“A ia vlen të pres dhe pak…” titullohet poezia e shkruar në vitin 1991 dhe e përfshirë në librin tim të dytë poetik “Unë nuk jam e përjetshme” botuar nga Shtëpia Botuese “Dardania” 1994 me kopertinë të piktorit të mirënjohur Nazmi Hoxha, libër të cilin e kanë vlerësuar dy poetë shumë të rëndësishëm të Kosovës si Teki Dervishi dhe Ramadan Musliu.
Libri im i parë me titull “Vij”, i dërguar për botim gjatë diktaturës kur isha gjimnaziste, humbi në sirtarët e Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”. Nuk ishte i botueshëm. I shkruar nga bija e një poeti dhe gazetari të persekutuar nga diktatura. Bija e persekutuar e një poeti të persekutuar. Viktimë e viktimës së viktimës, prej viktimës.
Poetët janë edhe naivë, edhe pararendës të fatthënës.
Besojnë të parët, dyshojnë të parët, zhgënjehen të parët, rebelohen të parët.
Prandaj diktatorët i urrejnë për vdekje.
Që në vitin 1991 e kam ndjerë atë tragjedi që do të vinte gjatë tre dekadave. Shpopullimin, deportimin e një populli nën flamujt e sloganëve marramendës.
Megjithatë e kemi një mburojë të ekzistencës, Aleancën Euro-Atlantike.
Faleminderit Zotit.
Shihni Ukrainën si po e vrasin!
Se sot vetëm Zotin kemi.
Sistemi demokratik, të cilit ne poetët i falemi, Perëndimi ylli ynë polar – duket sikur e ka marrë stuhija.
Larg qoftë!
******
Ne ishim një popull i zhdukur.
Askush nuk fliste për ne. Për një popull të prangosur. Sikur Shqipëria të ndodhej në vendin më të humbur të botës.
Sot një gazetar italian më tregon se malet e Shqipërisë shihen nga Puglia, e megjithatë ne ishim të harruar, të dalë nga kujtesa e Europës, nga hartat gjeografike dhe demografike.
Shqipëria ishte si një Titanik i mbytur,
por askush nuk i kërkoi asnjë relike,
nuk doli asnjë Longfellow të kujtohej t’i thurrte një elegji edhe pse ishim trashëgimtarët gjenetikë të Skënderbeut, dikur shpëtimtarit të tyre!
Poezia që po iu sjell, në libër titullohet “To be or not to be”, titull që në botimet tek Bota Sot dhe Voal-online.ch e kam ndryshuar me vargjet brënda saj si “A ia vlen të pres edhe pak” – “A ia vlen që të iki prej këndej” – apo “Eksodus: Ne nuk donim të iknim Ose Ne donim nga sytë këmbët të iknim”.
Fjala ishte për një dilemë jetë ose vdekje. Jo si vdekjet e mëparëshme përpara skuadrës së pushkatimit ose humbëtirave të internimeve,
por përmes mohimit të qënies, poshtrimit përmes përjashtimit, sikur nuk ke qenë në këtë botë, si varret e humbura të 6000 shqiptarëve ,
ku nuk gjendet asnjë eshtër, për t’i bërë adn.
Në Shqipërinë staliniste të vitit 1991, statuja e Stalinit do të hiqej e fundit në krahasim me vendet e Lindjes dhe pluralizmi po krijohej nga superstrektura e diktaturës, fatalitet që po e ndjek vendin tonë edhe sot e kësaj dite.
Unë si e re, atëhere dyshoja dhe, si unë shumë e shumë shqiptarë të tjerë, por prapë përpiqesha t’i davarisja dyshimet duke menduar se sistemi i ri demokratik do të ndërtohej mbi parime që mbeshteteshin tek drejtësia – dhe shteti i së drejtës do të krijonte hapësira për të gjithë, pasi Shqipëria është një vend me burime të pashterrshme, tashmë e shpopulluar nga 3 milionë shqiptarë, shumica prej të cilëve të rinj e të reja.
Në vitin 1991 ne nuk ishim bashkëfajtorë, nuk ishim as disidentë, ishim viktima të ndryrë në një bunker nga persekutorët, trashëgimtarët e të cilëve qendrojnë sot në krye të superstrukturës së tranzicionit, përfshi shoqërinë civile, që nuk e çojnë kurrë në mendje idenë e konvertimit, pasi nuk e njohin meritokracinë, garën, vlerën, por vetëm uzurpimin e të gjithë Shqipërisë vetëm për vete, gjithçka vetëm për vete dhe, prandaj, Shqipëria po zbrazet e po zhbëhet.
Në vitin 1991 nuk kërkonim hakmarrje, as shpagim, por drejtësi.
Asnjëherë nuk kërkojmë hakmarrje, por gjithmonë drejtësi.
Deshëm ta shihnim Shqipërinë si gjithë Europa.
Sot, pas 35 viteve, fatbardhësia e shqiptarëve është se asnjë kriminel persekutor nuk e ka pësuar nga vetgjyqësia.
Nuk është vrarë asnjë hetues mizor me duar të përgjakura nga viktimat e tij.
Por gjendemi përpara një kalbësije, degrade dhe dështim kombëtar se kjo kastë nuk lejoi të ndërtohej sistemi demokratik dhe për 35 vjet Shqipëria si asnjë vend tjetër i Europës Lindore, aq më tepër një vend anëtar i NATO-s nuk mban qëndrim si shtet ndaj sistemit diktatorial dhe krimeve të kryera, përkundrazi luan me kartën e injorimit dhe harresës së diktuar nga e njëjta superstrukturë e diktaturës sot e tranzicionit.
Në vitin 1991 nuk u bëmë pjesë e Eksodit të ambasadave sepse besonim, megjithë dyshimet.
Besonim se një popull që kishte vuajtur dhe izoluar aq shumë nuk do t’ia lejonte vetes të provonte kthimin mbrapa të vuajtjeve.
Vuajtjet e tranzicionit nuk do të ishin arrestime, pushkatime, internime.
Jo, do të ishin përjashtime, injorime dhe shpopullim e dëbim i miliona shqiptarëve në një Eksodus Biblik.
Izolimi në diktaturë dhe dëbimi në post diktaturë përbëjnë binomin për t’i shbërë shqiptarë.
Izolimi dhe dëbimi – janë në sinonimi të plotë – paçka në dukje si dy kahje të kundërta, si në antitezë.
“A ia vlen që të pres edhe pak – e pyesja veten në poezi/ Asgjë e frikëshme ndoshta më nuk do të ngjasë/Ndoshta do të jetë kthyer edhe njeriu…/
Por njeriu veç ikën nga Mëmati jonë i dashur deri në vuajtje dhe Atdheun tonë të shtrenjtë vazhdon ta rrënojë Njeriu i Ri (tashmë me dhëmbë të implantuar) i tornuar në kudhrën e hekurt në një melanzh diktaturash, e proletariatit, tranzicionit, korrupsionit, krimit të organizuar, varfërisë, poshtrimit – një skelet prej rrenash, edhe sot e kësaj dite një ngrehinë e coftë rrenash, që ka rrënuar Teatrin, Universitetet, Shkollat, Kulturën, trashëgiminë materiale dhe shpirtërore, që e ka varrosur besën, fjalën e dhënë, traditën, historinë dhe ku gjithçka fillon e mbaron me një grusht hiçash bashkuar rreth partive, si unitet monist i antivlerës që urrejnë gjithçka, që nuk e kanë provuar kurrë as dhimbjen dhe as dashurinë, që na urrejnë sepse jemi ndryshe prej tyre, e urrejnë sidomos të qenit ndryshe prej tyre, që urrejnë sidomos të qënit tonë njerëz të lirë, që urrejnë votën, garën, meritokracinë, e cila do t’i kthente në magazinën e vjetersirave.
A IA VLEN TË PRES EDHE PAK….
A ia vlen të iki prej këtej
Sepse këtu s’njoh kënd
Sepse miqtë më braktisën kur isha e uritur,
e frikësuar, kur frika ishte obsesioni
im i vetëm në trupin tim.
A ia vlen të iki prej këtej,
Sepse këtu s’më njeh kush
Sepse njeriu nuk m’i justifikoi
Gabimet dhe fajet e pakryera
Kurrë, asnjëherë…
A ia vlen të pres edhe pak
Është një pritje tepër e shkurtër
Flokët nuk do të më rriten aspak
Gjatë kësaj pritjeje…
Sa të mbledh pak vrullin,
hovin, hobin tim të telendisur
sa majtas-djathtas
sa djathtas-majtas,
të qethur,
të qeshur, të përqeshur,
të kallur në baltë
të tallur si klloun
të qërruar, të çalë, të tharë
si lulet e ballsamosura
nëpër herbariume…
A ia vlen të pres edhe pak
Sa të mbledh dalldinë time
të grisur copa-copa
të zhubrosur, të groposur
nëpër rërat e plazheve shkretëtirë
si zonat rreth Nevadës
e Saharës,
Dalldinë time, të harxhuar, të shuar
të thyer, fyer të mbyllur në çmendinë
për psikopati, skizofreni, herezi
e cila e pohonte
aq sigurisht ekzistencën time.
A ia vlen që të pres edhe pak
Asgjë e frikshme ndoshta më nuk do të ngjasë
Ndoshta do të jetë kthyer edhe njeriu
Dhe unë kam mbetur e fosilizuar
Ajo që kam qenë para shumë kohe….
1991






SINQERISHT,ME PASKA PAS MUNGUAR NJE SHKRIM I TILLE….
I nderuar mik e poet, Muharrem Kurti,
Me shume vemendje e lexova shkrimin e Juaj te kjo faqe e nderuar e voalit,ku gjeta ato gjera te bukura shkruar per mua,sa nuk e kam ditur se me mungojne,si ushqim ose frymezim krijuesi. Jo se ato nuk i ke prezentuar ne manifestimin e 70 vjetorit te lidnjes e 50 vjetorit te krijimtarise, porse diten e asaj feste, nuk kam “ditur” ,nuk kam mundur t’i shijoi si sot,nuk pase vlersim si sot per shkrimin tend. Me shkathesine Tende krijuese ke bere nje rekapitullim te gjithe asaj punes sime per aq vite,duke numruar edhe titujt e shkrimeve,ku vemendja e secilit lexues,me siguri,gjen nje cope mund timin te cilin Ju e shume te tjere e kane vlersuar e perkrahur me kohe. Dhe,fale atyre vlersimeve e perkrahjeve,bera keta hapa qe bera,ku shkrimi juaj i vlerson pozitiv.
I nderuar mik e poet Muharrem Kurti,nuk u befasova ne menyren e çasjes se Juaj profesionale,sepse ka kohe qe e keni deshmuar autorsine Tende brenda dhe jasht vendit tone,per çka na bere te jemi krenare me Mirenjohjet e sjellura nga nje vend i tradites se kultures se lashtesise greke. Une,nuk kam te drejte me shume te zgjerohem ne kete shkrim qe hodhet per rrugen time,por kam obligim moral te falenderoj nga zemra,ty personalisht dhe gjithe miqeve (te gjalle e te vdekur) qe permend ne shkrim,te cilet, me dhane driten e gjelber te urdhetimit tim si krijues. Te uroj edhe Ty suksese akoma me te shumta ne krijimtarine e Juaj letrare.
EDHE DIÇKA RRETH CIKLIT T’UAT ME POEZI:
Pas shkrimit per rugetimin tim,me shume kurreshtje lexova ciklin me poezi te cilat,kete mjesë te hershem,me preken deri ne seder. Ju keni derdhe gjithe vnerin e nje krijuesi brilant per brishesite e shsoqerise sone,ku mosdija dhe fajsia e ushqyer me oreksin kriminal,ka lene shume motra,nena,vllazer,baballare me loite ne faqe e duar ne gji duke gelltitur naten djemt tone te devotshem,te cilet luftes ia dhane karakterin çlirues e profesional,si Hajdar Ahmeti e shume te tjere. Mjer nena qe iki pa e ditu se kush ia kalli ate zemer pa asnje arsye. Kjo ishte motra jote,qe hidherimin e mori ne varr. Por,lum ajo qe nje vella si ty,per t’ia ♪5ajte vuajtjen dhe padrejtesine qe ia shkaktuan te tjeret. Jo me shume se kaq kete radhe!…
Kjo pende e Juaj,me guximin e nje krijuesi stoik,na bene te jemi krenare me gjitha sukseset e Juaj. Rrespekt mik e poet Muharrem Kurti.do na bene krenare
I nderuar Tahir Bezhani, Shkrimi im per Udhetimin tuaj letrar , eshte merite e juaja dhe rezullatet i punes suaj krijuese,cilesore dhe produktive. Ky shkrim do te jete me i gjere,me i kompletuar si studim, se ma jep mundesine krijimtaria e juaj e suksesesshme. Te pergezoj per punen qe ke bere dhe te uroj suksese te vazhdueshme ne krijmtarine tuaj te cmuar! Njekohesisht, te falenderoj qe e ke komentuar poezine time, per motren time, e cila vdiq e re , ndikuar nga vrasja barbare qe ia ben birit te saj, paderjetsisht,nje poezi plot dhimbje , plot padrejtesi qe ma shkroj realiteit i hidhur i saj dhe i imi, e cila doli ngjit me shkrimin tim , edhe me disa poezi te tjera te miat,per krijmtarine tuaj letrare dhe qe une iu luta portalit qe ta shkepus , por , nuk ndodhi. Poezite e mija do te duhej dilnin shkeputur nga shkrimi im per ty, por jemi bashke gjate, prej shume kohesh , edhe ne krijmtari letrare. Faleminderit Mik!