(Rama:-“…dëshmitarë në të njëjtën ngjarje, tregojnë katër ngjarje të ndryshme”)
Shumë kujt kur i sjell ndërmend muajin Shkurt 2022 mbi 40 dësgjesat e dëshmitarëve në “Komisionin hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane”, lidhur me qytetet Fier, Elbasan dhe Tiranë do t’i freskohej pozita më e pa këndshme e kryeministrit Rama. Ajo pikë kthese që ai nuk ja ka lejuar vetes që t’i rikthehet viteve më pas në politikë duke ndërtuar një ndarje të përgjegjësive nga vetja dhe formimin e një figure autoritare që synon t’i kapë të gjitha pushtetet.
Pikërisht deformimin para të vërtetës kërkon të paraqesë arti në skicën e LD NY24 me diçiturën “Rashomon II”.
Si mund të kuptohet përmbajta e frazës së Ramës:“… katër dëshmitarë në të njëjtën ngjarje, tregojnë katër ngjarje të ndryshme”?
A mund të ketë ndopak interes profesional nga personalitetet e drejtësisë të vlerësojnë një tjetër pistë nga dëshmitë e dhëna nën betim para “Komisionit hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane”?
A ju kujtohen katër dëshmitarët e fundit dhe ku ndodhen tani ata?
1-Arben Ahmetaj- zv. kryeministër tani në azil.
2- Engjëll Agaçi- Sekretar i Përgjithshëm i KM, në detyrë.
3- Erion Veliaj- Kryetar i Bashkisë Tiranë, nën hetim paraprak, me prova të grumbulluara dhe vepra penale sipas nenit 260 të Kodit Penal.
4-Edvin Rama – kryeministër që sot mbron tezën se ai është arkitekti i drejtësisë së re.
Le ta freskojmë dialogun e skicës:
Rama:-“Zonja Tabaku. Unë jam shumë i dhënë pas kinemasë dhe një nga 5 filmat e mi të preferuar të historisë së kinemasë është Rashomon-i i Akira Kurosawa-s (ja sugjeroj të gjithëve ta shohin)… ku katër persona që janë dëshmitarë në të njëjtën ngjarje, tregojnë katër ngjarje të ndryshme. Shofin katër filma të ndryshëm”.“Pra të shohim gjëra të ndryshme për të njëjtat dokumenta. Kjo nuk shkon sepse analfabetizmi juridik i ushqyer nga qëllimi politik nuk na ndihmon të merremi vesh se për çfarë flasim”. *
Është një rastësi e dhuruar shprehja se, “ku katër persona që janë dëshmitarë në të njëjtën ngjarje, tregojnë katër ngjarje të ndryshme”.
Ky dialog është pjesë nga dhjetëra orë regjistrime dhe procesverbale të mundshme për t’u parë dhe dëgjuar jo vetëm nga publiku, veç artikujve në media apo edhe qëndrimeve nga profesionistë të fushës të së drejtës.
Thelbi drejt të së vërtetës zbulon përgjegjësitë që dalin nga përgjegjësitë dhe detyrimet publike kur dëshmia bëhet nën vlerën e betimit. Dhe kjo formulë;“Betohem se do të them të vërtetën, të gjithë të vërtetën dhe të mos them asgjë që nuk është e vërtetë” e ku më pas kur dëshmitari deklaron: “betohem” e tregon gjeneralitetet e tij*, mbetet rezultati i dëgjesave të muajit Shkurt 2022 të një historie të filluar në vitin 2017 ku pa lënë gjurmë nuk dihet fati i 430 milion €.
Ca më e rëndë është edhe shprehja se si figurat autoritare diktojnë forcën politike me votën e kartonit në bllok, kur ky komision u hodh poshtë nga mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë duke vërtetuar Ramën se është ai që e ushtron në Rilindjen Socialiste “analfabetizmin juridik të ushqyer nga qëllimi politik”, madje duke e çuar atë deri në dëshirat më të errëta që ta sundojë drejtësinë dhe ta përdorë atë si armë ndaj çdo kundërshtari.
“Rashomon II”, (së shpejti në ekranet tuaja si një rimasterizim nga Rama dhe elita e Rilindjes Socialiste), është skica që të bën të mendosh jo vetëm për ata karaktere që e mbrojnë veten për t’u treguar të pastër përmes gënjeshtrës, por edhe mënyrën se si kodi i heshtjes i organizon mashtruesit deri sa e vërteta të dalë sheshit.
Megjithëse për dikë mund të duket e komplikuar, kjo skicë aq sa sugjeron një pistë emocionale hetimi po aq sa edhe e ndihmon publikun që të kuptojë se në politikën e korruptuar të eturit për pushtet premtimet i kanë të barasvlershme me gënjeshtrën edhe përse betohen se do të tregojnë vetëm të vërtetën, të gjithë të vërtetën dhe të mos thonë asgjë që nuk është e vërtetë”.
_______________
* Kodi i Procedurës Penale RSH. Neni 360 Paraqitja dhe betimi i dëshmitarit
* Rama më 23 Shkurt, 2022 në Komisionin hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane.
10 Janar, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)