VOAL

VOAL

Thaçi bashkë me Ramën bën qindra dekorime duke nisur prej Azem Sylës e deri tek Xhavit Haliti! Veton Surroi ia kthen mbrapsht dekoratën!

February 17, 2018
6 Comments
  • author avatar
    Kreshnik dr 8 years ago Reply

    Ah Sa I mire esht populli!
    Po ju nuk e Ku’toni.
    Parada Ishte inisiariv e mire.
    Ndofta kjo eshte gjendja e kososoves.keq ardhje,
    Hajda nuke keni mire me Ramen por.
    duhehet rama tu py’ste kemi mundesi
    tu ndihmojm instructor..tank kavakleri,
    artillery ose, Jo rama por bashkia tropojes ,
    kuksi ,pensionis Oflicer te klasit pare
    do tu kishin ndihmuare.
    C’ beri nje TV.e kuptoj qe niveli
    parades ushtarake forces sigurise
    Ishte i dobet.telekronistet Dolen
    ne fush betrjes testuen popullin
    disa u shmangen disa thonin ”mire”,” Po” Po”
    bile die” shume mire””, se e denim
    kosoven me shume e ”me mire”
    karshi bots me mire.
    Po Ku e gjeten paraden e enve
    hoxhes diten e pare te clirimit 29.11.44 ???,
    fjalim orator,entuesiase,duartrokitje
    Frenetike 29.12.44,74 vjet me pare????????
    (nuke e kame per politic,agjitacion,
    As simpati per monizmine,por
    ishte organizim I dobte,nje ambjet
    I ftofte. Sikur Kosova nuke
    komuniknin,dicka pezem delegacion
    mire,por edhe Ciceroni nuke ndiqte
    protokollin shtetror)???.
    Populli ju. Ruajti,foli mire.
    “‘Bravvo ju qofte POPULLIT”
    me Seder e K e r e n a r e .
    Une po te ish ne prishtine,
    Te gjith atyre qe u intervistuan
    do tu jepja,nga nje Kafka ose
    akullore.
    Mbi 20 veta nuke Ishin me shme
    20×20=400 dollare hajde $ 500 hallall.
    ,,””
    Tani me kujtohet.puna qe beme per
    kosoven.neve ftuam presidentin,kryeministrin,,
    Arkivin,muzeune,bibloteken,veteranat,akademin
    Nuke erdhi askush,nuk u derguaf
    nje m e s a z h , nje
    shok nga punt e shumta per kosoven,shtyni operacionin,
    ju verbuan syte.
    hambi shikimin ??? gjene me te shtrejte e
    nuke shpreh,,asnje pretenndime,sepse esht koshjet borxhli ?
    Ka nje peng per kosoven.
    Tami lidhur me artikullin
    Nuke e dim ne se pergjegjsi per mire apo per keq
    Kush Mbane
    A.Pergjithsisht emra te pa degjuare
    B.Disa ridekorure Per 4-5 here
    C.disa hic fare
    “don me per belulin”???
    1.Duke qe ka njeanshmeri personale.
    2.ka emra qe riperseriten?
    3.Disa Si ata apo Pak me larte nuk permenden??
    4.Herron President thaqi asnje lufte ne Kosov nuke
    eshte bere pa Marr pjes malsia e gjakoves.
    Mund te thote Mr.Berate Buzhela c’fare ka
    ketu Malsia e Gjakoves!??
    Po,disa fise te malsise gjakoves Jane te Ardhur
    nga Kosova,decani,dukagjini,(nenfise plav gusisa
    Pra Kane nene e baba,vlla e moter atje.
    Shume gra te kosoves Jane zonja shtepie ne Malsi
    e anasjelltase.
    Ju me qellim thoni diku sipas alfabetit diku I keno
    bere corbe.
    Dy rrouge ka gjithkund lavdrohen e respektohen
    luftetare.??
    Ju parardhsit qe ju i keni dekoruare (Usheheqsite),
    nuke i keni dekoruare te jeer, veni emra komandat I
    uck,po Sa komandant ka patur u.c.k.
    Gabime emertime,komandant skuadre.k.kompanie
    Komadant batalioni,komandant Brigade etj.rrmuje.
    pse??
    Pergjithsishte Shqiperia e Kosova ne rang
    shkencore e historic e Kane vlrsuare ”ate qe shkurt
    Quajt ”Conference e Bujait”por faktikisht eshte
    kosoves
    Ne fatk ka “[\’ngel jetime .ase p.k.j.ase ma posh.
    In memory presideciale disa ngelen afrofe,si ne
    Kohene titos dh e.h.
    Pes brigadave shqiptar ju Dhane 500 decorate nga p.k.j.
    Bile kane marre decorate pa shekel Kurr token e kosoves.
    brigata
    Nje brigade e quajtune ”shoviniste” me 2000
    luftetare,shqipta e kosovare,
    nuke ka marre asnje decorate ngap.k.j.
    Edhe sote mbahet Ai qendrim.??
    Ma Sa duket merrni protokollet e p.k.j. e p.k.sh.
    Jo, zotrinje president s,”eshtrat ne previ e kakavi
    kerkojn drejtesi ”(Prof. r .d.)
    Nuke ma zuri Syri nje akaemik te kryqite kuq
    qe millosheviqi e arrestoj dhe nderhyri kryq
    Nderkombetar, se Ishte kryetare i k.kuqe kosoves dhe e
    nxori nga burgu pse tha ”femijet Jane helmuare”.
    Ne shqiperi kjo ngjarje (conference bujanit)
    pas shkurtit 44 ne nje njftim te seleksinure nuke eshte
    Permendure asnjehef deri vitin 90.
    Shtroja pyetjen pose nuke permendet
    “.Konferenca Bujanite” ??
    -1.thelbi saje Ishte Shpallja e shtetit Kosoves.
    2.E dyta ”bashkim me shqiperine”kjo ne thojza eshte
    Hequr nga njoftimi I shkurtit 1944 I bere ne
    shqiperi.
    per “Konferencen e bujanite”- Prof .Ylli Pollvina
    gazeta Newspaper” Illyria” New York).
    Ne luften e dyte boterore
    kane marre pjes miljona luftetare,miljona Jane vra
    per ceshtjet e popullit vete, etj,.
    Shume Jane cdukure,po thuaje pa dituer asgje per komunizmin?? .
    Komunizmi ishte si shprehje qe sjell demokraci,
    lire,Barazi,hiqet shfrytzimi .
    Shembull
    Nje burr i vjeter malsore,por I shetitur fushe kruje,
    tirane I rikthyer ne Malsi,aktivizohet ne ceten e pare
    te malaise me tre djemte, ne lufte marrin pjes
    familjarish Z… me 6 djem,dhe bashkshorten.
    Mbaroj lufta,Z. ngeli I zhgenjyer,ne push te e ne part
    Iihyphen bajraktare,agallaret ,per te filet kishin hy ne lufte qe shfrytzusit nuke do te kene fuqi sundimi.??
    Guxoi te fliste ”nuk luftame per bajraktare,agallare”
    Votuane per deutet ateher Ishta me kokrra votimi
    u diskutua kush do Ta kete he’d voten kundr???
    (nuke munfd Ta shkcf e degjoj emission ne top
    Canal ”dua tu bej te lumture”dt.17.frure 2018
    Shume lote shum dridhje buzesh,zemra vuan
    Large shume Large ???).
    Ku e kishim ? Tek patriotic z…Ai votoj per
    frontin, por motres vet qe Ishte ne komision
    nje grua shume e zgjuare,puntore, I thote votova,
    ,,por nuke esht mire?
    Dikush ne komisionn foli ndofta
    per te treguare vigjilent thot voten e ka hedh kunder
    (hamensime) z.h.vesh ne vesh merre vesh motra qe
    Ishte antae e komisionit?.RT .ngul kembe qe ”nuk
    ka votuare kunder frontit”.
    po,jo z.. ngeli ”fajtore” pa faje,e izoluane,filloj
    loja e shtrigave,i perjashtua 6 nga partia,i
    deklasuan,lufteve kl, e ashper.
    kjo familje gjat luftes ishte e lidhure totalishte
    me luften e partine,por ndodhi nje trgjedi kur ne fuqi,
    hypi kominizmi!???
    lute e dyte b.ishte ne krahe te aleatve angli,usa,rusi.
    Ne konferencen e bujanit u ftuane nga 14 rajonet e
    kosoves pa dallime fetare,krahine,ideje,fshatare,
    punters, zejtare,student,arsimtare,nenpunes,oficere,
    nga froni,gruaje,rinia sektet fetare,musliman .katotik,orthodoks,
    minoritetet sera,(serb 4-5 ,malazes 2,boshnjak,1)
    Ne dallim nga te tjeret(miopet,nihilistet) thon,
    ” e kane bere komunistet”
    Kosova e ndihmoj Shqiperin me kerkesen e e.h.
    shqiperia (grupet e p.k.sh.) nuk gjeti aleate ne Europe
    Studentet Kosovar u ngakuan me nderlidhe me p.k.j.
    Jo nga deshira sepse ata Ishin antare grupeve p.k.sh,
    Por vllaj duhet ta ndihmojn vllajn.??
    Pkj dergoj Dushan mugoshen e (m.popovicin ne
    burg ne peqin).
    cfare ndodhi ?? p.k.sh. u be moter me p.k.j..
    Kosoven jugosllavia nuke e ftonte as nuke e pyeste per asgje??
    Kosovar u ndodh e vetme,pa shqiperine,.
    Atehere te luftetare kosoves vendosen te bejne
    Mbajne organizim ,te bejne nje cubend per
    ta barazuare veten me jugosllavin e shqiperin.
    U mblodhen ne malin e sharrie ajka e luftetarve me parti e pa part,
    ne fillim nentorit te Vitit 43 ne male e sharrit,ku u vendors
    1.Me heq emrin ”Metohi”fetare Serb , dhe me vu
    emertimin-”Kosova e Rrafshi Dukagjinit”.vedim shume I drejte,politik,
    historic,gjeostrategjik
    2.Vendimi II.me formua nje Kshill Pergjithshen antifashit
    Na.Cl.per Kosoven e ,ne Rrefshin e Dukagjinit (nga rastelic,blad,dragashi,
    zhuri,domjan,hasi,prizreni,rugova,ereniku,gjakova,(raoveci),ju
    nike,decan,pej,istog (,rozhaj,plav,gusi,beran,
    podgoric,tuz,tiar deri ulqin en.c.sh .2004. D 1.Akad.A.Gashi).
    Ne parantez,
    Edhe Kosova duet ta kishte trasformuar,metamorfoz emrin e saje
    ne kuvndin kacanikut,per t’ju larguare,terminologjise gjoja”sllave”
    ta kishte ndrrua ne” Dardani”kyeshte emri I lashtesise i vertet,emrin
    “‘Kosov”lakohet lakohet,hamedsohet,ne meñyra amatoreske.
    Ne sharer vendors qe kofereca (Kuvdndt,te mbahet ne Drenice(vendorigjina e Rift latif Berishes
    Officer karrjere,patriot e intellectual I shquare),mirpo .situate u
    perkeqsua nga dragashi deri ne peje.
    Atehere j kerkuan mdihme e Malsis gjakoves(krahin e
    gjakoves qe eshte e lidhure shame me Kosovo,me miqesi,martesa,
    tregti,luftra,dhe vend strehim me I sigurtr.
    A.Ne tropoj gjate Vjeshte V. 43 u strehua :
    1.njesiti I aleatve
    2. Shtabi e kshillit Pergjithshem Na.cl.kosoves
    3.batalionet bujtes,I shkoder ”prelate rexhepi,
    4.batalioni i kosoves ”bajram curri,dt. Formimit t8.11.43
    5.Ceta e ”Gani beget”&”aleatet”
    B.Njesi ushtarake vendase active:
    1.ceta e ”gashit”e ram mujes 12 maj v. 1942.
    2.ceta vendse e ” krasniqes” v.43
    3.ceta ”curraje”nentor mentor v.43.
    4.batalion ”rinis”,po vejm dt.per te bindure ata qe nuke I dine 27.11.43am.
    5.batalioni ”territorial”dt.27 mentor 43 ,1pm.per te biseduare me kryetarin de kdhillit ma.side u ngarkjsn
    Gjakoves,u ngakuan Prof. Rexha milk i families Neiman Sayes &Veli Nimani I Lidhue nepermesh AsimVokshk ne tirade.
    gjakoves,
    Riofat L.Berisha oicer karrjere, bash,student ne academic ushtarakd 26- 31 probatim I Veli
    Niman Docite- officer carrier,
    kryetare I kshillt Na cl.te malaise
    gjakoves.
    (antare I kshillit Na.Cl.e inhabit qendror ushtarak Te kosoves-
    Komandant i Zones Oprerative te Rrafshit Dukagjijnit),etj.
    Pas paraqitijes kerkeses Velia ju than cur do ta beni dt.
    Prof. Zekiria i tha ne kami ardh qe jte merrnk mendimin,evkshit apo shtabit??
    V.”POPULLI I MALSISE PA DISKUTIM DO TA PRANOJN,prandaj ju Na thoni daten,kur
    Vine delegatetdelegate,qe te marring masa per pregaditorr per
    siguriminn e gjerave nevojshme,dhe sigurimin
    e rrugve shtigjev,lumejve,maje e qafatve Maleve.
    kosovaret paraaqiten kerkesen per Ta beret nē fshatin dege??
    Velia ju thote dega eshte grope mes Maeve,lumi drink I pa kalushem.
    kodrave,ne rast esulmi ski asnje rruge dalje,po per dege e bejm ne fshatin
    e shtepin time,por Edie ai shte si degas

    Mire biedojeni ju vendin I thote Rifati.??
    Ju jet te ”mirseardhure ne Butane te Krasniqes,ne
    shtepine e Sali Manistee.Sot eshte vestige te presides
    61 delegate Aq Ishta plain plus te ftuare ,toga shoaeruse etj
    E ne kushte veshtira klimatike,ushqimore.
    Po a pranon s.m.?Veliu ju thote s.m eshte baxhanak
    me vllajn tim te madh Aliun,Eshte bajraktar patriots,
    djalin e nipat I ka komandata batalionesh e dy Jane
    dhe antare kshillit Rrethit ‘
    Dihet Pak a shame zhvillimi I punime me disa mohime
    Apo disa superlelative nga disa lector per nepotism .

    Redi ditets dihet1. raporti,informimi,2.zgjedhjet,miratim I kshillit,
    3.thirrja per left atifashst perch aleatve,3.miratimi ”Resolute per
    Vetvendosje”Self. Determination”.,
    E ata qe nuke i Kane lexure materialet E Kofences Pare te Kshillit Pare
    National Clirimtare te Kosoves e Rrafshit Dukagjinit”por
    Nise nga parimi qe cdo luftetari I thone nofken”komuniste”
    Me qellime mohimi.Per dijenibne clifim those komisari I rrethit ne troplja nuke
    Kane we ne avec tre antare partije,kur troops kishte mbi 1000 luftetard.
    Ne kshill ka qene present 49 pjesmarres,
    (dy qe nuke Kane qene pjesmarre ka fimosur me vone miratimin
    Qe bejne 61 delegate).
    Po Kish Ishte komuniste??Atehere partial ka qene illegal.nuke diheshn.komunistet
    Dy raster dr.Maxhun Dock per shkenca politike kuptohet vetem prezdnca e tin ne kshill ka pasture redness,si specialiste,
    I vetem I se drejtes nderkombetare,ne ate kohe kaqene komisare battalion,
    Zv commandant figade der zv.komand.divizioni,
    Ne 54 ktheht pine kom.planit shtetit kryetare dege,shoket Benin bledhje parties maxhunin nuke e ftonin,e pyesin a je antare p.?? po ju those.pas Pak kohebi thorn kerkund nuke e ke emrin. Vendi pukes kerokon antarebp.
    A do te hush, per ndryshe duet me te transferure.po me chard vjetersie ??ta tankshme nuke bene Shumate ribehet communist 46.pra ky eshte delegate I bujani
    Rasti dyte
    Velia Nimani shkruan antare p.dhjetor 41,ilegale,kur desertion 20 shirt 43zgjidhet krytare kshilli,F.Hoxha cur kthet mentor 43 GA Bulgaria I those ne tropoje,nuk
    Je antare po.se ski paturcelule,por jezgjedhur snare I kshillit Na.cl e antarei shtabit ushtarak te kosoves.
    ??heshte.kush eshte e verteta??,pkj. bashpunim me pksh. apo pse askush nuk e di??
    Kryetari I zhvillimt punimeve konf.bujanit Mehmet Hoxha prfek nuke Isht komuniste
    Prof Z.Rexha,Kryetri Kshillit mbledhjes nuke Ishte communist
    Nen Kryttari i pare kshillit Rifat.B.nuk Ishte komuniste.
    nenkryetari teeter pave Jovanovich Ishte komuniste punter febrile,mielli
    Nga 7 delegat shqiptar te kane qene communist 1apo 2??.
    Gjithsej Nga 49, Kane qene komunistte 19,jo communist 30,
    Dihet 1 independent,e 1nacionalist.
    Jane com.38.5 %”, 30 jo komunist Apo. 61.5 % ..e ME shume pa
    parti 23% rreth nje e katerta me te per,aty s’ka pature police ,
    presion por Resolute eshe nenshkruare 100% nga sebet,malazeset,
    boshnjaket,
    Sote
    30-50m.bore thellsi.???u ngul nga shqiptar e kosoves flamers I Rep.kosoves
    Flamers shqiptar,flamuri Americans,roje flamers I zvicrres ne 4500 m largest.
    Nje lajme erdhi”provkativ” sikur eshte Shikuar nje patroll,ne cerrnic.
    rnice,(3750.m-4000m.lartesi,gezuare Kosovo ditelindjen se bashku me shqiperine
    Mil Kosovo zemra Mie,4 flamjuj ne male e zvicerres ,I ksoves shqiperise,zvicrres,amerikane,ne kemIlene flamurin e kosoves te situate.18.2.2018.)
    Velia nimani thirri Ceten e shtabite dhe i nisi per verifikim.
    H.malota,s&s.braha,xh&.a.Bubrreci,I.&j.musen,d.qerimin etj,per
    verifikim,ju dha nje revolve,2 bomba,nje perdesy bard per tu
    maskuare xhemali e sejdia,dylbi,Ata shkuan kostatuan qe dikush
    kishte ndez zjarr,bene rrethimin,parullen ska pergjigje ,,gjuajtem ne
    ajre .ATA THANE ”CKA ESHTE pushka”,H.m.ju than: faqja e
    juaj e zeze,po cka jeni tum ba rreth (gjermite) -zjarrit.Ata je mi
    udhetar te lodhur e thame te ngohem pake,,
    Hajdeni pak deri kete pa arme u tha s.b.
    Po ati je faqja e zeze(h.m.) po pse nuke hyte ne
    ndonje shtepi ne dojan?
    Shpejt fikni zjarrin e ikni.
    Kur u kthyen futem nje leter per v.nimanin,por roja
    tek dera ju than ja nap Une,ne fate cur ka hy Ai me
    ,nje nga kryesoret,ka zgjat doren e ma muar.?
    Ata priten pergji gje jashte,dolen 2-3 veta.
    H.m.dyshoj nuke ja kane dhene letren v…..shkoje tem
    dera,doli m.dermani,
    Ke kerkon I tha hajdar ?? veeliun I tha,ta sjell und fille.
    Doli v.i taken ja spjegune historian.?
    Mire than faleminderite por derin neser ne 12
    Joni te lire pushoni..
    Velia I kishte then te ardhurit nder kryesore
    “Je musafire ne Malsi ,jemi ne lufte,por pas luftesdo japish llogari.
    b Ata qe pranuan”gabimin”bene autoktritik per
    “‘bujanin”bene karrjere e nuke dhane llogari.
    Veliu me disa nenshkruse,qe Kerkuan
    zbatimin e vendimeve te resolute i menjanuan
    I ndoqen,e pergjuane ne Kosov, jugosllavi,duke i
    quajture ”shovinistr”,”atijugosllav’.Atehere p.k.sh.
    quante ”motet”p.k.j.(doc.a.sh.sh dt.informa.17.12.44).
    Sa njerz u vrane e asgjesuan per qellimin e resolutes
    duke shpresuare per” bashkimin kombetare”.Kush e dinte
    c’far qelimesh kishte Titua apo e.h. ???.luftetare besoninbte” karta atlantikut”’
    P.K.J.(Ai) ne avnoi 29.11.43 mbledhje nuke ftoje asnje
    Kosovar??
    Sot shpifin e shpikin pa asnje document vetem
    qe ti zheftsojnVendimet e .”Konference bujanite”.
    As pkj.e ase pksh.nuk kane diture asgje,
    !(per konf.bujanite)ajo eshte Be pa dijenin e Titos ate te inherit.
    Ne ilegalitet,titua sa e Mori vesh ka then .
    “pse ne koh lufte bahen keto gjera,sot leftojm
    kunder armikut”,I Terhoqen vretje pavllo jovicevicit
    sekretar politic I p.k.j. per Kosoven.
    Slobodan e shkarkoje ne parliament rezolutene.
    Shqiperia heshti .
    E ata qe nuk e vlesojn, jane me dashje ose ”pa dashje”
    Me mendimet e titos,tempose ,e.hoxhes e companni
    C’po themi.mendimin shqiptar?
    Depute me extremists e nuk nuk thote kush
    asgje,por keshtu dhe ne Kosov, lene
    Europen ajo eshte krejte socialist,komuniste.
    President kosoves te vlersion Jo nga dy – tre her nude person,porbte masivizojn.
    Luftetare kudo ne bote,i vlersojn.

    Ju mistrer ,ser ,zotrrote,shoku,druzhe,sinjore
    Presidet,nuk ju ka beret asgje keqe
    Konferenca e kshillin antifashit Na. cl. e
    kosovesne ,Ajo don nuke done ju ne historin
    e lifted dyet botrore,permendet ne mbi 50 Vepra
    e qindra e artikuje Janney shkruare nag shknctare,historian
    Akademik,,dr.profesore,gjenerale etj.
    Jane mbi 10 proclamat -ion -ta qe ka bere congress
    USA.te miratura per t’ju dhene pavarsia Kosoves,
    Nga vita 2000 deri 2008, Ku Si pike kryesore
    Ishte ”resolute” e kshillit Na.cl. te kosoves 31.12
    .43 1-2.1-44.
    Ku theksohe ”Albanians from Kosovo ,,,,held *
    the Confrenc of National Council of Albanians
    For Kosovo,,,,,,,Conference,,,,Resolutionstanding,,,,
    ” ” ”self- determination”INDEPENDENC OF
    KOSOVO”.

    Pra bars me conference pezes per shqiperin dhe
    bars me Konferencen e mukjes per bashkimin kombetar
    Sa per in memory
    dr kreshnik
    USA

Komentet

Leave a Reply to Kreshnik dr Cancel reply

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

Ambasadori Matthew Whitaker gjatë takimit me shefin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

 

Radio Evropa e Lirë

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, ka nisur vizitën dyditore në Kosovë të martën, ku do të takohet me zyrtarë shtetërorë, përfshirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Vizita e tij paraqet një mundësi për të diskutuar interesat e përbashkëta të sigurisë dhe rolin e vazhdueshëm të Kosovës në kontributin ndaj prioriteteve rajonale dhe globale të sigurisë së SHBA-së”, shkroi Ambasada amerikane në rrjetet sociale.

Përfaqësuesi i përhershëm i Shteteve të Bashkuara në NATO, ambasadori Matthew Whitaker, në nisje të vizitës u takua me komandantin e misionit paqeruajtës të aleancës në Kosovë, KFOR, gjeneralmajorin Ozgan Ulutash.

Sipas njoftimit, Ulutash e njoftoi ambasadorin amerikan me situatën e sigurisë në rajon, duke vënë në pah rolin e KFOR-it për “ruajtjen e një mjedisi të sigurt” për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“Në këtë drejtim, gjeneralmajori Ulutash shprehu mirënjohjen për kontributin e kamotshëm dhe të çmuar të SHBA-së në misionin e KFOR-it”, tha misioni përmes një njoftimi.

Kosova synon të bëhet pjesë e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s, por në këtë aleancë janë katër shtete që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, teksa Uashingtoni përkrah aspiratën e Kosovës për anëtarësim në aleancë.

Kosova e konsideron si qenësore aleancën me Shtetet e Bashkuara, vend që ka kontribuar në pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Aktualisht, Forca e Sigurisë së Kosovës është në proces të shndërrimit në ushtri të plotë, që pritet të përmbyllet më 2028.

SHBA-ja e ka mbështetur nga fillimi shndërrimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe NATO-ja, e cila ngul këmbë që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si: reagimi ndaj krizave apo mbrojtja civile.

Prishtina, gjatë procesit të transformimit të FSK-së në ushtri, po ashtu po pajiset me armatime të reja, përfshirë ato të prodhuara në SHBA. Vendi po ashtu është mikpritës i bazës më të madhe amerikane në Ballkan, Bondsteel.

Po ashtu, Kosova po ashtu do të jetë pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese është një mekanizëm i krijuar si pjesë e nismës së Bordit të Paqes, i propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për arritjen e paqes në botë.

Kosova është në mesin e pesë shteteve të para – së bashku me Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë – që janë zotuar për angazhim në këtë mision, me qëllim ofrimin e sigurisë dhe mbikëqyrjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Para vizitës në Kosovë, ambasadori Whitaker qëndroi në Maqedoni të Veriut dhe Kroaci.

Kurti: Oferta jonë është shumë gjeneroze, por opozita s’është e interesuar që të zhbllokojë procesin

Radio Evropa e Lirë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se oferta që ai u ka bërë dy partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në këmbim të zgjedhjes së presidentit të ri është “shumë gjeneroze”. Por, sipas tij, këto parti nuk janë të interesuara që ta zhbllokojnë procesin.

Një ditë më herët, LVV-ja dhe LDK-ja, pas një takimi të zhvilluar, nuk arritën një marrëveshje për çështjen e presidentit, teksa deputetët kanë kohë deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin e ri, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje.

Kurti i ofroi LDK-së postin e zëvendëskryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe tri ministri të tjera. Ndërkaq, më vonë gjatë 20 prillit, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, njoftoi se Kurti, përmes një komunikimi në WhatsApp i kishte ofruar postin e kryetarit të Kuvendit, por që PDK-ja t’ia japë LVV-së postin e nënkryetarit të organit ligjvënës. Partia e Hamzës tha se ka përmbyllur kontributin e saj për çështjen e presidentit.

Kurti tha për mediat të martën se partitë duhet të sillen në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025, kur partia e tij fitoi 51.1 për qind të votave.

“Oferta jonë është shumë gjeneroze, por nuk janë të interesuar që të zhbllokojnë. Po sillen thuajse është viti 2025, kur, e mbani mend me ato seancën kur nuk votohej Albulena Haxhiu. Ka kaluar viti 2025, është viti 2026”, tha ai.

Duke folur për ofertën që ia bëri PDK-së, që Hamza e cilësoi si joserioze, Kurti tha se në atë rast, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do t’ia lironte vendin Bedri Hamzës, duke e cilësuar si “koncesion të madh për ne”, pasi theksoi se katër veta në LVV kanë “më shumë vota sesa Bedri Hamza”.

“Përveç meje, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu edhe Hekuran Murati kanë më shumë vota sesa Bedri Hamza”.

Ndërkaq, duke iu referuar LDK-së, Kurti tha se dhjetë persona në LVV kanë më shumë vota sesa kreu i kësaj partie opozitare, Lumir Abdixhiku.

“Unë nuk po them që opozita është e parëndësishme, përkundrazi, kam bërë ofertë gjeneroze. Kryetari i LDK-së mund të bëhet zëvendëskryeministër, zëvendësi im, dhe përveçse të jetë zëvendëskryeministër, njëkohësisht të jetë edhe ministër i Punëve të Jashtme, pra t’i kenë katër ministri edhe të jetë zëvendëskryeministër. Dhe, jo vetëm kaq, ose ta ketë versionin tjetër, nëse nuk i pëlqen të bashkëqeverisë, ta bëjmë rokadën ku Lumir Abdixhiku ose dikush tjetër i LDK-së bëhet kryetar Kuvendi”, tha Kurti.

Abdixhiku, pas takimit që zhvilloi me Kurtin më 20 prill, tha për mediat se më nuk do të takohet me të.

“U përpoqa, provova, nuk arrita, fatkeqësisht. Tani do t’i kthehem LDK-së dhe do t’i kthehem misionit të madh të bashkimit të së djathtës brenda LDK-së”, tha ai.

Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.

Prandaj, nevojitet një marrëveshje mes partive parlamentare për këtë çështje, duke qenë se asnjëra parti – madje as ajo në pushtet e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje me 57 deputetë – nuk e ka një numër kaq të madh deputetësh në Kuvendin me 120 vende.

Edhe përpjekjet e mëparshme për presidentin e ri të vendin dështuan pasi asnjëra palë nuk u duk e gatshëm të bëjë lëshime.

Partia në pushtet në një seancë më 5 mars kishte paraqitur dy emra për president: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku, por seanca s’u mbajt në mungesë kuorumi, pasi opozita braktisi sallën.

Të nesërmen, ish-presidentja Vjosa Osmani nxori një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

Dekreti u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës nga Qeveria.

Gjykata më e lartë në Kosovë tha se dekreti nuk kishte asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit.

(Video) Lutfi Dervishi: “Dikur i gjithë populli ushtar, sot i gjithë populli gazetar”

Në kuadër të ciklit “Bisedë në Studio”, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGShPD) zhvilloi takimin e radhës me gazetarin dhe analistin Lutfi Dervishi, në një bashkëbisedim mbi gjendjen e medias shqiptare dhe sfidat e saj në kohën e informacionit të shpejtë dhe të polarizuar.

.
Duke u nisur nga reflektimi i tij “Dikur i gjithë populli ushtar, sot i gjithë populli gazetar” Dervishi dhe anëtarët e Unionit, diskutuan transformimin e rolit të informacionit në shoqëri, si dhe kufijtë gjithnjë e më të paqartë të gazetarisë profesionale.

.
Debati u përqendrua në disa shtylla kryesore të realitetit mediatik shqiptar:

.
Gazetaria hetimore, e cila u vlerësua ende në një fazë të brishtë zhvillimi, shpesh e varur nga rrjedhje informacioni politike apo institucionale dhe më e fokusuar te rastet e vogla sesa te aferat e mëdha. U ngrit pyetja nëse kjo gjendje ka evoluar apo vazhdon të mbetet peng i të njëjtave kufizime strukturore.

.
Solidariteti brenda komunitetit mediatik, u cilësua i dobët, veçanërisht në rastet kur gazetarët përballen me presion, kërcënime apo dhunë. U theksua se mbrojtja e lirisë së medias nuk mund të mbetet individuale, por kërkon reagim të koordinuar institucional dhe profesional. Në këtë kontekst u përmend edhe mungesa e reagimeve të forta pas sulmeve ndaj gazetarëve Aulon Kalaja dhe Felix Bilani më 17 prill.

.
Mediat e diasporës u trajtuan si një potencial i rëndësishëm i pashfrytëzuar, me nevojën për të kaluar nga roli tradicional kulturor dhe nostalgjik drejt një funksioni më analitik, kritik dhe monitorues ndaj zhvillimeve në Shqipëri. E mbi të gjitha rreziku i influencës së pushtetit në manipulimin e rolit të diasporës e mediave të disaporës.

.
Marrëdhënia mes medias dhe pushtetit, si dhe ndikimi i interesave politike dhe ekonomike, u diskutua si një nga sfidat më të mëdha të tranzicionit 35-vjeçar. U ngrit shqetësimi për rrezikun që media të humbasë pavarësinë editoriale dhe besueshmërinë publike, kur transparenca financiare dhe autonomia profesionale mbeten të brishta.

.
Në fokus ishte edhe statusi i gazetarit sot: kush konsiderohet gazetar në Shqipëri, sa i rregulluar është profesioni dhe sa afër janë standardet me praktikat europiane që e lidhin gazetarinë me dokumentimin real të profesionit, jo vetëm me identitetin deklarativ.

.
U diskutua gjithashtu edhe mbi mekanizmat ligjorë dhe institucionalë që duhet të garantojnë pavarësinë e medias, duke ngritur pyetjen thelbësore: kush e kontrollon realisht informacionin pushteti politik, oligarkia ekonomike apo një ndërthurje e të dyjave.

.
Një tjetër reflektim i Dervishit, “Facebook-u plot, sheshi bosh”, u soll si metaforë e një shoqërie ku reagimi virtual shpesh zëvendëson angazhimin qytetar real.

.
Biseda përmbylli diskutimin me mesazhin se media shqiptare ka domosdoshmëri për më shumë profesionalizëm, pavarësi dhe gazetari të mirë.

Kurti bën thirrje për kompromis teksa afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit po mbaron

Radio Evropa e Lirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje të hënën për kompromis mes partive parlamentare për zgjedhjen e presidentit të vendit, pasi një afat kushtetues mbi njëmujor për këtë çështje do të skadojë në fillim të javës së ardhshme.

Duke folur në një mbledhje të kabinetit të tij në mëngjes herët në Prishtinë, Kurti tha se shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare “besoj se nuk është opsion”.

“Zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit, dhe kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis e vendime jo të lehta”, tha Kurti.

Deklaratat e tij vijnë mes raportimeve se ai do të takohet të hënën më vonë me Lumir Abdixhikun, kryetarin e subjektit opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Ky do të ishte takimi i dytë me mes tyre, pasi ai i fillimuajit përfundoi pa ndonjë marrëveshje për presidentin.

Në fund të marsit, Gjykata Kushtetuese u dha kohë ligjvënësve deri më 28 prill për ta zgjedhur një president të ri.

Që prej atëherë, ka pasur pak lëvizje në drejtim të një marrëveshjeje të mundshme dhe Kurti nuk e ka zhvilluar asnjë takim deri tani me partinë kryesore opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila thotë se po pret shkresë zyrtare nga kryeministri për takim.

Kurti e ka kritikuar PDK-në se në bisedimet e mëparshme kishte kërkuar që dikush nga partia opozitare të zgjidhej president pa treguar emrin e kandidatit të mundshëm.

Edhe ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se partitë opozitare nuk kanë propozuar emra për president në takimet e deritanishme me kryeministrin.

“Në asnjë rast deri tani, nga LDK-ja apo PDK-ja nuk ka pasur propozime apo nismë për të zgjidhur çështjen e presidentit apo për të propozuar emra”, tha ministrja e Kurtit në një konferencë për media të hënën.

Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.

Prandaj, nevojitet një marrëveshje mes partive parlamentare për këtë çështje, duke qenë se asnjëra parti – madje as ajo në pushtet e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje me 57 deputetë – nuk e ka një numër kaq të madh deputetësh në Kuvendin me 120 vende.

Nëse presidenti i ri nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues deri më 28 prill, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Pasi Vjosa Osmanit i mbaroi mandati në fillim të muajit dhe vendi nuk arriti ta emërojë zëvendësuesin e saj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u emërua ushtruese e detyrës së presidentit më 4 prill.

Edhe vetë Haxhiu u bëri thirrje të dielën partive për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Përpjekjet e mëparshme për presidentin e ri të vendin dështuan pasi asnjëra palë nuk u duk e gatshëm të bëjë lëshime.

Partia në pushtet në një seancë më 5 mars kishte paraqitur dy emra për president: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku, por seanca s’u mbajt në mungesë kuorumi, pasi opozita braktisi sallën.

Të nesërmen, ish-presidentja Vjosa Osmani nxori një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

Dekreti u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës nga Qeveria.

Gjykata tha se dekreti nuk kishte asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit.

UGSHPD: GJITHË JETËN KUNDËRVAJTJE (Taulant vëre rripin dhe paguaj gjobën)

Nga kolltuku i pasagjerit kryetari i GPS, Balla lexoi mbi telefon një reagim rreth vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për masat disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të PD gjatë dhjetorit të kaluar. Leksioni ligjor në lëvizje që ishte formuluar si një reagim që u përshkua në ankthin e një trafiku rruge plot gropa të segmentit Tiranë-Kamëz, ku Taulanti shpjegoi se ç’ është autodichia*.  Thelbi i së cilës për të mbeti shprehimisht:- “Në këto raste vepron parimi i autodichia-s, pra që janë organet e vetë parlamentit që gjykojnë veten dhe askush tjetër.  Përjashtimet duhet të parashikohen shprehimisht në Kushtetutë apo në një ligj të posaçëm. Ndryshe nuk i hyn dot brenda gardhit.”

I tëri ky shpjegim në pak më shumë se 2 minuta jep pikërisht konceptin me të cilin individët që drejtojnë parti shtetin e qeverisin vendin janë mazhoranca numerike me forcën e kartonit që fshin kuptimin e pluralizmit parlamentar. Ai rëndohet më tej kur fakti kërkon të mbulohet edhe me shembuj nga institucione legjislative perëndimore të cilat nuk preken nga gjyqësori.

Pyetja që shtrohet është se:-Kjo pavarësi vjen nga përvoja dhe integriteti i institucioneve, jetëgjatësisë së marrëdhënieve të institucioneve në një sistem demokratik apo nga presioni i korrupsionit dhe i krimit që i influencon dhe i detyron ligjbërësit të rrethohen me paprekshmëri nga veprimet dhe akuzat?

Duke dashur të dalë i artikuluar dhe njohës në fushën e legjislativit, Balla pohon pa e ditur dhe sigurisht nga megallomania* në politikë,  që me këtë ‘mani të madhështisë’ kanë cënuar votën e lirë në katër mandatet e fundit të Rilindjes Socialiste. 
Vështroni Kuvendin se si funksionon.
Me gardistë në gatishmëri…
Asnjë propozim dhe asnjë Komision Parlamentar i forcave të opozitës në dobi të transparencës, të vendimmarrjes dhe të shpenzimeve ekonomike nuk aprovohet ose të formohet.


Duke e përfunduar reagimin me pyetjen që ja mbyll gojën kundërshtarit dhe publikut kur Taulanti shprehet se:-“Tani kush do reagojë, KLGJ, ILD apo shoqatat?!”, këtu kuptohet qartë se qëndrimet e politikës në pushtet kanë ndërtuar jo vetëm gardhin, por atë që edhe ligjet që ata po i bëjnë  janë fortifikime për të mbrojtur veten dhe korrupsionin.
Diçka tjetër për t’u shënuar është se kur kjo mazhorancë ka treguar pozicion kundërshtues ose nxitës ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si në rastet e dorëzimit të imunitetit për deputetët në radhët e saj apo edhe të kundërshtarëve, sikurse edhe ka pezulluar dhe ka ngrirë në tej zgjatje kohe vendime në të tjera raste, sot ca më shumë kreu i GPS ka guximin të dalë hapur për të treguar se askush nuk mund të reagojë dhe të mund t’i pengojë (“Tani kush do reagojë, KLGJ, ILD apo shoqatat?!” ). Ky është një provokim që duhet të marrë përgjigje.


Mos e shihni thjeshtë Taulantin se ka bërë një lapsus teknik kur thotë:-… Autodichia  . Shihni më parë mendësinë e tij se deri ku shkon. Me kryeministrin që ndodhet në Samitin e Barcelonës ku janë mbledhur progresistët e majtë nga njëra anë dhe me Ministrin e Jashtëm në Forumin Diplomatik të Antalia-s nga ana tjetër, Taulant Ballën shiheni më thellë se ai ka lirinë  brenda segmentit Tiranë-Kamëz e kthim që të shpalosë jo vetëm gafat ligjore e politike, por edhe ato civile me shkeljen e rregullave administrative, në emër të aktivizmit politik dhe pëlqyeshmërisë ndër militantë në zonat ku ai zhvillon takime.
Njëra prej tyre që askush nuk ja sheh një deputeti  si Taulanti është dokumenti sipas vetë video-postimit. Ky dokument është flagranca e mos vendosjes së rripit të sigurisë*.
Dikush mund të justifikohet se ishte vetëm për pak kohë.
Ndoshta vetëm 2,18 minuta dhe aksidentet ndodhin.
Por për një ligjvënës dhe ushtrues i detyrave ekzekutive në të tjera raste ne Taulant Ballën nuk kemi përse ta nënvleftësojmë.
Balla është propozues dhe ndjekës i zbatimit të projekteve të “smart-city” dhe justifikimi se nuk e paska hiç mendjen tek respektimi i rregullave elementare të qarkullimit rrugor duket se nuk shkon.

A nuk janë zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, një mundësi parandaluese e aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës?
Pa rripin e sigurisë rreziku për të humbur jetën është dy herë më e lartë, thuhet në manualet informuese të DPSHTRR-s.
Projektet milionëshe që supozonin efektshmëri parandaluese ngaqë akset rrugore veç pajisjes me sinjalistikë monitorohen me dronë, makina inteligjente, radarë automatikë, kamera e aparate fotografike që për çdo rast shkeljeje/kundërvajtje ta dorëzojnë biletën me postë, kanë pasur ideator dhe mbështetës si deputeti Balla.

Pra kështu   pretendohet se  respektohen rregullat dhe jemi ‘të gjithë janë të barabartë përpara ligjit’.

 

Dikush mund të tregohet zemër gjerë dhe të mjaftohet me vëzhgimin duke e lënë me kaq… 
Ndonjë tjetër mund të thotë se Taulanti nuk e ka problem as gjobën deri në 150 mijë lekë dhe mbase as kamat-vonesën po deshe edhe pasi të kalojnë 30 ditë nga mos denoncimi i rastit. 
Të gjitha veprimet e vullnetshme qytetare janë në tryezë madje edhe vetë ndërgjegjja e deputetit Balla që të mos i fshihet video-postimit mund të kërkojë ndjesë dhe të shlyejë detyrimin administrativ duke provuar ai se e kalon gardhin për mirë duke i kontaktuar organet kompetente në dobi të zbatimit të ligjit.
Ky është standardi.
Në qoftë se Balla nuk e zbaton jo se i dhimbsen deri në 150 mijë lekët, as se “i bie hunda”, por vazhdon me hipokrizinë atij mund t’i tregohet si fakt video-postimi (i datës 18 Prill, 2026 në ATSH). 
Ky është një denoncim publik që çdo prokuror do ta ekzekutonte me lehtësinë e madhe të ekzistencës së fakteve. Ndryshe dikush mbi Ballën mund të vepronte njësoj sikurse para disa muajsh një ministre pushoi një zv/ministër për duhan pirje në një mjedis publik të ndaluar. 
Zgjidhja e këtij rasti do të lehtësonte shumë publikun mbi ndjeshmërinë e respektimit të ligjit dhe të një standardi për të gjithë.
Për rastin në fjalë deputeti Taulant Balla në ulësen e pasagjerit qartësisht nuk e ka të vendosur rripin e sigurisë. Ai vë në rrezik jetën e tij përderisa automjeti lëviz, sikurse edhe komprometon disiplinën e vozitësit që e ka për detyrim ta këshillojë pasagjerin që ta vendosë rripin dhe të sigurohet. që ta vendosë.  
Me sa duket punonjësit e shtetit gjithmonë e mbyllin një sy dhe i japin kredi pushtetit që kanë ‘pasagjerë autoritar’ si Taulanti, por jo qytetar kur ndjehet se është mbi rregulloret dhe ligjet.
Ndërgjegjësimin përpara ligjit koha do ta provojë. Me ndjesë, me gjobë, me kamat vonesë apo me fletëthirrje respektimi i ligjit është i barabartë për të gjithë qytetarët.
Taulanti ka 30 ditë kohë ta provojë këtë.

______
*Autodichiavetë gjykim, një shprehje e autonomisë vetëqeverisëse, që siguron se subjektet e jashtme, përfshirë gjyqësorin, të mos ndërhyjnë në punët e brendshme.
*rripi i sigurisëPika 
8. e Nenit 170 të Kodit Rrugor të RSH– Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për fëmijë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5000 (pesë mijë) deri në 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e këtij fëmije. Në rast se është drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative të ndëshkimit me gjobë, merret edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.
 

18 Prill, 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Ka reaguar fotoreporteri Felix Bilani që u lëndua me spray nga policia: Është i ndaluar me konventa përdorimi i spray-it të ariut!

Në momente tendosje të situatës, forcat e rendit mund të përdorin sprej me piper (sprej OC) për kontrollin e turmës, përdorimi i sprejit të arinjve kundër protestuesve nuk është i autorizuar, pasi përdoret për kafshë të egra. Përdorimi i spray-it të arinjve shkakton lëndime të konsiderueshme deri në vdekje. Përdoruesit e spray-it të arinjve të cilin e përdorin kundër protestuesve si në rastin e mbrëmshëm në protestën e 17 prillit kanë kryer vepër penale.  I sulmuar me spray arinjsh në protestën e mbrëmshme të 17 Prillit dhe në gjendje shumë të rëndë ka qenë edhe fotoreporteri i njohur Felix Bilani, i cili u detyrua që të shkojë në spital të marrë ndihmën e specializuar. Ai ka reaguar në rrjetin social si më poshtë:

“Perdorimin e ketij spry e kam ndjere me 8 janar kur nga ballkoni i katit te dyte ne seline e blindur te Lulzim Bashes e hodhi ” truproja” i tij

Ne 35 vjet nuk mbaj mend te jete perdorur ky lloj spry , ne 35 vjet neper protesta ku kemi pasur peripeci jo vetem une por edhe kolege te mi.
Mjafton te navigosh dhe te pyesesh eksperte te huaj duke u derguar pamjet filmike te nje reje portokalli qe krijohej dhe rezultati del menjehere. Duke qene se sasia dhe lloji i ketij spry ndalohet me te gjitha konventat atehere une shtroj pyetjet …
A tentuan te vrasin protestues ?
Çdo deputet, gazetar, qytetar qe u prek nga ky gaz a ka pasur djegie te vendeve ku spry ka rene ? Nese po, verteton saktesisht spry e perdorur nga policia është pra spry ariu!
Çdo gazetar qe ka pamjet duhet t’i nxjerri per te shpetuar jete njerzish!
Dhe e fundit …..opozita te marre nen mbrojtje çdo pamje çdo fotografi çdo filmim qe eshte bere pasi eshte e vetmja forme per te vertetuar ate çfar eshte perdorur.
Veshjet kokoret, kamerat, telefonet mjafton te vihen edhe sot ne dispocion te analizave pasi spry i arinjve eshte gerryes dhe teper vajor dhe eshte veshtire te pastrohet .
Per te demtuarit vetem uje fiziologjik , kush ka akoma djegie ne trup duhet me qumesht me pas me uje te ftohte, kurrsesi me te uje te ngrohte . Kush ka akoma djegie te syve duhet te drejtohet menjehere tek mjeku pasi efekti i ketij spry mund te kete pasoja fatale.”

UGSHPD: Apel NATO-s, BE-së dhe organizmave të gazetarëve IFJ, RSF, EFJ etj të ndikojnë që në Shqipëri të ndalet dhuna e egër policore kundër opozitës e gazetarëve

 

18 Prill 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) dënon dhunën e egër policore në protestën e mbrëmshme të 17 prillit kundër qytetarëve dhe veçanërisht ndaj gazetarëve Felix Bilani dhe Aulon Kalaja, që u detyruan të shkonin në spital për të marrë ndihmë profesionale. Kundër Aulonit u përdor shkopi policor duke u goditur pas kokës, ndërsa kundër fotoreporterit Felix Bilani spraj ariu mbi fytyrë, duke dëmtuar shikimin dhe frymëmarrjen, dhunë që atyre ua bëri të pamundur të mbulonin protestën.

Policia e Shtetit shkeli Kushtetutën e vendit, sepse, si institucion i pavarur, duhet të garantojë mbarëvajtjen e protestave e t’i mbrojë gazetarët dhe jo t’i sulmojë hapur përpara kamerave të ndezura. Dy gazetarët e njohur, Felix Bilani dhe Aulon Kalaja, sulmohen qëllimshëm nga Policia e Shtetit, që i dhunon fizikisht, duke tejkaluar kompetencat. Nga ruajtëse e rendit publik, ajo u shndërrua në polici e dhunës dhe e  kryeministrit Edi Rama, që i ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Ishte kjo Polici e Shtetit që e ndihmonte Edi Ramën të manipulonte zgjedhjet, është kjo Polici e Shtetit që iu kundërvihet opozitës dhe gazetarëve me dhunë fizike, gaz lotësellës dhe shkopinj gome.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) shpreh indinjatën e thellë ndaj dhunës ushtruar nga Policia e Shtetit e cila në mënyrë sproporcionale dhe të qëllimshme iu sul protestuesve dhe gazetarëve, duke u bërë palë me Kryeministrin. Protestat e opozitës kërkojnë largimin e qeverisë më të korruptuar të Europës që drejtohet nga Edi Rama dhe zëvendësimin me një qeveri teknike që do të krijonte kushte për zgjedhje të lira e të ndershme.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bën thirrje organizatave ndërkombëtare të gazetarëve si IFJ, RSF, EFJ etj që të ndikojnë për ndaljen e dhunës nga Policia e Shtetit në Shqipëri kundër opozitës dhe gazetarëve të Shqipërisë, që duket si një republikë Banane dhe jo vend anëtar i NATO-s.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bën thirrje NATOs dhe BE-së që të marrin masat dhe të ndalin regjime hibride si ky i Edi Ramës, në kundërshtim të hapur me standardet e vlerave që ka Perëndimi.

Është në interesin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në gjithë Europën, që në Ballkan të kemi shtete me demokraci të konsoliduar të shtetit të së drejtës dhe jo autokratë e diktatorë që për pushtetin e tyre nuk i llogarisin qytetarët dhe i shohin si plaçkë tregu. Jo më kot Shqipëria nën regjimin e Edi Ramës është shpopulluar nga më tepër se një milionë qytetarë, sepse kjo qeverisje nuk u garanton qytetarëve një jetë të denjë me meritokraci dhe shtet të së drejtës.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bën thirrje liderëve të SHBA dhe BE-së që të mos mbyllin sytë ndaj një regjimi si ai i Edi Ramës, i cili u gjunjëzohet në mënyrën më banale të mundëshme liderëve të BE, ndërsa i shkel me këmbë qytetarë e Shqipërisë.

Keni shembullin e Iranit, se si u lejua që të instalohej në Iran një regjim barbar ajatollahësh, ndërsa sot populli iranian dhe sidomos rinia iraniane është viktima më e dhimbshme e një diktature, që nuk po e shkulni dot.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

BalkanWeb: Rreth 3 orë protestë, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës. Mbi 20 të shoqëruar, deputetë demokratë e protestues të lënduar! Çfarë ndodhi gjatë revoltës së PD, mesazhet e Berishës

“Kryengritja jonë do të vazhdojë”, kështu e përfundoi fjalën e tij kreu i PD Sali Berisha, në përfundim të protestës kombëtare të PD.

Protesta u shoqërua me tensione, përplasje dhunë të përdorur nga efektivë të policisë ndaj protestuesve. Menjëherë pas mbylljes së fjalimeve në podium, protestuesit hodhën fishekzjarrë e molotovë në drejtim të Kryeministrisë, kjo solli edhe ndërhyrjen e menjëhershme të policisë, duke sjellë edhe përplasjen me qytetarët.

Deputetë demokratë, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, gazetari Aulon Kalaja, u lënduan nga spraj molotovë dhe u transportuan në spital. Gjithashtu edhe një efektiv policie u lëndua. Ndërsa mbi 20 persona u shoqëruan në polici.

“Të gjitha, të gjitha format e protestave do përdoren. Këto janë protestat, janë, kjo është kryengritje paqësore që ka si mision përmbysjen e narko-regjimit të Edi Ramës. Ky mision është misioni i Partisë Demokratike, por edhe i forcave të tjera politike opozitare, i shoqërisë civile, i grupeve të tjera të interesit, të cilat, për të cilat do bëjmë gjithçka të bashkohemi në një front të përbashkët për t’i dhënë shtytjen përfundimtare këtij regjimi. Por një gjë është e sigurtë, që ne nuk ka, kjo kryengritje nuk ka të ndalur. E shtata apo e teta me radhë, e panjohur më parë në Shqipëri, kjo është bërë, ka një mbështetje sa shqiptare, aq dhe botërore”, tha Berisha në fund të protestës.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Radio Evropa e Lirë: Protestuesit përleshen me Policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Forcat e rendit vendosin kordon dhe përgjigjen me topa uji ndaj fishekzjarrëve të hedhura nga protestuesit gjatë protestës antiqeveritare në Tiranë, Shqipëri, të premten, 17 prill 2026.

 

Jetmira Delia-Kaci

Protestuesit janë përleshur me pjesëtarë të forcave të rendit gjatë një proteste opozitare kundër Qeverisë në Shqipëri të premten mbrëma, e cila mbaroi me disa të lënduar, përfshirë deputetë, oficerë dhe protestues.

Protestuesit, pas një fjalimi nga kreu i Partisë Demokratike në opozitë, Sali Berisha, hodhën molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së vendit në Tiranë.

Forcat e rendit u detyruan të përdorin topa uji dhe sprej piperi për t’i shpërndarë protestuesit. Por protestuesit u zhvendosën më pas drejt Kuvendit, ku tentuan të çanin kordonin policor.

Forcat e rendit krijojnë kordon mbrojtës gjatë protestës antiqeveritare pranë ndërtesës së Qeverisë shqiptare në kryeqytetin Tiranë, 17 prill 2026.

Forcat e rendit krijojnë kordon mbrojtës gjatë protestës antiqeveritare pranë ndërtesës së Qeverisë shqiptare në kryeqytetin Tiranë, 17 prill 2026.

Në protestën e së premtes, disa deputetë demokratë, protestues dhe punonjës policie u shoqëruan me autoambulanca për në spital për të marrë mjekim.

Partia më e madhe opozitare në vend ka zhvilluar protesta kohë pas kohe që nga fundi i vitit të kaluar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Ajo e akuzon Qeverinë socialiste për “korrupsion”, dhe për “bllokimin e drejtësisë”, duke pretenduar se kjo është “pengesë për rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian”.

Shqipëria është në pritje të Raportit mbi Vlerësimin e Përkohshëm të Standardeve (IBAR) te Komisionit Evropian, ku vlerësohet përparimi në sundimin e ligjit, gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit, për kapitujt kyç 23 dhe 24 në negociatat e anëtarësimit.

Vlerësimi pozitiv i këtij dokumenti është parakusht i rëndësishëm që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit.

Vitin e kaluar, Shqipëria theu rekord duke hapur brenda një viti të gjithë kapitujt në procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Shqipëria synon të jetë pjesë e bllokut para vitit 2030.

Por protestat antiqeveritare u shtuan pasi Prokuroria e Posaçme, SPAK, ngriti aktakuzë vitin e kaluar ndaj atëherë zëvëndëskryeministres së vendit, Belinda Balluku.

Vendimi i Kuvendit për të mos hequr imunitetin e deputetes për Ballukun e përshkallëzuan më shumë përplasjen politike në vend.

SPAK i kishte kërkuar Kuvendit qysh më 16 dhjetor të vitit të kaluar t’ia hiqte imunitetin Ballukut, pasi prokurorët kërkojnë arrestimin e saj nën akuzat për korrupsion.

Balluku është nën hetime edhe për shtatë procedura të tjera prokurimi që lidhen me disa projekte infrastrukturore në Tiranë.

Më 26 shkurt, kryeministri Edi Rama e shkarkoi Ballukun nga postet qeveritare.

Partia Socialiste është kundër arrestimit të Ballukut, duke argumentuar se ajo nuk mund t’i prishë provat apo të arratiset, nuk mund të përsërisë veprën penale, dhe rruga e SPAK-it për ta hetuar atë është e hapur.

Partia Demokratike ka deklaruar se imuniteti nuk duhet të kthehet në mburojë apo pengesë për drejtësinë.

Fox News jehonë njoftimit të ambasadës së SHBA në Tiranë: Kujdes në Shqipëri

Sipas artiullit, shtetasve amerikanë u kërkohet kujdes i shtuar gjatë qëndrimit në Shqipëri, për shkak të rreziqeve që burojnë nga tensionet gjeopolitike, veçanërisht ato që lidhen me Iranin.

 

SHBA- Televizioni amerikan, Fox News, ka raportuar mbi paralajmërimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, më 1 prill. Sipas artiullit, shtetasve amerikanë u kërkohet kujdes i shtuar gjatë qëndrimit në Shqipëri, për shkak të rreziqeve që burojnë nga tensionet gjeopolitike, veçanërisht ato që lidhen me Iranin.

Fox News vë në dukje se, megjithëse bregdeti shqiptar mbetet një destinacion me kosto të ulët, situata globale kërkon vigjilencë. Duke cituar udhëzimet e zyrtarëve, të cilët këshillojnë turistët, Fox News i këshillon ata të jenë të vëmendshëm gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Artikulli i plotë: 

Zyrtarët amerikanë kanë lëshuar një këshillë udhëtimi për një destinacion turistik evropian, i njohur për vijën bregdetare të Adriatikut.

Tirana, Shqipëri, është subjekt i një këshille udhëtimi të lëshuar nga Ambasada e SHBA-së në Shqipëri më 1 prill.

Ambasada, e vendosur në Tiranë, përmendi tensionet e lidhura me Iranin si arsyen e alarmit.

 “Grupet e lidhura me Iranin, mund të kërkojnë të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA-në ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri”, thuhej në njoftim.

Ambasada paralajmëroi se forcat pro-iraniane mund të synojnë vende të mbushura me njerëz, “siç janë vendet turistike, qendrat tregtare, hotelet, klubet dhe restorantet”.

“Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të shfaqin vigjilencë të shtuar”, thuhej në njoftim.

Zyrtarët gjithashtu paralajmëruan turistët amerikanë të jenë vigjilentë, të qëndrojnë të vetëdijshëm për mjedisin përreth dhe të monitorojnë mediat lokale për përditësime.

Turistëve u kërkohet të “rishikojnë planet e tyre personale të sigurisë dhe ta mbajnë telefonin celular të karikuar, në rast emergjence”, shtoi njoftimi.

Tirana, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Shqipërisë, ndodhet rreth 20 milje larg Detit Adriatik dhe tërheq turistë për shkak të afërsisë me ujërat e kaltra dhe të pastra.

Gjithashtu ndodhet pranë malit të Dajtit, një destinacion popullor për ecje në natyrë dhe pamje panoramike. Është lehtësisht i arritshëm me teleferik.

Tirana u bë kryeqyteti i vendit në vitin 1920, sipas faqes së internetit të ministrisë së jashtme të Shqipërisë.

Qyteti ka pësuar një transformim të rëndësishëm që nga rënia e komunizmit në vitet 1990, duke u shfaqur si një destinacion në rritje për udhëtarët ndërkombëtarë.

Vizitorët shpesh ndalojnë në lagjen e Bllokut të Tiranës, dikur e rezervuar për elitat komuniste, për kafenetë, restorantet dhe jetën e natës.

Përveç vijës bregdetare piktoreske, Shqipëria njihet si një destinacion udhëtimi me çmime të përballueshme. Ajo u emërua si një nga 16 vendet më të lira për t’u vizituar në vitin 2026 nga Condé Nast Traveler.

Turistët amerikanë mund të shijojnë vendet e vendit pa kurs këmbimi të pafavorshëm, pasi një dollar amerikan është i barabartë me 81.61 lekë shqiptarë.

Faqja e internetit e ministrisë së jashtme të Shqipërisë e përshkruan Tiranën si “qendrën kryesore të Shqipërisë për konventa, konferenca dhe seminare”.

 “Tirana është shtëpia e institucioneve të mëdha si Pallati i Kongreseve, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Pallati i Kulturës me Teatrin e Operas dhe Baletit, si dhe ndërtesat kryesore qeveritare”, vëren një version i përkthyer i faqes së internetit.

“Përveç parkut të madh në juglindje, qyteti ka edhe disa parqe më të vogla.”

Fox News Digital kontaktoi Ambasadën e SHBA-së në Shqipëri për komente shtesë.”,shkruhet në artikull./Dosja.al

Opozita sot në protestë! Kërkohet dorëheqja e Ramës, rikthehen edhe fjalimet, çfarë pritet të ndodhë para Kryeministrisë

Opozita organizon sot protestën e shtatë kombëtare, ku kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama pasi ish-zëvendësja e tij, Belinda Balluku rezultoi e përfshirë në afera korruptive, ndërsa kërkesa e SPAK për arrestimin e saj u hodh poshtë me forcën e kartonëve nga mazhoranca.

 

Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 para Kryeministrisë, ndërsa organizatorët e protestës kanë njoftuar Policinë e Shtetit se protesta pritet të mbyllet në orën 22:00.

Pritet që skenari i ndjekur sot do të jetë ai i disa protestave më parë, dhe në vend të marshimit në të gjithë Tiranën, do të rikthehen fjalimet nga drejtues të PD, përfaqësues të forumit rinor, partive aleate dhe aktivistë. Mësohet se podium do të vendoset përpara Kryeministrisë.

Gjatë protestave të fundit mungoi podiumi i protestës, ndërsa skenari u fokusua te marshimi dhe hedhja e molotovëve e fishekzjarreve drejt institucioneve qeveritare.

Megjithatë, nuk përjashtohet që protesta e të premtes të marrë edhe zhvillime të tjera gjatë mbrëmjes.

Policia e Shtetit ka njoftuar edhe masat e sigurisë në lidhje me protestën, ku bëhet me dije se do të kufizohet lëvizja e automjeteve në disa akse rrugore, konkretisht:

-nga ora 23:45 e datës 16.04.2026 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”;

-nga ora 15:00 e datës 17.04.2026 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Njoftimi i policisë:

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 17.04.2026, nga ora 19:00 deri në orën 22:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë.

Në bazë të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka marrë masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit në vendin dhe afatin kohor të kërkuar.

Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme dhe të nesërme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

nga ora 23:45 e datës 16.04.2026 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”;
nga ora 15:00 e datës 17.04.2026 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër

Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia e Tiranës apelon për organizatorët e tubimit për respektimin e afatit kohor dhe vendit ku do të zhvillohet tubimi, si dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete.

Gjithashtu, apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. bw

Protesta e opozitës, zbardhet agjenda e tubimit para Kryeministrisë! Rikthehet podiumi dhe fjalimet

Opozita do të zhvillojë nesër protestën e saj të shtatë kombëtare, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

 

Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 para Kryeministrisë. Organizatorët kanë njoftuar Policinë e Shtetit për orën e fillimit, por jo për kohëzgjatjen e protestës.

Sipas burimeve, në protestën e 17 prillit pritet të rikthehen fjalimet nga drejtues të Partisë Demokratike, forumit rinor dhe partive aleate, ndryshe nga tubimet e fundit ku mungoi podiumi dhe fokusi ishte te marshimi.

Nuk përjashtohet që protesta të shoqërohet edhe me zhvillime të tjera gjatë mbrëmjes, përfshirë marshime në akse të ndryshme të kryeqytetit, në varësi të dinamikës së tubimit dhe orientimit nga organizatorët.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë. Në protestat e mëparshme janë angazhuar mbi 1 mijë efektivë në terren.

Opozita vijon të kërkojë largimin e qeverisë, duke e lidhur këtë me akuzat për afera korruptive ndaj ish-zyrtares së lartë Belinda Balluku, ndërsa çështja është bërë objekt i përplasjes politike mes palëve. Panorama


Send this to a friend