Askujt nuk mund t’ia merrte mendja se dalja e pafajshme nga “Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën” jo vetëm që nuk pati asnjë masë disiplinore, por fill pas Seancës Plenare për heqjen e imunitetit të deputetes Balluku, Kryetari i GPS dhe drejtuesi politik për Diasporën Taulant Balla të shfaqej në Athinë sipas ATSH-s për:- “…me rastin e 20-vjetorit të krijimit të strukturave të Partisë Socialiste në Greqi”* sikurse dhe përmes rrjeteve sociale të postonte “Nesër votojmë për pr. rezolutën për regjimin e Iranit, keqardhje për bojkotin e opozitës”* duke përmbushur me shpejtësi vendndodhjet në krye të detyrave që i kërkon koha.
Pikërisht mbi menaxhimin e kohës kur preje orëve të sikletshme në Kuvend dhe udhëtimeve kur të këqijat duhen larë, skica nga LD-NY26 jep diciturën “Taulanti kërkon nurin 0800 44 88 të UKT, Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë”. Një kujtesë për politikanët e kudondodhur të mazhorancës, që kanë kohë të fyejnë, të bëjnë të paditurin, të luajnë me hilenë e të kërkuarit falje, të ndodhen në vende të ndryshme në të njëjtën kohë, të postojnë nga çdo cep i botës dhe të jenë të gatshëm edhe për seanca plenare që ku në datat e paracaktuara të shtyhen rezoluta që shkaktojnë zhurmë politike dhe mediatike në mënyrë që t’u shmangen problemeve tepër të mprehta nga fronti i luftës së drejtësisë me korrupsionin.
Në qoftë se kjo do të mjaftonte për ilustrimin e skicës, për të folur mbi të kudondodhurin Balla sidomos mes hapësirave që krijojnë seancat parlamentare vlen të jepet dhe një fakt i ri mbi zhvillimin e veprimtarive të kuvendit ku gjithshka është e orientuar në dobi të parti-shtetit.
Për të konfirmuar pretendimin e Kryetarit të GPS Balla sipas ATSH që i referohet postimit në FB se:-“Seanca e nesërme, ditën e Martë 17 Mars 2026, është propozuar në Konferencën e Kryetarëve të datës 18 Shkurt 2026 dhe miratuar me vendim të Seancës Plenare, pra një muaj më parë (referojuni proces-verbalit të Mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, të cilat janë publike) Kush ju ka urdhëruar të bojkotoni nesër seancën, nuk jua dashka të mirën ju dhe Shqipërisë”,* por procesverbali i datës 18 Shkurt 2026 nuk është përditësuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë ashtu sikurse do të duhej të ishte marrë mundimi të botohej në një mënyrë të caktuar për t’ia lehtësuar publikut. Megjithatë në FB e kryetarit të Kuvendit Peleshi shënohet se :
U mblodh Konferenca e Kryetarëve
Në drejtimin e Kryetarit, z.Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Pika e parë dhe e dytë e rendit të ditës ishin shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 2 Mars–10 Prill 2026 dhe shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 2 Mars–20 Mars 2026. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti mirëkuptimin dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare.
Pika e tretë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i projektkalendarit vjetor “Për mbikëqyrjen parlamentare për vitin 2026”, propozuar nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Pas diskutimeve edhe për këtë pikë Konferenca nuk arriti mirëkuptimin dhe Kalendari u miratua me votat e shumicës. Kryetari i komisionit z. Fatmir Xhafaj ftoi kryetarët e komisioneve të përhershme për të dhënë propozimet e tyre për aktivitete të përbashkëta me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale gjatë zbatimit të Kalendarit “Për mbikqyrjen parlamentare për vitin 2026”.
Pra “Konferenca e Kryetarëve nuk arriti mirëkuptimin dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare”.* Gjithshka tjetër mbi të vërtetën për atë që zoti Balla dhe e përforcon më datë 16 Mars, 2026 përmes FB të vet janë vlerësime që nuk i përkasin kërkesës më të freskët për një Projekt Rezolutë për Regjimin e Iranit, ku ka më shumë rëndësi të theksohet sipas FB të Ballës se ndjehet:-“…keqardhje për bojkotin e opozitës”.
Duke ndjekur seancat dhe komisionet e Legjislaturës XI të Kuvendit të Shqipërisë, kartonat e mazhorancës vendosin jetën parlamentare dhe ngushtojnë çdo ditë hapësirat e opozitës në Kuvend duke arritur përzënien më parë se bojkoti.
Një strategji e Rilindjes Socialiste “për të thelluar fitoren në 2029-ën” (?!).
______________
*ATSH
* postime nga FB të N. Peleshi dhe T. Balla
16 Mars, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)