SOT KOMBI SHQIPTAR FUTI NË ALTARIN E TIJ HISTORIK FRONZIMIN E KRYEPESKOPIT SHQIPTARIN E NDRITUR JOAN PELUSHI!
Shkelqesi Fortlumturia e tij Kryepeskopi i Tiranes Durrsit dhe gjith Shqiperise Joan Pelushi!
Ne emer te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike te Shqiperise Fortlumturia juaj pranoni lutjet e mbi 6000 të zhdukurve nga diktatura komuniste, si dhe të 36.000 të Burgosurve Politike dhe të mbi 100.000 familjeve që u persekutuan vetem se besoni në Zot, në mes tyre dhe të 39 klerikeve ortodokse që u pushkatuan dhe u burgosen lutet ta gëzoni fronzimin .
Zoti e bëri të mundur që këtë dite të shenuar Ju si Kryepeskopi i dyte shqiptar mbas të madhit e të pavdekshmit Visarion Xhuvanit të drejtoni ketë institucjon fetar por që i sherben dhe tejkalon kufite e besimit dhe fton te gjith shqiptaret në ndertimin e një shoqerie të drejtë të përulur të bashkuar e gjithmonë të vllazëruar!
Ne që falëm dhe nuk urryem, ne që e kthyem urretjen në falje jemi teper të gezuar për detyren tuaj të larte dhe gezohemi që vellezrit ortodokse do të kenë një udhëheqës shpirtnor e të bekuem në vazhdimsinë e besimit!
Me fronzimin tuaj ne krye te Kishes Oartodokse autoqefale te Shqiperise radhiteni krahas Prelatëve, Fan Noli, Visarion Xhuvani, Kristofor Krisi, Pais Vodica, Damian Kokoneshi dhe Anastas Janullatosi.
Me lejoni Fortlumturia juaj te ju shpreh mirnjohjen e respektin e te mbijetuarve te diktatures duke e mbyllur kete urim:
“Asgjë nuk është më e pëlqyeshme te Perëndia se një shpirt mirënjohës dhe falënderues”!
Me shum dashuri dhe mirnjohje
Dr. Besim Ndregjoni
Aktiviste i te Drejtave dhe Lirive te Njeriut
President i Unionit Mbarkombetar Integrimit
te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike
te Shqiperise