Sot po marrim zgjedhjet.
Të shkuarën e shohim me sytë e së ardhmes!
Mbi pragmatizmin politik ndërtohet edhe skica e vizatimit si tablo pas zgjedhore shqiptare me mbajtjen e Samitit Evropian.
Ashtu vizatimi shpreh ndjesinë dokumentare të ngjarjes për t’ju rikthyer asaj sa herë që do t’u duhet studiuesve dhe gazetarëve se çfarë përfaqësoi ngritja e Shtëpisë së Evropës në mes të Tiranës, pyetjet që në skicë nuk mund të vizatohen janë të tejdukshme si mungesa e transparencës.
Ja disa pyetje pa ngjyrë?
E dha bashkia apo kryeministria vendimin per t’u ndërtuar?
Sa kushtoi?
Kush e ndërtoi?
…dhe më kryesorja: -Për sa kohë do të sa do të qëndrojë ky instalacion?
Kjo skicë nga LD-NY 25 shihet me syrin e një artisti shqiptaro-amerikan jashtë asaj Tirane që gardhon Evropën.
Çfarëdo mesazhi që lajmet dhe sidomos propaganda qeveritare mundohet të shpërndajë për çdo nivel marrëdhëniesh dy e më shumë palëshe, në mes të një procesi zgjedhor ku edhe votat nuk janë numëruar, kuptimi i skicës është vetëm një.
Kryeministri mori zgjerim. Ai ka tani dy zyra. Një në godinën e kryeministrisë dhe një në shesh.
Duke shmangur çdo filtër lajmi dhe të mbetemi tek zbërthimi i interesave të Ramës autokrat dy janë çështjet e parashtruara:
Rama gjatë ndërtimit të Shtëpisë Evropiane në shesh, para takimit elektoral të Librazhdit:-“Nga Sheshi Skënderbej nën hijen e vetë atij profetit të historisë sonë kombëtare Gjergj Kastriotit ku do të kalojnë të gjithë udhëheqësit e Europës me datën 16 Maj dhe këtu po bëhet Shtëpia e Europës me vizatimet e fëmijëve të të gjitha qyteteve të Shqipërisë për Europën”
Rama gjatë një konference për shtyp më 16 Maj:-“…zgjedhjet në Shqipëri janë shprehja e vullnetit të popullit 100%, jo 99%. Për pjesën tjetër, çfarëdo që duhet përmirësuar, do të duhet të bëhet, pa diskutim. Këtë kemi bërë, zgjedhje pas zgjedhje. Kështu e kemi përmirësuar procesin tonë, që nuk është ende si në Danimarkë, po është më i mirë se si ishte, dhe në pajtim me standardet e OSBE/ODIHR”.
Pra, sot po marrim zgjedhjet. Të shkuarën e shohim me sytë e së ardhmes!
Një gënjeshtër e madhe mes realitetit shqiptar të Shqipërisë së mplakur e të mpakur nga largimi prej keq qeverisjes, korrupsioni dhe kapaku i zgjedhjeve të pa numëruara me ditë prej problematikës, ishte videoja e mirëseardhjes me IA (Inteligjencën Artificiale), kushtuar vetes liderëve të Evropës.
Një fantazi që është bërë virale në rrjetet sociale nga RTSH dhe CNN që ndan Facebook-un e Ramës për Samitin dhe Turizmin, etj…etj.
Por ajo që mbetet thelbësorja mes kësaj gjetje interesante të IA (Inteligjencës Artificiale) dhe humorit të pëlqyeshëm e të pranueshëm nga të gjithë është, sarkazma që ndërtohet.
Teknologjia na mundësoi e dhe provën miqësore me Macron dhe Rama për ta parë inoçencën e këtij Samiti me idenë e hedhur në vitin 2022 mes tyre.
Ky është rotacioni?
Liderë të çimentuar në pushtet dhe Welcome to Albania duket si një ironi me demokracinë.
Welcome to Tirana, the capital of Tyranny?
Mirë se vini në Tiranë, në kryeqytetin e Tiranisë, aty ku kryeministri ka zbritur zyrën ndërkombëtare me të njëjtin koncept vizatimesh përballë shtëpisë së qytetarëve me kryebashkiak në paraburgim.
Pyetja e qytetarëve tani është se me çfarë sysh po e shohim të përditshmen, 6 ditë pas zgjedhjeve?
17 Maj, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)