VOAL

VOAL

Tensionet në veri të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani akuza Vuçiçit: Serbia synon të marrë territor të Kosovës

December 29, 2022

Komentet

27 ditë revoltë! Sot, protesta e radhës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës

Protesta qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë ka hyrë sot në ditën e saj të 27-të, me pjesëmarrje masive në qendër të Tiranës.

Qytetarë të shumtë pritet të mblidhen si çdo ditë në sheshin para Kryeministrisë, duke kërkuar jo vetëm largimin e qeverisë aktuale, por edhe ndryshimin e asaj që e cilësojnë si “kastën e vjetër politike” dhe reformimin e establishmentit që ka dominuar jetën politike të vendit prej 36 vitesh.

Protestat zhvillohen çdo mbrëmje, ku qytetarët fillimisht grumbullohen para godinës së Kryeministrisë dhe më pas marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësitë e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve publike.

Pjesëmarrësit theksojnë se tubimet kanë karakter paqësor dhe i konsiderojnë ato një shembull të angazhimit qytetar dhe të ushtrimit demokratik të së drejtës për të protestuar.

Qytetarët kërkojnë një ndryshim të thellë politik dhe institucional, duke argumentuar se vendi ka nevojë për një model të ri qeverisjeje dhe përfaqësimi. bw

“Do të jem me ju në shesh! Europa duhet t’ju dëgjojë” Një tjetër eurodeputete i bashkohet protestës ku kërkohet dorëheqja e Ramës: Po na mësoni shumë!

Eurodeputetja Cristina Guarda ka njoftuar se pas pak ditësh do të vijë në Tiranë ku do të bëhet pjesë e protestave masive, ku qytetarët në mënyrë paqësore kanë kërkuar prek 26 ditësh dorëheqjen e pa kundërshtueshme të kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Guarda shprehet se me protestat jo të dhunshme, shqiptarët po I mësojnë diçka Europës, ndërsa shton se Europa duhet të dëgjojë zërin e protestuesve.

“Pas pak ditësh do të jem ne Shqipëri, në shesh me ju. Falë dhe amendamentit të propozuar nga ne ” Të Gjelbërit”, Evropa i thotë Edi Ramës që nuk mundet të autorizojë Rezort extra lluks pa vlerësime ambientale dhe ligje të cilat respektojnë standartet Evropiane. Me delegacionin e “Të gjelbërve” të parlamentit Evropian do të vijmë për të takuar “Shoqërinë Civile”, “Ong” dhe “Qytetarët” tashmë ne ditën e 24 të protestës, jo të dhunshme, më te cilën po na mësoni shumë edhe neve. Është një mobilizim i pa precedentë i cili kërkon më shumë demokraci, transparencë dhe të drejta. Dua të jem aty me ju. Evropa duhet t’ju dëgjoje. SHIHEMI NË SHESH”, shprehet ajo.bw

BIRN: Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

Nëpërmjet një letre publike në mbështetje të protestave masive që po zhvillohen së fundmi në Shqipëri, 260 akademikë, studentë dhe profesorë ndërkombëtarë nga e gjithë bota u solidarizuan me kërkesat e shqiptarëve për mbrojtjen e mjedisit, llogaridhënie të qeverisë dhe vendosjen e shtetit të së drejtës.

 

“Qytetarët e vendit si edhe diaspora janë mobilizuar për të kundërshtuar miratimin e planeve të zhvillimit të turizmit luksoz në ishullin e Sazanit, brenda zonës së mbrojtur të Karaburun-Sazan si edhe asaj të Vjosë-Nartës,” shkruhet në letrën publike.

Nëpërmjet kësaj letre, akademikët e cilësuan këtë lëvizje si një moment kritik për Shqipërinë, kur protestat po zgjerohen përtej kauzës mjedisore.

Përgjatë 25 ditëve të fundit, ajo që filloi si një protestë në kundërshtim të projektit në Zvërnec, tashmë është shndërruar në një lëvizje antiqeveritare, të njohur ndryshe edhe me emrin “Revolucioni i Flamingove”.

Letra e akademikëve thekson faktin se për të parën herë në dekada, qytetarë me bindje të ndryshme politike dhe me formime të ndryshme sociale janë bashkuar pavarësisht idealeve, në përgjigje të mungesës së transparencës, korrupsionit, dobësimit të institucioneve demokratike, kapjes së shtetit dhe mungesës së shtetit ligjor.

“Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë për të diskretituar këtë lëvizje, ajo ka qëndruar paqësore, jo militante dhe qytetare, duke bërë së bashku aktivistë mjedisorë, akademikë, studentë, aktorë të shoqërisë civile dhe qytetarë të shqetësuar për kauzën”, citohet në mesazhin e akademikëve ndërkombëtarë.

Akademikët shprehin mbështetjen e tyre lidhur me kërkesat e protestuseve, duke shkruar se këto kërkesa përkojnë me mbrojtjen e mjedisit, llogaridhënien demokratike, ligjshmërinë si edhe mbrojtjen e interesit publik.

Letra liston gjithashtu specifikisht kërkesat e protestuesve të cilat artikulojnë qartazi thirrjet për anulimin e projektit të Sazanit dhe Vjosë-Nartës, dorëheqjen e kryeministrit, tërheqjen e Ligjit për Investitorët Strategjikë, tërheqjen e Paketës së Maleve, tërheqjen e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, si edhe tërheqjen e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

“Edhe hajdut edhe arrogant” Sot protesta e 26, qytetarët kërkojnë dorëheqje të panegociueshme të Edi Ramës

Mbahet sot protesta e 26 masive ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.

Ditën e djeshme në orën 19:00, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë.

Pas tubimit, protesta vijoi me marshime në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, ku edhe pas reshjeve të dendura të shiut që “pushtuan” Tiranën, rrugët ishin plot. bw

UGSHPD: TË DHËNAT NË KOHË REALE TË PARTI-SHTETIT DHE TRANSPARENCA

Në qoftë se infrastruktura digjitale në Shqipëri mbështetet në përqendrimin e shërbimeve publike në një platformë të vetme qeveritare si e-Albania   thelbi i saj kupton sisteme dhe data-baza të ndryshme shtetërore të komunikojnë dhe të shkëmbejnë të dhëna në kohë reale.

Të dhënat në kohë reale janë suksesi i komunikimit, por për qeverinë shqiptare kohë reale janë influenca e mesazhit propagandistik i cili  përpunohet nga qeverisja qendrore dhe lokale dhe shpërndahet copy paste nga mediat pranë qeverisë dhe trafikut në rrjetet sociale prej patronazhimit të shtetit me idenë e zgjidhjes së punëve për qytetarët.

Me këtë sy publiku mund ta ndjekë takimin e kryeministrit Rama për “shoqëria gigabit” ose “Infrastruktura Digjitale- Zhvillimi i Rrjeteve të Komunikimit me Standarde të Larta” i përqendruar tek rezultati që do të sjellë teknologjia 5G tek përdoruesi fundor.

Një marramendje e shpejtësisë në komunikim me shumë përfitime.

Një standard i lartë, por edhe një investim shumë i shtrenjtë pasi nënkupton shtimin e kabllove optikë nëntokësorë, që njihet edhe si autostrada optike.

Disa pika kryesore si kostoja e projektit, afati, çështjet e pronësisë në territoret ku autostrada-optike do të shtrihet, mirëmbajtja e rrjetit, siguria e shumë anë të tjera deri tek çmimi që do të paguaj abonenti shtetëror dhe privat janë çështje të rëndësishme mes asaj që qeveria/shteti kërkon dhe taksapaguesit që bën shlyerjen e vlerës së projektit.

Një fjalë për bashkuese mes tyre është transparenca.

Si do të jetë e besueshme kjo qeveri, kur i ka vënë syrin marrjes së 61 Bashkive nën logon e socialistëve?

Përgjigja është parti-shteti dhe kontrolli absolut.

Sa do të realizohet shkëmbimi i të dhënave në kohë reale, në një kohë kur data-baza ka kontrolluar dhe ka bërë presion mbi çdo votues në Shqipëri dhe Diasporë përmes e-Albania?

Përgjigjja dhe rezultati po ashtu dihet. Janë rezultatet e zgjedhjeve vendore 2023 dhe zgjedhjeve të përgjithshme 2025. “Fitore” me shumicë e parti-shtetit socialist.

Përsëri pyetja se si dhe kujt i shërben shkëmbimi i të dhënave në kohë reale, kur përditësimi i të dhënave në qeverisjen qendrore dhe vendore është i mangët?

Përgjigjen e gjeni me një ‘click’.

Klikoni çdo institucion .gov.al dhe do të gjeni njoftime dhe lajme të prapambetur me përjashtim të mediave zyrtare dhe ato pranë qeverisë që janë të parat që i përcjellin për të ushqyer propagandën ditore të partisë shtet dhe të kryeministrit mbi partinë-shtet.

Provuam, për Shkodrën, Kukësin, Durrësin, Vlorën, përditësimet e njoftimeve janë me ditë pas.

Gjëra që kanë ndodhur.

Provuam Librazhdin, përditësimet janë të ngrira ose mund të shihen në disa vendime që prej Tetorit të 2025-ës. Librazhdi është pjesë e Qarkut Elbasan, i cili përditësimin e ka të freskët të një dite më parë 23 Qershorin ku njoftohet një fitues me 76.,6 pikë Z. Aranit Çela për pozicionin Përgjegjës i Zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës-Gramsh, në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës.

Pas këtij shembulli mund të ndiqni Kryeqytetin, përditësimi në Faqen e Bashkisë Tiranë ka ngecur në 16 Maj, 2026 pa anash kaluar se faqja e bashkisë mban ende një veprimtari të Erion Velisë  me “Botërorin e Mundjes” që prej Tetorit 2024, apo me të tjera si “Bukë e Kripë e Zemër” dhe “Giro d’Italia” të 2025-ës.

Ju dhamë disa shembuj që të shihni të rejat digjitale, por “nuk guxojmë” t’ju rekomandojmë që të klikoni për t’u përditësuar me faqen online të kryeministrit. Duke e prishur surprizën po tregojmë paraprakisht se qeveria ka përditësuar vetëm fotot dhe CV e kabinetit të Rama IV.

Ndërsa në thelb dhe si vazhdimësi një datë që duhej t’i mbetej historisë me kabinetin e 19 Shtatorit, 2025, nuk përmban kabinetin e tanishëm. Në https://www.kryeministria.al/historia/ gjen ende në formacioni Znj. Belinda Balluku – Kryeministër dhe ⁠Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Eja e shpjegoje edhe këtë detaj?!

Edhe sot në Ditën e 25 të protestës, ku kërkohet Dorëheqje për mungesë të transparencës, kryeministri vijon e flet për investime strategjike dhe standarde të larta.


24 Qershor, 2026

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

“Rama jepe dorëheqjen” Rreth një muaj sheshi plot, mbahet sot protesta e 25-të, qytetarët me thirrje: Sot më shumë para Kryeministrisë!

Mbahet sot protesta e 25 masive ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë së tij.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.

Mbrëmë është mbajtur protesta e 24-të, ku pas marshimit në disa akse të kryeqytetit dhe fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë mbyllur tubimin duke përsëritur kërkesën e tyre kryesore, të cilën e cilësojnë si të panegociueshme: “Rama jep dorëheqjen!”

Gjatë protestës, mijëra qytetarë kanë mbajtur pankarta dhe kanë hedhur thirrje kundër qeverisë, ndërsa marshimi ka kaluar në disa zona të Tiranës përpara rikthimit në sheshin Skënderbej. bw

UGSHPD: “EJA TEK UNË”- SI RAMA I AFROHET PROTESTËS QYTETARE

Protesta Qytetare vijon pandërprerë me Ditën e 24-ët.

Por ato çfarë janë në pandërprerje dhe vijojnë janë sulmet e orkestruara të kryeministrit, makinerisë së propagandës, mediave krah tij dhe çdo opinioni kundërshtar që kërkojnë të çara në mesin e e qytetarëve paqësor me mundësinë e provokimit. Gjinden “personazhe” që i vlejnë sulmit të politikanëve dhe politikës së vjetër si për ta mbajtur të gatshme luftën nga ajo periferi e protestës ku nuk mund të futen flamujt partiak,  dhe përshkruhen  situata për t’i sulmuar dhe përçarë në kauzën dhe kërkesën kryesore të tyre “Dorëheqje!”, “Shqipëria nuk është për shitje!”, “Dorëheqja nuk negociohet!”…

Në qoftë se diktatura dikur ua rrethonte shtetasve emrin (me të kuq), apo u bënte “fletë-rrufe”, deri sa i dënonte për agjitacion e propagandë.

Ky akt quhet “target” social ose shënjestër e politikës për të futur frikën dhe ndrydhur individët në një lëvizje qytetare.

Deri tani janë parë dy raste të cilat ATSH i ka botuar me shumë zell si gjetje statuset e kryeministrit nga rrjetet sociale pa patur ndjeshmërinë profesionale të gazetarisë duke u kthyer në një armë të pushtetit.

Statuset kryeministrorë janë bërë si lajmet “çarçaf” ose “plot ujë” dhe fare pa ndrojtje botohen nga mediat zyrtare si qëndrime  madje edhe me variantin në anglisht dhe frëng në ATSH.

Kryeministri po motivon vetminë e tij dhe shterpësinë e mendimit, paqartësinë e aksionit politik ashtu sikurse fizikisht nuk shkon më dot as në zyrën e tij.

Përçarja e protestës është qëllimi dhe këtë po e pret me padurim.

Akoma pretendon se nuk e ka parë bashkimin e qindra mijë qytetarëve

Në sinkronë me kryeministrin janë sot disa herë më të përkulur nga servilizmi kryetari i Kuvendit Peleshi dhe Kryetari i GPS Balla me statuset e tyre.

I pari flet për “imunizimin ndaj manipulatorëve të historisë”, ndërsa i dyti për linjën “pro-iraniane” në rastin e një protestuesi. Argumenti ishte lufta e UÇK dhe simbolet.

Frikacakë dhe manipulatorë ndaj së vërtetës.

Anuk janë Peleshi dhe Balla njësoj si Rama kur simbolet e UÇK-s i përdorin për patriotizëm të shtirur dhe “karburant elektoral” kur pikët e Ramës bien në bursën ndërkombëtare nga korrupsioni dhe krimi ekonomik. Kujtoni Ballën që  në muajin Shkurt 2026, si i njëanshëm dhe tinëz futi në Kuvend “Veteranët e UÇK-s”

Por le të kthehemi tek shënjestra e kryeministrit piktor. Ai si përqafues i teknologjisë për propagandë po përdor aplikimet nga celulari të njohura me “color conversion”.

Shndërrimi i ngjyrës.

E bën këtë me individë.

I shinjestron.

I quan edhe të dëshpëruar dhe u lutet ligësht:-Eja tek unë”

Por përgjigja ndaj filozofisë “çarçaf” të kryeministrit nga Erlisi ishte:

Unë nuk jam ti.

Unë nuk jam ai që ka pushtetin prej vitesh në dorë.
Nuk jam ai që firmos vendime që ndryshojnë jetët e njerëzve.
Nuk jam ai që kontrollon institucionet, buxhetet dhe fatet e këtij vendi.

Ti je.

Prandaj mos guxo të më thuash se halli im është si halli yt.

Ti nuk je viktima e halleve të mia.

Ti je autori i tyre.

Thënë ndryshe, përgjigja e atij lumi të madh njerëzish që ti nuk i ndal dot edhe pse përpiqesh “t’i çngjyrosësh” me cinizmin që ke ndaj njerzve të rinj, lirisë së tyre dhe zhvillimit në emër të pushtetit vetëm për vete.

23 Qershor, 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Deklarata me 5 pika e Grupit Koordinues të Protestës fillon me Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë

Në emër të Grupit Koordinues të Protestës, duke dëgjuar propozimet e sovranit për 22 ditë me radhë, po dalim sot para jush me këtë deklaratë politike për të sqaruar protestuesit, si dhe të gjithë bashkëkombasit tanë, qoftë ata të pranishëm fizikisht në shesh, qoftë ata që na mbështesin me zemër dhe mendje, se kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:

• Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
• Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
• Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht, kërkojmë:

• Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
• Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
• Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
• Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

5. Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

Këto janë kërkesat tona të qarta, legjitime dhe të panegociueshme, të dala nga zëri i qytetarëve dhe nga vullneti i sovranit. Ne mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore, demokratike dhe qytetare deri në realizimin e tyre.

“Qëndrojmë deri në rrëzim” Sot protesta e 24, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Rama: SPAK arrestoni tradhtarët!

Do të mbahet sot në orën 19:00 protesta e 24-t masive para Kryeministrisë, ku qytetarë do të vendosen sërish para godinës qeveritare ku do të kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.

Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.

Dita e 23-të e protestave antiqeveritare shihet si një provë e rëndësishme për vazhdimësinë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mbajtur në qendër të vëmendjes zhvillimet politike në vend. bw

UGSHPD: MINISTRI I BRENDSHËM QË NUK DHA DORËHEQJEN PËR ZVËRNECIN

( Besfort Lamallari “…kursejini vetes refrenin e dobët të “emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje'” )
 

Vala e shqiptarëve nga diaspora në protestën qytetare të fundjavës gjatë 20-21 Qershorit, me gjithë sabotimin e imazhit që qeveria kërkoi ta dëmtonte në rrjetet sociale, mediat pranë saj dhe pengesat në pikat e kalimeve kufitare, u bë e pamundur të përballohej me numrin e pjesëmarrësve, rrezatimin e miqësisë dhe paqes, përmbajtjen dhe shprehjen e fjalës së lirë të cilën pushteti nuk mundet ta ndalojë.

Vret mendjen se cilat janë  dhe çfarë quan Rama punët e mira  në ato detyra që ai u la anëtarëve të GPS në  në Sfidat Parlamentare për Shqipërinë 2030. Mes tyre edhe ministrave të cilët nuk dalin dot nga ato që shefi i tyre mendon, bën dhe sillet. Kryetari i PS ju la disa zyrtarëve dhe deputetëve disa detyra që; “qeveria duhej t’i mbante veshët hapur”, “të dëgjonin kritikat dhe vërejtjet nga njerëzit”, “të mos bënin propagandë”, por edhe të flisnin “të flisnin vetëm për punët e mira”. Kështu disa nga deputetët dhe ministrat me fat u gjendën në lidhjet me njerëzit ngado në Shqipëri për të shuar “sirenat e protestës në bulevard përpara ndërtesës së kryeministrisë’.

Ministri EPJ Hoxha sajdisi trupën e përfaqësive diplomatike në qytetet e qarkut të verilindjes Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë. Deputetja Balluku kryesonte “Festën e Grurit” sërish në Apoloni. Ndërsa Ministri i Bujqësisë Salla në disa qytete për çështje të ujitjes, sigurinë ushqimore apo edhe insektet dëmtuese të kulturave bujqësore.

E përsa disa nga këto veprimtari “për punët e mira dhe ndreqjen e imazhit” zhvillohen të sforcuara pjesa tjetër e qeverisë dhe deputetëve me përjashtim të atyre që munguan në takimin eGPS në në “Sfidat Parlamentare për Shqipërinë 2030”, problemin dhe shqetësimet i shohin tek protestuesit dhe ndjekin frymën e kryeministrit për të goditur me statuse në rrjetet sociale të cilat makineria e propagandës i shndërron në lajme. Lajme në të cilat ka pjesëmarrje dhe vijnë me plot interes edhe nga diaspora, sidomos për Festën e Grurit” (?!)

E tillë s’kishte se si mos të ishte edhe dita e Dielë 21 Qershori, Dita e 22 e protestës qytetare në Tiranë.Ka kaluar edhe Dita e 22-të e protestës qytetare dhe qeveria mezi i pret incidentet dhe provokimet dhe mundohet t’i amplifikojë. Ndërsa kur përballet me atë masë paqësore njerëzish që nuk shkulet nga sheshi dhe ka forcë që mund të të paralizojë duke të rrethuar edhe me ditë të tëra, këto përllogaritje e bërë jo mirë nga qeveria dhe Rama që e drejton kthehet në shqetësim tek ai vetë si dhe tek vartësit veprimtarë politikë apo ministra.

Rama, Balla përgjojnë rrjetet sociale dhe u vënë komente jo vetëm aplikacioneve që ndjekin, por edhe mjetet e tyre të propagandës me shpejtësi i botojnë si lajme dhe refreni që ua vret veshin janë thirrjet e qytetarëve protestues në shesh që kërkojnë ‘Dorëheqje!’Në këtë rreng ka rënë edhe Ministri i Brendshëm Lamallari i cili nuk i dëgjon mesazhet nga protesta, por kërkon t’i thumbojë sikurse gjuha nënvleftësuese e kryeministrit për protestuesit. Ai u shet patriotizëm bashkëkombësve shqiptarë qoftë të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut kur shprehet se:-

Jeni të mirëpritur kurdoherë në Shqipëri, sidomos me këngët patriotike në sfond të automjeteve tuaja luksoze, por ama kursejini vetes refrenin e dobët të “emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje'”.  Sa për mikpritjen shqiptare njohja e kësaj cilësie nga ana juaj pranohet si mirësjellje dhe komunikim, por kur juve nënvizoni aty se:-Me targa të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut futen në Republikën e Shqipërisë kinse janë ‘diaspora’ në shpëtim të vendit, me plis në kokë e këngë patriotike në sfond, flamurin kuq e zi apo atë të UÇK-së në njërën dorë dhe timonin në tjetrën, ngjashëm me një skenar filmash ku mungojnë vetëm shpatat, kuajt e heroi legjendar”, ky vlerësim i kalon përmasat e një reagimi të shpejtë në rrjetet sociale pasi ishte data 21 Qershor, janë plot 22 ditë që njerëzit po protestojnë dhe janë në shesh. Nuk mund tua matim dot dashurinë për Kombin Shqiptar atyre që e duan Shqipërinë, qofshin nga trojet ku jetojnë shqiptarë, qoftë edhe nga diaspora ku jetojnë dhe punojnë.

Vret mendjen dhe kërkon ta kuptosh pjesën e kësaj shprehje denigruese të emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje’. Sinqerisht mbetesh i pagojë nga shkalla e trajtimit për qytetarët e botës së lirë, që gëzojnë lirinë e lëvizjes pa çka se i duken shtetas të një vendi fqinj dhe që kurrë nuk e kanë mohuar qenien dhe prejardhjen e tyre shqiptare.Janë po ata që venë e vinë në raste të tjera e numërohen si turistë. Janë mbështetës të ekipeve sportive kanë ardhur dhe do të vijnë sa herë që të duan. Paguajnë taksa kur shpenzojnë paratë në ekonominë shqiptare dhe i kanë para nga djersa e punës së tyre. Detyra e ministrisë tuaj është që t’i sigurojë dhe asistojë si në çdo vend të botës demokratike ku ligji dhe rregullat respektohen dhe jo rrallë shumë prej tyre ndalohen nga policë jo të ndërgjegjshëm në detyrë që e plotësojnë rrogën e tyre me gjobat që u vënë bashkëkombësve. Në qoftë se duam t’i trajtojmë këto çështje dhe praktika janë renditur në mediat, faktet do të tregonin shumë. Shumë punë që mbetet për t’u bërë për rendin, për sigurinë në rrugë, për parandalimin e aksidenteve, për infrastrukturën, për plazhet, për fluksin turistik e deri tek shkëmbimi i zjarrit nga grupet rivale të armatosura etj. etj. Ajo që duam të diskutojmë është pikërisht niveli i arrogancës që juve vetë përdorni me etiketimin ‘emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje’,  këto dëgjohen edhe nga pushtetarët dhe politika si sjelle të përditshme në marrëdhënie me qytetarët në përgjithësi.
Kryeministri fliste për të tjera agjentura dhe vëzhgon apo përqesh “influencerët” në rrjetet sociale sepse nuk mund të merret dot me punët e shtetit ashtu sikurse drejtuesi politik Balla që vazhdimisht ju kujton shqiptarëve se:-“Në demokraci, mënyra se si dëgjohen njerëzit janë zgjedhjet. Mund të dalin në protestë 1 mijë, 5 mijë apo 10 mijë veta por ka miliona të tjerë që përfaqësohen përmes votës. Mandati që marrim është një kontratë me qytetarët dhe në fund të tij rikthehemi sërish për të kërkuar besimin”.

A mund të besohet ky numërim për protestën nga Balla koordinator për diasporën në zgjedhjet e kaluara?

A nuk ishte Balla ai që mblidhte një rreth tavoline me njerëz dhe i shiste për takime me përkrahës?

A nuk i manipuluan tubimet dhe votimet e diasporës duke u shndërruar votën e shqiptarëve të diasporës dhe i nxorën me një rezultat qesharak jashtë realitetit?

Po sot dhe në përditshmëri që nga fillimi i protestës, a janë ata “1 mijë, 5 mijë apo 10 mijë veta”?!

Ju Zoti Lamallari duhet të qartësoheni fort mirë me postin shtetëror që mbani dhe standardet evropiane të rendit dhe të policisë që ju duhet të ushtroni për t’i shërbyer sigurisë, jetës dhe pronës së qytetarëve, shtetasve dhe lëvizjes së lirë të çdo vizitori që e pëlqen Shqipërinë. 

Shprehja juaj ‘emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje’, merr një përmbajtje të gabuar në mënyrën se si ju i trajtoni emigrantët. Rasti i Nartës i 31 Majit në një nga pikat që ju trajtonit shkruhej se:- (3) “E përshëndes reagimin e shpejtë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për pezullimin e drejtuesve vendorë dhe vënien nën hetim të zinxhirit të komandimit, sepse nuk ishte e papranueshme vetëm sjellja skandaloze e rojeve private, po edhe indiferenca e pajustifikueshme e policisë së pranishme në vend.”

Por a ishte i mjaftueshëm ky komunikim me publikun e gjerë për qëndrimin* tuaj?


Ju mesa duket nuk e keni kuptuar ende thelbin kur pezulloni zinxhirin drejtues të Policisë së Vlorës apo penalizoni punonjësit me uniformë. Çështja e Zvërnecit lidhet me rrethimin e pronës dhe me forcën e ushtruar ndaj një protestuesi, banor dhe pronar me dokumente të pronësisë së tokës në Zvërnec që u dhunua nga forcat e një policie/sigurie private në praninë dhe sytë e policisë së shtetit. Personi në fjalë është nga ata banorë të zonës që e ka dyshtetësinë, por nuk e gëzon dot pronën, dhe fatkeqësisht mban atë etiketën dhe stigmën që juve i vini të gjithë atyre që e kanë lënë Shqipërinë prej vitesh pasi nuk e zhvillojnë dot pronën sepse janë interesat e korrupsionit që i trembin ata nga vendlindja e tyre janë më të fuqishme edhe më shumë se sa ligji, tapia dhe e drejta. Pra më keq pas kaq vitesh ata po cilësohen emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje’.

Bëni kujdes me njerëzit.

Lëvizja e lirë si një e drejtë e fituar do t’i mbajë aty në protestë të pandërprerë edhe diasporën edhe emigrantët bashkë me rininë shqiptare që po kërkojnë ndryshim.

Gafa të tilla konfirmojnë arrogancën e shtetit dhe qëndresën se përse protesta qytetare po e kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Edhe kjo një formë bilete e prerë “vetëm vajtje” është.

_______

*ATSH- Besfort Lamallari- “Me targa të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut futen në Republikën e Shqipërisë kinse janë ‘diaspora’ në shpëtim të vendit, me plis në kokë e këngë patriotike në sfond, flamurin kuq e zi apo atë të UÇK-së në njërën dorë dhe timonin në tjetrën, ngjashëm me një skenar filmash ku mungojnë vetëm shpatat, kuajt e heroi legjendar”

*Min Brendshme- 31 maj – Qëndrimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, mbi çështjen e projektit të Zvërnecit dhe pezullimin e zinxhirit drejtues të Policisë së Vlorës

 
 
 
 
21 Qershor, 2026
 
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

“Ju erdhi fundi!” Mbi tri javë revoltë! Sot protesta e 23-të masive, kërkohet dorëheqja pa kushte e Ramës: Shqipëria nuk pret më!

Do të mbahet sot në orën 19:00 protesta e 23 masive para Kryeministrisë, ku qytetarë do të vendosen sërish para Kryeministrisë ku do të kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa kusht të kryeministrit Edi Rama.

Ashtu siç ndodhi edhe në protestën e djeshme, diaspora pritet të jetë pjesë e revoltës, me emigrantët që u dyndën masivisht në Tiranë nën moton: Kur Shqipëria thërret, bijtë përgjigjen.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.
Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.

Dita e 21-të e protestave antiqeveritare shihet si një provë e rëndësishme për vazhdimësinë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mbajtur në qendër të vëmendjes zhvillimet politike në vend. bw

FOTOT- Krijimtari dhe revoltë në bulevard – Pankartat më ironike që gozhduan Ramën dhe qeverinë në protestën e mbrëmshme

Dita e 22-të e revoltës qytetare përpara Kryeministrisë dhe përgjatë marshimit në rrugët e Tiranës nuk u karakterizua vetëm nga thirrjet e ashpra dhe fjalimet emocionale, por edhe nga një dozë e lartë ironie dhe sarkazme politike.

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

Qytetarët dhe të rinjtë kanë shpalosur pankarta me mesazhe mjaft pikante, përmes të cilave kanë goditur skandalet e fundit, korrupsionin, propagandën dhe fenomenin e patronazhistëve.

Me parulla që ndërthurin humorin me realitetin socio-ekonomik, protestuesit kanë gjetur një mënyrë origjinale për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama. bw


Send this to a friend