filluar të dalë në dosje. Se di sa implikim. Ka filluar që të ketë në dosjen Balluku bashkëpunëtorë, po cicërojnë, se secili do të ruajë kokën e vetë. Në këtë kuptim dhe kaq sa ka dalë e ka rrëzuar qeverinë. Nëse ai kërkon të mbrohet nga 83 votat, i kanë socialistët. Ata mund të zgjedhin një qeveri tjetër. Por kjo qeveri dhe Rama vetë, ka rënë! Media të mëdha, si CNN kanë nisur të shkruajnë për Ballukun. Rama është ende në situatën që po tenton ta kalojë këtë faze.”, tha ai.
“Pro qeverisë tranzitore për ‘Republikë të re!”, Poli Hoxha: Rama po blen kohë me çështjen Balluku!
Gazetari Poli Hoxha deklaroi se është pro qeverisë tranzitore në Shqipëri, si modeli i ngjashëm i Italisë me ‘Republikën e re’.
Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24 Hoxha tha e Rama vetëm sa po fiton kohë për Ballukun.
“Mua më pëlqen një qeveri tranzitore, që do të përgatiste këtë radhë atë Republikën e re. Rama po blenë kohë, se kalon dot këtë çështje. Ka debat shterpë me opozitën për çështjen e kohës për Ballukut. Një variant është; ose t’i shpallë luftë SPAK, ose ta lërë Ballukun para drejtësisë”, tha ai.
“Dosja e AKSHI-t dhe Ballukut lidhen së bashku”, Poli Hoxha: U cenua siguria kombëtare, krimi i organizuar ishte ulur këmbëkryq
Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur për çështjen e AKSHI-t në SPAK, duke e cilësuar këtë dosje si një nga më të rëndësishmet dhe më domethënëset në punën e Prokurorisë së Posaçme.
Sipas Hoxhës, dosja e AKSHI-t është historike sepse, për herë të parë, ka bashkuar në mënyrë të qartë korrupsionin shtetëror me krimin e organizuar. Ai theksoi se kjo çështje është edhe më e madhe se ajo që lidhet me zv/kryeministren Belinda Balluku, megjithëse, sipas tij, do të vijë një moment kur të dyja dosjet do të ndërlidhen.
Gazetari ngriti shqetësimin se veprimtaria e AKSHI-t ka cenuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, duke kujtuar se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Ai u shpreh se përtej korrupsionit, problemi më i rëndë ka qenë krijimi i një monopoli në fushën e shërbimeve digjitale.
Hoxha sqaroi se deri në vitin 2019, një institucion që merret me infrastrukturën digjitale nuk mund të funksiononte pa bashkëpunim me kompani të mëdha ndërkombëtare, si Microsoft. Sipas tij, situata ndryshoi kur ky bashkëpunim u ndërpre dhe cikli u mbyll brenda vendit, çka, sipas pretendimeve të tij, çoi në ekspozimin e të dhënave personale të qytetarëve me qëllim maksimizimin e fitimeve.
Në këtë kontekst, Hoxha deklaroi se krimi i organizuar ka pasur një rol të rëndësishëm në këtë skemë, duke qenë i përfshirë drejtpërdrejt në aktivitetet e lidhura me AKSHI-n.
Hetimet për këtë çështje vijojnë nga SPAK, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme zyrtare mbi përmasat dhe përgjegjësitë konkrete që pritet të dalin nga kjo dosje.






Eshte zgjedhur sipas mekanizmave te votimit. Eshte Kryetar Parlamenti dhe i takon te perfaqesoje- O zgjidhe o mos e zgjidh. Nuk ka ndryshe.
Xhafer Leci
Xhafer Leci Nga kujtimet e mia më 1997: Në Greqi punonin mbi 350.000 shqiptarë. Aty kishin gjetur strehim edhe dy ish ministrat e Enver Hoxhës, Kiço Mustaqi, ministër i mbrojtjes dhe Gramos Ruqi, i Punëve të brendshme. Shumë njerëz thonin se ata janë me origjinë greke, ashtu edhe ishin deklaruar në Greqi. Dhe se ata kishin hartuar një plan sekret, për t’i marrë nën kontrollë pikat kryesore të ushrtrisë dhe policisë shqiptare. Në Greqi kishin ushtruar qindra shqiptarë që ndoshta disa prej tyre ishin me origjin greke për ta rrëxuar pushtetin legjitim të demokratëve në krye me Dr. Sali Berishën, me pretekst se ai ëshë një diktator, se ai i ka vjedhur parat e piramidave të cilat i kishin ngritur mafia greko-serbo- italiane, bile edhe një rome me emrin Sutka nësë nuk gabohëm u kishte vjedhur parat shqiptarëve edhe ashtu të varfur. Kishte prej tyre shumë që kishin shitur edhe banesat e shtëpit e tyre, mllefosja ishte tepër e madhe, por edhe rreziku ishte tepër i madh. Pikrisht në Vlorën heroike ku u ngrit Flamuri shqiptar për pavarsinë e Shqipëris më 1912, aty edhe filloi shkatrrimi i Shqiprisë me 1997. Unë nuk di gjë më të dhimbëshme e më të tmerrshme në jetën time se kur shihnim fëmiun 12 vjeçar me 2 apo 3 kallashnjikov në krah, kur me traktor terhiqnin aeroplanët ushtarak nga pista e aeroportit të Kuçovës, kur anijet u fundosnin më dhjetra e qindra njerëz në detin Adriatik. Nëndetëset ruse të viteve të 60 dhjeta që kishin mbetur në Shqipëri televizioni Euro-Njuz i tregonte në ekranet televizive Sarandën ku grekët e Shqipërisë i drejtonin ato në drejtim të pa njohur. Mjerisht edhe sot e kësaj dite nuk dihet fati i atyre nëndetseve por edhe i shumë anijeve tjera shqiptare se ku gjendën të mëshefura në bregdetet greke?! Pastaj, çdo gjë me vlerë nga koha antike nëpër muzet e Shqipërisë që i kishin ruajtur arkeologët u plaçkit, e që deri më sot nuk janë gjetur. Në Shqipëri u kthye nga Greqia ishe ministri i Rendit nga koha e E. Hoxhës Gramos Ruçi, dhe për këtë ai u shpërblye me poste më të mëdha në pushtetin e PS-së dhe të F. Nanos. Pas formimit të Qeverisë së pajtimit kombëtar në Tiranë, ish ambasadori i shumë shteteve te lindjes dhe nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë z Shaqir Vukaj nga Partia Socialiste u zgjodh ministër i mbrojtjes për vetëm tre muaj dhe pastaj u dërgua në Rusi si ambasador i Shqiperisë. z. Vukaj pati thënë se ministri i mrojtjes z. Safet Zhulali me gjithë qënjën e vetë kaloi Detin Adriatik dhe u vendosë në Itali. Për habi z. S. Zhulali vetëm pas pakë muajve u kthye në atdhe pa e marrë kush në pyetje!? Se ishte vetë Safet Zhulali, ministër i mbrojtjes që lejoi të shkatrrohët Shqipëria sikur kurr mos të kishte qenë shtet, në këtë nuk ka më asnjë dyshim. Vetë kjo tregon se Safet Zhulali ishte në sherbim të partisë Socialiste e jo të Berishës. Të tjerët propagandonin për ta frikësuar Presidentin Berisha që ta lëshoi Shqipërinë për të thënë pastaj se iku si mbreti Zog. Thonin poashtu se Berisha i largoi dy djemt e vetë për Itali dhe tani po përgatitët të ikë edhe vetë.. Por, Berisha është një malësor trim e i vendosur, edhe jetën do ta jipte por, kurrën e kurrës s’do ta lëshonte Shqipërinë, sepse nuk ia kishte frikën bandave të kuqe greko- shqiptare që dogjën dhe shkatërruan me 1997 çdo gjë të vlefshme në Shqipëri.
E tërë Kosova atëbotë qante për Shqipërinë, sepse gjithherë kishte ndodhur kështu, që sa herë kur Kosova ishte ngushtë në Shqipëri kanë ndodhur trazira të tilla me qëllim të vetëm për ta harruar problemin e Kosovës së robëruar me shekuj nga okupatorët serbosllav…