Protesta për dorëheqjen e kryeministrit Rama është përshkallëzuar në aksionin e vet. Qytetarët gjatë paradites synojnë ndërgjegjësimin e institucioneve. Në Ditën e 31, protesta paqësore qytetare rrethoi simbolikisht Kuvendin e Shqipërisë. Mosprania e Ramës dhe e Ballukut si dy ndër objektivët kryesor ishin jashtë sallës së ligjbërësve. Të mendosh se këto figura të korrupsionit i ruhen përplasjeve është njëra anë, por të mendosh se ata imunitetin nuk e shfrytëzojnë në çdo sekondë kjo do të ishte e gabuar. Kuvendi në seancën plenare të zhvendosur të datës 30 Qershor, tregoi tre rrethime. Gardhin metalik, pengesa njerëzore nga trupa e policisë dhe forcave speciale si dhe gardistët e gatshëm brenda Kuvendit. Një protestë që u karakterizua nga ndeshje të aktivistëve me forcat policore të cilat kryen gjashtë shoqërime në komisariatet e kryeqytetit ishin pasojat e para nga përshkallëzimi dhe provokimet. Ajo që vlen për t’u shënuar është se ‘Revolucioni i Flamingove’ siç gjerësisht po njihet edhe në mediat ndërkombëtare realizoi dhe ndeshjen e parë simbolike të “goditjes” me vezë të automjeteve të blinduara dhe me xhama të errët të pushtetarëve, simboli i fortësisë së një lëvozhge që i ka mbetur gjithë pështjellës së korrupsionit që shumë shpejtë do të thyhet pas krisjes.
Por përse gjithë kjo siguri dhe hyrje dytësore për një seancë plenare?
A janë përfaqësues të popullit këta anëtarë të Kuvendit apo ende nuk po e shohin se protesta qytetare po zhvillohet pandërprerje prej një muaji?
Çfarë presin ligjvënësit?
Ndërsa kjo mungon në Kuvend edhe pse forca e kartonit të mazhorancës e dikton me ashpërsi jetën politike të vendit duke mbrojtur korrupsionin, qytetarët zhvilluan paraditen edhe ditën e 1 Korrikut një protestë paradite duke shënuar fillimin muajit të dytë të protestave me përshkallëzimin dhe duke u vendosur për një tjetër ndërgjegjësim tek ndërtesa e Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.
Çfarë presin më ligjvënësit (?) do të ishte përsëritja e pyetjes.
E sikurse kjo mungon, ekzekutivi nuk ndalet me vendimet e propozuara apo edhe me propagandën për të treguar dhënien e një përgjigje ndaj qytetarëve protestuesve sikurse edhe sinjaleve ndaj BE-së për “seriozitetin e angazhimeve”.
Ky “seriozitet” ndodhi pikërisht më 30 Qershor dhe në mënyrën më qesharake ku sipas një informacioni ATSH qartësonte se Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për deklarimin e Parkut Arkeologjik Apoloni si “pasuri kulturore e paluajtshme” si dhe ngarkoheshin Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Njësia e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Arkeologjik Apoloni, si dhe Bashkia Fier.
Në të gjithë këtë përcaktim, krah një libiri të quajtur “The Albanian Files” zbulohet se edhe aty ka projekte dhe ide zhvillimi për Parkun e Apolonisë, fraza “pasuri kulturore e paluajtshme”, e cila lidhet fort si me kulturën antike po ashtu edhe me atë të sotme se si ky pushtet qeveris.
Vetëm brenda një muaji (gjatë Qershorit), arena e Apolonisë dha shfaqjen Rama Balluku për të konfirmuar se Fieri është Kryeqyteti i Socialistëve, qarku i 12 mandateve si dhe shfaqja komike e kryeministrit me një bluzë ku vihej në lojë Flamingo dhe revolucioni i tyre me diçiturën “Se këtu në vendin tim edhe kungulli ka kuptim”.
Një “gjetje” të cilën populli e ka proverbuar ndryshe:- “Si mbahet kungulli për gardh”.
Që janë ato gardhe marrëzie që e kanë parcelizuar dhe shitur Shqipërinë tek çdo investitor i mundshëm strategjik që në jetën e pëditshgme të shqiptarëve e që u këndohet “O kungull të humbtë fara”*.
_____
*”O kungull të humbtë fara”- Shprehja popullore për diçka që të del gjithmonë përpara dhe nuk të shqitet.
30 Qershor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)