Këtë shënim mund ta titullonim edhe Hashtag 2 (#2), në vijim të atij të disa ditëve më parë ‘Propaganda Anti-Rini e Ramës’.
Një arsye kjo ishte se ATSH-ja kurrë nuk hoqi dorë nga dhënia e një lajmi mbi protestën çdo ditë.
Një rekord mbulimi dhe që vijon përkujdesjen e rrëfimit në varjantin zyrtar!
Shpesh 100 ditë kur bie fjala për qeverisjen, teza kthehet në angazhim për të marrë masa dhe bërë ndryshime, por kjo me qeverinë Rama gjatë muajve të verës ishte thjeshtë një heshtje ndaj kërkesave të protestës.
100 ditë të pandërprera, të ilustruara me foto që sigurisht janë një dokument, asnjëherë nuk ishin të motivuara profesionalisht. Asnjëherë lajmi zyrtar nuk moti mundimin të tregon té se përse njëra ditë mund të jetë e ndryshme nga tjetra.
Edhe në të 100-ën ditë, formati standard i lajmit veç titullit nuk i kalonte nga 7-9 fjalitë.
Një përsëritje që duket më shumë si një detyrim i punëdhënësit se sa lajm profesional.
Tituj përtej të mërzitshmes që nuk kanë motiv dhe për më tepër po t’i lexosh nga i pari tek i fundit lajmi zyrtar është jo vetëm i mërzitshëm për të njëjtën strukturë që shkruhet, rishkruhet dhe huazohet ndoshta nga të tjerë botues, por humbet vazhdimësinë e qëndresë qytetare.
Ndoshta ky vëzhgim paraprak mund të ndihmojë diçka për Degën e Gazetarisë që tashmë rifillon e ndoshta edhe për një temë studimi duke e gërshetuar atë edhe me praktikën, pasi Protesta do të jetë aty…
Vjen ky vëzhgim si një shikim i shpejtë edhe nga se shumica e mediave programin prime time, shqiptarëve u pëpiqet që t’u jepet një larmi temash për ta zbritur këtë të fundit në muajin e katërt të saj, në renditje dhe rëndësi.
Diku vetëm protesta, diku tjetër me pak protestë nëpër të, por kishte edhe nga ato televizione fare pa protestë në ditën e 100-të pasi , edicionet informative e kishin transmetuar ngjarjen me të njëjtën cilësi sikurse edhe ATSH-ja.
Me të njëjtin kujdes për ta bërë të mërzitshme.
Dy tre Media ndërkombëtare si Reuters dhe APT, Al Jaseera e të tjera më pas si dhe Organizata Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Shpendëve (Bird Life International), i kishin kushtuar rëndësi protestës së Tiranës në 100 ditëshin e saj. Jo vetëm nga vendngjarja, por titujt e tyre rezononin në kuptimin për të marrë e përgjigjet se :- A është kjo protestë jo vetëm për mbrojtjen e natyrës një provë për të ardhmen Evropiane të Shqipërisë?
… 100 Ditëshi i Protestës Qytetare tregon se mbetet më motivues për disa këndvështrime të që kjo Lëvizje ka sjellë në shoqërinë shqiptare në lidhje me vendin, kohën dhe kërkesën për ndryshim më shumë se sa për mënyrën se si ja kushton seriozitetin asaj media.
Lajmi mbetet një mjet informimi dhe komunikimi kur jep të vërtetën.
Ai përvetësohet tani më lehtë nga teknologjia për t’u shpërndarë, por ai edhe mund të konkurrohet po kaq lehtë përmes teknologjisë duke i ballafaquar pikërisht qëndrimet dhe opinionet në raportet që ato janë me mendimin dhe fjalën e lirë dhe patjetër me të vërtetën.
Pikërisht këtu dallon shkalla profesionale e medias për t’u kuptuar në se është; e lirë, e pavarur, e vërtetë, ndërtuese përpara se të jetë shtetërore, publike dhe e rrjeteve sociale,… dhe ca më keq e censuruar dhe jo rrallë shtrembëruese ose e manipuluese me faktet pasi mundet të jetë e blerë.
Shumë nga këto simptoma bënin prognozën se nuk do të kishte më protestë gjatë stinës së verës dhe pikut të pushimeve, por Shtatori erdhi dhe 100 Ditëshi i Protestës kaloi.
Kësaj pike të fundit media e shtrembëruar ose e manipuluar ju investua me bojkot dhe me etiketime dhe për këtë do të kemi kohë dhe mundësi një tjetër herë për ta trajtuar gjerësisht.
Kryesore tani është të ndalemi për pak tek protesta në 100 Ditët e saj.
A është kuptuar Dorëheqja e kryeministrit si një çështje e panegociueshme?
Kjo është qëndresa dhe mesazhi mediatik.
Në dobi të këtij qëllimi mirë informimi, njohja e problemeve, qartësimi i opinionit publik dhe ajo që del nga lajmësit e gazetarët e terrenit janë historike për nga rëndësia.
Kjo gjithashtu të bën të mendosh që në fillim se: – A kanë qenë të mjaftueshme këto 100 ditë proteste për të kuptuar kauzën dhe kush ka fituar terren?
Përgjigjet do të ishin sigurisht pa i ngritur supet të plota; Po(!) dhe Jo(!)…
Ata /ato me supe ngritur ende nuk e kanë ndjekur nga afër protestën, por nuk do të thotë se do të jenë përgjithmonë të tillë…
Ndërsa ata/ato që mendojnë Jo(!), janë mosbesuesit se Vjeshta do të vinte me protestën ndezur. Administrata shtetërore i kishte deklaruar që më parë pushimet e verës. Ndaj me ditët e punës së qeverisë protesta duket ende ka mbetur në muajin e parë.
Kishte edhe nga ata/ato që pritën se protesta do të zbehej dhe një riorganizim i saj do ndikohej nga përçarja dhe dyshimet e mos vazhdimësisë. Dhe kjo mund të ishte kostoja e parë e humbjes.
Me sa duket kjo nuk ndodhi.
Çdo ditë në shesh kërkohet:-“Rama jepe Dorëheqjen!”.
Ndërsa për ata/ato me bindjen Po(!), aspekte të tjera si Vapa, Botërori i Futbollit, “ndeshjet miqësore” me vezë e domate me policinë dhe parlamentin, koncertet e improvizuara, mund të thuhet se janë disa ditë kulmore në ulje-ngritjet e protestës qytetare të cilave jo rralë ju bë mbështetëse bashkëkombës nga diaspora shqiptare, nga trojet shqiptare, nga media e huaj, nga përfaqësues të PE-së, nga ambjentalistë ndërkombëtarë si edhe nga turistë të huaj e kthyen në një atraksion Protestën Qytetare dhe nuk e lanë atë të shuhej, Sheshi u kthye në energji.
Kjo ishte përmasa e vërtetë e saj e shkrirë kryesisht mes masivitetit krijues rinor me vajza e djem të palodhur.
Çdo ditë mund të dukej “më e pakët” në numër krahasuar me bukurinë e ditëve të para dhe të atyre fundjavave të mbështetjes nga diaspora, por kohëzgjatja ishte dhe u bë një refren i ditës.
Në përditshmëri Sheshet e Tiranës, dhe në disa qytete të tjerë Shqipërisë si edhe në disa shtete të botës ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, kauzat “Shqipëria nuk është për shitje” dhe “Rama jepe Dorëheqjen!” mbetën të pranishme deri në gjetjen e rrugëzgjidhjes.
Ditët e para të muajit Shtator kaluan shpejtë dhe numri i 100 Ditëve, e ka shumëfishuar rëndësinë dhe mesazhin sigurisht edhe me fillimin e Sesionit të ri parlamentar ku politika nuk mund të qëndrojë më dot pas ngurtësisë as të rezultatit zgjedhor, por as edhe pasive në rrafshin institucional mbi performancën e dobët të qeverisjes, 1 vit pas zgjedhjeve.
Fryma kritike dhe analiza janë pjesë e ndërgjegjes politike personale e partiake, por edhe përgjegjësinë e përfaqësimit të zgjedhësve në Kuvendin e Shqipërisë.
Mbi këto përgjegjësi dhe vullnet që e respekton institucionin e protestës paqësore, në mënyrë demokratike krijohen hapësirat e veprimit të Kushtetutës.
Qytetarët mbajnë ritmin e protestës ndërsa shteti që mendohet se i shërben qytetarëve në rastin ideal zbaton ligjet duke reaguar me shumë shpejtësi për të ndaluar korrupsionin dhe kriminalizimin e shoqërisë shqiptare.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
8 Shtator, 2026