Nuk mund të kthehet thjeshtë si një luftë politike çështja e mos përballimit të reshjeve Z. kryeministër. Çfarë ka dalë mbi Shqipërinë e përmbytur dhe infrastrukturën e shkatërruar është i gjithi abuzimi me taksat e shqiptarëve dhe përfitimi me korrupsion nga çdo projekt i administratës dhe listës së klientëve tuaj.
Largqoftë një emergjencë më e madhe për ngjarje të jashtëzakonshme!
Largqoftë vendet e botës të ndihmojnë kriza të tilla!
Do të jeni juve dhe administrata juaj bashkë me klientët tuaj në rradhë që do të përfitonit duke ngritur me “emergjencë” shtabe dhe projekte pa i ndihmuar shtetasit.
Sikur kjo të mos mjaftonte, fatkeqësia natyrore, çështjes e sigurisë kombëtare duhet thënë me plot gojë se janë në rrezik.
Le të kujtojmë se plot një vit më parë, Rama dhe Balluku inspektuan punimet e Polit të Sigurisë.
Mediat kishin thuajse të gjitha të njëjtin informacion të shkruar dhe mbulim me video nga i njëjti burim, MIA (Media and Information Agency, një agjenci në krye të listës me 25 agjenci dhe Shërbime nën vartësi të qeverisë Rama). Prej kontrollit të saj kupton se përse transmetimet Radio Televizive ndryshonin nga pak ndërhyrje editoriale dhe zëri i folësve. Në përgjithësi servirja shtetërore ka pasur brenda kufizimin e sekreteve shtetërore dhe të një objekti të sigurisë së lartë.
Sipas ATSH më 7 Janar, 2025 në një lajm me titull Rama në kantierin e Polit të Sigurisë Kibernetike: Hapësirë multidimensionale për tre institucione, shkruhej :-” I konsideruar si Poli i Sigurisë Kibernetike, në këtë kompleks godinash do të vendosen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (ACESK) si dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF).”
Ky kompleks qeveritar, në Sauk Tiranë me 9000 m2 përbën ngritjen e disa zyrave dhe agjencive me veprimtari në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike. Por a mund t’i besohet më këtyre qeveritarëve dhe drejtuesve të institucioneve me ndjeshmëri të lartë deri sekretet ushtarake të aleancës së NATO-s, që sot janë të pandehur, kanë masa shtrënguese me arrest shtëpie apo edhe janë arratisur në drejtim të paditur?
Drejtësia nuk duhet të pengohet, por duhet të veprojë sepse situata është emergjente sa pa shpërthyer sikurse edhe përmbytjes.
Në qoftë se në sms e dala në qarkullim thuhet se; “këtë e di kapo”, apo “është me urdhër nga lart”, këto tregues nuk janë duke treguar për majën e ajsbergut sikurse media vazhdon e shkruan për korrupsionin që pas vitit 2013 të sistemit që po zbaton Rilindja Socialiste. Rama në atë kohë shprehej gjithashtu se:-“Faktikisht është një godinë e standardeve të sigurisë së lartë për
aktivitetin që kryhet brenda saj nga Agjencia e Mbrojtjes Kibernetike, që ka marrë një rëndësi të veçantë dhe ka bërë një përparim, dhe së fundmi është pajisur edhe me teknologji të fjalës së fundit si vendet e larta të klasifikimit të Europë për mbrojtjen. Po ashtu edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare që ka një punë shumë të ndjeshme për shkak të sensibilitetit të të dhënave që lidhen me transaksionet financiare”.
Ato tregojnë për vetë ajsbergun.
Një ajsberg që ky shtet i korruptuar është zotëruar se do ta përurojë pas gjashtë muajsh (!).
7 Janar, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)