Do ta fillonim ditën e tetë të protestës me një rrëfenjë se perse nuk u pranua dialogu edhe pse herët në mëngjes u përcoll lajmi i ATSH-s se:-“Rama nxjerr karrige para Kryeministrisë: Kush do dialog, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë”.
Nuk ka pajtim me dhunën, korrupsionin dhe krimin, ka qenë kundërpërgjigja.
Nuk do të ndaleshim as në faktin se ATSH-ja në një shënim fundor të faqes së saj mban një shënim domethënës. Historik që me lindjen e shtetit shqiptar e fatkeqësisht me ulje-ngritjet dhe dallgët e mbijetesës së kombit krah gjeopolitikës shekullore dhe dy luftrave botërore e i dalë me pasoja nga 500 vite pushtimi otoman. Aty shkruhet; “RRETH NESH- Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) është agjencia e vetme shqiptare e lajmeve. Që nga viti 1913, ATSH ka mbledhur, botuar dhe shpërndarë lajme, imazhe dhe analiza të thella në një sërë metodash më shumë…Na kontakto: info@ata.gov.al“.
Data historike ka shumë rëndësi.
Ringritja që sollën Rilindësit e vërtetë për shtet të pavarur.
ATSH-ja ishte 2-3 vjeçare kur i referohemi historisë së atëhershme.
Kjo është histori si për akademiket, median dhe po ashtu edhe pak nga letërsia në qoftë se do të kujtonim shkrimtarin Ismail Kadare kur na jepte skenën e një “Viti i Mbrapshtë”.
Me shumë dëshirë do të ishte një lajmi i mirë në se nxënës gjimnazesh dhe studentë universitetesh sot do t’i merrnin dijet rreth këtyre rrafsheve në shkollat e pa politizuara dhe të orientuara nga ideologjitë globaliste. Por fati përsëri e deshi që 2026 ta risjellë protestën rinore me përgjegjësinë e një brezi që kërkon për t’u çliruar nga autokracia dhe diktatura që e ka rrënuar shtetin në një nivel injorance, ta përbuzë sistemin e ndërtuar dhe t’i bashkohet qytetërimit.
Përse injorance?!
Sepse edhe sot kryeministri përkrah ministres së arsimit, (ish ministre e turizëm dhe mjedisit apo edhe kulturës prej 2013) u shfaq me “gur në xhep”.
Ai nuk ka kuptuar asgjë!
Madje as nuk ka hequr dorë as nga qesëndia dhe nuk ka lëvizur karagjozllëku* i tij prej 40 vitesh. Ka mbetur veç se 300 metra larg nga bordura (parku rinia -veri) dhe po aq nga sheshi i UT (artet-jug). Sot mes këtyre koordinatave zgjodhi mesin dhe vuri një duzinë karrigesh me gjetjen për dialog (provokim) dhe shëtit me gur në xhep.
Në formë një rrethi të vendosur dhe me shënimin “dialog” në vendin e të ndenjurave që populli i thjeshtë ta thotë menjëherë shkallën e respektit, pra që kur do të shkëmbesh mendimin flit me mend dhe jo me …”. Skenografia e kryeministrit ngjante me një seance auto-terapie (një rreth ku humbet përballja). Shumë kujt i kujtohen rrathët që pas Covidit-19 dhe skena të ngjashme fushatash ku ai vetë pohonte se ishte “Patronazhisti më i Gjate”, provoi nënshtrimin e shërbëtorëve të vet dhe e shtriu atë në mbarë administratën për vitet e mbetura të mandateve të tij.
Sot ishte guri me vete në xhep mes një grupi mësuesish (skene patronazhimi). Guri me vete dhe demonstrimi i tij ishte edhe ‘strumbullari’ që u bë e reja e ditës pas betejave dhe përleshjeve studentëve e qytetare kundër policisë (rrogë e shtuar, shkopinj gome, ujë-hedhës, gaz-helmues, plumba gome, trotuare të rrjepur), etj. Mes kësaj krize që kryeministri i etiketoi shtetasit armiq dhe “rrugaçë e molotovarë“. Ai mendoi se pa pastruar gjuhën e urrejtjes do të ulej në dialog apo po gjen kohën për “një armëpushim”.
Në fakt sot ai është më tepër se kurrë i izoluar ndërkombëtarisht, por bën sikur nuk e kupton.
I rrethuar nga korrupsioni dhe i mbrojtur përmes ushtrimit të dhunës, justifikon pushtetin.
Kryeministri e ofron karrigen e bashkëbisedimit në një kohë kur prej gati pesë muajsh i është kërkuar qytetarisht dorëheqja deri sa ajo u bë e panegociueshme.
Çfarë ka ndodhur?
Edhe ky si Odiseu me këto karrige?!
A ju kujtohet se moralin e “Kalit te Trojës” për në BE e përdori menjëherë në zhargon me gafë diplomatike duke u shtirur patriot dhe duke e justifikuar incidentin e himnit të flamurit në Pustec me fqinjin ballkanik të Maqedonisë së Veriut duke thënë se:- “S’ka mushkë Troje që na lëkund”.
Asaj Evrope nga që i mungojnë sot e tutje ose ju dogjën samitet, tani u tregon se mushka ngeci tek dialogu me karriget?!
Ishte vallë grupimi i rreth 700-800 pedagogëve dhe sindikatës së tyre ai që kryeministri synoi të sfidonte me paqe duke i treguar gurin si një vijë e kuqe?
Pavarësisht hamendjeve dhe kurtheve të papritur që kryeministri ngre, fakt është që kryeqyteti dhe i gjithë vendi është në protestë dhe popullsia po përjeton terror dhe dhunë e po kërkon largimin e tij.
Pra le ti kthehemi gurit në xhep dhe gurit në dorë edhe mes mësuesve një ditë pas policëve.
Kryeministri sipas ATSH-s thotë:-“Rama: Ky gur ndan ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit” dhe po aty:- “Rama: Po studiojmë uljen e moshës për dënimin penal dhe ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç”kur një ditë më parë pohoi se do të ndëshkonte me viza drejt BE-së dhe me të drejta studimi familjet e rinisë protestuese sepse i etiketoi “terroristë dhe Antifa”.
Në të vërtetë thirrja e rinisë dhe e popullit shqiptar si kurdoherë që edhe u dëgjua në Parlamentin Evropian ka qenë eurodeputetja Anna Strolenberg që me dhimbje e qartësisht ngriti zërin: -“… i vjen turp që BE-ja dënoi vetëm dhunën e disa protestuesve të dhunshëm, por nuk dënoi dhunën e tepruar të policisë ndaj shumicës së protestuesve paqësorë. Ne flasim për vlerat, por nuk bëjmë asgjë kur ato vlera shkelen. Njerëzit mund t’i falin armiqtë e tyre, por nuk do ta falin një mik që i braktis”. Ajo ishte një zë që ju bashkua shqiptarëve duke thënë shprehimisht se:-“Shqipëria e shqiptarëve dhe jo Shqipëria e Edi Ramës dhe e të pasurve. Çdo ditë më vijnë pamje të cilave nuk mund t’ua kthej shpinën. Protestues të qëlluar me plumba gome, fëmijë të rrahur dhe të arrestuar. E gjitha kjo sepse Edi Rama nuk dëgjon dhe nuk pranon të ndryshojë.
Pikërisht këto fjalë nga mediat zyrtare dhe pro propagandës ne nuk i dëgjojmë. Ashtu siç nuk kemi dëgjuar shqetësimet e protestës që t’i jepte përgjigje qeveria dhe klasa politike brenda parlamentit se “Shqipëria nuk Shitet”, “Shqipëria e Shqiptarëve- Jo e Tradhtarëve”, apo me të vërtetë dhe me sinqeritet se zhvillimi “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”...etj. etj. të cilat i pengon një klan rilindësish që e mbajnë pushtetin dhe kurrë nuk e kanë dashur e për më keq në 14 vite Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë grabitur dhe i kanë përzënë.
Kur kryeministri sërish tregoi gurin në krah të ministres së arsimit dhe tregoi masat shtrënguese e forcën e ligjit, rastësisht u rishfaq edhe njëherë rrëfenja e një roje shkolle dikur që ishte i punësuar në kohën e socializmit.
Këtë po ndajmë me ju, per ta nxjerrë vetë moralin mbi shoqërinë dhe shtetin siç e mendojnë elita e rilindësve socialistë.
Pavarësisht nga biografia dhe niveli i dijes, atë roje shkolle që rrallë e dëgjoje të fliste, kur e pyesnin për bëmat e së shkuarës ai tregonte se si ishte bërë “ushtar” në vitin e mbrapshtë. Ai tregonte një histori që zhvillohej në kohën e Haxhi Qamilit (1913-1915). I pa orientuar se ku dhe nga do të shkonte ai u bë “ushtar i babës”. Prova që ai kaloi ishte se dikush nga rradhët pranë Haxhiut (rekrutuesi), i kërkoi bindjen dhe i tha se :- “A beson se ky gur me nji shkelm i rrokullisur prej majës kodrës (e i dha një të shtyrë), po ti thotë baba (Haxhi Qamili) hajde lart…guri vjen?!”.
Një Po ose Jo e ndante…
Ndaj mbeta roje thoshte “ish ushtari i babës”, i pa shkollë.
Kështu e mbyllte sa herë rrëfimin e vet roja i shkollës.
E treguam këtë rast se të tille ose të larguar i do kryeministri shqiptarët dhe më pranë si policet dhe mësuesit e servilët që kënaqen me sa ju jep nga çka rrëmbyer prej taksave. Ai bashkë me ata që shtypin sot nga më i shkurtri e deri tek më i gjati quhen patronazhistë.
Ndaj edhe një nga tituj lajmet e ATSH-s sot ishte thurur aq trashë sa:-“Rama nxjerr karrige para Kryeministrisë: Kush do dialog, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë”. (bujrëm)
Çfarë ndodhi më pas?
Protesta vazhdoi.
Sindikatat e Universiteteve tubuan duke u bashkuar me studentët, nxehësit, prindërit dhe qytetarët për të mos dialoguar me injorancën dhe krimin që e ka kapur dhe po e drejton shtetin.
Kush është i zoti dhe e kupton sa nuk është vone të hidhet e të mësoje notin duke dalë nga ajo injorancë e pushtetit.
Guri lart nuk ngjitet siç don kryeministri.
Mendje nuk ndërron…
Ai prapë do ta shtyjë deri sa të largohet dhe do ta zhveshë kostumin e dy ditëve të fundit.
Do të behet sportiv dhe a do veshë shallvare apo do mbajë në dorë penelin, koha do ta tregojë.
Paralajmërimi para se vërtetë t’i vijë helikopteri është “Rininë mos të guxojë ta prekë e ta dhunojë!
20 Tetor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)