VOAL

VOAL

U masakrua dhe më pas u dogj, ekspertiza për teknologun e Uzinës së Ballshit

December 2, 2016
blank

Komentet

blank

Vrasja e shqiptares nga burri në Itali – Gruaja kërkoi ndihmë nga djali, dëshmitë: Zenepe jetoi me frikë

Shkak u bë xhelozia

 

 

Zenepe Uruçi, shqiptarja e cila u vra një ditë më parë nga bashkëshorti i saj në Itali, ka jetuar me frikë ditët e fundit. Një mike e shqiptares, ka treguar për mediat italiane se viktima i ka treguar se burri është xheloz, e se në shtëpi kanë pasur herë pas here zënka.

Kohët e fundit ajo ka jetuar në frikë dhe kjo duket. Kur folëm për situatën e saj, ajo shpërtheu në lot nja dy herë. Ajo më tha ‘sa më pak të jem në shtëpi aq më mirë është se atje ka një grindje të vazhdueshme’. Por burri i saj ishte xheloz dhe nuk donte që ajo të shkonte në punë, edhe nëse për të ishte një hapësirë qetësie që e ndihmonte të shkëputej.

Rreth një vit më parë ka qenë një periudhë që e kemi parë me sy të nxirë për disa ditë. Asnjëherë nuk më ka pranuar e as nuk ka rrëfyer asgjë, por edhe atëherë dyshimi se ato shenja nuk kanë qenë të rastësishme ka qenë i fortë. Situata ishte përkeqësuar tash e një vit. Tensioni ishte aty dhe Zenepe ishte shpesh nervoze. Vetëm me punë, fëmijë dhe sidomos nipër e mbesa mundi të gjente pak qetësi. Burri ka probleme nga më të ndryshmet. Një situatë shumë e trishtë dhe fatkeqësisht epilogu ishte më i keqi i mundshëm. Ajo ishte e mirë, e ëmbël, e përzemërt. E gatshme për të ndihmuar të gjithë, por ndoshta ishte ajo që kishte më shumë nevojë se kushdo tjetër”.

Shqiptarja mori plagë të shumta me thikë, në pjesën e sipërme të trupit, në qafë, gjoks dhe shpinë.

Bashkëshorti i saj, Xhafer Uruci, u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia për vrasje dhe u dërgua në burg me akuzën e vrasjes së rëndë me dashje.

Të dy ishin martuar kur ishin të vegjël në Shqipëri, por jetonin prej vitesh në Terni. Viktima, punonte në një treg peshku në zonë./Repubblica.it

blank

Familja Isufi lajmëron ndarjen nga jeta të Nënës të shtrenjtë Nafije Isufi

Të dashur miq,

Me zemër të pikëlluar lajmërojmë familjarët, miqtë, shokët dhe dashamirët se më datë 31. Gusht 2022 ndërroi jetë në moshën 80 vjeçare nëna dhe gjyshja jonë e dashur Nafije Isufi.

Ju njoftojmë, se më 01 shtator 2022, mund t’i jepni lamutmiren e fundit në orën 13:30 – 14.30 në varrezat Witikon, në adresën: Im Hau 50, 8053 Zürich.

Më 02 shtator në diten e premte mbas faljes te namazit varrimi bëhet ne fshatin Petroc/Kamenice.

Familja Isufi

 

 

blank

Flet i fejuari i shqiptares që vrau veten në burg: Dona nuk ishte e droguar, atë e braktisën të gjithë

‘Nuk ishte vetëvrasje e një të droguare në burg. Donatella, Dona ime, kishte një vit që ishte e pastër. Tani që iku, lexoj dhe dëgjoj komente për helmin. Shumë po bëjnë gjykime pa ditur asgjë për të. Jam i inatosur…’.

Kjo është deklarata që ka bërë së fundmi Leonardo Di Falvo, i fejuari i 27-vjeçares shqiptare Donatella Hodo, e cila javën e kaluar, duke thithur gaz nga soba në qeli, i dha fund jetës në burgun Veroneze të Montorios.

Para se të kryente aktin e rëndë, ajo i la një letër të fundit dashurie Leonardos ku shkruante: ‘Ti je gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Leo, më fal!’.

Sot 24-vjeçari ka thyer heshtjen për herë të parë pas tragjedisë.

‘Jam i zemëruar me gjithë botën, me sistemin, burgun, gjyqtarët, gardianët, familjen, miqtë e saj. Por unë jam i mërzitur edhe me të, me Donën, sepse ajo duhej të bënte edhe pak durim. Ajo do të dilte së shpejti, unë kisha përgatitur gjithçka për të’, shprehet ai.

Ai shton më tej se të gjithë ‘e kishin lënë vetëm’ Donatelën, dhe se i vetmi që i qëndronte pranë ishte ai.

‘E dëgjoja, e qetësoja, i qëndrova pranë, e telefonova, shkova ta vizitoja. Sidomos në periudhën e fundit pasi e kishin rikthyer në qeli sepse kishte ikur nga komuniteti, e kishin braktisur. Të gjithë përveç meje’, nënvizon i riu.

Leonardo zbulon se e ka parë për herë të fundit në mëngjesin e 1 gushtit, ditën e saj të fundit të jetës.

‘Sepse atë natën ajo iku përgjithmonë. Me gjestin e saj më bllokoi edhe mua jetën. Koha ka ndalur për mua, minutë pas minutë, orë pas ore, vazhdoj të pyes veten pse. Çfarë i ndodhi asaj? Ka ndodhur diçka që unë nuk e di? Ajo ishte Dona e zakonshme… me ulje-ngritjet e saj. E kisha njohur që kur ishim adoleshentë, të paktën për dhjetë vjet, isha i vetmi që mund ta qetësoja’, shprehet ai.

Sa i përket përshëndetjes së fundit me Donën, ai zbulon: ‘Thamë të dua, u puthëm duke u përqafuar. Me t’u larguar, e sigurova se do ta telefonoja dhe do të kthehesha tek ajo javën tjetër, si gjithmonë. Nuk kam munguar kurrë, do të kisha bërë gjithçka për të, gjithçka’.

Në vijim, Leonardo zbulon se sapo të dilte nga burgu 27-vjeçarja, do të shkonin të jetonin bashkë.

‘Unë e mora një shtëpi me qëllim për të qenë bashkë, ajo ëndërronte të bëhej estetiste dhe unë i kisha gjetur një punë kur të dilte. Do ta kisha pritur përgjithmonë, pse na e prishi kështu ëndrrën? Ne i premtuam njëri-tjetrit dashuri përgjithmonë, pse shkatërroi gjithçka? Çfarë ndodhi?’, thotë Leonardo i shkatërruar moralisht.

blank

“Më fal! Ishe gjëja më e bukur që mund të më ndodhte”/Drama e Donatellës, shqiptares që u vetëvra në burgun italian Nga Alba Kepi

Donatella Hodo, 27 vjeç është shqiptarja e vetëvrarë në burgin e Montorios në provincën e Veronës më 2 gusht 2022, lajm që po merr vëmendje mediatike e publike mbi kushtet e të burgosurve në sistemin italian të burgjeve.

Donatella, vajza e një familje emigrantësh shqiptarë jetonte në Itali prej 20 vitesh e është viktima e 49 në burgjet italiane që nga fillimi i vitit 2022 dhe viktima e pestë femër mes të burgosurve.

E arrestuar për vjedhje, përdoruese e vartëse e drogës, i dha fund jetës duke thithur gaz nga një furnellë e vogël në qelinë e saj.

Në një letër adresuar të fejuarit të saj, ajo i kërkon falje për gjestin e saj: “Leo, dashuria ime, ishe gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë, shkruan, të të humbas nuk do të mund ta përballoj. Di se çdo të thotë të duash dikë. Të kërkoj falje, të dua, bëhu i fortë”.

Donatella Hodo ishte në kurim pranë një qëndre komuniteti personash vartës droge nga ku ishte larguar para se të arrestohej. Vartësia ndaj drogës e shtynte të kryente vjedhje për të siguruar para për ta blerë.

Avokati i saj ishte në pritje të ndryshimit të masës së arrestit nga burgu në një mundësi alternative për  t’i dhënë mundësi kurimit terapeutik të saj.

Por në një moment dëshpërimi 27-vjeçarja shqiptare kreu aktin ekstrem.

Babai i saj Nevruz Hodo është shprehur i zhgënjyer nga vëmendja shtetërore në sistemin italian të burgjeve ndaj gjendjes delikate fizike e psikologjike të vajzës së tij.

“Dështuam të gjithë”, thotë ai.

Vincenzo Semeraro, gjyqtari që ndiqte çështjen e 27-vjeçares shqiptare, me një letër publike i ka kërkuar falje familjes shqiptare pasi nuk kushti kuptuar vuajtjen psikologjike e gjëndjen e vajzës së tyre.

Sistemi italian i burgjeve po kalon një moment të vështirë organizimi administrativ me një mbipopullim të qelive, mungesë personeli rojesh e edukatorësh.

…………..

 

blank

Kush e vrau babain? Flet djali i 72 vjeçarit, trupi i të cilit u gjet i copëtuar e i hedhur në lumë Nga Alba Kepi

 

 

Alketa Kurti e Arben Kurti janë dy fëmijët e shqiptarit Shefki Kurti 72 vjeçarit, trupi i të cilit u gjet i copëtuar e i fshehur në katër thasë të zi, hedhur në lumin Adigetto në provincën e Rovigos.

Alekta jeton në Zvicër , ndërsa Arbeni jeton pak metra larg prindërve në komunën Badia Polesine. Është një DJ i njohur në zonën përreth e pronar i diskotekës “Babylon” që ndodhet ngjitur me apartamentin e prindërve.

Për mediat italiane ai ka rrëfyer se babai Shefki Kurti është larguar nga banesa më 22 korrik 2022 pas një grindje të vogël me nënën e tij, pra me bashkëshkorten.

 

Ai ka zbardhur se nuk është i vërtetë informacioni se ata nuk kanë denoncuar zhdukjen e babait. Më 24 korrik 2022, pra dy ditë nga largimi i Shefkiut nga banesa, Arbeni, i biri ka informuar policinë se babai i tij ishe larguar nga banesa pas një sherri me nënën, informon Ora News.

Shkoi 40 vjeç në Itali

 

Historia e familjes Kurti është e ngjashme me mijëra familje të tjera shqiptare që kanë emigruar në Itali.

Në fillim të viteve 90 kanë mbërritur nga Durrësi në Itali e Shefkiu i cili ishte rreth 40 vjeç e baba i dy fëmijëve të vegjël, punonte si murator.

Ata fillimisht kanë jetuar në komunën Salvaterra e më pas kanë blerë apartamentin në Badia Polesine.

“Askush nuk e donte të keqen babait e as neve”, janë fjalët e Arbenit për median lokale italiane e shton se “ka besim tek drejtësia e tek gjetja e autorëve të këtij krimi,”

Prokuroria e Rovigos po heton për vrasje të qëllimshme, copëtim e fshehje trupi.

Shefki Kurti është larguar dhe pa marrë me vete as celularin nga i cili për momentin nuk është zbardhur asnjë detaj që mund të ndihmoj hetimet.

Sipas rrëfimit të fqinjëve, automjeti i tij tip Citroen në ngjyrë të zezë, nuk është parë për disa ditë pas largimit të Shefikut, por autoritetet policore e kanë gjetur të parkuar pak metra afër banesës.

Asnjë familjarë i Shefki Kurtit nuk ka precedent penal apo probleme me drejtësinë.

Për momentin autoritetet kanë vënë në sekeustrimin apartamentin ku jetonte cifti i të moshuarve e ngjarja vazhdon të mbetet një mister.

 

Kush e vrau?

Kush e vrau dhe e copëtoi në mënyrë kaq makabre Shefki Kurtin, 72 vjeçarin emigrant shqiptar nga Durrësi, baba e bashkëshort që tërë jetën punoi e sakrifikoi për familjen e tij?

Lindur më 7 gusht 1950 në Durrës, i martuar, me dy fëmijë, me profesionin murator e  pensionist, Shefki Kurti jetonte prej disa vitesh në Itali, në komunën Badia Polesine në provincën e Rovigos.

U deshën 5 ditë për identifikimin e emrit të shqiptarit pas gjetjes së pjesëve të trupit të tij të gjymtuara, të mbyllura në thasë mbetjesh urbane e të hedhura në lumë.

Në mëngjesin e 28 korrikut, personeli që merret me bonifikimin e Adigeto, gjeti në kanalin e lumit këmbën e majtë e pak orë më vonë të së njëjtës ditë, mbyllur në katër thasë të zinj, u gjetën trupi, koka e krahët. Më 31 korrik u gjet dhe këmba e djathtë e vetëm pak orë më parë është mundur të konfirmohet identitetit i trupit të gjymtuar.

Hetimet e para të mjekut ligjor kanë zbardhur se trupi i shqiptarit Shefki Kurti ndodhej prej gati një jave në ujë. Autoritetet shpresojnë që autopsia do të mund të zbardhë shkakun e vdekjes së tij para se trupi të gjymtohej e të hidhej në lumë.

 

blank

Zbulohet portreti i viktimës në Elbasan, Policia jep arsyen pse zgjodhi vdekjen makabre

Ky është Armando Mici, 32-vjeçari nga Elbasani që sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit e ka djegur veten me benzinë në kushtet e depresionit. Policia e Elbasanit tha se “nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen”.

Mici është tregtar automjetesh sipas burimeve. Në momentin që Policia i ka kërkuar familjarëve të tij t’i telefonin për të verifikuar dyshimet mbi identitetin e tij, telefoni celular rezultoi i fikur.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në orën 22:30 të mbrëmjes së premtes tek Kryqi në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë.

Brenda makinës që digjej dhe që u fik nga zjarrfikësit, u gjet trupi pa jetë.

Mici e ka blerë benzinën pak më herët në një pikë karburanti dhe më pas i ka vënë zjarrin vetes brenda makinës së tij “Volksëagen Passat” me targa AA 273 NU. syri.net

blank

blank

Krimi i dyfishtë në familje: Nipi vret xhaxhain dhe pastaj veten/ Kushëriri: U vranë duke punuar ullinjtë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të hënën pasdite në Vlorë. Pas një konflikti për motive të dobëta, nipi fillimisht ka qëlluar për vdekje xhaxhanë e tij dhe më pas është vetëvrarë.

Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mekat, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Genci Koreta, 39 vjeç., dhe xhaxhai i tij, Jorgji Koreta, 64 vjeç. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Një kushëri i viktimave, duke folur për krimin e rëndë, tha se nuk e di se përse ka ndodhur ngjarja. Sipas tij, krimi ka ndodhur teksa ata ishin duke mbledhur ullinjtë.

“Ata kalonin mirë, ne u pataksëm,” tha ai, duke shtuar se nuk e dinte se kishin pasur konflikte në të shkuarën.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë konflikt për pronën që ka degraduar deri në përdorimin e armës së gjahut nga ana e 39-vjeçarit. Ka dyshime se i riu vuante nga depresioni megjithatë ky është një informacion që nuk është konfirmuar zyrtarisht.

 

blank

Aksident tragjik në Austri- Manovra e gabuar iu merr jetën dy shqiptarëve, plagosen dy të tjerë

Dy shqiptarë kanë humbur jetën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Austri mëngjesin e kësaj të diele.

Dy makina u përplasën në autostradën Uestautobahn, ku mbetën të plagosur dhe pesë persona të tjerë.

Policia njofton se makina me targa shqiptare po lëvizte në mënyrën e gabuar. Mediat vendase raportojnë se në makinë ndodheshin katër shtetas shqiptarë dhe tre rumunë në automjetin tjetër.

Zjarrfikësit arritën t’i nxirrnin viktimat dhe të plagosurit nga mjeti me targa shqiptare, duke prerë pjesët metalike.

Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin më të afërt, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. bw

blank

Tragjedia – Humbi katër anëtarë të familjes në aksident, djali i Blerimit në Zvicër: Ndihem sikur jam në një film horror

Katër anëtarë të familjes Avdijaj, por me qëndrim në Zvicër humbën jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e së enjtes në Rrugën e Kombit.

Djali i madh i Blerimit, Mirsadi, ka rrëfyer detaje për aksidentin tragjik nga i cili humbi katër anëtarë të familjes.

“Ndihem sikur jam në një film të keq horror!”, thotë Mirsad Avdijaj 26-vjeç, për të përditshmen zvicërane “Blick”, shkruan Gazeta Express.

“Ai është djali i madh i Blerim Avdijaj (51) dhe lejon BLICK të tregojë fotografitë e të ndjerit dhe të japë emrat e tyre të plotë. Përveç babait të tij, gruaja e tij e dytë Anjeza (34) si dhe vajza e tyre Medina (6) dhe Klejdi njëmbëdhjetë vjeçar – djali i Anjezës nga martesa e sa e parë, humben jetën në një aksident”, vijon raportimi i Blick.

“Babai im ishte shoku im më i mirë”

“Unë i doja shumë të gjithë, Klejdi ishte si mishi dhe gjaku im,” thotë Mirsad Avdijaj.

Të Dielën e kaluar ai e çoi familjen në aeroport, “ai ishte miku im më i mirë, ende nuk mund të mendoj qartë ”.

Miqtë e Blerim Avdijaj ende nuk mund t’i besojnë lajmit të trishtuar. “Të gjithë jemi në shok. Unë e njoh Blerimin përj njëzet vjetësh. Ai ishte një njeri kaq i mirë. Gjithmonë shumë shoqëror dhe i lumtur ”, thotë një shok i të ndjerit për BLICK.

Fqinji Muamet R, është tronditur gjithashtu.

“Ne gjithmonë bënim grill së bashku dhe fëmijët tanë luanin në kopsht. Nuk u kam thënë akoma se miqtë e tyre kanë vdekur ”.

Varrimi i viktimave bëhet gjatë ditës së sotme në Prishtinë, ndërsa në aksident shpëtoi vetëm një vajzë e vogël 3-vjeçe, gjithashtu e lënduar rëndë. Ajo po trajtohet në Spitalin e Tiranës.

 

blank

blank

Shqiptarja humb jetën në Itali nga Koronavirusi, trupi do të vijë në Shqipëri

Një grua nga Durrësi ka humbur jetën nga koronavirusi. “DurrësLajm” mëson se gruaja e moshës rreth 56 vjeçe jetonte në Itali ku edhe është prekur nga virusi vdekjeprurës. Trupi i viktimës do të sillet në qytetin e saj të lindjes.

blank

Vrasja e shqiptares që i tronditi të gjithë, i ati e ekzekutoi në makinën që ia kishte dhuruar pak kohë më parë

Del per masen e sigurise nga shtrati i spitalit, ku mbahet me police, babai shqiptar, Petrit Lekaj, 49, ne akuze per vrasjen e se bijes, Sabrina Lekaj, 20 vjecare, e cila u gjet e pajete brenda makines, nderkohe qe i ati, ishte me plage ne pjesen e barkut.

Nuk ka ende asnje detaj rreth ngjarjes se rende, mbushur me mister, por diten e sotme, avokati i te pandehurit, Ben Sale, ka thene se klienti i tij nuk ka bere asnje kerkese per lirim me kusht.

Nderkohe mediat e huaja shkruajne se viktima eshte ekzekutuar ne makinen e saj, te cilen pak ohe me pare ia kishte bere dhurate i ati.

“Në javët e ardhshme mund të ndodhë një kërkesë për lirim me kusht, por unë do ta njoftoj atë në kohën e duhur”, tha ai.

a0c8d270-adf1-11e9-bc9d-a7538adddeda

Nderkohe qe gjykates i eshte paraqitur nje “raport i shkurtër mjekësor” për gjendjen aktuale mjekësore të Lekaj.

Lekaj aktualisht po trajtohet në Spitalin Mbretëror Adelaide ku ruhet nga policia. Mediat e huaja shkruajne se policia pas ngjarjes ka bere nje vizite edhe ne banesen e shqiptareve, por nuk ka pasur asnje detja te bere pubkik per mediat per ate qe eshte folur apo cfare mund te jete zbuluar.

Miqtë e viktimës tregojnë (video KETU) se ata nuk i kishin takuar kurrë prindërit e Sabrinës dhe se nuk ishin lejuar asnjëherë që të flinin në shtëpinë e saj. Ato thonë gjithashtu se prindërit i kishin ndaluar 20- vjeçares që të kishte të dashur apo të fliste natën në telefon, kur duhej të studionte.

“Shpesh debatonte me babanë për gjëra të vogla, pasi ai përpiqej t’i kontrollonte jetën”, shprehet shoqja e saj e ngushtë, Katie Valstar. “Ai e pyeste gjatë gjithë kohës nëse kishte të dashur dhe ajo ndihej sikur nuk mund të bënte dot asgjë pa lejen e tyre. Ishte shumë e stresuar për të që ta kufizonin për çdo gjë. Më kishte thënë se donte që të largohej nga shtëpia. Ka qëndruar disa herë në shtëpinë time, por unë nuk kam ndenjur kurrë tek e asaj, sepse prindërit nuk e lejonin që të ftonte shoqet. Madje, edhe kur flisnim në telefon, shpesh e mbyllte papritur pasi nuk donte që ta zbulonin prindërit”, shton mikesha e shqiptares.

Sabrina e kaloi natën e fundit të jetës së saj bashkë me Valstar në një festë në lokalin e tyre të preferuar në Adelaide, të quajtur “The Dog and Duck”. Ato kishin dalë për të festuar përfundimin e sezoneve të provimeve për 20-vjeçaren

.631d601004b83648597961591ea7e7af

Sabrina sapo kishte marrë përgjigje pozitive për pranimin në Universitetin e Jugut në Australi, pasi ishte një prej studenteve më të shkëlqyera, me mesatare 9.9. Pasi kishte qëndruar jashtë, Sabrina qëndroi te shtëpia e shoqes deri në orën 13:00 të pasdites së të shtunës. Kur kishte hipur në makinën e saj për të shkuar në shtëpi, i kishte thënë shoqes se do t’i shkruante sapo të mbërrinte atje.

“Atë mesazh nuk e mora kurrë. Fjalët e fundit të saj ishin: ‘Të dua. Do të të shkruaj sapo të shkoj në shtëpi’. Duke ditur se unë jam personi i fundit që e pa atë gjallë, për mua është shumë e vështirë ta pranoj atë që ka ndodhur”, përfundon shoqja e 20-vjeçares shqiptare.

blank

Në Australi – E masakroi babai me thika pse doli me shoqet, ja çfarë shkruan nëna e Sabrina Lekajt

Nëna Romina Lekaj, e Sabrinës, vajzës 20 vjeçare shqiptare që u masakrua me thika nga babai I saj në Australi, ka vendosur shiritin e zi në profilin e saj në Facebook dhe shkruan vetëm një fjali:

‘Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen’.

Ngjarje shokuese ndodhi në Australi, ku një baba shqiptar vrau vajzën e tij 20-vjeçare, Sabrina Lekajn me thikë teksa ndodheshin në makinë.

Petrit Lekaj, 49 vjeç u gjet gjithashtu në makinë me lëndime në bark.

Mediat e huaja shkruajnë se Sabrina kishte debatuar me të atin, pasi e kishte kaluar mbrëmjen me shoqen e saj në klub.

Shoqja e Sabrinës ka thënë për mediat se e reja ishte e shqetësuar pasi i ati do i bërtiste kur të shkonte në shtëpi.

Image

Vrasja e shqiptares në Australi/Flet mikesha: Si e njihnim Sabrinën

Detaje të reja mësohen për studenten 20-vjeçare shqiptare, Sabrina Lekaj e cila u gjet e vdekur brenda makinës së saj në Adelaide të Australisë Jugore. Pranë saj u gjet i gjakosut edhe i ati Petrit Lekaj.

Policia e Australisë Jugore lëshoi një deklaratë të martën në mbrëmje duke thënë se babai i saj, 49-vjeçari Petrit Lekaj, ishte i dyshuari kryesor dhe pritej të akuzohej për vrasjen e vajzës së tij. Ai pritet të merret në pyetje të premten.

blankNjë nga mikeshat e saj, Jana Fandi flet për ABC News dhe thotë se do ta mbajë mend Sabinën si një vajzë ambicioze, shumë të mirë në mësime dhe një pianiste të shkëlqyer

blank

Jana Fandi thotë se vdekja e Sabinës ishte një tragjedi dhe i kishte tronditur të gjithë shokët dhe ish-shokët e shkollave të Kolegjit Nazareth.

blank

“Gjatë gjithë shkollës së mesme, ishim shumë afër dhe bëmë shumë gjëra së bashku. Ne të dyja kemi dashur muzikën dhe ajo ishte një pianiste e pabesueshme dhe ne bëmë konkurse së bashku, së bashku me nxënës të tjerë të shkollës. Ajo ishte gjithmonë aty për këdo që ishte rreth saj”.

Sabrina Lekaj studionte imazhe mjekësore në universitet.

blank“Ajo e donte shkencën, prandaj edhe kishte vendosur të studionte imazhet mjekësore. Ajo donte të ndihmonte njerëzit”,- tha Fandi.

blank“Ajo më tregonte se donte të gjente një kurë për të gjitha sëmundjet në botës. Ishte shumë mbicioze. Ajo ishte shumë, shumë e zgjuar. Isha gjithmonë aq krenare për të, sepse talenti i saj ishte i pabesueshëm, por ajo gjithmonë do të thoshte: Jo, mund ta bëj më mirë, do ta bëj më mire”.

Mesazhe te shumta ngushellimi pas ngjarjes se rende qe ndodhi ne Aselaide të Austraisë, ku Petrit Lekaj, një shqiptar, akuzohet se ka vrarë vajzën e tij, Sabrina Lekaj.

Mediat e huaja raportojne se ajo ishte studente shume ambicioze, me shume qellime ne jete, e mrekullueshme dhe e gatshme te ndihmonte kedo. Ajo sipas shoqeve ishte edhe nje pianiste e talentuar.

Sabrina Lekaj u gjet pranë babait të saj të plagosur rëndë në një rrugë Adelaide rreth orës 11:00 të dielën.

Policia e Australisë Jugore lëshoi ​​një deklaratë të martën në mbrëmje duke thënë se babai i saj, 49-vjeçari Petrit Lekaj, pritej të akuzohej për vrasjen e vajzës së tij.

Ai po trajtohet në Spitalin Mbretëror Adelaide, ku ai mbetet nën ruajtjen e policise, per shkak te plageve qe ka ne pjesen e barkut.

Policia ka thënë se ata presin të akuzojnë Petrit Lekajn për vdekjen e vajzës së tij.

Një seancë dëgjimore zyrtare është caktuar për të premten.

Një nga shoqet e vajzes, Jana Fandi, tha për ABC News se vdekja ishte një tragjedi dhe i kishte tronditur shokët e saj dhe ish shokët e shkollave të Kolegjit Nazareth.

“Gjatë gjithë shkollës së mesme, ishim shumë afër dhe bëmë shumë gjëra së bashku,” tha ajo.

“Ne të dyja kemi dashur muzikën dhe ajo ishte një pianiste e pabesueshëm dhe ne bëmë konkurse së bashku, së bashku me nxënës të tjerë të shkollës. Sabrina ishte një person i pabesueshëm – ajo ishte e ëmbël, ajo ishte shume gazmore. Pa marrë parasysh se sa e trishtueshme ishte ajo, ajo gjithnjë siguroi që të tjerët rreth saj ishin në rregull. Ajo ishte gjithmonë aty për këdo që ishte rreth saj. Ajo gjithmonë i vuri të tjerët para saj”- tregon ajo.

Me tej tregon se vajza ishte studente per mjekesi.

“Ajo e donte shkencën, kështu që po bënte imazhe mjekësore. Ajo donte të ndihmonte njerëzit, kështu që zgjedhja e saj natyrisht rrjedh prej kësaj,” tha Fandi.

“Është e trishtueshme që ajo nuk është me ne më. Kjo është një tragjedi”- tha ajo.

U vra nga babai pasi doli natën me shoqet, ky është mesazhi i fundit i dërguar nga 20 vjeçarja shqiptare


Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Adelaide të Australisë, ku babai shqiptar ka vrarë vajzën e tij 20 vjeçare.

Petrit Lekaj u arrestua nën akuzën e vrasjes së vajzës së tij e cila u gjet e vrarë në makinën e saj të dielën, ndërsa babai 49-vjeçar ishte aty pranë, i lyer me gjak. Pas hetimeve, policia vuri në pranga babanë e saj, shkruajnë mediat e huaja.

Vetë Petrit Lekaj, akuzuar për vrasjes e së bijës është në spital me plagë të shumta në trup. Ai po ruhet nga policia, teksa një seancë dëgjimore zyrtare është caktuar për të premten.

blank

Një nga shoqet e Sabina Lekaj, Jana Fandi, tha për median prestigjoze ABC News se vdekja ishte një tragjedi dhe i kishte tronditur shokët e shoqet e Sabrinës. Ata shtuan se 20 vjeçarja iu tregonte shpesh se babai nuk e linte që të dilte natën.

Mesazhi i fundit që ajo dërgoi ishte “të dua, të shkruaj kur të shkoj në shtëpi,” drejtuar një shoqeje.

Ishim shoqe të ngushta, flisnim gjithë ditën bashkë. Kishim plane bashkë këtë javë, do të dilnim për drekë. Sabrina i gjendej pranë kujtdo që kishte nevojë për të. Vinte gjithnjë të tjerët para vetes,” tha Kat, shoqja e Sabrinës.

Sabrina Lekaj ishte një studente shumë e mirë e mjekësisë, ndërsa ishte edhe një pianiste tepër e zonja.


Send this to a friend