VOAL

VOAL

Tërmeti tragjik bën bashkë tifozët në Shqipëri dhe Kosovë, të gjithë ofrojnë ndihmë

November 26, 2019

Komentet

BILD: Shqipëria ka nisur të ëndërrojë që tani për Kupën e Botës

BILD

Ata ishin një pasuri absolute për këtë kampionat evropian – pas humbjes 0-1 ndaj Spanjës, turneu tashmë ka përfunduar për Shqipërinë, e cila u kualifikua në finalet e Kampionatit Evropian vetëm për herë të dytë pas vitit 2016.

Ashtu si në ndeshjet kundër Italisë (1:2) dhe Kroacisë (2:2), tifozët shqiptarë bënë që ndeshja në Düsseldorf Arena të dukej sikur luhej në shtëpinë e tyre.

Zonat e shikimit publik në Düsseldorf madje duhej të mbylleshin para fillimit për shkak të dyndjes së tifozëve shqiptarë që nuk mund të gjenin më bileta për ndeshjen.

Trajneri i Shqipërisë Sylvinho (50 vjeç): “Jam krenar për lojtarët, jam krenar për vendin. Lojtarët tanë besuan në rrugën tonë. Ne arritëm të përballojmë tre skuadra të mëdha”.

Trajneri brazilian, i cili drejton Shqipërinë që nga viti 2023, pranoi se pas shortit të grupeve filloi të dyshonte nëse ekipi i tij ishte gati për t’u përballur me këta kundërshtarë.

Sylvinho: “Kam pasur shumë net pa gjumë. Ne kemi punuar për këtë për katër ose pesë muaj para turneut. Kam ëndërruar që do të shënonim një gol ndaj këtyre kundërshtarëve. Ne dhamë gjithçka në fushë – jam shumë krenar për ekipin tim”.

Për të cilat tani ka synime edhe më të mëdha – deri më tani Shqipëria nuk ka arritur të marrë pjesë asnjëherë në Botëror. Më në fund do të vijë koha në vitin 2026 në Kupën e Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ku do të lejohen të marrin pjesë për herë të parë 48 ekipe!

Sylvinho e thotë qartë: “Qëllimi i federatës është të marrë pjesë në turne të mëdhenj – dhe sigurisht kjo përfshin Kupën e Botës. Ne duhet të vazhdojmë të rritemi. Ka ardhur koha, kemi një brez të shkëlqyer futbollistësh të rinj. Nuk e di nëse mund t’ia dalim. Por mund të garantoj se do të punojmë shumë për të arritur këtë qëllim”.

Duhet të ndihmojë edhe ky kampionat europian!

Sylvinho: “Lojtarët e mi do t’i mbajnë mend ndeshjet kundër këtyre skuadrave të larta për pjesën tjetër të jetës së tyre. Kjo përvojë është e artë për lojtarët e mi – kur ata të kthehen së shpejti në fushë”. sn

DW: Emocione të mëdha në grupin e Shqipërisë

Në ndeshjet e Grupit ekipi i Shqipërisë, edhe pse luajti fort plot pasion dhe motivim, me humbjen 0:1 ndaj Spanjës skualifkohet nga gara. Italia me golin në sekondat e fundit siguroi vazhdimin e garës.

Nga Deutsche Welle

Shqipëri-Spanjë 0:1

Gazeta Marca: “I ashtuquajturi ‘Plan B’ u vu në jetë me trimëri nga një Dani Olmo i frymëzuar, i cili e dominoi me siguri ndeshjen duke bllokuar një ekip të fortë të Shqipërisë. Ekipi kombëtar spanjoll doli pa asnjë gol të pësuar në çerek finale. Ëndrra e Spanjës vazhdon e pacënuar.”

AS: “Ka gatime, që sado erëza t’i shtosh, nuk marrin shije. Loja mes Shqipërisë dhe Spanjës e humbi shijen qëkurse u bë e qartë, që La Roja e kishte siguruar çerek finalen. Ndeshja në Dyseldorf ishte si një stërvitje profesionale. ”

The Sun: “Për fat të keq Sylvinho pati të drejtë. Traineri i Shqipërisë e kishte parashikuar, që edhe ekipi i dytë i Spanjës është mjaft i mirë, për ta fituar Euro2024.”

Daily Mail: “Me qetësi dhe këmbëngulje Spanja vazhdon turneun. Ata treguan këtë mbrëmje buzë Rinit plot pasion shqiptar, se ky ekip është i qendisur me fitore. Për Anglinë humbja e Shqipërisë siguron vazhdimin e turneut. Por nuk ka vend për t’u qetësuar.”

Itali-Kroaci 1:1

Image

Gazeta Turrosport shkruan: “Së pari një përulje përpara Modric, e më pas godet asi Zaccagni. Italia fluturon për në raundin çerekfinalistëve duke e shpëtuar veten në minutën e fundit dhe duke garantuar biletën për në fazën e K.o.-së.”

Gazzetta dello Sport: “Ne jemi në çerek finale. Me një magji të Zaccagni-t në sekondat e fundit dhe pas një ndeshjeje të çmendur, në të cilën ne ishim vetëm një milimetër larg ndeshjes së fatit për vendin e tretë.

Zaccagni, një mrekulli për çerek finalen. Në minutën e 98. Kur humbja dukej e sigurt, ai realizon një gol mjeshtëror. Një Itali që nuk ra në sy duhet t’i jetë falë Mattia Zaccagni-t. Kroatët në të kundërt ndodhen me një këmbë në avionin e kthimit në atdhe.”

Corriere dello Sport: “Me frymën e fundit, kur edhe optimistët e palëkundur i kishin humbur shpresat. Në minutën e tetë të lojës shtesë me një aksion të fundit

Zaccagni gjen magjinë, që i siguron Italisë vendin e dytë dhe çerekfinalen. Një ekip kombëtar, që ka treguar karakter të fortë dhe shumë guxim, por që ka shumë punë, për të shmangur gabimet, që pamë kundër Spanjës si në mbrojtje ashtu edhe në konceptimin e lojës.”

Corriere della Sera: “Italia kthehet më në fund në Berlin, 18 vjet pas triumfit në Kampionatin Botëror më 2006. Ekipi barazoi ndaj Kroacisë në sekondat e fundit falë guximit të Zaccagni-t dhe do të marrë pjesë në çerek finale. Në stadiumin olimpik do të ndeshet me Zvicrën. ”

Vecernji List: “Çfarë shoku për Kroacinë! Italianët gjuajnë golin në minutën e 98, për të avancuar ne na ndihmon vetëm teoria. ”

The Sun: “Italia i theu zemrat e kroatëve me një barazim të vonuar dramatik në Lajpcig duke siguruar një vend në raundin e 16 ekipeve të Kampionatit Europian. ”

Shqipëria eliminohet nga Euro 2024 pas humbjes me Spanjën

VOA/Marrë nga Reuters

Shqipëria i dha lamtumirën Kampionatit Evropian të Futbollit 2024 në Gjermani, pasi u mposht 1:0 nga Spanja në sfidën e fundit të Grupit B.

Ferran Torres shënoi pas vetëm 13 minutave lojë në ndeshjen e së hënës mbrëma në Duseldorf.

Shqipëria e mbylli grupin në vendin e katërt me vetëm një pikë, pas dy humbjeve dhe një barazimi dhe largohet përfundimisht nga kampionati.

Shqipëria humbi ndeshjen e parë ndaj Italisë 2-1, barazoi 2-2 me Kroacinë dhe humbi 1-0 me Spanjën.

Ndeshja e mbrëmshme ishte një tjetër provë se përse Spanja është pretendente për titullin Euro 2024.

Spanja e mbyll grupin me pikë të plota në vendin e parë.

Shqipëria mund të ketë ndjerë shansin për të bërë histori dhe për të kaluar në rrethin e 16 më të mirëve në Euro 2024 ndërsa mijëra tifozë të saj të veshur kuqezi krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme përpara fillimit të ndeshjes, në një mbrëmje verore buzë lumit Rhine.

 

“Më vjen keq për rezultatin. Ekipi dha më të mirën. Duhet të mësojmë të luajmë në nivele të tilla”, tha trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho.

“Duhet të ëndërrojmë dhe jemi të lirë ta bëjmë këtë ,por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, kjo e sotmja nuk na garanton asgjë”, tha trajneri spanjoll Luis de la Fuente.

Shqipëria nuk mundi përsëri të shmangte një humbje ndaj Spanjës, por ekipi shqiptar kthehet në shtëpi pa humbur krenarinë pas përballjes në një grup të vështirë, që e vuri kundër ekipeve si Spanja, Italia dhe Kroacia.

Entuziazëm kuqezi në Dusseldorf: 40 mijë tifozë shqiptarë në stadium

Kristi Sejatllari, i dërguari i News 24 në Gjermani, foli për atmosferën në Dusseldorf, në prag të sfidës me Spanjën. Ai u shpreh se tifozët që do të jenë në shkallët e stadiumit pritet të jenë të shumtë, duke “ngjyrosur”  kështu  kuq e zi stadiumin “Merkur Spiel-Arena”.

“Prej orës 18.00 u sinjalizua hapja e portave për në stadium. Kudo kam parë vetëm tifozë shqiptar. Sot në Dusseldorf mund të arrijë në 40 mijë tifozë shqiptarë. Mbështetësit gjatë ditës kanë kërcyer, kënduar e dëfryer.

Pas pak del formacioni zyrtar. Ato ndryshime që priten, me gjasë do të jenë. Ndaj Kroacisë e pamë që formacioni u vendos në fund. 3 ndryshimet që kemi thënë, Balliu, Broja e Ismajli” – tha ai.

 


(BalkanWeb)

VIDEOLAJM/ ‘Shqipëri o nëna ime’- Tifozët kuqezi ‘pushtojnë’ rrugët e Dyseldorfit

Mund të konsiderohet si një prej përballjeve më të rëndësishme, në historinë e futbollit tonë, me “Legjionarët” e Kombëtares, të cilët që prej orës 21:00 do të ndeshen, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, me “gjiganët” e Spanjës, në sfidën e fundit të fazës së grupeve, të Euro 2024, ku një fitore do të na siguronte kualifikimin historik, për në 1/16-at e një Kampionati Evropian.

Pavarësisht se sfida fillon në mbrëmje, në Dyseldorf ka nisur festa e tifozëve shqiptarë, ku ashtu si në përballjet e para të Evropianit të Gjermanisë, ndaj Italisë e Kroacisë, “kuqezinjtë” ia kanë marrë valles e këngës.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruar, nga Syri.net, festa ka nisur në rrugët e qytetit. Në sfond dëgjohet është kënga e njohur patriotike Shqipëri o nëna ime” dhe të gjithë tifozët shqiptarë e këndojnë njëzëri teksa valvitin flamujt shqiptarë.

VIDEO/ Tifozët spanjollë shpërthejnë në thirrje: Rroftë Shqipëria

Mijëra shqiptarë ndodhen në Dyseldorf këtë të hënë për ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Shqipëria do të përballet sot me Spanjën në ndeshjen e fundit në grupe në Euro 2024.

Të shumtë janë tifozët e Shqipërisë që e kanë ndjekur kombëtaren në të tre ndeshjet në Europianin ‘Gjermani 2024’.

Në rrugët e Dyseldorf shihen të entuziazmuar disa orë para ndeshjes tifozët shqiptarë të cilët brohorasin ‘rroftë Shqipëria’, teksa thirrjes së tyre u bashkohen dhe tifozët spanjollë.

VIDEO- Tifozët shqiptarë shpërthejnë në sh*rje ndaj Serbisë, ndërhyn policia gjermane

Shqipëria do të përballet sot me Spanjën në ndeshjen e fundit në grupe në Euro 2024.

Të shumtë janë tifozët e Shqipërisë që e kanë ndjekur kombëtaren në të tre ndeshjet në Europianin ‘Gjermani 2024’.

Të shumtë janë dhe sot tifozët që janë shkuar në Dyseldorf ku Shqipëria luan përballë Spanjës.

Në një prej grumbullimeve, tifozët kanë shpërthyer në sharje kundër Serbisë.

Është dashur ndërhyrja e policisë gjermane për ti qetësuar dhe më pas tifozët kanë vazhduar me ritualin e tyre të festës. sn

Statistika- “Axurrët” kërkojnë të thyejnë “mallkimin”, Italisë i mungon fitorja me Kroacinë prej… 82 vitesh

Italia dhe Kroacia do të zbresin mbrëmjen e sotme në fushë për të një vend në 1/ 8-at e Europianit gjerman, edhe pse “Axurrët” nuk kanë qenë shumë me fat në daljet e tyre ndaj ballkanasve, siç nënvizojnë edhe statistikat më poshtë.


– Në nëntë përballje mes tyre, Italia ka fituar vetëm 1 ndeshje kundër Kroacisë (miqësore e 5 prillit 1942, 4- 0 në Xhenova). Për sa i përket bilancit në total, ai kompletohet me 3 fitore ballkanase dhe 5 barazime.

– Barazimi është kryefjala e përballjeve Itali-Kroaci, duke qenë se tre duelet e fundit radhazi kanë përfunduar 1- 1, dy prej të cilave në Europianët e vitit 2016 dhe 2012.

– Kroacia merr pjesë për të shtatën herë në një Europian dhe është pjesë e këtij turneut për të gjashtë herë radhazi.

– Nën drejtimin e Zllatko Daliçit, në krye të stolit të përfaqësueses nga viti 2017, Kroacia është renditur e dyta pas Anglisë në Grupin D në “Euro 2020”, duke fituar një nga 3 ndeshjet e grupit dhe për t’u mundur më pas 5-3 në kohën shtesë nga Spanja, në 1/8-at e finaleve, pasi në dy ndeshje me radhë shënonin në 5 minutat e fundit të kohës së rregullt.

– Kroacia në dy edicionet e fundit të një Europiani është eliminuar në 1/8-at.

– Italia është kampionë në fuqi e Europës, titulli i tyre i dytë në histori pas atij të fituar në 1968. Më pas, dy renditjet më të mira janë vendet e dyta në “Euro 2000” dhe 2012 – Për Italinë kjo është pjesëmarrja e 11-të në një Europian, e teta radhazi për “Axurrët”, pas mungesës në vitin 1992.

PANORAMASPORT.AL

Alpinisti gjendet i gjallë pas 10 ditësh në malet e Kalifornisë, ja si i mbijetoi 34-vjeçari ditëve të vështira

Një alpinist, i cili u zhduk në malet e largëta të Kalifornisë, u gjet i gjallë pas 10 ditësh, pavarësisht se nuk i tha askujt se ku po shkonte.

Sipas mediave të huaja, Lukas McClish, 34 vjeç, ishte nisur për një shëtitje disa orëshe në Parkun Shtetëror Big Basin Redwoods në Boulder Creek më 11 qershor, pasi vizitoi një mik.

Lukas nuk i tha askujt se ku po shkonte dhe kishte marrë vetëm disa furnizime sepse kishte planifikuar të dilte vetëm për pasdite.

Alarmi u ngrit nga prindërit e tij kur ai nuk arriti të drekonte më 16 qershor, pesë ditë pasi u nis.

Përpara se të shpëtohej më 20 qershor, ai kaloi nëntë netë e 10 ditë  pa këmishë duke kërkuar ushqim për veten e tij ndërsa pinte ujë nga përroi, hëngri manaferrat e egra dhe flinte mbi gjethe të lagura.

Ai ka treguar se ka thirrur për shumë orë e ditë: ‘Ndihmë, ndihmo, unë jam këtu’, por askush nuk e dëgjoi.

Më tej në zonën ku ai u pa për herë të fundit u dërgua një dron i cili sinjalizoi vendodhjen e tij, në ndihmë erdhi dhe një qen nuhatës. bw

Ndeshja – Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të Europianit.

Mund të duket e pamundur për kuqezinjtë që të mundin Spanjën, skuadrën më të fortë të Europianit deri tani, por futbolli njeh edhe surprizat dhe befasitë, siç do të ishte kualifikimi i Shqipërisë në një “grup ferri” me kampionë dhe nënkampionë bote.

Për një mbrëmje të vetme në histori “Furitë e kuqe” (kështu njihen iberikët) në fushën e blertë mund të mos jetë Spanja, por djemtë e Silvinjos.

“Furitë e kuqe” mund të bëhen “Furitë kuqezi” për 90 minuta, duke marrë atë 3-pikësh të artë që do të zgjaste edhe për disa ditë ëndrrën gjermane.

“Terreni” i ndeshjes së sotme favorizon sadopak Kombëtaren tonë në këtë sfidë.

Vendi i parë i sigurt për Spanjën, mungesa e një lojtari fenomenal si Rodri (i skualifikuar), apo edhe ruajtja e mundshme e talenteve si Niko Uilliams dhe Jamal për ndeshjet që vijnë më pas, një ndikim patjetër do ta kenë në sfidën e Dyseldorfit.

Kuqezinjtë në anën tjetër e kanë treguar se mund të godasin në çdo moment, siç bënë me Italinë dhe Kroacinë.

Mrekullitë në futboll ndodhin, kuqezinjtë mund të bëjnë një të tillë me fitoren e parë në histori kundër Spanjës dhe kalimin e grupit në Europian. Forca Shqipëri, sot “Furitë” janë kuqezi! gsh

UEFA pezullon futbollistin Mirlind Daku për dy ndeshje

VOA/Marrë nga Reuters

Sulmuesi i ekipit të Shqipërisë Mirlind Daku u pezullua të dielën për dy ndeshje për shkak se nxiti tifozët e skuadrës së tij të futbollit të lëshonin thirrje fyese për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut në kampionatin evropian të futbollit, Euro 2024, që UEFA tha se shkelnin rregullat bazë të sjelljes së sportistëve.

Lojtari Daku kërkoi ndjesë për thirrjet që përmbanin slogane kundër dy vendeve pas barazimit të Shqipërisë 2:2 me Kroacinë, të mërkurën, në Hamburg.

UEFA, organi drejtues i futbollit për Evropën tha përmes një deklarate se mori masën ndaj futbollistit Daku pasi ai “shkeli rregullat thelbësore të sjellje së denjë, përdori ngjarjet sportive për manifestime të natyrës jo sportive dhe dëmtoi reputacionin e futbollit”.

UEFA shtoi se po vazhdon hetimin mbi sjelljen e mundshme raciste dhe/ose diskriminuese nga tifozët gjatë ndeshjes.

Shqipëria është e treta në grupin B me vetëm një pikë dhe ka ende mundësi të kualifikohet për fazën eliminatore nëse të hënë në Duseldorf mund Spanjën, e cila kryeson grupin me 6 pikë.

Serbia paralajamëroi se do të tërhiqej nga kampionati pas thirrjeve nga tifozët e Shqipërisë dhe Kroacisë, për të cilat UEFA vazhdon hetimin.

“Me pak fat mund t’ia dalim”, Asani shpreson: Spanja e fortë, por nuk kemi asgjë për të humbur

Spanja, në letër, duket një mision i pamundur, ose më saktë shumë i vështirë, por kuqezinjtë nuk kanë asnjë për të humbur, ndaj “furisë së kuqe” luajnë gjithçka për gjithçka. Jasir Asani, ylli kuqezi, në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s është i qartë në këtë pikë, eksperienca e fituar në dy takimet e para mund t’i shërbejë shumë ndaj Spanjës, pavarësisht se rivali i tyre ka një kualitet shumë të lartë:

 

“Kemi luajtur ndaj dy kundërshtarëve të fortë si Italia dhe Kroacia. Ata luajnë futboll të nivelit të lartë dhe Spanja ka gjithashtu talente të mëdha. Ne kemi mësuar shumë si një skuadër në “Euro2024”, pasi këto ndeshje janë ato që mund të na përmirësojnë si futbollistë”, u shpreh Asani, duke shtuar ndër të tjera se e janë të vetëdijshëm se çfarë ndeshje i pret:

 

“Ne e kemi analizuar Spanjën dhe i kemi studiuar. Nuk kemi asgjë për të humbur, ndaj do të mundohemi të bëjmë më të mirën dhe të marrim tre pikët, edhe pse do të jetë një detyrë shumë e vështirë. Nëse do të kemi pak fat, mund t’ia dalim”, u shpreh mëngjarashi kuqezi, duke bërë në fund dhe një batutë për këpucët e tij speciale me SuperMario:

“Dëshiroja të kisha një dizajn argëtues ndaj zgjodha SuperMarion. Ndoshta këpucët e mia janë më të famshme në Euro2024 se sa unë”, tha Asani.bw


Send this to a friend