Pasi ka mbaruar një turne fluturimesh Tiranë-Abu Dhabi (13-01-2026), dhe kthim…, Tiranë-Jeruzalem (26-01-2026), dhe kthim…, Tiranë-Romë (drejt Vatikanit 04-02-2026), dhe kthim,… Tiranë-Uashington (04-02-2026 ) dhe kthim,… piloti i katastrofës ekonomike të Shqipërisë dhe njëherazi kryeministër i RSH, Rama për të ardhur tek fluturimet drejt fundit sepse ai përfundimtari do të jetë kur të ketë dhënë dorëheqjen nga posti si kryeministri më i korruptuar dhe më i kriminalizuar, udhëtimin ajror me helikopter Tiranë-Korçë -Vlorë dhe kthim e cilësoi me mllefin antimediatik që e karakterizon si të tillë:- “E dyta, me aks të lirë a me aks të bllokuar, ky fluturim me helikopter ishte planifikuar kohë më parë, pikërisht sepse grupi që vjen do të shohë Korçën, Vlorën e nesër Tiranën në vetëm 24 orë qëndrimi në Shqipëri.”
As kush nuk i kërkoi atij llogari se a ishte apo nuk ishte planifikuar i planifikuar më parë?
Këtë shqetësim eka ngritur ai vetë duke u përvëluar me hapje mbylljen e kapakëve të tenxhereve mediatike që si shef kuzhine i ka të gatshme recetat propagandistike.
Rama e di se kur i vë dhe kur i heq presionin tenxhereve për t’i dhënë shije legjislacionit me 83 përfaqësuesit e pangopur mbi buxhetin e shtetit dhe qeverisë së tij.
A harroi kryeministri se Shqipëria u përmbyt përsëri në fillim të muajit Janar dhe përgjegjësi nuk kishte?
Madje nga fluturimet Rama paralelizonte emergjencën që kurrë nuk u shpall me zonat e përmbytura me motin e keq në Evropë?!
Ndërsa periudhën e fundit që ky kryeministër pretendon se ka prapësuar tre herë kërkesat e dorëheqjes e zv/kryeministres dhe njëherësh ministre e infrastrukturës Balluku, justifikohet se fluturimi mbi infrastrukturën nën shembje shprehet se: – “…ka zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse.”
Po ju sjellim një shënim të dy viteve më parë nga UGSHPD me titull “BALLUKU SFILON NGA ASFALTI NË SHEMBJE ME Tik-Tok”*, ajo që duhet kuptuar nga ky shqetësimi i ngritur është se mbi këtë asfalt, dy shoqëruesit e Miss-it janë me arrest prej prokurorisë speciale, ashtu sikurse dhe pse mandati dhe dorëheqjet janë bërë pjesë e lojës politike prej mbi dy muajsh. Shpalleni Miss Ballukun, se me atë korrupsion tenderash në infrastrukturë janë fituar zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme. Aq shumë është vjedhur sa nuk shkohet dot më tek banorët me rrugë të asfaltuara për t’ju kërkuar votën, por do duhen fluturime me helikopterë për vendoret e 2027.
Mbi tërë këto ngjarje shtuar dhe presionin mbi drejtësinë dhe median, relativizmi dhe krahasimi i kryeministrit Rama se :- “…ka zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse.” ashtu sikurse një foto e shkarjes masive të dheut në Niscemi-Siçili shkatërroi prona, rrugë dhe detyroi evakuimin e mëse 1000 banorëve pasi shkarjet e dheut ishin nga 50-70 metra.
Faleminderit për krahasimin dhe informacionin relativizues i nderuar kryeministër që jehon edhe në mediat që juve i mbikëqyrni?
Para zgjedhjeve shtruat dhe shpuat pa inspektim dhe certifikim rrugë, aeroporte dhe tunele të cilat janë nën rrëshqitje, fundosje, të përmbytura dhe shpesh herë të pa kalueshme për shkak të ndërhyrjes pa u konsultuar me gjeologjinë e tokës dhe ekosistemin për dëmin e menjëhershëm që i keni sjellë natyrës dhe burimeve të pasurive të saj.
Kjo është fatura e dëmit, paratë e përvetësuara nga taksat e shqiptarëve të cilat duhen kthyer në arkën e shtetit.
Infrastruktura shqiptare e drejtuar nga elita socialiste në këto 12-13 vite ka shpërdoruar dhe përvetësuar aq shumë sa që jo vetëm rrugë, hekurudhë, porte dhe aeroporte do të ishin ndërtuar, por edhe fond për të ndihmuar kauzat botërore nga lufta e Ukrainës dhe deri tek anëtarësimi i përhershëm në “Bordin e Paqes” do të kishte ndjerë kontributin modest të popullit shqiptar.
Por motoja e qeverive të korruptuara është përvetësimi nga çdo projekt dhe rritja e taksave mbi shtetasit.
Nga kjo panoramë e helikopterit dhe duke ju rikthyer asaj fotoje të frikshme të shkarjes së dheut që juve kryeministër servirni në krahasimin relativizues, nuk është as për të ngritur supet si për të thënë se janë ‘fate të natyrës’ dhe as të kuptuarit se ‘ka edhe më keq’.
Në fakt më keq është fundi i greminës ekonomike dhe shoqërore që Rilindja Socialiste ka shkarë.
Elita e juaj është në buzë të saj.
Kush ju ndjek me ndërgjegje dhe pas propagandës me BE 2030, mashtrimit elektoral edhe me drejtësinë dhe e mban lidhur interesin pas jush si forcë politike që shqelmoi edhe elektoratin socialist, fatkeqësisht gjatë kësaj rrëshqitje do të arrijë ashtu sikurse fundin edhe pashmangshmërinë nga drejtësi.
____________
23 Shkurt, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des journalistes professionells albaniase de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)