Qytetarëve me një formim të përgjithshëm kur i sjell në mendje Arkimedin (287-212 p.k). mes ligjeve të praktikuara ata/ato do të jepnin përgjigjen ose do të shpjegonin se dy prej tyre i kanë të mirë provuar.
Pikën e mbështetjes dhe Pasqyrën.
Le ta shohim këtë si Protesta Qytetare dhe kryeministri i padorëhequr.
Shpresojmë se gjatë këtij shënimi që nuk do të zgjasë si në konfuzionin 90 minutësh që dha Rama në GPS e së Mërkurës, 3 Shtator, 2026, mund të kuptojmë dy tre gjëra kryesore.
Peshën dhe rëndësinë e tyre ndoshta gjithsekush do t’ia japë vetë pa emocion dhe mbi bazë të qartësisë se si e njohin sot realitetin e shoqërisë shqiptare dhe se çfarë ata/ato duan që ai vend të ndryshojë dhe të zhvillohet.
Largimi i ministres së shëndetësisë, dorëheqja e Prof. Evis Sala u zëvendësua menjëherë nga deputetja e PS Klodiana Spahiu me një vjetërsi 17 vjeçare në politikë që prej kur u zgjodh dhe që sot pa dashur të shkojmë në CV e saj, po tregojmë se Znj. Spahiu është ende zv/kryetare e Kuvendit të RSH-s deri në fillimin e sesionit të ri (më 7 Shtator).
Mediat pranë qeverisë dhe ato portale nga më të besueshmet prime time me siguri që do ta shtjellojnë profilin e saj. Të njëjtën gjë bëri edhe ATSH kur e dha njoftimin, por në CV e saj nuk pamë ose dalluam kontributin më pikant që lidhet me ditët dhe gjendjen e sotme të Shqipërisë, ose Shqipërisë dhe BE-së më konkretisht. Njoftimi lë pa përmendur ministren e sapo propozuar që dha kontribut në propozimin e Ligjit 21/2024 “Për Zonat e Mbrojtura”* , i cili u mbështet nga Ministrja për Turizmin dhe Mjedisin Mirela Kumbaro, u votua me shumicë kartonash socialistë dhe u dekretua më 18 Mars, 2024 nga presidenti Begaj.
E megjithëse nuk u përmend, pjesa tjetër e së fshehtës është parlamenti.
A do ketë një drejtim të ri kryesia e Kuvendit?
Ky është paralajmërimi më shumë se sa emërimi i një ministri/e.
Në se ndryshimi i ministreve pas dorëheqjes nuk kalon me togfjalëshin “shërim të shpejtë”, leksioni i Ramës mbi ‘Besën’, ‘Praninë Besnike’, ‘Pasqyra Albania”, ‘Shkalla e Meritave’ e deri tek kundërvënia provokuese me protestën “Pasqyra e Flamingove”, këto janë ca teori mëndjembushëse që vetëm Rama i kupton. Shkaktar i turbullimeve që i ngjashëm me formatet “Sy m’sy”, “Flasim” dhe “Akademia Politike Socialiste”, pa asnjë produkt veç fuqisë autokratike dhe ideologjizimit të ndjekës ë të tij dhe ku ka bërë që të luaj aq shumë kukamçeftas* me drejtësinë gjithë këto vite sa që qëndrimin në pushtet e quan reformë politikë. E bukura e kësaj është se vetë Rama rri jashtë e të tjerët u duhet ta gjejnë.
Nuk do të ndalemi në inflacionin teorik dhe shpjegimet e panumërta, pasi frytet rilindase piqen shpejtë në daljet televizive dhe pushtimin e mediave sociale për të na shpjeguar seç çdo të thoshte
Rama sot.
Disa nënvizime që mund të dalin nga një tjetër këndvështrim janë gjendjet si:
1-Kaos, tymnajë dhe diversion.
2-E-Albania një aplikim që mes shërbimeve që thuhet se kryen, po përsos njëkohësisht listën e të larguarve nga Shqipëria. Çdo informacion në duart e një shteti të korruptuar dhe të pa sinqertë në lidhje me shtetasit e vet është një lloj tjetër përndjekje dhe persekutimi.
3- Merita si të ishte një emër femëror, tani na rri përpara pasqyrave. Atyre që u vë përpara kryeministri edhe kur thotë “Pasqyra e Flamingove”. Ornitologët mund ta shpjegonin edhe më mirë shkencërisht rrezikun e Pasqyrës së Flamingove. Me shpendët (MRS-ja ose Njohja e Vetes nga Pasqyra) nënkupton si sjelljet në vazhdimësi që shpesh janë imitime, luftë për territor, rivalitet dhe këto e të tjera përgjithësisht ndodhin si pasojë e vetmisë dhe izolomit.
4- Në se evidencat që Rama sjell përmblidhen si kura e tri plagëve. Ajo më kryesorja që duhet të thuhet troç është korrupsioni si plagë. Dhe për këtë është një kurë. Ajo është Drejtësia.
Si do të arrihet tek veprimi i saj këtë arsyeshëm po e përcjell protesta.
Në këtë rast duke sjellë ndërmend Arkimedin me parimin e tij të pikës së mbështetjes, Protesta me levën e drejtësisë nga një anë e bëjnë si duhet këtë zhvendosje. Ndryshe Rama me “fantazitë dhe filozofinë”, blen kohë dhe përpiqet të gjejë rrugëdalje për të shpëtuar veten edhe pse i ka shkaktuar prej 14 vitesh këto plagë.
Ajo çka ndodh me sheshin dhe fjalën e lirë për ata që duan ta kuptojnë kryesore janë: 1-Protestë e pandalshme qytetare, 2-Paqësore dhe e pa provokuar, 3- Qëndresë dhe ndërgjegjësim deri në dorëheqje për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
_________
* Ligji 21/2024-Deputetët propozues ishin:Fadil Nasufi – qarku Berat, Florenc Spaho – qarku Elbasan, Arkend Balla – qarku Durrës, Edona Bilali – qarku Shkodër, Bujar Çela – qarku Fier-Lushnje, Anduel Tahiraj – qarku Vlorë, Shpresa Marnoj – qarku Lezhë, Mirela Pitushi – qarku Fier, Denis Deliu – qarku Durrës, Klodiana Spahiu – qarku Durrës, Enslemvera Zake – qarku Korçë, Eduart Ndreca – qarku Lezhë.
* Kukamçeftas- Gjetja e lojtarit të fshehur.
3 Shtator, 2026