Nderim per mjeken e shquar.
Nje nga mjeket me te shquara shqiptare profesoresha FITRETE HARIZ SHALARI,nga Fushebardha e Gjirokastres.Jane me mijra pacientet nga e gjithe Shqiperia qe kuroi,operoi dhe sheroi jo vetem me bisturine e saj po dhe me fjalen e zemres,ishte jo vetem mjekja e tyre por dhe nje shoqe ne rrugen e veshtire te luftes me semundjen.Per vite te tera si askush tjeter ne kembe dite e nate ne pavionin e ORL ne Qendren me te madhe Spitalore te Tiranes me vone dhe si shefja e ketij pavioni ka lene gjurme te pashlyeshme te te gjithe.Pedagoge e shkelqyer,autore tekstesh e monografish shkencore ishte ne majat e kesaj disipline nga me te veshtirat.Jeta e saj ishin pacientet,biblioteka,dashuria per njerezit qe i deshi aq shume dhe beri te pamunduren per tju shpetuar jeten,per tju kthyer buzeqeshjen.Figura e saj inspiruese eshte ne panteonin e arte te mjeksise shqiptare.Respekte pa fund per kete luftetare te paperseritshme ne mbrojtje te jetes njerezore!

Postuar nga: Gjirokastra Press