Në Romë u zhvillua sot Mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive fqinje Shqipëri-Itali në Romë më 13 Nëntor, 2025 u shqua për volumin e nënshkrimit të 16 marrëveshjeve dypalëshe, por njëkohësisht mund të shihet edhe si një tjetër katapultë e kryeministrit shqiptar Rama për anëtarësimin në BE. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp dy kryeministrat Meloni dhe Rama, “diplomacia” e mburrjes vetjake u përmblodh në një shprehje që shumë e trajtuan si pjesë e segmenteve me shaka që i karakterizojnë samitet ndërkombëtare, ku Rama është i pranishëm.Për integrimin në BE nga Roma ai e lidh me vitin 2028, vit kur edhe Evropa që e njeh rotacionin i jep Italisë drejtimin e Presidencës së BE-së. Shakaja e Ramës nënvizon:- “Për ta mbyllur, do doja të shtoja që po, do të ishte me te vërtetë qershia mbi tortë nëse në vitin 2028, vit në të cilin Italia do të marrë kryesinë e Këshillit Europian dhe kur Giorgia do të mbajë rolin e dyfishtë atë të kryeministrit të Italisë dhe atë presidentit të Këshillit Europian, po qeshni, por koha do të kalojë dhe do ta shihni që unë kam gjithmonë të drejtë”.
Dhe menjëherë Kryeministri i Shqipërisë disa ditë më pas u gjend në Bruksel, ku foli për zgjerimin dhe hapjen e gjithë kapitujve të anëtarësimit.
Pikërisht nga ky moment, kur në konferencën e orientuar për shtyp ku tani më nuk flitet për Diellën -Ministren Antikorrupsion, një pyetje e harruar ishte ajo që ju adresua paanësisë së inteligjencës artificiale se:-Çfarë kuptimi ka fjala pallosh që zv/kryeministrja Balluku e pranishme në njërin prej takimet kishte bërë më parë rreth një çështje që lidhej me favorizimet në tenderat e tunelit të Llogorasë?
Me google translate Diella e përktheu Palloshin* në Peacock dhe Pavone (në gjuhët angleze dhe italiane).
Ndaj fryrja kapardisja e bishtit të Palloit solli skicën e LD-NY, 25 të titulluar; “U çelën grup kapitujt si pendët e Palloit”.
Kjo është aq e vërtetë sa vetë Rama tashmë është i bindur në oportunitetet që hapen për Italinë, Melonin pas dy vitesh, por edhe veten 14 vite si kryeministër pa lëvizur nga vendi jep shifrën se 92% e shqiptarëve e duan BE-në?
Kjo është e vërtetë për atë pjesë të popullsisë së mbetur në Shqipëri pas largimit të afro 1 milion shtetasve për një jetë më të mirë, për krah pune dhe për të mos u dhunuar nga korrupsioni. Pra një përllogaritje që as mbi gjysmën e popullsisë bën sikur nuk e kupton që është opozitare ndaj regjimit të tij dhe ka vendin dhe vlerat e veta në një shoqëri demokratike. Për atë që dhe enkas mbetet jashtë trajtimit mediatik të shtyrë nga propaganda mund të kujtohet se marrëdhëniet dypalëshe me Italinë janë të mirënjohura edhe më parë pushtetit Rama, madje më e afërta është 12 Shkurti, 2010 pra më shumë se 15 vite më parë kur Republika Italiane dhe Republika e Shqipërisë kanë nënshkruar përmes kryeministrave Silvio Berluskoni dhe Sali Berisha Deklaratë e Përbashkët mbi Krijimin e një Partneriteti Strategjik midis Republikës Italiane dhe Republikës së Shqipërisë.
Por për hir të shprehjes Pallosh duhet sqaruar se Fjalori i Gjuhës Shqipe tregon disa cilësi si; të pangopësisë, i trashë nga mendja, i gjatë dhe i shëndoshë deri diku “i padjallëzuar”, pra një Pallosh burrë. I renditëm të gjitha këto edhe jo për të njohur lexuesin për kuptimin e fjalës “pallosh”, por edhe për t’i dhënë një element më shumë lehtësimi zv/kryeministres Balluku në rastin e vërtetimit të mesazheve të shkëmbyera mbi cilësitë e shefit të saj, për seancat e ardhshme ndaj akuzës dhe thirrjes si e pandehur nga SPAK.
Të shohim çdo të ngjasë.
Rama mbase do të ketë kohë të mbajë fryrë erashkën e puplave të Palloit apo do ti bien pendët?!