Mes çoroditjes politike kur mungon qartësia e një programi dhe kur vetëm Rama është ai në qendër “që thith” gjithë vëmendjen e medias të mos kuptuarit e dëmit që po i shkakton propaganda Rilindjes Socialiste, marrëzitë e javës së dytë të fushatës vazhdojnë të shfaqen përtej imazhit, me fjalor vulgar dhe sjellje jashtë normave dhe standardeve që një politikan dhe qeveritar tejkalon në publik. Për të mos u tërhequr nga negativiteti i energjisë çoroditëse, karikatura si art ka vlera dhe shpreh më shumë se fjalimet dhe qëndrimet. Një skicë nga LD-NY25 zbulon atë se si ditë pas dite premtimet socialiste ndryshojnë dhe drejtuesit e qarqeve falë makinave zyrtare gjinden me tezga tregu për të paraqitur idetë. Diçitura “Sheshi Rama”, vjen pas hapjes “spektakolare” që elita e Rilindjes Socialiste i bëri fushatës.
21 Prill, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)