VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Terapia e rërës kundër reumatizmit – Çfarë duhet të dini

By | August 16, 2019

Komentet

Në Zvicër dymbëdhjetë raste të konfirmuara me koronavirus

VOAL – Janë dymbëdhjetë raste të konfirmuara në Zvicër, me mbi njëqind njerëz që janë në karantinë. Në nivel global, ka mbi 85 000 të infektuar, gati 3 000 vdekje, ndërsa pothuaj 40 000 njerëz kanë shëruar.

Si masë paraprake, autoritetet federale zvicerane ndaluan manifestimet që përfshijnë më shumë se një mijë njerëz deri më 15 mars.

Organizatorët e karnavalit Moutier vendosën të anulojnë ngjarjen, edhe pse priteshin më pak se një mijë njerëz, pasi ata nuk janë në gjendje të respektojnë kushtet shtesë të vendosura nga autoritetet e kantonit të Bernës. Këta kërkuan konfirmim që askush nuk kishte qenë në një rajon të prekur nga koronavirusi në 14 ditët e fundit dhe të dinte identitetin e të gjithë pjesëmarrësve.

Autoritetet libaneze kanë vendosur të mbyllin të gjitha shkollat ​​si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pas çështjes së katërt të konfirmuar në vend. Ndërkohë, Arabia Saudite ka këshilluar qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Liban, ndërsa çdo udhëtim nuk rekomandohet në Kuvajt.

Shtetet e Bashkuara këshillojnë kundër udhëtimit në Itali

Departamenti amerikan i Shtetit këshillon qytetarët të mos udhëtojnë në Itali për shkak të pranisë së shpërthimit të koronavirusit.

Më shumë se 3000 infeksione në Korenë e Jugut

Autoritetet shëndetësore të Koresë së Jugut kanë raportuar se ka 219 raste të reja të konfirmuara të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në vend në 3 150.

Ekzistojnë katër raste të koronaviruseve të identifikuar në Shtetet e Bashkuara me origjinë të panjohur. Të katër personat nuk shkuan në zonat ku sëmundja ishte e pranishme dhe nuk ka asnjë lajm për kontaktet e tyre me të infektuarit. rsi

Shtëpia e Bardhë: Media bën panik për koronavirusin, për të dëmtuar Trumpin

Mick Mulvaney

Ushtruesi i detyrës së shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë tha se mediat amerikane po provokojnë panik për koronavirusin, për ta dëmtuar presidentin Donald Trump.

“Arsyeja që ato po i kushtojnë kaq shumë vëmendje, është se mendojnë se kjo do ta rrëzojë presidentin”, tha Mick Mulvaney.

Duke folur me një grup konservatorësh të premten, ai tha se njerëzit duhet t’i injorojnë mediat, në mënyrë që t’i qetësojnë tregjet.

Tregjet globale kanë vazhduar të bien pasi koronavirusi COVID-19 ka prekur tashmë mbi 50 vende të botës.

Prejse është shfaqur për herë të parë në Kinë, dhjetorin e kaluar, sëmundja ka prekur 82 000 njerëz, ndërsa 2 800 pacientë kanë vdekur.

Të gjitha, përveç 3 664 rasteve dhe 57 vdekjeve, janë raportuar në Kinë.

Numri i amerikanëve të infektuar me koronavirus është 60.

“Kemi ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm katër ose pesë javë më parë,” tha Mulvaney, duke iu referuar urdhrit të administratës Trump për të mbyllur kufirin për udhëtarët e huaj që vijnë nga Kina.

Kjo masë ishte mbuluar gjerësisht nga mediat në atë kohë. rel

SHBA: Do të rrisim prodhimin e dorezave dhe maskave

Sekretari amerikan i Shëndetësisë Aleks Azar tha të premten se Shtetet e Bashkuara do të përdorin kompetenca të veçanta për të rritur prodhimin e maskave, dorezave, veshjeve speciale dhe artikujve të tjerë për të luftuar koronavirusin.

Komentet vijnë në një kohë që administrata e Presidentit Trump po kritikohet nga demokratët lidhur me reagimin e saj ndaj krizës.

U.S. President Donald Trump and Health and Human Services Secretary Alex Azar

U.S. President Donald Trump and Health and Human Services Secretary Alex Azar

Ndërkohë që është shtuar numri i vendeve që raportojnë për infeksione të reja, kompanitë kanë filluar të kufizojnë udhëtimet e punonjësve dhe tregjet globale të aksioneve janë në rënie të lirë, zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po nxitojnë të marrin masa në rast se në SHBA ndodh një shpërthim i koronavirusit.

“Do të përdorim Ligjin e Prodhimit të Mbrojtjes për të bërë të mundur që kontratat tona të marrin përparësi,” tha zoti Azar tha në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë. “Ky është një autoritet që ne e kemi dhe ne do ta përdorim atë për të blerë gjithçka na nevojitet të blejmë,” tha ai.”

KORONAVIRUSI VAZHDON PËRHAPJEN NË BOTË

Përhapja e shpejtë e koronavirusit e ka shtuar frikën e një pandemie. Të premten, gjashtë vende raportuan rastet e tyre të para ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë e rriti në “shumë të lartë” rrezikun që koronavirusi të përhapet në shkallë globale.

Në Itali, katër njerëz të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, tha të premten agjencia e mbrojtjes civile, duke e çuar në 21 numrin e vdekjeve, ndërsa numri i atyre që janë testuar pozitivë për sëmundjen u rrit në 821, nga 650 që ishte një ditë më parë.

Gjermania paralajmëroi për një epidemi të afërt ndërsa Greqia, një portë hyrjeje për refugjatët nga Lindja e Mesme, njoftoi kontrolle më të forta kufijsh. Gjermania ka gati 60 raste, Franca rreth 38 dhe Spanja 23, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

LOMBARDIA, RAJONI MË I PREKUR NË EVROPË

Në Itali, rajoni verior i Lombardisë njoftoi të premten se do të zgjaste masat e urgjencës të miratuara javën e kaluar për të frenuar shpërthimin e koronavirusit, më i rëndi në Evropë, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara u rrit.

Duke paralajmëruar se sistemi shëndetësor mund të zhytej në kaos nëse virusi përhapet me shpejtësi, Lombardia i kërkoi qeverisë të vazhdojë masat kufizuese edhe për një javë, duke përfshirë mbylljen e shkollave dhe ndalimin e tubimeve publike.

“Kjo nuk është … një situatë që mund të zgjidhet lehtë,” tha Massimo Galli, kreu i departamentit të sëmundjeve infektive në spitalin e Sacco të Milanos, në një konferencë shtypi së bashku me drejtuesit rajonalë.

Duke nënvizuar vështirësitë me të cilat përballet vendi, zyrtarët thanë se numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 888 nga 650 që ishte të enjten, nga të cilët 21 kanë vdekur.

Përhapja filloi javën e kaluar 60 km nga kryeqyteti financiar i Italisë, Milano. Autoritetet identifikuan një grup qytetesh në Lombardi dhe një zonë më të vogël në rajonin fqinj të Venetos si epiqendrën e shpërthimit dhe vendosën 50,000 banorë nën karantinë.

Ata zbatuan gjithashtu masa të përgjithshme shtrënguese në pjesën më të madhe të veriut të pasur, duke urdhëruar mbylljen e universiteteve, muzeve, teatrove dhe kinemave. Kjo ka çuar në një eksod të turistëve dhe udhëtarëve të biznesit, duke shkaktuar frikën e një recesioni të mundshëm.

Ndërsa dhimbja ekonomike është thelluar, qeveria është nën presion për të rikthyer një ndjenjë normaliteti por Lombardia paralajmëroi se nuk ka vend për vetëkënaqësi.

“Nëse shpërthimi përhapet, spitalet do të përballen me një krizë serioze, jo vetëm për ata që kanë koronavirus, por për të gjithë pacientët,” thanë zyrtarët e rajoni në një deklaratë.

Ajo që i ka shtuar shqetësimet ishte se Lombardia njoftoi për një krizë të papritur në qytetin Lodi, afër epiqendrës së infeksionit dhe ku 51 persona që kishin nevojë për shtrim të menjëhershëm në spital.

Agjensia e Mbrojtjes Civile tha se 345 nga të gjithë ata që kanë koronavirus janë në spital, nga të cilët 64 nën kujdes intensiv. Rreth 412 kishin pak ose aspak simptoma dhe janë në shtëpi, ndërsa 46 persona u deklaruan të rikuperuar plotësisht. Të gjithë ata që vdiqën ishin pacientë të moshuar, shumë prej tyre me probleme serioze shëndetësore.

Spital në Piacenza

Spital në Piacenza

Lombardia tha se mesatarisht çdo pacient infektonte dy persona të tjerë. Në zonën e prekur më rëndë, sëmundjen e kishte rreth 4% e popullsisë.

Ndikimi ekonomik i krizës shëndetësore po ndihet në rajonet pak të prekura nga virusi.

Federata e turizmit në Itali, Assoturismo, tha se deri në 90% të prenotimeve të hoteleve dhe agjencive të udhëtimit ishin anuluar në Romë dhe deri në 80% në Siçili për muajin mars.

“Turizmi italian kurrë nuk ka përjetuar një krizë të kësaj shkalle. Ky është momenti më i errët, madje as 11 shtatori nuk e goditi biznesin tonë kaq shumë”, tha shefi i Assoturismo-s, Vittorio Messina.

Personaliteti dhe Shëndeti – Lidhja e ngushtë mes tyre rregullon mirëqenien

Personaliteti ynë luan një rol shumë të rëndësishëm në përcaktimin e sjelljes dhe zakoneve të përditshme.

Personaliteti ynë luan një rol shumë të rëndësishëm në përcaktimin e sjelljes dhe zakoneve të përditshme.

Ky ndikim i ka shtyrë ekspertët të zbulojnë nëse personaliteti i njeriut luan rol edhe tek shëndeti i tij.

Sipas tyre, çdo gjë ka lidhje me personalitetin, duke nisur që nga shpeshtësia e vizitave tek mjeku e deri tek përballja me stresin.

Në Greqinë e lashtë, Hipokrati identifikoi katër lloje personaliteti (ndonëse tani ka më shumë).

Ai sugjeronte se secili prej tyre ishte i lidhur fort me prirjen e njeriut për të vuajtur nga një sëmundje fizike apo mendore.

Ky besim konfirmohet së fundmi nga mjekësia moderne.

Sipas kësaj të fundit, personaliteti që shfaqet në fëmijëri ka lidhje me shëndetin e mëvonshëm të njeriut dhe jetëgjatësinë e tij.

Personaliteti A

Njerëzit që kanë një personalitet të llojit A karakterizohen nga:

  • Dëshira për të pasur gjithçka nën kontroll
  • Rendja pas perfeksionit
  • Angazhimi maksimal ndaj objektivave dhe detyrave
  • Fiksimi pas punës dhe konkurencës
  • Padurimi
  • Agresiviteti në raste të caktuara

Disa studime kanë zbuluar një marrëdhënie të fortë mes personalitetit të tipit A dhe hipertensionit, stresit të lartë dhe izolimit social. Ka pretendime që njerëzit me këtë personalitet kanë gjasa të preken edhe nga sëmundjet e zemrës.

Personaliteti B

Njerëzit me personalitetin e tipit B janë më të qetë, e marrin jetën më shtruar ndryshe nga ata me personalitet A.

Ata janë më pak të stresuar dhe nuk nxiten nga konkurenca.

Ata i bëjnë detyrat dhe çdo gjë tjetër në jetë për hir të kënaqësisë se u jep dhe nuk nxiten nga dëshira për të dominuar, arritur apo korrur sukses.

Kjo nuk do të thotë se ata nuk e vlerësojnë arritjen por për ta ka më shumë rëndësi përvoja dhe procesi.

Këta njerëz kërkojnë karriera dhe punë më krijuese se të tjerët.

Këta njerëz janë më pak të rrezikuar nga probleme si ankthi, sepse ata dinë të përballen me stresin e .të shijojnë jetën

Njerëzit Që Jetojnë Për Botën

Ky lloj personaliteti ka shumë avantazhe dhe disavantazhe.

Njerëzit me këtë personalitet plotësojnë më shumë nevojat e të tjerëve se të vetes.

Ata kanë një natyrë pasive dhe janë përgjithësisht njerëz që binden.

Këtu ka një avantazh sa i përket shëndetit, sepse njerëz me këtë personalitet i ndjekin me përpikmëri këshillat e mjekut.

Megjithatë, për shkak të natyrës pasive, kjo kategori ka shumë gjasa të ndihet e pashpresë në rastin e një sëmundje të keqe.

Ata nuk kërkojnë ndihmë se nuk duan t’i bëhen barrë të tjerëve dhe nëse përballen me një lajm të keq shëndetësor besojnë se asgjë që ata kanë në dorë do të bëjë ndonjë ndryshim.

Njerëzit Që Shqetësohen Për Çdo Gjë

Në këtë kategori futen njerëizt që përballen negativisht me humbjen, frustrimin dhe stresin.

Ata përjetojnë reagime ekstreme emocionale dhe rrjedhimisht janë më të prekur nga çrregullimet fizike dhe mendore.

Njerëzit që shqetësohen për çdo gjë janë më të prirur të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, problemet me stomakun, astmën, depresionin, panikun, madje edhe të përdorin drogë.

Personaliteti D

Ky lloj personaliteti iu prezantua botës në vitin 1996.

Një njeri me këtë personalitet janë të stresuar, negativë, nuk shprehen dot, të zemëruar, të vetmuar e depresivë.

Rreziku i vdekjes së parakohshme është katërfish më i lartë se të gjitha personalitett e tjera, sidomos sa i përket sëmundjeve të zemrës.

Introvertët

Introvertët janë më të fokusuar tek ndenjat dhe përjetimet e brendshme se tek burimet e jashtme stimuluese.

Të jemi të qartë, të qenit introvert nuk do të thotë se keni ankth social apo jeni të turpshëm.

Introvertët janë më të qetë, më të rezervuar dhe në situata të caktuara sociale ndiejnë sikur iu shterojnë energjitë dhe shpesh kanë nevojë të kalojnë kohë me veten.

Ekspertët e fushës kanë zbuluar se introvertët kanë gjasa më të mëdha që të vuajnë nga depresioni në një pikë të jetës.

Pavarësisht të gjithave, ekspertët thonë se rreziqet e sëmundjeve janë në varësi të shumë faktorëve, pra jo vetëm personalitetit ku përfshihen: genet, mjedisi, stili i jetës dhe qasja ndaj saj./AgroWeb.org

Kush dëshiron të blejë veshje? – Del në treg firma Koronavirus

Në gamën e produkteve ka edhe forma të vogla të printuara në 3D, njësoj si molekula e virusit koronavirus.

Dy muajt e fundit me siguri që të paktën një herë në ditë keni dëshuar të flitet për koronavirusin.

I quajtur ndryshe COVID-19, kjo sëmundje infektive po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Po ashtu po përhapen edhe lajmet për të, si edhe idetë se si mund të shfrytëzohet e gjithë kjo situatë.

Gjithësesi përtej situatës të tensionuar ka nga ata të cilët e kanë menduar si një mundësi biznesi.

Nuk po flasim për maskat mbrojtëse apo dezinfektuesët e duarve, por për një firmë të vërtetë rrobash e një sërë objektesh të tjera.

Firma Koronavirus

Në disa faqe online do të gjeni një sërë veshjesh me mbishkrimin koronavirus.

Më së shumti janë bluza të cilat mbajnë mbishrime dhe foto të ndryshme të cilat lidhen me virusin.

Një nga ideatorët quhet Rob Dobi i cili tashmë ka zgjeruar edhe gamën e produkteve.

Në një faqe online shitjesh të quajtur Etsy mund të gjeni maska,të veçanta kundër virusit të frymëzuara nga filmi Mad Max Fury Road.

Në gamën e produkteve ka edhe forma të vogla të printuara në 3D, njësoj si molekula e virusit koronavirus.

Mund të gjeni gjithashtu çarçafë që lexojnë “Lutuni për Viktimat e Koronavirusit”, bluza me mbishkrimin “Lutuni për Vuhanin” apo “Lani duart”.

Bluzat koronavirus Foto:Etsy

Personat pas këtyre shitjeve shprehen se e gjithë kjo shëben edhe si një nismë për të ndaluar terrorin e shkaktuar nga korovavirus.

Madje online mund të gjeni edhe bluza të cilat shkruajnë “Stop Terrorit nga Koronavirus”.

Një nga personat përgjegjës për këtë nismë, Lorin shprehet se, kjo po bëhet për të parandaluar paragjykimet dhe terrorin ndaj kinezëve dhe Kinës.

Krijuesit e këtyre vëshjeve shprehen se njerëzit po e presin mirë këtë nismë dhe se kanë pasur shumë shitje.

Ndërkohë situate e koronavirusit mbetet delikate ende në shumë vende të botës, ku higjena dhe kujdesi janë të domosdoshme.

Rakia kundër korovirusit? Mësoni çfarë thonë ekspertët

Rakia gjen një përdorim të gjërë në shtëpi kryesisht për probleme të lehta shëndetësore.

“I vetmi ilaç në të cilin besojnë shqiptarët, është rakia. Dhe qenka ilaç me të vërtetë,” kështu besohet të ketë shkruar Fan Noli në një letër dërguar Milto Gurrës në Janar të vitit 1919.

Megjithatë, nuk është vetëm Noli. Shqiptarët zënë be e rrufe për vlerat fantastike të rakisë e cila në përmbajtjen e saj ka nga 20 deri në 50 përqind alkol, në varësi të përgatitjes.

Në popull, besohet se një teke raki në ditë pastron yndyrnat në gjak, por jo vetëm: rakia besohet të luftojë gripin dhe virozat.

Përdorimet e Rakisë Në Shtëpi

Rakia gjen një përdorim të gjërë në shtëpi kryesisht për probleme të lehta shëndetësore.

Ajo përdoret për të pushuar dhimbjen e dhëmbit.

Mjafton të pini një gllënkë raki, ta mbani në zonën e dhimbjes dhe për pak minuta ajo do të largohet.

Shqiptarët e pinë rakinë edhe për të luftuar stresin, por ky i fundit luftohet me një teke dhe jo me të gjithë shishen sigurisht.

Rakia përdoret në popull edhe për të pastruar dhe disinfektuar rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht në dimër.

Një gllënkë raki këshillohet në popull kur jemi me grip dhe të ftohur për shkak të përmbajtjes së lartë të alkolit.

A Mund Të Përdoret Rakia Kundër Koronavirusit?

Pavarësisht këshillave të popullit,  përgjigja është “jo”.  Shkenca apo edhe vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, nuk e mbështesin idenë se pijet me përqindje të larta alkoli ju mbrojnë nga Koronavirusi.

Në lidhje me përdorimin e rakisë si disinfektues lokal, ka një përjashtim por jo aq efikas.

Sipas Qendrave Për Kontrollin Dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një organizatë ombrellë për autoritetet e shumë vendeve të botës,  që një pije me bazë alkoli të disinfektojë ajo duhet të të përmbajnë të paktën 60% alkol. Kjo është sasia minimale e alkolit që pengon përhapjen  përhapjen e viruseve dhe baktereve, nëse ato nuk kanë hyrë tashmë në trup.

Rakia mund të përdoret si disinfektues i lehtë i duarve por ajo nuk është shumë efikase për sa kohë përmbajtja e alkolit mbetet nën 50 përqind.

Sipas ekspertëve, vetëm disinfektuesit me bazë alkoli 60-95 % mund të pakësojnë dhe shkatërrojnë numrin e mikrobeve në duar shumë shpejt.

Sidoqoftë mënyra më e mirë për të pastruar lëkurën nga prania e virusit dhe mikrobeve në përgjithësi është uji dhe sapuni./AgroWeb

Frika ndaj koronavirusit ul imunitetin – Këshillat e ekspertëve

Ankthi, frika dhe pasiguria ka prekur edhe Shqipërinë megjithëse deri tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me këtë virus.

Kryefjala e dy muajve të fundit është virusi i ri infektiv që ka prekur botën.

Quhet koronavirus apo COVID-19, por ju me siguri keni dëgjuar të flitet së paku një herë në ditë për të.

Informacioni i shumtë dhe i domosdoshëm për parandalimin e sëmundjes, ka qarkulluar që nga Janari në mediat, konferencat apo mbledhjet shtetërore nëpër të gjithë globin.

Duket se koronavirusi po flet çdo gjuhë së fundëmi me përhapjen e shpejtë të tij.

Ka mbërritur në thuajse të gjitha kontinetet, prandaj frika dhe paniku janë prezente tek një pjesë e madhe njerëzve.

Kjo vihet re fare lehtë, mjafton të kontrolloni farmacitë apo supermaketet e vendit tuaj dhe të kërkoni për një palë doreza plastike, maskë mbrojtëse apo një dezinfektues duarsh.

Do t’ju thonë në pjesën më të madhe se kanë mbaruar të gjitha.

Kjo është dhe arsyeja përse në këtë artikull nga AgroWeb.org sot do të flasim për ankthin e shkaktuar nga situate të tilla me ndikim global.

Frika nga Koronavirus

Mjekët shprehen se ankthi në këtë situatë është normal, për shkak të përmasave që kjo çështje ka marrë.

Ankthi, frika dhe pasiguria ka prekur edhe Shqipërinë megjithëse deri tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me këtë virus.

Teksa vendet fqinje dhe një numër i madh vendesh në Evropë, ku kryeson Italia, po përballen me virusin në territorin e tyre.

Psikiatria Arjana Rreli për ABC News shprehet se gjendja e krijuar nga koronavoirusi në Shqipëri është e kuptueshme.

Kjo pasi në vend ende nuk është kaluar plotësisht ankthin e shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Ka një rritje të numrit të personave që ankohen për gjendjet e ankthit. Edhe për shkak të sistuatës që parpariu nga tërmeti. Niveli stresit në raste të tilla rritet”, shprehet mjekia psikiatre.

Grupmoshat më të prekura nga ky lloj ankthi sipas saj janë ato aktivet, nga mosha 20 deri në 50 vjeç.

Kjo vjen pasi këto mosha kanë përgjegjësi më të mëdha dhe aktivitet të përditëshëm më të zhvilluar.

Specialistja shprehet se rastet që kërkojnë ndihmë për probleme të tilla në këtë periudhë në spitalet Shqiptare janë dyfishuar.

Ankthi dëmton sistemin imunitar

Gjithë çfarë është thënë kohët e fundit për COVID-19 apo koronavirusin e ri është se perosnat më të rrezikuar janë ata me imunitet të ulët.

Prandaj këshillohet që të bëni kujdes, të ruani në mënyrë sa më të mirë gjendjen tuaj shëndetësore, në mënyrë që virusi të mos kthehet në një rrezik për jetën.

Siç shpjeguam edhe më sipër në shumë vende të botës, por edhe në Shqipëri emocionet e ndryshme të frikës, ankthit dhe depresionit po mbizotërojnë në masë gjatë kësaj periudhe.

Kjo sipas mjekëve psikologë nuk e ndihmon aspak organizmin, por ul imunitetitn duke u kthyer në një problem më vete.

Urdhri i Psikologëve Italianë këshillon që në këto raste të ruhet qetësia sa më shumë dhe të bëhet kujdes me shëndetin.

Presidenti i Urdhrit David Lazari në një deklaratë shprehet se, situata në të cilën ndodhet globit sot nuk mund të mohohet, por kjo duhet të përballohet pa përhapur frikë në mënyrë të panevojshme.

Një nga situatat të cilat qënia njerëzore ka më shumë frikë të përjetojë janë ato të shkaktuara nga fenomene të panjohura, të rralla e të reja.

Të treja këto cilësi i përmban dhe Koronavirusi, por ajo çfarë këshillohet është ruajtja e qetësisë, kërkimi I informacionit vetëm në rrjete të besueshme e zyrtare.

Këshilla e mjekëve është që të keni kujdes dhe të ndiqni vetëm këshillat e specialistëve./AgroWeb.org

Simptomat e astmës në varësi të motit – Kujdesi që duhet të tregoni

Ardhja e pranverës shoqërohet me një përkeqësim të simptomave të astmës.

Ardhja e pranverës shoqërohet me një përkeqësim të simptomave të astmës, veçanërisht të asaj të shkaktuar prej polenit.

Simptomat e astmës kanë gjithashtu tendencën të përkeqësohen veçanërisht tek fëmijët, gjë që nxjerr në pah rolin e motit tek kjo sëmundje.

Një studim i kryer në Detrojt zbuloi se një rritje e beftë e temperaturës me të paktën 10 gradë ose e lagështisë në ajër me të paktën 10 përqind, rrit ndjeshëm numrin e fëmijëve azmatikë që kanë nevojë të shtrohen në spital.

Substancat nxitëse të azmës janë të pranishme në çdo stinë.

Bëhet fjalë për duhanin, polenin, pluhurat, lagështia, viruset, temperatura e të tjerë.

Astma

Ajri i ftohur mund të ngushtojë rrugët e frymëmarrjes tek azmatikët.

Në rastin e fëmijëve, astma bëhet më e pranishme në pranverë dhe vjeshtë.

Astmatikët janë më të prirur të preken nga virozat se njerëzit që nuk vuajnë nga ky problem.

Gripi dhe e ftohura zgjasin më shumë tek astmatikët dhe janë më të rrezikshme.

Infeksionet në rrugët e frymëmarrjes përkeqësojnë inflamacionin kronik të shkaktuar nga astma.

Në fakt, gripi dhe e ftohura janë përgjegjëse për të paktën 80 përqind të vështirësisë në frymëmarrje tek fëmijët dhe 50 % tek të rriturit.

Azma Në Dimër

Ajri i thatë dhe i ftohti mund të përkeqësojnë astmën.

Për këtë arsye, astmatikët këshillohen të mbajnë shall ose maska mbrojtëse të rrugëve të frymëmarrjes nga i ftohti.

Në këtë stinë, azmatikët duhet të jenë të mbrojtur edhe nga ajri i brendshëm që mund të jetë i mbushur me alergenë, pluhur dhe myk.

Pranvera Dhe Azma

Pranvera njihet si stina e polenit, një nxitës azmatik që shkakton inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes.

Nivelet e polenit janë të larta nga ora 4 deri në orën 10 të mëngjesit çdo ditë, ndaj azmatikët duhet të tregojnë shumë kujdes.

Muajt Maj dhe Qershor janë më të këqinjtë.

Gjatë gjithë stinës, azmatikët tështijnë, kruhen  dhe u rrjedhin hundët më shumë se zakonisht.

Astma Në Verë

Vera është një stinë më e lehtë për astmatikët dhe ata që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Megjithatë ka njerëz më të brishtë ndaj nxehtësisë dhe lagështisë.

Nga ana tjetër, në verë cilësia e ajrit është shumë e keqe dhe mund të nxisë jo vetëm simptomat e azmës por edhe probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Megjithatë, në përgjithësi muajt e verës konsiderohen si më të qetë dhe më të përballueshëm./AgroWeb.org

Përhapja e koronavirusit arrin 50 shtete – Çfarë do të ndodhë

COVID-19 u shfaq për herë të parë në Dhjetor të 2019 në Kinë, por përhapja e madhe e tij jashtë këtij territori është një nga shqetësimet më të mëdha të mjekëve sot.

Të dhënat mbi koronavirusin COVID-19 sa vijnë e shtohen, po ashtu edhe numri i të prekurve në të gjithë globin.

Virusi ka mbërritur në çdo kontinent përveç Antarktidës, duke shënuar 82 411 të infektuar deri tani.

Ndërlikimet në shëndet vazhdojnë, teksa mjekët dhe shtëpitë farmaceutike ende po punojnë për gjetjen e një vaksine kuruese.

COVID-19 u shfaq për herë të parë në Dhjetor të 2019 në Kinë, por përhapja e madhe e tij jashtë këtij territori është një nga shqetësimet më të mëdha të mjekëve sot.

Pak më parë Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në Komitetin Kombëtar të Sigurisë deklaroi se shtëpia e pushimit të ministrisë së Mbrojtjes në Durrës do të kthehet në karantinë.

Sipas deklaratës së bërë publike nga mediat, kreu i shtetit pohoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë është siguruar që kjo godinë i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme.

Përhapja në Botë

Përtej Kinës dhe vende kufitare, virusi ka infektuar edhe qendrën e Evropës.

Ditën e Mërkurë Organizata Botërore e Shëndetësisë, konfirmoi për herë të parë përhapjen e këtij virusi nga vendi origjinë në vende të tjera.

Në veri të Italisë numërohen më shumë se 400 raste dhe 12 të vdekur të cilët i janë shtuar bilancit të 2,808 vdekjeve të shënuar nga ky virus në të gjithë botën.

Koronavirusi ka treguar raste të shpërndarjes së tij në disa rajone të italisë, duke përfshirë edhe jugun e Italisë në zonën e Puglias.

“La Republica”, të cilës i referohet AgroWeb.org raporton se, rajone të tjera të prekura janë Veneto, Emilia Romania, Liguria, Piemonte, Lacio, Siçilia, Toskana dhe Lombardia, ku shënohet edhe numri më i madh i të infektuarve që arrin në 305.

Raste të reja në afërsi të Shqipërisë janë konfirmuar në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci.

Mësohet se të prekurit në këto vende ishin kthyer nga Italia vetëm disa ditë më parë dhe po mbahen të izoluar në karantinë.

Ndër vendet e fundit që kanë regjistruar të prekur nga koronavirusi COVID-19 janë Danimarka, Norvegjia dhe Estonia.

Situata në Shqipëri

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP, në vendin tonë nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me këtë virus.

“Deri dje janë testuar 13 raste të dyshuara me infeksionin e sipërm dhe histori udhëtimi me vendet ku kemi shpërthime komunitare, rastet kanë rezultuar negative nga testimi në Laboratorin e Virologjisë në ISHP.”, thuhet në njoftimin nga Ministria.

Kontrollet në pikat kufitare të Shqipërisë vazhdojnë. Prioritet kanë personat që vijnë nga vende të infektuara si Kina apo Italia.

Çfarë pritet të ndodhë

Qendra Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve CDC, lajmëroi dje se Amerika duhet të përgatiten për një situatë pandemie.

“Situatta në të cilat ndodhet globi sot të çojnë në përfundimin se ky virus do të shkaktojë një pandemi botërore”, kështu u shpreh për mediat Anne Schuchat, Zëvendës Drejtoreshë e CDC.

Sipas ekspertëve tani nuk është e rëndësishme të diskutohet se a do të ndodhë shpërthimi i kësaj pandemie.

Por se kur kjo do të ndodhë, sa vende do të infektohen dhe sa persona mund të rrezikojnë jetën nga ky komplikim.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë kreu i OBSH, bëri thirrje për të treguar kujdes maksimal, duke mos përjashtuar as mundësinë e përhapjes së pandemisë botërore./AgroWeb.org

Udhëzuesi i OBSH: Kujdesi në kushtet e shtëpisë për rastet e dyshuara me koronavirus

Ekspertët e shëndetit publik kanë shpallur udhëzimet që OBSH ka hartuar për të dhënë një këshillim të shpejtë për rekomandimet e nevojshme për kujdesin ndaj pacientëve që trajtohen në kushtet e shtëpisë të dyshuar si të infektuar me koronavirus, të cilët shfaqin simptoma të lehta, si dhe për masat që duhet të ndërmarrë shëndeti publik lidhur me menaxhimin e kontakteve asimptomatike. Duke pasur parasysh njohjen e kufizuar të deritanishme të sëmundjes së shkaktuar nga ky virus dhe mënyrës së tij të transmetimit, OBSH rekomandon që rastet e dyshuara, të izolohen dhe monitorohen në kushte spitalore. Kjo do të sigurojë si sigurinë dhe po ashtu cilësinë e kujdesit shëndetësor (në rast se simptomat e pacientit përkeqësohen), si dhe sigurinë e shëndetit publik. Sidoqoftë, për disa arsye të mundshme, përfshirë dhe situatën kur kujdesi spitalor nuk është i disponueshëm, ose është i pasigurtë (përshembull kapacitete të kufizuara dhe burime të pamjaftueshme për të përballuar nevojat për kujdes shëndetësor), apo në rastet e refuzimit të hospitalizimit, kushtet alternative për sigurimin e kujdesit shëndetësor mund të merren në konsideratë. Në rastin e kushteve të tilla, pacientët me simptoma të lehta dhe pa mbivendosje me situata të tjera kronike si sëmundje mushkërish apo zemre, problem me veshkat apo me të dhëna komprometuese të sistemit imunitar, që e vendosin atë në një rrezik të shtuar për të zhvilluar komplikacione, mund të trajtohet në ambientin e shtëpisë. I njëjti parim i kujdesit në kushtet e shtëpisë zbatohet edhe për pacientët simptomatikë që nuk kanë më nevojë për hospitalizim. Ky vendim kërkon një gjykim të kujdesshëm klinik dhe duhet ndërmerret duke vlerësuar sigurinë e pacientit në kushtet e shtëpisë. Një linjë komunikimi me punonjësin e kujdesit shëndetësor duhet të vendoset përgjatë gjithë periudhës së kujdesit në shtëpi, derisa pacienti të shërohet plotësisht.

Personeli i kujdesit shëndetësor duhet të përfshihet në rishikimin e gjendjes shëndetësore aktuale për të parë progresin e simptomave, nëpërmjet kontakteve me telefon dhe idealisht, nëse është e mundur, nëpërmjet vizitave ballë për ballë, në mënyrë të rregullt (për shembull çdo ditë), duke kryer teste diagnostikuese specifike sipas nevojave.

Ata duhet të ndjekin rekomandimet e mëposhtme:

  • Ta vendosin pacientin në një dhomë më vete me ventilim të mirë.
  • Të kufizojnë numrin e personave që përkujdesen për pacientin, mundësisht të caktojnë një person që është në gjendje të mirë shëndetësore, që nuk paraqet rreziqe të tjera shëndetësore.
  • Të mos lejohen vizitorët.
  • Anëtarët e tjerë të shtëpisë duhet të qëndrojnë në një dhomë tjetër, ose nëse është e mundur, të mbajnë një distancë 1 metër nga personi i sëmurë (përshembull të flenë në krevat më vehte).
  • Të kufizohet lëvizja e pacientit dhe të minimizohet sipërfaqja që ndan me të tjerët. Të merren masa që sipërfaqet e përbashkëta (përshembull kuzhina, banjo) të jenë të ajrosura mirë ( të mbahen dritaret hapur).
  • Kujdestari duhet të mbajë një maskë mjekësore të puthitur mirë në fytyrë, kur ndodhet në të njëjtën dhomë me personin e sëmurë. Maska nuk duhet prekur apo t’i lëvizur gjatë përdorimit. Nëse maska njomet apo bëhet pis me sekrecione, duhet të ndërrohet menjëherë. Flakeni maskën pas përdorimit dhe zbatoni higjienën e duarve pas heqjes së maskës.
  • Kryeni higjienën e duarve pas çdo kontakti me personin e sëmurë apo në ambientin ku ata ndodhen. Higjiena e duarve duhet të zbatohet gjithashtu edhe përpara apo pas përgatitjes së ushqimit, përpara ngrënies, pas përdorimit të tualetit, si dhe sa herë duart duken të ndotura. Nëse duart nuk duken në pamje të parë të ndotura, mund të përdoret dezinfektuesi me bazë alkooli. Kryeni higjienën e duarve duke përdorur ujë dhe sapun, kur duart duken që janë të ndotura. Bëni të ditura kushtet e sigurisë (përshembull gëlltitjen aksidentale apo rrezikun për zjarr) para së të rekomandoni dezifektantët me bazë alkooli për përdorim në kushtet e shtëpisë.
  • Kur përdorni ujë dhe sapun, përdorimi i letrave njëpërdorimshme për fshirjen e duarve do të ishte i parapëlqyer. Nëse nuk është e mundur, përdorni peshqirë të posaçëm që nëse lagen, duhet t’i ndërroni.
  • Higjiena respiratore duhet të praktikohet gjithashtu, sidomos për personat e sëmurë, gjatë gjithë kohës. Higjiena respiratore do të thotë që të mbulohet goja dhe hunda sa herë kollitesh apo teshtin, duke përdorur maskat mjekësore, maskat prej cohe, letra apo parakrahun dhe të pasohet me higjienën e duarve.
  • Hidhini materialet që janë përdorur për të mbuluar gojën apo hundën, ose pastrojini ato plotësisht pas përdorimit (përshembull duke përdorur sapun normal apo detergjent dhe ujë).
  • Shmangni kontaktin direkt me lëngjet e trupit, veçanërisht me sekrecionet orale dhe ato respiratore, si dhe me jashtëqitjen. Përdorni doreza njëpërdorimesh, për të siguruar kujdesin oral dhe respirator sa herë jeni në kontakt me jashtëqitjen, urinën dhe mbetje të tjera. Kryeni higjienën e duarve, si para dhe pas heqjes së dorezave.
  • Dorezat, letrat, maskat dhe mbetjet e tjera të përdorura nga personat e sëmurë, apo ata që kujdesen për personat e sëmurë, duhet të vendosen në një kosh me qese, në dhomën e personit të sëmurë, përpara se të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë.
  • Shmangni ekspozimet e tjera të mundshme me personat e sëmurë, apo me sendet e kontaminuara në ambientin e tyre të ngushtë (përshembull shmangni përdorimin e përbashkët të furçës së dhëmbëve, cigareve, serviseve të ngrënies, pjatave, pijeve, peshqirëve, sfungjerëve dhe çarçafëve). Serviset e ngrënies dhe pjatat duhet të pastrohen me sapun apo detergjent dhe ujë pas përdorimit dhe mund të ri-përdoren në vend që të hidhen.
  • Pastroni dhe dezinfektoni vazhdimisht sipërfaqet e prekura, si komodinat e dhomës së gjumit, kokën e krevatit, si dhe mobilje të tjera të dhomës së gjumit, çdo ditë, duke përdorur dezifenktant për shtëpinë që përmban solucion me ujë të oksigjenuar të holluar (1 pjesë ujë i oksigjenuar dhe 99 pjesë ujë).
  • Pastroni dhe dezinfektoni banjon dhe sipërfaqet e tualetit të paktën një herë në ditë me dezifektant të zakonshëm shtëpie që përmban një përzierje ujë të oksigjenuar 6 (1 pjesë ujë i oksigjenuar dhe 99 pjesë ujë).
  • Pastroni teshat, çarçafët, peshqirët e banjos dhe të duarve etj, të personave të sëmurë, duke përdorur sapun për tesha dhe ujë, apo duke i larë në makinë larëse në temperaturë 60 – 900 C, me detergjentin që përdorni në shtëpi dhe thajini rrobat mirë. Vendosni çarçafët e kontaminuar në një kosh rrobash të palara. Mos i shkundni rrobat e ndotura dhe shmangni kontaktin direkt të lëkurës dhe rrobave me materialet e kontaminuara.
  • Përdorni dorezat njëpërdorimshme, si dhe veshjet mbrojtëse (përshembull përparëse plastike), kur pastroni apo merreni me sipërfaqet, teshat apo çarçafët e ndotura me lëngjet e trupit. Kryeni higjienën e duarve para dhe pas heqjes së dorezave.
  • Personat me simptoma duhet të qëndrojnë në shtëpi derisa simptomat të zhduken, bazuar në gjetjet klinike dhe laboratorike (dy teste negative RT-PCR me të paktën një diferencë 24 orëshe).
  • Gjithë pjesëtarët e familjes duhet të konsiderohen si kontakte dhe shëndeti i tyre duhet të monitorohet si më poshtë.
  • Nëse një anëtar i familjes zhvillon simptomat e një infeksioni akut respirator, përfshirë këtu dhimbje fyti dhe vështirësi në frymëmarrje, ndiqni rekomandimet e shëndetit publik si më poshtë.

 

Masat që duhet të merrni kur të shkoni për ekzaminim në spital:

  • Lajmëroni numrin 127 për çdo problem që mund të keni.
  • Lajmëroni qendrën e caktuar shëndetësore se një kontakt simptomatik do të shkojë në qendrën e tyre.
  • Ndërsa udhëtoni për të kërkuar kujdesin shëndetësor, personi i sëmurë duhet të mbajë maskën mjekësore.
  • Shmangni transportin publik për të shkuar në qendrën shëndetësore, nëse është e mundur, thërrisni një ambulancë apo transport për personin e sëmurë, me një mjet privat dhe hapni dritaret e mjetit nëse është e mundur.
  • Kontakti i sëmurë duhet të këshillohet që të kryejë gjithmonë higjienën respiratore dhe atë të duarve; të qëndrojë sa më larg të tjerëve që të jetë e mundur (të paktën 1 m), kur është në lëvizje dhe kur ndodhet në qendrën shëndetësore.
  • Higjiena e përshtatshme e duarve duhet të zbatohet nga kontaktet e sëmura dhe personat që kujdesen për ta.
  • Çdo sipërfaqe që ndotet më sekrecione respiratore apo lëngje trupore gjatë transportit, duhet pastruar dhe dezinfektuar me dezifektantë të zakonshëm të shtëpisë që përmbajnë një solucion me ujë të oksigjenuar të holluar6 (1 pjesë ujë i oksigjenuar dhe 99 pjesë ujë).
  • Gjithashtu masat e përshkruara për rastet e dyshuara zbatohen edhe në rastet e vetëkarantinimit të kontakteve.

Sa do do të zgjasë epidemia e koronavirusit? Flasin ekspertët amerikanë e italianë

Sa do të zgjasë epidemia e koronavirusit? Kjo është pyetja që bëjnë sot miliarda njerëz në botë.

“Disa muaj”, – kjo ishte përgjigja që dha Profesor Gianni Rezza gazetarëve që e pyetën.

Bashkëjetesa midis Italisë dhe koronavirusit do të jetë e gjatë. Kemi një numër të vogël rastesh. Kemi arritur gjeneratën e dytë ose të tretë të infeksioneve”, shpjegon drejtori i Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Institutit të Lartë të Shëndetit duke u përpjekur të sigurojë se “Përhapja e koronavirusit është e kufizuar. Rastet e reja janë pothuajse të gjitha që i atribuohen epiqendrës së epidemisë në zonën e Lodi dhe dy shpërthimeve më të vogla në Veneto”. Por Rezza është edhe realist teksa thotë se “Ende presim një rritje të numrit të të infektuarve dhe masat e marra po japin efektet e pritura”.

Virusi jashtë kafazit

Me pak fjalë, koronavirusi është midis nesh. “Tani ai ka dale jashtë kafazit,” pranon Guido Silvestri, i cili drejton departamentin e Patologjisë në Universitetin Emory në Atlanta.

“Ne e gjejmë koronavirusin pothuajse kudo. Ai ende do të infektojë shumë njerëz. Fatmirësisht nuk bën shumë dëme, veçanërisht te personat nën moshën 60 vjeç. Të rinjtë do jenë në gjendje të mirë kurse fëmijët edhe më mirë. Rreziku më i madh është për të moshuarit dhe të sëmurët në dializë, me sëmundje të zemrës apo frymëmarrjes”.

“Me koronavirusin do të qëndrojmë bashkë edhe për një kohë të gjatë, por në fund do të jemi në gjendje të thyejmë zinxhirin e infeksioneve” parashikon Massimo Ciccozzi, epidemiolog i kampusit biomjekësor të Romës.

Të presim pranverën

Është e mundur që përhapja e koronavirusit të jetë e lidhur edhe me faktorët mjedisorë- shpjegon Silvestri, – Ndoshta temperature e lartë luan një rol në kufizimin e epidemisë.

Përsa i përket pranverës, duhet të presim gjithashtu për të kuptuar drejtimin që do të marrë epidemia. “Në javët e ardhshme, kur pacientë të shërohen, ne do të shohim nëse infeksionet e reja vazhdojnë”, shpjegon Giovanni Maga, virolog dhe drejtor i Institutit CNR të Gjenetikës Molekulare të Pavisë.

A e dini se syri është plot e për plot me mikrobe?

Studimet tregojnë se bakteret që jetojnë në sipërfaqe të syrit luajnë një rol stimulues dhe mbrojtës për sytë.

Deri tani kemi mësuar për koleksionin e mikrobeve që jetojnë në stomakun dhe në lëkurën tonë, të cilat për fat të mirë na mbajnë shëndoshë e mirë.

Por këto nuk janë të vetmet strehë mikrobesh në organizëm.

Syri i njeriut përmban një koleksion unik mikrobesh që përbëjnë atë që njihet si mikrobioma e syrit.

Kur ekuilibrat e mikrobevev prishen. atëherë shfaqen sëmundjet e syrit.

Përse Është e Rëndësishme Mikrobioma e Syrit

Studimet tregojnë se bakteret që jetojnë në sipërfaqe të syrit luajnë një rol stimulues dhe mbrojtës për sytë.

Sipas ekspertëve, kjo mikrobiomë mund të shërbejë për krijimin e terapive inovative për trajtimin e shumë sëmundjeve të syrit.

Madje në një të ardhme jo shumë të largët, shkencëtarët do të mund të përpunojnë bakteret në mënyrë të atillë sa të trajtojnë më me efikasitet të sëmundjeve të syrit.

Mikrobioma e syrit është gjithnjë e rrezikuar nga baktere të këqija që vijnë nga ajri apo nga duart e palara.

Megjithatë, një pjesë e madhe e tyre shkatërrohen ose eliminohen falë derdhjes së vazhdueshme të lotëve.

Shkencëtarët kanë identifikuar katër lloje bakteresh që qëndrojnë në sy.

Bëhet fjalë për llojet e baktereve: Staphylocoçi, Diphtheroids, Propionibacteria dhe Streptocoçi.

Kjo mikrobiomë e rëndësishme është njësoj e rrezikuar nga përdorimi apo abuzimi i antibiotikëve, si ajo e stomakut.

Mjekët shpesh rekomandojnë përdorimin e antibiotikëve të ndryshëm për shumë sëmundje të lehta të syve që në shumë raste nuk kanë nevojë për barna të tilla.

Problemet e lehta me sytë (siç është skuqja) që shkaktohen nga infeksione virale nuk trajtohen me antibiotikë.

Madje edhe infeksionet bakteriale të syrit mund të zgjidhen për 7-10 ditë pa ndërhyrje madhore me barna.

Përdorimi i tepruar i antibiotikëve mund të shkaktojë probleme edhe në mikrobiomën e syve duke shkaktuar infeksione, probleme me imunitetin madje edhe sëmundje të rënda si kanceri./AgroWeb.org