VOAL

VOAL

The United States Daily (1926) / Shkëmbimet midis ministrit të parë shqiptar në SHBA Faik Konica dhe presidentit amerikan Calvin Coolidge në dhomën blu të Shtëpisë së Bardhë

November 21, 2021
blank

Komentet

blank

Inceneratorët- PD: Rama injoroi planin e BE. I dha 22 milionë euro të shpallurës në kërkim Stela Gugallja

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka bërë publike të tjera fakte në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Në deklaratën për shtyp nga selia e PD, Këlliçi theksoi se kryeministri Edi Rama injoroi planin e financuar nga BE dhe i dha 22 milionë euro të shpallurës në kërkim Stela Gugallja, për një propozim të pakërkuar dhe të paçertifikuar për Incineratorin e Elbasanit?

Deklaratë e deputetit Belind Këllici

Ju ftoj të shohim sot fillimin e historisë me mega-aferën e inceneratorëve. Kur nuk kishte interes korruptiv, në përputhje me Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Mbetjeve, Edi Rama nxori VKM nr. 418 datë 25.06.2014 “Për Grumbullimin e Diferencuar të Mbetjeve në Burim”.

Ky Vendim i Këshillit të Ministrave detyronte të gjitha bashkitë të merrnin masa brenda datës 31.12.2016 për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.

Këtu mund të shihni VKM që sapo përmenda.

Image

Me të drejtë sot do të shtrojmë sërish 5 pyetje për inceneratorët:

Pyetje 1: A është në fuqi ende apo u anulua kjo VKM?

Pyetje 2: Çfarë interesi apo halli i madh ndodhi që u la në harresë dhe u injorua kjo VKM që ishte në përputhje me strategjinë dhe planin kombëtar të mbetjeve të financuara nga BE?

Vetëm 6 muaj pas asaj VKM-je, duket se Edi Ramën një hall i madh, apo interes shumë më i madh e shtyu të ndryshonte drejtim dhe më 17 Dhjetor 2014 nxori VKM për t’i dhënë 22 milionë euro Stela Gugalles për një propozim të pakërkuar dhe të paçertifikuar për Incineratorin në Elbasan.

Ndërkohë nëse do të shohim pak kontratën për Inceneratorin e Elbasanit do të shohim se:

Karakteristikat e inceneratorit (kapaciteti, fuqia, ndotja, etj.) të gjitha janë në kontratë, dhe, gjithashtu në aneksin A të kontratës do të shohim se pikërisht kjo zhgarravinë që ju shihni këtu është botuar në fletore zyrtare si karakteristikat e detajuara të inceneratorit për të cilin janë grabitur plotë 22 milionë euro para publike deri më sot.

Image

Image

Me të drejtë pyetja numër 3 që ne shtrojmë është: Cilën karakteristikë të inceneratorit ka shpjeguar zhgarravina e mësipërme?

Image

Ftoj të gjithë qytetarët që ta shohin me sytë e tyre. E nëse do të shohim pak më tej kontratën do të dallojmë një pjesë që shpjegon fare qartë se veprim shtetëror thellësisht në kundërshtim me kontratën është në pikën C, çdo ndalim apo kushtëzim me marrjen dhe transferimin e përfitimeve apo të ardhurave të konçensionarit, kapitalit apo borxheve sipas dokumentave financiare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë përfshirë ndalimin dhe kufizimin e këmbimit jashtë shtetit.

Pra ndalohet me kontratë që shteti të stopojë apo kushtëzojë marrjen dhe transferimin e parave publike për mjeshtrat e inceneratorëve që do i çojnë jashtë vendit.

Përse është kjo pikë?

Pyetje 4: Kush i ka hartuar kontratat për inceneratorët? Kanë thagma të paimagjinueshme. A’i ka hartuar Drejtoria Juridike e Këshillit të Ministrave siç e detyron ligji apo jo? A janë dhënë këto kontrata të gatshme? A ka përgjegjësi ligjorë në këtë mes apo jo?

Pyetje 5: Sa eksperiencë në incenerim dhe në investim kishte kompania e posakrijuar e Stela Gugalles, të cilës i’u dha kontrata 22 milion euro për inceneratorin e Elbasanit?

Po Klodian Zoto, përfituesi real i parave publike dhe sipërmarrësi i punimeve të Inceneratorit të Elbasanit, personi i cili në fakt “ndërtoi” një karakatinë hekurishtesh në Elbasan e cila nuk ka ende asnjë funksion dhe sot që flasim, që jemi ende në muajin gusht të vitit 2022 përveç tenderave të ujësjellsave në Bashkitë Rilindase të Fierit dhe Korçës, çfarë experience të mëparshme kishte ky sipërmarrës?

Çfarë pune të ngjashme kishte bërë më pare me sukses Klodian Zoto, mbi bazën e së cilës i tërë shteti ynë u ngrit në këmbë me 14 vendime dhe brënda ditës në një natë dhjetori i kaloi këtij sipërmarrësi plot 22 milionë euro? Ja ku e keni dhe aktin e kolaudimit për Inceneratorin e Elbasanit në të cilin Klodian Zoto shprehet fare qartë se është sipërmarrësi i punimeve dhe rrjedhimisht përfituesi real i parave publike dhe i 22 milion euro të Inceneratorit të Elbasanit.

Image

Të nderuar qytetarë Partia Demokratike po dëshmon çdo ditë e më shumë se megaafera e inceneratorëve, tregon fare qartë faktin se Edi Rama, Arben Ahmetaj, Ëngjëll Agaçi dhe Erjon Veliaj, etj krijuan një grup të strukturuar kriminal për të përvetësuar 430 milionë euro para publike.

Po ju të nderuar qytetarë çfarë mendimi keni?

blank

Ndahet nga jeta gazetari i njohur italian Piero Angela, popullarizues i madh i dijeve shkencore dhe teknologjike

VOAL- I lindur në Torino në vitin 1928, Piero Angela (Pjero Anxhela) filloi aktivitetin e tij gazetaresk në RAI si reporter radiofonik, përpara se të bëhej korrespondent dhe prezantues i lajmeve televizive.

Ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare gazetari i njohur televizive, një personalitet i shquar veçanërisht në fushën e përhapjes shkencore dhe teknologjike.

“Udhët të mbarë babi”, ka shkruar djali i tij Alberto në profilet e tij në rrjetet sociale duke njoftuar vdekjen e babait të tij. I lindur në Torino në vitin 1928, Piero Angela filloi aktivitetin e tij gazetaresk në RAI si reporter radiofonik, përpara se të bëhej korrespondent dhe drejtues i lajmeve televizive.

Fama e tij e madhe lidhet me programet e tij të lidhura me shkencën, nga Quark në Superquark vetëm për të përmendur më të rëndësishmit, me të cilat ai themeloi një traditë solide dokumentare për televizionin italian. Piero Angela ishte gjithashtu autor i disa librave, gjithnjë me karakter popullor. Botimi i autobiografisë së tij me titull “Udhëtimi im i gjatë” daton në vitin 2017.

Ministri italian i kulturës Dario Franceschini, duke komentuar largimin, i bëri homazhe Angelës, duke e quajtur atë “një popullarizues i madh, një njeri i shkencës dhe kulturës që, duke shfrytëzuar mundësitë e shërbimit televiziv publik, ka lejuar breza të tërë italianësh të marrin më afër shkencës dhe për të kuptuar sekretet e saj”.

Në një mesazh lamtumire drejtuar publikut të tij, publikuar pas njoftimit të vdekjes, në profilet sociale të programit Superquark, Angela shkruan: “Të dashur miq, më vjen keq që nuk jam më me ju pas 70 vitesh bashkë. Ato kanë qenë vite shumë stimuluese për mua që më kanë çuar të njoh botën dhe natyrën njerëzore. Mbi të gjitha kam pasur fatin të takoj njerëz që më kanë ndihmuar të arrij atë që çdo njeri do të donte të zbulonte. Falë shkencës dhe një metode e cila ju lejon të përballeni me problemet në mënyrë racionale por në të njëjtën kohë njerëzore (…) Nga ana tjetër, jam përpjekur të tregoj atë që kam mësuar. Të gjithë të dashurit e mi, mendoj se kam bërë pjesën time. Mundohuni të bëni edhe ju tuajën ër këtë vendin tonë të vështirë, një përqafim i madh”. rsi-eb

blank

E vërteta pas mitit të Rusisë se “kërcënohet” nga NATO – Nga Oleg Chupryna

Regjimi i Vladimir Putin shpenzon më shumë se 300 milionë dollarë në vit për përhapjen e propagandës dhe dezinformatave të tij në gjuhë të ndryshme në mbarë botën, një përpjekje që është thelbësore për luftën hibride të Rusisë kundër Perëndimit.

Vendet e Ballkanit janë treguar veçanërisht të ndjeshme ndaj ofensivës së mediave ruse.

Sondazhet e fundit në Serbi, për shembull, tregojnë se një shumicë e madhe ka pikëpamje anti-perëndimore shumë të ngjashme me ato dominuese në vetë Rusi; rreth 70 për qind e serbëve e konsiderojnë NATO-n një kërcënim për sigurinë evropiane.

Kjo përkundër faktit se Bashkimi Evropian, me shumicën e anëtarëve të tij gjithashtu pjesë e NATO-s, është deri tani partneri më i madh tregtar i Serbisë (62 për qind e të gjithë tregtisë), investitori (67 për qind e të gjitha investimeve të huaja) dhe donatori më i madh.

Me rreth 300 milionë euro ndihmë të pakthyeshme, Serbia është ndër tre përfituesit kryesorë të transfertave të parave nga BE-ja.

Dezinformimi rus është një nga arsyet kryesore, por jo të vetmet, pas hendekut mes perceptimeve të serbëve dhe realitetit objektiv.

Çuditërisht, shumica e miteve dhe narrativave të Rusisë, nëse jo të gjitha, kanë një ankesë të vetme për “zgjerimin” e NATO-s në lindje dhe “kërcënimin” e saj për sigurinë kombëtare ruse.

Kjo narrativë dominon propagandën e Kremlinit jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit. Moska e portretizon agresionin e saj të vazhdueshëm kundër Ukrainës si një sulm parandalues ​​kundër një NATO-se që ishte gati të sulmonte Rusinë.

Për të ekspozuar këto pretendime, duhet ta shohim këtë “mit” përmes thjerrëzave të provave të bazuara në fakte.

Mbrojtje dhe parandalim, jo ​​shkatërrim

A ka përbërë ndonjëherë NATO-ja një kërcënim real për Rusinë?

SHBA-aj dhe aleatët e tyre e krijuan aleancën në agimin e Luftës së Ftohtë midis kampit totalitar komunist dhe Perëndimit të lirë demokratik. Qëllimi kryesor i kësaj aleance politiko-ushtarake ishte mbrojtja dhe parandalimi përballë Bashkimit Sovjetik dhe shteteve të tij satelitore komuniste, të cilat nuk e fshehën dëshirën e tyre për shkatërrimin e botës së lirë “kapitaliste”.

Me përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e Bashkimit Sovjetik në 1991, NATO-ja miratoi një qasje më të gjerë në të cilën objektivat e saj parësorë të mbrojtjes dhe parandalimit plotësoheshin me ato të bashkëpunimit dhe sigurisë, duke përfshirë parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.

NATO-ja është përpjekur gjithashtu të ndërtojë një partneritet me Rusinë. Ajo themeloi Këshillin NATO-Rusi, i cili siguroi një mekanizëm për konsultim dhe bashkëpunim për një spektër të gjerë çështjesh të sigurisë në rajonin euro-atlantik.

Kështu, strategjitë dhe politikat zyrtare të NATO-s janë fokusuar thjesht në mbrojtjen dhe parandalimin dhe në krijimin e mekanizmave praktik të sigurisë dhe bashkëpunimit.

Dikush mund të kundërshtojë se qëndrimi zyrtar i organizatës dhe qëllimet dhe veprimet e saj reale mund të ndryshojnë. Për t’iu kundërvënë këtij argumenti, do të mjaftonte të theksohej se midis viteve 1945 dhe fundit të viteve 1950, SHBA-ja dhe aleatët e saj kishin një epërsi absolute bërthamore ndaj Bashkimit Sovjetik dhe mund ta kishin asgjësuar atë po të donin.

Pretendimet e Rusisë për “premtimet” e bëra udhëheqësve të saj nga Perëndimi në fillim të viteve 1990 në lidhje me kufizimet e “zgjerimit” të NATO-s drejt lindjes nuk pinë ujë. Nuk ka asnjë dokument apo marrëveshje që do të ofronte një siguri të tillë.

Për më tepër, nocioni i një “zgjerimi” drejt lindjes keqinterpreton plotësisht atë që NATO-ja është në të vërtetë. Ai është një plejadë kombesh sovrane, më shumë se një perandori me një shtytje ekspansioniste.

Organizata bazohet në politikat e dyerve të hapura ndaj kombeve evropiane që dëshirojnë t’i bashkohen klubit, i cili nuk është vetëm një aleancë ushtarake. Ajo është gjithashtu një organizatë politike e bazuar në vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut si kushtet e përcaktuara për anëtarësim.

Demokratizimi i ish-subjekteve të Rusisë përfaqëson vërtet një kërcënim, por jo për popullin rus. Ai është një kërcënim për regjimin autoritar kleptokratik të Rusisë. Kombet e lira dhe demokratike “i japin një shembull të keq” popullit rus.

Të gjitha vendimet në NATO merren me konsensus, gjë që pengoi në mënyrë efektive anëtarësimin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë në vitin 2008, kur disa vende anëtare, nga frika e reagimit të Rusisë, votuan kundër. Shumë tani pajtohen se ky ishte një gabim që i kushtoi Ukrainës mijëra jetë dhe shkatërrimin e ekonomisë dhe infrastrukturës së saj.

Prania e trupave amerikane është ulur që nga viti ‘91

Perspektiva e dytë në zhvlerësimin e narrativës së Rusisë për kërcënimin e NATO-s për sigurinë e saj është reduktimi i forcave të Aleancës në Evropë që nga viti 1991.

Për shembull, në vitin 1989, mbi 315,000 trupa amerikane, të cilat formonin forcën kryesore ushtarake të NATO-s, u vendosën përgjithmonë në Evropë. Deri në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë e Ukrainës, numri i tyre ishte reduktuar në rreth 61,000.

Brenda së njëjtës periudhë, numri i avionëve ushtarakë amerikanë në Evropë ra nga 800 në 170, ndërsa të 5000 tanket amerikanë u kthyen në SHBA.

Në përgjithësi, prania ushtarake amerikane në Evropë deri në vitin 2014 ishte vetëm 15 për qind e madhësisë së saj në 1989.

Shtetet anëtare evropiane të NATO-s gjithashtu reduktuan forcat e tyre ushtarake pas përfundimit të Luftës së Ftohtë; deri në vitin 2014, buxheti mesatar ushtarak ishte rreth 1.6 për qind e PBB-së. Ndërkohë, Rusia po modernizonte intensivisht armët e saj dhe po reformonte forcat e saj ushtarake me shpenzime ushtarake midis 3.2 dhe 5.4 për qind të PBB-së.

Është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë se Rusia është një fuqi bërthamore me arsenalin e dytë më të madh në botë. Pas mposhtjes së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Ftohtë, Perëndimi nuk i kërkoi Rusisë të hiqte qafe arsenalin e saj bërthamor. Në vend të kësaj, ai e shtyu Ukrainën, Bjellorusinë dhe Kazakistanin drejt çarmatimit të plotë bërthamor. Pse Perëndimi do ta bënte këtë, nëse do të sulmonte ose pushtonte Rusinë?

Pretendimet e Rusisë se ajo e aneksoi Krimenë për të penguar krijimin e bazave ushtarake të NATO-s në territorin e saj me raketa të drejtuara ndaj Rusisë, nuk qëndrojnë.

Nëse NATO-ja do të vendoste raketa në rajonin Sumy të Ukrainës, për shembull, ato do të ishin rreth 520 kilometra nga Moska. Nga ana tjetër, Krimea është 1500 km larg kryeqytetit rus.

Për më tepër, anëtarët e NATO-s, Lituania, Letonia dhe Estonia janë qindra kilometra larg Moskës. Shën Petersburgu është edhe më afër.

Por ndërkohë që këto shtete baltike janë anëtarë të NATO-s që nga viti 2004, asnjë forcë e rëndësishme e NATO-s apo armë bërthamore nuk është vendosur në këto vende. Edhe para pushtimit të Ukrainës, ka qenë gjithmonë Rusia ajo që i ka kërcënuar vazhdimisht fqinjët e saj gjatë shekujve të fundit.

Raketat ruse Iskander të stacionuara në enklavën e Kaliningradit të Rusisë janë vetëm 300 km nga Varshava dhe 580 km nga Berlini. Vetëm Divizioni i Sulmeve Ajrore të Gardës së 76-të të Rusisë, me qendër në Pskov, 30 km nga kufiri i Estonisë, është ndoshta një ushtri më e fuqishme se çdo gjë që mund të grumbullojë Estonia.

Rusia posedon gjithashtu arsenalin e dytë më të madh të armëve bërthamore në botë, duke përfshirë nëndetëset e shumta të armatosura me raketa që mbajnë koka bërthamore që mund të godasin çdo vend perëndimor në një distancë relativisht të shkurtër.

Prandaj ka shumë gjëra të pavërteta në pretendimet e Rusisë për kërcënimin që i paraqitet sigurisë së saj kombëtare nga “zgjerimi” i NATO-s në lindje.

Modeli pushtimi dhe mizorish

Pra, cila është arsyeja e vërtetë për politikën agresive anti-perëndimore të Rusisë?

Kjo duket jo duket qartë, nëse dikush merr kohë për të lexuar fjalimet, intervistat ose artikujt e Putinit dhe figurave të tjera publike në Rusi.

Retorika revanshiste e Rusisë përfshin jo vetëm subjektet e ish-Bashkimit Sovjetik, por edhe ato të perandorisë cariste ruse. Ajo kërkon të tërheq në sferën e dominimit të Rusisë Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Finlandën gjithashtu, duke dobësuar ose shpërbërë BE-në dhe NATO-n.

Në këtë kontekst, nuk duhen harruar shekujt e zgjerimit rus, duke filluar kur Dukati i vogël i Moskovës gllabëroi tokat përreth tij për t’u bërë një perandori e madhe që në kulmin e saj pushtoi një të pestën e tokës së thatë të planetit.

Vlen gjithashtu të kujtojmë se veprimet e Kremlinit flasin më shumë se fjalët e tij.

Ukraina nuk është i pari nga fqinjët e Rusisë që pushtohet. Kremlini ka demonstruar vazhdimisht synimet e tij neo-imperialiste që nga fillimi i viteve 1990, qoftë drejtpërdrejt, si në rastet e Transnistrisë në vitet 1990, Gjeorgjisë në 2008 dhe Krimesë në 2014, ose në mënyrë indirekte si në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut në vitet 1990 dhe Donbasin e Ukrainës që nga viti 2014.

Në Ukrainë, Rusia po kryen mizori të ngjashme me ato që kreu në vitet 1990 në Çeçeni – bombardime në shkallë të gjerë, pa dallim të zonave të banuara në qytetet kryesisht rusishtfolëse të Ukrainës, Mariupol, Kharkiv dhe të tjerë dhe torturat, përdhunimet dhe vrasjet masive të qindra civilëve ukrainas zbulojnë përsëri natyrën e vërtetë të regjimit dhe shoqërisë bashkëkohore ruse.

Kjo, pa asnjë dyshim, hedh poshtë të gjitha akuzat e rreme të Rusisë në lidhje me kërcënimin e pretenduar të NATO-s për sigurinë e saj. Vetë Rusia mbetet një “perandori e lig”. Duke kërcënuar vazhdimisht se do të përdorë armë të shkatërrimit në masë, ajo mbetet një kërcënim vdekjeprurës për fqinjët, për lirinë dhe për mbarë njerëzimin.

BIRN

blank

Pse Lufta III Botërore do varet nga zgjedhjet amerikane të vitit 2024 – Nga Joschka Fischer

Nuk mbaj mend ndonjë periudhë gjatë 75 viteve të fundit kur ka pasur një grumbullim kaq masiv tronditjesh të mëdha dhe të vogla. Bota sot po përballet me intensifikimin e ndryshimeve klimatike, një pandemi, luftëra të mëdha, inflacion në rritje, ndërprerje në tregtinë ndërkombëtare dhe zinxhirët e furnizimit, dhe mungesa akute të ushqimit dhe energjisë.

Një pjesë e konsiderueshme e kësaj trazire rrjedh nga rivalitetet e reja midis fuqive të mëdha. Kjo ka pasur pasoja shumë të dukshme dhe kaotike, të mishëruara nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Nuk duhet të jesh profet për të parashikuar se konflikti do të jetë një akt në një tragjedi më të gjatë. Në Azinë Lindore, pretendimi i Kinës ndaj Tajvanit kërcënon gjithashtu të çojë në përshkallëzim ushtarak. Dhe në Lindjen e Mesme, programi i vazhdueshëm bërthamor i Iranit shumë lehtë mund të shkaktojë një konflikt të madh ushtarak.

Shkurtimisht, ne jemi dëshmitarë të prishjes së Pax Americana që përforcoi marrëdhëniet ndërkombëtare për më shumë se 70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore. Pasi dolën si fituese në të dyja luftërat botërore të shekullit të njëzetë, Shtetet e Bashkuara vazhduan të fitonin Luftën e Ftohtë që pasoi. Gjatë asaj kohe, ajo garantoi paqen dhe stabilitetin në Evropë – e cila ishte lënë kryesisht e shkatërruar në 1945 – dhe hodhi themelet për sistemet e reja shumëpalëshe të tregtisë dhe të drejtës ndërkombëtare, të krijuara nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, anëtarësimi në të cilën u zgjerua si rezultat i dekolonizimit. Por me ngritjen e Kinës dhe të tjerëve, Pax Americana – që sigurisht nuk ishte e përsosur – i ka lënë vendin një realiteti më multipolar.

Veçanërisht që nga fillimi i këtij shekulli, ekonomia botërore po kalon një transformim themelor teknologjik. Digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale po ristrukturojnë rrënjësisht ekonomitë e përparuara dhe po ribalancojnë fuqinë politike globalisht. Që nga kriza financiare e vitit 2008, kushtet globale janë bërë më kaotike, duke zbuluar të meta fatale në hamendësimet perëndimore. Evropa iu nënshtrua iluzionit se një partneritet energjetik me Rusinë do të siguronte paqen dhe stabilitetin në kontinent. Dhe liderët amerikanë gabimisht besuan se përfshirja e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe marrëveshjet e tjera shumëpalëshe do të çonte në mënyrë të pashmangshme në demokratizimin e saj.

Në të dy rastet, liderët perëndimorë ishin të verbër ndaj synimeve dhe objektivave strategjike të liderëve rusë dhe kinezë. Ata ishin aq të sigurt në atraktivitetin universal të modeleve të tyre civilizuese, saqë nuk arritën të parashikonin pasojat politike të varësive ekonomike që kishin pranuar. Fatura për këtë naivitet tani po vjen dhe do të jetë e madhe.

Kina është bërë shpejt një rival teknologjik i Perëndimit, dhe veçanërisht i SHBA-së, që nuk është diçka që Bashkimi Sovjetik mund ta pretendonte ndonjëherë, edhe në kulmin e “krizës Sputnik”. Mbetet për t’u parë se ku do të çojë kjo fazë e re konkurrence sistematike globale; por është e sigurt të thuhet se Kina do të jetë një arrë e vështirë për t’u çarë. Për më tepër, gara e re e fuqive të mëdha do të zhvillohet në kushte krejtësisht të reja globale. COVID-19 dhe ndryshimet klimatike kanë ndryshuar rrënjësisht llogaritjen globale ekonomike dhe politike dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

Nëse njerëzimi nuk arrin të reduktojë emetimet e gazrave serrë me ritmin e nevojshëm për të mbajtur nën kontroll ngrohjen globale, ai do të hyjë në një epokë krizash globale të pakthyeshme dhe potencialisht të pakontrollueshme. Më keq akoma, për shkak të dinamikës së re konkurruese globale, fuqitë e mëdha do të shkojnë në drejtim të konfrontimit të intensifikuar, edhe pse sfidat me të cilat përballemi kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë. Kjo është tragjedia e vërtetë e luftës së presidentit rus Vladimir Putin. Përtej shkatërrimit të saj dhe vuajtjeve të papërshkrueshme njerëzore, kriza e Ukrainës po i kushton njerëzimit një kohë të çmuar të cilën ai nuk e ka.

Këtu duhet përmendur një krizë e fundit. Mes gjithë kaosit global, SHBA-ja ka gjithashtu probleme të thella të brendshme që vënë në dyshim të ardhmen e saj si një demokraci e qëndrueshme dhe funksionale. Më 6 janar 2021, vendi përjetoi tentativën e parë të grushtit të shtetit. Siç ka treguar Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të 6 Janarit, Donald Trump u përpoq të përmbyste zgjedhjet e vitit 2020 duke nxitur një turmë të dhunshme që të sulmonte Kapitolin e SHBA-së. A do të tregohet mjaft elastike demokracia amerikane për të parandaluar që diçka e tillë të ndodhë përsëri, apo do të ketë sukses Trump apo një figurë e ngjashme me Trump aty ku dështoi “prova” e 6 janarit?

Kjo pyetje do të jetë vendimtare, jo vetëm për SHBA-në dhe demokracinë e saj, por edhe për aleatët e saj dhe të ardhmen e njerëzimit më gjerësisht. Zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 mund të jenë të parat ndonjëherë që kanë pasoja të drejtpërdrejta civilizuese dhe planetare. Nuk është rastësi që fati i botës në shekullin e njëzet e një do të vendoset në demokracinë e saj më të vjetër dhe në vendin që ka nënshkruar rendin ndërkombëtar për 75 vitet e fundit.

BIRN

blank

Rushdie rrezikon të humbasë një sy, autori kishte simpati për Iranin

Policia e Nju Jorkut ka identifikuar autorin e sulmit ndaj shkrimtarit të njohur Salman Rushdie.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Hadi Matar, banues në New Jersey, i cili u arrestua fill pas krimit. Sipas raportit të policisë, sulmuesi nxitoi në skenë ndërsa Rushdie po përgatitej të mbante një fjalim gjatë një seminari të Fondacionit Chotokwa, ndërsa goditi disa herë në qafë dhe bark shkrimtarin 75-vjeçar, i cili u rrëzua në tokë.

Sulmuesi u kap nga të pranishmit në sallë, ndërsa më pas policia e arrestoi. Ende nuk dihet motivi i sulmit, ndërsa policia e Nju Jorkut tha se nuk ka pasur të dhëna për kërcënime të mundshme para ngjarjes. Gazeta Daily Mail shkruan se autori i dyshuar kishte simpati për qeverinë iraniane.

Salman Rushdie u transportua me helikopter në spital dhe iu nënshtrua një operacioni prej disa orësh. Aktualisht ai mbetet i intubuar dhe rrezikon të humbasë shikimin në njërin sy. Mësohet se nga goditjet ai ka pësuar dëmtime të rënda nervore në njërën dorë dhe mëlçi, tha agjenti i tij, Andrew Wiley.

“Lajmet nuk janë të mira. Salman ndoshta do të humbasë shikimin në njërin sy; nervat në dorën e tij janë prerë; dhe mëlçia e tij është goditur me thikë dhe dëmtuar”, tha zoti Wiley në një deklaratë. Rita Lundman, një endokrinologe, e cila ishte në audiencë dhe nxitoi në vendngjarje menjëherë pasi shkrimtari u plagos, tha se Salman kishte plagë të shumta me thikë, duke përfshirë një në anën e djathtë të qafës.

Libri “Vargjet Satanike” i shkruar nga Salman Rushdie shkaktoi bujë në disa vende të botës myslimane në vitin 1988, pasi u cilësua se kishte përmbajtje “blasfemuese”. Disa muaj më vonë, lideri fetar suprem i Iranit, Ajatollah Khomeini, nxori një dekret fetar duke bërë thirrje për vrasjen e Rushdies. Për disa vite shkrimtari ka qenë i fshehur, pasi kishte frikë për jetën e tij.

Qeveria e Iranit njoftoi në vitin 1998 se nuk e mbështet më dekretin fetar (“fatfa”), por organizatat ekstremiste myslimane ofruan një shpërblim prej miliona dollarësh për këdo që vriste shkrimtarin me origjinë indiane. syri.net

ImageImageImageImage

blank

Masakra në Mal të Zi- Tragjedia me 10 viktima pas konfliktit për qiranë

Një konflikt për qiranë e banesës shkaktoi 10 viktima dhe 6 të plagosur mbrëmjen e së premtes në Malin e Zi. Për këtë ngjarje të rëndë, qeveria malezeze ka shpallur tre ditë zie. Autori 34-vjeçar, Vuko Boriloviç hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau një fëmijë 11 vjeç. Pas tij vrau edhe vëllain tre vjet më të vogël dhe plagosi nënën e tyre, të identifikuar si Natasha Pajoviç.

Pas ngjarjes telefonoi bashkëshortin e saj Millosh Martinoviç për t’i rrëfyer krimin duke i thënë: “Unë kam vrarë familjen tënde dhe timen”.

Në 45 minutat e ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij në qytetin Cetinje, vrau dhe 7 të tjerë.

Pasi përfundoi telefonatën me Martinoviç, me armë gjahu në dorë, hyri në shtëpinë e fqinjëve të tjerë duke vrarë të moshuarit Danijela dhe Dimitrije Dreçun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Dreçun. Më pas vrau dhe djalin e tyre Rajko Dreçun, i cili vrapoi menjëherë drejt shtëpisë kur dëgjoi të shtënat.

Masakra nuk përfundoi këtu. 34-vjeçari vrau edhe fqinjin Milan Mitroviç dhe dajën e tij Goran Gjurishiç dhe më pas, duke zbritur në rrugë, nuk ndali të shtënat dhe qëlloi për vdekje fqinjët Aleksandra dhe Danijela Radunoviç.

Përveç nënës që ishte qiramarrëse në shtëpinë e tij, plagosi edhe katër persona të tjerë dhe policin Ljubisha Maksimoviq , i cili po përpiqej ta nënshtronte. Ndonëse ishte i rrethuar nga policia, autori nuk pranonte të dorëzohej.

Sipas mediave malazeze, ndërhyri një prej fqinjëve dhe e qëlloi për vdekje. Trupi i 34-vjeçarit është dërguar për autopsi ndërsa nuk dihet ende përse kreu masakrën pasditen e së premtes. syri.net

blank

Dy fjalë për anonimët që fshihen pas artikujve në vetën e parë! – Nga Akil Pano

Pjesëmarrja dhe fjala ime mes disa intelektualëve, në tryezën e ftuar nga Dr. Berisha mbi temën e familjes, duket se ka shqetësuar disa media, të majta në Shqipëri.

Nuk e kuptoj arsyen e ‘shqetësimit’, pasi “Familja në rrezik” duhet të na shqetësojë mjaftueshëm për t’u mbledhur, e jo për të qenë të ndarë, për të folur e jo heshtur, për t’u angazhuar e jo për të qenë indiferent.

E kuptoj arsyen e ‘shqetësimit’, pasi “Familja në rrezik,” si tryezë diskutimi dhe propozimesh u organizua nga Dr. Berisha dhe Partia Demokratike. Kjo është tema e jetës, që sjell sëbashku të madh e të vogël, të majtë e të djathtë. Nëse nuk e keni ndjekur bisedën dhe propozimet e kësaj tryeze, ju ftoj ta bëni.

E dua Dr. Berishën. Mbase duhet ta doni dhe ju, pasi nëse në këtë jetë s’doni askënd veç vetes dhe rrethit tuaj të ngushtë familjar, kjo s’përbën ndonjë meritë, a vlerë që ju dallon nga të tjerët.

Pikërisht këtë tha Jezusi i Nazaretit:

“Por po t’i doni ata që ju duan, ç’meritë do të keni nga kjo? Sepse edhe mëkatarët i duan ata që i duan.” Luka 6:32

I dua shumë dhe komunistët, socialistët, globalistët, etj; por nuk dua ideologjinë e tyre. Ideologji që ka vrarë më shumë njerëz në shekullin e fundit, se çdo luftë e njeriut apo e natyrës në çdo shekull tjetër.

Problem kam të dua ‘anonimët’ dhe ata që fshihen pas pseudonimeve në artikujt e tyre, pasi sillen sikur të ishin dikush tjetër;
pasi janë entitete pa fytyrë, pa karakter, pa adresë, pa përgjegjësi, pa moral. Qenie me dy a më shumë emra, identitete, funksione, të cilët sot janë në shërbim të pushtetit, e nesër do te nxitojnë të ofrojnë aftësitë e tyre tyre në kërkim te padronit tjetër.

Metoda tipike komuniste. Më kujtojnë sterotipin e ‘spiunëve’ që në komunizëm s’jetonin përmes punës së ndershme, por kishin shndërruar në mënyrë jetese spiunllëkun, përbaltjen, intrigat, prapaskenat, hipokrizinë, anonimet, fletërrufetë etj.

Nuk kam si t’i dua, jo përshkak të antivlerave që i karakterizojnë, por përshkak se këto entitete janë anonimë-jorealë. Një botë fantazmash të cilën refuzoj dhe ta mendoj.

E kam ndërtuar jetën mbi vlera të cilat jo kushdo i kupton, i beson, a praktikon. Ky themel besimi, më shtyn të ecë në shtegun e ngushtë të dashurisë. Dashuria e Zotit, më shtrëngon dhe motivon të dua të gjithë njerëzit.

Ka kaq shumë urrejtje në këtë vend. Urrejtje nga të gjithë, për të gjithë. Urrejtje me përmbajtje etnike, krahinore, rracore, sociale, klanore.

Kjo e fundit është në rritje. Në cilin kamp politik bën pjesë? Cili është lideri që ndjek?

Por ka dhe urrejtje brenda llojit. Më e rrafinuara ndër nënndarjet e urrejtjes, maskohet me buzëqeshje, dhurata, elozhe.

Urrejtje për udhëheqësit politikë.

Urrejtje për liderin, cilido qoftë ai, me sjelljen ‘Pse të jetë ai!? Çfarë ka ai më shumë?’

Urrejtje për të kamurin, me qëndrimin; ‘Pse ai ka dhe unë s’kam!?’

Urrejtje nga të gjithë, drejtuar te gjithëve. Jetojmë në një vend të helmuar nga urrejtja.

Por, problemi është se urrejtja s’mjafton. Urrejtja individuale e kolektive e familjes, klanit, grupit politik, social, etnik dhe urrejtja e çdo lloji a forme nuk mjafton për të ndërtuar shtetin dhe shëruar familjen Shqiptare që vuan.

Martin Luter Kingu në përpjekjet e tij për të trimëruar komunitetin që ai drejtoi në betejën për liri, u zbuloi atyre një udhë më të lartë se protestat që deri atëhere ishin konsideruar si e vetmja mënyrë për të fituar këto të drejta. Ai parashtroi dashurinë si platformë lirie dhe rezistencën paqësore si mjetin efikas për të fituar të drejtat e mohuara.

“Unë kam vendosur të qëndroj i lidhur me dashurinë. Urrejtja është një barrë tepër e madhe për ta mbajtur.”

Përgjigjja ime është dashuria.

Pak më shumë dashuri për njeriun, liderin, familjen dhe shtetin. Dashuri për Shqipërinë që lëngon. Dashuria për të cilën shkruaj, ecën krah me të vërtetën, integritetin, drejtësinë dhe dhembshurinë. Është e vetmja kurë që shëron dhe ndërton familjen dhe shtetin.

Miq progresistë (siç dhe ju pëlqejnë t’ju quajnë) më lejoni t’ju kujtoj çka jam i prirur të mendoj që e dini se, nuk ekziston progres më i madh në një shoqëri, se mirëqënia dhe progresi i familjes.

Nëse nuk bashkoheni me ne të mjekojmë e begatojmë familjen në Shqipëri, për arsye që ju mund t’i dini, të paktën mos e pengoni kauzën e shenjtë për familjen!

Çështja e familjes për ne, nuk është loja për pushtetin. Nëse do ta shihnim kështu, unë dhe ata që besojnë si unë, do të ishim ishim të kapur nga mediokriteti i një jete pafuqi, pa besim, pa ideal.

Çështja e familjes është beteja për jetën dhe kombin.

blank

Shaheen: Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor i kundërvihet ndikimit të Moskës

VOA/Rudina Dervishi, Milena Gjorgjievska

Një nga hartueset kryesore të projektligjit të paraqitur kohët e fundit në Kongresin amerikan për Ballkanin Perendimor, tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara po ripërtërijnë vëmendjen e tyre në rajon mes shqetësimeve se Rusia po përpiqet të përkeqësojë tensionet etnike dhe të nxis konfliktet. Jeanne Shaheen, kryetare e Nënkomisionit për Evropën dhe Bashkëpunimin mbi Sigurinë Rajonale tha se Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor synon të mbështesë zhvillimin ekonomik, si dhe të luftojë korrupsionin për t’ju kundërvënë aktiviteteve destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Senatorja Shaheen i bëri komentet në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës.

Senatorja Jeanne Shaheen tha se Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perendimor kërkon të kthejë vëmendjen e Shteteve të Bashkuara në një rajon ku ndikimi rus ka një histori të gjatë dhe që Moska mund ta shoh si një objektiv të dytë pas agresionit në Ukrainë.

“Rusia ka interest të përpiqet të shtojë tensionet që tashmë ekzistojnë, të përpiqet të promovojë konflikte. Dhe ndërsa Rusia shqyrton të shoh se ku mund të shkojë pas Ukrainës sigurisht që Ballkani Perendimor është një nga vendet. // Nuk mund ta imagjinoj që dikush në botë, por veçanërisht në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor tek shikon atë që po ndodh në Ukrainë, të mendoj se do të donte që Rusia të ndërhynte dhe të bënte të njëjtën gjë në vendet e tyre”.

Ndërsa vendet e rajonit kanë bërë përparim në drejtim të qeverisjes demokratike, përçarjet politike dhe korrupsioni në rritje mbeten kërcënuese për proceset demokratike. Për të siguruar një qëndrueshmëri dhe përkushtim drejt aspiratave perëndimore, projektligji i ri dypartiak synon të forcojë tregtinë dhe investimet amerikane në Ballkanin Perendimor.

“Ky legjislacion e bën të qartë se një pjesë e rëndësishme për të siguruar prosperitetin ekonomik është nxitja e tregtisë, jo vetëm mes Shtetet e Bashkuara dhe rajonit apo Evropës dhe rajonin, por brenda rajonit, sepse partnerët tregtarë më të mëdhenj në vendet e Ballkanit Perëndimor janë fqinjët e tyre dhe ne duam të gjejmë mënyra se si mund ta inkurajojmë këtë tregti”, tha senatorja.

Zonja Shaheen tha se projekligji udhëzon Sekretarin e Shtetit të ofrojë ndihmë teknike për çdo vend të Ballkanit Perëndimor që kërkon të zhvillojë një strategji kombëtare kundër korrupsionit.

“Përballja me korrupsionin është një pjesë shumë e rëndësishme. Dhe ajo që bën ky legjislacion është fuqizimi i Sekretarit të Shtetit për të ofruar asistencë teknike për vendet që kërkojnë ndihmë në përballjen e sfidave të tyre me korrupsionin”.

Zonja Shaheen ishte në krye të një grupi senatorësh amerikanë që vizituan në muajin prill Kosovën, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Ajo tha se pa nga afër shqetësimet e banorëve, veçanërisht të të rinjve që kërkojnë një të ardhme më të mirë për vete dhe familjet e tyre.

“Nëse njerëzit janë me shpresë për të ardhmen nëse e dinë se ka mundësi dhe ka një rrugë përpara, atëherë ata do të jenë më pak të prirur t’i kushtojnë vëmendje atij lloj dezinformimi. Kjo është një nga pikat në projektligj që unë mendoj se është vërtet e rëndësishme.//Dhe mesazhi im për udhëheqësit në Ballkanin Perëndimor është të mendojnë për atë që duan qytetarët e tyre, të mendojnë për të ardhmen, çfarë është e mirë për vendin duke mos vazhduar të promovojnë një lloj konflikti që ka qenë kaq shkatërrues në të kaluarën për qytetarët e tyre”.

Senatorja Shaheen tha se e ardhmja e rajonit drejt Perëndimit dhe forcimi i qeverisjes demokratike është stimuli më i mirë për t’i mbajtur këto vende larg ndikimit rus dhe përpjekjeve të Moskës për të destabilizuar rajonin.

blank

Të vërtetat e krimeve të Erion Veliaj ndaj Tiranës! – Nga Tedi Blushi

Erion Veliaj, mbi të cilin bie e gjithë përgjegjësia e madhe për krimet që i ka bërë kryeqytetit, gënjen në stilin e tij të zakonshëm ordiner, sikur Partia e Lirisë gjoja paska krahasuar Tiranën me Kabulin.

Partia e Lirisë krahasimin e ka bërë me Prishtinën, as me Kabulin dhe as me Kopenhagenin.

Qytetarët e Tiranës dhe qytetarët e Prishtinës dallohen sepse:

Çmimet e konsumit në Tiranë janë 47.93% më të larta se sa në Prishtinë.

Çmimet e ushqimeve në Tiranë janë 33.84% më të larta se sa në Prishtinë.

Çmimet e qerasë së banimit për qytetarët në Tiranë janë 38.29 % më të larta se sa në Prishtinë.

Çmimet e restoranteve në Tiranë janë 48.95% më të larta se sa në Prishtinë.

Ku qëndron diferenca e madhe mes Tiranës dhe Prishtinës?

Tirana ka kryebashkiakun e inceneratorëve, të betonizimit dhe kullave që nuk kanë kursyer as objektet e kultit, të shembjes së Teatrit Kombëtar, të korrupsionit (shet me lekë edhe varret e të vdekurve), të pastrimit të parave, të gjobave abuzive, të çmimeve dhe taksave të larta, të shkatërruesit pa ligj të shtëpive të qytetarëve. Ndërsa Prishtina ka një kryebashkiak të përgjegjshëm dhe patriot.

Me një kryetar Bashkie si Erion Veliaj dhe vetëm për shkak të tij, Tirana ka gjithashtu treguesit më negativë në çdo aspekt të jetesës. Dhe meqë bën sikur harron, as Partia e Lirisë dhe as qytetarët nuk harrojnë dhe nuk do ta falin që Tirana në drejtimin e tij, sipas NUMBEO, renditet e fundit në Europë për:

1. Indeksin e fuqisë blerëse. ( Tirana është në vendin e 207, ndër qytetet më të shtrenjta në Europë për të blerë një shtëpi në raport me të ardhurat)

2. Indeksin e ndotjes (Tirana është në vendin e 243, më e ndotura në Europë dhe ndër të fundit në botë nga 255 qytete gjithsej).

3. Indeksin e kostos së jetesës.

4. Indeksin e sigurisë.

5. Indeksin e Kujdesit Shëndetësor

6. Indeksin e kohës së qëndrimit në trafik.

Ndërkohë që rrugët e Tiranës u përmbytën edhe nga shiu i verës që sapo ra tani, vemja e Bashkisë nuk ka ndonjë fjalë për të thënë.

blank

BIRN: Si e fshehu qeveria për dy vjet zgjatjen e afatit për rrugën e Arbrit

Më 2 gusht, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku njoftoi shtyrjen me 17 muaj të afatit të punimeve për rrugën e Arbrit – një projekt koncesionar që pritet t’u kushtojë taksapaguesve rreth 40 miliardë lekë [330 milionë euro].

E parashikuar për t’u dorëzuar në prill 2022, kontrata e rrugës së Arbrit pritet tashmë të përfundojë në shtator të vitit 2023. Sipas Ballukut, shkak i shtyrjes së afatit ishin bërë problemet gjeologjike.

“Mbetet për t’u dorëzuar tuneli i Murrizit, i cili na ka vendosur përpara një vështirësie shumë të madhe përsa i përket gjeologjisë dhe na është dashur të shikohet i gjithë projekti…,” deklaroi Balluku në një aktivitet publik.

Por të dhënat e siguruara nga Ministria e Infrastrukturës tregojnë se projekti teknik për tunelin e Murrizit dhe afati i dorëzimit të rrugës u ndryshuan që në vitin 2020; por ato iu mbajtën të fshehura për gati 2 vjet publikut.

Për më tepër, në një ceremoni inaugurimi të mbajtur thuajse një vit pas ndryshimit të afatit, ministrja Balluku deklaroi në prani të kryeministrit Edi Rama se rruga pritej të përfundonte në prill 2022 – një deklaratë kjo jo vetëm e pabazuar, por në dukje edhe qëllimisht e pavërtetë.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, ndryshimi teknik i projekt-zbatimit për tunelin e Murrizit u miratua më 20 tetor 2020, pas rekomandimit të supervizorit të rrugës.

“Me miratimin e projekt- zbatimit të ndryshuar është miratuar dhe shtesa e afatit,” tha Ministria, ndërsa theksoi se vendimi është marrë bazuar në vlerësimet e një inxhinieri të pavarur, Institutit të Ndërtimit, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar. Rama dhe Balluku u pritën me tupanë dhe me fëmijë të veshur me kostume popullore në hyrje të tunelit të Murrizit më 29 nëntor 2021, ndërsa një tra prej betoni u ngrit në ajër në mënyrë simbolike.

“Kontrata ka afat dorëzimi fundin e prillit 2022 dhe do të bëjmë të pamundurën për të dorëzuar gjithçka në kohën e duhur,” premtoi Balluku.

E pyetur nga BIRN, Balluku tha përmes zëdhënësit se deklarata e saj ishte pjesë e vullnetit “për të ecur me ritme sa më të shpejta”.

“Ky deklarim është pjesë e vullnetit dhe përpjekjes së Ministrisë së Infrastrukturës për të ecur me ritme sa më të shpejta dhe për të përfunduar sa më shpejt rrugën, duke u bazuar në mundësinë që formacionet gjeologjike të ishin më të përshtatshme se ato të ndeshura deri në këtë fazë të ndërtimit,” tha Balluku.

Ndërtimi i rrugës 54 kilometra që lidh Tiranën me Dibrën nëpërmjet një kontrate koncesionare për kompaninë ‘Gjoka Konstruksion’, filloi në vitin 2018. Projekti parashikon ndërtimin e një rruge me dy korsi, e cila kalon në një seri me gjashtë tunele dhe dy ura të larta.

Ndërtimi i saj është përdorur si një kalë beteje elektoralesh në qarkun e Dibrës prej vitit 2013. Pavarësisht problemeve në disa segmente, rruga është funksionale nëpërmjet bypassit të Qafës së Murrizit, në një lartësi mbi 1000 metra, ku kalohet me vështirësi kryesisht në dimër./ BIRN

blank

Ballkani, “vegël” e Rusisë për destabilizim të Evropës?

Krenare Cubolli

Ndikimi ekonomik, dezinformimi dhe aftësia për të përfituar nga skemat e korruptuara, janë tri elementet kyçe përmes së cilave Rusia e shtrin ndikimin në Ballkan.

Kështu thotë Paul Stronski, hulumtues i lartë në Programin për Rusinë dhe Euroazinë në Institutin Carnegie, me seli në Uashington.

Sipas tij, Serbia dhe Republika Sërpska – entitet serb në Bosnje e Hercegovinë – janë më të rrezikuarat në rajon nga ndikimi rus, pasi në to mund të rritet sentimenti i nacionalizmit ekstrem.

“Popullata në Serbi nuk është aq e informuar për shkaqet kryesore të kësaj lufte (në Ukrainë), si dhe ekziston një sentiment i fuqishëm kundër NATO-s. Kjo përbën përparësi për Rusinë atje. Edhe (presidenti serb, Aleksandar) Vuçiq ka luajtur me elemente ruse. Ndërsa në Bosnje-Hercegovinë, Rusia ka ndikim te (anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad) Dodik, përmes aspektit politik dhe financiar, si dhe e mbulon Dodikun në qëndrimet për shkëputje të Bosnjës”, thotë ai.

Paul Stronski

Paul Stronski

Serbia është vendi i vetëm në Evropë që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit, pas nisjes së sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.

Në një intervistë për Financial Times më 21 prill, Vuçiq kishte thënë se Beogradi nuk “do të zgjedhë anë” pavarësisht thirrjeve të BE-së ndaj Serbisë – si shtet kandidat për anëtarësim në bllok – që të harmonizojë politikat e saj të jashtme me të Brukselit.

Kundër sanksioneve ndaj Rusisë ka dalë edhe Dodik, duke deklaruar se mbron neutralitetin kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë.

Dodik, madje, e ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin në Shën Petersburg, në qershor të këtij viti.

Shpërqendrimi i vëmendjes përmes Ballkanit

Ivana Stradner, hulumtuese në Fondacionin për Mbrojtje të Demokracisë – me seli në Uashington – beson se Ballkani i duhet Rusisë në kohë lufte për shpërqendrim të vëmendjes.

“Moska ka dëshiruar që të destabilizojë Ballkanin me vite, mirëpo jo sepse dëshiron që ta pushtojë atë. Tensionet janë të rëndësishme ashtu që Rusia të shpërqendrojë vëmendjen e Perëndimit nga ajo që është duke ndodhur në Ukrainë, sidomos tani”, ka thënë ajo në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Edhe Stronski beson se “interesi i Rusisë në Ballkan, nuk ka të bëjë me vetë Ballkanin, por me aftësinë për të pasur një derë të hapur në Evropë dhe Ballkani është një prej mënyrave më të lehta, apo të vetme për ta arritur këtë gjë”.

Rusia përfiton nga tensionet mes Kosovës dhe Serbisë

Autoritetet e Kosovës tash e një kohë përmendin ato që i quajnë tentime të Rusisë për të destabilizuar rajonin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përmendur këtë çështje kur ka takuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Uashington.

Osmani ka thënë se përpjekjet e Rusisë përhapen në Ballkan nëpërmjet “satelitit të saj të Serbisë”.

“Sekretari Blinken, njësoj sikurse presidenti (amerikan, Joe) Biden, e njohin shumë mirë këtë histori të intencave ruse në rajonin tonë dhe në asnjë moment nuk e largojnë vëmendjen e tyre, gjë që na konfirmuan edhe sot, në mënyrë që bashkërisht të punojmë që t’i ndalim këto tendenca për destabilizim në rajonin tonë”, ka thënë Osmani më 27 korrik.

Këto përpjekje të Rusisë i ka përmendur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një bisedë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të realizuar më 2 gusht.

Sipas kryeministrisë, Kurti ka thënë se fushata dezinformuese e Serbisë është duke u ndihmuar nga shteti rus.

Ndikimi rus është përmendur edhe ditë më parë kur autoritetet e Kosovës kanë arrestuar e më pas dëbuar gazetaren rus, Daria Aslamova.

Sipas ministrit të Brendshëm në Kosovës, Xhelal Sveçla, “shumë shtete e kanë vërtetuar se Aslamova ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar nën petkun e gazetares”.

Pasi është shpallur e padëshirueshme në Kosovë, Aslamovas i është ndaluar hyrja në këtë shtet për pesë vjet.

Ajo ka tentuar të vizitojë Kosovën një javë pas tensioneve të 31 korrikut në veri të vendit.

Tensionet në veri janë rritur pas vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë në rrugët që çojnë drejt dy pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Bllokadat janë vënë si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës – të datës 29 qershor – për zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet e Serbisë nga data 1 gusht.
Pas rritjes së tensioneve, Qeveria ka shtyrë për një muaj datën për zbatim të vendimeve dhe serbët kanë hequr barrikadat.

Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011. Serbia e ka zbatuar menjëherë. Në Kosovë është thënë se nuk ka pasur vullnet politik.

Stronski ka thënë se Rusia dëshiron të përfitojë vazhdimisht nga tensionet mes këtyre dy vendeve.

“Rusia ka ndikim të madh kulturor në elementet nacionaliste serbe. Këto elemente kanë ndikim te (presidenti serb, Aleksandar)Vuçiqi dhe në atë mënyrë mund të ketë elemente destabilizuese në rajon. Rusia dëshiron të përfitojë nga tensionet në mes të këtyre dy shteteve”.

Ivana Stradner

Ivana Stradner

Kurse, Stradner, duke komentuar tensionet e fundit në Kosovë, thotë se një nga arsyet e tensioneve është propaganda shumë e fortë ruse, sipas së cilës “përshkallëzimi i mundshëm është pjesë e taktikave të botës perëndimore për ta tërhequr Moskën zyrtare në një konflikt shtesë në Ballkan dhe për të hapur një front të ri që do ta dobësonte Rusinë”.

Më 11 gusht, presidenti serb, Vuçiq, i ka quajtur të rreme akuzat për interesimin dhe përfshirjen e Rusisë në situatën në Kosovë.

Por Stronski e sheh vetë Vuçiqin të lidhur ngushtë me Rusinë.

“Vuçiqi është i burgosuri i Rusisë, aq sa është përfitues i saj. Ai ka forcuar ndjenjat kundër Perëndimit aq shumë, saqë tani duhet të shqetësohet për elementet pro-ruse në vendin e tij”.

Dezinformimi si armë

Rusia, sipas Stronskit, ka kohë që e përdor informacionin si armë.

“Rusia është duke tentuar të fajësojë NATO-n dhe zgjerimin e saj për luftën në Ukrainë duke harruar faktin se NATO-ja është zgjeruar përgjatë viteve dhe se kapacitetet ushtarake në Evropë kanë pasur trend të uljes, pavarësisht faktit se më shumë shtete kanë dashur të jenë pjesë e saj”.

Edhe para luftës në Ukrainë, Rusia ka qenë aktive në luftën e informacionit përmes mediave si Sputnik dhe RT (Russia Today), për të përhapur ato që njihen si dezinformata dhe propagandë pro-Kremlinit.

Prej shpërthimit të luftës, këto dy mediume janë ndaluar në Bashkimin Evropian.

Në mediat serbe ka javë që po qarkullojnë raportimet se RT-ja synon të hapë zyrë të re në Beograd.

Megjithatë, rregullatorët shtetërorë të mediave në Serbi kanë thënë se RT-ja ende nuk ka bërë kërkesë zyrtare.

Hulumtimi i organizatës joqeveritare CRTA, me bazë në Beograd, i publikuar më 15 qershor, ka treguar se dy të tretat e të anketuarve kanë thënë se janë më të afërt me Rusinë.

Se ka individë që tentojnë të përhapin dezinformata për Kosovën, është vërtetuar pas tensioneve që u krijuan në veri më 31 korrik.

Disa kanale ruse dhe pro-ruse në Telegram kanë bërë postime për kinse plagosje të serbëve në veri, se ushtria serbe ka hyrë në Kosovë apo se ushtria e Kosovës synon të sulmojë veriun e Kosovës.
Këto pretendime nuk janë konfirmuar kurrë nga autoritetet.

Frika nga sanksionet e shkallës së dytë

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Oksfordit, Dimitar Bechev, ka thënë në disa përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, beson se Rusia nuk e ka ndryshuar shumë taktikën në Ballkan.

Paul Stronski

Paul Stronski

Edhe Stronski nuk sheh përpjekje të shtuara të Rusisë për ndikim në këtë rajon prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Veglat e Rusisë në Ballkan, sipas tij, janë ende efektive dhe ajo po ruan status quo-në, ndonëse jo për periudhë shumë të gjatë.

Ai beson se Rusia do të vërejë peshën e sanksioneve që i ka vënë Perëndimi për luftën në Ukrainë, pavarësisht se Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar atyre.

“Ndonëse serbët nuk i kanë vënë sanksione Rusisë, kjo e fundit mund të përballet me situatë të vështirë në periudhë afatgjatë. Fakti që Rusia dërgon disa burime të saj në Serbi përmes vendeve të BE-së, e komplikon punën e kompanive ruse që të funksionojnë atje për kohë të gjatë”.

Stronski thekson se në gjashtë deri tetë muajt e ardhshëm, ndikimi ekonomik në Ballkan mund të goditet, pasi individët dhe kompanitë do t’i frikësojë ideja e përballjes me sanksionet dytësore të Perëndimit.

“Një gjë që nuk dihet është se nëse Rusia se nuk ka asgjë për të humbur, nëse në të vërtetë është duke humbur edhe ndikimin ekonomik, a nënkupton kjo se do të bëhet faktor edhe më destabilizues?”, pyet ai.

blank

Infografikë

Si iu përgjigj Ballkani Perëndimor pushtimit rus në Ukrainë?

Si mund të luftohet ndikimi rus?

Profesori Bechev beson se transparenca dhe sundimi i ligjit duhet të jenë shtylla për luftim të ndikimit të Rusisë në Ballkan.

Stronski, në anën tjetër, thotë se “autoritetet lokale duhet të jenë të vetëdijshme për rolin e Rusisë dhe mjetet që përdor për të përftuar nga ndasitë etnike, politike dhe shoqërore”.

“Nëse udhëheqësit vërtet duan të çojnë përpara integrimet evropiane, ata duhet të dyfishojnë punën në reformat e brendshme, të mbyllin hapësirat ku ekziston korrupsioni të cilat i mundësojnë Rusisë t’i ndikojë elitat dhe promovomi i lirisë së mediave”, thotë ai.

Ai e konsideron shumë të rëndësishëm edhe faktorin ekonomik dhe faktin se “Rusia i ofron pak Ballkanit në këtë aspekt”:

“Duhet pasur parasysh interesat ekonomike dhe faktin që ekonomia ruse është në telashe të mëdha. Ballkani përfiton nga strukturat evropiane. Shiheni Serbinë, 60 për qind të tregtisë e ka me BE-në dhe jo Rusinë. Prandaj, duhet theksuar atë që ofron Perëndimi, duke përmendur taktikat agresive të Rusisë në rajon, pasi po e shohim që Rusia nuk është duke luftuar vetëm në Ukrainë, por është duke kërcënuar edhe vendet tjera fqinje”.

Sa i përket luftës në Ukrainë, ai parasheh luftë të gjatë dhe brutale.

Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Në ditët e para të luftës, Moska dështoi që të merrte kontrollin e Kievit dhe më pas përqendroi ofensivën e saj në rajonet Luhansk dhe Donjeck, që njihen edhe si Donbas.

Në këtë rajon, edhe para nisjes së pushtimit, që nga viti 2014 ushtria ukrainase kishte luftuar me separatistët e mbështetur nga Rusia. Qëkur nisi pushtimin, Ukraina ka thënë se janë vrarë dhjetëra-mijëra persona dhe miliona të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre. Përveç shkatërrimit masiv në Ukrainë, lufta ka nxitur një krizë të çmimeve të ushqimit dhe energjisë në mbarë botën.

Kontribuoi: Aneta Duroviq
blank

Pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon – Nga KLODIAN TOMORRI

Partneriteti në koncesionin e Portit të Durrësit është kështu. Kompania arabe do të marrë 70 për qind të fitimit neto, ndërsa qeveria 30 për qind. Tani pyetja shtrohet a është kjo një marrëveshje e mirë për Shqipërinë? Përgjigjen e ka tregu.

Sot, kur një pronar e jep pronën e tij për zhvillim tek ndërtuesi merr 30 për qind të sipërfaqes së ndërtimit. Madje në zona të caktuara të Tiranës, pjesa e pronarit shkon edhe 40 për qind. Kurse qeveria do të marrë 30 për qind të fitimit. Kjo është një diferencë shumë e madhe. Tani le të bëjmë pak matematikë.

Në Portin e Durrësit do të ketë 1.5 milionë metër katrorë ndërtim. Supozojmë se çmimi mesatar i shitjes do të jetë 2200 euro për metër. Kompania do të arkëtojë 3.3 miliardë euro. Investimi i deklaruar është 2 miliardë euro, që do të thotë se fitimi mbetet 1.3 miliardë euro. Sipas partneritetit, kompania arabe do të marrë 910 milionë euro, kurse qeveria 390 milionë euro.

Por si do të ndahej fitimi nëse qeveria do të hynte në marrëveshje me kompaninë arabe me kushtet e tregut, pra të merrte 30 për qind të sipërfaqes bruto? Nga 1.5 milionë metrat e sipërfaqes ndërtimore qeveria do të përfitonte 450 mijë metra. Me çmim shitje 2200 euro, qeveria do të arkëtonte 900 milionë euro. Pra tre herë më shumë. Por nuk mbaron këtu, sepse ky më sipër është rasti më i mirë.

Kompania arabe do të jetë aksioneri i maxhorancës dhe kjo do të thotë se ajo do të ketë kontrollin e plotë të shpenzimeve. I gjithë projekti është i përjashtuar nga taksat. Kjo ngre një pyetje. Cili është mekanizmi që parandalon fryrjen e shpenzimeve në mënyrë artificiale për të ulur sa më shumë fitimin? Çfarë e ndalon aksionerin e maxhorancës të bëjë skemën trekëndësh? Të krijojë një kompani në offshore dhe të faturojë prej andej shpenzime të fryra? Nuk ka.

Kompania mund t’i fryjë shpenzimet deri në pikën që ta çojë fitimin minimal ose zero. Dhe qeveria do të marrë 30 për qindëshin e zeros. Dmth hiç. Ky është një rrezik shumë i madh i materializuar disa herë në partneritetet e qeverisë më privatët. Kujtoni ARMO-n dhe dhe Albtelekomin.

Tani ka dhe një problem tjetër shumë madhor. Projekti i Portit turistik në Durrës do të shkatërrojë Portin ekzistues të mallrave. Në fillim të muajit të kaluar u bë publik, projekti i kompanisë hollandeze Royal Haskoning për portin e ri të mallrave në Porto Romano. Fatura e ndërtimit të portit? Plot 2 miliardë euro. Këto do t’i paguajë qeveria.

Për ta përmbledhur, marrëveshja është kjo. Qeveria mund të marrë 310 milionë euro fitim në rastin më të mirë nga partneriteti me kompaninë arabe në Durrës, por do të duhet të paguajë 2 miliardë euro për të ndërtuar portin e ri të mallrave në Porto Romano. Populli thotë bli qen dhe shit këlysh.

Me shumë gjasa porti i mallrave në Durrës nuk do të ndërtohet asnjëherë sepse buxheti i Shqipërisë nuk ka këllqe për të financuar një investim 2 miliardë euro. Pra Durrësi, një qytet me port prej mijëra vitesh, tashmë do të mbetet pa port tregtar. Aktiviteti portual do të zhvendoset në portin privat të Kastratit në Porto Romano. Por ai port nuk mund të përballojë dot flukset tregtare që ka sot Porti i Durrësit, për të mos folur për cënimin e sigurisë, pasi në portet energjetike nuk lejohet të shkarkohen mallra të tjera.

Ky është pazari i Portit të Durrësit, që qeveria nuk na e tregon. Tani gjithsekush mund të gjykojë vetë se sa e mirë është kjo marrëveshje./MCN TV


Send this to a friend