VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

U arrestua personi që depërtoi në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë

By | March 12, 2017
blank

Komentet

blank

SHBA në pritje të publikimit të raportit për UFO-t

Matt Dibble

Çfarë dinë Pentagoni, FBI-ja dhe agjencitë e tjera të inteligjencës amerikane rreth UFO-ve? Një raport që do të publikohet këtë javë pritet të nxjerrë disa përfundime dhe të ngrejë shumë pyetje, veçanërisht në lidhje me rivalët e Shteteve të Bashkuara.

Raporti i shumë pritur për UFO-t pritet të mbërrijë në Kongresin amerikan këtë javë.

Në raport përfshihen mbi 120 raste të atyre që ushtria i quan Fenomene Ajrore të Paidentifikuara, por ende nuk është bërë ndonjë përcaktim në lidhje me origjinën e mjeteve fluturuese misterioze, thonë zyrtarët që kanë njohuri për raportin dhe që janë intervistuar nga gazeta The New York Times.

Hetimi i qeverisë amerikane ndaj këtyre fenomeneve u nxit nga regjistrimet e marinës amerikane që tregojnë objekte të panjohura duke bërë lëvizje të pazakonshme.

Luis Elizondo drejton hetimet e Pentagonit për UFO-t, që nga viti 2008.

“Rregjistrimet janë bërë nga platformat më të sofistikuara të Amerikës. Ato ishin objekte të vërteta dhe ishin në hapësirën tonë ajrore dhe ne nuk e dimë se çfarë janë”, thotë zoti Elizondo.

Ligjvënësit nga të dyja partitë politike thonë se është koha për të përcaktuar nëse këto objekte paraqesin një kërcënim për Shtetet e Bashkuara.

Raporti pritet të përqendrohet në faktin nëse mjetet fluturuese i përkasin një kundërshtari të Amerikës. A mund të ketë zhvilluar Rusia ose Kina atë që duket të jetë teknologji shumë e përparuar?

Nuk ka ngjarë që këto dy vende të kenë bërë këtë, thotë Marik von Rennenkampff, një analist i mbrojtjes gjatë administratës së presidentit Obama.

“Ne e dimë që Kina ka ende vështirësi me teknologjinë themelore të motorëve të avionëve. Kina mbështetet në spiunazh për të siguruar pjesën më të madhe të teknologjisë së saj të përparuar të mbrojtjes. Rusia ka një buxhet të mbrojtjes që është shumë i vogël krahasuar me atë të Shteteve të Bashkuara”, thotë ai.

Duke patur parasysh informacionin e kufizuar të publikuar deri më tani, është herët të thuhet nëse fenomenet janë rezultat i përparimeve teknologjike të një vendi, thonë disa ekspertë.

“Mund të ketë shpjegime që nuk kërkojnë një hap të madh në aftësinë teknologjike. Mund të jetë diçka që nuk e prisnim dhe diçka që nuk e kemi parë më parë. Nëse rezulton të jetë diçka nga Kina, Rusia ose një vend tjetër, kjo do të tregonte vërtet një dështim për ta imagjinuar këtë mundësi nga ana e agjencive tona të inteligjencës”, thotë Todd Harrison, ekspert në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Përgatitjet për raportin kanë filluar gjashtë muaj më parë dhe ai përfshin prova të mbledhura në një periudhë prej shumë vitesh. Ka patur sinjale se zyrtarët e inteligjencës nuk janë ende të gatshëm të zbulojnë një konkluzion përfundimtar për këtë. Ndërsa thuhet se nuk ka prova të jashtëtokësorëve, mundësia e ekzistencës së tyre nuk është përjashtuar.

“Nga ajo që kam dëgjuar nga njerëzit në qeveri është se nuk ka kohë të mjaftueshme për të përpiluar një raport koherent për këtë çështje. Ne nuk kemi analizën e nevojshme për këtë. Ky është një projekt afatgjatë. Mendoj se është një hap i duhur”, thotë ish-analisti i Departamentit të Mbrojtjes, Marik Von Rennekampff.

Duke shtuar intrigën, Kina ka programin e saj të studimit të UFO-ve, që bazuar në një artikull të kohëve të fundit të gazetës South China Morning Post, përcakton Shtetet e Bashkuara si një burim të mundshëm të këtyre mjeteve fluturuese.

blank

Lek Mirakaj: Ministri i Diasporas Pandeli Majko dështoi ne turin e tij ne Amerike se nuk respektoi Vatren, e konsideronte armike

 

Kësaj here Z.Lek Mirakaj është shprehur për dështimet e organizimit të diasporës nga Edi Rama dhe Pandeli Majko si më poshtë:

 

Z.Lek Mirakaj, ish i perndjekur i regjimit komunist ne Shqiperi

është një figurë shumë e nderuar dhe e respektuar e komunitetit Shqiptaro-Amerikan në SHBA.

Normalisht komuniteti duhet të tregojë kujdes për këta njerëz, që janë një Muzeum i gjallë,

jo vetëm për faktin sepse janë dëshmitarë të asaj mizorie që ka ndodhur në Shqipëri gjatë regjimit totalitar,

por edhe sepse Lek Mirakaj mban qendrime kritike ndaj politikave të mbrapshta që e ka çuar Shqipërinë nën një regjim hibrid,

me një tranzicionit të stërgjatur e me një kosto shumë të madhe për shqiptarët.

Lek Mirakaj po ashtu është i pranishëm edhe në rrjetin social rreth aktualiteteve shqiptare.

Kësaj here Z.Lek MIrakaj është shprehur për dështimet e organizimit të diasporës nga Edi Rama dhe Pandeli Majko si më poshtë:

 

“Edi Rama deshtoi me te ashtuquajturin “Samit të Diaspores”.

Ministri i Diasporas Pandeli Majko deshtoi ne turin e tij ne Amerike se nuk respektoi Vatren, e konsideronte armike.

Vatra eshte historia e diaspores, kushdo qe nuk respekton Vatren, nuk e njeh historine e diaspores.

Vatra nuk ka monopolin e diaspores, po ka nje ze dhe histori qe detyron respekt.”

 

blank

Biden: SHBA kanë bërë 300 milionë doza vaksine kundër koronavirusit

Wayne Lee

Presidenti Joe Biden njoftoi të premten se në SHBA janë bërë 300 milionë doza vaksine kundër koronavirusit që kur ai erdhi në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Në komente në Shtëpinë e Bardhë, presidenti tha se “ky është me të vërtetë një sukses amerikan” dhe se “nuk u realizua rastësisht”.

Ai e cilësoi fushatën e imunizimit si “sfidën më të madhe, më të komplikuar logjistike në historinë e Amerikës”.

Por administrata amerikane ka të ngjarë të mos realizojë objektivin e shprehur nga presidenti për të vaksinuar, të paktën pjesërisht 70% të amerikanëve të rritur brenda Festës së Pavarësisë më 4 Korrik. Gjatë javëve të fundit është vërejtur një rënie e interesimit për vaksinim, gjë që vë në rrezik synimin e Presidentit Biden.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi të premten se afro 172.4 milionë vetë, ose 52% e popullatës në SHBA kanë bërë të paktën një dozë të vaksinës dhe 42.6% janë të vaksinuar plotësisht.

Presidenti tha se në popullatën në moshë të rritur, 65% e tyre kanë bërë të paktën një dozë, duke shtuar se 15 shtete amerikane e kanë arritur objektivin për vaksinimin e 70% të të rriturve, të paktën me një dozë.

Presidenti theksoi se duhet bërë më shumë, duke vënë në dukje se ritmet e vaksinimit janë më të ulëta ndër personat me ngjyrë.

Zoti Biden u bëri thirrje amerikanëve që nuk janë vaksinuar, të mos ngurojnë, duke paralajmëruar se varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është më ngjitës dhe përbën rrezik më të madh për personat e pavaksinuar.

“Një verë shumë e ndryshme nga vjet, shumë më e ndritshme, një verë plot gëzim” i pret amerikanët falë imunizimeve, tha Presidenti Biden.

Në një përpjekje paralele për të inkurajuar njerëzit të vaksinohen, Nënpresidentja Kamala Harris vizitoi një qendër provizore imunizimesh në kishën baptiste Ebenezer në Atlanta, ku dikur ishte pastor ikona e të drejtave civile Martin Luther King Jr.

blank

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

VOA

Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker, do të shkojë në Itali, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë vizitës në Tiranë, më 30 qershor, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA – Shqipëri dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjelltë.

Më 1 korrik, zoti Reeker do të mbërrijë në Ohër, për të marrë pjesë në Konferencën “Rruga drejt Prespës”, ku do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë rajonin. Po në Ohër, ai do të takohet me Kryeministrin maqedonas Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë periudhës 22 – 29 qershor, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë do të shoqërojë Sekretarin Blinken në udhëtimin drejt Berlinit, Parisit, Romës, Vatikanit, Barit dhe Materas.

blank

Shtëpia e Bardhë: Turqia do të luajë “rol kryesor” në sigurinë e aeroportit të Kabulit

Washington DC

Turqia do të luajë një “rol kryesor” në ofrimin e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai të Kabulit pasi forcat e NATO-s të tërhiqen nga Afganistani, tha këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit të SHBA-së Joe Biden, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilltari Jake Sullivan u tha gazetarëve se gjatë takimit të tyre të parë dypalësh të hënën, Biden dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan “ranë dakord që ata do të punojnë së bashku” për të siguruar që misioni turk të vendoset përpara afatit të 11 shtatorit të presidentit amerikan për të tërhequr të gjitha forcat amerikane nga Afganistani.

“Presidenti Erdoğan tregoi se do t’i duhen, siç thatë ju, forma të caktuara të mbështetjes për ta bërë këtë dhe presidenti Biden u zotua se mbështetja do të vijë”, tha Sullivan në një brifing telefonik.

“Presidenti Erdoğan shprehu kënaqësinë me këtë dhe të dy ata i ngarkuan ekipet e tyre vetëm të punojnë mbi detajet e fundit, por angazhimi i qartë nga liderët thekson që Turqia do të luajë një rol kryesor në sigurimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Hamid Karzai dhe tani ne po punojmë se si ta ekzekutojmë këtë”, shtoi Sullivan.

Duke folur para gazetarëve të hënën në fund të një serie takimesh me udhëheqësit e NATO-s, Erdoğan tha se Turqia po kërkon përfshirjen e Pakistanit dhe Hungarisë në misionin e ri në Afganistan pas largimit të forcës së NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja.

Turqia, forcat e së cilës në Afganistan kanë qenë gjithmonë me trupa joluftarake, raportohet të ketë ofruar të ruajë Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai pasi ngelin pyetje se si do të garantohet siguria përgjatë rrugëve kryesore të transportit dhe në aeroport, i cili është porta kryesore për në kryeqytetin Kabul.

I pyetur në lidhje me planifikimin e emergjencave, Sullivan tha se SHBA-ja po mendon gjithashtu për mundësinë e përdorimit të kontraktorëve të sigurisë me “përvojë të gjerë” në Afganistan në aeroport, por shtoi se Washingtoni “ndihet mirë” për sa i përket planifikimit me Turqinë.

“Por sigurisht që ne po bëjmë pa dyshim edhe një planifikim të paparashikuar në rast se Turqia nuk mund të vazhdojë, megjithëse kemi çdo pritje që ata do ta bëjnë, ose mund të vazhdojmë vetëm në një mënyrë më të kufizuar”, tha ai.

blank

“Juneteenth”, fundi i skllavërisë në SHBA, bëhet festë federale

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, nënshkroi ligjin që e bën 19 qershorin festë federale, në kujtim të përfundimit të skllavërisë në SHBA.

Festa, e njohur si “Juneteenth”, shënon ditën e vitit 1865, kur afrikano-amerikanët e fundit të skllavëruar në Teksas janë njoftuar se janë të lirë.

Kjo ka ndodhur dy muaj pas përfundimit të Luftës Civile në SHBA.

“Kjo është një ditë me peshë të madhe dhe fuqi të madhe dhe për të kujtuar njollën morale dhe dëmin e tmerrshëm që skllavëria i ka bërë vendit”, tha Biden, teksa miratoi festën e re.

“Të gjithë amerikanët mund të ndjejnë fuqinë e kësaj dite dhe të mësojnë nga historia jonë”, tha ai.

Shumë shtete në SHBA e kanë shënuar edhe më herët “Juneteenth”, por data nuk ka pasur statusin e festës federale.

Këtë javë, të dyja dhomat e Kongresit amerikan e kanë kaluar me shumicë dërrmuese projekt-ligjin për festën “Juneteenth”.

Ajo është tani festa e 12-të federale. rel

blank

New York, me spektakël fishekzjarresh festohet heqja e masave restriktive ndaj COVID-19

Autoritetet e New Yorkut mbrëmë vendosën të heqin pothuajse të gjitha masat kufizuese të vendosura në kuadër të luftës kundër pandemisë COVID-19, ndërkaq kjo ngjarje u shënua me spektakël fishekzjarresh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo tha se qëllimi i procesit të imunizimit ishte arritur dhe se më shumë se 70 për qind e qytetarëve të SHBA-së kishin marrë vaksinat kundër COVID-19.

Cuomo tha se për shkak të kësaj, pothuajse të gjitha masat kufizuese në New York do të hiqen.

“Sot është dita e 472 e luftës kundër pandemisë COVID-19. Nga sot i kthehemi jetës normale. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ne e merituam këtë pas një udhëtimi kaq të gjatë”, tha Cuomo.

New Yorku ka qenë epiqendra e pandemisë në SHBA në disa raste ndërsa Cuomo tha se lufta 15-mujore ka dhënë fryte dhe se njujorkezët po dalin nga kjo luftë edhe më të fortë.

Ai tha se heqja e masave kufizuese ishte një akt i fitores ndaj pandemisë dhe kjo ishte arsyeja pse fishekzjarret janë vendosur në dhjetë pjesë të New Yorkut.

SHBA-ja po zbaton imunizimin masiv kundër koronavirusit ndërsa deri tani më shumë se 70 për qind e popullsisë janë vaksinuar në 15 shtete federale, përfshirë Washington DC. Shteti i Vermontit kryeson në vaksinimin me 84 për qind të personave të vaksinuar.

blank

SHBA, Dorëhiqet zyrtari pasi zbulohet praktika e përgjimit të demokratëve, gazetarëve

Marrë nga Associated Press

Zyrtari më i lartë për sigurinë kombëtare në Departamentin amerikan të Drejtësisë njoftoi të hënën se do të japë dorëheqjen pasi u bë e ditur se ky department kishte mbledhur informata mbi politikanë demokratë dhe punonjës të medias gjatë administratës së Presidentit Trump.

John Demers, i emëruar nga Presidenti Trump, do të largohet në fund të javës njoftoi departamenti në komente për agjencinë e lajmeve Associated Press. Zoti Demers, i cili filloi punën pak javë pasi ishte nxjerrë urdhër për të mbledhur të dhëna për disa demokratë, është një ndër zyrtarët e paktë të administratës së mëparshme ende në detyrë. Ai e kishte bërë të ditur se kishte në plan të largohej në fund të qershorit, tha një zyrtar me njohuri mbi këtë zhvillim, duke komentuar me kusht që të mos identifikohej me emër.

Dorëheqja e zotit Demers vjen ndërkohë që kanë lindur pyetje të shumta lidhur me përpjekjet e Departamentit të Drejtësisë për të mbledhur në mënyrë sekrete të dhëna mbi tabulatet e telefonatave të disa anëtarëve demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve si dhe të gazetarëve, në kuadër të një hetimi të ethshëm për të zbuluar kush kishte nxjerrë informacion të brendshëm në shtyp.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland theksoi në një deklaratë të hënën se “kategorizime politike apo të formave të tjera të papërshtatshme nuk duhet të luajnë rol në hetimet apo vendimet prokuroriale” duke shtur se këshilltari ligjor i departamentit që ai drejton kishte hapur një proces hetimor.

“Në përputhje me angazhimin tonë për të vënë ligjin mbi të gjitha, duhet të garantojmë se po respektohet ndarja e kompetencave dhe autoritetit në veprimet e mëtejshme,” tha ai.

Javën e kaluar u raportua se Departamenti i Drejtësisë kishte nxjerrë në 2018 urdhra në mënyrë sekrete për të mbledhur të dhëna mbi telefonatat e demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve Adam Schiff dhe Eric Swalwell, pasi komisionet ku ata bënin pjesë po zhvillonin hetime mbi lidhjet e mundshme mes Presidentit Trump dhe Rusisë. Zoti Schiff ishte në atë kohë demokrati më i lartë në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin.

Rekordet e të paktën 12 individëve që kishin lidhje me Komisionin për Shërbimet e Zbulimit iu përcollën Departamentit të Drejtësisë nga kompania Apple, pasi u nxor urdhri në 2018. Ndër këta individë kishte ndihmës, ish-ndihmës dhe pjesëtarë të familjeve. Një ndër personat ishte në moshë të mitur.

Urdhri i 6 shkurtit 2018 kërkonte informacion mbi 73 numra telefoni dhe 36 adresa emaili, tha kompania Apple. Kompania shton se urdhri gjithashtu e ndalonte këtë entitet të njoftonte personat e shenjestruar.

Zoti Demers ka drejtuar divizionin për sigurinë kombëtare në Departamentin e Drejtësisë që në fund të shkurtit 2018. Divizioni i tij ka qenë i përfshirë në secilin nga hetimet lidhur me nxjerrjen e informacionit të brendshëm. VOA

blank

Adoleshentja që regjistroi vrasjen e Floydit fiton Pulitzerin

RFE/RL

Darnella Frazier, një adoleshente nga Minesota, videoja e të cilës shpërfaq vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një zyrtar policor, është shpërblyer me Çmimin Pulitzer.

Çmimet Pulitzer konsiderohen më prestigjiozet për gazetari në Shtetet e Bashkuara.

Frazier është cituar për “incizim të guximshëm të vrasjes së George Floydit, një video që ka nxitur protesta kundër brutalitetit policor në gjithë botën, si dhe ka vënë në pah rolin e rëndësishëm të qytetarëve teksa gazetarët janë në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë”, ka thënë bordi që ka ndarë çmimet.

Stafi i gazetës Minneapolis Star Tribune, është nderuar me çmimin për dhënien e lajmit më të shpejtë për vdekjen e Floydit.

Platforma online BuzzFeed ka fituar çmimin e parë Pulitzer, në kategorinë e raportimit ndërkombëtar, për mbulim të kampeve të ndërtuara nga Kina për ndalime masive të ujgurëve myslimanë.

E përditshmja amerikane The New York Times ka fituar çmimin për shërbim publik dhe për mbulim të pandemisë së koronavirusit.

Agjencia e lajmeve The Associated Press ka fituar dy çmime për fotografi, njërin për mbulim të protestave për pabarazi racore në Shtetet e Bashkura, dhe tjetrin për ndikimin e pandemisë së koronavirusit te të moshuarit në Spanjë.

Çmimet Pulitzer ndahen nga viti 1917, kur gazetari Joseph Pulitzer, emigrant hungarez-hebre, ka krijuar këtë çmim me vullnetin e tij.

Njoftimi për këto çmime, në vlerë të 15,000 dollarëve secili, është shtyrë nga muaji prill, për shkak të pandemisë.

blank

Biden pret Merkelin në Shtëpinë e Bardhë më 15 korrik

RFE/RL

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan Joe Biden do të mirëpresë kancelaren gjermane Angela Merkel më 15 korrik, me qëllim të “thellimit të lidhjeve bilaterale”.

Zëdhënësja e Bidenit, Jen Psaki ka bërë të ditur takimin, teksa të dy liderët veçse janë takuar më 11 qershor, në samitin e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7).

Pyetjet rreth bashkëpunimit transatlantik në çështjet e lidhura me Rusinë, Iranin dhe Kinën janë pjesë e agjendës së samitit në G7, përveç aspekteve tjera.

Pjesëmarrja gjermane në kompletimin e gazsjellësit Rrjedha Veriore 2, në vlerë të 11 miliardë dollarëve, i cili transporton gazin rus në Evropë, ka komplikuar marrëdhëniet në mes të dy aleatëve të NATO-s, dhe ka penguar përpjekjet për të përmirësuar lidhjet, prej kur Biden mori detyrën në janar të këtij viti.

Psaki ka thënë se në muajin korrik, Merkel dhe Biden ‘do të diskutojnë për përkushtimin e tyre për bashkëpunim më të ngushtë në një varg sfidash, përfshirë dhënien fund të pandemisë, adresimin e kërcënimit për ndryshimet klimatike dhe promovimin e prosperitetit ekonomik dhe sigurisë ndërkombëtare të bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike”.

Merkel, kancelare, që ka udhëhequr për kohë të gjatë Gjermaninë, do të jetë liderja e tretë që do të pritet nga Biden, prej kur ky i fundit është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Biden ka pritur deri më tani liderë nga Japonia dhe Koreja Jugore, duke e bërë Merkelin lideren e parë evropiane që viziton Bidenin në Shtëpinë e Bardhë.

blank

Miliarderët amerikanë paguajnë pak ose aspak taksa

Rob Garver

Një rrjedhje e pashembullt të dhënash personale të taksave federale të mijëra amerikanëve ka rindezur një debat mbi pabarazinë e të ardhurave në Shtetet e Bashkuara.

Përkrahësit e reformës në sistemin e taksave shpresojnë se një ide më e qartë nga publiku se si të pasurit shmangin taksat, do të sjellë si rezultat një rishikim të kodit të taksimit në Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat, që i ishin dërguar organizatës jofitimprurëse të gazetarisë “ProPublica”, përfshijnë informacion të detajuar mbi taksat e mijëra individëve më të pasur gjatë një periudhë mbi 15 vjeçare.

Këtë javë, “ProPublica” i përdori të dhënat për të paraqitur para publikut një përshkrim të parë të detajuar se deri në ç’masë më të pasurit në Shtetet e Bashkuara përfitojnë nga privilegje dhe luks të jashtëzakonshëm, ndërsa në të njëjtën kohë paguajnë pak ose aspak taksa.

Sipas kësaj analize, themeluesi i kompanisë Amazon Jeff Bezos, personi më i pasur në botë sipas revistës Forbes, nuk ka paguar asnjë taksë federale mbi të ardhurat në vitet 2007 dhe 2011 dhe miliarderë të tjerë si Warren Buffett, Mark Zuckerberg, George Soros, Michael Bloomberg, Carl Icahn dhe të tjerë – i kanë paguar përqindje shumë të vogla taksash qeverisë federale, ose asnjë taksë, madje edhe në vitet kur pasuria e tyre u rrit me miliarda dollarë.

blank

SHBA intensifikojnë përpjekjet kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

VOA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ripohon angazhimin e Uashingtonit për të luftuar korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara janë të ndërgjegjshme se korrupsioni kërcënon barazinë ekonomike, luftën kundër varfërisë, përpjekjet për zhvillimin ekonomik, si dhe vetë demokracinë. Korrupsioni, kudo që të jetë, dëmton drejtpërdrejtë politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatët e partnerët tanë”, thekson zoti Blinken, në një deklaratë të lëshuar pas Urdhërit Ekzekutiv të Presidentit Biden për të zgjeruar hartën dhe kriteret e vendosjes së sanksioneve ndaj individëve dhe organizatave që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara”, thekson zoti Blinken, “janë të angazhuara për të nxitur llogaridhënien si dhe për të luftuar pandëshkueshmërinë ndaj atyre që janë përfshirë në raste madhore korrupsioni në Ballkanin Perëndimor dhe kudo në botë”.

Duke e shpallur luftën kundër korrupsionit si një prioritet të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, administrata Biden duket se është e përgatitur të mbajë ndaj individëve, që beson se përfshihen në akte madhore korrupsioni dhe që minojnë shtetin ligjor, të njejtin qëndrim si ndaj atyre që kanë rrezikuar paqen në Ballkanin Perëndimor.

Sipas zotit Blinken, urdhëri i fundit ekzekutiv i Presidentit Biden zgjeron hartën e sanksioneve në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë disa marrëveshje të viteve të fundit, siç është ajo e Prespës e vitit 2018, apo zgjatja e mandatit të Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi.

Veç atyre që rrezikojnë paqen e sigurinë, sanksione mund të vendosen tani edhe ndaj individëve që destabilizojnë rajonin duke minuar insitucionet demokratike dhe shtetin ligjor, ose që shkelin të drejtat e njeriut.

Për të goditur në mënyrën më të mirë rrjetet e korrupsionit të shtrira në Ballkanin Perëndimor, thekson Sekretari Blinken, Urdhëri Ekzekutiv përfshin tani edhe Shqipërinë.

Deri tani, Urdhëri Ekzekutiv, një vazhdimësi në vite e qëndrimeve të administratave të ndryshme amerikane që nga viti 2001, përfshinte vetëm vendet e dala nga shpërbërja e dhunshme e ish Jugosllavisë.

Sipas Sekretarit Bliken “Urdhëri Ekzekutiv autorizon vendosjen e sanksioneve ndaj individëve, apo enteve, që janë përgjegjëse për korrupsion në rajon, që janë përfshirë në përvetësim fondesh publike, tjetërsim pronash private për përfitime personale apo politike, ose të përfshirë në ryshfete. Pronat, ose interesat në prona të ndryshme, që personat e përcaktuar në bazë të Urdhërit Ekzekutiv, kanë në Shtetet e Bashkuara, ose që kanë lidhje me Shtetet e Bashkuara, apo bien në duar të personave në Shtetet e Bashkuara, do të bllokohen dhe shtetasit amerikanë janë të ndaluar të kryejnë transaksione me ta. Veç kësaj, individët, që përcaktohen në bazë të këtij urdhëri, nuk do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, thekson Sekretari Blinken.


Send this to a friend