Çfarë do të thotë dalja në terren për Ballukun?!
Me qenë se Rama nuk është fare i angazhuar me emergjencën e përmbytjeve dhe boshllëku i tij nuk mund të mjaftonte me ministret dhe ministrat e ditëve të para për ta patur nën kontroll situatën, më 8 Janar , 2026 sipas ATSH-s, shohim përfshirjen me mesazhe të Presidentit të Republikës SH.T.Z Begaj dhe futjen në lojë ose çarjen e rrethit të pezullimit nga zv/kryeministrja Balluku. Ka shumë këndvështrime dhe spekulime.
Le të lëmë me një anë kujdesin qeveritar për ndjenjën e përgjegjësive në institucionet gati rreth 90% që lidhen me pozicionin e saj, transport-infrastrukturë, energji, sistemi i kullimit, vepra dhe projekte pas të cilave prej vitesh kanë qendruar një buxhet me miliona €, para të taksapaguesve shqiptarë dhe sot shohim testin e dështuar të gjithçkaje që ka prekur me dorë Rilindja Socialiste.
E përsërisim se faktet, hamendjet duke futur këtu edhe luftën politike brenda llojit dhe të asaj në opozitë, dalja e Ballukut në terren shfaq cenueshmëri përpara provave që drejtësia e ka marrë atë si të pandehur apo edhe mbrojtja e pezullimit të Gjykatës Kushtetuese deri me vendimin e 22 Janarit apo më tutje.
Pa konspiracion dhe pa parashikuar fatkeqësitë që mund të ndodhin me kushtet ekstreme të motit ku së fundi Belinda Balluku është shfaqur;- Çfarë do të ndodhë me provat?
A ka përgjegjësi Gjykata e posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin për të krijuar kushtet e sigurisë së jetës të të pandehurve dhe dëshmitarëve?
Nuk po hamendësojmë, por në kushtet e një korrupsionit të lartë shtetërore, individë që janë marrë në hetime nga drejtësia (strukturat e posaçme), edhe pse parashikohet prezumimi i pafajësisë janë larguar në drejtim të paditur ose kanë krijuar alibi, për t’ju shmangur pikërisht drejtësisë.
Drejtësia mund të ndjehej e qetë vetëm në rastin kur këta individë, sidomos të veshur me pushtet politikë do të përballeshin duke pranuar dorëheqjen dhe hapjes rrugë shqyrtimit të dosjeve.
8 Janar, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)