Për info për mikun tim gazetarin Hysni Gurra!

Ky Haçkaj që na bën video “integriteti” kundër fjalorit të Edi Ramës të na shpjegoje si ka mundësi që na u bë “opozitar” i pushtetit vetëm disa muaj pasi ishte bërë “Ambasador i Kombit” nga Edi Rama dhe Pandeli Majko?

Të na shpjegojë si arriti të marrë pasaportë shqiptare në Korrik të vitit 2016 kur nga viti 2012 – 2024 NUK posedonte shtetësi shqiptare siç e dëshmojnë dekretet e meposhtme?!

Të na shpjegojë si votoi në vitin 2021 PA TË DREJTË vote pasi nuk kishte shtetësi shqiptare e rrjedhimisht nuk kishte të drejtë vote?

Ndërsa “promovuesi” i Haçkajt Edi Rama të na tregojë se si Gjykata Kushtetuese e shtetit (rrumpallë) te cilin ai e ka në pëllëmbë te dorës pranon një padi (për votën e diaspores) të një organizate të rregjistruar jashte territorit shqiptar (Zvicer) e me një president të huaj (Gjerman) pa shtetësi shqiptare?

Edi Rama para se te thote qe Haçkaj eshte demokrat e nip demokrati të thotë si ka mundësi kur në vjeshtën e vitit 2022 kur Gjykata Kushtetuese dhe organet e Ministrisë së Brendshme të shtetit të tij rrumpalle nuk e proceduan penalisht kur konstatuan se Florjan Haçkaj me vullnetin e tij dhe dijeninë se nuk kishte të drejtë pasaporte dhe vote kishte marre ate dhe e kishte perdorur per te votuar?
Si është e mundur?

Edi Rama tē na thote se si një individ i tillë shkelës ligji në dy shtete bëhet pjesë e tavolinave të Kuvendit dhe KQZ-se pa asnjë mandat nga diaspora shqiptare bile pritet rregullisht nga Kryetarët e Kuvendit të Shqipërisë funksionarë të lartë të shtetit dhe bile edhe nga Presidenti i Vendit!?
…
Këtu nuk po flas për Opozitën MJERANE që jo vetëm mbron një shkelës ligji si Haçkaj por edhe na e pranon si KUMBARË bashkimi të opozitës përmes forumit për dialog tê kryesuar nga Ermal Hasimja!
Këtu nuk po flas as për shkeljen flagrante që Haçkaj i ka bërë ligjeve të asaj kohe të shtetit gjerman i cili nuk lejonte posedimin e një pasaporte të dytë përveç gjermanes siç bënte individi në fjalë!
Edi Rama dhe vegla e tij Florjan Haçkaj mjaft më e mos na trajtoni si budallenj se këto thagmat teatrale me shkëmbime videosh nuk i hamë më!
Ju nuk mund të na trajtoni ne shqiptarëve si budallenj!
Heshtni!…më së paku!
—
Shënim:
Në fotot më poshtë jane, dekorata “Ambasador i Kombit” qe Rama i ka dhene Haçkajt dhe dy dekrete të nxjerra nga platforma online e Fletores Zyrtare; një i lenies së shtetesisë në vitin 2012 dhe nje i rimarrjes se saj në vitin 2024.
Për aresye etike nuk kam publikuar kopjen e pasaportes se Haçkajt qe ai e ka marre në korrik te vitit 2016 (në mungese të shtetësise) e të cilen shteti ja konfiskoi vetem ne vitin 2022 konfiskim te cilin ai na e paraqiti si “persekutim” nga “rregjimi” meqe ky fitoi ‘të drejten e votës se diasporës’ ne Gjykate Kushtetuese!
O Tempora O Mores!
Shkembimet video-teatrale Rama-Haçkaj janë thjesht të pështira!