VOAL – BERNË, 15 NËNTOR – Sekretar i Shtetit për Emigracionin Mario Gattiker, në kuadrin e frikës se mos edhe në Zvicër mes refugjatëve mund të ketë terroristë, në një intervistë për SonntagsZeitung, ripohon se azilkërkuesit që shpërndahen në kantone janë regjistruar dhe verifikuar paraprakisht, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch.
Autoritetet, shton Gattiker, shqyrtojnë gjithçka që është e mundur dhe në raste të dosjeve “të ndjeshme”, ato i dërgohen Shërbimit Informativ të Konfederatës për shqyrtime përfundimtare, ndonëse është pothuaj e pamundur të pasqyrohet e gjithë jeta e një njeriu.
Rreziku, ndërkaq, duket real për këshilltarin federal Ueli Maurer. Në dy intervista për gazetat e të diealve në zonën gjermanishtfolëse, ministri i Mbrojtjes pohon se “është e mund të imagjinosh se edhe në Zvicër të kenë hyrë individë ose bërthama grupesh të lidhur me terriorizmin. Mundësitë që “celulat e fjetura” mund të jetojnë qetësisht edhe në vendin tonë përbëjnë rrezikun më të keq, ngaqë për këta njerëz praktikisht nuk ekzsitojnë informacione,” thotë kësilltari federal. ats
Komentet