VOAL

VOAL

“Test droge për Presidentin, kryeministrin dhe deputetët”, 12 kërkesat e aleatëve të Bashës

April 29, 2019
blank

Komentet

blank

Dosja “McGonigal”- “Lidhja me Ramën më e rëndë se ajo me oligarkun rus”, Lubonja: Blerja e zyrtarëve për të goditur opozitën krim i rëndë

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, teksa ka thënë se ky rast kërkon një hetim dhe jo debatet mes palëve politike në vend të cilat hedhin teza kundër njëra-tjetrës.

Sa i përket hetimeve mbi McGonigal, Lubonja u shpreh se ai po hetohet në dy raste, lidhjen e tij me një oligark rus dhe atë me kryeministrin Rama, ku rasti i dytë është shumë më serioz se i pari sepse aty ish-agjenti ka qenë ende në detyrë në FBI.

Ai shtoi më tej në lidhje me mocionin me debat të planifikuar për këtë çështje se Rama i ka bërë tani sqarimet e tij dhe se para opozitës do paraqesë të njëjtat justifikime për marrëdhënien e tij me McGonigal.

“Për mendimin tim kjo nuk është çështje debati mes palëve që kanë fjalë kundër njëra-tjetrës. Kjo është çështje hetuesie. Publiku ka nevojë për një gjyqtar të paanshëm ku në këtë debat kërkon drejtësinë.
Unë mendoj se ka të dhëna të mjaftueshme për të hapur hetim, fakti që nuk hapet hetim është të bësh fjalë kot. Të dyja palët hedhin teza të kundërta dhe nuk po funksionojnë institucionet që kanë detyrë të merren me të. A jemi në rrezikun e demokracisë këtu, ku një mazhorancë ka kapur jo vetëm institucionet në vend, por edhe ndërkombëtarët, kjo kërkon drejtësi.

Kur bëhet fjalë për oligarkun rus si njeri i Putinit dhe bëhet fjalë për hipotezën që ky ka rrezikuar sigurinë e SHBA-së, çështja është shumë e rëndë, por New York Times përjashton tezën e vënies në shërbim të rusëve nga McGonigal, por mendojnë se kanë të bëjnë me një njeri të korruptuar. Është më e rëndë kur ky njeri e bën kur është ende në detyrë, ndërsa me Deripaskën ka punuar pas daljes nga FBI, ndryshe nga rasti shqiptar. Në këtë aspekt gjykoj se kjo është më e rëndë sepse komprometon figurën e FBI-së.

Besoj se kryeministri i ka bërë sqarimet e tij dhe do përsërisë të njëjtat në mocionin me debat në parlament me opozitën. Përdorimi i zyrës së kryeministrit për të blerë njerëz përmes dhënies së aseteve për të goditur opozitën është krim i rëndë dhe duhet hetuar.

Për mua ky skandal është thjesht një vërtetim i gjërave që kam thënë shumë më herët që kanë të bëjnë me instrumentet që ka ngritur Rama për të mbajtur pushtetin. Një nga këto instrumente është si filozofia një pallat një votë, unë të bëj favore ti më bën mua, edhe ky është korrupsion. Është korrupsion kur merr oligarkët, politikanët, kjo gjë te Rama është zgjeruar në mënyrë cilësore, në një hap më larg kur ky ka vënë në funksion mundësitë e pushtetit për të korruptuar të huajt. Ky është korruptimi që ka bërë Rama. Rama manipulon ndërkombëtarët për të sunduar shqiptarët. Përdor Amerikën për të goditur kundërshtarët e për t’i shpallur non-grata. Kaq e thjeshtë është.

Amerika nuk e dimë se sa bën presion ndaj SPAK-ut. Drejtësia amerikane bën punën e vet, nuk ndërhyn aty. Nuk ka ndonjë qëndrim politik nga SHBA-ja që t’i bëjë presion SPAK-ut. Nuk kemi një qëndrim politik që ndikon te SPAK-u, kjo mungon. Kryesorja është se SPAK nuk është organizëm që kur është ndërtuar nga njerëzit, është një organizëm që ka dyshime se ka njerëz të kapur nga partia në pushtet. Do ishte jashtë logjike që ti të mendosh se në një vend ku partia në pushtet ka kapur çdo pushtet dhe ti me një drejtësi arrin ta ekuilibrosh gjënë”, tha ai.

blank

Inceneratori i Elbasanit, SPAK regjistron procedim penal ndaj Arben Ahmetajt

Prokuroria e Posaçme ka regjistuar procedim penal ndaj Arben Ahmetajt, për dhënien me koncesion për  inceneratorin e Elbasanit. Zyrtarisht struktura antikorrupsion tha për Fax News, se është duke analizuar veprimet e Ahmetajt për procedurën e koncesionit që është dhënë në kohën kur ai ka mbajtur detyrën e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. SPAK është duke mbledhur prova e të dhëna, edhe nga kompjuterat e sekuestruara dhe të e-maileve, që janë shkëmbyer mes ish zv kryeministrit dhe fituesve të koncesionarit. Hetuesit janë duke verifikuar të gjitha komunikimet që ish zv kryeministri ka kryer me personat nën hetim që fituan koncesionin.

Gjithashtu SPAK po kryen veprime hetimore, ku janë  duke u verifikuar me anë të sistemit TIMS, të hyrje-daljeve të Ahmetajt, në periudhën kur edhe janë prenotuar hotelet nga Klodian Zoto, pronari i kompanisë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit. Gjithashtu, po verifikohen edhe udhëtimet që Ahmetaj mund të ketë bërë me biznesmenët, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja Për inceneratorin e Elbasanit, dosja është ndarë në dy fraksione 277 dhe 277/1. Për çështjen e parë janë marrë të pandehur 12 persona, ku më 18 janar do zhvillohet dhe seanca paraprake, që do të vendoset nëse çështja do kalojë apo jo në gjykim.

Referuar njoftimit të SPAK, pas mbylljes së dosjes së inceneratorit të Elbasanit, thuhet që më datë 19.09.2022 ështe regjiatruar procedimi penal 277/1, ku sipas burimeve nga SPAK në këtë fraksion është duke u hetuar edhe Arben Ahmetaj. Përveç deputetit të Partisë Socialiste, SPAK është duke hetuar edhe për persona të tjerë për procedurën e dhënies me koncesion të inceneratorit të Elbasanit. syri.net

blank

Ishte në kërkim për aferën e inceneratorëve, ndalohet në Austri Stela Gugallja, gati procedura e ekstradimit

Është ndaluar në Austri, Stela Gugallja, e shpallur në kërkim në aferën e inceneratorëve. Gugallja ishte shpallur në kërkim nga SPAK për këtë aferë, së bashku me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Prokuroria e Posaçme është njoftuar se në Gjykatën e Vjenës, në Austri, është duke u kryer procedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqipëri, në zbatim të urdhrit të kërkimit ndërkombëtar për këtë shtetase.

Për këtë qëllim, Prokuroria e Posaçme ka përcjellë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e ekstradimit.

Deri në këtë moment nuk jemi njoftuar nga autoritetet austriake të drejtësisë për ecurinë e mëtejshme të procedurës së ekstradimit.

 

Kujtojmë që për aferën e inceneratorëve prapa hekurave janë edhe disa ish-zyrtarë të lartë shtetërorë, si ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.

blank

“McGonigal”- FRPD protestë para shtëpisë së Ramës në Surrel, i riu: Të ndëshkohet me burg! Është i vendosur të shkatërrojë opozitën

Të rinjtë e FRPD po mbajnë sot një protestë përpara shtëpisë së kryeministrit Rama në Surrel.

Të rinjtë kërkojnë që kreu i qeverisë të largohet nga posti dhe që drejtësia ta ndëshkojë pas zbulimit të skandalit mbi çështjen “McGonigal”.

Një prej protestuesve është shprehur se Rama është i vendosur të shkatërrojë opozitën.

“Nëse deri dje kërkonim që ai të largohej, sot kërkojmë që ai të ndëshkohet me burg. Janë të paktën 2 mln euro të cilat Edi Rama i ka bërë me paratë e korrupsionit. Sot për fat ndiqet dhe nga FBI-ja. Në vend të bashkëpunonte me partnerët tanë, me SHBA-të ai shkoi dhe korruptoi për të shkatërruar opozitën. Ai është i vendosur të na shkatërrojë, ne jemi të vendosur që ai të shkojë në burg”.bw

blank

Skandali Rama-McGonigal, del spoti i PD për protestën e 11 shkurtit: Faktet dolën, dorëheqja është detyrim

Partia Demokratike ka publikuar spotin e protestës së 11 shkurtit. Opozita ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkohen kundër qeverisë Rama.

“‘Faktet dolën-Dorëheqja është detyrim’, ‘Pluralizimit i dalim Zot. Votës së lirë i dalim Zot’”, janë këto mesazhet kryesore.

Protesta është parashikuar për në datën 11 shkurt, ora 12:00, para kryeministrisë.bw

blank

“A s’jeni penduar që votoni zyrtarët e korruptuar?”, hakerat iranianë publikojnë listën e zgjedhësve në Shqipëri

Teksa nuk na ndajnë shumë muaj nga zgjedhjet e 14 majit, hakerat iranianë kanë publikuar listën e zgjedhësve në vendin tonë.

Këtë herë, hakerat kanë publikuar në profilin e tyre në telegram listën e emrave. “A s’jeni penduar që votoni zyrtarët e korruptuar?”, shkruajnë hakerat iranianë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur hakerat iranianë publikojnë të dhëna të shqiptarëve. bw

blank

Prodhimi i birrës në Shqipëri hyn në krizë nga rritja e akcizës

Nga janari 2023, disa prodhues të birrës shqiptare kanë ndalur prodhimin, të tjerë kanë rritur çmimet 20 lekë/L. Arsyeja e ndryshimit të çmimit është hyrja në fuqi, nga fillimi i vitit, i nivelit të ri të akcizës dhe shtrenjtimi tjetër i birrës malto nga importi që përdoret në prodhim.

Prodhuesit kryesorë pohojnë se ka nisur kriza, pasi u janë ulur fitimet nga rritja e kostove dhe rënia e shitjeve prej shtrenjtimit të çmimeve.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Vendas të Birrës, Stefan Pinguli, pohoi për “Monitor” se fabrikat do të qëndrojnë të mbyllura në muajt janar-shkurt, pasi birra italiane po shitet më lirë se ajo vendase. Vendimi për prodhimin pritet të rishikohet në mars.

“Nga fillimi i janarit kemi mbyllur prodhimin, pasi nuk e përballojmë koston e lartë të akcizës dhe të lëndëve të para, ndërkohë që birra italiane ‘Peroni’ po shitet më lirë se e jona. Fabrika do të qëndrojë përkohësisht e mbyllur edhe në muajin shkurt.

Punonjësit nuk i kemi larguar, vazhdojmë t’i paguajmë, por situata është shumë e rënduar. Nëse do të vijojë, rrezikohen shkurtimet e vendeve të punës. Sektori është drejt krizës apo zhdukjes së birrës shqiptare”, pohoi në anonimat një nga drejtuesit e fabrikave prodhuese të birrës.

Burime nga tregu thanë se një tjetër fabrikë ka mbyllur prodhimin që prej muajit shtator 2022.

Përveç rritjes së akcizës, nga 1 janari prodhuesit u goditën edhe nga rritja e çmimit të birrës malto të importit. Më 1 janar 2022, çmimi i birrës malto të importuar ishte 420 euro/ton, ndërsa nga 1 janari 2023 po shitetdyfish më shtrenjtë (duke përfshirë edhe rritjen e çmimit pas fillimit të luftës Ukrainë-Rusi).

Çmimi i lartë i energjisë që paguajnë fabrikat (para 2022, çmimi i energjisë ishte 11 lekë për kWh, kurse tani 22 lekë/kWh) janë kosto ekstra të cilat detyruan, disa prodhues, të fikin fabrikat. Të tjera vazhdojnë prodhimin, por me fitime të reduktuara.

“Nga fillimi i vitit, prodhuesit e birrës janë në situatë të vështirë. Po prodhojmë sasi të ulëta dhe po shesim me rënie fitimesh. Nga 1 janari, sapo në sistemin e pagesave të administratës së doganës u reflektua niveli i ri i akcizës, jemi detyruar të rrisim shitjet.

Në fillim të vitit 2023, prodhuesit u goditën në disa drejtime. Nuk është vetëm akciza që ka rënduar kostot e prodhimit, pasi nga 1 janari çmimi i birrës malto në tregjet e huaja arriti në nivelin e 870 euro/ton nga 620 euro pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë.

Në raport me 2021, çmimi i lëndës së parë u rrit 106% më shumë, ndërsa me periudhën pas luftës, çmimi është 40% më i lartë. Rritje këtë fillim viti ka pasur edhe për çmimin e ambalazhimit, kryesisht kanoçes.

Duke përfshirë edhe çmimin e shtrenjtuar të energjisë, që po e paguajmë 22 lekë për kWh nga 11 lekë më parë, në total, nga 1 janari 2023, kostoja e prodhimit për birrën është 24 lekë/L më shumë se vjet. Për këto arsye, rritëm çmimin 20 lekë/L”, pohon Artan Stroka, administratori i kompanisë TEA, që prodhon birrën “Kaon”.

Edhe përfaqësues të kompanisë ALFA, që prodhojnë birrën “Elbar”, pohuan se nga 1 janari, edhe ky operator ka rritur çmimet e birrës 12% krahasuar me vjet, për shkak të ndryshimit të akcizës, rritjes së lëndës së parë dhe energjisë së lartë që paguajnë fabrikat.

“Kostoja nga rritja e akcizës po ndihet, pasi niveli i taksës është barazuar me atë të importuesve. Kostoja e lartë e prodhimit rrezikon të ulë fitimet e kompanive, pasi produktet shqiptare po iu afrohen çmimit të birrave të importit”.

Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel, akciza ishte 710 lekë. Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.

Ndryshimet e ligjit të akcizës u shoqëruan me debate të forta nga grupet interesit. Shoqata e Prodhuesve të Birrës Vendase bëri thirrje disa herë në seancat dëgjimore të komisioneve parlamentare se masa e re fiskale do të falimentonte sektorin dhe rrezikon të nxjerrë 1,000 persona të papunë.

Nga Ministria e Financave u argumentua se diferencimi ka favorizuar prodhuesit vendas dhe ka krijuar hapësira për shmangie nga detyrimet e akcizës, mbështetur te të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

“Gjithashtu, ka bërë që prodhuesit e vegjël të mos tentojnë të rrisin prodhimin, me qëllim ruajtjen e nivelit të ulët të akcizës”, citohet në relacionin e ligjit të parashikuar. Efekti i parashikuar në buxhetin e shtetit është rreth 260 milionë lekë shtesë.

Stefan Pinguli, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, njëkohësisht administrator i kompanisë “Stela”, thekson se përkundrazi vendosja e fashës së birrës i mbronte prodhuesit vendas nga birrat e importit.

“Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve fiskale, prodhuesit shqiptarë janë shumë herë më të vegjël se importuesit, të cilët me sjelljet e tyre dumping po shtojnë peshën në treg. Konsumatori vendas priret të konsumojë birrë të huaj, çmimi i ulët e favorizon më shumë shitjen”.

Cili është përfitimi ekonomik nga rritja e akcizës?

Sipas të dhënave të Doganave, në vitin 2022, prodhimi i birrës vendase u ul lehtë 2% në krahasim me 2021, ndërsa importet u rritën 4%. Pesha e importeve në konsumin e birrës 2022 është 56% në vitin 2022, nga 44% një dekadë më parë.

Në muajin nëntor, kur filloi diskutimet për projektligjin e akcizës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nisur nga të dhënat e Doganave parashikoi se 65% e sasisë së konsumuar në 2022 do të njehsohet me vlerën e re prej 710 lekë për Hl. Nga 50 mln litra që parashikohej totali i importit të vitit të kaluar, 35% tarifohen me 701 lekë, ndërsa 15%, me 360 lekë.

Sipas të dhënave të Doganave u vlerësua se konsumi do të zërë vlerë totale prej rreth 100 mln litrash, nga të cilat, rreth 50 mln litra hyjnë nga importi dhe 50 mln litra janë prodhim vendi.

Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, nga totali i birrave të importit, 35% e tyre tarifoheshin me vlerën 710 lekë për Hl, kurse 15% me 360 lekë. Ndërsa prodhimi i brendshëm i konsumit (50%) tarifohej i gjithi me 360 lekë. Të ardhurat që Financat parashikojnë të arkëtojnë nga ndryshimi i taksës janë 260 mln lekë më shumë.

Efekti i parashikuar në të ardhurat e buxhetit është i paleverdishëm krahas parashikimeve të zymta të industrisë, e cila bën thirrje për zhdukje të birrës shqiptare dhe transferimin e fabrikave drejt Serbisë për shkak të kostove të ulëta.

“Për shkak të kësaj situate, birra shqiptare rrezikon të zhduket. Është parë si mundësi eksporti, por edhe për to po haset vështirësi, pasi kostot e shtrenjta të prodhimit e bëjnë të pakonkurrueshme birrën shqiptare në tregun e huaj”, thekson ai.

Niveli i akcizës, edhe me skemën e mëparshme, sipas një studimi të Shoqatës së Prodhuesve ishte tre herë më i lartë se niveli bazë i parashikuar në direktivën e BE-së.

“Niveli i akcizës, sipas direktivës së BE-së, është 0,03 euro për 1 shishe 330 Ml për prodhuesit mbi 200 mijë HL dhe rreth 0,015 euro/litër, për ata nën 200 mijë HL.

Ndërkohë në Shqipëri paguajmë 3 herë më shumë se niveli bazë i parashikuar në direktivën 92/83/EEC. Prodhuesit nën 200 mijë HL paguajnë 0,05 euro (5,94 lekë) për shishe 330 Ml, ndërsa prodhuesit mbi 200 mijë HL, paguajnë 0,1 euro (11,7 lekë) për shishe 330 Ml.

Përveç akcizës më të lartë të birrës se shumë vende të BE-së, në Shqipëri rëndon edhe kostoja nga vendosja e pullës fiskale me 0,022 euro për shishe. E thënë ndryshe, aq paguajnë akcizë në Gjermani, prodhuesi vendas paguan “pullën që ruan akcizën”. Në Shqipëri, paguhet 20% e vlerës së akcizës për prodhuesit mbi 200,000 Hl dhe 50% për prodhuesit në 200,000 Hl”.

Për shkak të mospërballimit të kostove nga rritja e akcizës dhe rënia e shitjeve, pasi birrat e importit po shiten më lirë, disa prodhues kanë mbyllur prodhimin në muajt janar-shkurt, sipas Kryetarit të Shoqatës, Stefan Pinguli.

“Është hera e parë që prodhuesit ndalin prodhimin. Kjo ka ardhur për shkak të mungesës së tregut të shitjes, ku pesha e birrës së importit me çmim më të lirë se ajo vendase, po zgjerohet çdo ditë, ashtu siç u lajmërua nga prodhuesit, para hyrjes në fuqi të ligjit të ndryshuar të akcizës.

Prodhuesit shqiptarë nuk kanë ku ta shesin produktin e tyre. Tregu vendas po mbytet nga birrat italiane dhe markave të tjera që po shiten me çmim më të lirë.

Edhe para ndryshimeve të akcizës, pesha e birrës së importit në treg ishte 55%, ndërsa nga fillimi i këtij viti është rritur, duke arritur në nivelin 70 deri 80%.

Këto janë efektet e para të ndryshimit të ligjit për akcizën dhe fabrikat do të qëndrojnë të mbyllura për muajt janar-shkurt. Të tjerë po shqyrtojnë mundësinë e rritjes së çmimit për konsumatorin 20 lekë/L, pas rritjes së akcizës 18 lekë/L”.

Z.Pinguli pohon se fabrikat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura në muajt janar-shkurt, ndërsa do të shqyrtohet më tej situata edhe për muajt e tjerë.

“Me mungesën e shitjeve, prodhuesit nuk arrijnë të përballojnë vetëm koston e energjisë për vënien në punë të fabrikave, jo më pagesat për akcizën e rritur, furnizimet me lëndë të parë që vijojnë të shtrenjtohen dhe pagat. Shumë fabrika kanë nisur shkurtimin e punonjësve”.

Prodhuesit drejt zhvendosjes së fabrikave në Serbi

Pas shqetësimit të Shoqatës së Prodhuesve të Birrës Vendase për mbylljen përkohësisht të disa fabrikave në vend, operatorët paralajmërojnë zhvendosjen e prodhimit në Serbi.

Arsyeja mbetet kostoja e lartë nga dyfishimi i akcizës më 1 janar dhe shtrenjtimi i lëndës së parë (birra malto dhe ambalazhimi), që solli rritjen e çmimeve të birrës vendase më shumë se ajo e importit.

Një prodhues pohoi për “Monitor” se do të shohë mundësinë e transferimit të fabrikës drejt Serbisë, pasi investimi është më i leverdishëm nga kostot prodhuese dhe subvencionet nga shteti.

“Me politika rritje taksash, siç ishte akciza që u barazua me nivelin e importuesit, vendosje gjobash, kontrolle pafund dhe pa kuptim të Tatimeve, Doganave dhe AKU, do të shohim mundësinë e hapjes së fabrikës në Serbi. Për të vetmit që ndiejmë keqardhje janë punonjësit tanë. Situata në sektorin prodhues të birrës ka hyrë në krizë”.

Rritja e çmimeve tkurr konsumin vendas, shtohen importet

Rritja e çmimeve ka sjellë që birra shqiptare të afrohet në vlerë shitje me birrën e importit. Prodhuesit pohojnë se shtrenjtimi i çmimeve automatikisht sjell rënie të konsumit, pasi shqiptarët priren të konsumojnë më tepër markat e huaja.

“Konsumi, në këtë periudhë, është në stanjacion, kjo edhe për shkak të sezonit të dimrit. Për këtë arsye, e kemi të orientuar prodhimin në bazë të kërkesës”, thanë përfaqësues nga “Elbar”.

Në vitet 2013-2022, ecuria e konsumit të birrës ka qenë me rritje. Niveli më i lartë është shënuar në 2018. Në vitin 2022, konsumi i birrës, krahasuar me vitin paraardhës, ka shënuar rënie të lehtë.

“Sa më shumë çmimi i birrës shqiptare i afrohet atij të birrës së huaj, humbet konkurrueshmërinë dhe tkurret konsumi. Nëse birrat e importit konkurrojnë prodhimin vendas me çmim më të lirë, për ne është edhe më e vështirë të konkurrojmë markat e huaja në eksport”, pohon administratori i birrës “Kaon”.

Për “t’i shpëtuar” disa muaj rritjes së akcizës, disa prodhues kanë shtuar prodhimin në muajin dhjetor, me qëllim magazinimin e produktit. Nga Shoqata e Prodhuesve u pohua se disa fabrika, pasi prodhuan për magazinim, morën vendimin për mbylljen e prodhimit në janar.

Pavarësisht investimeve për të magazinuar produktin, sipas të dhënave nga Doganat, prodhimi vendas në muajin janar 2022 është 10% më i ulët krahasuar me dhjetor 2021. Burime nga tregu thanë se prodhimi për qëllime magazinimi është bërë edhe nga disa importues, me qëllim hedhjen në treg të birrës pas rritjes së akcizës.

Importet e Italisë, me çmim të lirë, “mbysin” tregun vendas

Pjesa më e madhe e importuesve të birrës e kanë mirëpritur unifikimin e akcizës, pasi siç shprehen ata, i vendos në terren të përbashkët me prodhuesit vendas.

“Rritja e akcizës vë në kushte të barabarta taksimi prodhuesit dhe importuesit, madje nxit rritjen e prodhuesve.

Pavarësisht unifikimit të akcizës, kostot e prodhimit për vendasit mbeten më të ulëta, pasi ata nuk paguajnë tarifat e transportit, tarifën e skanimit të kontejnerëve apo të ngarkim-shkarkimit.

Deri tani nuk i kemi ndryshuar çmimet, parashikojmë t’i unifikojmë nga muaji shkurt”, u shpreh një nga kompanitë importuese të birrës.

Në Shqipëri, sipas të dhënave të Doganave, në vitin 2022, peshën më të madhe nga birrat e importit e zë ajo e prodhuar në Kosovë, me 32% të totalit, më pas është birra italiane, me 25%, e ndjekur nga birra e Greqisë, Gjermanisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pavarësisht se pesha e birrës italiane në importe është më e ulët se ajo e Kosovës, birrat italiane po konkurrojnë në treg me çmimin e tyre më të lirë. Në muajin nëntor, 1 kanoçe birrë italiane e markës “Peroni” u shit 69 lekë kundrejt birrës “Peja” që u shit 75 lekë.

Ndërsa çmimi i birrës “Peroni” u barazua me çmimin e birrës “Stela”.

Monitor

 

blank

“Vrasës demokracie! Dorëhiqu”- Disa ditë përpara protestës së 11 shkurtit, Tirana mbushet me postera kundër kryeministrit Rama

Opozita ka filluar përgatitjet për organizimin e protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 shkurt.

Disa ditë përpara, mbështetës të Partisë Demokratike kanë ngjitur postera në muret e Tiranës ku shfaqet kryeministri Rama dhe ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal.

Siç shihet nga fotot, në postera shkruhen: “Vrasës demokracie, “Dorëhiqu”, një formë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi disa ditë më parë zhvillimin e protestës së 11 shkurtit, pas publikimit të skandalit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kreun e qeverisë shqiptare.

Protesta do të zhvillohet në orën 12:00 përpara kryeministrisë. Prej disa ditësh, Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në protestë.gsh

blank

Çështja McGonigal/ Ish-presidenti Topi: Rama shmangu parlamentin sepse e ka frikë, por duhet të bëjë transparencë. Opozita të insistojë te interpelanca

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për çështjen McGonigal dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama.

Bamir Topi tha se mungesa e transparencën lidhur me çështjen McGonigal, nuk bën gjë tjetër veçse shton dyshimet. Gjithashtu u shpreh se mungesa e kryeministrit Edi Rama në seancën plenare në Kuvend, e cilësoi si një hap të gabuar.

“E kam parë në dy planë, një ku ai ka detyrimin për të dhënë të gjithë shpjegimet në vendin e tij në SHBA. Refleksionet i ka edhe në Shqipëri, por mbetet politik dhe këtu gjërat janë komplikuar sepse sikurse ndodh në politikën shqiptare, këtu nuk ka transparencë dhe kjo shton dyshimet. Aty ku shtohen dyshimet, shtohet kakofonia dhe vjen një situatë kaotike dhe gjërat kalojnë në ekstrem. Kryeministri i përfshirë apo jo situata këtu mbetet problem politik. Është detyrim i kryeministrit të bëjë transparencë sa i takon. Këtë javë ai shmangu parlamentin. Do të thoja që kjo është një sëmundje e vjetër që e karakterizon Ramën”, tha Topi.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Nisida Tufa, Bamir Topi tha se Kuvendi është institucioni më i lartë i politikës dhe se në raste të tilla nëse plotësohen firmat për të kaluar në interpelancë, atëherë kjo do të ishte gjëja më e domosdoshme për Parlamentin.

 

“Në fizionominë e kryeministrit nuk shoh ndonjë ndryshim. Ka vite që është paracaktuar si një njeri që i sheh institucionet si copa letre. Ka bërë një hap të gabuar të radhës duke anashkaluar Parlamentin për një çështjen që ka një ndjeshmëri të lartë. Përderisa është një çështje e rëndësishme, nuk duhet ta anashkalonte”.  Eksperienca e Komisioneve Hetimore është një eksperiencë pa vlerë. Janë ngritur Komisione Hetimore dhe pas një pune të gjatë sfilitëse grupet parlamentare kanë dalë me raportet e tyre dhe në fund fare është votuar me numrat që ka mazhoranca përkatëse. Opozita duhet të insistonte tek çështja e interpelancës, është detyrim dhe kjo e ngarkon më shumë kryeministrin”, tha ai, duke shtuar: “Të mos shkosh në Parlament dhe të invadosh me monologë studiot televizive e përkthej si një sjellje aspak të hijshme. Pra një sjellë, sa është autoritar aq edhe frikacak. Ai parlamentin e ka shumë frikë”, shtoi ai.bw

blank

Pastruesja bashkëpunon me drejtësinë: Edhe 400 mijë eurot i mora te shtëpia e Aldës! Paratë i vinin me çanta

Rozeta Dobi ka vendosur që të bashkëpunojë me drejtësisë, ku për herë të parë ka pranuar se edhe 400 mijë eurot e gjetura në tubin e aspiratorit të shtëpisë së saj, i përkasin zyrtares Alda Klosi.

Kjo dëshmi e saj, ka bërë që Policia e Tiranës t’i vërë pranga zyrtares Alda Klodi mbrëmjen e së premtes, ndaj së cilës rëndojnë 3 akuza, ajo e ”pastrimit të parave”, “mosdeklarimi i pasurisë” dhe deklarim i rremë para policisë”. Dëshmia e pastrueses, ka tjetërsuar të gjithë historinë që ishte raportuar deri më tani, ku nga grabitje siç u fol më herët, tani më bëhet fjalë për një inskenim të ngjarjes.

Rozeta Dobi ka treguar se ka bashkëpunuar me Alda Klosin duke e inskenuar si grabitje, pasi zyrtarja ka dashur që t’ia hidhte fajin ish-bashkëshortin, me të cilin pas ndarjes kishte pasur konflikte. Rozeta thotë se me Alda Klosin kishin një marrëdhënie shoqërore me njëra-tjetrën, që kishte filluar që nga koha kur ajo kishte nisur që të punonte në shtëpinë e saj. E pikërisht për shkak të kësaj marrëdhënie të mirë shoqërore, sipas Rozetës, Alda i ka thënë që të marrë mijëra eurot nga kasaforta, t’i fshihte në shtëpinë e saj dhe të gjithën ta inskenonte si grabitje.

Ajo që është më e fortë në dëshminë e pastrueses, është fakti që sipas Rozeta Dobit, në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi vinin para me çanta gjatë gjithë kohës, por është shprehur se nuk e njeh personin që i sillte ato.

“Kam vendosur të bashkëpunoj me policinë. Nuk dua të mbrohem nga avokatët që më ka caktuar familja. Dua të më caktoni një avokat shtetit. Kam filluar punë si pastruese në shtëpinë e Alda Klosit në vitin 2018. Shtëpinë në atë kohë e kishte te Mozaiku. Aty ka pasur dhe një shtëpi tjetër. Në vitin 2018 kam konstatuar që në krevatin e saj të mbuluar me batanije kishte lekë dhe euro, shumë të mëdha. I kam marrë dhe i kam sistemuar në sirtar dhe e kam telefonuar Aldën dhe i kam thënë që lekët i ke në sirtar. Alda Klosi kishte përveç kësaj një shtëpi në Kombinat, kishte porositur një shtëpi te Kodra e Diellit dhe kishte një shtëpi të ndërtuar në truallin e prindërve. Shpesh Alda lëvizte para, unë nuk kam prekur asgjë. Kur shkoi te apartamenti te ‘Rruga e Kosovarëve’ që u nda nga bashkëshorti, ajo më kërkoi që t’i mbaja këto para. Unë e kam marrë kasafortën, e kam çuar në shtëpinë time me makinën e djalit dhe i kam sistemuar disa nga lekët dhe bizhuteritë. Disa të tjera i kam vendosur te sirtari i dollapit tim për t’i sistemuar më vonë.

Makinat ia kam blerë unë djalit. Njëra ka kushtuar 3 mln lekë të vjetra. Shuma prej 25 700 eurosh që janë gjetur te komoja e krevatit janë para të punës sime. Ndërkohë shtëpinë e bëra unë rrëmujë sepse Alda donte të fajësonte për paratë dhe bizhuteritë bashkëshortin, pasi ai e kërcënonte”, ka deklaruar Rozeta Dobi.

Sipas dëshmisë së pastrueses, problemet me Alda Klosin nisën për faktin se djalin i saj, Havieri kishte nisur të shpenzonte shumë para.

“Më vonë filluan problemet me Alda Klosin, sepse djali im kishte filluar të bënte shpenzime”, mësohet të ketë thënë Rozeta.

Me dëshminë e saj ajo ka implikuar jo vetëm zyrtaren Alda Klosi, por edhe zyrtarë të tjerë që duket se mbajnë shuma të mëdha parash në shtëpi, të padeklaruara. Ajo i ka zbuluar këto emra të zyrtarëve se ku ka punuar, por që nuk janë bërë të ditura për shkak të sekretit hetimor. Rozeta mësohet të ketë thënë se ka vjedhur para edhe nga shtëpitë e tyre.

“Kam pastruar 8 shtëpi me shumë të mëdha parash”, ka deklaruar Rozeta Dobi.

Alda Klosi në dëshminë e saj pak pas arrestimit, Alda Klosi ka mohuar që të ketë pasur marrëdhënie shoqërore me pastrueses e saj, Rozeta Dobi.

Policia ka dyshime për të dyja dëshmitë. Kjo sepse ka dyshime se Rozeta Dobi mund të ketë dalë në këtë alibi për t’ia hedhur fajin zyrtares, për të shpëtuar pozitat e djalit të saj, Havier, edhe ky i fundit i arrestuar. Ashtu sikurse me rezerva merret edhe dëshmia e zyrtares, e cila i qëndron deklaratë së saj se është “e pafajshme”, dhe se “paratë ishin të familjes së xhaxhait të saj që rrinte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë me kancer” .dita

blank

Afera McGonigal- Shabani: Rama shpallet non-grata ose e marrin me pranga drejt SHBA

Endri Shabani nga Nisma Thurje i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me çështjen e ish-agjentit të korruptuar të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjen e kryeminsitrit Rama me këë skandal.

Shabani deklaroi se jemi në një situatë ku në një vend demokratik kryeministri duhet të jepte dorëheqjen sepse është në një skandal të madh dhe nuk angazhohet dot plotësisht për shkak të halleve të veta.

Ai shtoi se Rama tani ka më shumë arsye për të qëndruar kryeministër pasi sipas tij është e vetmja mënyrë për t’i qëndruar larg burgut dhe ndëshkimeve për shkak të imunitetit.

Sa i përket pasojave me të cilat Rama mund të përballet, ai deklaroi se minimumi me të cilin mund të përballet kryeministri është shpallja e tij non-grata, ndërsa maksimumi mund të jetë marrja e tij me pranga dhe shoqërimi drejt Shteteve të Bashkuara.

 

Sakaq, Shabani deklaroi se opozita në vend nuk do mund ta rrëzojë Ramën nga pushteti me anë të një proteste, referuar asaj të 11 shkurtit, dhe duke shkaktuar rrëmuja në parlament, pasi sipas tij kjo gjë favorizon vetëm Ramën.

 

“Kemi të bëjmë me një situatë ku kryeministri duhet të jepte dorëheqjen në një vend demokratik, sepse është në një skandal të madh dhe nuk angazhohet dot plotësisht për shkak të halleve të veta. E dyta është se nëse Rama do ishte një qytetar zakonshëm do merrej dëshmitar, do vendosej në dispozicion të drejtësisë ka apo jo përgjegjësi. Kaq do mjaftonte që ai të jepte dorëheqjen.

 

Tani ai ka më shumë arsye për të qëndruar kryeministër sepse është e vetmja mënyrë për të qëndruar larg burgut dhe larg ndëshkimeve. E duan pushtetin për të shpëtuar veten, jo për të zhvilluar vendin. Rama nuk më duket shumë i qetë. Drejtësia amerikane nuk është si këtu ku e merr vesh media e para çfarë ka ndodhur. Aty ka shumë gjëra që nuk do i dimë deri sa të kemi një akuzë formale. Nuk më duket se janë të lidhura rastet e oligarkut rus dhe Ramës me McGonigal. Ai ka qenë një i korruptuar që merrte para për shërbimet e tij ndaj klientëve të vetë. Megjithatë nuk do habitesha nëse do kishte një lidhje. Këta u marrin ara oligarkëve rusë, Kinës, Turqisë për tu dukur perëndimorë, por këta janë mini-sulltanë që i kapen shtetit dhe nuk i lidh asgjë me Perëndimin.

 

Në bindjen time nuk e shoh pse të mos marrë një non-grata, maksimumi do vijnë ta marrin me pranga këtu. Minimumi është shpallja e tij non-grata. Kjo çështjes normalisht duhet të zbardhet. Janë këta që akuzojnë palën tjetër si non-grata dhe do kemi ndërrim të roleve dhe do jenë sërish njësoj si kanë qenë për 32 vjet.

Kur nuk ka një ideologji dhe program të qartë të bashkon armiku i përbashkët në opozitë. Copëzat e PD-së janë ndjerë të kërcënuara sepse Rama ka përdorur influencën e tij për të hetuar palën tjetër. Kjo i vendos ato në një nivel kërcënimi e rreziku të përbashkët. Kjo nuk mjafton për qytetarët. Ajo rrëmuja në parlament është në avantazhin e Edi Ramës, ai është më i interesuari për të mos u dëgjuar. Opozita mund të përdorte parlamentin për të shtruar pikat kyçe. Drejtësia amerikane nuk do të dijë. Edi Rama të keqen e ka me një shtet tjetër, nga aty do i vijë e keqja, jo nga ne. Ai i ka bërë keq llogaritë, mund t’i shmanget 1 apo 2 seancave, por ajo do zbardhet nga Amerika. Është çështje kohe të marrim vesh se çfarë ka ndodhur.

 

Rama nuk ka për t’u rrëzuar nga një protestë e opozitës. Të njëjtën gjë thanë në 7 korrik, do bëhej hataja, pastaj kaloi. E thanë dhe me protestën e kaluar. Nuk do ndodhë kjo. E provoi Rama në 21 janar dhe nuk ia doli vetë. Pushteti nuk merret me dhunë këtu, merret me votë. Pika e dobët e Ramës është shpresa, njerëzit e dinë që nuk do bëhet më mirë. Opozita duhet të japë një projekt që ringjall shpresën dhe që njerëzit e besojnë. Në 2017 ai mori 48% të votave, ka mbi gjysmën kundër. Opozita nuk e bën dot se ka Berishën në krye dhe Metën. Me ata nuk do sjellë shpresë. Të vjetrit nuk e bëjnë dot, i kemi parë për 32 vjet”, u shpreh Shabani.bw

blank

“Në dritën e fakteve të forta…”- Publikohet slogani i opozitës për protestën e 11 shkurtit: Shqipërisë i dalim zot!

Partia Demokratike ka zbuluar sot sologanin e protestës së 11 shkurtit. Protesta në fjalë u thirr pasi politika u përfshi nga debati në lidhje me çështjen ‘McGonigal’.

“Shqipërisë i dalim zot, pluralizimit, votës së lirë, demokracisë”, thuhet në sloganin që është zbuluar nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa.

“Në dritën e fakteve të forta: Duke parë se Edi Rama është gati të rekrutojë agjentë të lartë të partnerit strategjik, SHBA, për të zhdukur opozitën e vendit, pluralizmin; duke qenë se ai përben një turp dhe rrezik për stabilitetin e vendit; duke qenë se ai po e shpopullon Shqipërinë; duke qenë se ai rri në pushtet me zgjedhje të vjedhura, me para të krimit dhe patronazhistë; duke qenë se ai sipas KLSH ka vjedhur në 9 muaj 1.1 mld euro të shqiptarëve. Ju ftojmë të bashkoheni më 11 shkurt ora 12:00, t’i dalim zot Shqipërisë, pluralizimit, votës së lirë dhe demokracisë së vendit tonë”, thuhet ndër të tjera në këtë slogan që do të udhëheqë opozitën në shesh më 11 shkurt.bw

blank


Send this to a friend