Lëvizja Shqipëria Bëhet mbajti sot një tjetër protestë para Kryeministrisë në Tiranë, ndërsa vijon prej 89 ditësh betejën e saj kundër aferave korruptive dhe abuzimeve të zyrtarëve të lartë, përfshi këtu dosjen e Belinda Ballukut dhe të AKSHI-t.
Kreu i lëvizjes Adriatik Lapaj, i mbështetur nga qindra qytetarë, ngriti edhe çadrën para ekzekutivit në bulevard, ndërsa ka deklaruar se do të vendosin sërish çadrat edhe nëse Policia do ua heq, duke mos u dorëzuar në betejën e tyre kundër hajdutërisë.
Ai kërkoi largimin e qeverisë nëpërmjet dorëheqjes, vijimin e protestave, qeveri teknike dhe zgjedhje të reja.

Në protestën e sotme, Lapaj bëri thirrje edhe për bashkim të qytetarëve, ndërsa shtoi se “beteja kundër hajdutërisë nuk duhet të ndalet”.

“Po përballemi me qeverinë më të korruptuar në Europë. I bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër hajdutërisë”, tha ai ndër të tjera. gsh
