Zjarrvënësi është akti që bën bashkë mos parandalimin, mos investimet dhe mos mbajtjen e përgjegjësive në ekzekutivin qendror dhe vendor të cilat janë kapur në grackën e riorganizimit politik të Rilindjes Socialiste.
Ndërsa zjarrfikësi sot quhet propaganda e qeverise për të zvogëluar sa më shumë gjendjen e shkaktuar nga zjarret.
Vetë sjellja e justifikimeve të kryeministrit Rama kur krahason:-“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi” tregon me vërtetësi se sa ai i kushton vëmendje të veçantë dhe energji luftës ndaj kritikave të opinionit publik dhe medias më shumë se mbrojtjes nga zjarret dhe shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme në ndihmë të popullatës.
Në ketë vështrim vjen skica e fundjavës së LD-NY25 me diçiturën “Shkrepësja dhe Çakmaku Rama”, duke theksuar se ai vetë është Helli më i gjate që po e djeg Shqipërinë.
Papërgjegjshmëria dhe korrupsioni të pështjella me propagandën e pushtetit janë shprehja e plotë e shkatërrimit që ka ardhur prej zjarrit që ka përfshirë Shqipërinë mbarë.
Një kryeministër që pas sportit dhe artit njihet edhe për mijëra statuse dhe ndarje pamjesh të plazheve, të alpeve, të lumenjve e të zona të mbrojtura, të monumenteve kulturore, të parqeve kombëtare natyrore, të pasurive të biodiversitetit dhe natyrës shqiptare, tani ose hesht, justifikohet dhe fshihet me ditë të tëra përsa zjarret kanë shkrumbuar 45-50 mijë ha territor, djegur shtëpi dhe prona e deri jetë njerëzish të humbura, ka edhe mundësi të fyejë mendimin ndryshe dhe del dhe flet për “lehqenie”.
Helli ose sistemi i regjimit që rrotullohet po e provon mes flakëve i pa djegur atë që zgjedhësit kanë pranuar për 12 vite duke u mashtruar. Kanë toleruar me premtimet elektorale pa kuptuar se sot janë para këtij mëkati ose ku mungesa e shtetit i ka lënë ata përpara portave të ferrit dhe kur askush ndoshta nuk do të mund t’i ndihmojë.
Në heshtje po pranohet pjesëmarrja në ditën e parë të Kuvendit të Republikës së Shqipërie, ku shumica e anëtareve të tij do të mbajnë fjalimet e para të përgatitura nga gishtat “me kallo” në tableta dhe laptop-e dhe aspak të shpuara nga ndonjë gjemb apo gërricura prej degëve të pemëve të sajuara si fshesa rrethanore për fikjen e zjarreve pasi ligjet e tyre duket se kurrë nuk kanë funksionuar për ekzekutivin.
17 Gusht, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)