U zhvillua promovimi i librit të ri “Konteksti rajonal i aleancës strategjike Shqipëri-Turqi” i diplomatit dhe studiuesit Shaban Murati, organizuar nga botuesi i librit, Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”.
Për vlerat dhe rëndësinë e librit u shprehën në fjalën e tyre kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu, Prof. Enis Sulstarova, Dr. Hasan Bello dhe studiuesi e publicisti i njohur Çerciz Loloçi.
Në fund përshëndeti edhe autori i librit Shaban Murati, duke u ndalur në nevojën dhe kushtet e kompozimit të një gjeopolitike shqiptare.