Kombi është një fis i madh, është si një familje e madhe. Qeveria dhe politika duhet të sillen me përgjegjësi humane dhe prindërore, të jenë shërbëtorë dhe të punojnë për të mirën kombëtare, të shtetit dhe të popullit shqiptar.
Por mjerisht , gjë që përbën edhe fatkeqësi kombëtare është fakti se të parët, kryetarët, deputetët, ministrat dhe gjyqtarët që drejtojnë shtetin shqiptar sillen e veprojnë ligësisht, pabesisht, cnjerëzisht dhe tradhtisht e pabesisht kundër Kombit, madje edhe më keq se sa mund t’ua kishin bërë armiqt.
Sot prej më shumë se katër muajsh po mbahen në Tiranë protestat rinore dhe qytetare më të mëdhatë të zhvilluara në Shqipëri. Ato po zhvillohen ne një moment shumë të rëndësishëm kombëtar, protesta që kërkojnë Shqipërinë etnike, mbrojtjen dhe moslejimin e pazareve me territorin dhe me trojet shqiptare.
Janë protesta për të realizuar Shqipërisë etnike, janë protestat e unitetit kombëtare.
Këto protesta kanë Rëndësi të madhe edhe për Kosovën që fatkeqësisht as opozita në Kosovë, as politika e Tiranës pozitë-, opozitë dhe as intelektualët e mediat nuk janë në anën e duhur ,në atë që ka dhe që është jetike për shtetin i ri shqiptar i Kosovës, por janë tërësisht të interesuara vetëm për interesa personale, klanore dhe partiake.
Kauza kryesore e këtyre protestave është :”Shqipëri ETNIKE”.Por njëkohësish thuhet edhe “Revolucion” dhe “Shqipëri e Re”, por që Revolucion dhe “Shqipëri e Re” më shumë janë kauza ideologjike pasi shqiptarët e kanë pësuar rëndë nga revolucioni komunist proletar i përmbysjes dhe nga Lufta e klasave për Shqipërinë ideologjike komuniste për një “Shqipëri të Re” dhe të njeriut të ri me botëkuptim komunist.
Shqiptarët po kërkojnë Shqipërinë Etnike, atë Shqipërinë e vjetër të shqiptarëve autoktonë në trojet e stërgjyshërve të tyre, si dhe shqiptarët realisht kërkojnë një “Politikë të Re Demokratike”, pra kërkojnë patriotizmin dhe demokracinë.
Të kërkosh Shqipërinë etnike, nuk do të thotë se do krijohet ndonjë “Shqipëri e Re”, por kërkohet bashkimi i Shqipërisë iliro-dardane të vjetër, bashkimi të të gjitha trojeve shqiptare ku kanë jetur gjithmonë dhe jetojnë edhe sot populli më i vjetër i Ballkanit, shqiptarët,që padrejtësisht mbetën jasht Shqipërisë.
Prandaj unë këto protesta i kam quajtur si “Lëvizje për Triumfin e Kombit” dhe të realizimit edhe të demokracisë, për realizimin e Shqipërisë Etnike dhe për fitoren edhe të Demokracisë së vërtetë.
Kjo është Lëvizje për Triumfin e Kombit e rinisë në Tiranë me karakter thelllësisht kombëtar në një kohë kur cuditërisht në Shqipëri pritet që të realizohet një minishtet Bektashi , një minishtet brënda shtetit shqiptar që mund të jetë një precedet i rrezikshëm pasi mund të kërkojnë edhe komunitetet fetare të tjera të njëjtën gjë ashtu si dhe pakicat kombëtare në Shqipëri që të kërkojnë autonomi, dhe ky shtet autonom fetar në Shqipëri , dhe menjeherë pas tij filloi të duket edhe në Kosovë, ku edhe atje po nxitet përcarje fetare. Këto protesta janë një shans i madh për ndryshimin e gjëndjes në Shqipëri, për fitoren e kombit mbi armiqt, hajdutët, mercenarët shqipfolës dhe nga tradhëtarët.