Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të afirmohen më fuqishëm në skenën botërore, duke thënë se ka ardhur koha që Evropa të fillojë të sillet si një “fuqi globale”, raporton BBC.
Përballë kërcënimeve në rritje nga Kina, Rusia dhe tashmë edhe nga Shtetet e Bashkuara, Macron ka deklaruar për një grup gazetash evropiane se kontinenti po përballet me një “thirrje për zgjim”.
“A jemi të gatshëm të bëhemi një fuqi? Kjo është pyetja në fushën e ekonomisë dhe financave, në mbrojtje dhe siguri, si dhe në sistemet tona demokratike. Në një epokë tjetër do të kishim thënë se është momenti për ta ‘marrë mbi vete shumicën’”, ka thënë Macroni, përpara samitit të BE-së që do të mbahet këtë javë në Bruksel.
Ai ka përsëritur thirrjen e tij për huamarrje të përbashkët në nivel të Bashkimit Evropian, me qëllim sigurimin e qindra-miliardë eurove të nevojshme për investime industriale. Panorama