“Natyra mbrohet me shkencë, me transparencë dhe në terren”, kështu e mbyll statusin e tij përmes facebook-ut Ministri i Mjedisit Sofjan Jupaj, të cilin ATSH e ka botuar nën titullin “Përfundon procesi dyvjeçar i rivlerësimit të Monumenteve të Natyrës”. Në se ky studim i përket një periudhe dy vjeçare të bën të kuptosh se ministri Jupaj është i përditësuar sa duhet me studimin e trashëguar nga ministrja e mëparshme Mirela Kumbaro që mbulonte njëkohësisht sektorët në konflikt interesash Turizmin dhe Mjedisin. Duke mbajtur vetëm njërin që prej shtatorit 2025 nga CV e Sofjan Jupaj ka një hark kohor të rëndësishëm prej lindjes deri tani që dorëzon Rivlerësimin e Monumenteve. Ai u lind në muajin Shkurt të 1991, kur ra monumenti i diktatorit Hoxha dhe u diplomua në vitin 2013 kur në piedestalin bosh vuri këmbët rilindësi Rama.
Dikush mund ta quaj të pakëndshëm krahasimin dhe kjo është e një rastësi që na ndihmon të shohim meritat e shefit dhe të vartësve megjithëse me moshë dhe me autoritete të thekura nga kontrasti.
Kur e lexon dhe e dëgjon shprehjen “Natyra mbrohet me shkencë, me transparencë dhe në terren” nga statusi më i fundit i ministrit Jupaj do të ishe një qendrim nihilist po të mos e aprovoje saktësinë e mendimit të hedhur. Por e ndarë nga realiteti kjo është një propagandë e trashë e pushtetit, prandaj në dhjetra monumente që çdo rreth ka, Shqipërisë i është ndërhyrë me dhunë në qindra prej tyre ku ideatori i copëzimeve, kryeministri Rama me ‘Paketën e Maleve’, ‘PPP-t’ dhe ‘Investitorët Strategjikë’ ka ndërhyrë duke tharë dhe betonizuar çdo hapësirë pranë zonave të mbrojtura.. ‘Albanian Files’ janë një dosje e gatshme ndërsa ‘Ligji 21/2024’ është gërshëra ose bisturia që pret dhe i kryen këto transaksione.
Si ta kuptojmë ministrin Jupaj kur flet për “Rivlerësim të Monumenteve” kur thotë:- “Natyra mbrohet me shkencë, me transparencë dhe në terren” dhe si ta kuptojmë kryeministrin Rama kur deklaron një copë Shqipërie tashmë të shituar kur rrëshqet lapsusin:-“Faktikisht së shpejti, çështje javësh, shfaqja e parë e ‘Pasqyrës’, sepse është një punë goxha e madhe që po bëhet për ta ndërtuar gjithë këtë arkitekturë të re bazuar te Inteligjenca Artificiale, por shfaqja e parë e “Pasqyrës” që do të jetë e disponueshme për të gjithë do të jetë një komponent i saj, i cili quhet ‘Flamingo Mirror’, Pasqyra e Flamingos, ku do të ekspozohen nga A-ja te ZH-ja të gjithë aspektet e mundshme dhe të imagjinueshme që lidhen me një çështje me rëndësi të veçantë dhe në rastin konkret tema e Sazanit dhe e Nartë – Pishë Poros, jo e Nartë – Vjosës, nuk ka Nartë – Vjosë. Ky është një lajm i rremë, Nartë-Vjosa është në anën tjetër, Nartë-Pishë Poros, do të jetë e gjitha e ekspozuar me dokumentet përkatës, me të dhënat e procesverbaleve, me statusin e negociatave, me referencat ligjore për të gjitha pikat e ngritura si problem dhe pastaj ajo do të pasurohet hap pas hapi me projektin, me studimin mjedisor, me gjithçka.”
Në se do shkencë edhe monumentet janë ekosisteme dhe nuk mund të flasësh për hartë kadastrale në letër dhe të thuash:- nuk ka Nartë – Vjosë. Ky është një lajm i rremë, Nartë-Vjosa është në anën tjetër”.
Malli i kujt është ky?!
Në se do transparencë zbato ligjin e pronësisë dhe mbro natyrën.
Dhe në se do shkencë mirëkupto arritjet e studiuesve shqiptarë që prej vitesh kanë dhënë kontribut dhe mbrojtjen e natyrës e kanë të shtrenjtë dhe të shenjtë me gjithë kushtet e varfëra që ata punojnë.
Sa për konceptin se Monumentet janë Ekosistem mund të shprehim se asnjë studiues i natyrës nuk e merr guximin dhe të nxitohet kur për to bëhet fjalë.
Ekosistemi është ai që është i ndërthurur në miliona lidhje nga nivelet më të ulëta i të gjitha të krijesave të gjalla që e përsosin jetën në shtratin e vet të burimeve të energjisë si drita, uji dhe toka, ose ajo që quhet biosfera, vetë planeti Tokë. Njeriu që jeton në të është pjesë, por edhe qëndron në kulmin e kësaj marrëdhënie mes Ekosistemeve pasi arrin t’i njohë, t’i shfrytëzojë duke bashkëjetuar dhe sigurisht më kryesorja t’i mirëmbajë të gjitha këto nivele. Nëse me Ekosistem përkufizimi na jep të kuptojmë një zonë gjeografike ku organizmat e gjallë bashkëveprojnë me njëri-tjetrin dhe me mjedisin e tyre fizik jo të gjallë, si një sistem i vetëm dhe vetë-mbështetës. Shqipëria ka territorin, bukuritë e natyrës që ja ka falë Zoti siç thotë shprehja dhe nuk janë për shitje ashtu sikurse ka një popull që do t’i dalë zot fateve të veta dhe ta ruajë trashëgiminë për brezat që do të vijnë.
Sa për rilindësit që prej 2013 ekosistemi i tyre tashmë njihet si mjedisi i krimit ekonomik ku gjallon korrupsioni, i veshur me PIP, para, ideologji dhe propagandë.
4 Shtator, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)