Sergei Lavrov dhe Edi Rama /
Mohoi investimet kineze, por vëllai negocioi koncesionin 100 milionë euro për TVSH-në; mohoi kontaktet me Rusinë, por i dhuroi 800 hektarë oligarkut Deripaska…
Në intervistën dhënë revistës franceze “Le Point”, kryeministri Edi Rama, pasi mohoi shumë probleme të qeverisjes së tij dhe kontakte me shtetet jo mike, tha disa gënjeshtra që janë fakte të dukshme, dhe zbuloi një skemë favorizimi për trafiqeve detare që nuk kalojnë në porte.
GËNJESHTRA E PARË/ Pyetjes, përse po e privatizoni Ishullin e Sazanit, këtë zonë strategjike ushtarake nyje ndërkombëtare, duke ia dhënë dhëndrit të Donald Trump për resort, Edi Rama, iu përgjigj se nuk është privatizuar, por është dhënë për investim turistik.
E vërteta është, se Edi Rama e ka hequr Ishullin e Sazanit nga lista e bazave strategjike ushtarake dhe ligjërisht, Jared Kushnerit i ka dhuruar 45 ha për projektin e resortit, ndërsa “de facto” ia ka dhënë krejt ishullin për porte jahtesh, aeordrom, mjedise shërbimesh dhe ndalon aktivitete të tjera private e shtetërore në ishull, përveç klientëve për resortin e familjes Trump.
GËNJESHTA E DYTË/ Kryeministri Edi Rama, deklaroi se Kina është një realitet i largët nga ne, mbasi Shqipëria është i vetmi vend europian që nuk ka dhe nuk pranon investime kineze.
E vërteta është, se Kina ka shumë investime në Shqipëri, madje edhe në sektorët strategjikë si koncesioni i naftës me “Bankers”, zona të tjera nxjerrje gazi e nafte, investime e ortakëri në 53 HEC-e, në koncesion minerar kromi e bakri.
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet vëllait të tij, Olsi Rama, negocioi për t’i dhënë kompanisë kineze “M.POS Limited”, koncesionin 100 milionë Euro të mbledhjes së TVSH-së së bizneseve.
Ndërsa me kompanitë kineze “Zhejiang Haiteng Investment Co” e “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co”, nëshkroi koncesionin për park industrial në 500 ha tokë shtetërore falas në Spitallë të Durrësit, me afat shfrytëzimi 99 vite.
GËNJESHTA E TRETE/ Edi Rama, tha se Shqipëria nuk ka marrëdhënie me Rusinë, dhe është i vetmi vend europian që nuk ka pasur vizitë të nivelit të lartë nga Moska qysh nga viti 1960.
E vërteta është, se më 8 dhjetor 2004, ish-ministri i Jashtëm i Qeverisë së PS, Kastriot Islami, ftoi dhe priti në Shqipëri, një delegacion zyrtar të Federatës Ruse të kryesuar nga Ministri i Jashëm të Rusisë, Sergey Lavrov, me të cilin nënshkroi traktatin e miqësisë pa kushte mes dy shteteve dhe disa marrëveshje ekonomike, ushtarake e kulturore.
Më 26 shkurt 2020, Edi Rama, nën maskën e Kryetarit të OSBE, shkoi në Moskë dhe u takua me Ministrin e Jashëm të Rusisë, Sergey Lavrov, shoqëruar nga këshilltari i tij Baton Haxhiu dhe gazetari Sokol Balla, ku loboi për takim me presidentin Vladimir Putin, por nuk e arriti.
Më 22 shtator 2013, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare si kryeministër në SHBA, shërbimet amerikane, raportuan se Edi Rama zhvilloi në New York, një takim të fshehtë me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov.
Më 20 prill 2018, kryeministri Edi Rama i dhuroi 800 hektarë tokë shtetërore oligarkut rus Oleg Deripaska të sanksionuar nga SHBA, për investim fermash bujqësore e resortesh në Divjakë, shtuar 68 hektarë toka më 30 dhejtor 2025, ndërsa në Vlorë i ka dhënë koncesion për hidrocentral.
FAVORIZIMI I TRAFIQEVE DETARE/ Për pyetjen, nëse në ishullin e Sazanit ka postë ushtarake vrojtuese ndërkombëtare; kryeministri Edi Rama tha, se Shqipëra nuk ka nevojë për këtë ishull si post strategjik ushtarak; por është një radar minimal pothuajse i padukshëm.
E vërteta është, se deri në muajin qershor 2015, në Ishullin e Sazanit ka qenë e instaluar dhe me shërbim aktiv, një bazë e fuqishme radarësh, ndërsa tani është lënë formalisht 1 radar i thjeshtë.
Përveçse radari ka kapaciet të vogël. të kufizuar e pa regjistrim të dhënash për lëvizjet detare, shumicën e kohës është jashtë funksionit për shkak të defekteve që nuk riparohen, por edhe fiket qëllimisht për të lejuar e mos raportuar trafiqet./Pamfleti