VOAL

VOAL

‘VALLJA E PIRROS’ dhe një shënim nga antropologu zviceran Eugène Pittard më 1921

November 5, 2022
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 4 months ago Reply

    Ketu duket si para shen prodhomit ne Voskopoje duke kercyer dhe veshja eshte me qylaf jo pe himare

Komentet

UBS më 2025 arrit një fitim neto prej 7.8 miliardë dollarësh

Banka kryesore e Zvicrës përmirësoi rezultatet e saj dhe tani zotëron mbi 7 trilionë dollarë

VOAL- UBS raportoi një fitim neto prej 7.8 miliardë dollarësh në 2025, një rritje prej 53% krahasuar me vitin e kaluar. Për herë të parë në historinë e saj, asetet nën menaxhim tejkaluan 7 trilionë dollarë.

Megjithatë, fitimi ishte 1.2 miliardë dollarë në tremujorin e fundit, një rritje prej 56%, sipas një deklarate nga banka kryesore e Zvicrës të mërkurën. Në një mjedis të shënuar nga integrimi i Credit Suisse dhe diskutimet e gjalla rreth forcimit të kërkesave të kapitalit, banka kështu i tejkaloi ndjeshëm pritjet e tregut. Pas përshtatjes për kostot e integrimit të ish-konkurrentit të saj kryesor, UBS njoftoi fitim para taksave prej 2.87 miliardë dollarësh për periudhën tetor-dhjetor 2025. Të ardhurat u rritën me 4% në 12.15 miliardë dollarë, ndërsa shpenzimet u ulën me 1% në 10.29 miliardë dollarë.

Aksionarët e UBS pritet të marrin një divident prej 1.10 dollarësh për aksion për vitin, krahasuar me 0.90 dollarë vitin e kaluar. Menaxhmenti pret që biznesi të rritet në vitin e ri. Për më tepër, banka fillimisht po njofton blerjen e aksioneve me vlerë 3 miliardë dollarë në vitin 2026, të cilat do të zgjerohen më vonë. Shuma do të varet nga forma përfundimtare e rregullores së re në Zvicër dhe arritja e objektivave financiarë.

“Ne kemi bërë përparim të madh në një nga integrimet më komplekse në historinë e bankave, duke adresuar gjithashtu pasigurinë e vazhdueshme rregullatore në Zvicër”, tha Sergio Ermotti, Kryetar i Bordit të Drejtorëve, duke komentuar rezultatet. Lidhur me integrimin e Credit Suisse, i cili ka arritur “kilometrin e tij të fundit”, CEO tha se ishte “i sigurt në aftësinë për të kapur sinergjitë e mbetura deri në fund të vitit”. ATS/RSI

“Drejtësia shënjestron qeverinë”- Gazeta zvicerane: Fasada e Ramës është shembur, edhe Ministrja Diella ka rënë në moçalin e korrupsionit

Duke folur për Ministren virtuale, DER BUND shkruan se mediat nga e gjithë bota e “gëlltitën karremin” dhe raportuan gjerësisht për ministren e parë të inteligjencës artificiale në botë, e cila u bë virale. Por kjo betejë duket se po humbet ende pa nisur mirë, pasi në dhjetor, SPAK vendosi në arrest shtëpie dy zyrtare të larta që drejtonin Agjencinë Kombëtare të Informacionit.

 

TIRANË- Gazeta zvicerane DER BUND i ka kushtuar një artikull vendit tonë lidhur me fasadat e Kryeministrit Edi Rama. Në artikull thuhet se Rama në fillim të shtatorit vendosi ta promovonte Diellën, të cilën e emëroi ministre të inteligjencës artificiale në kabinetin e tij të katërt dhe i besoi një mision historik, luftën kundër korrupsionit, por siç duket Diella vetëm kurrupsionin nuk po e lufton.

Duke folur për Ministren virtuale, DER BUND shkruan se mediat nga e gjithë bota e “gëlltitën karremin” dhe raportuan gjerësisht për ministren e parë të inteligjencës artificiale në botë, e cila u bë virale. Por kjo betejë duket se po humbet ende pa nisur mirë, pasi në dhjetor, SPAK vendosi në arrest shtëpie dy zyrtare të larta që drejtonin Agjencinë Kombëtare të Informacionit.

Pikërisht kjo agjenci kishte zhvilluar, në bashkëpunim me Microsoft-in, ministren e inteligjencës artificiale Diella.  Në artikull shkruhet gjithashtu se si nyje lidhëse mes qeverisë dhe popullit, Agjencia e Informacionit i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit, pra ajo mban përgjegjësinë për platformat digjitale të Shqipërisë dhe bashkë me to, edhe fijet e pushtetit mbi Diellën e famshme.

Ndër të tjera, DER BUND thekson se më shumë sesa roli i kryeministrit, Ramës duket se i pëlqen ai i influencerit dhe madje me fjalimet e tij plot humor fiton edhe admirues në selinë e Bashkimit Europian në Bruksel, por, sapo kthehesh në Shqipëri, kjo fasadë shembet përballë realitetin.

Në fund të artikullit gazeta zvicerane shkruan se, drejtësia ka vënë në shënjestër disa politikanë të rangut të lartë si, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili ndodhet në burg dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, që është nën hetim. Në këtë moçal, ministres së inteligjencës artificiale Diella i mbetet vetëm roli i një spektatoreje pasive

Artikulli i DER BUND:

Para pak ditësh, Diella festoi ditëlindjen e saj të parë. Ajo erdhi në jetë më 19 janar 2025 në Shqipëri si asistente virtuale. Dhe menjëherë pati një detyrë ambicioze: të drejtonte një portal qeveritar, të trajtonte kërkesat e qytetareve dhe qytetarëve, të lëshonte dokumente shkurt, t’ia lehtësonte popullit rrugën nëpër labirintin e burokracisë. Diella, emri i së cilës në shqip do të thotë “Diell”, sipas të dhënave zyrtare ofronte 1200 shërbime. Të paktën kështu e paraqiste qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Në fillim të shtatorit, Rama vendosi ta promovonte Diellën. Ai e emëroi ministre të inteligjencës artificiale në kabinetin e tij të katërt dhe i besoi një mision historik: luftën kundër korrupsionit. Argumenti i Ramës ishte se Diella nuk kishte as vëllezër e motra, as kushërinj dhe as miq partie, prandaj ishte plotësisht e pakorruptueshme.

Karremi me ministren e IA-së

Mediat nga e gjithë bota e “gëlltitën karremin” dhe raportuan gjerësisht për ministren e parë të inteligjencës artificiale në botë. Në rrjetet sociale lajmi u bë viral. Një gazetë greke madje zhvilloi edhe një intervistë me Diellën. Në të, ajo shpjegoi se gjatë punës nuk lodhet kurrë, nuk ndikohet nga interesa personale dhe është në gjendje të analizojë sasi të mëdha të dhënash me efikasitet shumë të lartë.

Shumë gazetarë nuk i rezistuan tundimit për ta paraqitur Diellën më tepër në mënyrë idealizuese sesa kritike. Dukej thjesht tepër e bukur për të qenë e vërtetë historia e një vendi ish-komunist në Mesdhe që, me ndihmën e një avatari dhe algoritmeve, parandalon abuzimet në prokurimet publike. Në fund të kësaj lufte “heroike”, si shpërblim duhej të vinte më së voni deri në vitin 2030 – anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Inteligjencë artificiale, kriminalitet konkret

Por kjo betejë duket se po humbet ende pa nisur mirë. Në dhjetor, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) vendosi në arrest shtëpie dy zyrtare të larta që drejtonin Agjencinë Kombëtare të Informacionit. Pikërisht kjo agjenci kishte zhvilluar, në bashkëpunim me Microsoft-in, ministren e inteligjencës artificiale Diella. Akuzat ndaj drejtoreshës dhe zëvendëses së saj janë të rënda: ato dyshohen se i përkisnin një organizate kriminale që manipulonte sistematikisht tenderët përmes frikësimit.

Asnjëra prej tyre nuk u shkarkua. Si nyje lidhëse mes qeverisë dhe popullit, Agjencia e Informacionit i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit. Ajo mban përgjegjësinë për platformat digjitale të Shqipërisë dhe, bashkë me to, edhe fijet e pushtetit mbi Diellën e famshme.

Menjëherë pas emërimit të saj, ministrja-avatar mbajti një fjalim para Parlamentit shqiptar. Ajo deklaroi se ndihej e lënduar nga kritikët që e cilësonin rolin e saj si antikushtetues, pasi ajo nuk është njeri dhe për rrjedhojë nuk mund të luftojë mashtrimin dhe abuzimin. Gazetarët e pranishëm mbetën skeptikë. Ata druheshin se Diella mund të shndërrohej në alibinë perfekte: çdo aferë korrupsioni mund t’i faturohej lehtësisht një gabimi softuerik.

E modeluar sipas veshjes tradicionale të grave katolike të Shqipërisë së Veriut dhe me pamjen e marrë nga një aktore, ministrja e inteligjencës artificiale dukej krejtësisht e pafajshme. Me zërin e saj pa emocione, ajo premtonte pikërisht atë që deri atëherë kishte munguar: transparencë dhe llogaridhënie.

Fasada, fiasko dhe frustrim

Publicisti Lutfi Dervishi e quan projektin Diella një “fiasko”. “Ndërkohë, Diella është shndërruar në një manekin vitrine, jo në trurin e reformave”, thotë Dervishi. Vlerësimi i tij nuk është aspak i butë: “Inteligjencë artificiale për galeri, improvizim për përditshmëri”. Përpjekja për t’i dhënë një krijese digjitale, përveç një buzëqeshjeje të programuar, edhe moral, ishte që në fillim e destinuar të dështonte.

Rama i do goditjet e mëdha të PR-it. Para spektaklit me ministren e inteligjencës artificiale, në muajin mars ai urdhëroi bllokimin e TikTok-ut për një vit, pasi një konflikt online mes dy nxënësve përfundoi në mënyrë fatale. Edhe atëherë, dhuna iu faturua lehtësisht teknologjisë së përdorur.

“TikTok-u është rrugaçi i lagjes”, deklaroi Rama në atë kohë.

Megjithatë, ekspertë të cituar nga rrjeti hulumtues BIRN theksuan se ndalimi i aplikacionit të videove nuk solli ulje të dhunës në shkolla. Mijëra njerëz e anashkaluan bllokadën përmes lidhjeve VPN. Tani, ndalimi i TikTok-ut pritet të mos zgjatet më pas muajit mars.

Më shumë sesa roli i kryeministrit, Ramës duket se i pëlqen ai i influencerit. Në Facebook ai ka 1,6 milionë ndjekës, në Instagram 655 mijë, ndërsa në X afro 357 mijë. Si artist, ish-basketbollist profesionist dhe publicist me prirje të theksuar polemike, Rama e paraqet veten në skenën ndërkombëtare si politikan jokonvencional.

Në paraqitjet e tij ai shpesh luan rolin e “papagallit shumëngjyrësh”. Preferenca e tij për kravatat shumëngjyrëshe, pantallonat e gjera të zeza dhe atletet e bardha shkakton rregullisht vëmendje. Me fjalimet e tij plot humor, ky egoman dhe vetë-promovues fiton madje edhe admirues në selinë e Bashkimit Europian në Bruksel.

Por, sapo kthehet në Shqipëri, kjo fasadë shembet përballë realitetin. Drejtësia ka vënë në shënjestër disa politikanë të rangut të lartë: kryetari i Bashkisë së Tiranës ndodhet në burg, një ish-ministër financash kërkohet me urdhër arresti – ndërkohë ai është larguar në Zvicër. Aktualisht, Rama po e mbron zëvendëskryeministren e tij, Belinda Balluku, nga një arrestim i mundshëm. Në këtë moçal, ministres së inteligjencës artificiale Diella i mbetet vetëm roli i një spektatoreje pasive./Dosja.al

Embassy of Switzerland in Albania: Java Kulturore Zvicerane vazhdon!

Java Kulturore Zvicerane vazhdon ende! 🇨🇭 🇦🇱
Bashkohuni me ne për një javë të fundit arti, bisede dhe reflektimi! 🎭🎶🌍
🤖💔 – 3 Shkurt, 18:00 — Duke Pritur Birin — dramë bashkëkohore mbi familjen, fajin dhe inteligjencën artificiale, Shkodër.
💃🕯️ – 4 Shkurt, 18:00 — Gjithçka që Mbajta Ishte një Kujtim — shfaqje vallëzimi/teatri rreth kujtesës, humbjes dhe rezistencës, Tiranë.
🎬🎵 – 5 Shkurt, 18:00 — Nuse — premierë dokumentari + koncert live që përzien zërat vendas me muzikën elektro-akustike, Tiranë.
Dy javë ngjarjesh vazhdojnë të nxisin dialog — mos e humbisni mundësinë për të parë se si arti lidh të kaluarën dhe të tashmen dhe frymëzon ndryshimin. ✨
Vende të lira/të kufizuara — kontrolloni oraret dhe vendet 👇
• • • • • •
Swiss Cultural Week is still on! 🇨🇭🇦🇱
Join us for a final week of art, conversation, and reflection! 🎭🎶🌍
🤖💔 – 3 Feb, 18:00 — Waiting for the Son — contemporary drama on family, guilt and AI , Shkodër.
💃🕯️– 4 Feb, 18:00 — All I Kept Was a Memory — dance/theatre performance about memory, loss, and resilience, Tirana.
🎬🎵– 5 Feb, 18:00 — Nuse (Bride) — docufilm premiere + live concert blending local voices and electro-acoustic music, Tirana.
Two weeks of events continue to spark dialogue — don’t miss the chance to see how art connects past and present and inspires change. ✨
Free/limited seats — check times, venues 👇

Screenshot

Screenshot

Screenshot

Screenshot

Screenshot

Gjeniu Le Corbusier dhe Chandigarh, një pikëtakim i rregullit të përpikët zviceran me shpirtin e pamasë indian- Nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

“Utopia zvicerane në zemër të Indisë.” Me këtë titull mediat i bënë jehonë këto ditë një qyteti indian njëherësh një mrekulli që i ka rrënjët larg në kohë dhe në hapësirë, një ekzotikë “në tokën e kuqe të nënkontinentit aziatik”. Lahora, kryeqyteti i deriatëhershëm i provincës Punjab (Panxhab) me rikonfigurimin e pasluftës, kishte mbetur në Pakistan. Dikush vendosi që kryqyteti i ri nuk do të dukej sikur të kishte mbirë në tokën bujqësore pas asnjë ndërtesë, por sikur të kishte pikuar nga qielli për t’u ngulur atje përgjithmonë.

Është vitit 1950 kur hyn në skenë Le Corbusier. Qeveria indiane i kërkon atij të skicojë një qytet i cili të buronte krejtësisht nga mendja e tij, drejtpërdrejt nga tryeza e tij e vizatimit, një qytet me themele në tokë dhe me flatra në qiell, i ndërtuar mbi parimet e tij: rregull, dritë dhe hapësirë. Ky do të ishte Chandigarh, “Qytet Kopshti” i projektuar për gjysmë milioni banorë. Do të ishte një qytet i ndarë në sektorë, secili i vetëmjaftueshëm, me shkolla, parqe, tregje dhe vende adhurimi. Do të ishte një kontrast i skajshëm ndaj të gjitha qyteteve të tjera të Indisë. Ato të rrëmujshme, të ngatërruara, prozaike, të zhurmshme. Ai një qytet me hapësira të gjelbra, shtigje biçikletash dhe trotuare të gjera, diçka e papërfytyrueshme në Indi ku kalimi i rrugës është njëfarë akrobacie.

Kompleksi i Kapitolit, shkruajnë mediat, tash një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është zemra simbolike e qytetit, me Gjykatën e Lartë, Ndërtesën e Asamblesë dhe Sekretariatin: tre monolite betoni të papërpunuar që mishërojnë poetikën e vrazhdë të Le Corbusier. Në kohën e tijj, projekti ishte një sfidë herkuliane: fonde të kufizuara, logjistikë primitive, një klimë armiqësore. Nga këto vështirësi, gjithsesi, lindi një nga komplekset më me ndikim moderniste të shekullit XX. Është një pikëtakim i rregullit të përpikët zviceran me shpirtin e pamasë indian, përpiqen të përkufizojnë mediat.

Përpara se të nxirrte nga truri këtë mrekulli të radhës, gjeniu zviceran i arkitekturës dhe urbanistikës, Le Corbusier, e kishte magjepsur krejt planetin.

Para disa vitesh, me kolegë të APES (Shoqata e Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn) ne kemi qenë në shtëpitë që mbajnë firmat e para të hedhura në arkitekturë nga Le Corbusier, në La Chaux-de-Fonds (La Shodëfo’) një qytet në kantonin Neuchâtel (Nojshatel) të Zvicrës, ku më 6 tetor 1887 lindi Charles-Édouard Jeanneret. Shtëpitë janë ndërtime alpine, si ato në veri të Shqipërisë, të pandara nga natyra, veçse, ndryshe nga ndërtimet tona, ato kanë shumë shkallë të brendshme, kanë shumë dritë. Dhe kanë një funksionalitet skajshmërisht të përpikët.

Vitet 1905-1914 do të karakterizohen nga udhëtimet e shpeshta në Gadishullin Apenin, në Ballkan, në Evropën Qendore. Do të takonte gjatë këtyre udhëtimeve piktorët dhe arkitektët më të mirë të kohës. Dhe do t’i mbushte blloqet e tij të shënimeve me vizatime nga ndërtesat më karakteristike të atyre rajoneve të kontinentit.

Në vitin 1912, ai filloi projektin e tij më ambicioz të deriatëhershëm: një shtëpi të re për prindërit e tij, gjithashtu të vendosur në shpatin e pyllëzuar të kodrës pranë La-Chaux-de-Fonds. Shtëpia ishte më e madhe se të tjerat dhe në një stil më inovativ; rrafshet horizontale kontrastonin në mënyrë dramatike me shpatet e pjerrëta alpine, ndërsa muret e bardha dhe mungesa e dekorimit ishin në kontrast të mprehtë me ndërtesat e tjera në shpatin e kodrës. Hapësirat e brendshme ishin të organizuara rreth katër shtyllave të sallonit në qendër, duke parashikuar mjediset e hapura të brendshme që ai do të zhvillonte më tej në ndërtesat e tij të mëvonshme. Projekti ishte më i kushtueshëm për t’u ndërtuar nga sa imagjinonte ai; prindërit e tij u detyruan të largoheshin nga shtëpia hëpërhë dhe të zhvendoseshin në një shtëpi më modeste. Megjithatë, kjo çoi në një porosi për të ndërtuar një vilë edhe më imponuese në fshatin e afërt Le Locle për një prodhues të pasur orësh, Georges Favre-Jacot. Le Corbusier e projektoi shtëpinë e re në më pak se një muaj. Ndërtesa u projektua me kujdes që t’i përshtatej vendndodhjes së saj në shpatin e kodrës, dhe plani i brendshëm ishte i gjerë dhe i projektuar rreth një oborri për dritë maksimale, një ndryshim i rëndësishëm nga shtëpia tradicionale. Kjo ishte porosia e parë që ai merrte si arkitekt. Dhe do t’iu paraprinte porosive të panumërta gati anembanë planetit.
Emrin e artit e mori më vonë nga të parët e tij të ardhur nga Belgjika me mbiemrin Lecorbésier. Fati i tij duhej të ishte i lidhur me industrinë e orëve, një traditë e zonës ku ishte lindur dhe rritur. Vetë babai i tij ishte zejtar që smaltonte kuti dhe orë dore. Do të ishte një përjashtim gjenial: duke mos bërë shkollë për arkitekturën do të bëhej vetë shkollë e arkitekturës. Meqë tërhiqej nga artet pamore, babai e çoi në shkollën komunale të artit në La-Chaux-de-Fonds, e cila mësonte artet e aplikuara të lidhura me prodhimin e orëve. Babai e çonte shpesh në malet përreth qytetit. Ai shkroi më vonë, “ne ishim vazhdimisht në majat e maleve; u mësuam me një horizont të gjerë”. Tre vjet më vonë ai ndoqi kursin e lartë të dekorimit, të themeluar nga piktori Charles L’Eplattenier, i cili kishte studiuar në Budapest dhe Paris. Le Corbusier shkroi më vonë se L’Eplattenier e kishte bërë atë “një njeri të pyllit” dhe e kishte mësuar për pikturën nga natyra. Ai pranoi më vonë se ishte L’Eplattenier ai që e bëri të zgjidhte arkitekturën. “Kisha një tmerr për arkitekturën dhe arkitektët,” shkroi ai. “…Isha gjashtëmbëdhjetë vjeç, e pranova vendimin dhe iu binda. U futa në arkitekturë.” Mësuesi i tij i arkitekturës ishte arkitekti René Chapallaz, i cili pati një ndikim të madh në projektet e para të shtëpive të Le Corbusier. Do të ishte një karrierë që do të zgjaste rreth pesë dekada, me një veprimtari krijuese që do të shtrihej në Evropë, Azinë Jugore, në Amerikën e Veriut dhe në Amerikën e Jugut. Më 2016, shtatëmbëdhjetë nga ndërtesat e Le Corbusier në shtatë vende të ndryshme u njohën si Trashëgimi Botërore e Mbrojtur UNESCO, si shprehje e “kontributit të jashtëzakonshëm të Lëvizjen Moderne”

Krijimet e përzgjedhura të Le Corbusierit, pasqyrojnë kontributet e tij për Lëvizjen Moderne që doli pas Luftës së Parë Botërore me një theks mbi funksionalitetin, linjat e guximshme dhe materialeve siç janë betoni, hekuri e qelqi.

Komiteti ka përfshirë 17 lokalitete në shtatë shtete – përfshirë Francën, Zvicrën, Belgjikën, Gjermaninë, Argjentinën, Japoninë dhe Indinë – për të treguar arritjet globale të punës së Charles-Edouard Jeanneret-Gris, që më mirë njihet si Le Corbusier.

Pallati i Asambelës së Kandigarh

CHANDIGARH, KRYEVEPRA MË E ZËSHME E LE CORBUSIER

Qysh prej planifikimit mjeshtëror modernist që i kishte bërë Chandigarhit në veri të Indisë, e deri në Paris, që ai ëndërronte ta realizonte si qytet më racional, Le Corbusier asnjëherë nuk kishte frikë që të mendonte projekte të mëdha. Ai ka lënë gjurmët më të mëdha në Francë, ku ndodhen jo më pak se 10 nga gjithsej 17 projekte që ka klasifikuar UNESCO për t’i mbrojtur si lokalitete të trashëgimisë botërore.

Mes tyre është edhe kryevepra “La Cite Radieuse” që ndodhet në Marseille, po ashtu edhe Manastiri Dominikan “La Tourette” në afërsi të Lyonit dhe “La Villa Savoye” që ndodhet në afërsi të Parisit.

La Cité radieuse është prototipi i një habitati të ri shoqëror të imagjinuar nga arkitekti dhe urbanisti zviceran. Një nga ndërtimet më të diskutueshme në Marsejë, është bërë gjithashtu një nga më emblematikët. I regjistruar si një qendër e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Cité radieuse u ndërtua midis viteve 1947 dhe 1952. A përmban 337 apartamente të 23 llojeve të ndryshme.

Armët me të cilat do të fitonte betejat në arkitekturë dhe urbanizëm do t’ia jepte pikërisht qyteti i lindjes. I vendosur në malet Jura, 5 kilometra (3.1 milje) përtej kufirit nga Franca, shënojnë burimet enciklopedike, La Chaux-de-Fonds ishte një qytet në lulëzim në zemër të Luginës së Orës. Kultura e tij u ndikua nga Loge L’Amitié, një lozhë masonike që mbështeste idetë morale, sociale dhe filozofike të simbolizuara nga këndi i drejtë (drejtësia) dhe busulla (saktësia).

Më vonë, Le Corbusier do t’i përshkruante këto si “udhëzuesi im, zgjedhja ime” dhe si “ide të nderuara nga koha, të ngulitura dhe të rrënjosura thellë në intelekt, si hyrje nga një katekizëm”.

Më 1917 vendoset përfundimisht në Paris. Thellon karrierën në arkitekturë në partneritet me kushëririn Pierre Jeanneret, pastaj edhe me piktorin kubist Amédée Ozenfant, shpirtin binjak. Hedhin poshtë kubizmin si iracional dhe romantik dhe publikuan manifestin “Pas kubizmit”, duke themeluar lëvizjen e re artistike, purizmin. Filluan të shpalosin vizionet e tyre në gazetën e re të kohës L’Esprit Nouveau. Në numrin e parë të gazetës, më 1920, përdori për herë të parë pseudonimin Le Corbusier, sipas parimit të tij se çdokush duhet ta rishpikë vetveten. Me kolegë nga më të talentuarit e kohës themelon Unionin e Artistëve Modernë. Përgatitjen teorike të atyre viteve e shpalos në shumë modele ndërtimesh moderne në Paris.

Në gazetën L’Esprit Nouveau dhe në librin “Vers une architecture”, të përgatitur gjatë viteve ’20, ai paraqet pesë parimet e tij për arkitekturën. 1. Kolonat. Në vend të themeleve primitive, mbi të cilat mbështeteshin muret ndarëse, kolonat prej ferrobetoni mundësojnë ngritjen e ngrehinave mbi tokë, duke shmangur lagështirën e dheut dhe duke lejuar hyrjen e dritës dhe të ajrit. Hapësira poshtë katit të parë dhe ajo mbi çati mbushen me gjelbërim. 2. Çatitë kopsht. Një çati e sheshtë kërkon kryesisht një përdorim logjik banimi: çati tarracë, çati kopsht me lule, shkurre, pemë dhe lëndina. 3. Rrafshet e lira, ku muret mbajtëse zëvendësohen nga membrana të ngurta. Kjo siguron, ndër të tjera përdorimin rigoroz të çdo centimetri katror. 4. Dritaret e Gjata me format e tyre drejtkëndëshe lejojnë hyrjen e dritës dhe ajrit të bollshëm. Ato mund të shtrihen nga njëri skaj i fasadës në tjetrin. Kjo revolucionarizoi historinë e dritareve. 5. Fasada e Lirë. Meqenëse ndërtesa mbështetet nga kolona në pjesën e brendshme, fasada mund të jetë shumë më e lehtë dhe më e hapur ose e bërë tërësisht prej qelqi. Nuk ka nevojë për arkitra ose struktura të tjera rreth dritareve.

Chandi (Kandi) vjen nga skanskritishtja dhe do të thotë “e ashpër”, “e tmerrshme”. Për të ka legjenda të panumërta në Indi, në Bangladesh, në Indonezi dhe gjithandej Azisë Jugore. Njëra nga më të famshmet tregon: “Perëndesha e madhe lindi nga energjitë e hyjnive mashkullore kur devat u bënë të pafuqishme në betejën e gjatë me asurat (demonët gjysmëperëndi më të fuqishëm të deriatëhershëm, shënimi ynë). Të gjitha energjitë e Perëndive u bashkuan dhe u bënë supernova, duke hedhur flakë në të gjitha drejtimet. Pastaj ajo dritë unike, që përshkon Tri Botët me shkëlqimin e saj, u kombinua në një dhe ajo mori një formë femërore. Perëndesha me tre sy ishte e zbukuruar me gjysmëhënë. Krahët e saj të shumtë mbanin armë dhe emblema të mbara. Ajo mbante xhevahire dhe veshje të çmuara të ofruara nga perënditë. Me trupin e saj të artë që shkëlqen me ndriçimin e një mijë diejve, e ulur në karrocën e saj, Kandi është një nga personifikimet më spektakolare të energjisë Kozmike.” Në Bengal nga shekulli i 13 deri në fillim të shekullit të 19 janë shkruar një numër poezish dhe kompozimesh letrare në gjuhën bengalisht të quajtura Chandi Mangala Kavyas. Chandi shoqërohet me fat të mirë. Format e saj të mbara si Mangal Chandi, Sankat Mangal Chandi, Rana Chandi dhurojnë gëzim, pasuri, fëmijë, gjueti të mirë dhe fitore në beteja, ndërsa forma të tjera si Olai Chandi kurojnë sëmundje si kolera, murtaja dhe sëmundjet e bagëtive.

Këto janë pothuajse të gjitha perëndesha fshati dhe fisnore, me emrin e fshatit ose fisit që i shtohet emrit Chandi. Më e rëndësishmja nga këto perëndesha është Mongol Chandi, e cila adhurohet në të gjithë shtetin dhe gjithashtu në Assam. Këtu fjala “mongol” do të thotë e mbarë ose mirëdashëse.

Chandigarh është kryevepra më e zëshme e Le Corbusier. Dhe Zvicra nuk mund ta nxirrte atë nga vëmendja. Në kartëmonedhën e vjetër zvicerane 10 franga, në pjesën e pasme, pranë fytyrës së Le Corbusier, shfaqet një pjesë e fasadës së Pallatit të Asamblesë. Kjo është, shënojnë mediat, një fragment i Chandigarh-ut i shtypur në një kartëmonedhë zvicerane, një urë simbolike midis dy botëve që nuk mund të ishin më larg njëra-tjetrës. Projekti Chandigarh shënoi një epokë të re të arkitekturës moderne në Azinë Jugore. Duke ecur përgjatë rrugëve të saj të rrethuara me pemë, kujtojnë ata që e kanë vizituar këtë qytet, krijohet ndjesia se utopia e Le Corbusier është ende aty, e pezulluar, e papërfunduar, sikur të presë dikë që është i gatshëm ta marrë seriozisht. Ndoshta Chandigarh, pra, nuk është qyteti i përkryer që Le Corbusier imagjinoi. Por është një qytet i guximit artistik të njërit prej arkitektëve dhe urbanistëve më të famshëm të kohërave. Dhe në një botë ku qytetet rriten me akumulim, jo ​​me vizion, ky guxim mjafton për ta bërë atë unik. Një utopi, sipas tyre, që na tregon se çfarë mund të jetë një qytet, kur e imagjinon vërtet.

Perëndesha indiane Kandi

SHTATË ARKITEKTËT MË TË MËDHENJ ZVICERANË DHE RREZATIMI I TYRE NË BOTË

Le Corbusier (6 tetor 1887- 27 gusht 1965), i njohur edhe me epitetin “Shkencëtari” është sinonim i arkitekturës zvicerane, figurë qendrore e modernizmit, lëvizje arkitetektonike minimaliste, funksionale, ku mbretërojnë hekuri, çeliku, betoni dhe qelqi. Ai synoi të zbatonte metoda të inxhinierisë në arkitekturë. Është një ndër revolucionarizuesit më të mëdhenj të arkitekturës dhe urbanistikës botërore. Ndikimi i tij është i dukshëm edhe sot. “Le Corbusier është në ëndrrat dhe makthet e të gjithë arkitektëve,” pohon arkitekti Nicola Barghieri, profesor në Universitetin Politeknik të Lozanës. Barghieri, me të drejtë, e krahason rolin e arkitektëve të mëdhenj të Zvicrës me rolin e perandorëve të modës së lartë të Italisë. Klima që Zvicra iu krijon arkitektëve, vijon ai, është unike në botë.

Bernard Tschumi (Lozanë, 1944), i njohur edhe me epitetin ” I paklasifikueshmi” për shkak të shumanshmërisë së tij, vlerësohet se parapëlqen ndërtimet e gjalla, të frymëzuar nga bota e kinemasë, shumë larg racionalitetit të modernizmit. Përpara se të merrej me Parc de la Villette në Paris në vitin 1983, Bernard Tschumi njihej kryesisht si teoricien. Dashuria e tij për artin e shtatë reflektohet në parkun parizien, i përshkuar nga një “shëtitore kinematografike” 3 kilometrash, shtegu i të cilit gjarpëron përmes kopshteve me tema dhe i ngjan një bobine filmi të shpalosur dhe të shpërndarë në tokë. Që atëherë, Bernard Tschumi ka projektuar shumë projekte të tjera të rëndësishme në të gjithë botën, siç është Kulla Blu, në Nju Jork (2007), kulla e tij e parë rezidenciale, ose Muzeu i Akropolit në Athinë (2009).

Herzog dhe de Meuron (1950/1950), që mbajnë epitetin “Faraonët” kanë autorësinë e Stadiumit Olimpik të Pekinit (2008), i njohur si “Foleja e Zogut” për strukturën e tij dalluese prej çeliku, ashtu si edhe Salla Filarmonike e Hamburgut (2017), një simbol i ri i qytetit gjerman, kostoja e tepruar e të cilit krahasohet vetëm me madhështinë e tij. Herzog dhe de Meuron janë realizues projektesh luksoze. Jacques Herzog (Bazel, 1950) dhe Pierre de Meuron (Bazel, 1950), dy miq fëmijërie që studiuan së bashku në ETH Zurich, më 1978 themeluan në Bazel firmën e tyre. Si eksperimentues të vërtetë, ata kënaqen duke testuar materiale të reja dhe duke zgjidhur probleme komplekse për të krijuar projekte ekstravagante. Në vitin 2001, ata morën Çmimin Pritzker, nderi më i lartë në arkitekturë.

Peter Zumthor nga Bazeli (1943), me epitetin poeti, së bashku me Herzog dhe de Meuron është arkitekti i tretë zviceran që fiton Çmimin Pritzker. “Ndërtesat e Peter Zumthor kanë një ndikim të fortë dhe të përjetshëm”, deklaroi filantropi Thomas Pritzker kur dorëzoi çmimin më 2009. “Zumthor di si ta kombinojë mendimin e qartë dhe rigoroz me një dimension autentikisht poetik.”

Roger Diener (Bazel, 1950), i njohur edhe me epitetin Diskreti- të matura dhe elegante, ndërtesat e tij në shikim të parë mund të duken të rëndomta. Në të vërtetë, arkitekti i Bazelit përpiqet për thjeshtësi dhe intimitet. “Ajo që duam është të krijojmë një korrelacion midis ndërtesës dhe kohezionit shoqëror të qytetit”, shkruan Roger Diener në faqen e internetit të firmës Diener & Diener, e themeluar nga babai i tij, Marcus, në vitin 1942, të cilës ai iu bashkua në vitin 1976, menjëherë pas diplomimit në ETH Zurich. Në vitin 1999, Roger Diener, së bashku me Jacques Herzog, Marcel Meili dhe Pierre de Meuron, themeluan Studio Basel, një institut kërkimor urban i lidhur me ETH Zurich.

Mario Botta (Mendrisio, 1943), i njohur me epitetin Utopisti, është përfaqësuesi më i shquar i “Shkollës së Tiçino”, së bashku me Luigi Snozzi, Aurelio Galfetti dhe Livio Vacchini, të gjithë arkitektë të njohur ndërkombëtarisht. Mario Botta ndan jo vetëm firmën e përbashkët me ta, por edhe “një marrëdhënie të privilegjuar me gjeografinë e vendeve ku janë ndërtuar veprat e tyre arkitekturore”, siç tha ai për swissinfo.ch. Në intervistë, ai e përshkruan Zvicrën italishtfolëse si “një krijim arkitektonik në vetvete”, me trupat e saj ujorë “që formojnë themelin horizontal mbi të cilin shartohet vertikaliteti i luginave dhe maleve”. Botta, i cili punoi së bashku me Le Corbusier, është një nga themeluesit e Akademisë së Arkitekturës në Mendrisio, qytetin e tij të lindjes, dhe ka përfunduar më shumë se 600 projekte në të gjithë botën, përfshirë Muzeun e Artit Modern në San Francisko (1995).

Në shtator të vitit 2017, me kolegë të APES, në kuadrin e një prej udhëtimeve tona të punës në Tiçino, ne vizituam Monte Generoso (Malin Bujar), ku u takuam nga afër me një nga kryeveprat arkitekturore të Mario Bottas. Në lartësinë 1705 metra mbi nivelin e detit ndodhet kulla e ngritur në një nga pikat më piktoreske jo vetëm në Zvicër, por edhe në botë, e konceptuar si Fiore di Pietra, Lule e Gurit, kulla është një ndërtesë tetëkëndëshe e përbërë nga tetë “petale”. Tetë “petalet” janë prej gurësh gri. Në pesë katet e kullës ka dalje nga të gjitha anët tek dritaret e gjera që përshkojnë gjithë katet. Ndihet dukshëm ndikimi i mjeshtrit të tij Le Crobusier. Në mjediset e brendshme ndodhet restauranti, një tjetër restaurant self-service, të dyja me kapacitet për 120 vetë, salla e konferencave e të tjera ndërsa pjesa e posaçme është tarraca në majë të ndërtesës nga mund të kundrosh nga të gjitha anët panoramat, duke të krijuar ndjesinë se je në avion dhe me dorë mund të prekësh qiellin. Arkitekti Mario Botta e konsideronte realizimin e këtij projekti që ka kushtuar 25 milionë franga zvicerane si një kthim në zanafillën e tij. Kur ai ishte i ri dhe me miqtë e tij organizonin shpesh udhëtime aventurore duke i kaluar ditët dhe netët e verës në këto lartësi. Që atëherë brenda tij rritej dëshira që të bënte diçka për të rinjtë e vendlindjes. Ne patëm fatin që metaforën e Lules së Gurtë të na e zbërthente i biri i arkitetit Mario Botta, Tobias Botta, edhe ky arkitekt, tejet i pasionuar dhe i dashuruar pas veprës së babait.

Nis Java Kulturore Zvicerane 2026 me shfaqje, ekspozita dhe diskutime nga artistë shqiptarë

Ambasada e Zvicrës nis Javën Kulturore 2026 me një program dyjavor që shfaq kreativitetin artistik të komunitetit të pavarur kulturor të Shqipërisë dhe nxit dialogun mbi çështjet sociale.

Nisja e Javës Kulturore Zvicerane u zhvillua dje në Librarinë Valentini, e organizuar nga Ambasada Zvicerane dhe Fondi Kulturor Zviceran (SCF). Ajo mblodhi së bashku palët e interesuara kulturore, artistët e mbështetur nga SCF, partnerët ndërkombëtarë dhe përfaqësuesit e medias.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar i Zvicrës e njeh kulturën si një mjet thelbësor për arritjen e qëllimeve të zhvillimit. Krahas mbështetjes sonë të vazhdueshme për demokracinë dhe ekonominë në Shqipëri, ne mbështesim gjithashtu sektorin e pavarur kulturor”, tha Ambasadorja Zvicerane Ruth Huber në hapje.

E pranishme në hapje ishte Zëvendësministrja e Kulturës, Lira Pipa, e cila gjithashtu theksoi nevojat kryesore të sektorit kulturor në Shqipëri dhe shprehu falënderime për mbështetjen e partnerëve të tillë si ambasadat.

Ndryshe nga javët kulturore të organizuara nga ambasadat, ky program dallohet pasi paraqet vepra dhe shfaqje nga artistë shqiptarë. Sipas fjalëve të Ambasadores Huber: “Ajo që është zvicerane në këtë javë, është vetëm mbështetja përmes programit tonë të bashkëpunimit, ndërsa prodhimet dhe performancat janë të gjitha punë dhe ide të artistëve të pavarur shqiptarë”.

Java Kulturore Zvicerane e këtij viti paraqet një gamë të pasur ngjarjesh duke përfshirë:

  • Shfaqje në muzikë, teatër dhe vallëzim bashkëkohor që trajtojnë dinamikën sociale dhe kulturore të Shqipërisë, nga kompozimi i asistuar nga inteligjenca artificiale dhe veprat skenike intime mbi kujtesën dhe humbjen deri te drama e re mbi marrëdhëniet familjare në epokën dixhitale.
  • Ekspozita dhe instalime që rishikojnë të kaluarën komuniste të Shqipërisë, eksplorojnë migrimin dhe idenë në ndryshim të “shtëpisë”, dhe shqyrtojnë se si kujtesa kolektive formohet përmes imazheve, tingujve dhe botimeve.
  • Panele dhe diskutime që hapin biseda publike mbi lirinë artistike, kujtesën ndërgjeneracionale, rehabilitimin mjedisor dhe rolin e teknologjisë në proceset krijuese dhe jetën e përditshme.

Disa nga shfaqjet kryesore përfshijnë:

  • 27 janar: “Mercurius” – një ekspozitë personale që eksploron simbolizmin dhe transformimin. Elbasan.
  • 28 janar: “FA AM I LIAR” – një ekspozitë multimediale mbi migrimin, mungesën dhe shtëpinë. Tiranë. • 31 Janar: “Simfonia e Dhomës për Njerëzimin” – një koncert ku IA vepron si bashkëkompozitor, i ndjekur nga film dhe diskutim. Tiranë.
  • 2 Shkurt: “Duke pritur birin” – një dramë bashkëkohore mbi familjen, frikën dhe Inteligjencën Artificiale. Shkodër.

Që nga fillimi në vitin 2017, Fondi Kulturor Zviceran ka luajtur një rol kyç në mbështetjen e artistëve të pavarur dhe praktikuesve të kulturës në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht, SCF përqendrohet në shfrytëzimin e arteve dhe kulturës për të nxitur dialog kuptimplotë mbi çështjet e zhvillimit, duke shfaqur aftësinë unike të artit për të frymëzuar reflektim dhe lidhje. Ai është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Për më shumë informacion: https://swissculturalfund.al/

Nacional

Zvicër- FireDrone, një dron “zjarrfikës” për ndërhyrje me rrezik të lartë

FireDrone fluturon në temperatura deri në 200°C dhe dërgon imazhe termike në kohë reale nga zona shumë të rrezikshme për operatorët.

FireDrone kombinon materiale rezistente dhe robotikë praktike.

VOAL- Një dron i ri është zhvilluar për të ndihmuar zjarrfikësit gjatë ndërhyrjeve me rrezik të lartë. FireDrone, i projektuar nga Laboratori Federal Zviceran për Shkencën dhe Teknologjinë e Materialeve (Empa), është rezistent ndaj nxehtësisë ekstreme (deri në 200°C) dhe mund të operojë në kushte që tejkalojnë kufijtë e dronëve konvencionalë ose që janë shumë të rrezikshëm për njerëzit.

I pajisur me një kamera infra të kuqe, ai transmeton imazhe termike në kohë reale, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme para se të dërgojë ekipet e emergjencës. Mund të fluturojë pa GPS falë ndihmës së pilotëve dhe sistemeve të lokalizimit të zhvilluara nga studiuesit.

I tregtuar nga një degë e Empa dhe EPFL, FireDrone kombinon materiale rezistente dhe robotikë praktike për të ndihmuar në inspektimet industriale të zjarrfikësve ose temperaturave të larta. “Sot, zjarrfikësit duhet të hyjnë personalisht në ndërtesa që digjen për të gjetur substanca të rrezikshme ose persona të zhdukur”, shpjegon studiuesi i Empa-s, Fabian Wiesemüller. ATS/RSI

Zvicra: Groenlanda i përket Danimarkës

Vetë EDA konfirmoi ftesën e presidentit amerikan për të marrë pjesë në Bordin e Paqes, por Konfederata Zvicerane nuk ka marrë asnjë kërkesë për të marrë pjesë në diskutimet mbi Groenlandën të planifikuara në Davos.

 

VOAL- Zvicra ka mbajtur gjithashtu një qëndrim ndaj presionit të fundit të SHBA-së mbi Groenlandën. Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) njoftoi se ishulli i pretenduar nga Donald Trump është, në fakt, territor danez. “Pozicioni i Zvicrës është i qartë”, thekson raporti i Ignazio Cassis. “Sipas ligjit ndërkombëtar, Groenlanda i përket Danimarkës, me një status të gjerë autonomie. Çdo ndryshim i këtij statusi”, kujton eda, “kërkon pëlqimin si të Danimarkës ashtu edhe të Groenlandës”. Dispozitat e Kartës së OKB-së, të tilla si ndalimi i përdorimit të forcës dhe ndalimi i ndërhyrjes, zbatohen globalisht, shton Konfederata.

Zvicra është ftuar gjithashtu të bashkohet me “Bordin e Paqes” kontrovers që ka nisur Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Konfederata Zvicerane u kontaktua fundjavën e kaluar, tha Drejtori i Komunikimit i EDA-s, Nicolas Bideau, për Keystone-ATS të martën.

“Zvicra po studion detajet e kartës dhe është në diskutime me palët e interesuara, përfshirë Shtetet e Bashkuara,” tha Bideau në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos.

Megjithatë, Berna nuk ka marrë një ftesë për takimin që presidenti amerikan synon të zhvillojë me “palët e ndryshme” në vendpushimin Graubynden këtë javë mbi temën e Groenlandës. “Siç ua kam bërë të qartë të gjithëve, Groenlanda është një imperativ sigurie kombëtare dhe globale. Nuk ka kthim prapa”, shkroi ai në platformën e tij të mediave sociale, Truth, të martën.

Duke folur për shtypin në Florida të hënën, Donald Trumpi deklaroi se udhëheqësit evropianë nuk do të “ofrojnë shumë rezistencë” ndaj planit të tij për të aneksuar Groenlandën. “Duhet ta kemi”, i tha ai një gazetari në Florida, i cili e pyeti se çfarë kishte ndërmend t’u thoshte evropianëve që kundërshtojnë planet e tij. ATS/RSI

WEF: Trumpi sjell pjesëmarrje rekord, por shpenzimet bëhen marramendëse

 

Për shkak të, por pa u kufizuar vetëm në, pjesëmarrjes së Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Graubünden, është njoftuar një numër rekord figurash të shquara. Kjo ka implikime për sigurinë.

VOAL- Pjesëmarrja e Trump ka ngjallur interes të madh midis pjesëmarrësve në Forum, tha sot për mediat në Davos, Zyrtari i Përgjithshëm i Operacioneve Walter Schlegel, Komandanti i Policisë Kantonale. Asnjëherë më parë nuk kanë marrë pjesë kaq shumë personalitete VIP që kërkojnë mbrojtje në WEF sa këtë vit.

 

Sipas Schlegel, një total prej 123 personash me status të mbrojtur do të udhëtojnë në Davos javën e ardhshme: 400 të ftuar, përfshirë 64 krerë shtetesh, gëzojnë mbrojtje sipas ligjit ndërkombëtar dhe kërkojnë masa të përshtatshme.

Për më tepër, prania e Trump mund të shkaktojë demonstrata të mëtejshme në të gjithë Zvicrën. Këto do të kërkonin përpjekje të konsiderueshme shtesë, theksoi komandanti i policisë kantonale të Graubündenit. Të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit në Zvicër, qytetet më të mëdha dhe Principatën e Lihtenshtajnit janë në detyrë. Ushtria po mbështet policinë me një kontingjent prej afërsisht 5,000 anëtarësh.
WEF: Zërat e atyre që janë përgjegjës

 

Një demonstratë e parë kundër WEF është planifikuar për të shtunën në Bernë. Nuk ishte e autorizuar dhe qyteti u ka kërkuar banorëve të mos marrin pjesë. Të enjten, policia kantonale njoftoi një vendosje të konsiderueshme forcash, të mbështetura nga kantone të tjera. Kufizimet e trafikut janë planifikuar për nesër pasdite, veçanërisht në zonën e stacionit të trenit.

Kostot e sigurisë: 9 milionë

Një maksimum prej 9 milionë frangash zvicerane është vendosur për masat e sigurisë. Ky limit duhet të respektohet përveç nëse ndodhin ngjarje të paparashikuara, sipas menaxherit të përgjithshëm të operacioneve. Megjithatë, mbrojtja e Trump ka të ngjarë të sjellë kosto shtesë, megjithëse delegacioni amerikan menaxhon një pjesë të sigurisë së vet me automjetet dhe helikopterët e vet.

Policia dhe ushtria mbrojnë Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos

Në Forumin Botëror të Ekonomisë së fundit, kostot arritën në pak më pak se 9 milionë franga zvicerane, ndërsa në vitin 2024 ato do të jenë 7.71 milionë. Financimi sigurohet 50% nga Forumi Botëror i Ekonomisë, 25% nga Konfederata Zvicerane, 21.7% nga Kantoni i Graubünden dhe 3.3% nga Bashkia e Davosit. Konfederata Zvicerane do të kontribuojë me fonde shtesë nëse tejkalohet kufiri.

Këshilli Federal në pjesëmarrje të plotë

Presidenti Guy Parmelin do të hapë Forumin Botëror të martën. Katër këshilltarët federalë që marrin pjesë në forum kanë të planifikuar të paktën 40 takime dypalëshe, siç u njoftua nga Kancelaria Federale të premten.

Këshilltarët Federalë Ignazio Cassis dhe Martin Pfister, si dhe Këshilltarja Federale Karin Keller-Sutter, gjithashtu do të marrin pjesë. Parmelin, kreu i Departamentit Federal të Çështjeve Ekonomike, Arsimit dhe Kërkimit (EAER), do ta përdorë takimin vjetor të WEF për të diskutuar me homologët e tij çështje ekonomike dhe tregtare me interes kyç për Zvicrën. Pas miratimit të mandatit negociues me Shtetet e Bashkuara, ai tha se ishte gati të zhvillonte diskutime të drejtpërdrejta me Donald Trump.

Cassis do t’i përqendrojë takimet e tij dypalëshe në situatën aktuale gjeopolitike, veçanërisht zhvillimet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Keller-Sutter do të takohet me ministrat e financave dhe do të diskutojë çështje financiare dhe tatimore ndërkombëtare. ATS/RSI

Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, hapi zyrtarisht kryesinë e Zvicrës në OSBE

Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, hapi zyrtarisht kryesinë e Zvicrës në OSBE – Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. Duke folur para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, me 57 shtetet e saj pjesëmarrëse, Këshilltari Federal Cassis paraqiti prioritetet e Zvicrës në këtë rol: paqe të qëndrueshme në Ukrainë, dialog gjithëpërfshirës dhe aftësi më të forta të OSBE-së për të vepruar.
“Ne duhet të përmbushim pritshmëritë e themeluesve të OSBE-së: Ato janë sot të njëjta me 50 vjet më parë: paqe dhe siguri” – Ignazio Cassis, Kryetar i Radhës i OSBE-së në vitin 2026.
• • • • • •
Swiss Minister of Foreign Affairs Ignazio Cassis officially opened Switzerland’s 🇨🇭chairpersonship of the OSCE – Organisation for Security and Cooperation in Europe. Speaking before the OSCE Permanent Council, with its 57 participating States, Federal Councillor Cassis presented Switzerland’s priorities under this role: lasting peace in Ukraine, inclusive dialogue and stronger OSCE abilities to act.
“We must fulfil the expectations of the founders of the OSCE: They are today the same as 50 years ago: peace and security” – Ignazio Cassis, OSCE Chairperson-in-Office in 2026.
Embassy of Switzerland in Albania

ZVICERANËT DËRGUAN 77 MILIONË SMS PËR VITIN E RI

E Enjte, 01.03.2013, 08:23am (GMT+1)


Konkurenca ndaj mesazheve tradicionale vjen falë aplikimeve online e nëpërmjet smartphoneve

Voal-onlini – Ndërrimi i viteve gjithmonë ka përkuar me një pik të dërgimit të mesazheve nga ana e përdoruesve të telefonisë mobile në Zvicër: insieme, Swisscom e Orange kanë transmetuar 77 milionë SMS e MMS.

Por nëse Swisscom, me 42 milionë mesazhe, ankohet për një rënie 10% krahasuar me ndërrimin e viteve 2011-2012, Orange konfirmon prirjen e shënuar në Krishtlindje dhe rritet me 2,9% në 35 milionë mesazhe falë abonimeve me SMS të pakufizuar.

Mungojnë të dhënat e Sunrise, të cilat për 25 dhjetor ishin veçanërisht negative.

 

www.voal-online.ch

Inflacioni në 0.2% në vitin 2025 në Zvicër

 

VOAL- Perceptimet e konsumatorëve mund të jenë të ndryshme, por inflacioni ka rënë në nivelin më të ulët pesëvjeçar në Zvicër. Ai qëndroi në 0.2% në vitin 2025, niveli më i ulët që nga viti 2020, kur inflacioni ishte negativ për herë të fundit (-0.7%). Në vitin 2024, çmimet u rritën me 1.1%, në vitin 2023 me 2.1% dhe në vitin 2022 me 2.8%, duke regjistruar rritjen më të fortë në 30 vjet.

Rritja e lehtë në vitin 2025 është kryesisht për shkak të qirave më të larta, vakteve në restorante dhe çokollatës, shpjegoi Zyra Federale e Statistikave në një njoftim të premten. Megjithatë, kostoja e energjisë elektrike, benzinës dhe ilaçeve u ul.

Shkalla e inflacionit e vendosur nga Zyra Federale e Statistikave ka implikime të rëndësishme për fusha të ndryshme, nga negociatat për pagat te qiratë, madje edhe caktimi i alimentacionit në procedurat e divorcit. Efektiviteti i indeksit të çmimeve të konsumit në ilustrimin e kostos së jetesës është shpesh objekt debati të konsiderueshëm. Norma nuk përfshin primet bazë të sigurimit shëndetësor, një zë shpenzimesh që po rritet me shpejtësi. ats/rsi

Iriqi Evropian është Kafsha e Vitit 2026 

 

Sot, Pro Natura ka zgjedhur iriqin evropian si Kafshën e Vitit 2026, një titull që synon të tërheqë vëmendjen ndaj një specieje të çmuar, por gjithnjë e më të kërcënuar, madje edhe jashtë dyerve tona.

VOAL- Iriqi evropian (Erinaceus europaeus L.) është një nga gjitarët më të dashur dhe më të njohur në kontinentin tonë. Fatkeqësisht, disa studime tregojnë se popullata e tij është në rënie drastike, madje edhe në Zvicër. Për këtë arsye, rreth një vit më parë, kopshti i Albertit i ishte kushtuar tashmë iriqit.

Iriqi evropian, si i rritur, mesatarisht është 20-30 cm i gjatë dhe rrallë peshon më shumë se një kilogram. Karakteristika e tij dalluese janë pendët që mbulojnë trupin e tij, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse qime të transformuara gjatë evolucionit. Trupi i një iriqi krenohet me deri në 6,000 pendë të ngurta dhe të zbrazëta, duke e mbrojtur atë nga grabitqarët dhe, në një farë mase, madje edhe nga ndikime të rëndësishme. Kur ndihet i kërcënuar, ai përdridhet në një top, falë një brezi muskulor dorsal jashtëzakonisht të zhvilluar që tkurret për të mbyllur të gjithë trupin dhe gjymtyrët e tij në një qese lëkure të mbushur me pendë. Është një kafshë nate, e vetmuar dhe omnivore: ushqehet me insekte, krimba dheu, kërmij, por edhe me fruta të rëna dhe herë pas here me vertebrorë të vegjël. Kjo dietë e bën atë një aleat natyror në luftën kundër dëmtuesve dhe insekteve të dëmshme në kopshtet dhe parqet tona me perime.

Prania e iriqve është një tregues i ekosistemeve të shëndetshme. Në kopshte dhe parqe urbane, ata luajnë një rol të rëndësishëm ekologjik: ata kontrollojnë popullatat e insekteve dhe kërmijve, duke zvogëluar nevojën për pesticide. Për më tepër, prania e tyre tregon një habitat të favorshëm për biodiversitetin sepse ata kërkojnë mjedise komplekse, me gardhe, zona me bar dhe strehime natyrore. Aty ku iriqtë lulëzojnë, zakonisht lulëzojnë edhe lloje të tjera të jovertebrorëve dhe vertebrorëve të vegjël. Prandaj, mbrojtja e tyre do të thotë përmirësim i cilësisë ekologjike të qyteteve tona.

Pavarësisht përshtatshmërisë së tij, siç e përmendëm, iriqi evropian po bie në shumë rajone evropiane. Ka disa shkaqe. Së pari, trafiku rrugor vret mijëra iriqë çdo vit, veçanërisht në pranverë dhe vjeshtë, kur ata janë më aktivë. Një kërcënim i rëndësishëm është humbja e habitatit. Zonat e kultivuara dhe kopshtet gjithnjë e më “të pastra”, gardhet e pakalueshme dhe zhdukja e gardheve dhe strehimoreve natyrore zvogëlojnë mundësitë e iriqëve për t’u zhvilluar dhe riprodhuar. Përdorimi i pesticideve zvogëlon prenë dhe mund t’i helmojë drejtpërdrejt iriqët. Ndryshimi i klimës ndikon në disponueshmërinë e ushqimit dhe mbijetesën gjatë letargjisë dimërore. Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, disa pajisje bujqësore dhe kopshtarie përbëjnë një kërcënim të heshtur dhe të fuqishëm për mbijetesën e iriqëve. Kositëset me disk rrotullues, grirëset dhe prerëset e shkurreve përbëjnë një kërcënim të heshtur dhe të fuqishëm, por kështu bëjnë edhe mbërritjet më të fundit: kositëset robotike të barit, veçanërisht kur përdoren natën.

Lajmi i mirë është se secili prej nesh mund të kontribuojë në mbrojtjen e iriqëve. Së pari, duke “prishur” barrierat në lëvizjen e tyre, duke krijuar kalime në kopshte: hapjet 12-15 cm në gardhe lejojnë iriqët të lëvizin. Ose, duke siguruar strehim: grumbuj gjethesh, drurësh ose strehimore të veçanta janë ideale për letargji.

Është gjithashtu thelbësore të minimizohet përdorimi i pesticideve, veçanërisht peletave kundër kërmijve, duke i zëvendësuar ato me metoda natyrale. Një tjetër ndihmë për kopshtarinë që duhet të monitorohet me kujdesin maksimal është kositësja robotike e barit, e cila duhet të përdoret vetëm gjatë ditës. Megjithatë, natën, të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm kur ngasin makinën dhe të shmangin goditjen aksidentale të gjitarit të vogël.

Për të mbrojtur iriqët, është e rëndësishme të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm kur ngasni makinën pas perëndimit të diellit, veçanërisht kur kaloni mjedise natyrore të favorshme për këtë specie.

Së fundmi, ne gjithashtu mund të ndihmojmë duke raportuar iriqët e lënduar në shoqatat lokale ose qendrat e shpëtimit të jetës së egër. Për Zvicrën italishtfolëse, Qendra e Kujdesit për Iriqët është kontakti.

Iriqi evropian nuk është vetëm një kafshë interesante: është një komponent themelor i biodiversitetit. Mbijetesa e tij varet edhe nga zgjedhjet tona të përditshme. Duke e zgjedhur atë Kafshën e Vitit, Pro Natura u bën thirrje individëve dhe politikanëve të ndërmarrin veprime për të promovuar më shumë natyrë brenda vendbanimeve. Sepse shpëtimi i iriqit do të thotë mbrojtja e një ekosistemi të tërë. RSI


Send this to a friend