Viktima, të tjerë të mbetur nën rrënoja dhe zona që nuk janë më. Ky është vetëm bilanci paraprak i pasojave që la pas vala e tërmeteve të fuqishme që goditën Italinë qendrore.
Ora 17:40 Mediat italiane flasin per te pakten 80 viktima.
Ora 15:00 Ne adresen e “Gazetes Panorama” ka ardhur nje mesazh se mes viktimave ne Itali eshte edhe nje 30-vjeçar nga Fieri i cili ka vdekur. Edhe “Top Channel” raporton se mes viktimave nga termeti ne Itali eshte edhe nje shqiptar, por kjo nuk eshte konfirmuar ende. Te dhenat e tjera gjithmone jo zyrtare eshte se edhe vajza e viktimes shqiptare, 2 vjec rezulton e zhdukur deri tani. Italia eshte ne ankth dhe nuk ka asnje deklarate zyrtare per shifra dhe emra te vdekurish.
Ora 14:10 Mediat italiane flasin se ka pasur lekundje te forta edhe ne Rome, mesditen e sotme ne oren 13:50. Lekundja ka ndodhur pak kilometra larg nga epiqendra e termetit te djeshem dhe njerezit jane perfshire ne panik. Termeti ka qene me magnitude 4.9.
Ora 13:28 Vazhdon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Itali. “La Stampa” raporton së fundi për së paku 50 persona të vdekur.
Ora 12:30 Mediat italiane flasin per rastin e vdekjes së nje cifti bashkeshortesh sëbashku me dy fëmijët e tyre. Ata kanë humbur jetën mes rrënojave teksa shtëpia e tyre i zyri poshtë ne komunën e Accumolit. Nëna, babai dhe dy fëmijët e moshës 8 muajsh dhe 8 vjeç u gjetën nën rrënoja, teksa prindërit u gjetën të përqafuar.
Ora 11:45 Ka shkuar në 38 numri i të vdekurve dhe 150 të zhdukur nën rrënoja, teksa ky bilanc pritet të rritet akoma, shkruajnë mediat italiane.
Ora 11:07 Katër pikat ku ka rënë tërmeti në Itali janë:
Accumoli magnituda 6.0, ka zgjatur 142 sekonda
Norcia magnituda 5.4, ka zgjatur 112 sekonda
Norcia magnituda 4.3 ka zgjatur 56 sekonda
Amatrice magnituda 4.4 ka zgjatur 60 sekonda.
Ora 11:00 Papa Francesko të mërkurën ka anuluar një fjalim që kishte parashikuar për të mbajtur dhe në vend të kësaj u lut bashkë me audiencën për viktimat dhe të mbijetuarit e tërmetit.
“Të dëgjoj se ka fëmijë në mesin e viktimave, ndihem thellësisht i trishtuar”, tha ai për dhjetëra mijëra njerëz që ishin mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.
Ora 10:50
Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Itali. Mediat italiane referuar autoriteteve raportojnë se numri i të vdekurve ka arritur në 22.
Ora 09:18
10 viktima janë nxjerrë nga gërmadhat në Peskara të Trontos, fraksion i Arquata, (Askoli). Mes viktimave mund të jenë edhe fëmijë. “Lajmi nuk është konfirmuar ende” shkruan tg.com.
Ora 08:56
Mediat italiane raportojnë se janë shënuar së paku 13 viktima, mes tyre fëmijë, ndërkohë që shumë të tjerë janë të zënë nga rrënojat. Nderkohe qe rreth 100 persona dyshohet se ndodhen nen rrenoja e per te cilet kane nisur kerkimet.
Ora 07:55
Tërmeti i parë dhe më i fortë ka qenë ai me magnitudë 6,2 dhe thellësi 4 km, i cili ka goditur rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli.
Mediat, referuar autoriteteve raportojnë se pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km.
Viktimat e para u konfirmuan nga shembja e banesës së tyre në Pescara të Trontos, një zonë në Arquata.
Konfirmimi vjen edhe nga karabinierët, të cilët theksojnë se viktimat janë një çift të moshuarish, të cilët i kanë zënë rrënojat e banesës.
Komentet