VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ul konsumin e mishit me zëvendësuesit organikë

By | September 6, 2019

Komentet

Ilaçe që ndikojnë tek shtimi në peshë – Kujdesi që ju duhet

Barnat që ulin tensionin e gjakut kanë tendencën të nxisin shtimin në peshë.

Medikamentet kanë një qëllim specifik, të kurojnë e të shërojnë një problem të caktuar shëndetësor.

Megjithatë, shumë syresh shoqërohen me efekte anësore dhe një prej tyre është shtimi në peshë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për listën e barnave që e kanë shtimin në peshë si efekt anësor.

Ilaçet Kundër Tensionit të Lartë

Tensioni i lartë i gjakut është përgjegjës për shumë sëmundje shëndetësore që përbëjnë rrezik për jetën.

Ilaçet e mbajnë atë nën kontroll e megjithatë, shtimin në peshë e kanë si efekt të përbahskët anësor.

Barnat që ulin tensionin e gjakut kanë tendencën të nxisin shtimin në peshë.

Kjo për arsyen se si fillim ulin rrahjet e zemrës por në të njëjtën kohë edhe ritmin metabolik.

Një gjë e tillë bën që trupi të djegë më pak kalori.

Insulina

Insulina ofrohet për trajtimin e diabetit të tipit 1 dhe 2.

Disa prej llojeve të saj nxisin shtimin në peshë deri në të paktën 5 kilogramë.

Ajo ul nivelin e sheqerit në gjak dhe e udhëheq atë (sheqerin) drejt indeve ku duhet të jetë.

Kjo është një nga arsyet përse diabetikët janë mbipeshë.

Anti-alergjikët

Studimet tregojnë se gratë dhe burrat që marrin ilaçe si anti-histamina shtojnë më shumë kilogramë.

Histamina është një transmetues i disa alergjive dhe bllokimi i saj stimulon oreksin.

Nëse barna të tilla merren vetëm sipas nevojës, atëherë mbipesha është e përkohshme.

Nëse ato merren rregullisht, atëherë mbipesha është afat-gjatë.

Steroidët

Steroidët janë barna që luftojnë inflamacionin.

Ato përbëhen nga kortizoni dhe përdorimi afatgjatë, në rastet e artritit, azmës dhe sëmundjeve të stomakut, nxit shtimin në pepshë.

Sidoqoftë, shtimi në peshë është efekt anësor i dozave të larta të këtij medikamenti.

Kontraceptivët Oralë

Ekspertët thonë se të gjithë kontraceptivët janë përgjegjës për sekretimin e hormonit të quajtur progesterone.

Ky hormon nxit nepsin për ushqime të caktuara. Mund të jenë të kripurat, të ëmblat apo ato picante.

Kontraceptivët rrisiin oreksin por edhe nxisin akumulimin e ujit dhe lëngjeve në trup.

Anti-depresantët.

Njerëzit që vuajnë nga depresioni janë ndjeshëm më të rrezikuar nga obeziteti.

Këto barna supozohet t’i bëjnë njerëzit të ndihen mirë, por përveç kësaj i nxisin të shëndoshen.

Sidoqoftë efektet anësore varen edhe nga organizmi i njeriut.

Boronica e kuqe – Fruti që ju ndihmon kundër peshës së tepërt

Ato janë ndër frutat me më pak sheqer që mund të gjejmë në treg.

Boronica e kuqe është një nga frutat më të nënvlerësuar në mesin e të gjitha frutave të tjera të pyllit.

Ajo është e pasur me antioksidantë dhe fibër dhe ofron një larmi përfitimesh shëndetësore duke nisur nga tretja e deri tek sheqernat në gjak.

Këto fruta të vogla bëjnë një punë të jashtëzakonshme në organizëm dhe u vijnë në ndihmë atyre që vuajnë nga zemra por edhe atyre që vuajnë nga mbipesha.

Boronicat e kuqe janë ndër frutat e paktë që ofrojnë vitaminë E.

Bashkë me vitaminën C dhe K, këto ushqyes e bëjnë boronicën e kuqe të domosdoshme jo vetëm për mbrojtjen e zemrës por edhe kundër mbipeshës, obezitetit dhe diabetit të tipit 2.

Arsyet Përse Duhet Të Konsumoni Më Shumë Boronica Të Kuqe Kundër Mbipeshës

Boronicat e kuqe janë të shkëlqyera.

Ato janë ndër frutat me më pak sheqer që mund të gjejmë në treg.

Këto fruta janë të jashtëzakonshme në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, sidomos nëse keni konsumuar një vakt të yndyrshëm e të rëndë.

Shëndeti i Sistemit Tretës

Boronicat e kuqe janë të vogla por bëjnë një punë të madhe në sistemin tretës.

Ato janë shumë të pasura me fibër, e cila është e domosdoshme për një tretje të mirë.

Një filxhan me boronica të kuqe ofron 5 gramë fibër.

Kjo sasi përmirëson lëvizjen e zorrëve dhe shmang konstipacionin.

Fibra është gjithashtu e mirë për mbajtjen nën kontroll të peshës sepse ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe pengon ushqyerjen e tepërt.

Boronicat Kanë Pak Kalori

Boronicat e freskëta kanë jashtëzakonisht pak kalori.

Një filxhan çaji me boronica të kuqe përmban vetëm 50 kalori.

Një banane ofron 110 kalori dhe i njëjti racion me boronica ofron 80 kalori.

Sipas ekspertëve, fakti që boronicat e kuqe kanë kaq pak kalori por nga ana tjetër kaq shumë ushqyes, i bën ato të jashtëzakonshme për rënien nga pesha.

Boronicat e kuqe mund t’i konsumoni në mënyra të ndryshme.

Për mëngjes, ato mund t’i hani me tërshërë ose kos.

Mes vakteve ju mund t’i tresni në ujë ose t’i përfshini në lëngje të përziera me fruta dhe perime

Për drekë ju mund t’i kombinoni me mish dhe në darkë mund t’i hani si sallatë më fruta të tjera./AgroWeb.org

Si të përdorni gjethet e hurmave për qarkullimin e mirë të gjakut

Gjethet e hurmave janë shumë të pasura me antioksidantë, amino acide dhe shumë vitamin të tjera.

Hurmat e shijshme dhe ekzotike kanë diçka magjike që shkon përtej kënaqësisë së shqisave tona të shijes.

Nga veriu në jug, Shqipëria është e bekuar nga prania e këtij fruti të mrekullueshëm, i preferuar nga të gjithë shqiptarët.

Krahas shijes unike, hurmat janë një pasuri më vete në aspekt vlerash shëndetësore.

Por ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet” të fuqishëm plot vlera kurative për zemrën, kockat dhe qarkullimin e gjakut.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se çaji i gjetheve të hurmave përmban një nivel të lartë përfitimesh dhe vlerash.

Së pari, ky lëng përmban 10 herë më shumë vitamin C se çajrat e tjerë bimorë.

Përveç vitaminës C, gjethet e hurmanve janë shumë të pasura me antioksidantë, amino acide dhe shumë vitamin të tjera.

Flavonoidët tek çaji i gjetheve të hurmave ndihmon për uljen e tensionit të gjakut dhe përmirëson ndjeshëm qarkullimin e tij.

Kjo i atribuohet sasisë së madhe të antioksidantëve që pastrojnë gjakun dhe enët e tij.

Si të Përgatisni Çajin e Gjetheve të Hurmave në Shtëpi

Vendoseni çajnikun në zjarr dhe hidhni një filxhan me ujë

Pasi uji të marrë valë, hidhni një lugë çaji me gjethe të thata hurme

Ziejini për 10 deri në 15 minuta

Kullojeni çajin dhe servireni të ngrohtë.

Çaji arrin të marrë një shije të kombinuar mes të ëmblës dhe të athtës vetëm kur ftohet.

Në çdo rast ju mund të shtoni mjaltë sipas preferencës.

Çajin mund ta pini rregullisht dhe më shpesh akoma në stinën e virozave kur sistemi imunitar ka nevojë për ndihmë të përballet me gripin dhe të ftohurën.

Vlera Të Tjera Të Gjetheve Të Hurmave

Gjethet e hurmave kanë aftësinë të përmirësojnë shëndetin e syve, ngadalësojnë plakjen, parandalojnë disa sëmundje, përmirësojnë tretjen.

Gjithashtu ato forcojnë sistemin imunitar, ulin kolesterolin, rrisin metabolizmin, forcojnë kockat, rrisin aftësitë mendore, ulin tensionin e gjakut dhe përmirësojnë paraqitjen e lëkurës.

Për më tepër, lëngu i gjetheve të hurmave përshpejton shërimin e trupit, humbjen në peshë dhe lufton inflamacionin.

800 litra fungicide bllokohen në kufi – Ja për çfarë bëhet fjalë

Bëhet fjalë për një preparat (Tilt 250 EC), i cili është fungicide, produkt që përdoret për mbrojtjen e bimëve nga sëmundjet kërpudhore.

Rreth 800 litra fungicide, produkt i përdorur për mbrojtjen e bimëve është bllokuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe është kthyer në vendin e origjinës. Kjo, pasi autoritetet kanë konstatuar futjen e këtij produkti në territorin shqiptar në kundërshtim me ligjin.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të kontrollit të zbatimit të ligjshmërisë për garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore, në vijim edhe të qëndrimeve të njëpasnjëshme se “Trau” i asnjë Pikë Kufitare nuk do të ngrihet për të lejuar hyrjen e produkteve të pasigurta, ka intensifikuar kontrollet rigoroze në të gjithë vendin për kontrollin e produkteve ushqimore, Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) dhe inputeve bujqësore.

Bëhet fjalë për një preparat (Tilt 250 EC), i cili është fungicide, produkt që përdoret për mbrojtjen e bimëve nga sëmundjet kërpudhore.

Si rezultat i kontrolleve rigoroze me zero tolerance ndaj çdo tentative abuzimi me produktet ushqimore apo produktet e mbrojtjes sëbimeve dhe inputeve bujqësore, nga Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit janë konstatuar​ 800 litra Produkt i Mbrojtjes së Bimëve (Tilt 250 EC), me origjinë nga Gjermania me destinacion Shqipërinë.

Nga verifikimet e kryera u konkludua se ky produkt është importuar në vendin tonë në kundërshtim me kërkesat ligjore, pasi nuk nuk bën pjesë në listen e miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për Produktet e Mbrojtjes së Bimëve që lejohen tëimportohen në Republikën e Shqipërisë.

Nisur nga gjetjet e konstatuara nga Inpektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u vendos që sasia prej 800 litra Produkt për Mbrojtjen e Bimëve (Tilt 250 EC) ​të bllokohej me qëllim kthimin ​në vendin e origjinës.

Ankthi i mëngjesit – Nga se shkaktohet dhe si ta përballoni

Njerëzit që pijnë sasi mesatare të kafesë janë 3 herë më të rrezikuar nga këto probleme.

Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative që përfshijë frikën e tepruar, shqetësimin apo panik të lehtë.

Zakonisht shoqërohet dhe me pasoja fizike si rrahje të forta të zemrës, dhimbje të kraharorit dhe një frymëmarrje të çrregullt.

Krizat e ankthit të mëngjesit, është ai që të kap sapo hapim sytë, duke shkaktuar pasiguri, plogështi dhe lodhje të rënduar.

Në fazat më të rënda, ky shqetësim shoqërohet dhe me marrje mendsh, të vjella dhe me një  sistem tretës jo të qetë.

Në shumë raste, kur zgjohesh në një mëngjes të tillë mendja të shkon menjëherë tek konsumimi i një kafeje, tek disa persona ajo ka efekt qetësues por tek disa të tjerë kafja ndikon në rritjen e mëtejshme të ankthit.

Dy format e ankthit të mëngjesit

Ankthi i mëngjesit që shfaqet menjëherë pas zgjimit të organizmit, ndërkohë që jemi ende shtrirë.

Simptomat e këtij tipi të ankthit lidhen me nje tension në të gjithë trupin si dhe me rrahje të çrregullta e të forta të zemrës.

Duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe fizike të personit të prekur gjatë ditës.

Forma tjetër e ankthit të mëngjesit është ai që del në pah pas disa minutash që jemi zgjuar.

Një gjendje e cila rritet gradë pas grade derisa arrin të formohet një dhimbje në kraharor.

Në të dy rastet e ankthit të mëngjesit, vëmendja dhe përqëndrimi është i ulët.

Disa nga reagimet fizike ndaj ankthit të mëngjesit janë: ngërçet të muskujve, kriza të stomakut, dhimbje të qafës dhe të kokës.

Një nga karakteristikat kryesore të këtij lloj ankthi është plogështia që kap organizmin në mesditë.

Simptomat e ankthit të mëngjesit

Lodhje e vazhdueshme nga detyrimet e përditshme, pa pasur mundësi për të rikuperuar energjitë.

Një numër i lartë përgjegjshmërish

NJë çrregullim i mënyrës së jetës, apo pamundësia e organizmit të saj

Mos interesim në aktivitetet e zakonshme

Pritshmëri të larta dhe të pakapshme

Nervozizëm dhe irritim

Si të përballoni ankthin e mëngjesit  

Për të shuar ndjesinë e ankthit të mëngjesit nuk është e nevojshme që të stresoheni për të gjetur shkakun e këtij ankthi.

Gjëja kryesore është pranimi që keni një problem, dhe të ndryshoni sjelljen tuaj ndaj tij.

Ekspertët e psikologjisë pohojnë se një ankth i tillë nuk duhet luftuar, pasi mund të përkeqësohet duke shkaktuar kriza paniku.

Thelbi është qetësimi dhe reflektimi rreth problemeve që ju vërshojnë në mendje.

Një sjellje e tillë arrin të normalizojë reagimin e organizmit.

Duke qenë se truri fillon dhe dërgon sinjale qetësuese, trupi nuk është në gjendje alarmi dhe kështu kriza e ankthit kalon.

Por nëse kriza të tilla janë kronike, AgroWeb.org ju këshillon që të konsultoheni me mjekët përkatës.

Faktet e reja – Brokoli, perimja ideale për stomakun

Brokoli luan një rol parandalues kundër inflamacionit të zorrëve apo kolitit.

Brokolin mund ta duash ose ta përçmosh, nuk ka rrugë të ndërmjetme. Debatet për shijen dhe të jenë të pafundme, e vërteta universale është se brokoli është shumë i shëndetshëm.

Kjo perime e gjelbër ka qenë subjekt i shumë studimeve. Ato kanë konfirmuar përmbajtjen e antioksidantëve apo vlerat kundër qelizave të dëmshme.

Së fundmi, një studim tjetër ka konfirmuar se brokoli i bën shumë mirë shëndetit të stomakut.

Ekspertët zbuluan se personat që konsumuan brokoli e përballuan tretjen me më shumë sukses në krahasim me personat e tjerë që ishin subjekt i një regjimi ushqimor pa brokoli.

Specialsitët konfirmojnë se ndikimi i brokolit në shëndetin e stomakut është i pamohueshëm.

Vlerat shëndetësore

Përfshirja e perimeve si brokoli arrijnë të aktivizojnë receptorë të rëndësishëm në stomak. Këta receptorë ndihmojnë në mirëmbajtjen e homostazës së stomakut.

Njerëzit duhet të konsumojnë të paktën 3 filxhanë e gjysmë me brokoli në javë. Kjo, për të përfituar vlerat mbrojtëse të brokolit, pohojnë ekspertët e AgroWeb.org.

Perime të tjera si lakrat e vogla, lulelakra e të tjera mund të sjellin përfitime të ngjashme për stomakun, sqarojnë ekspertët. Gjetjet e studimit sugjeruan se këto perime përmbajnë një përbërës organik që shpërbëhet dhe aktivizon receptorët në shtresën e zorrëve.

Disa specialistë deri më tani kanë rekomanduar shmangien e këtyre ushqimeve për shkak të nivelit të lartë të fibrës që shkakton gazra dhe irritim të stomakut, por tani shkencëtarët mendojnë ndryshe.

Gjetjet tregojnë se brokoli luan një rol parandalues kundër inflamacionit të zorrëve apo kolitit.

Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës.

Kjo perime e gjelbër bën mrekullira për zemrën. Vlerat anti-inflamatore të brokolit e bëjnë atë të rëndësishëm për mbrojtjen e enëve të gjakut nga problemet që shkaktohen nga sëmundjet kronike që kanë lidhje me sheqerin e gjakut.

Brokoli duhet gatuar sa më pak, në mënyrë që të maksimizoni potencialin e tij ushqyes.

Mjafton ta gatuani për një kohë shumë të shkurtër me avull. Prezantimi i fëmijëve me brokolin nuk është një mision aq i pamundur, nëse dini se si t’ua shërbeni.

Duke qenë se proçesi i gatimit shkatërron disa prej ushqyesve që gjenden tek kjo perime, përpiquni ta shkurtoni sa më shumë kohën e gatimit.

Ja pse portokalli është i mirë për shëndetin

Duke qenë i ëmbël dhe plot lëng, portokalli është një nga frutat më popullore në botë. Portokalli është burim natyral energjie dhe i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj.

Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave) dhe përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Ka shumë përparësi përsa i përket shëndet dhe ja pse:

1. Forcon imunitetin: duke përmbajtur një sasi të konsiderueshme vitamine C, ai forcon imunitetin dhe ju mbron nga infeksionet.

2. Përmirëson elasticitetin e lëkurës: dihet që duke kaluar mosha, njeriut i plaket edhe lëkura.
Antioksiduesit dhe vitamina C e portokallit i japin lëkurës nje pamje rinore dhe ngadalësojnë plakjen e saj.

3. Ndihmon shqisat e të parit: veç peshkut, edhe portokalli është një frut i shkëlqyer për përmirësimin e shikimit, sepse veç vitaminës C, përmban edhe kalium, si dhe provitaminën A, që e ruajnë shikimin tuaj edhe në një moshë madhore.

4. Parandalon sëmundjet e zemrës: shkaku kryesor i shumë sëmundjeve të zemrës tek njerëzit janë bllokimi i arterieve si rrjedhojë e marrjes së ushqimeve jo të shëndetshme apo i konsumit të ushqimeve të shpejta, të gatshme, si: sanduiçe etj. Portokalli në përbërjen e tij përmban flavonoide që ulin sasinë e kolesterolit të keq, duke penguar kështu bllokimin e arterieve.

5. Ndihmon në zhvillimin e trurit: portokalli përmban një përqindje të konsiderueshme acidi folik, i cili ndihmon në zhvillimin e trurit dhe mban në formë të mirë organet vitale të trupit. Portokalli është një frut i shkëlqyer gjatë shtatzënisë. Ai pengon dëmtimet neurologjike tek embrioni, ndaj rekomandohet të përdoret në sasi të mirë gjatë shtatzënisë.

6. Mbron organizmin ndaj shfaqjes së sëmundjeve tumorale: portokalli ndihmon qelizat të luftojnë sëmundjet tumorale dhe në disa raste pengon zhvillimin e tumoreve të mitrës, mushkërive dhe lëkurës.

7. Pengon shfaqjen e nekrozës së tëmthit: portokalli është i pasur me fribra, të cilat ndihmojnë tëmthin dhe zorrët të ruajnë gjendjen e tyre të shëndetshme.

8. Është i shkëlqyer për diabetikët: duke qenë i pasur me fibra bimore, të cialt kanë një indeks të lartë glicemik, e bën atë një ushqim të shkëlqyer për diabetikët. Po ashtu, duke pasur shije të ëmbël, e bën atë një ëmbëlsirë të shkëlqyer për këtë grup njerëzish.

9. Portokalli pengon rënien e flokëve: përdorimi i rregullt i tij stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili e mban të lidhur flokun me lëkurën. Po ashtu ai u jep flokëve shkëlqim dhe volum të konsiderueshëm. Si përfundim: Në vend të përdorimit të ushqimeve të shpejta apo pijeve të gazuara që fryjnë stomakun apo mbahen në kushte jo të përshtatshme (si për shembull ekspozimi në diell), përdorni çdo mëngjes fruta të freskëta ose të shtrydhura, të cilat e ruajnë shëndetin tuaj.

Shija mahnitëse e mini mandarinave shqiptare

Pemët e mandarinave kumkuat prodhojnë kokrra të vogla të shijshme.

Ato janë të mprehta në ëmbëlsinë e tyre dhe konsumohen gjërësisht në dimër dhe në pranverë.

Mini Mandarinat ose siç quhen Mandarinat kumkuat janë pjesë e familjes botanike Rutaceae.

Shija e tyre është e ngjashme me agrumet e tjera, por ndryshe nga ato, këto mandarina mund të hahen të plota me gjithë lëkurë.

Mandarinat kumkuat kanë qenë prej kohësh pjesë e traditës shqiptare, por kryesisht për zbukurim.

Fruti i vogël përmban 1 deri në 3 fara, por ka edhe nga ato mandarina që nuk përmbajnë fara.

Shija e ëmbël dhe pakëz e athët e këtyre mandarinave i ka bërë ato një burim ushqimor që në lashtësi.

Një nga faktet më befasuese të kësaj agrumeve është që mund të rritet lehtësisht në çdo cep të Shqipërisë, madje edhe në shtëpi, ballkon, kopësht etj.

Pemët e mandarinave kumkuat prodhojnë kokrra të vogla të shijshme. Fidanët mund t’i blini në treg dhe t’i mbillni nëpër vazo, me kosto minimale. Për një bimë të rritur mjaftueshëm nuk do të paguani më shumë se 2,000 Lekë.

Vlerat shëndetësore të mandarinave kumkuat

Mandarinat kumkuat përmbajnë minerale dhe vitamina. Ato përmbajnë sasi të moderuara të vitaminës A, riboflavinës dhe manganit, që janë thelbësore për mirëqenien e organizmit.

Më poshtë do të gjeni listën e përfitimeve që do të merrni nëse konsumoni mandarinat kumkuat në mënyrë të rregullt.

Forconi kockat

Përmbajtja domethënëse e kalciumit që këto mandarina kanë do të ndihmojë në mbrojtjen e kockave për një periudhë afatgjatë.

Mbrojnë sistemin tretës

Mandarinat kumkuat luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e sistemit tretës, gjithnjë nëse i konsumoni rregullisht. 8 kokrra mandarina ofrojnë 10 gramë fibër, dhe për më tepër ngrënia e tyre nuk është një gjë e vështirë.

Fibra që ato përmbajnë e ndihmon sistemin tretës të kryejë funksionet e veta në mënyrë efikase dhe të shëndetshme.

Ruajnë shëndetin e lëkurës

Mandarinat kumkuat përmbajnë sasi të mjaftueshme antioksidantësh dhe vitaminash, që i bëjnë ato ideale për të kuruar lëkurën nga ndikimi negativ i radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë rrudha, njolla dhe varjen e lëkurës.

Mbrojnë sistemin imunitar dhe kurojnë të ftohtin

Mandarinat kumkuat kontrollojnë sistemin imunitar, duke qenë se janë të pasura me vitaminë C, ashtu si edhe portokallet. Nëse nuk do të kishim vitaminën C, nuk do të arrinim të mbronim dhe të shëronim organizmin.

Nga ana tjetër, mandarina kumkuat është shumë e mirë për të qetësuar dhimbjet e fytit nga të ftohtit.

Përmirësojnë shikimin

Mandarinat kumkuat janë një burim i pasur i vitaminës A dhe beta karotenit, që ofrojnë një shëndet më të mirë të syve.

Ofrojnë shumë energji

Këto kokrra të vogla përmbajnë shumë karbohidrate dhe japin shumë energji. Për më tepër, niveli i lartë i riboflavinës e bën procesin e dhënies së energjisë shumë më të lehtë, sepse kjo vitaminë është e rëndësishme në të gjithë prodhimin e energjisë.

Zvogëlon rrezikun e gurëve në veshka

Mandarinat kumkuat përmbajnë sasi të mëdha të acidit citrik, që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të veshkave dhe parandalon formimin e gurëve të dëmshëm.

Mandarinat kumkuat përdoren edhe në gatim. Ato mund të fermentohen ose të përdoren në ëmbëlsira dhe në sallata./AgroWeb.org

Lakra e Kuqe – Tri herë më me vlerë se e bardha

Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë.

I thonë Lakra e Kuqe, por në të vërtetë ngjyra e saj është një vjollcë e thellë e ndezur, shija e së cilës të befason qiellzën.

Lakra e kuqe është pjesë e tryezës sonë, jo vetëm për festa. Nëse mendoni që lakra e kuqe me lakrën e bardhë ndryshojnë vetëm nga ngjyra, ta dini se gaboheni rëndë.

Lakra e kuqe është nga ato perime që është e shijshme kur hahet e gjallë ose e gatuar.

Lakrën e kuqe mund ta hamë në sallata, mund ta gatuajmë më avull apo ta përziejmë në një pjatë me perime të tjera.

Fibra që gjendet tek lakra e kuqe njihet për punën e shkëlqyer në parandalimin e konstipacionit dhe rregullimin e sistemit tretës.

Lexoni më poshtë nga AgroWeb.org, listën e përfitimeve fantastike që merrni nga lakra e kuqe, e cila kultivohet me sukses në shumë rajone të Shqipërisë.

Lakra e kuqe apo Lakra e bardhë?

Të dyja lakrat janë të mira për shëndetin e njeriut, por lakra e kuqe është më e fuqishme në aspektin shëndetësor.

Lakra e kuqe përmban 85% të dozës ditore të vitaminës C, ndërsa lakra e bardhë ka vetëm 47 përqind.

Besoje ose jo, lakra e kuqe ka më shumë Vitaminë C se sa portokallet.

Për më tepër, lakra e kuqe është nga ato të pakta perime me nivelin më të ulët të mbetjeve të pesticideve në lëkurën e saj.

Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë. Kjo e fundit ka dy herë më shumë vitaminë K se sa lakra e kuqe.

Kur vjen puna tek hekuri, lakra e kuqe ka dyfishin në krahasim me lakrën e bardhë. Sa i përket antioksidantëve, lakra e kuqe është triumfatore dhe superiore.

Fuqi shtesë për sistemin imunitar

Lakra e kuqe është e pasur me vitaminën C, një antioksidant i rëndësishëm për sistemin tonë imunitar.

Ajo stimulon qelizat e bardha duke krijuar një sistem të fortë mbrojtës në organizmin tonë.

Sistemi imunitar është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj raportit të oksidantëve dhe antioksidantëve, duke qenë se prodhimi i pakontrolluar i radikaleve të lira, mund të dëmtojë sistemet e mbrojtjes.

Radikalet e lira prodhohen në trup dhe dëmtojnë qelizat. Antioksidantët janë mekanizmat më të mirë mbrojtjes dhe përzënë nga trupi të gjithë qelizat e dëmshme.

Lakra e kuqe ka aq shumë vitamin C sa që është një nga ushqimet me nivel më të lartë antioksidantësh në të gjithë zinxhirin ushqimor.

Lufton inflamacionet dhe artritin

Lakra e kuqe ka elementë të rëndësishëm që luftojnë inflamacionin. Shkencëtarët kanë provuar që konsumimi i lakrës së kuqe ka një efekt pozitiv në reduktimin e enjtjeve.

Inflamacioni mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje në kyce dhe gjymtyrë, ndaj një dietë e pasur me fruta dhe perime përfshirë lakrën e kuqe është e nevojshme.

Ushqime të tilla anti inflamatore janë kura më natyrale në betejën kundër artritit dhe komplikacioneve që vijnë prej tij.

Ul rrezikun e osteoporozës, sëmundjes së kockave

Lakra e kuqe është e pasur me vitaminën K. A e dinit që vitamina K rrit masën e një proteine specifike të nevojshme për ruajtjen e kalciumit në kocka, duke ulur kështu rrezikun e osteoporozës?

Disa studime mbi përfitimet e vitaminës K kanë zbuluar që marrja në sasi të mëdha të kësaj vitamine ndalon gërryerjen e kockave tek njerëzit që janë të diagnostikuar me osteoporozë.

Masa kockore e njeriut formohet gjatë njëzet viteve të para të njeriut. Ajo vazhdon të qëndrojë e plotë në mënyrë konstante deri në moshën 40 vjecare.

Masa kockore tek gratë reduktohet pas menopauzës dhe vazhdon të bjerë ndjeshëm deri në moshën 70 vjecare. Ky proces rrit rrezikun e frakturave të kockave.

Prandaj kockat duhen ruajtur me kujdes dhe vitamina K është e nevojshme për të vonuar dhe parandaluar gërryerjen e kockave.

Lufton sëmundjet kronike

Sëmundjet kronike si Alzherimeri, Huntington, Parkinson etj prekin 45 milionë njerëz në botën duke dëmtuar qelizat e trurit në mënyrë progresive deri në shkatërrrimin e tyre.

Lakra e kuqe ka antioksidantë të pasur që parandalojnë ose kthejnë mbrapsht dëmtimet në ADN.

Mbron stomakun

Ushqimet probiotike i japin sistemit tonë tretës një dozë të mirë bakteresh të nevojshme. Këto baktere krijohen në kombinimin e duhur të lakrës së kuqe, kripës dhe gjatë procesit të fermentimit./AgroWeb.org

Dita Botërore e Diabetit – Të dhënat shqetësuese për Shqipërinë

Diabeti është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit.

14 nëntori shënon ditën botërore të diabetit, ndaj dhe ndërgjegjësimi për këtë sëmundje është më i lartë.

Sipas të dhënave nga AgroWeb.org, mjekët e kanë cilësuar këtë sëmundje si një “pandemi” globale.

Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se diabeti prek rreth 5% të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje.

Sot në botë numërohen rreth 366 milion diabetikë dhe në vitin 2030 mendohet të jenë 520 milionë diabetikë.

Pra sipas ekspertëve rreth 6,3 % e popullsisë së botës do të jetë prekur nga diabeti.

Përsa i përket vdekshmërisë, të dhënat e OBSH-së tregojnë se  diabeti shkakton çdo vit 5% të vdekjeve globale.

Ata ngrenë alarmin se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme do të rriten me 50%.

Diabeti Një Shqetësim në Rritje

Rritja e Diabetit në Shqipëri në popullatën adulte është 3-4%, që do të thotë se kemi afërsisht 120-150 mijë diabetikë të njohur.

Mosha më prekur nga diabeti është grupmosha 40-65 vjeç që përbën gati 40% të rasteve.

Por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç .

Pikërisht këtu qëndron edhe rreziku i diabetit që po prek moshat që janë aktive për punë, por kambanat po bien sepse forma e diabetit 2 po takohet edhe tek fëmijët.

Diabeti që takohet më shumë është diabeti tipit 2 me 90% dhe 10% diabet tipit 1.

Diabeti është një sëmundje me zhvillim të ngadaltë ,dhe shpesh të “heshtur” ndaj thelbësore është sensibilizimi,informimi i komunitet për njohjen e diabetit.

Shenjat e Paradiabetit

Diabeti zhvillohet shumë gradualisht, kështu që kur jeni në fazën e paradiabetit, mund të mos keni fare simptoma mjekësore.

Megjithatë, mund të vëreni se:

  • Ndjeni uri më tepër se zakonisht
  • Jeni duke humbur peshë, pavarësisht se hani më shumë
  • Jeni më të etur se zakonisht
  • Ju duhet të shkoni më shpesh në banjë
  • Ndjeheni më të lodhur se zakonisht

Të gjitha këto janë shenja tipike të lidhura me diabetin, prandaj nëse jeni në fazat e hershme të diabetit, mund t’i vini re ato.

Por lajmi i mirë është që paradiabeti është i kthyeshëm nëse merren masat e duhura.

Mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, kolesteroli i dëmshëm, tensioni i lartë janë çka duhet të përmirësoni.

Si ndikon avokado tek shëndeti i personave me diabetin e Tipit 2

Fruti i avokados përmban 18 nga 22 aminoacidet e nevojshme për trupin e njeriut, por edhe shumë fibra ndaj dhe konsiderohet një superfrut.

Avokado është një burim i shkëlqyer vitaminash dhe ushqyesish.

Popullariteti i tij në rritje dhe përdorimi i gjërë në vendet me klimë të ngrohtë e kanë transformuar avokadon në një produkt që nuk duhet të mungojë në kuzhinën tuaj.

Fruti i avokados përmban 18 nga 22 aminoacidet e nevojshme për trupin e njeriut, por edhe shumë fibra ndaj dhe konsiderohet një superfrut.

Rrjedhimisht ky frut është një mënyrë e mirë për të fuqizuar sistemin imunitar. Avokado bëhet më i fuqishëm nëse kombinohet me fruta të pasura me vitaminë C, siç janë limoni dhe ananasi.

Avokado Dhe Diabeti I Tipit 2

Avokado është një frut që ka përmbajtje të lartë yndyre dhe me të nuk duhet tepruar.

Megjithatë, kohët e fundit, studimet, të cilave i referohet AgroWeb kanë zbuluar se avokado përmban një molekulë që mund të pakësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Ekspertët në Kanada thonë se prania e kësaj molekule e bën avokadon një mik të diabetikëve.

Kjo molekulë është identifikuar si Avokatina B ose AvoB.

Konsumi i rregullt i avokados dhe prania e kësaj molekule nënkupton një shtim më të ngadaltë në peshë dhe një rritje të ndjeshmërisë ndaj insulinës.

Diabeti i tipit 2 pengon prodhimin e glukozës ose sheqerit në gjak.

Normalisht ky përpunim ndodh falë ndihmës së insulinës por tek diabetikët trupi nuk prodhon ose prodhon pak insulinë.

Vlerat e Avokados për Shëndetin 

  1. Është jashtëzakonisht ushqyese.
  2. Avokado përmban sasi të mëdha të vitaminës K, C, B5, B6, E, folat, magnez, mangan, zink, bakër, hekur, dhe fosfor.
  3. Përmban më shumë kalium se banania dhe mban tensionin e gjakut në nivel normal.
  4. Është plot me acide yndyrore mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme. Acidi oleik që gjendet tek avokado ul inflamacionin.
  5. Është plot me fibra. Fibra ndihmon me rënien në peshë, ul nivelin e sheqernave në gjak dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e rrezikut ndaj një sërë sëmundjesh.
  6. Mund të ulë nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit. Studimet kanë treguar që ngrënia e avokados mund të ulë rreziqet për sëmundjet e zemrës që vijnë nga kolesteroli dhe trigliceridet në gjak.
  7. Është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm.
  8. Avokado përmban ushqyes siç janë luteina dhe zeaksanthina që janë tepër të rëndësishëm për shëndetin e syrit dhe ulin rrezikut e sëmundjeve të tij.
  9. Mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të artritit dhe rënien në peshë.

Nisin rreshjet e para të borës – Cilat janë zonat e prekura dhe moti në vijim

Temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe bora pritet të zbresë pas pak ditesh në zonat e ulëta.

E ndërsa temperaturat vijojnë të ulen, në disa zona të vendit kanë nisur rreshjet e para të borës.

Pas një jave me rreshje intensive shiu, që shkaktoi edhe përmbytje në shumë zona të vendit, ulja e temperaturave tashmë po lajmëron nisjen e rreshjeve të borës.

Sipas Report TV, të cilit i referohet AgroWeb.org në Kukës dhe Korçë vjen sinjali i parë i ardhjes së dimrit.

Temperaturat e ulëta të cilat kanë karakterizuar motin përgjatë ditëve të fundit kanë sjellë reshjet e parë të borës në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.

Si rrjedhojë maja e Gjalicës dhe e Gramozit u zbardhën nga dëbora.

Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe bora pritet të zbresë pas pak ditesh në zonat e ulëta.

Temperatura, erëra dhe stuhi të forta

Në Kukës, pati dhe erëra të forta që sollën edhe probleme  me energji elektrike.

Pesë fshatrat e Njësisë  Administrative të Shishtavecit, janë pa energji elektrike.

Burime te OSHEE, të cilave i referohen mediat Kukës thonë se shkak është bërë një defekt në linjën e transmetimit si pasojë e motit të keq ndërsa grupet e avarisë janë në punë për riparimin e defektit.

Ndërkohë shirat e ditëve të fundit kanë sjellë një përmirësim të lehtë të situatës hidrike në kaskadën e Drinit.

Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike, niveli i ujit në basenin e Fierzës ka arritur në 268.5 metra, duke u rritur me 1 metër gjatë javës së fundit.

Megjithatë KESH nuk ka vendosur ende në punë agregatët e këtij hidrocentrali me qëllim akumulimin e sasisë së ujit për pjesën e mbetur të vitit.

Ulje temperaturash janë shënuar edhe në rajonin e Korçës, ndërkohë që në ditët në vijim pritet të vazhdojnë rreshjet e shiut. /AgroWeb.org