VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve: Jam Ilir! Nga Lucia Nadin

By | March 14, 2016
blank

Komentet

blank

KADARE-ONUFRI 25 VJET BASHKËPUNIM – Ishte një terren i vështirë dhe vazhdimisht binin rrufe Nga Bujar Hudhri

Gjysmë shekulli më parë

Më kujtohet kur isha një nxënës në tetëvjeçare, mbi pesëdhjetë vite të shkuara, kur një të diel në mëngjes, i shoqëruar nga vëllai im i madh, u regjistrova në bibliotekën e qytetit. Atëherë banonim në Peqin. Libri i parë që kam marrë, e mbaj mend si tani, ishte Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Siç duket, titulli pati ngacmuar fantazinë time dhe e mbarova librin me një frymë. Të nesërmen, ditë e hënë, që në mëngjes shkova ta dorëzoja në bibliotekë, por e gjeta mbyllur. S’dihet sa kisha pritur te dera, kur pashë tabelën e orarit: E hënë, pushim!

Ngjarja tjetër duhet të ketë lidhje me një konkurs kombëtar të vitit 1969, ndërsa ndiqja shpalljen e fituesve në gazetën Drita. Më sheh im vëlla, i cili ishte atëherë student në Institutin e Arteve, dhe më pyet pse isha mërzitur. “Kadareja nuk e mori çmimin e parë”, – i thashë, thua e kisha humbur unë çmimin. – “Ja, e mori Dritëroi çmimin e parë, kurse Kadareja u afrua gjithë arrogancë të tërhiqte çmimin e tij te juria”. S’di pse kjo fjalë më ngushëlloi. (Arroganca më ka mbrojtur nga sulmet e mediokërve, do të dëgjoja shumë vjet më vonë nga Kadareja.)

Ishte një rast kur mund ta takoja për herë të parë. E mbaj mend datën: 28 nëntor 1980. Kadareja me zonjën e tij po ktheheshin nga vizita në Prishtinë, ku ishte botuar kompleti i parë i veprave të tij. Në kufi kishte dalë për t’i pritur im vëlla, Feridi, atëherë redaktor në gazetën Drita. Ishin kthyer në shtëpinë tonë, por unë isha ushtar, ndaj nuk munda t’i takoja. Edhe sot e mbaj mend që zonja Kadare kishte sjellë një tufë karafila të kuq nga të Kosovës.

Do ta takoja shumë vjet më vonë Kadarenë, pasi kisha themeluar dy gazeta të pavarura, Fjala e lirë (16 shtator 1991-14 shtator 1992) dhe Ku vemi (tetor 1992-janar 1993), dhe shtëpinë botuese Onufri. Po ashtu, kisha instaluar një shtypshkronjë me ndihmën e një kredie të programit “Phare” të Komunitetit Europian. Mund të jetë e para shtypshkronjë në vend që përdori kompjuterin në procesin e shtypit dhe kjo na dha mundësi të konkurrojmë të gjitha shtypshkronjat shtetërore të cilat edhe disa vjet më pas do të përdornin germat prej plumbi.

Pas nja dy vjetësh Onufri kishte edhe një godinë ndër më të bukurat e qytetit. Ishte projektuar nga arkitekti i shquar shqiptar, Qemal Butka, i cili më vonë ka projektuar grataçela në Nju-Jork. Mbaj mend se, kur po bënim pagesën e këstit të parë, ishin mbledhur pasardhësit dhe njëri prej tyre më tha që, të kishte qenë gjallë babai, nuk do ta kishte shitur kurrë këtë godinë. Pasi pushuan diskutimet, më i madhi prej tyre u drejtua: të ishte gjallë babai, do t’ia kishte falur këtij djali për atë që po bën për kulturën! Nuk i harroj kurrë këto fjalë të cilat, mbase, do ta profilonin edhe më qartë rrugën që do të ndiqja në jetë. Po për këtë do të flasim më vonë.

Onufrin e kam zgjedhur për botuesin tim të tanishëm dhe të ardhshëm, midis botuesve të tjerë shqiptarë. Më është dukur një botues serioz, por më kryesorja, më është dukur se në aksionin e tij të botimit nuk udhëhiqet nga etja për fitime, që për fat të keq është shumë e shpeshtë në jetën e sotme shqiptare dhe në vende të tjera të Europës Lindore, por ka edhe njëfarë idealizmi, domethënë në kuptimin shpirtëror të gjërave.

(PJESË NGA INTERVISTA E I. KADARESË DHËNË SË PËRDITSHMES “RILINDJA”, 22.05.1996)

Takimi i parë me Kadarenë

Isha bërë një botues i njohur tashmë. Mendoj se arsyeja kryesore ishte drejtimi që kisha marrë për botimet e autorëve shqiptarë, duke filluar me librin e parë Abeli të Haxhiademit, ndërkohë që pothuaj të gjithë kolegët e mi kryesorë botonin vetëm letërsi të huaj. Mbase po shtroja rrugën qetësisht drejt Kadaresë, i cili tani për herë të parë botohej nga një botues privat. Ishte shtëpia botuese Çabej, e Brikena Çabejt, vajza e profesorit të famshëm, ish-redaktore e Naim Frashërit. Dhe librat që ajo kishte nisur të botonte ishin modeli europian që kurrë nuk ishte parë në libraritë tona. Edhe sot janë model! Ndaj lidhja me Kadarenë më dukej edhe më e largët, aq më tepër që të dy jetonin në Paris, mund të kontaktonin shumë kollaj. Ndërkohë Kadareja po vinte më shpesh në Shqipëri dhe normalisht që botuesi duhej të ishte në Shqipëri për botimin dhe shpërndarjen e librave të tij.

Ka qenë qershori i vitit 1995 kur mund të takoheshim, por nuk e mbaj se ç’ngatërresë ndodhi dhe u la për në vjeshtë. Përsëri një ngatërresë me orarin. Kadareja na priste në orën 14.00 në shtëpinë e tij dhe mbase kam menduar që e kisha dëgjuar gabim, sepse ishte vakt dreke. (Më vonë do të mësoja se pikërisht kjo ishte ora më e rëndësishme për të pritur vizitorët në shtëpinë e tij.) Edhe këtë herë gjithë sherrin e përballoi im vëlla, Feridi, që kishte mundur t’i mbushte mendjen të takoheshim në orën 18.00.

 

blank
Në shtëpinë e Kadaresë në Paris, me Jusuf Vrionin, mars 2000

Por nuk qe e thënë. Përsëri u vonuam, sepse ngatërruam katin dhe u përballëm me derën e apartamentit të Dritëroit. Doli duke qeshur Sadija dhe tha se nuk është hera e parë që na ngatërrojnë me Ismailin. Zbritëm dhe hymë në dhomën e ndenjjes, një dhomë shumë e madhe, pak e ndriçuar nga dielli i pasdites. Disa minuta zgjati debati me tim vëlla, jo pse nuk janë korrekt njerëzit në këtë vend, a është i rëndësishëm ky takim për ju, pse neglizhoni etj.

Më erdhi radha mua të flisja. Pasi më pyeti se ç’botoja, i thashë se kisha vepruar si në një kampionat boksi derisa të arrija te sfidanti i duhur. “Mirë, mirë, por lëri këto tani”, – dhe për herë të parë pashë se një buzëqeshje u përhap në gjithë fytyrën, kur ai ndezi një nga abazhurët. Në këtë moment im vëlla i tha: “Jepi një libër Bujarit për botim.” Ai u ngrit energjikisht nga kolltuku i thellë ngjyrë bezhë, shkoi në studio dhe u kthye që andej me një libër në dorë, në frëngjisht. E vuri në tavolinë në krahun tim dhe tha me seriozitet: “Ja, ta provojmë me këtë libër.” Ndërkohë Feridi nxori një stilolaps dhe ia zgjati duke thënë: “Shkruaji diçka Bujarit, ndryshe e gjitha kjo do t’i duket si një ëndërr.” Ai zuri vend në kolltuk dhe qetësisht, pa e zgjatur, shkroi autografin e parë dhe të fundit për mua: “Zotit Bujar Hudhri, duke i uruar suksese në punën e tij fisnike dhe si një fillim i bashkëpunimit tonë. Ismail Kadare. 14 nëntor 1995.” Nuk kam asnjë foto nga ai takim!

Vizita tek Onufri në Elbasan

Kaluan gjashtë muaj dhe Kadareja u kthye përsëri në Tiranë. Ndërkohë, unë kisha botuar librin e parë Dialog me Alain Bosquet. Edhe pse kisha vetë shtypshkronjë, për të pasur një libër cilësor e shtypa në Itali. Cilësia e lartë, çmimi i shitjes shumë i arsyeshëm. Kështu e kam nisur dhe kam vazhduar deri më sot me të gjithë librat e Kadaresë. Shpesh kolegët më kanë tërhequr vëmendjen për këtë paradoks, por kurrë nuk kam ndryshuar dhe këtë e kam bërë për lexuesin shqiptar dhe vetë Kadarenë.

Ardhja e Kadaresë nuk ra edhe aq në sy, sepse Shqipëria ishte përfshirë nga ethet e zgjedhjeve të majit 1996. Morëm një kameraman dhe një fotograf amator për të fiksuar diçka nga kjo vizitë e papërsëritshme. Sapo u ulëm në zyrë, m’u drejtua seriozisht: “Shumë e bukur kjo godinë, por shite urgjent dhe eja në Tiranë!” Nuk po u besoja veshëve, ndërsa vazhdoi: “Po, po, mos e zgjat.” Por nuk ishte sikur të ndërroje hotel, ndaj na u deshën tri vite të mira derisa u shpërngulëm në Tiranë. E shpejtoi këtë viti i mbrapshtë ’97. Sipas mendimit tim, ky vit ndau njëherë e përgjithmonë kryeqytetin nga çdo qytet tjetër në Shqipëri. E ndieja këtë duke ardhur çdo ditë nga Elbasani në Tiranë, dhe kthim. Për tetë vjet radhazi. Por tani kisha edhe një pengesë shumë më të madhe, sepse autori im i rëndësishëm banonte në Paris, unë në Elbasan dhe duhej të komunikonim gjithmonë e më shpesh. Kur kujtoj sot ato vështirësi, humbjen e valëve të celularit pas kthesave të panumërta dhe zërin e nervozuar përtej: “Po ku je? Ç’u bëre, nga u zhduke?” Sa herë u paraqitën këto situata, të cilat e bënin të pashmangshme shpërnguljen drejt Tiranës.

Erdhi një episod që i vuri vulën gjithçkaje. Duhet të ketë qenë nëntori i vitit 1998. Kadareja kishte ardhur vetëm në Tiranë, sepse Televizioni Francez do të bënte një film për jetën e tij në kooperativën “Agimi”, në Ndërnënës, Fier. Meqenëse ishte ftohtë, ai u akomodua në Hotel Tirana. E kishim lënë të takoheshim në orën 15.00. Me sytë nga dera e hotelit se mos po vinte nga çasti në çast, mendova të pyes te recepsioni mos ndoshta kishte ardhur. Jo, nuk është brenda, m’u përgjigjën. Prita deri në orën 18.00, pyeta edhe një herë. Nuk ishte. Dhe u nisa për në Elbasan. Mbaj mend, kur mbërrita në majë të Qafë Krrabës dhe kishin nisur fjollat e para të dëborës, më merr im vëlla në celular. Ishte me Kadarenë. “Pse nuk ndenje?” – më tha im vëlla. – “A kishe lënë takim?” Mezi kam mbërritur atë natë në Elbasan dhe mora vendimin e vështirë, por jetik. Po ç’kishte ndodhur me Kadarenë? Kur u takuam në mëngjes, më tha që kishte qenë brenda dhe i kishte porositur te recepsioni të mos e shqetësonin deri në orën 18.00.

Pas tre muajsh, në mars 1999, u shpërngulëm në Tiranë dhe ky ka qenë viti më i vështirë në jetën e familjes dhe biznesit tim: fëmijët e vegjël, shtypshkronja pothuaj një vit e painstaluar në Tiranë. Por me sakrifica i tejkaluam të gjitha dhe ai vit u kthye në suksese, sidomos në Panairin e Prishtinës, në dhjetor 1999, ku Kadareja vinte pas gati njëzet vjetësh. Megjithatë, me vitet që po kalonin vija re se ardhja në Tiranë nuk ishte ndonjë ndryshim kushedi, sepse largësia bënte të vetën.

blank
Një autograf për bashkëshorten time, Suzanën, 1996

Dua të përmend një rast që nuk e kam bërë të ditur asnjëherë. Kadareja kishte ikur në Paris. Pasi kisha nënshkruar dhe parapaguar disa kontrata, duhej të nxirrnim romanin e tij të ri Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut. Më vuri kushtin që çmimi të ishte 500 lekë. Ishte sikur ta falje! E shtypëm me atë çmim në kopertinë dhe një të enjte dolëm bashkë Gimin, ish-shokun tim të bankës në gjimnaz, i cili atë kohë, pasi ishte kthyer nga Greqia, bënte shpërndarësin e librave të Onufrit. U ktheva në zyrë dhe i rashë numrit të telefonit të Kadaresë, por nuk u përgjigj. I lashë një mesazh telefonik në sekretari: “Zoti Kadare, megjithëse binte shi, bashkë me Gimin i shpërndamë librat në gjithë Tiranën. Nesër nëpër rrethe.” Më merr në telefon të nesërmen zonja Kadare: “Bujar, veç ta shikoje Ismailin, ulur në kolltuk, e dëgjonte disa herë mesazhin tënd i lumtur.” I harrova edhe debatet për çmimin, megjithëse po regjistronim një tjetër humbje të radhës. S’kaluan veç 24 orë, kur në një darkë me disa të huaj bie celulari. Ishte Kadareja. Nuk e hapa se ishim në bisedë e sipër. Celulari nuk pushonte. “Më merr në telefon”, – më tha dhe e mbylli. Nuk e mora, thashë ta lë për më vonë, sepse nuk më pëlqeu zëri i tij. Nuk po kuptoja asgjë. Kur telefonoi përsëri. U ngrita dhe e pyeta se ç’kishte ndodhur. “More, pse nuk ka libra në librari? Një shoqes së Helenës i kishin premtuar të hënën një kopje!” M’u duk sikur kjo telefonatë më ndau kokën më dysh. “Çfarë, – i ngrita zërin, – ma jep këtu Helenën, kush është ajo?” Nuk dija ç’flisja nga nervozizmi dhe e ndjeva që ai u praps dhe më tha: “Jo, nuk ta jap Helenën në telefon me këto nerva.”

Ishte viti 2002. Ato ditë niste panairi i librit dhe koincidonte me ardhjen e tij, por nuk doja t’ia dija më për të. Mora një vendim të prerë: të ndaheshim njëherë e mirë! Boll më! Nuk komunikuam fare deri ditën kur u pamë rastësisht në Rinas. Unë me time shoqe, Zanën, kishim dalë për të përcjellë një grup norvegjezësh, kur shoh që Kadareja dhe zonja e tij kishin hipur në një xhip. Ishte hera e parë që i shihja si gjithë të tjerët, sikur s’kisha asnjë lidhje me ta. I përshëndetëm me dorë dhe u nisëm pas makinës së tij. Ndërkohë u ktheva në zyrë dhe nisa të shkruaja letrën e ndarjes. Ime shoqe me lotët që nuk i pushonin dhe unë i vendosur si asnjëherë. E futa në një zarf A4 që të mos e thyeja dhe drejt e te shtëpia e tij e re te Sky Tower. Pas 5 minutash, bie citofoni. Ishte regjisori Gëzim Kame që kishte vënë në skenë Stinë e mërzitshme në Olymp. U ngritëm menjëherë, s’kishim ç’të bisedonim, ardhja e regjisorit sikur e shtoi dramaticitetin. “Ke një letër këtu”, – i thashë. E parandjeu. “Ç’është kjo letër?” – më tha. “Lexojeni, flasim”. Dolëm, hymë në ashensor dhe drejt e në rrugë, ku kishte nisur një rrebesh shiu. Nuk kaluan pesë minuta, kur celulari: “O Bujar, kthehu, ç’janë këto? Eja flasim, ke luajtur mendsh më duket.” Shpesh linja ndërpritej, shiu nuk po pushonte, gjëmime herë pas here. Vetëm ime shoqe e heshtur gëlltiste lotët mbështetur te xhami i makinës. Nuk kthehem më, i thashë. Vazhduan edhe disa biseda që ndërpriteshin mbase nga koha e keqe. Lagje të tëra pa drita, rrugët po ashtu. Nuk më hiqet nga mendja edhe sot e kësaj dite, por s’ishte ky problemi i vetëm.

Ishte planifikuar një pjesëmarrje e Kadaresë në Tetovë, por unë vazhdova me këmbënguljen time dhe nuk shkova. Dhe nuk do të shkoja, por mikesha jonë e përbashkët, Mira Meksi, me një durim e këmbëngulje të pashoqe ma mbushi mendjen. Kur mbërrita në sheshin para Pallatit të Kulturës në Tetovë, në mes të grumbullit të njerëzve shoh Kadarenë që gjithë gëzim po më thërriste. Nuk ishim përqafuar kurrë ndonjëherë dhe me siguri ka shkaktuar habi tek të tjerët, thua se po takoheshim pas disa vjetësh. Të nesërmen ndenjëm në Strugë, dolëm buzë liqenit deri në mesnatë dhe në mëngjes u nisëm për në Tiranë. Rrugës, bashkë me menaxherin tim Fatosin, i dhashë një drekë me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Onufrit, që ishte atë ditë. Ndërsa Kadareja me rastin e festës së Onufrit më dhuroi përgjithmonë librin tim të preferuar Autobiografia e popullit në vargje. Kështu nisi një periudhë e qetë, deri në stuhinë e radhës.

Ishte kompleti i plotë i veprës që na e komplikoi bashkëpunimin për vite të tëra. Pikërisht kurorëzimi i një bashkëpunimi që duhej të ishte krejt i natyrshëm, solli shpesh situata jonormale. Siç duket, i ndikuar nga të tjerë, shpesh hezitonte. Do të kujtoja vetëm dy javët e fundit kur do të fillonte botimi i dy vëllimeve të para. Acarime pa ndonjë shkak të dukshëm. Nervozizëm. Ditët kalonin. Ai donte të shihte letrën e kapakut të fortë, si do të ishte produkti final. Ishte një enigmë për të gjithë. Por nuk kisha qetësinë e nevojshme. Nuk e dija se ndërkohë një botues tjetër, me miratimin e njerëzve të afërm të autorit, priste që të dështonte ky bashkëpunim. Afati ishte dhënë: nëse nuk dilte vepra në panair, çdo gjë ndërpritej. Kadareja ishte i ftuar për tri ditë në Gjermani. E përcolla deri në Rinas. Nuk e di pse u tregua i dhembshur, gjë që nuk i shkonte aspak në marrëdhënien me mua, dhe më porositi që vepra të dilte sa më mirë. Që të nesërmen u nisa për në Shkup, sepse në Tiranë nuk mund të gjendej një material i tillë. U ktheva, po ashtu edhe Kadareja, i cili donte të shihte si do të dilte libri. Por si, qysh t’ia tregonim? Duhej ende punë. Dhe ja, filloi java finale. Ika në Shkup të dielën së bashku me Bledin, shoferin, që të merrnim paperkotin. Ishte ora tetë e mëngjesit, në qendër të Shkupit. Ku je, u dëgjua zëri i Kadaresë. As si je, as mirëmëngjes. Po ç’bën atje? Po ç’punë keni ju se ç’bëj unë etj. U kthyem të martën në mesnatë, përmes borës, drejt e në shtypshkronjë, ku të gjithë punonjësit po merreshin me veprën e plotë. Në orën 17.30 u bënë gati dy vëllimet e para pas shumë peripecish. Binte shi, trafiku ishte i rënduar si asnjëherë, ndaj nisëm një shpërndarës drejt e te shtëpia e Kadaresë. Aty ishte vetëm e motra, Kakuja. Gjithë zemërim i kishte thënë se Kadarenë e kishte marrë me makinë botuesi në pritje. Ndërkohë, në stendë, disa persona po fërkonin duart, të sigurt që Onufri do të dështonte. Kur në orën 18.00 librat, si në një magji, ishin në stendë. Ndërsa unë nuk munda të isha i pranishëm në momentin më të rëndësishëm për një botues. Dy net i pagjumë, i parruar, i stërlodhur, ndenja në shtypshkronjë. Kur rreth orës 20.00 më mori Kadareja. Pse nuk erdhe? më tha. Nuk munda, pastaj, kishim tri ditë pa u parë dhe do të takoheshim përpara kamerave sikur po bënim teatër. “Dëgjo këtu, – më tha shumë serioz, – bravo! S’ka libra më të bukur. Veç të jesh i lig e të mos i pëlqesh. Të lumtë!” I lodhur siç isha, e ndjeva që më rrodhi një lot dhe befas sikur u çlirova nga një barrë e madhe e një makth që s’më linte të merrja frymë.

Të nesërmen na ftoi për drekë së bashku me Zanën. Kur u afruam tek tavolina e vogël, pashë që kishte vënë dy librat dhe i shihte me një fytyrë të mrekulluar. Helena i mori pa kujdes që të shtronte pjatat, kur Kadareja i foli prerë: “Lëri aty!” Pastaj pyeti të motrën, Kakunë: “Hë, si të duken?” “Ku di unë, s’marr vesh unë”, – u përgjigj ajo mbyturazi. Pastaj m’u kthye mua: “Dëgjo, Bujar. Unë jam rritur mes librave të bukur, gjithë jetën. Po s’ka libra më të bukur se këta!”

* * *

blank
Në ditën e 25-vjetorit të bashkëpunimit: 4 maj 2021 në Bar Juvenilja, Tiranë

Jemi të dy në Bar Juvenilja. E martë, 4 maj 2021. Që të sigurohem marr nga tavolina faturën, ku lexoj edhe datën dhe orën e saktë – 04.05.2021; 12.45. I them se fiks në këtë orë, 25 vjet më parë, kemi nënshkruar kontratën e bashkëpunimit. Shoh që buzëqesh, është krejt i qetë dhe pret që të vazhdoj.

“Ishte një terren i vështirë dhe vazhdimisht binin rrufe!” – i them.

“Po, sigurisht, çfarë prisje tjetër? Nga Olimpi vijnë vetëm rrufe!” – ma kthen aty për aty.

Nuk folëm për një kohë dhe s’di pse m’u kujtua vetja, ai fëmija dhjetëvjeçar me librin Gjenerali i ushtrisë së vdekur, përpara derës së mbyllur të bibliotekës. Befas, ajo derë m’u bë sikur të isha para Olimpit dhe atje në majë shihja siluetën e Kadaresë. E di shumë mirë se kurrë nuk do të mbërrij të ngjitem atje, sado të jetoj. Sepse atje është arti i madh, janë zotat dhe ne jemi shumë të vegjël para tyre. Doja t’i shprehja mirënjohjen për të gjithë këtë rrugëtim, por, i bindur se nuk do t’i shkonte ky happy end një shkrimtari si ai, nuk ia thashë.

Faleminderit Kadare. Përjetë. Scripta manent.

blank

Të gjithë me Marko Kepin ! Ja pse do të votoj për Marko Kepin këtë bir të Arbërisë ! Nga Keze Kozeta Zylo

 

Marko Kepi po kandidon për Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut dhe ne si shqiptarë doemos që na bën të ndihemi krenar. Personalisht nuk dua të shoh se është republikan apo demokrat, kjo nuk më intereson fare, pasi duke e njohur nga afër punën e tij të jashtëzakonshme për komunitetin shqiptar si dhe të gjitha komunitetet e tjera në Amerikë më bind që votën t’ja dhuroj Marko Kepit.

Marko Kepi është një djalë i lindur në Shkodër, ka ardhur në Amerikë në moshë të vogël, por gjuhën e nënës dhe dashurinë për Atdheun se ka harruar kurrë. Këto i ka treguar me veprat e tij dhe përkushtimin maksimal.

Ne si Diasporë e kemi një bir tjetër të devotshëm të Arbërisë në Bashkinë e Nju Jorkut z.Mark Gjonaj dhe kjo na e ka rritur kudo krenarinë si shqiptarë. Z.Mark Gjonaj është nje shembull i jashtëzakonshëm për të gjithë brezat, pasi për herë të parë në Diasporën shqiptaro amerikane zë vend si këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut.

Marko Kepi ka qenë me dekada në krye të organizatës së mirënjohur “Rrënjët shqiptare” dhe pikerisht me këtë organizatë kanë dalë në pah tiparet e një lideri të vërtetë.

E kush si Marko Kepi organizon shqiptarët çdo vit në muajin qershor në Manhattan dhe i mbledh në Paradën Internacionale duke parakaluar me Flamurin kuq e zi para botës?

Shqiptarët e Diasporës vërshojnë si lumë në Manhattan veshur me simbolet e Flamurit Kombëtar. Por nuk ka qenë vetem veshja kuq e zi, ngase çdo vit Parada i është kushtuar çështjes kombëtare si: Kosova, Çameria, Mali i Zi, UÇK-ja, vëllezërve Bytyqi etj. Nëpërmjet paradës ai së bashku me ekipin e tij sensibilizon mbarë opinionin botëror ku kanë përshëndetur mjaft politikanë amerikanë nga podiumi i paradës.

Marko Kepi ka një komunikim plot mirësi dhe respekt me të gjithë shoqerinë dhe miqësinë pa marrë parasysh shqiptar apo nga vende të tjera. Më lejoni të sjellë se çfarë më ka thënë një zonjë e nderuar amerikane që fati e ka sjelle ta kemi mikeshë të përbashkët këtu në New York, me te cilen Qemali punoi 15 vjet në Norwegian Christian Home në Brooklyn ku njëherazi ushtron detyrën si zv/presidente e Bordit të Trustisë të këtij institucioni. Ne si familje e kemi njohur qysh në muajtë e parë të ardhjes në Amerikë. Zonja Arlene Bakke Rutuelo tha fjalë miradie për Marko Kepin pasi dhe ajo ka punuar bashkë në zyrën e senatorit Marty Golden. Ajo u shpreh se Marko Kepin është fat ta njohësh dhe unë tek ai shoh një të ardhme të shkëlqyer. Ai është punë mbaruar, korrekt, i devotshëm dhe i ka dhënë Amerikës duke e mbrojtur me dashuri si marins këtë vend të bekuar. Ai ka fituar zemrat e shumë amerikanëve pasi vetem me punë mund ta arrish atë vazhdoi zonja amerikane Rutuelo.

Marko Kepi eshte nje mbështetës i madh i shkollave Shqipe “Alba Life” në New York. Ai ka qenë disa herë pranë çdo shkolle shqipe në lagjet e Nju Jorkut dhe i ka frymëzuar dhe më shumë prindërit për të sjellë fëmijë në këto shkolla. Vetë gjuha shqipe që ai flet është frymëzim për gjithë nxënësit. Marko Kepi ka marrë pjesë pa hezitim në shumë aktivitete të organizatave shqiptaro amerikane, po ashtu ka qenë së bashku ndër festimet fetare pa dallime feje, por thjesht si vëlla shqiptar.

Marko Kepi së bashku me ekipin e tij mblodhi më shumë se çdo organizatë tjetër në Diasporë fonde për t’ju ardhur në ndihmë familjeve shqiptare që u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019ës. Ai mblodhi 1.6 milionë dollarë për të pa strehët. Gjate fushates se tij ajo që më ka bërë përshtypje më shume se çdo gjë tjetër, ndoshta dhe si themeluese dhe mësuese e shkollave shqipe në New York, është premtimi që po u bën zgjedhësve për të ndërtuar “Illyrya House” në Staten Island ku do të jetë një qendër e gjithë shqiptarëve për aktivitete të ndryshme dhe të rëndësishme për komunitetin. Ajo që ma ngazëllen shpirtin dhe më realizon ëndrrën e kahershme është se do të ketë dhe mjedise dhe për klasat e shkollës shqipe.

Ai është diplomuar nga John Jay, Kolegji i Drejtësisë Penale, drejtimi në Shkenca Politike dhe Histori, dhe fitoi per Master Ekzekutiv i Administrimit të Biznesit (EMBA) nga Kolegji Wagner.

Marko Kepi u regjistrua në Marine Corp të Shteteve të Bashkuara për të demonstruar dashurinë dhe vlerësimin e tij për një vend që i dha atij dhe familjes kaq shumë liri dhe mundësi.

Prandaj për të gjitha këto cilesi të një lideri të vërtetë ftoj të gjithë shqiptarët të cilët janë të shumtë në numër që të mbështesin kandidaturën e Marko Kepit një djalë plot perspektivë dhe me vizion për të ardhmen në Amerikë.

Ekipi i fushatës për zgjedhjen e Marko Kepit po punon fort me të gjitha mundësitë për të regjistruar zgjedhësit dhe për ta çuar më tej punën gjer në fitore të tij.

Marko Kepi premton se do të punojë me shpirt për komunitetin, për Amerikën që i ka dhënë aq shumë dhe mezi pret te shërbejë si Këshilltari yne në Bashkinë e Nju Jorkut.

Për të gjitha këto që shkruajta më lart pohoj me gjithë forcën e shpirtit se:

Ja pse votoj për Marko Kepin këtë bir të Arbërisë!

8 Maj, 2021
Staten Island, New York

blank

blank

blank

blank

blankblank

 

blank

Albin Kurti: Kosova është mirënjohëse ndaj Shirley dhe Joe DioGuardit

VOAL – Në një twitter, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shkruan për bisedën e tij telefonike me kryetarin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ish kongresmenin Joe DioGuardi dhe me Shirley DioGuardi, këshilltare për Çështjet Ballkanike në Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane: “Kosova është mirënjohëse ndaj miqve si Shirley dhe Joe DioGuardi të cilët na kanë ndihmuar ne që në vitet ’80. Ishte një kënaqësi e madh të bisedoj me ta dhe t’iu shpreh atyre falënderimet për përkrahjen e tyre të vazhdueshme.”

Kosova is grateful for friends like Shirley and

who have helped us since the 80s. It was a pleasure to talk with them and thank them for their continuous support.

blank

blank

Misioni amerikan në OSBE, deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: Partia në pushtet keqpërdori burimet administrative

VOA

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE deklaroi të premten se gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të Shqipërisë më 25 prill “partia në pushtet kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën vendoe dhe keqpërdorimit të burimeve administrative”, gjë që e konstatoi edhe Misioni i OSBE-së.

Misioni amerkan shpërndau një deklaratë, ku theksoi se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe akoma më shqetësues është publikimi i të dhënave personale të qytetarëve, ku ishin përfshirë edhe pëlqimet politike të votuesve.

“SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme” – theksoi Misioni amerikan në OSBE.

Ai vlerësoi njoftimin se SPAK po heton krimet zgjedhore, duke shtuar se SHBA shpreson që raportin përfundimtar të ODIHR-it Shqipëria ta përdorë për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore.

Në deklaratën e misionit amerikan të OSBE-së vlerësohet angazhimi aktiv i popullit shqiptar në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, si dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për administrimin e një procesi zgjedhor transparent dhe të mirorganizuar në kushtet e pandemisë dhe futjen e teknologjive të reja.

Sistemi i ri elektronik i identifikimit të votuesve lehtësoi rrezikun e votimit të dyfishtë, atij familjar dhe falsifikimit të zgjedhësve, sipas vazhguesve.

Ata vlerësuan përmirësimet në Kodin Zgjedhor dhe pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm partish në zgjedhje, të cilat tregojnë, sias tyre, angazhimin e Shqipërisë për zhvillimin e saj demokratik.

Të nesërmen e zgjedhjeve të 25 prillit, vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të përgjithshme deklaruan në raportin paraprak se partia në pushtet përdori burimet qeveritare në fushatë dhe mori avantazh nga kjo bazë.

Vëzhguesit thanë se morën shumë pretendime për shitblerje votash. Ata dënuan tensionimet dhe vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve disa ditë para votimit.

“Pati pretendime nga dyja palët për shitblerje të votave gjatë periudhës së fushatës, tha ambasadorja Ursula Gacek, drejtuesja e Misionit të OSBE/ODIHR-it. – Një seri rastesh dhe pretendimesh për këtë po hetohen nga prokuroria shqiptare dhe ODIHR do t’i ndjekë po ashtu”.

Vëzhguesit pohuan se shitblerja e votës vazhdon të mbetet shqetësim kryesor në Shqipëri, se ministrat vazhduan fushatën me burime shtetërore, dënuan ashpër vrasjen e një personi dhe plagosjet në Elbasan.

Publikimi i të dhënave personale të kryeqytetit gjatë fushatës është një shkelje, që duhet hetuar, pohuan ata.

Nëpunësit e administratës, sipas tyre, patën presione dhe stimuj për të mbajtur anën e qeverisë, por pavarësisht problemeve, procesi zgjedhor rezultoi të ishte i suksesshëm në përgjithësi.

blank

Nga shit-blerja e votave, te patronazhimi e kontrolli i administratës nga qeveria, misioni i SHBA në OSBE rendit problematikat e ‘25 prillit’: SPAK të hetojë krimet zgjedhore!

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në Shqipëri më 25 prill, përmes një deklarate, kanë treguar aspektet pozitive dhe negative të gjithë procesit.

Ata theksojnë se përfshirja e të gjitha partive politike në zgjedhje, e teknologjisë që bënte të mundur identifikimin elektronik të qytetarëve ishin aspektet pozitive.

Ndërsa në aspektet negative të procesit të zgjedhjeve dhe numërimit, u rendtën, fenomeni i shit-blerjes së votës, përfshirja e administratës nga qeveria në pushtet, publikimi i të dhënave të qytetarëve dhe preferencat e tyre partiake.

Për rastet e lartpërmendura, Misioni i SHBA-ve në OSBE, kërkon nga SPAK hetimin e të gjitha rasteve që lidhen me manipulimin e votës, e cënojnë votën e lirë të qytetarëve

Deklarata e plotë:

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë popullin shqiptar për angazhimin e tyre aktiv në zgjedhjet e tyre parlamentare më 25 Prill. Ne përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e një procesi zgjedhor të mirëorganizuar dhe në mënyrë transparente, pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga pandemia, apo zbatimi i teknologjive të reja.

Siç u përmend në raportin paraprak të ODIHR, shumica e pjesëmarrësve të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (IEOM) përgëzuan sistemin e ri elektronik të identifikimit të votuesve dhe e panë sistemin, si një mënyrë të lehtësuar për minimizimin e rrezikut të votimit të dyfishtë, atij familjar dhe falsifikimit të zgjedhësve. SHBA janë gjithashtu të kënaqur kur panë të gjitha partitë përkatëse të marrin pjesë në zgjedhje, hera e parë që ndodh, që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017-ë.

Përmirësimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë dhe pjesëmarrja e një numri të konsiderueshëm partish në zgjedhje, tregon angazhimin e Shqipërisë për zhvillimin e saj demokratik. Ndonëse kishte shumë aspekte pozitive në këto zgjedhje, Shtetet e Bashkuara duke iu referuar konstatimit të misionit të OSBE-së, kanë dalë në përfundimin se partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale dhe keqpërdorimit të burimeve administrative.

Ne gjithashtu shikojmë konstatimin e tyre, se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve. SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne mirëpresim njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve zgjedhore. SHBA shpreson se raportin përfundimtar të ODIHR Shqipëria ta përdorë për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në demokraci, mbrojtje dhe tregti. bw

blank

Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid.

Kurti i bëri komentet në një mbledhje të Qeverisë të premten, ku u miratua edhe programi qeverisës 2021-2025.

“Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë, me marrëveshje të njohjes reciproke. Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha Kurti.

Për programin qeverisës, Kurti tha se paraqet vizionin e Qeverisë së tij përgjatë mandatit katërvjeçar dhe se ai do të rishikohet në çdo fillim viti financiar, përmes Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve.

“Deri në fund të mandatit do ta përmbyllim reformën e administratës publike. Do të zbatojmë divrsifikimin e burimeve të energjisë, aseteve strategjike, ndërsa Trepçën do ta bëjmë ndërmarrje fitimprurëse. Do ta trajtojmë me prioritet mbrojtjen resurseve natyrore dhe të mjedisit dhe efiçencën e energjisë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Deri në fund të mandatit, ai u zotua se do të ketë angazhim për qasje në ujë të pijshëm dhe për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza.

“Në infrastrukturë do të mundësojmë finalizimin e lidhjeve kyçe dhe ndërtimin e aksit Prizren – Tetovë. Do ta ndërtojmë parkun tekno-industrial më të madhin në rajon. Dhe, reforma e arsimit do të trajtohet me prioritet nga arsimi parashkollor”, tha Kurti.

Kurti ka marrë detyrën në mars, duke u zotuar se rimëkëmbja ekonomike do të jetë prioriteti kryesor i angazhimit në ditët, muajt dhe vitin e parë të qeverisjes së tij.

“Për këtë jemi të gatshëm të ofrojmë një intervenim ambicioz fiskal”, ka thënë më herët Kurti.

Ai ka premtuar një ekonomi ku, sipas tij, ka më shumë prodhim dhe eksport, më shumë punëtorë, më shumë kontrata të punës dhe më shumë respektim të të drejtave të punëtorit.

blank

Presidenca: Meta në detyrë deri më 24 korrik 2022, s’do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare

Teksa është ngritur një Komision Parlamentar për shkarkimin e tij, Presidenca ka konfimruar se presidenti Ilir Meta do të jetë në detyrë deri më 24 korrikt të 2022-shit, kohë kur i mbaron edhe mandati i tij.

Në një dalje për mediat, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi tha se Presidenca nuk do të tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.

“Garantojmë të gjithë qytetarët, se në respekt të betimit të tij me dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Presidenti Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë, sikundër ka vepruar derimë tani, të gjitha funksionet e Tij kushtetuese deri më 24 korrik 2022 dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj intimidimi të Institucionit të Presidentit nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.”, tha Blushi.

blank

Parlamenti votoi komisionin për shkarkimin e Metës, Presidenca: Nuk do të njohim asnjë vendim të Kuvendit njëpartiak dhe institucioneve kukull

TIRANË

Presidenca ka reaguar pas vendimit të parlamentit për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi tha se Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë, si dhe vendimet e çdo institucioni tjetër kukull të këtij regjimi kleptokratik.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen e thellë, që Kuvendi njëpartiak e refuzoi mundësinë që ju dha prej tij për t’u kthyer në shinat e Kushtetutës dhe të Ligjit.
Në këto kushte, bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë, si dhe vendimet e çdo institucioni tjetër kukull të këtij regjimi kleptokratik.
Çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike nuk meriton vëmendje dhe është nul.
Askush nuk mund të fshihet dot, as pas ‘etikës’ dhe as pas ‘retorikës’, sepse kjo është një çështje SOVRANITETI.
Presidenti Meta e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur dhe është shumë i qartë në planin e Tij për atë që do të ndodhë në vijim”, deklaroi zëdhënësi i Presidentit Meta.

blank

SPAK kërkon pushimin e çështjes për Met Kananin, i cilësuar si ‘eskobari’ shqiptar

SPAK kërkon pushimin e çështjes për Met Kananin, i cilësuar si ‘eskobari’ shqiptar.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se SPAK kërkon zyrtarisht  të pushohet çështja për Met Kananin. Ai cilësohet si Eskobari shqiptar dhe ndodhet në burg në Turqi.

SPAK kërkoi pushimin e çështjes edhe për tre persona të tjerë. Është kërkuar të pushohet çështja edhe për Armando Gjinit, që ka vdekur , pas një atentati në Mirditë.

Met Kanini dhe dy anëtarët e grupit kriminal janë dënuar 30 vjet burg secili dhe është bërë edhe sekuestrimi i pasurisë së tyre nga autoritetet turke.

Janë 18 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” të vënë në zbatim falë bashkëpunimit ndërkombëtar mes Shqipërisë, Greqisë, Turqisë, Maqedonisë, Italisë me ndërmjetësimin e DEA-s, SELEC dhe oficerëve të kontaktit të vendeve respektive ku janë realizuar me sukses një sërë operacionesh policore përgjatë një viti.

Këta persona të drejtuar nga i ashtuquajturi “Met Kanani” vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian.

Policia kishte dyshime të forta se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së. Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së.

Nga të dhënat e policisë shqiptare, vetëm në Greqi, Turqi, Itali e Shqipëri këtij grupi i janë sekuestruar më shumë se 6 ton kanabis. Arrestimet në Greqi- Ermal Berxhi, 32 vjeç , Astrit Gërbi, 56 vjeç , Daniel Luka, 31 vjeç , Luljeta Berxhi, 51 vjeçe-

Droga e sekuestruar- – 32.4 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 27.8 gram lëndë narkotike e llojit ‚‘‘Kokainë‘‘. Arrestimet në Greqi- 13 të tjerë

Sasia e drogës së sekuestruar: -1,6 ton kanabis, 32.4 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, – 27.8 gram lëndë narkotike e llojit ‚‘‘Kokainë‘‘

Arrestimet në Fier– 5 persona

Droga e sekuestruar- 70 kg lëndë narkotike

Arrestimet në Vlorë– Renato Agalliu

Droga e sekuestruar- 77 kg kanabis

Arrestimet në Turqi- 11 shqiptarë

Droga e sekuestruar – 1.1 ton kanabis

Nga autoritetet policore turke në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 4 shtetas shqiptarë edhe 7 shtetas turq, mes tyre edhe kreu u grupit kriminal shtetasi Met KANANI.

Gjatë vitit 2017 në 2 operacione të ndryshme në Turqi, u janë sekuestruar edhe 2.1 tonë lëndë narkotike e llojit kanabis dhe janë arrestuar 7 shtetas turq dhe 4 shqiptarë, si dhe 2 shqiptarë të shpallur në kërkim.

Në Itali u janë sekuestruar 2.1 ton lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Këtij grupi më datë 20 prill 2018, nga kontrolli i ushtruar në dy automjete iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë dhe është arrestuar një shtetas si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër.

Gjate ekzekutimit të vendimit të gjykatës për arrestimin e personave të mësipërm, nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Në banesën e shtetasit Tahir Saraçi, i cili u arrestua në flagrancë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 851 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Ky hetim proaktiv prej muajsh është ndjekur nga Njësia e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.

Met Kanani, ose i njohur ndryshe si “Met shqiptari”, është baroni i drogës i cili u kap më 22 mars 2018 gjatë një operacioni të madh antidroge në Turqi ku u sekuestruan 1.1 ton kanabis me vlerë 5.2 milionë euro.

Media turke “Haberturk” e ka cilësuar Met Kananin “Escobar-i shqiptar” për sasitë e mëdha të drogës të lëvizura si dhe për për lidhjet e tij me politikanë shqiptarë.

Siç shkuan “Superhaber”, shqiptari u kap gjatë një operacioni të anti-drogës së Stambollit, teksa mbikëqyrte ardhjen e ngarkesës përmes detit në brigjet pranë Bodrumit, bashkë me 10 persona të tjerë.

Media turke “Hurryiet” shkruan se pas hetimit 6-mujorë policia arriti në përfundimin se droga mbërrinte në Turqi nga Shqipëria nëpërmjet Met Kananit.

Sipas informacioneve të policisë turke, kjo sasi e madhe droge do të transportohej në kryeqytet, Stamboll, e nga ku më pas do të shitej.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Met Kanani vihet në shënjestrën e autoriteteve të huaja. Mësohet se “Escobarit shqiptar” i është vënë nga pas më 29 nëntor të vitit të kaluar policia greke, por pa mundur ta kapë.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur në Report Tv edhe për shqiptarin e arrestuar në Turqi, Met Kananin, i cili nga mediat turke njihet si “Eskobari shqiptar”.
Xhafaj tha se Kanani kryeson një grup të strukturuar kriminal, ndërsa paralajmëroi të tjera arrestime pas prangosjes së tij nga policia turke.

“Është një person me aktivitet kriminal i cili ka një aktivitet kriminal intensiv në fushën e trafikut të drogës. Është i njohur për aktivitetin kriminal jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi. Ky procedim policor ka avancuar duke qenë një angazhim i përbashkët i disa agjencive përfshirë edhe ato turke, e cila dha një rezultat shumë pozitiv. Ai nuk ishte dhe nuk do të jetë i vetëm në përgjegjësinë penale”, – tha ai.

blank

OLSIAN NORECI- STUDENTI SHQIPTAR NË LETËRKËMBIM ME PRESIDENTIN AMERIKAN JOE BIDEN – Nga DALIP GRECA, Dielli

Olsian Noreci, studenti shqiptar në “Criminal Justice” pranë “Mercy College” në New York, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, New York, letërkëmbimin me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden. Një letër mirënjohjeje të veçantë, falenderimi të përzëmërt, urimi të sinqertë dhe kërkesë për të ndihmuar Shqipërinë me vaksina në luftën ndaj pandemisë globale dhe reformën në drejtësi. Në intervistën për “Dielli”-n e Vatrës dhënë gazetarit Sokol Paja, studenti shqiptar që impresionoi Presidentin Biden ndalet gjatë te roli dhe ndihma e SHBA në Shqipëri, te problemet që ka Shqipëria, rolin e diasporës në interesin kombëtar dhe thirrja për rininë që të kontribuojë për ndryshimin e Shqipërisë.
LETËR MIRËNJOHJE DHE SHPRESE PRESIDENTIT AMERIKAN JOE BIDEN
Arsyeja se përse i kam shkruar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka qënë një dëshirë për ti shprehur falenderim e mirënjohje nga ana ime, kam qenë i impresionuar nga ana njerëzore për çfarë kam parë edhe kam lexuar për atë njeri të madh. Në radhë të parë në kohën kur Joe Biden ka qënë Senator në vitin 1993, kur Serbia vazhdonte bënte Genocid në Ballkan edhe kryesisht në Bosnje, ai ka qënë nga të vetmit Senatorë që ka folur në Kongresin Amerikanë kundër genocidit serb në Bosnje. Në vitin 1999 përsëri Joe Biden, ka qënë një nga nismëtarët të firmosjes së peticionit për të detyruar Presidentin Klinton të vepronin menjëherë edhe të ndërhynin me ushtrinë e NATO-s kundër ushtrisë Serbe në Kosovë, edhe largimin e saj nga trojet e Kosovës. Përsëri Djali i Joe Biden, Bue Biden që ka shërbyer në Kosovë si ushtarë i ushtrisë Amerikane. Duke parë një personalitet si Joe Biden 37 vite Senator, 8 vite zëvëndës President edhe tani President i SHBA, duke patur kaq shumë vështirësi, qoftë edhe ato familjare, ishte më e pakta që ti dërgoja mirënjohjen time për çfarë ka bërë për kombin tonë dhe ti ofroja mbështetje me çdo kusht. Duke parë të gjitha këto cilësi te Presidenti, mendova se Presidenti Biden do e mirëpriste letrën e dërguar nga ana ime edhe do t’më vlerësonte, siç edhe ndodhi. Kam shumë shpresë për një marrëdhënie afatgjatë edhe si një Aleate strategjikë për Shqipëtarët edhe Shqipërinë, SHBA të jenë të përhershëm me mbështetje dhe ndikim në vendin tonë. Letrën presidentit ia dërgova me shpresën e vetme se vetëm Administrata e një supërfuqie dhe vendi mik dhe aleat si SHBA mund ta ndihmojnë dhe ndryshojnë Shqipërinë.
NJË LUTJE PRESIDENTIT AMERIKAN BIDEN
Në dy letrat që i kam dërguar presidentit të SHBA Joe Biden përmbajnë edhe shqetësimet më madhore që vuan Shqipëria sot. Vaksinimi i popullsisë në betejën globale ndaj Covid dhe reforma në Drejtësi në Shqipëri. Përveç të tjerave, këto janë dy problem madhore që ka Shqipëria jonë sot. Përbindëshi global Covid dhe përbindëshi i drejtësisë së kalbur e të kapur janë vrastare për një vend të pafuqishëm e të varfër si Shqipëria. Mbarimi me sukses i reformës në Drejtësi si një shpresë për vendin, çlirimi i qytetarëve nga prangat e një drejtësie të kapur e të kalbur dhe qasja e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë në procesin e vaksinimit ishin shqetësim i madh për mua. Duke ju lutur Presidentit Joe Biden, për një sasi vaksinash Covid-19 për ata njërëz të pa mundur të vëndit tone, shpresoj se arrita të prek zemrën e një miku të veçantë të kombit tonë. Në çdo vështirësi Shqipërisë i kanë ardhur ndihmat nga miqtë e mëdhenj të saj. Ne besojmë te Amerika. Nëse s’do ishte Amerika s’do kishte shtet dhe mbase as komb shqiptar. Amerikës i detyrohemi për gjithçka.
VIZITA NË MUZETË DHE VARREZAT E ISH – PRESIDENTËVE TË AMERIKËS
Duke pasur dëshirën për ta njohur historinë edhe duke lexuar një pjesë të madhe të historisë së saj edhe burrat e shtetit që e kanë dashur këtë vënd me zemër, kam zhvilluar shumë vizita tek shtëpitë, varret dhe muzetë kushtuar ish presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. SHBA ka një histori mbreslënëse. Kam qënë shum kurioz të dija se si Presidentët e SHBA kanë jetuar, ku kanë jetuar edhe si kanë jetuar, këta burra shteti që nuk ja kishin me hile vëndit të tyre. Kam bërë disa udhëtime nëpër varret edhe shtëpitë e tyre, si të Theodore Roosevelt, Frankline Roosevelt, njeriut që shpëtoi Shqipërinë në 1919, edhe do ti jemi mirënjohës me shpirt, Woodrow Wilson, i madhi JFK, që kam mësuar një thënie shumë të përdorur nga ana ime, që mos pyesni se çfarë bën vëndi juaj për ju, por çfarë bëni ju për vëndin tuaj. Kjo thënie vlen edhe për Shqiptarët në të gjithë botën. Edhe ju bëj një pyetje se çfarë ne të gjithë bëjmë për vëndin tonë. Kam dëshirën që të vazhdoj edhe të eksploroj më shumë për Presidentët e këtij vëndi të bekuar nga Zoti.
DIASPORA SHQIPTARE TË JETË E UNIFIKUAR PËR INTERESIN KOMBËTAR
Diaspora shqiptare në mergatën shqiptare nëpër botë duhet me patjetër që të jetë e unifikuar dhe të luftojë fort për interesin kombëtar. Për çdo shtet diaspora ka një rol specific, edhe shqiptarët që nuk jetojnë më në Shqipëri nuk duhet të harrojnë rrënjët, historinë dhe të kontribuojnë sa herë që shteti dhe kombi kanë nevojë për shqiptarët e mërguar. Do të kisha shumë dëshirë të shihja bashkëpunim shtetëror me diasporën dhe të përfshihej sa më shumë në proceset shtetformuese edhe në ndryshimet demokratike. Është e papranueshme që diapsora shqiptare ende s’ka të drejtën e votës në shtetin e tyre. Ky është një dëm i jashtëzakonshëm dhe një mohim i të drejtës së shprehjes së vullnetit. Diaspora shqiptare duhet të jetë e organizuar, kompetitive, inspiruese, kontribuese dhe duhet të bashkohet me ide dhe organizime e qëllime të qarta për vëndin tonë edhe për komunitetin tonë.
REFORMA NË DREJTËSI DHE SHQIPËRIA TJETËR
Shqipëria e së ardhmes kalon nga themelet e forta të drejtësisë. Një shtet pa drejtësi është si një ndërtesë pa kolona. Tranzicioni i stërzgjatur 30-vjeçar është edhe si pasojë e një drejtësie makabre në Shqipëri. Reforma në Drejtësi duhet të ecë përpara me çdo kusht. Politikanët duhet urgjentisht të heqin dorë nga drejtësia. Aksesi në drejtësi e segmenteve të caktuara të politikës ka mbajtur peng vendin dhe reformat jetike në Shqipëri. Reforma në drejtësi duhet të ketë progres dhe të mos çalojë apo të zvarritet. Edhe pse ka ndërhyrje të fuqishme nga pushteti politik, përsëri jam shpresë plotë te partnerët tanë Amerikanë se reforma në drejtësi do të ketë prioritet dhe sukses të madh. Dua të falenderoj Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Zonjën Yuri Kim, për këmbënguljen për ta çuar përpara Reformën në Drejtësi në Shqipëri dhe për të përmbyllur me sukses një ndër reformat më jetike në 30 vite tranzicion demokratik.
VUAJTJET E SHQIPËRISË: DREJTËSIA DHE SHËNDETËSIA
Problemi kryesorë sot në Shqipëri është drejtësia dhe shëndetësia. Në një vënd që nuk ka drejtësi gjithçka mund të ndodhë. Kur s’ka drejtësi ka korrupsion në nivele ekstreme, s’ka përgjegjësi në asnjë institucion, administrata shtetërore e pa përgjegjshme sepse nuk ka ndëshkime kundrejtë shkelësve të papërgjegjshëm. Unë do të thoja që nëse politika shqiptare nuk e ka dëshirën e mirë për të bërë ligje që i shërbejnë drejtësisë, do të ishte shumë e vështirë reforma të kalojë në një stad tjetër. Me angazhimin dhe përqëndrimin e SHBA për reformën në drejtësi në Shqipëri gjërat po marrin rrugë të pakthyeshme. Drejtësia e re duhet të fillojë nga politikanët që dominojnë skenën politike tash 30 vjet, drejtësia e re do shembuj konkretë dhe nivele të larta të ndëshkueshmërisë për të krijuar besim, vazhdimësi dhe histori suksesi. Pas drejtësisë, duhet një qasje e re shtetërore për shëndetësinë. Mjekë që vetëm ikin, spitale në kushte skandaloze, specialistë që në rrethe mungojnë, trajtime financiare qesharake dhe mbi të gjitha braktisje e qëllimshme e shëndetësisë në Shqipëri. Duhet një reformim i thellë i sistemit të drejtësisë e shëndetësisë që Shqipëria të bëhet vend i sigurtë dhe të ecë përpara.
RINIA DUHET TË NDRYSHOJË SHQIPËRINË
Kam një thirrje të sinqertë dhe të përzemërt për të gjithë rininë shqiptare në të gjithë diasporën kudo që ndodhen. Duhen të vlersojnë që të parët tanë kanë sakrifikuar gjithçka për ta ruajtur me fanatizëm të madh gjuhen shqipe, kanë investuar gjithçka për përparimin e atdheut tonë e ne sot duhet të japim e të kontribuojmë sa mundemi për vëndin tonë. Shqipëria ka nevojë gjithmonë për ne, të mos ia kthejmë kurrë shpinën Shqipërisë. Të mos e harrojmë kurrë prejardhjen e të parëve tanë. Mos harroni që jemi një nga popujt më të vjetër në Europë. Duke respektuar çdo vënd në botë që na i ka ofruar mundësitë dhe na ka mbështetur në çastet tona të vështira historike, duhet që kudo nëpër botë të shpalosim talentet në fushat e ndryshme të jetës, të shkëlqejmë dhe të lartësojmë flamurin tonë kombëtar e shtetin nga vijmë. Rinia në Shqipëri dhe rinia në diapsorë duhet të angazhohet më shumë në proceset demokratike të vëndit e të jetë më shumë pjesëmarrëse në zgjedhje dhe administrim shtetëror.
KUSH ËSHTË OLSIAN NORECI STUDENTI I CRIMINAL JUSTICE, NË MERCY COLLEGE
Olsian Noreci, ka lindur në Divjakë në një familje vëndalie myzeqare e modeste. I rritur me një fëmijëri të shëndosh me bashkëmoshatarët e tij. Në moshën 11-vjeçare del nga Shqipëria me një shoqatë bamirësie për në Hollandë. Duke krijuar një mardhënie të shkëlqyer me miqtë hollandez, edhe pasi përfundon Shkollën e Mesme në ” Miti Zoi Zaka” në Divjakë, me një iniciativë të pa shtershme krijon një kompani import-export. Duke e ushtruar prej disa vitesh këtë aktivitet në Shqipëri, vendosi të largohet për një jetë më të mirë për në SHBA, ku edhe sot jeton, punon e studjon. Duke u ingranuar me jetën e emigracionit edhe duke parë që një edukim i fortë do të ishte shumë mirë, vendosi të studiojë në New York e të ndjekë Criminal Justice, në Mercy College. Duke parë që i pëlqen drejtësia si kolonë themelore e shtetit të së drejtës, ka dëshirë të formohet dhe ta ushtrojë si profesion edhe pse jo edhe për të kontribuar në Shqipëri në të ardhmen.
blank
blank
blank

Vjosa Osmani përlotet pas homazheve te varri i Fehmi Aganit

Presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe të varri i veprimtarit, Fehmi Agani në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani është parë e përfolur pas homazheve, teksa ka folur shkurtimisht për media.

Ajo tha se Agani ishte krahu i djathtë i ish-presidentit Ibrahim Rugova, teksa e vlerësoi lartë figurën e tij.

“Sot në këtë 6 maj në 22 vjetorin e vrasjes makabre të akademik Fehmi Aganit të njeriut i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vendosjen e bazamentit të Kosovës së bashku me kryeministrin dhe familjarët bëmë nderime të varri i tij për ta kujtuar në radhë të parë shpirtin e tij liridashës, por edhe liridashësin që nuk reshti kurrë duke punuar”, shtoi presidentja, duke thënë se edhe sot kërkohet drejtësi.

Ishte njeri që gjithmonë dinte t’i bënte të gjithë bashkë në kohët më sfiduese, mbi ët gjitha punoi që sakrifica e popullit të Kosovës për liri të dëgjohej në gjithë botën”, tha Osmani./GazetaExpress/

blank

blank

VOA: Ja pse po nxiton PS me nismën për shkarkimin e Ilir Metës

Në Shqipëri, Komisioni i Ligjeve nisi sot shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh socialistë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta . Socialistët, siç u shprehën dhe sot në Komision, janë të mendimit se Kreu i Shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën para dhe gjatë procesit zgjedhor, “duke u bërë palë me opozitën apo duke nxitur gjuhën e urrejtjes dhe të dhunës”.

Sipas deputetes socialiste Vasilika Hysi, e cila prezantoi nismën para anëtarëve të Komisionit “presidenti i Republikës në rolin e Kreut të Shtetit shqiptar, i cili duhet të garantojë Kushtetutën dhe të përfaqësojë unitetin kombëtar, nuk e ka ushtruar funksionin e përfaqësuesit të unitetit kombëtar, pra nuk ka qenë mbi palët, nuk e ka mbrojtur këtë unitet, madje e ka dëmtuar atë”, tha zonja Hysi sipas së cilës, presidenti Meta “para dhe pas fushatës, madje dhe ditën e heshtjes zgjedhore, ka bërë deklarata të rënda publike, me gjuhë urrejtje, që nxisnin konfliktin dhe ka kryer haptazi aktivitet partiak”.

Komisioni i kishte dërguar një shkresë Kreut të Shtetit ku e njoftonte për mbledhjen e sotme. Por në përgjigjen e saj, Presidenca vëren se njoftimi, “nuk jep asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë”.

Në përgjigjen e tij, Kreu i Shtetit thekson se “e gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës, që për një kohë të gjatë ka qënë dhe mbetet i vetmi institucion kushtetues legjitim dhe i pa kapur nga partia në pushtet”. Duke folur për “përpjekje të dëshpëruara të këtij Kuvendi ilegjitim”, zoti Meta shprehet se ky institucion “ka vijuar të përfshihet nëpër procese fiktive, të pambështetura në Kushtetutë dhe ligje, por vetëm të orientuara verbërisht politikisht. Kjo përpjekje e rradhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor, të shoqëruara me konsumimin ekzemplar masiv të krimeve zgjedhore, të frymëzuara, dirigjuara dhe ekzekutuara nga partia në pushtet, për interesat e saj. Kjo nismë e Kuvendit njëpartiak – vijon më tej presidenti Meta duke e rënduar dozën e akuzave – është keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse, si një vegël e rradhës e partisë shtet, për të zbehur vëmendjen nga kërkesat e Presidentit të Republikës, opozitës,dhe organizatave ndërkombëtare me integritet, për zbardhjen e veprimeve kriminale të kryera nga partia shtet për manipulimin e procesit zgjedhor të zhvilluar në 25 prill”.

Socialistët janë në garë me kohën, pasi ngritja e Komisionit hetimor që do të vlerësojë kërkesën për shkarkim, duhet të miratohet në seancë brenda datës 9 maj, që përkon dhe me fillimin e katërmujorëshit të fundit të parlamentit, kohë në të cilën nuk mund të ngrihen komisione hetimore. Kjo shpjegon dhe ngutin me të cilin ata po veprojnë. Dy vjet më parë, një tjetër nismë e ngjashme u mbyll me tërheqjen e tyre, pasi Komisioni i Venecias vlerësoi se “sjellja e Presidentit, nuk duket se justifikon shkarkimin e tij”.

Nga ana tjetër socialistët janë të detyruar të respektojnë rigorozisht procedurat, duke qenë se fjala e fundit i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vlerësojë edhe hapat e procesit të ndjekur. Për këtë arsye ata vendosën të thërrasin në seancë dhe Kreun e Shtetit, duke i lënë megjithatë atij, një afat tejet të shkurtër kohor, prej vetëm 24 orësh./VOA


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend