Fluturimi i parë Toronto-Rinas u prit me bezdi sot nga kryeministri Rama.
Në më pakë se 24 orë ai është detyruar “të ulet” dy herë në aeroportin “Nënë Tereza”. Një ditë më parë nxitoi për të kapur votimin në Kuvend, ndërsa sot mori pjesë në ditën e përurimit të linjës së parë transoqeanike.
Arritja është e konsiderueshme kur mendon se ke zhvillim biznesi me përtej oqeanin.
Por arroganca dhe megalomania, janë futur aq thellë në drejtimin e shtetit sa punët e qeverisë i kushtohen vetëm një individi.
Për të treguar se si një ceremoni zbehet (populli do të thoshte menderoset), kjo vjen vetë nga deliri i Ramës.
Nuk ja vlejnë furçat falenderuese në masë kur humorin e bën jo pa vend, por duke i treguar vendin miqve në sy të të pranishmëve.
Duke u nisur nga humori si 1/2 e së vërtetës, një deklaratë e tij shkaktoi të qeshura kur ai si kryeministër dhe ruajtësi i parave të shqiptarëve ju drejtua të pranishmëve duke thënë:-“Nuk kam asnjë falenderim për përfaqësuesit e kompanisë. Përfaqësuesi i kompanisë ka shumë mirë sepse sa më shumë të fitojë kompania aq më shumë do rriten fluturimet. Po falenderim nga unë jo!” dhe në fund të thumbit që ka humori Rama shtoi se:-
“Nuk keni bërë asnjë sakrificë, madje jeni dhe vonë se duhet të kishe ardhur më përpara, por prapë jeni më përpara se ata që do vijnë më mbrapa.”
A ka ndonjë lidhje kjo ecejake, para-mbrapa me objekt Rinasin që ta themi një të vërtetë dhe jo atë që kryeministri 1/2 të vërtetat i quan gënjeshtra të mëdha?
Besohet se po.
Më 18 Qershor, 2026 Kuvendi i Shqipërisë si asnjëherë tjetër u ndërpre katër herë. Nuk bëheshin dot 84 numrat pasi Koçeku dhe Balluku nuk ndodheshin në sallë. Përmbysja pritej vetëm prej mbërritjes së kryeministrit nga një fund vizite në Romë në Forumin Botëror –Nisma e Investimeve të Ardhshme (“Future Investment Initiative”). Kjo ishte ulja e parë ndërsa tjetra ndodhi me 19 Qershor, 2026 kur zyrtarisht u krye edhe fluturimi i parë Kanada- Shqipëri.
Por ku shihet qejf mbetja e Ramës kur me humor u shpreh se:-“Nuk keni bërë asnjë sakrificë, madje jeni dhe vonë se duhet të kishe ardhur më përpara…”.
Kjo ka një lidhje shumë të bukur në raport me ato raste kur mediat pranë tij servirnin për kundra peshë të korrupsionit në qeveri rastin Balluku dhe mbrojtjen e imunitetit të saj në fund të vitit të kaluar kur thuhej se rrezikohej marrëveshja mes dy vendeve.
Duke e rifreskuar lajmin, që vjen dy javë më pas se sa ishte parashikuar (1 Qershor), po shënojmë :-“Njoftimi për miratimin e kësaj marrëveshje u njoftua 1 orë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi rikthimin në detyrë të zv/kryeministres Belinda Balluku. Pak ditë më parë ishte vetë kryeministri që deklaroi se marrëveshja po shtyhej në kohe përshkak të pezullimit të zv/kryeministres Balluku.”*
Pra diçka ndodhi deri në Gjykatën Kushtetuese që pezullimi të pezullohej.
Kjo e fundit, ecejakeja e Ramës për të plotësuar votën e deputetes së Fierit Balluku, ish zv/kryeministren dhe ministren e energjetikë dhe na bën të kuptojë se pasi kryhet një hap oreksi për të tjera shtohet.
Kjo është po aq e vërtetë sa nga Rinasi prej të njëjtit burim flitet se Vlora do përfundojë si Aeroport, por edhe për një aeroport sezonal për Gjirokastrën, gara do të çelet.
E përsa Aeroporti i Vlorës, është më shqetësuesi për Lagunën e Nartës, biodiversitetin e Lagunës, derdhjes së Vjosës ku përfshihet edhe Zvërneci si ekosistem dhe Zonë e Mbrojtur, kryeministri Rama nuk ndalet nga idetë që i quan projekte dhe pastaj i prapëson si ide investimesh.
A nuk ishte fjalimi në Amfiteatrin e Apollonisë Fier me rastin e 35 vjetorit të PS një demonstrim force dhe dhune verbale që Rama etiketoi protestën qytetare, flamingot e të tjera duke lënë të kuptohet se kjo tashmë ka kaluar. Këmbëngulja që projekti dhe investimi 4 mld. € do të vazhdojë.
Ose edhe nga aty që paralajmëroi se shqiptarët nuk paskan parë gjë akoma. Një tjetër projekt edhe më i madh do të bëhet mes Kavajës dhe Durrësit duke thënë:-“Edhe të tjera investime kaq të mëdha do i sjellim Shqipërisë. Shumë shpejtë do shikoni dhe jam shumë kurioz çfarë do thonë për atë.” (?!)
Populli nuk është më fare kurioz.
Po kërkon përgjegjësi dhe transparencë sepse është zot i vendit.
Ai që ende se ka marrë vesh jeni juve kryeministër.
Protesta për dorëheqjen tuaj dhe pikërisht për këto, mbahet e pandërprerë në ditën e 20-të të saj.
_____
*abc- 12 Dhjetor, 2025 “Linjë ajrore Shqipëri – Kanada/ Qeveria shqiptare firmos vendimin. Fluturimet nisin në qershor”
19 Qershor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)